Burime nga Banka Qendrore thanė se vendimi do tė zyrtarizohet nė mbledhjen e radhės sė Kėshillit
Frika nga inflacioni ka vėnė nė lėvizje Bankėn e Shqipėrisė, e cila pritet qė sė shpejti tė njoftojė njė rritje tė normės bazė tė interesit. Aktualisht, norma bazė e interesit ėshtė 5.5 pėr qind. Por, burime nga Kėshilli Mbikėqyrės i Autoritetit Qendror Monetar nė vend thanė pėr gazetėn "Shqip", se rritja do tė jetė nga 0.25 deri nė 0.5 pėr qind dhe se ajo mund tė vendoset qė nė mbledhjen e ardhshme tė Kėshillit, e cila pritet tė mbahet pas dy javėsh. Rritja me 70 pėr qind e kreditimit tė ekonomisė gjatė vitit qė lamė pas, e cila ka vazhduar me tė njėjtin ritėm edhe pėr tre muajt e parė tė kėtij viti, ka bėrė qė nė treg tė ketė tepricė tė monedhės vendase, ndėrsa nė banka likuiditeti tė jetė nė nivelet mė tė ulėta. Pėr njė periudhė afatshkurtėr, ekspertėt paralajmėrojnė se kjo mund tė sjellė njė zhvlerėsim tė mėtejshėm tė lekut nė krahasim me euron, aq mė tepėr nė njė kohė kur euro po forcohet kundrejt tė gjitha monedhave tė tjera. I gjithė ky cikėl do tė provokonte njė rritje tė inflacionit, i cili aktualisht rrotullohet rreth shifrės 3 pėr qind. Nė fakt, anėtarėt e Kėshillit Mbikėqyrės kanė qenė nė dilemė qė nė mbledhjen e kaluar, e cila u zhvillua 3 ditė mė parė pėr tė lėvizur normėn bazė tė interesit, por pas njė analize tė gjatė konkluduan nė shtyrjen e vendimit pėr rritjen e normės sė interesit nė mbledhjen e radhės. Sinjalet e para inflacioniste tashmė janė prezente. Pritshmėritė janė pėr forcimin e presioneve inflacioniste gjatė muajve nė vazhdim. Kjo, sepse stina e verės ėshtė njė stinė qė zakonisht provokon inflacion. Por, jo vetėm kaq. Ashtu si ēdo vit tjetėr, edhe pėr kėtė vit pritet qė pėrqendrimi i investimeve publike tė jetė mė i lartė nė gjashtėmujorin e dytė.
Efektet e zhvlerėsimit tė lekut
Zhvlerėsimi i lekut kundrejt euros ka efekte tė drejtpėrdrejta nė ekonominė e vendit, pasi shtrenjton produktet qė Shqipėria importon nga vendet e Bashkimit Evropian, tė cilat, nė njė pjesė tė mirė tė tyre janė lėndė tė para, duke ulur kėshtu konkurrueshmėrinė e bizneseve shqiptare nė tregjet ndėrkombėtare. BE-ja ėshtė partneri mė i madh tregtar i vendit tonė, me mbi 70 pėr qind tė totalit tė importeve. Pavarėsisht se zhvlerėsimi i lekut kundrejt euros mund tė jetė njė lajm i mirė pėr eksportuesit, nė tėrėsi efektet e kėtij fenomeni janė negative pėr ekonominė shqiptare. Kjo, pasi shkėmbimet tregtare tė Shqipėrisė me jashtė luhaten nė raportin 1 me 4, nė favor tė importeve. Si rrjedhojė, rezultati pėrfundimtar i gjithė kėsaj do tė ishte njė thellim i mėtejshėm nė vlerė i deficitit tregtar. Nė pėrgjithėsi, pėr vendet nė zhvillim, ashtu si Shqipėria, ekspertėt pėrkrahin idenė e njė inflacioni tė moderuar, qė do tė thotė norma inflacioni mė tė larta nė kufijtė e 5 pėrqindėshit, me qėllimin pėr tė stimuluar investimet. Rritja e normės bazė tė interesit pėr tė ulur rreziqet inflacioniste sjell njė pėrqendrim tė parasė nė arkat e bankave dhe pėr pasojė frenon investimet nė ekonomi.
Rritja e normės
Efekti fillestar i njė rritjeje nė intervalin nga 0.25-0.5 pėr qind tė normės bazė tė interesit do tė ishte shtrenjtimi i lekut. Pėr pasojė, interesat e depozitave do tė jenė mė tė larta, por edhe pėr tė marrė njė kredi do tė duhet tė paguash mė shumė interesa nė bankė. Rreth dy vjet mė parė, me uljet e normės sė interesit, Banka e Shqipėrisė ceku kufirin minimal historik, ēka ishte edhe njė test se ēfarė do tė ndodhte nė treg. Ky moment u kalua lehtė, por tani banka, nėse vendos tė rrisė normėn e interesit, i afrohet kufirit maksimal tė pakapur mė parė dhe kjo do tė sillte njė situatė tjetėr tė re, tė paprovuar pėr mėnyrėn se si do tė reagojnė tregjet. Nė kėto momente, tani tė gjithė aktorėt e tregut janė sy e vesh nga Banka e Shqipėrisė. Vendimi i saj do tė pėrcaktojė njė tė ardhme, qė nėse menaxhohet nuk do tė jetė kaq i pasigurt.
Shqip
Krijoni Kontakt