Close
Faqja 29 prej 38 FillimFillim ... 192728293031 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 281 deri 290 prej 376
  1. #281
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    "FMN nuk na kundėrshton..."

    Frymėzuar nga njė deklaratė ultra-diplomatike e shefit tė Misionit tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar nė Shqipėri, Istvan Szekely, sipas sė cilės nuk kishte arsye pėr ta zbatuar taksėn e sheshtė me urgjencė, Berisha deklaroi qė FMN nuk ėshtė kundėr taksės. Nė fakt, Ann-Margaret Westin deklaroi pak kohė mė parė nė njė komunikatė zyrtare pėr median se FMN ishte kundėr taksės. "Kėto ulje taksash duhet tė ndėrmerren vetėm nė kushtet e pėrmirėsimeve tė qėndrueshme nė mbledhjen e tė ardhurave. Nė kėtė kontekst, ne do tė kėshillonim kundėr ndryshimit tė taksave nė mes tė vitit. Kjo ėshtė veēanėrisht e rėndėsishme pėr tatim-fitimin qė ėshtė njė taksė vjetore", deklaroi pėrfaqėsuesja e pėrhershme e FMN-sė.

    Obsesioni i investimeve tė huaja


    Gjithashtu, Berisha i qėndroi besnik idesė fillestare se kjo taksė prezantohej pėr tė tėrhequr investimet e huaja: "Taksa e sheshtė ėshtė elementi i parafundit i revolucionit fiskal tė kėsaj qeverie dhe pėrbėn njė nga arritjet mė tė mėdha nė pėrpjekjen tonė pėr tė tėrhequr investimet e huaja", duke nėnkuptuar se "revolucioni" nė fjalė mund tė ketė tė paktėn edhe njė element tjetėr. Nga ana tjetėr, vetė institucionet shtetėrore, si dhe ato tė pavarura vėrejnė se sipėrmarrėsit e huaj nuk i afrohen Shqipėrisė, tė shtyrė nga pengesa qė nuk lidhen shumė me barrėn fiskale. Problemi i pronėsisė renditet i pari, pasi nuk lejon tė sigurohet njė truall apo pronė tjetėr e sigurt, ku mund tė ngrihen kapacitete pėr tė bėrė biznes, veēanėrisht nga problemet e dublimit tė pronėsisė. Pengesa tjetėr ėshtė pasiguria ligjore, rrjedhojė e nivelit tė lartė tė korrupsionit dhe klientelizmit nė drejtėsinė shqiptare dhe korrupsioni nė vetvete.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  2. #282
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    FMN pėrēan qeverinė pėr blerjet e mėdha nga KESH

    Ndryshe nga ministri Ruli, krerėt e financave premtojnė mbėshtetje financiare tė kufizuar pėr korporatėn

    Mesazhet paralajmėruese tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar pėr kujdes me financimet e Korporatės Elektroenergjetike duket se kanė ndarė qeverinė shqiptare dhe mė konkretisht dikasterin e Financave me atė tė Ekonomisė. Nė ndryshim nga Genc Ruli, ministri i Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, dy ditė mė parė, krerėt e lartė tė Ministrisė sė Financave premtuan se do tė ndihmojnė me financime tė kufizuara KESH-in, por vetėm nė rast se korporata arrin tė pėrmirėsojė treguesit e saj. "Ne do tė shikojmė mundėsinė e subvencionimit tė KESH, vetėm nė rast se do tė konstatojmė qė nevoja pėr fonde vjen si pasojė e rritjes sė ēmimeve tė energjisė nė tregun ndėrkombėtar dhe pėr kėtė do tė pėrdoret fondi i kontigjencės, i cili ėshtė rreth 40 milionė dollarė." Zėvendėsministri i Financave tha se qeveria nuk do tė mbėshtesė financiarisht KESH, nė rast se ajo do tė keqmenaxhohet duke mos arritur treguesit e planifikuar tė arkėtimeve dhe humbjeve. Sipas Shehut, deri tani qeveria nuk ka dhėnė asnjė fond nga buxheti i shtetit pėr tė mbėshtetur KESH-in nė blerjet e energjisė nga importi. Por, kjo situatė nuk mund tė vazhdojė edhe pėr shumė kohė. Kriza me tė cilėn u pėrball vendi gjatė vitit tė kaluar e detyroi KESH-in qė gjatė vitit tė kaluar tė shpenzonte rreth 140 milionė euro. Si rrjedhojė, nė fillim tė kėtij viti, arka e korporatės ishte me bilanc zero. Angazhimi i Kryeministrit pėr tė furnizuar 24 orė pa ndėrprerje me energji elektrike konsumatorėt, bėn qė nevojat pėr energji tė jenė shumė mė tė larta se prodhimi vendas, i cili nė vitin e tij mė tė mirė nuk i ka kaluar 5,5 miliardė kilovat/orė. Burime nga korporata bėjnė tė ditur pėr gazetėn "Shqip" se pėr tė garantuar njė furnizim pa ndėrprerje me energji elektrike KESH-it do t‘i duhet tė importojė rreth 200 milionė euro, shumė e konsiderueshme qė nuk pėrballohet vetėm nga tė ardhurat e shoqėrisė.

    Situata aktuale

    Pėr momentin, ēmimet e energjisė elektrike nė tregun ndėrkombėtar janė tė ulėta. Sipas burimeve zyrtare nga korporata, nė tenderin e fundit ėshtė siguruar import rreth 8,3 milionė kilovat/orė nė ditė me njė ēmim qė varion nga 42 centė deri nė 47 euro pėr megavat. Nė total, kompania shpenzon mesatarisht nė ditė rreth 380 mijė euro pėr blerje energjie. Niveli i Fierzės shėnon 276 metra, ndėrsa prodhimi aktual vendas ėshtė 6,4 milionė kilovat/ orė. Por specialistėt paralajmėrojnė se shumė shpejt ēmimet do tė arrijnė nivelet e mėparshme pėr shkak tė kėrkesės sė lartė, sidomos nė rajonin tonė.

    Meteorologėt nga ana e tyre parashikojnė njė verė tė thatė, e cila do tė ulė rezervėn hidrike nė vend. Ministri i Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, Genc Ruli, e kishte tė qartė kėtė situatė kur paralajmėroi dy ditė mė parė pėr blerje tė mėdha tė energjisė elektrike nga importi. Madje, Ruli shpėrfilli edhe paralajmėrimet e FMN-sė pėr efektet negative nė buxhet. "Qeveria nuk duhet tė shohė vetėm implikimet nė buxhet. Unė besoj se ėshtė mė e rėndėsishme qė tė shikohen edhe efektet qė sjell nė ekonomi mosfurnizimi me energji elektrike", tha Ruli. Si njė njohės i mirė i ekonomisė, Ruli e ka tė qartė qė mungesa e energjisė dėmton rėndė rritjen ekonomike dhe i shkakton humbje tė mėdha biznesit. Por nga ana tjetėr, duket se buxheti i shtetit nuk mund tė garantojė fonde kaq tė mėdha pėr blerje energjie, nė tė kundėrtėn do tė penalizoheshin njė numėr i madh projektesh publike tė parashikuara pėr t‘u realizuar gjatė kėtij viti. Aq mė tepėr nė kėtė situatė, ku qeveria pėr tė realizuar disa projekte tė rėndėsisė sė veēantė si ai i rrugės Durrės-Kukės, po u drejtohet bankave private pėr tė marrė kredi me interesat e tregut.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  3. #283
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Nė privatizim sh.a-tė dhe shp.k-tė, ku shteti ka mbi 51%

    Drejtoria e Privatizimit nė Ministrinė e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjitikės do tė nisė shumė shpejt rivlerėsimin e aseteve pėr tė gjitha shoqėritė aksionere, ku shteti zotėron mbi 51% tė aksioneve. Sipas burimeve zyrtare nga kjo drejtori, rivlerėsimi do tė ndėrmerret, me qėllim qė ish-pronarėt tė pėrfitojnė aksionet qė i korrespondojnė vlerės sė trojeve mbi tė cilat janė ndėrtuar objektet e sh.a-ve apo tė sh.p.k-ve dhe qė u janė njohur si pronė nga AKKP-ja. Burime zyrtare tė METE-s, thonė se, nė privatizim do tė kalojnė tė gjitha asetet shtetėrore, pėr tė cilat ka pronarė tė trojeve, tė njohur me vendime tė Agjencisė sė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave, tė cilėt gėzojnė tė drejtėn e parablerjes, nė pėrputhje me ligjin "Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave". METE ka nisur punėn pėr pėrgatitjen e praktikave pėr fillimin e procedurės sė privatizimit edhe pėr shoqėritė aksionere (sh.a), apo sh.p.k (shoqėritė me pėrgjegjėsi tė kufizuar), si dhe tė aseteve tė ndryshme shtetėrore, me qėllim shitje dhe sigurim tė tė ardhurave maksimale pėr buxhetin e shtetit. Por, nė kėtė proēes po hasen mjaft vėshtirėsi me organet e pushteteve vendore pėr plotėsimin sa mė parė tė dokumentacioneve pėr objektet shtetėrore, ku ka kėrkesa nga ish-pronarėt, ēka mund tė zvarrisė vetė procesin e privatizimit.

    Agjencia e pronave do tė rivlerėsojė 1700 dosje tė bartura

    Nė gjithė procesin e privatizimit tė pronės shtetėrore, me qėllim qė tė zgjidhen maksimalisht edhe problemet qė lidhen me pronat e ish-pronarėve, Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjitikės do tė bashkėpunojė me Agjencinė e Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave. Nė privatizimin e objekteve do tė punohet rast pas rasti, pėr pėrcaktimin e pronėsisė sė truallit dhe ēmimit tė shitjes sė tij, nė pėrputhje me aktet e reja ligjore, duke synuar sigurimin e tė drejtės sė parablerjes pėr ish-pronarėt.

    Agjencia e Kthimit tė Pronave bėn me dije se, qytetet e Beratit, Vlorės dhe Gjirokastrės, nė 15 maj do tė kenė tė plotė edhe hartat e ēmimeve tė tokave dhe trojeve, ēka ndikon nė lehtėsimin e pėrcaktimit edhe tė ēmimit tė trojeve mbi tė cilat janė ndėrtuar objekte shtetėrore gjatė procesit tė privatizimit. Por, tashmė nė kėtė agjenci ndodhen plot 1700 dosje tė mbartura pėr njohjen e pronave me kėrkesa tė ish-pronarėve nga ish-Komiteti i Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave, ende tė pazgjidhura. AKKP-ja bėn po ashtu me dije se, njė grup pune i pėrbashkėt me Ministrinė e Drejtėsisė do t'i shqyrtojė dhe do t'u japė pėrgjigje atyre. Tė dhėnat saktėsojnė se, sė shpejti do tė nisė puna pėr pėrgatitjen e listės elektronike tė pronave, pasi mungon krejtėsisht lista e kthim-kompensimit tė pronave nga ish-drejtuesit e mėparshėm tė agjencive tė kthim-kompensimit tė pronave.

