Close
Faqja 16 prej 38 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 376
  1. #151
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Mbyllet afati ligjor i deklarimir te interesave private

    Ne baze te nenit 4 per deklarimin dhe kontrollin e pasurive, te detyrimeve financiare te te zgjedhurve dhe te nepunesve publike, subjektet deklarues duhet te deklarojne brenda dates 31 Mars te cdo viti

    Inspektoriati I larte i deklarimit dhe kontrollit te pasurive, e konsideron te mbyllur afatin ligjor te deklarimit te interesave private periodike/vjetore. Ne baze te nenit 4 per deklarimin dhe kontrollin e pasurive, te detyrimeve financiare te te zgjedhurve dhe te nepunesve publike, subjektet deklarues duhet te deklarojne brenda dates 31 Mars te cdo viti, gjendjen deri me 31 dhejtor te vitit para-ardhes te pasurive, burimet e krijimit te tyre si dhe te detyrimeve financiare.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  2. #152
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Importi i mallrave, vendi humbet miliona USD

    Mbyllja e magazinave doganore ne Durres ka bere qe importet e mallrave te bėhen nga portet greke apo tė Malit tė Zi

    Mbyllja e magazinave doganore ka bllokuar tranzitin e mallrave nga Durrėsi nė drejtim tė Kosovės dhe Maqedonisė. Sipas specialistėve, kjo ėshtė humbje e besimit ndaj biznesit shqiptar. Por nė tė njėjtėn kohė, biznesmenėt kosovarė dhe maqedonas janė fuqizuar duke arritur tė bėjnė importimin e tonelatave tė mallrave, pa qenė e nevojshme t’i tranzitojnė nė Portin e Durrėsit. Kjo i ka shkaktuar njė humbje tė konsiderueshme portit. Tashmė, importet e mallrave po bėhen nga portet greke apo tė Malit tė Zi, tė cilat po njohin fitime kolosale nga kėto importe.
    MAGAZINAT
    Ka mė shumė se njė vit qė tranziti i mallrave nga Durrėsi nė drejtim tė Kosovės ėshtė bllokuar. Shkak pėr kėtė ėshtė bėrė mbyllja e magazinave doganore tė tregtarėve grosistė, tė cilėt dikur operonin me kėto dy vende fqinje. Gjatė periudhės qė pėrfshin vitet 2000 deri nė 2005-ėn, kanė kaluar tranzit nė Kosovė dhe Maqedoni disa milionė tonelata mallra, tė cilat kryesisht pėrbėheshin nga karburante, sheqer, oriz dhe materiale ndėrtimi, si pllaka, tulla e tjergulla. Tė gjitha kėto sasi mallrash, tė cilat importoheshin nga vendet perėndimore, pasi mbėrrinin nė Portin e Durrėsit, sistemoheshin nėpėr magazina doganore dhe mė pas, pjesė-pjesė nisnin rrugėn pėr nė qytetet e Kosovės dhe tė Maqedonisė.
    MBYLLJA
    Nė fillim tė vitit 2006, me njė urdhėr tė qeverisė, magazinat doganore u mbyllėn. Qė prej asaj kohe, ende nuk janė hapur mė. Me gjithė kėtė vendim, paratė e taksave pėr kėto magazina, tė paktėn pėr vitin 2006, u volėn nga ana e qeverisė. Qė nga ajo periudhė ka pėrfunduar dhe koha e artė e tranzitimit tė mallrave nga ana e tregtarėve tė mėdhenj shqiptarė, nė drejtim tė dy vendeve fqinje, pasi nuk kanė mundėsi magazinimi provizor, sikurse e pėrmban edhe ligji. Nė atė kohė, edhe fitimet ishin tė mėdha.
    Njė situatė e tillė ka bėrė qė miliona lekė tė mos qarkullojnė mė nė vendin tonė, si dhe disa dhjetėra kamionistė dhe agjenci transporti tė mbeten pa punė. Gjatė periudhės kur ėshtė kryer tranziti i mallrave, pėr ēdo vit kalonin matanė kufijve, mesatarisht 50 mijė ton sheqer e oriz, si dhe 120 mijė ton karburante.
    REAGIMI
    Nė Doganėn e Durrėsit sqarojnė se bllokimi i tranzitimit tė mallrave nuk ka tė bėjė me bllokimin e magazinave doganore. Por, ai ka tė bėjė me fuqizimin e biznesmenėve kosovarė dhe atyre shqiptarė nga Maqedonia, tė cilėt i kryejnė vetė importet e mallrave nga Perėndimi. Ndėrsa pėr disa ekspertė tė tregtisė detare nė Durrės, bllokimi ėshtė rezultat i humbjes sė besimit tė partnerėve tė tretė tė huaj ndaj atyre shqiptarė. Por, kėto importe kanė shmangur nė njė masė tė madhe Portin e Durrėsit dhe realizohen nga portet greke apo nga portet e Malit tė Zi, tė cilėt po njohin fitime tė mėdha nga importi i kėtyre mallrave.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  3. #153
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Ruli: Biznesi, 39 ditė pėr t'u regjistruar nė 2006

    Koha e regjistrimi tė biznesit, nė dy vitet e fundit ėshtė shkurtuar vetėm me 2 ditė Kostoja e hapjes sė njė biznesi pėr 2006, ishte 2 herė mė e lartė se mesatarja e rajonit

    Nė bashkėpunim me projektin e mėsipėrm, Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės ka propozuar krijimin e Qendrės Kombėtare tė Regjistrimit, me autonomi tė plotė vendimmarrėse, nė lidhje me procesin e regjistrimit tregtar, si njė "zyrė me njė ndalesė ("one-stop-shop") " pėr regjistrimin e biznesit.

    Procesi i reformimit tė regjistrimit do tė realizojė nėpėrmjet kėsaj qendre, shndėrrimin e procesit tė regjistrimit nga njė proces miks (gjyqėsor dhe administrativ) nė njė proces tėrėsisht administrativ. Regjistrimin nė njė ditė tė vetme, me njė hap tė vetėm, mė pranė pėrfituesve dhe tėrėsisht elektronik.

    Pėr t'u regjistruar, njė biznesi tė ri edhe pėr 2006 i janė dashur 11 veprime procedurale, 39 ditė dhe 580 USD. Tė dhėnat jepen nga raporti i Bankės Botėrore "Doing Business 2006". Vėshtirėsitė pėr tė bėrė biznes nė Shqipėri, janė pranuar dje edhe nga ministri i Ekonomisė, Genc Ruli, gjatė njė takimi me biznesmenė. Ruli ia ka hedhur fajin pėr kėtė situatė administratės shtetėrore, e cila, sipas ministrit tė Ekonomisė ėshtė e paaftė. "Ky ėshtė njė problem serioz qė duhet tė marrė zgjidhje me shpejtėsi. Kemi shumė respekt pėr administratėn, por nuk ėshtė kristalizuar akoma sensi i tė shėrbyerit. Interesi i vendit pėr investimet tuaja dhe tė tė tjerėve, ėshtė mė shumė jetik se ēdo vend tjetėr i Evropės. Shqipėria ka nevojė pėr investime.

    Nė rast se ēdo zyrtar do tė kishte parasysh kėtė fakt, jam i sigurt se do tė rriste 3-4 herė shpejtėsinė e bashkėveprimit me ju",- tha ministri i Ekonomisė, Ruli. Nga ana tjetėr, ministri Ruli ėshtė shprehur se administrata prish natėn atė qė ekzekutivi bėn ditėn. "Progresi nė fushėn e tokės dhe ndėrtimit ėshtė i pjesshėm. Ka patur aktivitete tė paralizuara nė fushėn e doganave dhe tatimeve. Zbatimi i parimit tė konsultimit periodik me biznesin, kėrkon njė reformė tė harmonizuar dhe jo takime parciale dhe spontane",- tha Ruli. Gjatė fjalės sė tij, Ruli ka vlerėsuar se procesi i regjistrimit vazhdon tė jetė i fragmentarizuar, i bazuar kryesisht nė kontaktin e drejtpėrdrejtė ndėrmjet tė interesuarve dhe nėpunėsve shtetėrore. "Pėr t'i dhėnė zgjidhje kėsaj situate, Qeveria Shqiptare dhe Qeveria e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nėnshkruan me 3 prill 2006, Marrėveshjen e Pragut tė Sfidės sė Mijėvjeēarit pėr Shqipėrinė, i cili po asiston nė tri projekte tė mėdha, ndėr tė cilat edhe ai i reformimit tė procesit tė regjistrimit",- ka deklaruar Ruli.

    Regjistrimi i biznesit, nė 2 vjet, koha shkurtohet 2 ditė

    Tė nisėsh njė biznes tė ri nė Shqipėri, kėrkon njė afat ditor prej 39-ditėsh. Sipas raportit tė fundit tė Bankės Botėrore, "Nisja e njė biznesi mė 2006-ėn", Shqipėria ėshtė nga vendet e rajonit qė ka koston mė tė lartė ditore pėr tė hapur njė biznes tė ri. Kjo, kuptohet, pėr shkak tė procedurave mjaft burokratike e ligjore. Pėr tė nisur njė aktivitet, njė biznesmeni shqiptar i kushton shumė mė tepėr se homologut nė rajon dhe tė vendeve tė tjera tė zhvilluara. Sipėrmarrėsit duhet tė kalojnė 11 hapa pėr tė hapur njė aktivitet, pėr njė kohė totale prej 39 ditėsh. Nga ana tjetėr, si numri i ditėve dhe i procedurave, ėshtė mė i lartė nė krahasim me mesataren e vendeve tė rajonit. Ndėrsa kostoja e hapjes sė njė biznesi ėshtė shumė mė e lartė nė Shqipėri. Kostoja totale e nisjes sė njė biznesi pėr Shqipėrinė, llogaritet tė jetė rreth 578 dollarė nė 2006, nga 647 dollarė qė ishte nė vitin 2005.

    Nė krahasim me vitin 2005, kemi njė rėnie me 69 dollarė tė kostos, pėr tė hapur njė biznes. Ndėrkohė qė nė fqinjin tonė, Maqedoni, ku ditėt e hapjes sė njė biznesi janė 18, pagesa pėr hapjen e njė aktiviteti tė ri, janė 1.3 herė mė pak sesa ato nė Shqipėri, 267 dollarė. Pra, ende jemi nė njė gjendje tė vėshtirė, pasi fqinjėt tanė kanė procedura mė tė shpejta dhe kosto mė tė ulėt. Vendi tjetėr i rajonit, Bullgari, qė ka njė numėr prej 32 ditėsh pėr hapjen e njė aktiviteti tė ri, ka njė kosto totale prej 270 dollarėsh. Nė kėtė studim tė bėn pėrshtypje edhe rasti i Turqisė, e cila e ka pėrmirėsuar procesin pėr fillimin e njė biznesi, duke shkurtuar kohėn qė nevojitet, nga 38 ditė nė 9 ditė. Kroacia, Hungaria, Letonia dhe Polonia, futen me rregulla mė lehtėsuese pėr punėsimin, duke i dhėnė mundėsi biznesit ta shtojė prodhimin.

    Gazeta Shekulli
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  4. #154
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Gjobat do tė qėndrojnė Berisha deklaron se do te vazhdoje luften me biznesin



    Autori i Lajmit:
    G.B.
    Berisha mori pjesė nė punimet e Konferencės Kombėtare me temė "Refoma rregullatore pėr pėrmirėsimin e klimės sė biznesit, detyrim dhe angazhim madhor i qeverisė shqiptare", tė organizuar nga Ministria e Ekonomisė

    Tiranė - Ne kulmin e konfliktualitetit me biznesin kryeministri Berisha, i cilesoi aksionet e fundit te qeverise ne kuadrin e permiresimit te klimes me biznesin. Gjate nje takimi me perfaqesues te biznesit per prezantimin e reformes rregullatore, Berisha deklaroi se mbi 50 per qind e ekonomise shqiptare eshte informale dhe nje numer shume i madh biznesesh operojne me dy bilance per t'iu shmangur detyrimeve tatimore. Pikerisht me kete argument Berisha justifikoi edhe kembenguljen e tij te madhe per miratimin e ligjit te gjobave, gjeresisht te kundershtuar nga te gjitha shoqatat e biznesit. "Kemi kerkuar mbeshtetjen tuaj, per te formalizuar ekonomine tone vetem nje ekonomi formale mund te perballet me sukses te plote me sfidat e integrimit evropian", u shpreh Berisha. Ndersa ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes, Genc Ruli pranoi se qeveria ka deshtuar ne nje sere reformash te rendesishme per permiresimin e klimes se biznesit ne vend, por beri me faj per kete administraten publike. Perfaqesuesit e biznesit, pas miratimit te ligjit te gjobave kane kerkuar serish nga nga qeveria qe te perfshije komunitetin e sipermarrjes ne hartimin e ligjeve te rendesishme. Madje kete here verejtjet kane ardhur edhe nga shoqatat e biznesit prane qeverise. Ne raportin e fundit te Bankes Boterore per vitin 2006, Shqiperia renditet e 120 ne nje liste me 175 vendeve me terheqese per te bere biznes. Vendi yne madje ka humur 5 pozicione ne kete renditje krahasuar me nje vit me pare per shkak te procedurave te renduara burokratike dhe kostos se madhe qe shoqerojne hapjen e nje biznesi ne Shqiperi.
    Tė premten paradite, Kryeministri Berisha mori pjesė nė punimet e Konferencės Kombėtare me temė "Refoma rregullatore pėr pėrmirėsimin e klimės sė biznesit, detyrim dhe angazhim madhor i qeverisė shqiptare", tė organizuar nga Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjitikės. Nė konferencė ishin tė pranishėm ministra tė kabinetit qeveritar, pėrfaqėsues tė biznesit dhe tė industrisė nė vend, si dhe pėrfaqėsues tė institucioneve ndėrkombėtare nė Shqipėri.

    Berisha, tatimet pergjegjes

    Tiranė - Gjate nje takimi me perfaqesues te Dhomave te tregtise dhe industrise ne vend, kryeministri Sali Berisha, pėrsa i pėrket shqetėsimit tė bizneseve se edhe autoriteti tatimor duhet tė jetė mė profesional dhe i rregullt nė drejtim tė bizneseve, bėri kėto komente: "Pėr gjithė kėtė shqetėsim qė ėshtė krijuar, unė mendoj se shkaku mė kryesor gjendet te autoriteti tatimor. Nuk ka njeri qė tė dėshirojė tė japė para, ndaj nėse vendosen rregulla dhe zbatohen ato, secili do t'u pėrgjigjet atyre. Absolutisht sa herė thellohemi nė punėn e kėtij autoriteti, ai gjendet si pėrgjegjėsi mė kryesor pėr krijimin e mekanizmave tė informalitetit. Dua tė theksoj, se kjo nuk ėshtė vetėm pėr tatimet. Ėshtė njė praktikė e pakonceptueshme dhe papranueshme nė qėndrimin ndaj ligjit. Ka njė pėrpjekje pėr t'i kthyer shpinėn ligjit, pėr tė bėrė lojėn e kungulleshkės me ligjin, paēka se ligji ia njeh atij kėtė tė drejtė dhe jo vetėm prokurorit. Tatimet kanė 10 vjet qė kanė njė sistem kompjuterik qė mund t'i kishin afishuar formatet apo formularėt e duhur pėr bizneset nė ėeb, nė mėnyrė qė ēdo biznesmen tė mund t'i printonte dhe tė mos sorollatej pafund pėr njė formular.

    Biznesi kunder

    Tiranė - Miratimi i ligjit tė gjobave apriori ka shkaktuar pėrballjen e parė nė historinė postkomuniste tė pėrballjes sė gjithė biznesit me qeverinė. Pak ditė mė parė, shoqatat e biznesit kanė krijuar aleancėn mė tė madhe tė krijuar ndonjėherė kundėr qeverisė. Kėshtu Bashkimi i Dhomave tė Tregtisė qė ka dhe varėsi nga qeveria, Shoqata e Ndėrtuesve tė Shqipėrisė, Dhoma Amerikane e Biznesit, shoqatat e biznesit italo-shqiptar, greko shqiptar , Konfindustria Shqiptare etj., kanė firmosur njė deklaratė tė pėrbashkėt ku kundėrshtojnė nndryshimin mė tė fundit ligjor pėr vendosjen e gjobave apriori pėrpara apelimit nė gjykatė. E megjithatė Berisha nuk pyet pėr biznesin.

    Banka 4.8 mld leke depozita njeditore

    Tiranė - Gjatė tremujorit tė katėrt, pėr investimin e likuiditeteve tė lira, bankat pėrdorėn depozitėn njėditore, niveli mesatar ditor i sė cilės ishte 4,803 milionė lekė. Nė kushtet e plotėsimit tė nevojave nė tregun ndėrbankar, instrumenti i kredisė njėditore gjeti pėrdorim minimal gjatė tremujorit tė katėrt tė vitit 2006, rreth 0.7 miliardė lekė nė 2 raste pėrdorimi. Ndėrhyrjet e Bankės sė Shqipėrisė nė tregun e brendshėm valutor kanė vazhduar edhe gjatė tremujorit tė fundit tė vitit tė kaluar, duke synuar pėrmbushjen e objektivit tė Rezervės Ndėrkombėtare Neto, por edhe shmangien e ērregullimeve tė tregut tė brendshėm valutor. Ndėrhyrjet e Bankės sė Shqipėrisė kanė qenė pėrsėri nė kahun e blerjes sė valutės nga bankat e nivelit tė dytė. Kėto blerje janė pėrqendruar nė muajin dhjetor, qė karakterizohet nga njė ofertė e lartė valute.
    #VamosArgentina

  5. #155
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Berisha terhiqe nga ligji per pagen minimale



    Autori i Lajmit:
    G.B.
    Berisha : Vendimi eshte marre pa debat me ju. Eshte keqinterpretuar. Ministria ka nderhyre dhe ligji do te rishqyrtohet dhe do te korrigjohet ne Keshillin e Ministrave

    Tiranė - Qeveria terhiqet nga ligji per pagen minimale. Gjate nje takimi me perfaqesues te Dhomave te tregtise dhe industrise ne vend, kryeministri Sali Berisha ka pranuar se ligji do tė rishikohet duke premtuar kategorizimin e pages ne baze te rretheve. "Vendimi eshte marre pa debat me ju. Eshte keqinterpretuar. Ministria ka nderhyre dhe ligji do te rishqyrtohet dhe do te korrigjohet ne Keshillin e Ministrave", u shpreh Berisha. Me tej kryeministri theksoi se do te merren te gjitha masat qe te ulet ne maksimum barra fiskale per biznesin si dhe por pėr t'i ēliruar nga barrat burokratike. Kryeministri vlerėsoi si shumė tė rėndėsishme trasformimin e marėdhėnieve tė autoritetit tatimor me biznesin. "Mbrojtjen e biznesit nga burokracia e mundimshme e kėtij autoriteti, do ta ndryshojmė duke investuar nė modernizimin e kėtij autoriteti. Parimi i vetėdeklarimit, synon dixhitalizimin e kėtij proēesi, i cili ėshtė njė ndihmė reale pėr biznesin", tha Kryeministri Berisha.
    Rritja nė mbi 80 pėr qind e masės sė pagės minimale u konsiderua njė rritje qė kryhet pa u studiuar mirė pasojat e saj nė fusha tė ndryshme. Rritja e pastudjuar e pagės minimale tė punonjėsve shqiptarė, qė ėshtė parashikuar me vendimin numėr 42 tė Kėshillit tė Ministrave nė fund tė janarit tė kėtij viti, ēon nė rritjen e kostos sė prodhimit duke rrezikuar kėshtu edhe falimentimin e bizneseve. Ėshtė e natyrshme qė rritja e pagave minimale do tė rritė koston e prodhimit. Rritja e kostos sė prodhimit vendas, nė kushtet e marrėveshjeve tė tregtisė sė lirė, kur mallrat e importit hyjnė, gjithnjė e mė shumė, me tarifa doganore zero, vendos nė kushtet e njė konkurrence tė pabarabarte prodhimin vendas. Vendimi i qeverisė ka edhe njė efekt tjetėr negativ nė kushtet aktuale. Nga njera anė, synohet qė tė tėrhiqen sa mė shumė investime tė huaja nė vend. Dihet mirė se janė pagat e ulta ato qė tėrheqin, nė njė masė tė madhe, tė huajt qė tė investojnė fondet e tyre nė njė vend tė huaj.

    Berisha i kerkon falje te pasurve

    Tiranė - Pas shumė deklaratave prej komunisti kundėr tė pasurve nė Shqipėri ai dje ka lėpirė atė qė ka pėshtyrė duke thėnė: Ne besojmė se shoqėria nuk shkon drejt begatisė, nė asnjė lloj mėnyre, duke rrėnuar tė pasurit, por e kundėrta, pasurimi i tyre jep mundėsi pasurimit tė shoqėrisė. Dogma e Adam Smithit, ėshtė e faktuar nė mėnyrat mė tė pėrsėritura. Ne jemi i larguar taksave progresive. Por nga ana tjetėr, kapitalizmi, si rend shoqėror, mbijetoi dhe mbijeton pikėrisht pėr frymėn, shpirtin e tij social. Kjo ėshtė e vėrteta. Ėshtė fryma sociale qė e bėn kėtė rend popullor. Ky rend reformohet, sepse pa reforma ēdo gjė vdes, por ky rend mbijeton, zhvillohet, konsolidohet, vetėm e vetėm se ka njė frymė sociale konstante.

    Konfindustria kunder rritjes se pages minimale

    Konfederata e Industrive, duke u shprehur nė emėr tė mbrojtjes sė interesave tė subjekteve tė fuqishme tė biznesit, qė pėrfaqėson, ka theksuar qendrimin e saj se rritja nė mbi 80% e masės sė pagės minimale ėshtė njė rritje qė kryhet pa u studiuar mirė pasojat e saj nė fusha tė ndryshme. Sipas Gjergj Buxhukut, administrator i pėrgjithshėm i Konfindustrias, rritja e pastudjuar e pagės minimale tė punonjėsve shqiptarė, qė ėshtė parashikuar me vendimin numėr 42 tė KM nė fund tė janarit tė kėtij viti, ēon nė rritjen e kostos sė prodhimit.

    Gjykata shfuqizon gjoben

    Tiranė - Gjykata e Tiranės shfuqizoi vendosjen e gjobės nė masėn 2% tė xhiros tė vitit 2005, ndaj shoqėrive pjesėmarrėse nė marrėveshjen e datės 05.04.2005 dhe konkretisht: Shoqėrisė Sigma Sh.a,; Shoqėrisė Sigal Sh.a, Shoqėrisė Atlantik Sh.a, Shoqėrisė Intersig Sh.a, Shoqėrisė Interalbania Sh.a, Shoqėrisė Albsig Sh.a, Shoqėrisė Insig Sh.a, Shoqėrisė Eurosig Sh.a,. Policia tatimore kryen ekzekutimin e gjobės tė pėrcaktuar nė pikėn 2 tė kėtij vendimi dhe bazuar nė nenin 80 tė ligjit nr 9121 "Pėr mbrojtjen e konkurrencės". dhe hetimin e mėtejshėm tė tregut tė sigurimeve pėr sigurimin e detyrueshėm dhe shitjen e kartonit jeshil, dhe TPL ku Sekretariati ka vėrejtur se ėshtė cėnuar konkurrenca. Autoriteti i Konkurrencės apeloi vendimin e Gjykatės sė Rrethit Tiranė pėr vendimin e paprecedent tė Gjykatės sė Rrethit Tiranė, i cili pezullon nė thelb funksionimin e institucionit tė pavarur tė Autoritetit tė Konkurrencės.
    #VamosArgentina

  6. #156
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Konfindustria kėrkon vėmendjen e Qeverisė

    Konfindustria ka shprehur shqetėsimin e saj dhe njėkohėsisht kėrkon tė tėrheqė vėmendjen e Qeverisė, politikės dhe publikut me faktin e pakėndshėm se ekonomia shqiptare po pėrballet me pasojat e para negative tė MSA-sė. Ky organizėm jep si shembull tė parė industrinė e birrės. Bazuar nė tė dhėnat e institucioneve shtetėrore pėrkatėse pas heqjes sė barrierave doganore nė muajin dhjetor 2006, importet e birrės nė vend janė rritur pėrkatėsisht me mbi 51 pėr qind nė janar dhe mbi 64 pėr qind nė muajin e tjerė, pėrkatėsisht nė muajt e vitit paraardhės. Analiza tregon qė gjithė zgjerimi objektiv i tregut tė produktit nė fjalė ėshtė kapur nė masėn mbi 90 pėr qind nga prodhimi i huaj. Ndėrkohė shqetėsuese paraqiten edhe importet e prodhimeve tė tjera industriale vendore. Sipas Konfindustria, shembulli i mėsipėrm tregon se vendi ėshtė krejtėsisht i papėrgatitur pėr t’u pėrballur me pasojat e MSA-sė. Jo vetėm nė kohėn e pėrgatitjes sė nėnshkrimit, por edhe periudhėn transitore tė hyrjes nė fuqi tė MSA-sė, nuk kishte asnjė strategji qeveritare pėrvojave tė vendeve tė BE-sė pėr t’u pėrballur me pasojat e pritshme tė rritjes sė konkurrencės sė prodhimeve tė huaja nė shpinė tė prodhimit vendor. Kėtė e tregon edhe fakti se deficiti tregtar nė 2006-ėn ėshtė 14 pėr qind mė i rritur nė krahasim me njė vit mė parė dhe deficiti korrent ėshtė i rritur. Konfindustria kėshillon Qeverinė dhe vendimmarrjen politike tė vendit, qė tė mos krijojė probleme tė panevojshme, siē ėshtė rasti i fundit i ligjit tė penalizimeve, pėr tė cilat shpenzohen energji tė pafundme.

    64 pėr qind ėshtė rritur importimi i birrės qė nga fillimi i ekzistencės sė MSA-sė, duke krijuar njė vėshtirėsi tė madhe pėr tregun vendas tė prodhimit tė birrės

    10 pėr qind tė tregut mbulon industria vendase e birės, pasi importet tashmė po vijnė nė rritje, duke krijuar premisėn e uljes sė mėtejshme tė fuqisė sė industrisė vendase

    14 pėr qind ėshtė i rritur deficiti tregtar. Konfindustria kėshillon Qeverinė dhe vendimmarrjen politike tė vendit, qė tė mos krijojė probleme tė panevojshme
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  7. #157
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Reforma, eliminohen 24 lloje licencash nė biznes

    Kėto shihen si burokraci qė pengojnė lehtėsimin e biznesit pėr tė ushtruar aktivitetin e tij. Deri mė tani, njė licencė kėrkonte mbi 40 dokumente dhe rreth 550 dollarė. Pėrveē eliminimit tė licencave do tė shihet mundėsia e shkurtimit tė dokumentacionit pėr licencim nė masėn 30-40%



    Ministria e Financave do tė rishikojė sistemin e licencimit, duke eliminuar 24 lloje licencash si tė panevojshme. Ministri i Ekonomisė, Genc Ruli, gjatė njė konference pėr shtyp, ku bėri analizėn e ecurisė sė deritanishme tė reformės rregullatore, shpjegoi masat qė do tė merren mė tej nė vijim tė kėsaj reforme. Lidhur me rishikimin e lehtėsirave tė deritanishme tė procedurave pėr lehtėsim, ministri tha se do tė shikohet mundėsia e reduktimit tė kėrkesave pėr licencim, duke eliminuar njė pjesė tė madhe tė dokumentacionit tė nevojshėm pėr licencim, nė njė masė prej 30-40 pėrqindėsh. Ministri kritikoi punėn e administratės sė bėrė deri tani lidhur me zbatimin e reformės rregullatore. Sipas tij, megjithė arritjet qė janė bėrė me reformėn rregullatore, administrata ka pasur njė sėrė mangėsish dhe nuk ėshtė treguar nė nivelin e duhur, pėr tė arritur objektivat e synuara pėr lehtėsimet administrative ndaj regjistrimit tė biznesit. Megjithatė, Ruli theksoi se do tė merren masa qė kjo situatė tė ndryshojė dhe ndryshimet do tė fillojnė qė nė ndryshimet nė lidhje rishikimin e sistemit tė licencave si dhe nė lidhje me dokumentacionin e kėrkuar pėr licencim.

    Ndryshimet

    Rinisja e reformės nė lidhje me licencimin do tė pėrbajė njė sėrė ndryshimesh si, kalimi nga parakontrolli tek postkontrolli dhe kontrolli i vazhdueshėm nė procedurat pėr dhėnien e licencave. Po kėshtu, ministria do tė aplikojė parimin e miratimit nė heshtje, nė rastet kur institucionet pėrgjegjėse nuk pėrgjigjen nė kohė si dhe aplikimin e sanksioneve pėr kėto institucione. Kjo siguron zbatimin e parimit tė pėrgjegjshmėrisė sė administratės. Po kėshtu, pjesė e ndryshimeve qė do tė ndėrmerren nė procedurat pėr dhėniet e licencave ėshtė edhe mbėshtetja e kėrkesės pėr licencė nė autodeklarimin e kėrkuesit tė licencės. Pėrgjegjėsia nė kėtė rast bie mbi vetė kėrkuesin, i cili bėn autodeklarimin nė rastet e mungesės sė pėrputhshmėrisė sė tij me ligjin. Nė lidhje me kėtė, pėr garantimin e kėrkesave tė ligjit do tė aplikohen sanksione tė forta nė rastet e deklarimeve tė rreme. Ministri theksoi se, nė punėn e bėrė deri tani janė rishikuar 135 licenca, leje dhe autorizime nė sektorėt: miniera, hidrokarbure, punė publike, transport, bujqėsi dhe ushqim, peshkim, mjedis, administrim ujėrash, pyje dhe kullota, shėndetėsi, dogana, mbrojtja nga zjarri. Sfidat e kėsaj reforme janė zbatimi nė kohė dhe nė pėrputhje me rekomandimet e dhėna. Pėr kėtė janė zbatuar rekomandimet pėr 35 leje dhe licenca, deri nė qershor 2007 do tė zbatohen rekomandimet pėr 44 leje dhe licenca, kurse pjesa tjetėr do tė zbatohet deri nė fund tė vitit.

    Drafti

    Masat qė do tė ndėrmerren lidhur me licencimin janė pjesė e planit tė ri tė masave qė ministria do tė ndėrmarrė nė lidhje me reformėn rregullatore. "Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjitikės nė bashkėpunim me tė gjitha ministritė dhe institucionet e tjera, tė cilat janė pėrfshirė nė reformėn rregullatore, ka pėrgatitur draftin e planit tė ri tė masave pėr zbatimin e reformės rregullatore pėr vitin 2007", - tha sot ministri Genc Ruli.

    Ky plan i ri i masave do tė nisė brenda muajit prill dhe do tė pėrmbajė disa objektiva kryesore. Disa prej kėtyre objektivave janė edhe krijimi i sistemit pėr tė garantuar cilėsinė rregullatore pėrmes zbatimit tė RIA-s (Vlerėsimi i impaktit rregullator), monitorimi i ngushtė i tė gjitha nismave ligjore dhe nėnligjore nė zbatim pėr sistemin e licencimit si dhe thellimi i reformės nė tė gjitha fushat e planit tė veprimit.

    Ndryshimet qė do tė sjellė rinisja e reformės

    Kalimi nga parakontrolli tek postkontrolli dhe kontrolli i vazhdueshėm;

    Aplikimi i parimit tė miratimit nė heshtje, nė rastet kur institucionet pėrgjegjėse nuk pėrgjigjen nė kohė si dhe aplikimi i sanksioneve pėr kėto institucione. Kjo siguron zbatimin e parimit tė pėrgjegjshmėrisė sė administratės.

    Mbėshtetja e kėrkesės pėr licencė nė autodeklarimin e pėrgjegjėsive nga kėrkuesi pėr garantimin e kėrkesave tė ligjit dhe aplikimin e saknsioneve tė forta nė rastet e deklarimeve tė rrema. Kjo siguron zbatimin e parimit tė pėrgjegjshmėrisė sė biznesit.

    Heqja e tė gjitha kėrkesave tė tepėrta pėr licencimin nė njė fushė specifike.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  8. #158
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Antikontrabanda bllokon 720 paketa pa pullė

    Nė vazhdėn e luftės kundėr kontrabandės me mallrat e akcizės dhe me qėllim minimizimin e evazionit fiskal, grupet e pėrbashkėta tė Task-Forces, tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Doganave dhe Drejtorisė sė Policisė sė Shtetit, kryen dje, sipas informacioneve zyrtare njė operacion kontrolli pranė njė njėsie qė tregtonte gazeta nė afėrsi tė Librit Universitar nė kryeqytet. Nga kontrolli rezultoi se nė kėtė njėsi tregtoheshin cigare tė markave tė ndryshme pa pullė fiskale. Si rezultat u sekuestruan 720 paketa cigare tė markave tė ndryshme, kryesisht tė markės "Marlboro". Strukturat e informacionit pranė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Doganave kishin informacion se nė kėtė njėsi tregtoheshin mallra tė akcizės pa pullėn fiskale, ndėrkohė qė aksione tė tilla do tė vazhdojnė edhe nė rrethe tė tjera tė vendit.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  9. #159
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Programi “Cards” nis dhėnien e kredive pėr peshkimin

    Drejtoria e Pėrgjithshme e Peshkimit dhe Programi CARDS po diskutojnė mundėsitė e kreditimit tė sektorit tė peshkimit pėrmes hartimit tė planbizneseve tė sakta, nė mėnyrė qė tė "thithin" sa mė shumė fonde nga donatorėt. Roland Kristo, drejtor i peshkimit, thotė se, "sektori i peshkimit, aktualisht kėrkon mė shumė investime pėr tė hyrė nė stadin e zhvillimit, ashtu sikurse shumė sektorė tė tjerė tė ekonomisė". Sipas tij, nevoja e investimeve ndihet pėr rinovimin e anijeve tė peshkimit, pėr rivėnien nė punė tė ekonomive tė prodhimit tė rasateve dhe peshkut pėr konsum, etj. Qendrat private tė grumbullimit e pėrpunimit tė peshkut nė vendin tonė kanė shėnuar rritje tė numrit tė tyre dhe janė tė pėrqėndruara kryesisht nė qytetet bregdetare, ku kanė kontrata tė rregullta me sektoret e peshkimit. Produktet e prodhuara nga kėto qendra plotėsojnė tė gjitha standardet e KE-sė, pėr eksportin e peshkut gjysmė tė pėrpunuar ose tė freskėt, i cili shkon kryesisht drejt tregjeve italiane dhe greke. Sipas tij, pjesa mė e madhe e qendrave private tė grumbullimit bashkėpunon me brigadat e peshkimit nė detin Jon dhe Adriatik, por ka dhe nga ato qė kanė siguruar furnizim normal me peshk edhe nga ujėrat e brendshme, tė liqeneve Pogradec, Fierzė etj.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  10. #160
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Biznesi vendas drejt falimentit

    Konfindustria kėrkon tė tėrheqė vėmendjen e qeverisė dhe publikut me faktin e pakėndshėm se ekonomia shqiptare po pėrballet me pasojat e para negative tė MSA

    Ka shprehur shqetėsimin e tij grupimi i kompanive tė biznesit shqiptar, Konfindustria, lidhur me paaftėsinė e qeverisė shqiptare pėr tė krijuar kushte favorizuese pėr prodhimin vendas, nė njė kohė kur efektet e Marrėveshjes Interim tė Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Europian kanė filluar tė ndihen fuqishėm.
    Konfindustria, thuhet nė njė prononcim me shkrim nga administratori i saj i pėrgjithshėm, Gjergj Buxhuku, shpreh shqetėsimin dhe, njėkohėsisht, kėrkon tė tėrheqė vėmendjen e qeverisė, politikės dhe publikut me faktin e pakėndshėm se ekonomia shqiptare po pėrballet me pasojat e para negative tė MSA-Marrėveshja e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Europian.
    Pėr kėtė, thekson Buxhuku, shembulli i parė i prekshėm vjen nga industria e birrės. Bazuar nė tė dhėnat e institucioneve shtetėrore pėrkatėse, del se, pas heqjes sė barrierave doganore, nė muajin dhjetor 2006, importet e birrės nė vend janė rritur pėrkatėsisht me mbi 51% nė muajin janar tė kėtij viti dhe me mbi 64% nė muajin shkurt, krahasuar me tė njėjtėt muaj tė vitit paraardhės. Analiza tregon qė gjithė zgjerimi objektiv i tregut tė produktit nė fjalė ėshtė kapur, nė masėn mbi 90%, nga prodhimi i huaj. Ndėrkohė, shqetėsuese paraqiten edhe ecuria e importeve tė prodhimeve tė tjera industriale vendore, theksohet mė tej.
    Papėrgatitja
    Shembulli i mėsipėrm tregon se vendi ynė ėshtė krejtėsisht i papėrgatitur pėr t’u pėrballur me pasojat e MSA-sė, shton mė tej Buxhuku. Jo vetėm nė kohėn e pėrgatitjes sė nėnshkrimit dhe periudhėn tranzitore tė hyrjes nė fuqi tė MSA-sė nuk kishte asnjė strategji qeveritare tė pėrvojave tė vendeve tė BE pėr t’u pėrballur me pasojat e pritshme tė rritjes sė konkurrencės sė prodhimeve tė huaja nė shpinė tė prodhimit vendor, por edhe nė periudhėn e tashme asgjė nuk po ndodh. Kėtė e tregon edhe fakti se defiēiti tregtar mė 2006 ėshtė 14% mė i rritur, nė krahasim me njė vit mė parė dhe defiēiti korrent ėshtė i rritur.
    Paralajmėrimet e Konfindustrise drejtuar qeverisė, sė bashku me propozimet pėrkatėse konkrete pėr zėvendėsimin e politikave tregtare me politika fiskale sektoriale, mbėshtetur nė shembujt dhe pėrvojėn e vendeve mė tė zhvilluara tė BE, tė pėrgatitura nė detaje sipas legjislacionit nė fuqi nė vendet e Bashkimit Europian, nuk janė marrė nė konsideratė, theksohet mė tej nė prononcimin e Konfindustrisė.
    Konfindustria kėshillon qeverinė dhe vendimmarrjen politike tė vendit qė tė mos krijojnė probleme tė panevojshme, siē ėshtė rasti i fundit i ligjit tė penalizimeve, pėr tė cilat shpenzohen energji tė pafundme nė mėnyrė tė pafrytshme, por tė pėrqendrohen nė ēėshtjet kryesore, qė kanė lidhje me ekonominė, industrinė vendore dhe qytetarėt shqiptarė.
    Njėkohėsisht, grupimi i bizneseve shqiptare njofton Ekzekutivin shqiptar se Konfindustria ėshtė e gatshme tė bashkėpunojė me propozime konkrete pėr tė bėrė tė mundur pėrmbushjen e qėllimeve tė pėrbashkėta tė mėsipėrme.
    Nxitimi
    Autoritetet shqiptare nxituan tė ratifikonin Marrėveshjen, pa u thelluar mirė nė kėrkesat vijuese tė saj. Sipas kushteve tė MSA, qė nga 1 janari i vitit pasues tė nėnshkrimit tė Marrėveshjes, tarifat doganore i nėnshtrohen uljes tjetėr nė masėn 20%. Pra, ndėrkohė qė nė shtator 2006 tarifat me BE-nė u ulėn 20%, tre muaj mė pas ato do tė uleshin pėrsėri 20%. Kėshtu, brenda katėr muajve, tė ardhurat doganore nga tregtia me BE do tė pėsonin 40% ulje. Njė gjė e tillė, ministrit tė Financave Bode, i “ka shpėtuar” nga vėmendja. Ka qenė ministri i Ekonomisė Ruli, qė ka propozuar shtyrjen e dėrgimit tė dokumentacionit pėr ratifikimin pas 1 janarit 2007, me qėllim qė gjatė gjithė vitit nė vazhdim tė mos kishte ulje shtesė tarifash doganore. Nė njė moment tė parė, qeveria shqiptare e ka bėrė kėtė, por, e ndodhur pėrballė kėrkesės pėr shpjegime nga Brukseli, Berisha ėshtė detyruar tė marrė vendimin politik, pėr tė pėrcjellė dosjen nė BE. Kjo solli faturė dyfishe financiare, qė mund tė ishte zbutur, nė rast se do tė ishte shtyrė paksa nė kohė ratifikimi i Marrėveshjes.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

Faqja 16 prej 38 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Varfėria dhe mizerja.
    Nga DI_ANA nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 125
    Postimi i Fundit: 18-01-2017, 05:25
  2. Liria ekonomike, Shqiperia e 53-ta ne 183 vende
    Nga Lioness nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 11-01-2013, 15:45
  3. Filozofi ekonomike apo metafizikė politike?
    Nga toni007 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-06-2009, 08:26
  4. 2 muaj para zgjedhjeve
    Nga Alienated nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 07:16
  5. Sistemi kapitalist nė kolaps, Islami shihet si zgjidhja mė e mirė!
    Nga Archicad nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 05-11-2008, 16:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •