Bizneset, dakord me qeverinė pėr uljen e taksės sė sheshtė
Njė ditė pasi shefi i Misionit tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar pėr Shqipėrinė, Istran Szekely, deklaroi se sistemi i taksave nuk ka nevojė pėr ndėrhyrje rrėnjėsore dhe se nė pėrgjithėsi ėshtė i mirė, kreu i qeverisė, Berisha, ka deklaraur se pėr taksėn e sheshtė nuk ka pasur asnjė kundėrshtim nga Fondi Monetar Ndėrkombėtar dhe kjo taksė ėshtė elementi i parafundit i revolucionit fiskal tė kėsaj qeverie dhe pėrbėn njė nga arritjet mė tė mėdha nė pėrpjekjen tonė pėr tė tėrhequr investimet e huaja. Qeveria po propagandon me forcė taksėn e sheshtė nė njė miks politikash fiskale, tė cilat hidhen me frymė liberale dhe pėrfundojnė me veprime konservatore. Kėshtu, taksa e sheshtė, e cila do tė jetė nė nivelin 10% pėr tatimin mbi tė ardhurat personale, tatimin mbi fitimin dhe atė tė sigurimeve shoqėrore, pritet tė varfėrojė punonjėsit qė kanė pagat e ulėta dhe tė favorizojė ata me paga tė larta. Deri tani, nė praktikė, asnjė politikė fiskale nuk ka dhėnė rezultatin e pritur nga kėndvėshtrimi i sipėrmarrėsit apo punonjėsit, ndėrkohė qė taksambledhėsit kanė mbetur pėrsėri tė kėnaqur si rezultat i metodės afrofe tė taksimit. Kundėrshtarėt e taksės sė sheshtė kanė nė thelb argumentin se kjo taksė do ti bėjė qė tė paguajnė mė shumė ata qė kanė tė ardhura mė tė ulėta, ndėrkohė qė ata qė kanė tė ardhura tė larta do tė lehtėsohen. Pėrveē faktit qė taksa e sheshtė do tė rėndojė mbi tė varfrit, FMN-ja ėshtė kundėr dhe pėr njė arsye tjetėr, pasi sheshimi do ti kushtojė buxhetit miliona dollarė humbje. Vetė ministri i Financave e ka pranuar se ulja e tatim-fitimit nga 20% nė 10% do tė ulė tė ardhurat tatimore me 70 milionė USD nė vit. Ministri i Financave, Ridvan Bode, ėshtė shprehur se taksa e sheshtė do tė jetė 10% dhe do tė ndėrmerret si hap konkret nė muajin korrik. Bashkė me taksėn e sheshtė, do tė ketė dhe njė buxhet suplementar, i cili kryesisht do tė bėhet pėr tė rialokuar fondet e investimeve. Por ai ka sqaruar se edhe pse tashmė po bėhen pėrllogaritjet pėr sheshimin e tatimit mbi tė ardhurat dhe tatim-fitimit, ky i fundit do tė fillojė tė aplikohet nė janarin e vitit qė vjen.
Biznesi, dakord me taksėn e sheshtė
Vendosja e njė takse tė sheshtė, qė parashikon nė vetvete uljen e disa taksave, do tė shėrbejė nė tė mirė tė mjaft bizneseve tė mėdha qė veprojnė nė vend. Ēdo ulje e taksave dhe tatimeve nė kushtet e vendit tonė sjell njė thjeshtim tė sistemit tatimor nė pėrgjithėsi dhe si pasojė, njė administrim mė tė mirė, - thonė pėrfaqėsues tė biznesit tė madh nė vend. Ndėrkohė qė shtresa mė e prekur nga taksa e sheshtė mbetet kategoria e biznesit tė vogėl. Humbėsit e sheshimit tė taksave do tė jenė punonjėsit tė cilėt kanė pagat e ulėta, pra qė aktualisht futen nė skemėn e taksės progresive. Kėshtu, aktualisht, nė skemėn aktuale, punonjėsit tė cilėt kanė njė pagė 14-40 mijė lekė nė muaj, taksohen me njė vlerė 5% mbi shumėn 14 mijė lekė. Taksa e sheshtė do tė bėjė qė ky grup punonjėsish, i cili nė fakt ėshtė shumica, tė paguajė 10% mbi totalin.
Floreta Luli, kryetare e Dhomės Amerikane tė Tregtisė
Taksa e sheshtė, nismė pozitive e qeverisė
Me sa jemi informuar pėr projektin e qeverisė, ideja ėshtė pėr vendosjen e njė takse tė sheshtė nė nivelin 10%. Nė kėtė sheshim do tė pėrfshihen tatimi mbi tė ardhurat, qė mendohet tė arrijė nė kėtė nivel nė mes tė kėtij viti. Ndėrkohė do tė vijohet me uljen e tatimit tė fitimit nė janar tė vitit tė ardhshėm. Sipas tė dhėnave qė kemi, pritet qė tė ketė njė reduktim tė kontributit tė sigurimeve shoqėrore po nė kėtė nivel. Mendoj se kjo nismė ėshtė shumė pozitive pėrsa i pėrket biznesit, por, nga ana tjetėr, ėshtė njė zbritje e madhe e taksave qė duhet kompensuar nga ana e qeverisė. Vendosja e njė takse do tė ndihmojė shumė nė rritjen e konkurrueshmėrisė nė Shqipėri dhe nė rajon. Sllovakia dhe Rumania e kanė eksperimentuar mė parė nga ne dhe ka rezultuar mjaft e suksesshme. Ideja e zbatimit tė taksės sė sheshtė nė vendin tonė ėshtė arritja e njė sistemi taksash ndėr mė tė ulėtit nė rajon, me qėllim qė tė shtohet interesi i investitorėve tė huaj pėr Shqipėrinė.
Selim Belortaja, drejtor i ACIT
Taksa dėnon tė varfrit
E shoh si njė hap mjaft pozitiv krijimin e taksimit tė thjeshtė, sepse mbi tė gjitha do tė thjeshtojė sė tepėrmi administrimin e taksave. Krijimin e kėsaj takse tė sheshtė nuk e shoh aspak si njė vendim qė mund tė sjellė efekte negative, sepse rėnia e tė ardhurave nga ulja e taksave do tė kompensohet lehtėsisht nga administrimi i mirė, qė vjen si pasojė e njėsimit tė taksės sė sheshtė. Shifrat e mėdha nė taksa shpeshherė shėrbejnė mjaft mirė si presione tė konsiderueshme pėr evazion fiskal. Me nisjen e zbatimit tė kėtij sistemi tė ri procesi i vjeljes dhe i administrimit tė taksave do tė bėhet shumė mė transparent.
Por, ndonėse pėr bizneset dhe njė mori individėsh vendosja e taksės sė sheshtė do tė sjellė mjaft tė mira, paraqitet njė rrezik i madh pėrsa i pėrket shtresave me paga tė ulėta. Kjo taksė pėrbėn njė masė shumė ekstreme pėr kėtė lloj kategorie, sepse sjell barazimin e tatimit mbi tė ardhurat dhe si pasojė rritjen nė 10% tė tij pėr kėtė shtresė. Ky ėshtė njė efekt negativ social dhe njė goditje pėr kėtė shtresė. Me barazimin nė nivelin e 10 pėrqindėshitshit mė shumė ndėshkohen tė varfėrit, ndonėse si vlerė ėshtė mė e lartė.
Sotiraq Dhamo, ekspert tatimor
Biznesi kėrkon administrim dhe jo ulje taksash
Vendosja e njė takse tė sheshtė, qė parashikon nė vetvete uljen e disa taksave, do tė shėrbejė nė tė mirė tė mjaft bizneseve tė mėdha qė veprojnė nė vend. Ēdo ulje e taksave dhe tatimeve nė kushtet e vendit tonė sjell njė thjeshtim tė sistemit tatimor nė pėrgjithėsi dhe si pasojė njė administrim mė tė mirė. Nė fakt, kėto janė nisma qė duhen mbėshtetur dhe pėrkrahur nėse shėrbejnė nė tė mirė tė ekonomisė. Taksa e sheshtė ėshtė zbatuar tashmė nė disa vende tė rajonit, p.sh. nė Maqedoni tė gjitha, duke pėrfshirė edhe Tatimin mbi Vlerėn e Shtuar (TVSH), janė reduktuar nė 10%. Taksa e sheshtė ka hyrė nė fuqi nė Maqedoni vetėm vitin e kaluar dhe ėshtė ende shpejt pėr tė folur pėr ndonjė ndikim tė saj nė ekonominė e vendit, sepse nė fakt efektet e saj duan kohė qė tė shfaqen.
Por unė jam i mendimit qė, me gjithė vendosjen e njė takse tė sheshtė dhe uljen e detyrimeve tatimore tė biznesit, nuk mund tė garantohet kurrsesi njė efekt pozitiv, nėse kėto nisma nuk shoqėrohen me njė administrim tė mirė tatimor.
Andis Harasani, deputet i PS-sė
Tė detajohen efektet nė buxhet
Nė parim, vendosja e njė takse tė sheshtė dhe ulja e saj nė favor tė biznesit duket njė nismė mjaft e mirė. Por mendoj se qeveria duhet tė jetė mė serioze nė ato qė bėn. Para se tė bėhen deklarata tė tilla, duhet tė hartohet paketa fiskale, qė do tė hyjė nė fuqi nė 2008-n dhe nė tė pėrfshihen edhe propozime tė tilla. Paketa duhet tė pėrmbajė jo vetėm futjen nė fuqi tė taksės sė sheshtė, por edhe efektet qė ajo do tė ketė dhe mėnyrat se si mund tė kompensohen humbjet nė buxhet, qė vijnė nga reduktimi i taksave. Nisma pėr vendosjen e taksės sė sheshtė duket se mė sė shumti tė kujton nismat e mėparshme tė qeverisė, si skema e kafshatės, Shqipėria nė kohėn e internetit, qė zor tė gjejnė zbatim.
Ndėrkohė, pėrsa i pėrket rritjes sė tatimit mbi tė ardhurat nė 10% pėr shtresat me paga tė ulėta, nga tė dhėnat qė disponoj, projekti i qeverisė pėr taksėn e sheshtė parashikon njė kompensim pėr kategoritė mė tė varfra, tė njohura nė ligj si shkalla e katėrt dhe e pestė. Por, mė duhet tė theksoj se kjo nismė nuk mund tė shėrbejė kurrsesi si shtysa kryesore pėr ardhjen e investitorėve tė huaj nė Shqipėri. Investitorėt nuk varen nga taksat, sepse nė fakt duhet punuar nė shumė drejtime tė tjera. Duhet tė hartohet njė paketė mė konkrete jo vetėm nė drejtim tė taksave, ku tė pėrfshihen pėrmirėsime, infrastrukturė, energjetikė, dogana apo tatime.
Krijoni Kontakt