    Ēdo dosje privatizimi do tė shoqėrohet me dokumentin e pronėsisė sė truallit

    Kuadri i ri ligjor dhe nėnligjor ėshtė pėrgatitur nga qeveria lidhur me privatizimin dhe me qiradhėnien e pronės shtetėrore, ku nė proces do tė pėrfshihen edhe ish-pronarėt. Nė Ministrinė e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjitikės thonė se, e gjithė paketa ligjore e privatizimit pėrfshin edhe respektimin e sė drejtės sė parablerjes tė pronareve tė trojeve, gjatė privatizimit tė aseteve shtetėrore. Ministri i METE-s, Genc Ruli, ka bėrė tė qartė se, sipas kuadrit tė ri ligjor tė privatizimit, pėrcaktohet se ēdo dosje privatizimi do tė shoqėrohet me dokumentacionin e pronėsisė mbi truallin, nėse ka tė tillė. Pėr kėtė problem, Ministria e Ekonomisė do tė marrė konfirmimin nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave. Kuadri i ri ligjor pėrsos procedurat e shitjes sė pronės, duke pasur nė konsideratė tė drejtėn e pronėsisė. Kėshtu, nė ēdo rast kur konfirmohet se aseti shtetėror ėshtė ndėrtuar mbi njė truall qė ka pronar, por kėta tė fundit nuk paraqitėn pėr parablerjen e objektit nė privatizim, Drejtoria e Administrimit tė Shitjes sė Pronės Publike nė Ministrinė e Financave do tė publikojė edhe njėherė objektin pėr shitje, duke njoftuar pronarėt. Gjithashtu, nė paketėn e re tė privatizimit, tė hartuar nga Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjitikės janė pėrmirėsuar format e publikimit, siē janė pėrcaktimi i njė ēmimi tė ri mesatar pėr shitjen e truallit nga AKKP-ja, me synim arritjen e njė pėrfitimi sa mė maksimal pėr pronarėt. Ndryshe nga sa ndodhte mė parė, nuk do tė jetė mė Zyra e Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme, e cila pėrcaktohej si burimi i parė i informacionit pėr ēmimin mesatar tė shitjes sė truallit, qė llogaritej sipas akt-shitjeve tė regjistruara nė zonėn pėrkatėse, brenda vitit tė fundit. Nė paketėn e re ligjore ėshtė pėrcaktuar qė si ēmim mesatar i shitjes sė trojeve do tė merret ēmimi i pėrcaktuar nė hartėn e ēmimeve nė zonėn pėrkatėse, tė hartuar nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave. Pėrmirėsimi i kritereve tė vlerėsimit tė pronės shtetėrore shmang procedurat e mėparshme lidhur me vlerėsimin e pronės shtetėrore, vonesat dhe burokracitė e panevojshme nė dhėnien e informacionit dhe pėrgatitjen e vlerėsimit nė pėrgjithėsi.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  4. #284
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Ish-pronarėt, deri tani 100 kėrkesa pėr privatizimet

    Nė Ministrinė e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjitikės kanė mbėrritur mbi 100 kėrkesa tė bėra nga ish-pronarėt pėr privatizimin e objekteve shtetėrore tė ndėrtuara mbi trojet e tyre, ėshtė shprehur pėr mediat drejtoresha e pėrgjithshme e Privatizimit nė kėtė ministri, Mimoza Vokshi. Sipas Vokshit, pėr kėto kėrkesa kanė nisur procedurat me ministritė e linjės dhe me AKKP-nė, me qėllim qė t'u jepen zgjidhjet mė optimale. Nė ndihmė tė ish-pronarėve, privatizimi po bėhet pėr ēdo objekt, apo pjesė tė tyre, ku ka pronarė tė vjetėr tė trojeve. Gjithashtu, kjo drejtori, do tė nisė sė afėrmi rivlerėsimin e aseteve pėr tė gjitha shoqėritė aksionere, ku shteti zotėron mbi 51% tė aksioneve, me qėllim qė ish-pronarėt tė mund tė pėrfitojnė aksionet qė iu takojnė mbi pronat e tyre. Tė gjitha kėto janė veprime janė duke u ndėrmarrė nė pėrputhje me ligjin e ri tė pronave, i cili ua jep kėto tė drejta ish-pronarėve. Njė ditė mė parė, ministri i Ekonomisė, Genc Ruli, e bėri tė qartė se ish-pronarėt do tė gėzojnė, siē edhe u garanton ligji, tė drejtėn e blerjes sė njė prone, trualli i sė cilės ėshtė pronė e ish-pronarėve. Nė rast se nuk do tė ketė njė ofertė, fillimisht ministri saktėsoi se do tė ketė njė njoftim tė dytė pėr kėtė gjė. Mjaft e rėndėsishme u quajt nga ministri, por edhe nga ish-pronarėt edhe ēėshtja e ēmimit e pėr kėtė, nė bazė tė ligjit, ėshtė pėrcaktuar qė si ēmim mesatar i shitjes sė trojeve do tė merret ēmimi i pėrcaktuar nė hartėn e ēmimeve nė zonėn pėrkatėse, tė hartuar nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave. Deri tani, Zyra e Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme pėrcaktohej si burimi i parė i informacionit pėr ēmimin mesatar tė shitjes sė truallit, i cili llogaritej sipas aktshitjeve tė regjistruara nė zonėn pėrkatėse, brenda vitit tė fundit. Nė lidhje me kriteret e vlerėsimit tė pronės shtetėrore, nė takim u tha se procedura e mėparshme e vlerėsimit tė pronės shtetėrore ka patur vėshtirėsi, paqartėsi dhe ekuivoke gjatė procesit tė vlerėsimit. Gjithashtu, ka pasur shumė vonesa, zvarritje e burokraci tė panevojshme nė dhėnien e informacionit dhe nė pėrgatitjen e dokumentacionit tė vlerėsimit nė pėrgjithėsi. Kėto shmangen me procedurėn e re tė pėrcaktuar nė ligjin e ri, tha ministri. Nė lidhje me qiradhėnien, ligji pėrcakton me saktėsi tė drejtėn e pronarėve tė truallit pėr tė marrė qiranė e truallit tė objekteve, pėr tė cilat shteti ka kontrata qiraje, nė pėrputhje me sipėrfaqen qė ata kanė tė njohur apo tė kthyer. Gjithashtu, nė asnjė rast, shteti nuk do tė lidhė kontrata qiraje pėr objektet, trualli i tė cilave ka pronarė. Tashmė, procesi i privatizimit ėshtė nė njė pikė mjaft tė rėndėsishme dhe qeveria ka garantuar tė gjithė ish-pronarėt qė nė ēdo objekt qė do tė privatizohet, kur ata kanė dokumente qė i njohin si ish-pronarė tė truallit apo edhe tė investimit tė kryer, do tė jenė tė parėt qė do tė kenė mundėsinė tė hyjnė nė garė pėr pronėsinė.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  5. #285
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    HEC-et e dhėna me koncesion, mė produktive se ato tė privatizuara

    Kompanitė private, qė kanė marrė me koncesion HEC-e lokale qė nė vitin 2003 rezultojnė mė produktive, nė krahasim me firmat private qė kanė privatizuar HEC-e lokale pėrmes Agjencisė sė Privatizimeve vėren Enti Kombėtar Rregullator i Energjisė Elektrike nė vend, pas njė studimi respektiv pėr kėtė ēėshtje. Sipas kėtij raporti rezulton se janė 45 hidrocentrale lokale nė dorė tė privatėve. Por, rezultatet mė tė mira nė drejtim tė investimeve si dhe efiēencės sė energjisė sė prodhuar prej tyre i kanė HEC-et e marra me koncesion. Nė kėtė tregues ka ndikuar fakti qė HEC-et e privatizuara pėrmes Agjencisė sė Privatizimeve, tė cilėt kanė nivelin mė tė ulėt tė investimeve, u pėrballėn me pengesėn lidhur me blerjen e energjisė elektrike nga KESH-i. Nė sektorin privat, ku kanė aktivitet 45 HEC-e tė vogla lokale, gjatė vitit 2006 u prodhua nė total 61.918 milionė kilovat-orė energji elektrike, sasi qė ėshtė e barabartė me 1% tė totalit tė energjisė sė prodhuar nga tė gjitha HEC-et nė vend. Sipas raportit vjetor pėr vitin 2006 tė Entit Rregullator tė Energjisė, (ERE), rezulton se rritja e prodhimit tė energjisė nga HEC-et lokale, krahasuar me vitin 2004 ishte 48.8% mė e lartė. Nė fakt, nė procesin e privatizimit tė atyre pak hidrocentraleve, duke qenė se ka patur njė garė jo shumė transparente, gjasat janė janė qė kjo tė jetė reflektuar edhe nė investimet e mėtejshme nė to, megjithatė kjo ėshtė vetėm njė e vėrtetė e verifikuar verbalisht, pėr shkak se ligji me tė cilin ėshtė zhvilluar ky proces ka qenė njė ligj i cili ka patur mjaft probleme dhe nuk siguronte njė garė tė vėrtetė. Aktualisht nė vend vazhdon procesi apo mė mirė sapo ka nisur procesi i dhėnies me koncesion tė hidrocentraleve tė vogla dhe gjatė kėsaj jave, nė Ministrinė e Ekonomisė janė dokumentet pėr dhėnien me koncesion tė shtatėmbėdhjetė hidrocentraleve tė vogla dhe deri tani ka patur mbi gjashtėdhjetė kėrkesa. Nė Shqipėri, numri i hidrocentraleve tė vogla lokale tė verifikuara ėshtė rreth tetėdhjetė e tre nga tė cilat mbi gjysma ekzistojnė vetėm si projekte nė letėr. Tė gjitha kėto mund ta ēojnė prodhimin e energjisė nga sasia prej gjashtėdhjetė milionė kilovatorėsh qė ishte vjet nė mbi dyqind milionė kilovat-orė, gjė qė do tė ndihmonte mjaft nė furnizmin me energji tė komunave apo tė biznesve tė caktuara, duke u bėrė tė pavarur nga rrjeti kombėtar. Po ashtu, kėto burime tė reja tė vogla tė energjisė do tė shpėndanin mė mirė burimet e energjisė, duke bėrė tė mundur edhe mpkajen e humbjeve, sado i vogėl qė tė ishte ky reduktim.

    Gazeta Tema
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  6. #286
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Berisha pėrgėnjeshtron FMN-sė pėr taksėn e sheshtė

    Bizneset, dakord me qeverinė pėr uljen e taksės sė sheshtė


    Njė ditė pasi shefi i Misionit tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar pėr Shqipėrinė, Istran Szekely, deklaroi se sistemi i taksave nuk ka nevojė pėr ndėrhyrje rrėnjėsore dhe se nė pėrgjithėsi ėshtė i mirė, kreu i qeverisė, Berisha, ka deklaraur se ”pėr taksėn e sheshtė nuk ka pasur asnjė kundėrshtim nga Fondi Monetar Ndėrkombėtar dhe kjo taksė ėshtė elementi i parafundit i revolucionit fiskal tė kėsaj qeverie dhe pėrbėn njė nga arritjet mė tė mėdha nė pėrpjekjen tonė pėr tė tėrhequr investimet e huaja”. Qeveria po propagandon me forcė taksėn e sheshtė nė njė miks politikash fiskale, tė cilat hidhen me frymė liberale dhe pėrfundojnė me veprime konservatore. Kėshtu, taksa e sheshtė, e cila do tė jetė nė nivelin 10% pėr tatimin mbi tė ardhurat personale, tatimin mbi fitimin dhe atė tė sigurimeve shoqėrore, pritet tė varfėrojė punonjėsit qė kanė pagat e ulėta dhe tė favorizojė ata me paga tė larta. Deri tani, nė praktikė, asnjė politikė fiskale nuk ka dhėnė rezultatin e pritur nga kėndvėshtrimi i sipėrmarrėsit apo punonjėsit, ndėrkohė qė taksambledhėsit kanė mbetur pėrsėri tė kėnaqur si rezultat i metodės afrofe tė taksimit. Kundėrshtarėt e taksės sė sheshtė kanė nė thelb argumentin se kjo taksė do t’i bėjė qė tė paguajnė mė shumė ata qė kanė tė ardhura mė tė ulėta, ndėrkohė qė ata qė kanė tė ardhura tė larta do tė lehtėsohen. Pėrveē faktit qė taksa e sheshtė do tė rėndojė mbi tė varfrit, FMN-ja ėshtė kundėr dhe pėr njė arsye tjetėr, pasi sheshimi do t’i kushtojė buxhetit miliona dollarė humbje. Vetė ministri i Financave e ka pranuar se ulja e tatim-fitimit nga 20% nė 10% do tė ulė tė ardhurat tatimore me 70 milionė USD nė vit. Ministri i Financave, Ridvan Bode, ėshtė shprehur se taksa e sheshtė do tė jetė 10% dhe do tė ndėrmerret si hap konkret nė muajin korrik. Bashkė me taksėn e sheshtė, do tė ketė dhe njė buxhet suplementar, i cili kryesisht do tė bėhet pėr tė rialokuar fondet e investimeve. Por ai ka sqaruar se edhe pse tashmė po bėhen pėrllogaritjet pėr sheshimin e tatimit mbi tė ardhurat dhe tatim-fitimit, ky i fundit do tė fillojė tė aplikohet nė janarin e vitit qė vjen.

    Biznesi, dakord me taksėn e sheshtė

    Vendosja e njė takse tė sheshtė, qė parashikon nė vetvete uljen e disa taksave, do tė shėrbejė nė tė mirė tė mjaft bizneseve tė mėdha qė veprojnė nė vend. “Ēdo ulje e taksave dhe tatimeve nė kushtet e vendit tonė sjell njė thjeshtim tė sistemit tatimor nė pėrgjithėsi dhe si pasojė, njė administrim mė tė mirė”, - thonė pėrfaqėsues tė biznesit tė madh nė vend. Ndėrkohė qė shtresa mė e prekur nga taksa e sheshtė mbetet kategoria e biznesit tė vogėl. Humbėsit e sheshimit tė taksave do tė jenė punonjėsit tė cilėt kanė pagat e ulėta, pra qė aktualisht futen nė skemėn e taksės progresive. Kėshtu, aktualisht, nė skemėn aktuale, punonjėsit tė cilėt kanė njė pagė 14-40 mijė lekė nė muaj, taksohen me njė vlerė 5% mbi shumėn 14 mijė lekė. Taksa e sheshtė do tė bėjė qė ky grup punonjėsish, i cili nė fakt ėshtė shumica, tė paguajė 10% mbi totalin.


    Floreta Luli, kryetare e Dhomės Amerikane tė Tregtisė

    “Taksa e sheshtė, nismė pozitive e qeverisė”

    Me sa jemi informuar pėr projektin e qeverisė, ideja ėshtė pėr vendosjen e njė takse tė sheshtė nė nivelin 10%. Nė kėtė “sheshim” do tė pėrfshihen tatimi mbi tė ardhurat, qė mendohet tė arrijė nė kėtė nivel nė mes tė kėtij viti. Ndėrkohė do tė vijohet me uljen e tatimit tė fitimit nė janar tė vitit tė ardhshėm. Sipas tė dhėnave qė kemi, pritet qė tė ketė njė reduktim tė kontributit tė sigurimeve shoqėrore po nė kėtė nivel. Mendoj se kjo nismė ėshtė shumė pozitive pėrsa i pėrket biznesit, por, nga ana tjetėr, ėshtė njė zbritje e madhe e taksave qė duhet kompensuar nga ana e qeverisė. Vendosja e njė takse do tė ndihmojė shumė nė rritjen e konkurrueshmėrisė nė Shqipėri dhe nė rajon. Sllovakia dhe Rumania e kanė eksperimentuar mė parė nga ne dhe ka rezultuar mjaft e suksesshme. Ideja e zbatimit tė taksės sė sheshtė nė vendin tonė ėshtė arritja e njė sistemi taksash ndėr mė tė ulėtit nė rajon, me qėllim qė tė shtohet interesi i investitorėve tė huaj pėr Shqipėrinė.

    Selim Belortaja, drejtor i ACIT
    “Taksa dėnon tė varfrit”

    E shoh si njė hap mjaft pozitiv krijimin e taksimit tė thjeshtė, sepse mbi tė gjitha do tė thjeshtojė sė tepėrmi administrimin e taksave. Krijimin e kėsaj takse tė sheshtė nuk e shoh aspak si njė vendim qė mund tė sjellė efekte negative, sepse rėnia e tė ardhurave nga ulja e taksave do tė kompensohet lehtėsisht nga administrimi i mirė, qė vjen si pasojė e njėsimit tė taksės sė sheshtė. Shifrat e mėdha nė taksa shpeshherė shėrbejnė mjaft mirė si presione tė konsiderueshme pėr evazion fiskal. Me nisjen e zbatimit tė kėtij sistemi tė ri procesi i vjeljes dhe i administrimit tė taksave do tė bėhet shumė mė transparent.
    Por, ndonėse pėr bizneset dhe njė mori individėsh vendosja e taksės sė sheshtė do tė sjellė mjaft tė mira, paraqitet njė rrezik i madh pėrsa i pėrket shtresave me paga tė ulėta. Kjo taksė pėrbėn njė masė shumė ekstreme pėr kėtė lloj kategorie, sepse sjell barazimin e tatimit mbi tė ardhurat dhe si pasojė rritjen nė 10% tė tij pėr kėtė shtresė. Ky ėshtė njė efekt negativ social dhe njė goditje pėr kėtė shtresė. Me barazimin nė nivelin e 10 pėrqindėshitshit mė shumė ndėshkohen tė varfėrit, ndonėse si vlerė ėshtė mė e lartė.


    Sotiraq Dhamo, ekspert tatimor

    “Biznesi kėrkon administrim dhe jo ulje taksash”

    Vendosja e njė takse tė sheshtė, qė parashikon nė vetvete uljen e disa taksave, do tė shėrbejė nė tė mirė tė mjaft bizneseve tė mėdha qė veprojnė nė vend. Ēdo ulje e taksave dhe tatimeve nė kushtet e vendit tonė sjell njė thjeshtim tė sistemit tatimor nė pėrgjithėsi dhe si pasojė njė administrim mė tė mirė. Nė fakt, kėto janė nisma qė duhen mbėshtetur dhe pėrkrahur nėse shėrbejnė nė tė mirė tė ekonomisė. Taksa e sheshtė ėshtė zbatuar tashmė nė disa vende tė rajonit, p.sh. nė Maqedoni tė gjitha, duke pėrfshirė edhe Tatimin mbi Vlerėn e Shtuar (TVSH), janė reduktuar nė 10%. Taksa e sheshtė ka hyrė nė fuqi nė Maqedoni vetėm vitin e kaluar dhe ėshtė ende shpejt pėr tė folur pėr ndonjė ndikim tė saj nė ekonominė e vendit, sepse nė fakt efektet e saj duan kohė qė tė shfaqen.
    Por unė jam i mendimit qė, me gjithė vendosjen e njė takse tė sheshtė dhe uljen e detyrimeve tatimore tė biznesit, nuk mund tė garantohet kurrsesi njė efekt pozitiv, nėse kėto nisma nuk shoqėrohen me njė administrim tė mirė tatimor.


    Andis Harasani, deputet i PS-sė

    “Tė detajohen efektet nė buxhet”
    Nė parim, vendosja e njė takse tė sheshtė dhe ulja e saj nė favor tė biznesit duket njė nismė mjaft e mirė. Por mendoj se qeveria duhet tė jetė mė serioze nė ato qė bėn. Para se tė bėhen deklarata tė tilla, duhet tė hartohet paketa fiskale, qė do tė hyjė nė fuqi nė 2008-n dhe nė tė pėrfshihen edhe propozime tė tilla. Paketa duhet tė pėrmbajė jo vetėm futjen nė fuqi tė taksės sė sheshtė, por edhe efektet qė ajo do tė ketė dhe mėnyrat se si mund tė kompensohen humbjet nė buxhet, qė vijnė nga reduktimi i taksave. Nisma pėr vendosjen e taksės sė sheshtė duket se mė sė shumti tė kujton nismat e mėparshme tė qeverisė, si “skema e kafshatės”, “Shqipėria nė kohėn e internetit”, qė zor tė gjejnė zbatim.
    Ndėrkohė, pėrsa i pėrket rritjes sė tatimit mbi tė ardhurat nė 10% pėr shtresat me paga tė ulėta, nga tė dhėnat qė disponoj, projekti i qeverisė pėr taksėn e sheshtė parashikon njė kompensim pėr kategoritė mė tė varfra, tė njohura nė ligj si shkalla e katėrt dhe e pestė. Por, mė duhet tė theksoj se kjo nismė nuk mund tė shėrbejė kurrsesi si shtysa kryesore pėr ardhjen e investitorėve tė huaj nė Shqipėri. Investitorėt nuk varen nga taksat, sepse nė fakt duhet punuar nė shumė drejtime tė tjera. Duhet tė hartohet njė paketė mė konkrete jo vetėm nė drejtim tė taksave, ku tė pėrfshihen pėrmirėsime, infrastrukturė, energjetikė, dogana apo tatime.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  7. #287
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Shesh-besh!

    Taksa e sheshtė (barazimi i tė gjithave taksave tė shtetit nė njė nivel tė vetėm, tek ne ėshtė propozuar 10 pėr qind) ėshtė sa tėrheqėse nė pėrfitimet dhe thjeshtėsinė e zbatimit tė saj, aq edhe me kokėēarje. Nga vendet ish-komuniste, Estonia ėshtė e para qė e ka zbatuar qė nė vitin 1994, me rezultate tė shkėlqyera. Ndėrsa ndėr vendet e zhvilluara, Hong-Kongu mbahet kampion i taksės sė sheshtė dhe e ka atė prej gati tri dekadash. Ndėrsa po pėrpiqen ta vendosin sistemin e saj sot vende si Polonia apo Ēekia, por edhe Sllovenia. Po cilat do tė ishin pėrfitimet e ekonomisė dhe shoqėrisė shqiptare po tė zbatohej taksa e sheshtė (disa ekonomistė kanė filluar qė tani ta quajnė jo pa kuptim “shesh-besh”)? Pikė sė pari, tatimi pėr fitimin, qė aplikohet mbi biznesin e madh dhe qė tani ėshtė 20 pėr qind, do tė pėrgjysmohet. Po ashtu ulen shumė edhe shumica e taksave tė tjera, ndėr tė cilat TVSH-ja (Tatimi mbi Vlerėn e Shtuar) ėshtė kryesori. Edhe kjo taksė pėrgjysmohet. Por ndėrsa nė shuma absolute tė ardhurat e shtetit nga sistemi fiskal mund tė ulen ndjeshėm fillimisht, taksa e sheshtė do tė depėrtojė nė tė gjithė kapilarėt e jetės ekonomike tė vendit. Sepse ajo ėshtė shumė e thjeshtė dhe e dukshme. Zbatohet pėr ēdo lloj aktiviteti dhe fitimi njėlloj. Vendos tė gjitha bizneset nė tė njėjtin start dhe nuk paragjykon asnjė aktivitet. Nėpėrmjet saj mund ulet ndjeshėm informaliteti i ekonomisė sonė, pse me uljen e taksave njė pjesė e bizneseve qė veprojnė sot nė gri e kanė mė tė lehtė tė regjistrohen e tė mos i shmangen shtetit. Por krahas kėtyre tė mirave tė mėdha, vendosja e taksės sė sheshtė ka pikėpyetje po aq tė mėdha. E para ėshtė ulja shumė e fortė e tė ardhurave shtetėrore nga pėrgjysmimi i taksave tė tilla si TVSH-ja dhe tatimi mbi fitimin. Ku do t’i gjejė menjėherė buxheti i shtetit ato 50-80 milionė euro qė mund tė firojnė nė kėtė mėnyrė, nga mė pak para qė do t’u vilen me taksėn e sheshtė firmave qė sot paguajnė? Ky ndoshta duhet tė jetė shqetėsimi kryesor sot pse ekspertėt e FMN-sė nuk ndezin dritėn jeshile pėr “shesh-beshin”. Nga ana tjetėr, tė gjitha tė mira, tė pėrmendura mė sipėr, do tė vijnė mirėfilli nga taksa e re vetėm nėse administrata jonė fiskale trajnohet dhe e mėson si duhet sistemin e ri. Ai ėshtė sa i thjeshtė, aq dhe i ndėrlikuar, sepse mbėshtetet nė regjistrimet me anė tė programeve kompjuterike. “Kujtesa” dhe “syri” i shtetit do tė pėrmbahen nė atė kapital tė dhėnash, tė quajtur teknikisht “data-base”, qė duhet tė ruhet mirė dhe tė mbrohet nga lloj-lloj sulmesh qė mund tė pėsojė baza e tė dhėnave nga piratė, tė cilėt mund tė jenė edhe brenda administratės tatimore. Po ashtu, zbatimi i taksės sė sheshtė do tė kėrkojė aftėsi zhbiruese tė strukturave tė posaēme qė do tė gjurmojnė e detyrojnė firmat nė biznes gri tė kthehen nė tėrėsisht ligjore, apo do tė kapė dhe dėnojė biznesin e zi. Nėse kėto zhbirime nuk kryhen si duhet dhe qė nė fillim tė zbatimit tė taksės sė re, e gjithė besueshmėria dhe efikasiteti i taksės sė sheshtė kompromentohen rėndshėm dhe rrezikojnė deri dhe dėshtimin e sistemit tė ri. Nuk duhet tė harrojmė se FMN-ja ishte e shqetėsuar shumė nė vitin 1996 (na kujtohen si sot fytyrat e vrenjtura tė misionarėve tė saj nė qershor tė atij viti) edhe pėr skemat piramidale. Qeveria refuzoi atėherė kėshillat e ekspertėve tė FMN-sė pėr t’i mbyllur nė kohė ato dhe ēfarė ndodhi pas atij refuzimi tė gjithė e dimė. Qeveria sėrish kėmbėngul sot tė zbatojė taksėn e sheshtė, me gjithė rezervat e FMN-sė. Urojmė qė qeveria tė ketė tė drejtė. Por ama ajo do tė jetė me tė drejtėn vetėm nėse konsultohet sinqerisht e intensivisht me biznesin dhe shoqatat e tij nė ēdo hap qė do tė ndėrmarrė pėr zbatimin e reformės sė taksės sė sheshtė. Nėse edhe me “shesh-beshin” vepron si me ligjin e ri pėr gjobat, jeta e taksės sė re do tė ndėrlikohet shumė.

    Gazeta Metropol
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  8. #288
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Janė 4-fishuar investimet rrugore

    Largohet ministri i Transporteve


    Ministria e Transporteve ka shtuar nė mėnyrė tė ndjeshme investimet e bėra nė infrastrukturėn rrugore nė tė gjithė vendin. Ku pėrveē zbatimit tė projekteve tė mėdha pėr ndryshimin e imazhit rrugor ėshtė realizuar dhe katėrfishimi i investimeve pėr pėrmirėsimin e infrastrukturės ekzistuese nė krahasim me vitin mė tė mirė qė nga vitet '91. Kjo ėshtė deklarata e bėrė nga ish ministri i Transporteve para largimit nga kjo detyrė. Sipas ministrit Basha gjatė 20 muajve tė fundit ky dikaster ka realizuar njė numėr tė madh projektesh dhe reformash, tė cilat do tė transformojnė infrastrukturėn kombėtare duke plotėsuar kėshtu objektivat e Qeverisė, pėr njė integrim sa mė tė shpejtė nė BE. "Investimet me financim tė huaj janė pa dyshim prova mė e mirė e besueshmėrisė financiare dhe vizionit pėr infrastrukturėn qė Qeveria e Kryeministrit Berisha arriti tė projektoj brenda njė periudhe fare tė shkurtėr",- tha nė fjalėn e tij ministri Basha. Ku pėrveē investimit madhor pėr ndėrtimin e aksit Durrės, Kukės, Morinė pritet qė pas 6 javėsh tė nis dhe ndėrtimi mbikalimit tė kthesės sė Kamzės me njė vlerė prej 6,5 milionė Eurosh, realizimi i tė cilave ėshtė planifikuar pėr njė periudhė 12 mujore duke eliminuar kėshtu njė nga ngėrēet mė tė mėdha tė trafikut nė vend.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  9. #289
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Importi, 5 kompani tė huaja fitojnė tenderin

    KESH nis lėvrimin e energjisė pėr muajin maj, parashikohen importe tė mėdha


    Pėrfundon tenderi pėr blerjen e energjisė nga kompanitė e huaja. Kėshtu pas interesimeve tė paraqitura KESH, ka lidhur kontratat me pesė komani tė huaja qė kanė ofruar ēmimet mė tė ulėta tė importimit tė energjisė. Ndėrkohė qė situata paraqitet problematike. “KESH kontrakton energji elektrike me pesė kompani nga 29 qė morėn ftesėn pėr pjesėmarrje nė tender qė ofruan ēmimet mė tė ulėta pas negocimit nga Njėsia e Tregtimit tė Energjisė”,- deklaruan specialistėt. Kėshtu janė shoqėritė EGL, Zvicėr, EFT, Serbi, CEZ, Ceki, Rudnap, Serbi si edhe EZPADA, Ceki, tė cilat sė bashku do tė ofrojnė njė sasi prej 150 240 MWh tė ndara nė lote me njė ēmim qė varijon nga 43.6 deri nė 47.21 Euro/MWh. Ndarja nė lote ėshtė bėrė nė kombinim me remontet e planifikuara qė do tė realizohen nė linjėn Bullgari-Greqi-Shqipėri nga data 7-31 Maj, me qėllim marrjen e maksimumit tė energjisė nga kapacitetet e ofruara. Ndėrkohė qė nga ministri i Ekonomisė ėshtė deklaruar njė ditė mė parė qė do tė importohet nė sasi tė mėdha energji, pasi parashikohet njė stinė shumė e thatė. Ndėrsa zėvendėsministri i Financave Shefredin Shehu, ėshtė shprehur se do tė ndėrhyhet me shtimin e financave pėr koorporatėn. Ndėrhyrjet do tė merren nga fondi i rezervės, ndėrkohė qė Qeveria s'ka dhėnė asnjė shtesė deri tani pėr tė shmangur situatėn e krijuar nga krizat e njėpasnjėshme tė energjisė. Nga ana tjetėr po vijohet aksioni pėr ndėrprerjen e energjisė tė gjithė debitorėve dhe atyre qė pėrdorin linja tė jashtė ligjshme.

    Tė dhėna

    Importi i energjisė nga kompanitė fituese

    1-EGL, Zvicėr njė sasi prej 27.480 MWh tė ndarė nė katėr lote me ēmim mesatar 43.6 euro/MWh gjithsej 1.199.328.

    2-EFT, Serbi njė sasi prej 89.280 MWh tė ndarė nė 9 Lote me ēmim mesatar 46.86euro/ MWh me ēmim total 4 183 728 euro

    3-CEZ, Ceki, njė sasi prej 3 120 MWh tė ndarė nė dy lote me ēmim mesatar 45.45 euro MWh me njė ēmim total prej 141 828 euro .

    4-Rudnap, Serbi njė sasi prej 27 480 MWh tė ndarė nė katėr lote me njė ēmim mesatar prej 47.21 euro/MWh me ēmim total prej 1 297 350 euro.

    5-EZPADA, Ceki njė sasi prej 2 880 MWh nė njė lot me njė ēmim prej 47.20 euro/MWh me ēmim total prej 135 936 euro.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  10. #290
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Qeveria pro taksės sė biznesit tė vogėl

    Ekspertėt: Hartimi i paketės sė re ligjore tė bėhet me pjesėmarrjen e tė gjitha forcave politike

    Konfindustria, kėrkon ngritjen e njė grupi pune pėr hartimin e paketės sė re ligjore

    Qeveria miraton nė parim kėrkesėn e bėrė nga Konfindustria pėr vendosjen e taksave dhe tė kasave tė regjistrimit mbi bizneset e vogla. Ndėrkohė qė po pritet dhe reagimi i kreut tė opozitės nė lidhje me kėtė ēėshtje. Sipas administratorit tė pėrgjithshėm tė Konfindustrisė, kėrkesa pėr ngritjen e njė grupi pune me pėrfaqėsues tė gjitha forcave politike, ėshtė shtruar pėr zgjidhjen e shpejt tė kėtij problemi. “Nisma e Konfindustrisė pėr formalizimin e ekonomisė, nėpėrmjet masave tė prekshme dhe vendimtare tė reformės institucionale dhe ligjore, sikurse ėshtė vendosja e TVSH-sė, dhe kasave regjistruese pėr shitjet me pakicė, ėshtė lėvizja e duhur pėr daljen nga informaliteti, nėse dėshirojmė tė ndėrtojmė njė ekonomi moderne sipas standardeve tė nevojshme pėr mirėqenien e qytetarėve shqiptare dhe kėrkesave tė nevojshme tė integrimit tė vendit sa mė shpejt nė strukturat evropiane”.

    Grupi i Punės

    Pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtje ėshtė kėrkuar qė sa mė parė tė mblidhet njė grup pune me specialistė tė fushės nga tė gjitha forcat politike. Pėr kėtė pėrfaqėsuesit e Konfindustrisė shprehen se do tė vazhdojnė tė luajnė rolin ndėrmjetėsues mes forcave politike pėr tė shpėtuar ekonominė nga niveli i lartė i evazionit fiskal. “Qeveria duhet tė marrė sa mė parė nismėn pėr formimin e njė grupi me ekspertė nga tė gjithė krahėt e forcave politike si edhe ekspertė tė pavarur pėr tė ndėrtuar me mirėkuptim dhe sipas rregullave themeltare tė vendeve tė BE-sė, respektimit tė autonomisė financiare tė pushtetit vendor dhe decentralizimit tė pushtetit. Duke krijuar kushte njė paketė ligjore tė pėrshtatshme pėr kushtet, nė tė cilat ndodhet vendi ynė”,- deklaroi Buxhuku. Sipas tij shkėputja e njė hallke tė ekonomisė, siē ėshtė biznesi i vogėl, shkakton dėme tė mėdha ekonomike. Ndėrkohė qė formalizimi i shitjeve me pakicė shihet nga industrialistėt si sfida qė shteti shqiptar duhet tė menaxhojė pėr tė shmangur evazionin dhe rėnien e mėtejshme tė ekonomisė nė informalitet.

    Kėrkesat


    Para disa ditėsh ėshtė dėrguar njė letėr drejtuesve tė dy forcave mė tė mėdha politike nė vend. Nė tė ėshtė parashtruar dhe kėrkesa pėr vendosjen e kasave regjistruese pranė subjekteve tė vogla, si dhe tatimin e tė ardhurave tė tyre. Kjo sipas specialistėve nuk do tė ndikojė nė rėndimin e financave tė qytetarėve, pėr vetė faktin se dhe nė vitet e kaluara ata paguanin tatimet, por nė mėnyrė indirekte. Ndėrkohė qė sipėrmarrėsit e biznesit me pakicė manipulonin nė forma nga mė tė ndryshmet duke rėnduar tė ardhurat e shtetit dhe rritjen e informalitetit nė ekonomi. Sipas Buxhukut njė gjė e tillė ndodhte nė masė sepse nuk ekzistonte njė sistem faturimi ku tė evidentoheshin tė gjitha lėvizjet e bėra nga biznesi i vogėl. Ēka lė vend pėr dyshime tė shumta mbi ushtrimin e aktivitetit tė kėtyre subjekteve.

    Miratimi


    Situata, Qeveria miraton nė parim kėrkesėn e industrialistėve pėr vendosjen e taksave dhe nė biznesin e vogėl dhe jo vetėm tek disa subjekte tė mėdha, siē ka ndodhur deri mė sot. Ndėrkohė Konfindustria ndodhet dhe nė pritje tė mbėshtetjes pėr vendosjen e TVSH-sė, dhe tė kasave tė regjistrimit pėr shitjet me pakicė dhe nga opozita. Ekspertėt shprehen se ėshtė e sigurt se mbėshtetja dhe mirėkuptimi i opozitės nuk do tė mungojė nė kėtė rast.

    Efektet


    Vendosja e TVSH-sė mbi biznesin e vogėl sipas specialistėve do tė shmangė rritjen e informalitetit dhe evazionit fiskal nė ekonominė e vendit tonė. Faktorė qė deri mė sot janė nė nivele shumė tė larta. Njėkohėsisht do tė sjell

    normalizimin e ekonomisė nė tėrėsi, pėrfshi prodhimin bujqėsor dhe blegtoral. Gjithashtu do tė sjellė rritjen e tė ardhurave nė buxhetin e shtetit si dhe do tė shmangė zhvillimin e konkurrencės sė pandershme ndėrmjet bizneseve.

    Kriteret


    Ndėrkohė qė bashkėpunimi i kėrkuar ndėrmjet forcave politike pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje ėshtė shoqėruar dhe me disa kushte tė pėrcaktuara nga konfindustrialistėt. Ku thuhet se pozita duhet tė respektojė autonominė financiare dhe masėn e tė ardhurave tė pushtetit vendor. Ndėrkohė qė opozita nuk do tė pėrfitojė politikisht nga kostot qė mund tė lindin gjatė procesit. Hartimi i paketės sė re ligjore duhet tė bėhet sipas standardeve tė pėrcaktuara nga vendet evropiane.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

Faqja 29 prej 38 FillimFillim ... 192728293031 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Varfėria dhe mizerja.
    Nga DI_ANA nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 125
    Postimi i Fundit: 18-01-2017, 05:25
  2. Liria ekonomike, Shqiperia e 53-ta ne 183 vende
    Nga Lioness nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 11-01-2013, 15:45
  3. Filozofi ekonomike apo metafizikė politike?
    Nga toni007 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-06-2009, 08:26
  4. 2 muaj para zgjedhjeve
    Nga Alienated nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 07:16
  5. Sistemi kapitalist nė kolaps, Islami shihet si zgjidhja mė e mirė!
    Nga Archicad nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 05-11-2008, 16:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •