Close
Faqja 28 prej 38 FillimFillim ... 182627282930 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 271 deri 280 prej 376
  1. #271
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    FMN: Jo taksės sė sheshtė



    Autori i Lajmit:
    G.B.
    Problemi yne kryesor mbetet KESH dhe ne duhet te gjejme nje zgjidhje emergjente", u shpreh Szekely

    Tiranė - Fondi Monetar Nderkombetar i ka quajtur te panevojshme dhe nxituara angazhimet e ndermarra nga qeveria per vendosjen e takses se sheshte ne janar te vitit te ardhshem. "Sistemi i taksave ne Shqiperi nuk ka nevoje per ndryshime rrenjesore dhe cdo vendim duhet te mbahet parasysh ndikimin e te ardhurave ne buxhetin e shtetit", u shpreh shefi i misionit te FMN-se, Istvan Szekely. Kete deklarate Szekely e beri pas nje takimi pune qe zhvilloi me presidentin Moisiu. Shefi i FMN tha se me Moisiun kishin diskutuar edhe per ligjin e ri te gjobave qe ka vajtur per dekretim tek presidenti, por ai nuk dha asnje informacion per qendrimin qe kishin te dyja palet. Szekely shprehu edhe nje here shqetesimin per situaten jo te mire financiare te Korporates Elektroenergjitike shqiptare. "Problemi yne kryesor mbetet KESH dhe ne duhet te gjejme nje zgjidhje emergjente", u shpreh Szekely. Ne fillim te javes tjeter ne mbyllje te misionit pritet edhe nje deklarate publike e FMN-se, nga e cila do te kuptohen edhe levizjet e reja fiskale te qeverise.
    Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu, zhvilloi dje njė takim me pėrfaqėsues tė misionit tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar (FMN), Shefin e Misionit pėr Shqipėrinė, Istvan Szekely dhe Pėrfaqėsuesen e pėrhershme tė Zyrės sė FMN-sė nė Tiranė, An-Margaret Uestin. Nė kėtė takim ata e informuan kryetarin e shtetit lidhur me ecurinė e programit tė FMN-sė nė vendin tonė, si dhe pėr situatėn e pėrgjithshme makroekonomike, fiskale dhe atė financiare. Shefi i misionit tė FMN-sė vlerėsoi interesimin e Presidentit Moisiu pėr ēėshtjet ekonomike tė vendit, procesin e konsultimit dhe tė diskutimit, si dhe rolin e tij pėr gjetjen e konsensusit sa i pėrket ēėshtjeve tė rėndėsishme pėr zhvillimin dhe konsolidimin e demokracisė shqiptare. Gjatė bisedės, Szekely u ndal nė mėnyrė mė tė veēantė nė ēėshtjen e Korporatės Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), rėndėsinė e mirėfunksionimit tė saj, duke i shprehur Presidentit mbėshtetjen dhe asistencėn e FMN-sė pėr tė ndihmuar nė zgjidhjen e problemeve financiare tė kėsaj Korporate.

    Shefi i FMN konsultohet me opoziten

    Tiranė - Kreu i PS-sė, Edi Rama dhe ai i LSI-sė, Ilir Meta akuzojnė qeverinė per gjendjen ekonomike Drejtuesit e opozita kanė zhvilluar dje takime me shefin e misionit tė FMN-sė, Istvan Szeliy. Gjatė takimit me drejtuesin e Fondit Monetar, kreu i PS-sė, Rama, shprehu shqetėsim pėr situatėn ekonomike ku ndodhemi. "Kjo qeveri ka probleme me mentalitetin qeverisės, ka pėrqasje populiste ndaj problemeve madhore nėpėr tė cilat po kalon vendi, ndėr tė cilat edhe mungesa e energjisė elektrike", theksoi Rama. Sipas tij, problemi ynė nuk ėshtė domosdoshmėria e reformave, por vullneti konkret dhe afatet qė ofron kjo qeveri pėr tė realizuar kėto reforma. Rama nėnvizoi se shkarkimet e teknicienėve nga administrata, shpesh tė specializuar edhe me fondet e BE, dhe zėvendėsimi me militantė partiakė, po sjell probleme qė mė vonė do tė jenė vėshtirėsisht tė zgjidhshme.

    Privatizimi i shoqerive publike, ish-pronaret duan te jene aksionere

    Tiranė - Ish pronaret kundershtojne paketen e re ligjore te pergatitur nga qeveria qe lidhet me privatizimin dhe qiradhenien e prones shteterore. Gjate nje takimi me ministrin e Ekonomise Genc Ruli perfaqesues te shoqates "Pronesi me Drejtesi" kane kerkuar te jene aksionere te shoqerive publike te ndertuara mbi trojet e tyre. Por ministri Ruli tha se ligji i ri u jep pronareve te drejten e parablerjes ne privatizimin e aseteve shteterore. Sipas tij ne rast se keta te fundit nuk deshirojne te marrin pjese ne privatizim, atehere vlera e tokes se tyre do te llogaritet ne baze te nje cmimi te ri mesatar, i cili do te synoje rritjen e perfitimit per ish pronaret.

