"Taksa e sheshtė, e panevojshme"
Fondi Monetar Ndėrkombėtar ėshtė shprehur dje se angazhimi i ndėrmarrė nga qeveria pėr vendosjen e taksės sė sheshtė ėshtė i panevojshėm dhe i nxituar nė kėto momente. Sipas tij, kjo reformė nė sistemin e taksave, pikėrisht tani, ishte e panevojshme dhe se sistemi aktual ishte i pranueshėm. Po sipas tij, e vetmja taksė qė duhet tė ulet ėshtė ajo e punės. Kėtė koment, shefi i Misionit pėr Shqipėrinė, Istvan Szekely, e ka bėrė pas takimit tė zhvilluar me Presidentin e Republikės, ku ky i fundit ėshtė konsultuar me ta pėr ligjin e gjobave ndaj biznesit. "Me sa kemi kuptuar nė fillim flitet pėr taksėn e tė ardhurave personale, nuk mendojmė se ėshtė njė gjė qė duhet tė ndryshohet nė mėnyrė urgjente. Ajo qė doja tė theksoja ėshtė se, nuk mendoj se ka nevojė pėr ndėrhyrje urgjente, sepse sistemi i taksave ėshtė nė pėrgjithėsi i mirė, por gjėja mė e rėndėsishme qė ne shikojmė ėshtė qė tė ulet taksa mbi punėn", ėshtė shprehur Szekely. Drejtuesi i FMN-sė ėshtė shprehur se ata do ta mbėshtesin KESH-in pėr pėrmirėsimin e situatės financiare. "Ēėshtja kryesore pėr ne tani ėshtė KESH-i. Duhet tė gjejmė njė zgjidhje qė tė stabilizojmė situatėn financiare tė KESH-it dhe nė tė njėjtėn kohė tė mbėshtesim biznesin dhe ekonominė. Pas takimit me kreun e shtetit shqiptar, shefi i Misionit tė FMN-sė nė Shqipėri nuk ka dashur tė bėjė asnjė koment tė veēantė nė lidhje me ligjin e miratuar nga mazhoranca pėr ligjin e gjobave ndaj biznesit, pasi ka theksuar se ky ligj ėshtė nė proces diskutimi.
FMN: Taksa e sheshtė, e panevojshme
Fondi Monetar Ndėrkombėtar e ka quajtur tė panevojshėm dhe tė nxituar angazhimin e ndėrmarrė nga qeveria pėr vendosjen e taksės sė sheshtė nė janar tė vitit tė ardhshėm. Shefi i misionit tė FMN-sė pėr vendin tonė, Istvan Szekely, tha se sistemi i taksave nė Shqipėri nuk ka nevojė pėr ndryshime rrėnjėsore urgjente. "Qeveria duhet tė mbajė parasysh se ēdo vendim qė merret, duhet tė mos prekė nivelin e tė ardhurave buxhetore, pasi nė kėtė moment buxheti i shtetit nuk mund t‘i lejojė vetes reduktim tė tė ardhurave", tha Szekely. Kėtė deklaratė shefi i misionit tė FMN-sė e bėri pas njė takimi pune qė zhvilloi me Presidentin e Republikės, Alfred Moisiu. Edhe kėtė herė FMN-ja ka ripėrsėritur rekomandimin e vazhdueshėm pėr uljen e taksave tė punės. "FMN mendon se tė vetmet taksa ku janė tė nevojshme ndėrhyrjet urgjente, janė taksat e punės", tha Szekely. Por ndryshe nga tė gjitha vendet qė kanė aplikuar mė parė taksėn e sheshtė, qeveria shqiptare nuk ka parashikuar ulje tė kontributeve tė sigurimeve shoqėrore dhe atyre shėndetėsore. Projekti i qeverisė pėr taksėn e sheshtė parashikon njėsimin nė nivelin 10 pėr qind tė tatimit mbi fitimin dhe tatimit mbi tė ardhurat personale duke lėnė jashtė saj taksat e punės ose, siē njihen ndryshe, kontributet. Nė takimin me Presidentin, misioni i FMN-sė ka diskutuar edhe pėr ligjin e gjobave. Nė lidhje me kėtė pikė, FMN-ja ende nuk ka shprehur ndonjė qėndrim zyrtar, por Szekely tha se do tė konsultohet nė fillim me tė gjitha grupet e interesit dhe mė pas do tė japė njė prononcim publik nė lidhje me kėtė ēėshtje.
Krijoni Kontakt