    Moisiu takon Dhomen amerikane

    Tiranė - Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu priti dje me kėrkesėn e tyre anėtarėt e bordit tė Dhomės Amerikane tė Tregtisė nė Shqipėri, tė kryesuar nga Presidenti i dhomės, Xhefri Grifin. Nė kėtė takim u diskutua sa i pėrket ligjit pėr procedurat tatimore nė Republikėn e Shqipėrisė. Tė pranishmit nė kėtė takim i shprehėn Presidentit mendimet dhe argumentet e tyre pėr ligjin nė fjalė, pėr tė cilin mendojnė se duhet tė rishqyrtohet nė bazė tė njė dialogu mė tė gjerė me grupet e interesit, si dhe tė partneritetit dhe barazisė sė biznesit pėrpara ligjit. Presidenti Moisiu, pasi dėgjoi me vėmendje vėrejtjet e pėrfaqėsuesve tė Dhomės Amerikane tė Tregtisė, vuri nė dukje e do tė vijojė konsultimet sa i pėrket kėtij ligji dhe se vendimi i tij do tė bazohet nė parimet themelore dhe nė frymėn e Kushtetutės sė Shqipėrisė.

    Moisiu-FMN:
    Zgjidhja e KESH

    Tiranė - Shefi i misionit tė FMN-sė vlerėsoi interesimin e Presidentit Moisiu pėr ēėshtjet ekonomike tė vendit, procesin e konsultimit dhe tė diskutimit, si dhe rolin e tij pėr gjetjen e konsensusit sa i pėrket ēėshtjeve tė rėndėsishme pėr zhvillimin dhe konsolidimin e demokracisė shqiptare. Gjatė bisedės, Szekely u ndal nė mėnyrė mė tė veēantė nė ēėshtjen e Korporatės Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), rėndėsinė e mirėfunksionimit tė saj, duke i shprehur Presidentit mbėshtetjen dhe asistencėn e FMN-sė pėr tė ndihmuar nė zgjidhjen e problemeve financiare tė kėsaj Korporate. Nga ana e tij, Presidenti Moisiu ēmoi kontributin e FMN-sė nė drejtim tė ruajtjes sė stabilitetit tė financiar nė vend, tė zhvillimit ekonomik tė Shqipėrisė, pėrmes programeve konkretete, takimeve dhe konsultave nė nivele tė ndryshme.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga no name : 01-05-2007 mė 19:41
    #VamosArgentina

  2. #272
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Berisha sulmon FMN

    Autori i Lajmit:
    G.B.
    Fondi Monetar Nderkombetar i ka quajtur te panevojshme dhe nxituara angazhimet e ndermarra nga qeveria per vendosjen e takses se sheshte ne janar te vitit te ardhshem

    Tiranė - Kryeministri Sali Berisha ne nje konference per shtyp deklaroi se Fondi Monetar Nderkombetar nuk ka kundershtuar taksen e sheshte. " Sė pari, taksa e sheshtė nuk ka pasur asnjė kundėrshtim nga Fondi Monetar Ndėrkombėtar. Taksa e sheshtė ėshtė elementi i parafundit i revolucionit fiskal tė kėsaj qeverie dhe pėrbėn njė nga arritjet mė tė mėdha nė pėrpjekjen tonė pėr tė tėrhequr investimet e huaja", u shpreh Berisha. Sipas kryeministrit taksa e sheshte nuk do te preke punonjesit me paga te uleta. "Qeveria eshte e vendosur qe te mbroje kete shtrese dhe punonjesit me paga te uleta nuk do ta ndjejne vendosjen e takses se sheshte", sqaroi kryeministri. Nje dite me pare, Fondi Monetar Nderkombetar i ka quajtur te panevojshme dhe nxituara angazhimet e ndermarra nga qeveria per vendosjen e takses se sheshte ne janar te vitit te ardhshem.
    Fondi Monetar Nderkombetar i ka quajtur te panevojshme dhe nxituara angazhimet e ndermarra nga qeveria per vendosjen e takses se sheshte ne janar te vitit te ardhshem. "Sistemi i taksave ne Shqiperi nuk ka nevoje per ndryshime rrenjesore dhe cdo vendim duhet te mbahet parasysh ndikimin e te ardhurave ne buxhetin e shtetit", u shpreh shefi i misionit te FMN-se, Istvan Szekely. Kete deklarate Szekely e beri pas nje takimi pune qe zhvilloi me presidentin Moisiu. Shefi i FMN tha se me Moisiun kishin diskutuar edhe per ligjin e ri te gjobave qe ka vajtur per dekretim tek presidenti, por ai nuk dha asnje informacion per qendrimin qe kishin te dyja palet. Szekely shprehu edhe nje here shqetesimin per situaten jo te mire financiare te Korporates Elektroenergjitike shqiptare. "Problemi yne kryesor mbetet KESH dhe ne duhet te gjejme nje zgjidhje emergjente", u shpreh Szekely. Ne fillim te javes tjeter ne mbyllje te misionit pritet edhe nje deklarate publike e FMN-se, nga e cila do te kuptohen edhe levizjet e reja fiskale te qeverise.

    200 mln euro per KESH nga Qeveria

    Tiranė - Gjate vitit te kaluar KESH shpenzoi rreth 140 milion euro dhe arka e korporates ne fillim te ketij viti ishte me bilanc zero. Per kete vit pritet qe vetem per blerjen e energjise KESH te kete nevoje per rreth 200 milion euro shume e konsiderueshme qe nuk perballohet vetem nga te ardhurat e shoqerise. Per momentin cmimet e energjise elektrike ne tregun nderkombetar jane te ulta. Sipas burimeve zyrtare nga Korporata ne tenderin e fundit eshte siguruara import rreth 8.3 milione kilovat ore ne dite me nje cmim qe varion nga rreth 42 cent ne 47 euro per megavat. Ne total kompania shpenzon mesatarisht ne dite rreth 380 mije euro per blerje energjie. Niveli i Fierzes shenon 276 metra, ndersa prodhimi aktual vendas eshte 6.4 milione kilovat ore. Megjithate specialistet paralajmerojne se shume shpejt cmimet do te arrijne nivelet e meparshme per shkak te kerkeses se larte, sidomos ne rajonin tone.

    Zeri i popullit
    #VamosArgentina

  3. #273
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Tenderi, KESH rreth 7 milione euro energji per majin

    E Merkure, 02 Maj 2007

    Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare siguron energjine elektrike te nevojshme per muajin maj. Do te jene 5 kompani te ndryshme qe do te ofrojne nje sasi prej 150 240 Mwh me nje vlere rreth 6.9 milione euro, sasi kjo e nevojshme per sigurimin e furnizimit me energji elektrike te konsumatoreve gjate muajit maj. Sipas njoftimit per shtyp te KESH-it jane shoqerite EGL Zvicer, EFT Serbi, CEZ Ceki, Rudnap, Serbi si edhe EZPADA, Ceki, te cilat, se bashku, do te ofrojne sasine prej rreth 150 mije Mwh, me nje cmim qe varion nga 43.6 deri ne 47.21 Euro/Mwh. Koorporata i ka derguar kerkesen 29 shoqerive te tregtimit te energjise elektrike, por vetem 5 prej tyre e kane ofruar ate me cmim te ulet. Ndarja ne lote e energjise se importuar, bere ne kombinim me remontet e planifikuara qe do te realizohen ne linjen Bullgari-Greqi-Shqiperi nga data 7-31 maj me qellim marrjen e maksimumit te energjise nga kapacitetet e ofruara. Aktualisht, KESH-i eshte duke importuar maksimumin e nevojshem per te siguruar energjine elektrike per konsumatoret dhe ruajtjen e rezerves hidrike, duke pasur parasysh qe situata klimaterike eshte drejt ngrohjes, qe parashikon nje vere te thate e pasuar po keshtu edhe nga dimri. Duket se importi i energjise elektrike do te vazhdoje me ritme te larta, pasi ka qene vete ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Genc Ruli, i cili deklaroi se do te importohet me kapacitete maksimale ne menyre qe te ruhet rezerva hidrike. Tashme, sipas te dhenave nga KESH-i, konsumi ditor i energjise elektrike ka arritur ne nivelet 14.97 milion kwh/dite. Kjo sasi perballohet ne masen 8.33 milion kwh nga energjia e importuar, ndersa pjesa tjeter rreth 6.64 milion kwh sigurohet nga prodhimi vendas i energjise. Megjithate, situata aktuale e Liqenit te Fierzes ndodhet ne parametra te kenaqshem. Keshtu, sipas Divizionit te Prodhimit ne KESH behet e ditur se niveli i Fierzes ka arritur ne 276.88 m, nderkohe qe po rritet me 14 cm ne dite. Pritet qe Koorporata te zhvilloje tenderin per te siguruar energjine e importit edhe per periudhen ne vazhdim te vitit, ne menyre qe te shmange krizen e thelle energjetike, qe kaloi vendi gjate dimrit te vitit te kaluar.

    Te dhena per tenderin:

    27.480 Mwh ka ofruar kompania EGL, Zvicer, te ndare ne kater lote me cmim mesatar 43.6 euro/Mwh, me cmim total 1.199.328 euro.

    89.280 Mwh ka ofruar kompania EFT, Serbi, te ndare ne 9 lote me cmim mesatar 46.86euro/Mwh, me cmim total 4 183 728 euro.

    3 120 Mwh ka ofruar kompania CEZ, Ceki, e ndare ne dy lote, me cmim mesatar 45.45 euro Mwh, me nje cmim total prej 141 828 euro.

    27 480 Mwh ka ofruar kompania Rudnap, Serbi, te ndare ne kater lote, me nje cmim mesatar prej 47.21 euro/Mwh, me cmim total prej 1 297 350 euro.

    2 880 Mwh ka ofruar kompania EZPADA, Ceki, ne nje lot me nje cmim prej 47.20 euro/Mwh, me cmim total prej 135 936 euro.

    Te dhena:

    14.97 milione kwh konsumi ditor

    8.33 milione kwh importi

    6.64 milione kwh prodhimi vendas

    276.88 metra liqeni i Fierzes

    14 cm ne dite rritet niveli i liqenit
    #VamosArgentina

  4. #274
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Privatizimet, mbi 100 pronare kerkese ne Ministrine e Ekonomise

    E Merkure, 02 Maj 2007


    Mbi 100 kerkesa te ish-pronareve qe deshirojne te privatizojne objektet shteterore te ndertuara mbi trojet e tyre, jane depozituar tashme ne Ministrine e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes. Sipas ATSh-se, per keto kerkesa kane nisur procedurat me ministrite e linjes dhe me AKKP-ne, me qellim qe t'u jepen zgjidhjet me optimale. Miratimi i paketes se re ligjore per privatizimin i ka hapur rruge procesit te vleresimit te prones shteterore me synim privatizimin e saj. Gjate ketij viti do t’i kushtohet nje vemendje e vecante privatizimit te objekteve apo aseteve, te cilat kane pronare trualli, te cilet gezojne te drejten e parablerjes ne perputhje me ligjin “Per kthimin dhe kompensimin e pronave”. Kjo do te realizohet nepermjet praktikave per fillimin e procedures se privatizimit per shoqerite aksionere, shoqerite me pergjegjesi te kufizuar dhe aseteve te ndryshme, prone shteterore. Ministria e Ekonomise ne bashkepunim me Agjencine e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave do te punoje rast pas rasti per percaktimin e pronesise se truallit dhe cmimit te shitjes se tij, ne menyre qe te realizohet privatizimi i prones shteterore ne perputhje me aktet e reja ligjore dhe kryesisht duke synuar sigurimin e te drejtes se parablerjes per ish-pronaret. Ne ndihme te ish-pronareve, privatizimi po behet per cdo objekt apo pjese te tyre, ku ka pronare te vjeter te trojeve. Gjithashtu, Drejtoria e Privatizimeve do te nise se afermi rivleresimin e aseteve per te gjitha shoqerite aksionere, ku shteti zoteron mbi 51 per qind te aksioneve, me qellim qe ish-pronaret te mund te perfitojne aksionet qe u takojne mbi pronat e tyre.
    #VamosArgentina

  5. #275
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Peshkopi, po abuzohet me pronen publike

    E Merkure, 02 Maj 2007


    Prona publike, qe eshte nen administrimin e bashkise se Peshkopise, ne te shumten e rasteve shfrytezohet nga persona private, te cilet nuk paguajne as detyrimet fiskale ndaj pushtetit vendor. “Eshte nje problem qe ende nuk ka gjetur zgjidhje perfundimtare, ndonese kjo prone tashme eshte e regjistruar”, theksoi per Atsh-ne kryetari i bashkise se Peshkopise, Ilir Krosi. Specialistet e bashkise se Peshkopise kane evidentuar dhe regjistruar mbi 1440 objekte si prona qe duhen menaxhuar nga pushteti vendor. Keto jane evidentuar prej rreth 2 vjetesh, por qe per arsye te ndryshme vazhdojne te shfrytezohen nga persona private. Specialistet vleresojne se shfrytezimi me efektivitet i pasurise publike, ne interes te komunitetit, eshte nje rezerve jo e vogel per shtimin e te ardhurave te pushtetit vendor ne bashki dhe komuna, por qe deri tani eshte neglizhuar, kryesisht per shkaqe korruptive.
    #VamosArgentina

  6. #276
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    2005-2007, investimet ne rruge mbi 1 miliard euro

    E Merkure, 02 Maj 2007


    Duke perfshire edhe rrugen Durres-Kukes, qe nga 2005 deri me tani Qeveria Shqiptare ka investuar ne infrastrukturen rrugore rreth 1 miliard euro. Ministri i Transporteve dhe Telekomunikacionit, Lulzim Basha ka bere bilancin dyvjecar te punes se diskaterit te tij ne kuader te transferimit te tij ne krye te Ministrise se Jashtme, nderkohe qe transportet do te kene per minister Sokol Olldashin.

    Keshtu, pervec 500 milion eurove qe jane duke u investuar ne rrugen e re Durres-Kukes, qeveria ka angazhuar ne dy vitet e fundit punime per ndertimin e autostrades se Jugut.

    Ministri Basha tha dje se, punimet ne aksin Lushnje-Fier, te kesaj autostrade, me nje vlere prej 24 milion euro, pritet te perfundojne brenda vitit, ndersa brenda pak javesh rifillojne punimet ne aksin Levan-Vlore me nje vlere prej 50 milione eurosh, te cilat do te realizohen deri ne fillim te vitit 2009. Banka e Detit te Zi dhe Banka Europiane per investime pritet te miratojne ne muajt e ardhshem edhe nje kredi tjeter prej 50 milion eurosh per ndertimin e aksit Fier-Levan, ndertimi i se ciles pritet te filloje ne gjysmen e dyte te ketij viti

    Po keshtu, Basha tha se, jane ne perfundim procedurat per prokurimin dhe kontraktimin e superstrades Levan-Tepelene me nje vlere prej 70 milione eurosh dhe te aksit Sarande-Konispol me vlere 40 milion eurosh. Punimet ne te dyja keto akse pritet te nisin brenda shtatorit 2007, kohe ne te cilen pritet edhe perfundimi i ndertimit te aksit Gjirokaster-Tepelene, tha ish-kreu i Transporteve. Sipas tij, brenda 6 javesh pritet te filloje nga ndertimi Mbikalimi i Ktheses se Kamzes me nje vlere prej 6.5 milione eurosh, realizimi i te cilit eshte planifikuar per nje periudhe 12-mujore duke eliminuar keshtu nje nga ngercet me te medha te trafikut ne vend.

    “Jemi ne prag te perfundimit te marreveshjeve financiare per ndertimin e aksit Qafe Thane - Pogradec - Korce dhe pritet qe te filloje ndertimi i ketij aksi brenda vitit 2007”, tha Basha. Po keshtu, ne fund te vitit 2007 pritet te filloje nga ndertimi edhe segmenti Shkoder-Hani Hotit me nje kredi te bute prej 22 milione euro dhe i Ures se Bunes me nje vlere prej 7 milion euro.

    Kete vit kane filluar studimet e fizibilitetit dhe projektet teknike per rrugen Kardhiq - Delvine, Shengjin - Velipoje - Murriqan, dublimin e aksit Fushe Kruje - Milot, rruga e Arbrit dhe anashkalimi Unaze e Shkozetit - Kavaje.

    Rrjeti rrugor ne Shqiperi me te gjitha llojet e rrugeve, ku mund te levizin automjetet, eshte rreth 18,000 kilometer i gjate, ku 3.636 kilometer jane rruge nacionale, Megjithese densiteti i tij eshte i krahasueshem me ate te fqinjeve, raporti i rrugeve te asfaltuara nuk eshte i tille. Vetem12.4% te rrugeve nacionale jane te asfaltuara Ky raport eshte 63% ne vendet fqinje dhe mjaft me i larte ne Europe. Gjendja aktuale e rrjetit rrugor eshte e dobet, me vetem 32% te rrugeve nacionale ne gjendje te mjaftueshme dhe te mire. Por, gjendja keqesohet akoma me shume per arsye te mirembajtjes se pamjaftueshme.
    #VamosArgentina

  7. #277
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Kalimash-Morine, punimet perfundojne ne 2008

    E Merkure, 02 Maj 2007


    Rruga Durres-Kukes me te gjitha segmentet e saj eshte ne ndertim e siper, sipas situacionit me te fundit, te dhene nga Ministria e Transportit. Ne segmentin Kalimash-Morine punimet e nisura veren e kaluar pritet te perfundojne deri ne fillim te vitit 2008. Segmenti Milot-Rreshen, i bashkefinancuar nga Banka Boterore dhe Fondi OPEC, eshte ne ndertim e siper dhe do te jete i hapur per trafikun deri ne fund te vitit 2008. Segmenti Rreshen - Kalimash, vepra me komplekse inxhinierike e ndertuar ndonjehere ne Shqiperi dhe nga me te veshtirat, ndertimi me ritme te pershpejtuara i ketij aksi do te beje te mundur perfundimin brenda vitit 2009 te te gjithe autostrades Milot-Morine dhe shkurtimin e distances midis Prizrenit dhe Durresit nga nje mesatare prej 7.5 oresh ne nje mesatare prej 2 oresh e 15 minutash.
    #VamosArgentina

  8. #278
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Durrės, Vetėm 2 milion lekė pėr restaurimin e monumenteve antike

    • Burime nga arkeologjiku bėjnė tė ditura se shuma nė dispozicion pėr tė mirėmbajtur dhe restauruar objeketet e antikitetit ėshtė minimale

    Edhe ky vit, njėlloj si vitet parardhėse do tė jetė i varfėr nė fonde pėr sektorin e mirėmbajtjes sė objekteve tė antikitetit. Burime nga arkeologjiku bėjnė tė ditura se shuma nė dispozicion pėr tė mirėmbajtur dhe restauruar objeketet e antikitetit ėshtė minimale. Janė vetėm 2 milion lekė qė buxheti i shtetit ka dhėnė pėr kėtė sektor.Me to mund tė realizohet vetėm restaurimi i ndonjė muri apo catie nė ndonjė ndėrtesė tė shekullit tė kaluar e cila ėshtė pėrfshirė nė objeketet e trashėgimisė kulturore.

    Nė rrethin e Durrėsit janė disa objekte tė rėndėsishme tė periudhės sė antikitetit tė cilat kanė nevojė pėr restaurim pasi rrezikojnė tė shkatėrrohen. Mė shqetėsuese paraqitet gjendja nė kishėn e fshatit Arapaj nė tė cilėn ndodhetr afresku me temė baritore i cili ėshtė drejt shkatėrrimit nėse nuk do tė ndėrhyet.Po ashtu paraqitet gjendja te banjot romake tė cilat janė venitur prej kohėsh pasi pllakat duhet tė pastrohen dhe tė lyhen. Tjetėr objekt nė tė cilin duhet ndėrhyrė janė disa fragmenete tė kalasė sė qytetit tė cilat paraqiten tė dėmtuara.

    E po kėshtu janė edhe disa objekte tė tjera tė periudhave tė mėvonshme sic janė banesat e shekullit tė XIX tė cilat ndodhen nė bulevardin kryesor. E nėse kėto objekte kanė nevojė pėr restaurim,ka disa afreske tė cilat vazhdojnė tė qėndrojnė tė konservuara pra tė pavizitueshme pėr shkak tė mungesės sė fondeve. Durrėsi ėshtė qytet turistik jo vetėm pėr shkak tė detit por edhe tė trashėgimisė sė pasur arkeologjike.

    Ka ardhur koha qė kjo trashėgimi tė bėhet mė rentabėl.Por pėr kėtė nevojiten fonde.Kėtė problem ngritėn edhe specialistėt e huaj nė seminarin e organizuar fundjavėn qė shkoi nė Durrės. Po pėr fonde vuan edhe muzeu arkeologjik i cili ende ka njė kat tė tėrė tė pashfrytėzuar. Arkeologėt nuk kanė mundėsi qė tė ndėrtojė interierin pėr tė ekspozuar objektet e grumbulluara nė vite. Kjo trashėgimi e cila ndodhet nėpėr arka,pėrfshin periudhėn historike nga shek i I i Erės sė re deri nė pushtimin turk. Gazeta Shqiptare
    #VamosArgentina

  9. #279
    ThE KinG Maska e Imperator
    Anėtarėsuar
    23-04-2007
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    448

    Biznesi: Tė ndalohet shitja pa fatura tatimore

    J. Llupo
    29-04-2007


    Stefan Pinguli



    Konfindustria: Shitja pa fatura tatimore mbjell informalitet pėr ekonominė
    Biznesi i madh kėrkon qė tė gjitha transaksionet tregtare nė vend tė formalizohen. Konfindustria, me anė tė njė deklarate pėr mediat i ka bėrė thirrje qeverisė, qė tė realizojė njė aksion ku tė gjitha bizneset e vogla qė realizojnė edhe transaksionet pėrfundimtare tė mallrave me konsumatorėt, tė vendosin kasat regjistruese. "Shkak pėr kėtė nismė tė ndėrmarrė ėshtė qė tė gjitha bizneset tė formalizohen nė tė njėjtin nivel dhe nė kėtė mėnyrė, tatimet do ta kenė tė mė tė lehtė pėr tė mbledhur taksat. Njė masė e tillė do tė ndihmojė qeverinė qė tė mbledhė taksat nga poshtė lart, dhe jo e kundėrta, siē ka ndodhur deri tani",- ka bėrė tė ditur gjatė ditės sė djeshme, Stefan Pinguli, kryetar i Kėshillit Drejtues tė Konfindustrisė. Vendosja e kasave dhe lėshimi i faturave tatimore pėr konsumatorėt pėrfundimtarė, sipas pėrfaqėsuesve tė Konfindustrisė, ėshtė njė masė e domosdoshme qė heq tė gjitha mundėsitė pėr shmangien e bizneseve nga pagimi i TVSH-sė. Vendosja e kasave regjistruese, pėrveē formalizimit tė biznesit nė vend, prek nė radhė tė parė edhe tė gjithė qytetarėt. Por ekspertėt e ekonomisė i druhen ndonjė rritje tė ēmimeve, qė sipas parashikimeve mund tė jetė mė e vogėl se 20% i TVSH-sė.

    Kush e paguan TVSH

    Tatimi mbi Vlerėn e Shtuar, megjithėse nuk njihet realisht nė shumicėn e shitjeve pėrfundimtare nga ana e konsumatorėve, janė pikėrisht kėta tė fundit qė paguajnė edhe vlerėn e plotė tė TVSH-sė, qė grumbullohet gjatė gjithė rrugės qė bėn produkti. Formalizimi i shitjeve me anė tė faturave tatimore, si nė gjithė vendet e tjera tė zhvilluara, vlerėsohet i domosdoshėm nga ana e ekspertėve tė ekonomisė, qė i druhen edhe ndonjė efekti psikologjik nė ēmime. Pėr vite me radhė, biznesi i madh ka kėrkuar qė tė formalizohet cikli i shitjes sė mallrave me TVSH, nėpėrmjet futjes sė biznesit tė vogėl nė kėtė skemė. Por nga ana e Ministrisė sė Financave, ėshtė nxjerrė si justifikim pėr kėtė mungesė, pamundėsia pėr kontrollin e tė gjitha njėsive tė shitjes me pakicė, pėr faturat e lėshuara tek konsumatorėt. Pėr tė evituar dėshtimin edhe tė kėsaj radhe dhe duke parė edhe interesat e gjerė qė pėrfshin realizimi i kėsaj nisme, Konfindustria i ėshtė drejtuar me anė tė njė letre kryeministrit Berisha dhe kryetarit tė opozitės, Edi Rama, ku i kėrkon qė tė merren masa konkrete, pėr tė zbatuar kėtė projekt tė lėnė pas dore pėr shumė vite me radhė.

    Projektet e dėshtuara tė kasave regjistruese

    Nė vitin 1994 qeveria programoi pėr herė tė parė vendosjen e kasave tatimore sipas praktikės fiskale tė vendeve perėndimore. Por brenda gjashtė muajve, ato kasa dolėn jashtė pėrdorimit. Nė vitet nė vazhdim, disa herė tatimorėt urdhėruan pėrdorimin e kasave dhe shumė herė gjobitėn dyqanet pėr mospėrdorim tė tyre. Por asnjėherė tė dhėnat mbi xhiron, tė regjistruara nė kasa, nuk u pėrdorėn pėr llogaritjen e tatimeve. Aktualisht, Shqipėria e mbledh Tatimin mbi Vlerėn e Shtuar nė dogana, nė rastet e importit ose nė pika tė tjera tė regjistruara tė shit-blerjeve. Por shitjet me pakicė, sektori mė i rėndėsishėm i ekonomisė, nuk i nėnshtrohen TVSH-sė. Nga llogaritja e nivelit tė TVSH-sė mbi totalin e konsumit tė llogaritur nga Instituti i Statistikave, rezulton se ēdo vit humbasin rreth 300 milionė euro tė ardhura buxhetore.

    Aktualisht, nė tė gjitha njėsitė e tregtimit nė vend, nuk shėrbehet me fatura tatimore; janė tė pakta dyqanet dhe supermarketet qė punojnė me kasat, por vetėm pėr llogari tė tyre, pasi askush nuk i kontrollon. Sipas tė dhėnave nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatimeve, njė pjesė e madhe e subjekteve e kanė arkėn regjistruese, pavarėsisht se nuk e pėrdorin nė mėnyrė tė pėrhershme. Sipas tatimorėve "edhe pėr atė kategori subjektesh, e cila nė pamje tė parė e pėrdor arkėn, nuk ka garanci se detyrimet tatimore i paguan nė bazė tė xhiros reale qė regjistron dhe deklaron, pasi nuk ka institucion tė specializuar e tė autorizuar pėr tė kontrolluar kujtesėn fiskale tė arkės regjistruese". Njė problem i madh pėr mungesėn e kasave regjistruese ėshtė edhe pamundėsia e sigurimit tė arkave regjistruese, pasi numri i shoqėrive qė kanė importuar produkte tė tilla ka qenė i kufizuar (1-2 tė tilla). Kjo, pėr faktin se shoqėritė para se t'i importojnė arkat regjistruese kėrkojnė siguri qė do ta shesin mallin, pasi vlera qė investojnė ėshtė relativisht e madhe dhe nėse arkat ngelen stok i pashitur, bllokohet veprimtaria e ndėrmarrjes.

    Nėse do tė vendoset tė ndryshohet sistemi, pra tė kontrollohet nga tatimorėt kujtesa e arkės regjistruese apo tė sistemeve integrale dhe pajisjeve qė pėrdorin subjektet, duhet qė tatimorėt tė vendosin sistemin e licencimit tė shoqėrive, tė cilat do tė lejohen tė merren me importimin, tregtimin dhe mirėmbajtjen e arkave regjistruese, tė cilat do tė jenė njėkohėsisht pėrgjegjėse edhe pėr kontrollin dhe mos prekjen e kujtesės fiskale.

    Gazeta Shekulli

    Imperator
    Albanian Perandory

  10. #280
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Do mbrojmė tė varfrit nga taksa e sheshtė

    Kryeministri pranon pėr herė tė parė efektet negative tė kėsaj takse mbi shtresat nė nevojė

    Para se tė fusė taksėn e sheshtė nė sistemin fiskal shqiptar, qeveria do tė pėrgatisė masa mbrojtėse pėr shtresat nė nevojė, nga zbatimi i kėsaj skeme. Premtimi vjen nga vetė Kryeministri Sali Berisha, i cili pėr tė parėn herė pranon efektet negative qė ka kjo taksė mbi tė varfrit, si pasojė e rritjes sė tatimit mbi tė ardhurat personale qė paguajnė njerėzit me paga mė tė ulėta. Mė parė, Berisha nuk e kishte zėnė me gojė rrezikun qė u kanosej kėtyre shtresave nga zbatimi i kėsaj takse. "Lidhur me pyetjen se a i prek kjo taksė, ata qė marrin paga tė ulėta, unė e them me bindje se qeveria ėshtė e vendosur t‘i mbrojė ata dhe ne do t‘i mbrojmė ata, sepse ne duhet tė vendosim njė barazi para ligjit", deklaroi dje Berisha para mediave. Ai shtoi se taksa e sheshtė, nė pamje tė parė ėshtė barazi para ligjit. "Por kjo barazi duhet tė modelohet dhe ne po punojmė pėr skemat e modelimit. Punonjėsit me rroga tė ulėta nuk do ta ndiejnė peshėn e saj nė mėnyrė absolute", vijoi Kryeministri. Nė rastin e zbatimit tė taksės sė sheshtė, buxheti i shtetit do tė ishte pėrballur me humbje vėrtet serioze dhe me efekte tė tjera zinxhir shumė tė rrezikshme, nėse nė skemėn e kėsaj takse nuk do tė ishte pėrfshirė edhe kontributi financiar i njerėzve nė nevojė, tė cilėt me detyrimet ekstra qė duhet tė derdhin sipas kėsaj skeme, arrijnė tė nxjerrin buxhetin nga kriza, duke sakrifikuar nė vetė krizėn e tyre financiare. Qeveria synon ta arrijė kėtė, pėrmes vendosjes sė njė niveli fiks prej 10% tė tatimit mbi tė ardhurat personale. Por, kjo rritje shpjegohet me cenimin e progresionit tė kėsaj takse, qė do tė thotė se sa mė shumė tė ardhura njė individ pėrfiton, aq mė shumė paguan. Nė kėtė mėnyrė, tė pasurit kanė filluar tė paguajnė mė pak dhe tė varfrit, mė shumė, duke u bashkuar nė nivelin 10%.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

Faqja 28 prej 38 FillimFillim ... 182627282930 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Varfėria dhe mizerja.
    Nga DI_ANA nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 125
    Postimi i Fundit: 18-01-2017, 05:25
  2. Liria ekonomike, Shqiperia e 53-ta ne 183 vende
    Nga Lioness nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 11-01-2013, 15:45
  3. Filozofi ekonomike apo metafizikė politike?
    Nga toni007 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-06-2009, 08:26
  4. 2 muaj para zgjedhjeve
    Nga Alienated nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 07:16
  5. Sistemi kapitalist nė kolaps, Islami shihet si zgjidhja mė e mirė!
    Nga Archicad nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 05-11-2008, 16:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •