Close
Faqja 10 prej 38 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 376
  1. #91
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Propozimet Per Projekt Ligjin e Gjobave

    Ndėr tė tjera, sipėrmarrėsit propozojnė qė pjesė e kėtyre reformave tė jenė edhe krijimi i njė gjykate administrative dhe formalizimi i tė gjitha transaksioneve tregtare. Nė shumicėn e vendeve evropiane pėrplasjet biznes-shtet zgjidhen nga gjykatat administrative, ose siē njihen ndryshe "Gjykatat Tregtare". Janė pikėrisht kėto institucione qė thonė fjalėn e fundit nė ēdo konflikt midis njė ndėrmarrjeje dhe administratės publike. Ato pėrbėhen nga gjykatės, tė cilėt janė ekspertė edhe nė fushėn e ekonomisė dhe ofrojnė mundėsinė e zgjidhjeve nė njė kohė shumė tė shpejtė midis pėrplasjeve ligjore-biznes shtet. Ndėrsa kėrkesa e dytė e formalizimit tė transaksioneve tregtare kėrkon mbylljen e ciklit tė tatimit mbi vlerėn e shtuar. "Ne mendojmė qė me pėrfshirjen e biznesit tė vogėl nė skemėn e TVSH-sė mundėsia pėr evazion fiskal do tė reduktohet ndjeshėm, duke patur parasysh qė aktualisht kjo taksė ėshtė mė problematikja pėr evazion", shpjegon Buxhuku. Sipas tij, ėshtė e nevojshme qė edhe dy institucionet kryesore tė tė ardhurave publike, doganat dhe tatimet, t‘u nėnshtrohen reformave tė informatizimit dhe rritjes profesionalizmit tė punonjėsve sė tyre.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  2. #92
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Kundėr ligjit

    Projektligji i ri pėr procedurat tatimore u hartua nga Ministria e Financave pa u diskutuar me parė me grupet e interesit. Qeveria pretendon se rregullimet ligjore tė parashikuara nė kėtė draft synojnė tė ulin nivelin e lartė tė borxhit tė akumuluar qė biznesi i detyrohet administratės tatimore. Ai u kontestua nė mėnyrė masive nga e gjithė klasa e biznesit dhe nėn kėtė presion parlamenti e shtyu votimin e parashikuar nė seancėn plenare tė sė premtes. Maxhoranca duket e vendosur pėr tė vėnė nė zbatim idenė e saj duke miratuar me dhunėn e kartonėve nė parlament ligjin, tė cilin shumė nga ekspertėt e cilėsojnė si represiv. Pėr kėtė shoqatat e bizneseve tashmė kanė hedhur edhe hapin e parė ligjor tė kundėrshtimit tė kėsaj nisme, duk i kėrkuar zyrtarisht presidentit tė republikės qė tė mos e dekretojė atė. Madje disa prej tyre kanė deklaruar se nuk do tė mjaftohen me kaq, por nė rast miratimi tė tij do ta apelojnė vendimin nė gjykatėn kushtetuese, ku do tė paraqesin edhe argumentet e tyre kundėrshtues. "Besojmė se do tė arrijmė, qė nė minutat e fundit tė kemi njė marrėveshje midis shtetit dhe biznesit, pėr tė mos e aprovuar kėtė ligj, i cili mund tė dėmtonte rėndė njė numėr shumė tė madh biznesesh nė vend", pėrfundon Buxhuku.

    Gazeta Shqip
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  3. #93
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Gjykata Administrative pėr gjobat e biznesit, "kalė Troje"

    Pas prononcimit publik tė sipėrmarrėsve dhe ekspertėve tė pavarur mbi problemet shumė tė rėnda juridike qė paraqet projektligji "Pėr disa ndryshime tė procedurave tatimore", mbi parapagimin e gjobave tė biznesit para njė procesi gjyqėsor, qeveria ėshtė hedhur nė kundėrsulm. Ministri i Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, Genc Ruli, nė njė intervistė televizive deklaroi se kjo ēėshtje nuk ka lidhje me referencat kushtetuese qė ekspertėt i kanė pėrdorur si objeksion. "Ky ligj, pavarėsisht pėrdorimit tė fjalės ‘penalizim‘, nuk ka tė bėjė fare me referencėn qė i bėhet Kushtetutės mbi prezumimin e pafajėsisė. Kėtu kemi tė bėjmė me njė marrėdhėnie fiskale tė shtetit me privatin", deklaroi Ruli. Pėrkundėr asaj qė ministri deklaron, Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, nė njė vendim tė sajin mbi parapagimin e TVSH-sė (e cila ėshtė kryekėput, citojmė ministrin: "Njė marrėdhėnie fiskale e shtetit me privatin"), u ėshtė referuar pikėrisht parimeve tė sė drejtės sė njė procesi tė rregullt dhe prezumimit tė pafajėsisė, si parime themelore universale tė cituara edhe nė Konventėn Evropiane tė tė Drejtave tė Njeriut, anėtare e sė cilės ėshtė edhe Shqipėria. Prezumimi i pafajėsisė, nė fakt, nuk mund tė kufizohet vetėm nė ēėshtje tė tė drejtės penale, por shtrihet nė tė gjitha ēėshtjet qė trajtohen nė gjykatė, duke qenė nė thelb, vetė arsyeja e ekzistencės sė sistemit gjyqėsor. Ndėrkaq, Kushtetuta e Shqipėrisė, Neni 42, pika 2 thotė: "Kushdo, pėr mbrojtjen e tė drejtave tė lirive dhe tė interesave tė tij kushtetues e ligjorė, ose nė rastin e akuzave tė ngritura kundėr tij, ka tė drejtėn e njė gjykimi tė drejtė dhe publik brenda njė afati tė arsyeshėm nga njė gjykatė e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj". Kėsisoj, parapagimi i gjobės i parashikuar nga qeveria, bie ndesh pikėsėpari me Kushtetutėn tonė, pasi e inkriminon dhe ndėshkon biznesin, para se ky i fundit tė ketė njė proces tė rregullt. Gjithashtu, Ruli thotė se: "Janė borxhe qindra milionė euro qė janė grumbulluar nga bizneset pranė administratės tatimore dhe nėse shteti nuk reagon ndaj kėsaj situate tė krijuar, nuk reagon as ndaj detyrimit tė parė kushtetues, sipas tė cilit, ai duhet tė mbledhė nga fisku tė gjitha ato tė ardhura qė shkojnė nė buxhet". Nė fakt, referenca e parė kushtetuese qė flet mbi detyrimet ekonomike tė shtetit ėshtė neni 11, pika 1, i cili sanksionon: "Sistemi ekonomik i Republikės sė Shqipėrisė bazohet nė pronėn private e publike, si dhe nė ekonominė e tregut e nė lirinė e veprimtarisė ekonomike". Janė pikėrisht dy elemente tė rėndėsishme tė kėtij neni qė cenohen nga projektligji pėr parapagimin e gjobave tė biznesit, para se tė shkohet nė njė proces gjyqėsor: prona private dhe liria e pavarėsisė ekonomike. Kjo, pasi gjoba tatimore, nė rastin kur figuron e padrejtė dhe e shpėrpjesėtuar me mundėsitė paguese tė biznesit, e privon atė padrejtėsisht nga prona e tij, madje dhe nga liria ekonomike.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  4. #94
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Konventa Evropiane e tė Drejtave tė Njeriut

    Gjithashtu, legjislacioni shqiptar nuk mund tė jetė nė kundėrshtim me Konventėn Evropiane tė tė Drejtave tė Njeriut, e cila shėrben si platforma bazė mbi tė cilėn funksionon Gjykata e Strasburgut. Neni 13 i saj parashikon tė drejtėn e ankimit pėr ēdo individ, i cili pretendon se ėshtė viktimė e njė mase tė marrė nga autoritetet shtetėrore, qė bie nė kundėrshtim me detyrimet tė cilat rrjedhin nga Konventa. Nė kuptimin e Konventės, neni 13 i saj lexohet nė korrelacion me paragrafėt 1 dhe 2 tė nenit 6. Kjo, pėr faktin se e drejta pėr njė ankim efektiv ėshtė e lidhur ngushtė me tė drejtėn pėr njė proces tė rregullt dhe me parimin e prezumimit tė pafajėsisė. Kėshtu, nė ēdo rrethanė qė flasim pėr tė drejtėn e ankimit efektiv, duhet marrė parasysh edhe respektimi i njėkohtė i kėtyre parimeve. Ligji pėr parapagimin e gjobave bie ndesh me tė dyja kėto pika. Sė pari, sepse sistemi shqiptar i drejtėsisė ende nuk ėshtė nė gjendje tė garantojė zbatimin e ligjeve dhe vendimeve tė gjykatės. Kjo, pėr sa kohė janė tė panumėrta rastet, kur qeveria nuk zbaton vendimet e Pėrmbarimit pėr kompensimin apo dėmshpėrblimin e subjekteve private. Sė dyti, sepse qė nė ēastin kur biznesi detyrohet ta parapaguajė gjobėn e mė pas tė shkojė nė gjykatė, bie poshtė e drejta e prezumimit tė pafajėsisė, pasi subjekti cilėsohet automatikisht fajtor. Gjykata Evropiane e tė Drejtave tė Njeriut ka dhėnė sakaq gjykime nė favor tė bizneseve qė kanė paditur vende tė tyre, bazuar mbi tė drejtat e pėrmendura mė lart, mbi ēėshtje tė masave tė ndėrmarra nga shteti, (Efstradiu kundėr Greqisė, 12-18 dhjetor 1996 etj). Gjithashtu, ky projektligj krijon hapėsira pėr tė cenuar parimin e proporcionalitetit, i cili ėshtė shtylla bazė e legjislacionit evropian. Mungesa e respektimit tė kėtij parimi nė praktikė dėmton tė drejtat e individit, sepse shuma e paguar mund tė jetė nė disproporcion me situatėn materiale tė subjektit (rasti i gjykuar nė Strasburg: Debord et Omer kundėr Francės, 14 nėntor 2000).
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  5. #95
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Gjykata Administrative

    Pėr tė pėrmbushur vakumin ligjor dhe mangėsitė kushtetuese mbi njė proces tė rregullt, qeveria ka sjellė nė skenė mundėsinė e krijimit tė njė Gjykate Administrative. Zgjatja disavjeēare e gjyqeve, nė rastin kur njė biznes ka parapaguar njė gjobė abuzive marramendėse, do ta ēonte atė automatikisht drejt falimentit, ndaj qeveria ka gjetur njė zgjidhje, sipas sė cilės gjykimi bėhet brenda 5 ditėsh. Krijimi i kėsaj gjykate mund tė realizohet vetėm nėpėrmjet njė ligji organik, ku kėrkohet 3 e 5-ta e votave, pra nevojitet njė kompromis me opozitėn. Nė fakt, qė para muajit nėntor tė 2006-ės, qeveria ka pėrgatitur njė projektligj pėr "Pėr organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqėsor", ku parashikohet mundėsia e krijimit tė njė Gjykate Administrative. Sikur projektligji nė fjalė tė miratohej sot, do tė nevojiteshin 6 muaj qė ai tė hynte nė fuqi, pas botimit nė Fletoren Zyrtare. Pas 6 muajsh do tė nevojitej njė ligji i ri "Pėr organizimin dhe funksionimin e Gjykatės Administrative", i cili do tė kėrkonte pėrsėri 6 muaj vetėm pėr t‘u pėrgatitur dhe 6 muaj tė tjerė pėr tė hyrė nė fuqi. Si rrjedhojė, ashtu si nė rastin e krijimit tė Gjykatės sė Krimeve tė Rėnda, ligji i ri i miratuar do tė kėrkojė zyrtarisht 1 vit kohė qė tė krijohen strukturat dhe kapacitetet fizike e njerėzore pėr tė mundėsuar funksionimin e gjykatės sė re. Kėshtu, vetėm ana procedurale do tė kėrkonte tė paktėn 2 vjet, qė Gjykata Administrative tė jetė funksionale, ndėrkohė qė gjatė kėtyre dy vjetėve, bizneset do tė qėndrojnė nė pritje pėr tė marrė njė gjykim mbi gjobat qė kanė parapaguar sakaq ndaj administratės tatimore. Ndėrkohė, duhen parė marrėdhėniet e ligjeve nė fjalė me ato ekzistuese tė institucioneve tė tjera pėr tė shmangur pėrplasjet e mundshme. Problem i madh ėshtė edhe pėrzgjedhja e stafit tė kualifikuar. Neni 136 i Kushtetutės, pika 4 thotė: "Gjyqtarėt emėrohen nga Presidenti i Republikės me propozim tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė". Por, kėto janė dy institucione, me tė cilat komunikimi i qeverisė paraqitet nė nivele shumė tė dobėta. Nga ana tjetėr, edhe projektligji ekzistues "Pėr organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqėsor" duhet rishikuar, pasi kritikohet nė raportin e fundit tė Komisionit Evropian, tė botuar nė nėntor tė 2006-ės. Megjithatė, deri mė sot nuk ka sinjale nga qeveria pėr njė rishikim tė problemeve tė paraqitura nė Raportin e Komisionit Evropian. Kjo, do tė thotė, se arbitrariteti qeveritar i parapagimit tė gjobave do tė stimulohet, duke u bėrė joshės pėr biznesin, nėpėrmjet praktikave tė mėsipėrme ligjore, tė cilat pėrveēse do tė luajnė rolin e njė "kali Troje", paraqiten problematike dhe tė dėmshme nė vetvete.

    Gazeta Shqip
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  6. #96
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Ligji pėr gjobat ka pėr qėllim parandalimin e evazionit, jo gjobitjen

    “Nė tė gjithė botėn, politikat qė ndiqen janė tė atilla qė rreken tė parandalojnė njė dukuri”, - tha saktėsisht ministri. Qeveria shqiptare, me kėtė ligj tė ri pėr procedurat tatimore, kėrkon qė tė parandalojė shmangiet nga pagimi i taksave dhe nuk ka pėr qėllim tė rrisė arkėtimet apo tė vėrė nė vėshtirėsi biznesin



    Ministri i Ekonomisė, Genc Ruli, tha dje nė njė takim me pėrfaqėsues tė biznesit nė Korēė, se pagimi i detyrimeve tatimore dhe i gjobave, pėrpara se tė ketė njė vendim tė organeve tė apelimit, ka pėr qėllim parandalimin e evazionit fiskal. Nė tė gjithė botėn, politikat qė ndiqen janė tė atilla qė rreken tė parandalojnė njė dukuri, tha saktėsisht ministri. “Qeveria shqiptare, me kėtė ligj tė ri pėr procedurat tatimore kėrkon qė tė parandalojė shmangiet nga pagimi i taksave dhe nuk ka pėr qėllim tė rrisė arkėtimet apo tė vėrė nė vėshtirėsi biznesin”, - vijoi ministri. Aktualisht, nė administratėn e doganave procedura qė ndiqet ėshtė e njėjtė me kėtė qė po kėrkohet tė bėhet edhe nė tatime dhe nė fakt, kjo nuk ėshtė njė e re, pasi nė Shqipėri, para pak vitesh kėshtu ka qenė. Ministri i Ekonomisė u kėrkoi pėrfaqėsuesve tė biznesit nė Korēė tė jenė partnerė nė kėtė sipėrmarrje tė re tė qeverisė dhe siguroi se asnjė biznes korrekt nuk do tė kishte asnjė problem, pėrkundrazi kėsaj i tremben vetėm bizneset qė kanė probleme me pagimin e detyrimeve tatimore. “Qeveria, - tha ministri i Ekonomisė, - ka rėnė dakord qė tė marrė nė konsideratė kėrkesat e biznesit dhe pėr kėtė gjė, ajo ka vendosur qė sasia e vlerės sė gjobės qė do tė paguhet tė jetė vetėm 25% dhe mė pas tė pritet vendimi i organeve tė apelimit.” “Vendi ynė, - tha ministri, - po kėrkon tė rrisė standardet e zbatimit tė ligjit dhe po kėrkon gjithashtu tė pėrqasė edhe legjislacionin qė vepron nė kėtė drejtim me vendet e tjera tė Bashkimit Europian.” Nė kėtė logjikė ėshtė edhe ligji i ri pėr procedurat tatimore, i cili, krahasuar me vendet e tjera tė Bashkimit Europian kėrkon qė tė paguhet njė masė mė e vogėl e vlerės sė gjobės para se tė shprehet gjykata. Kėsisoj, Italia e ka kėtė vlerė 50% ndėrkohė qė ka vende tė tjera qė e kanė edhe mė tė madhe kėtė vlerė. Reforma rregullatore qė ka nisur dhe qė brenda kėtij viti do tė pėrfundojė plotėsisht, do tė bėjė tė mundur qė biznesi tė ketė njė lirshmėri mjaft mė tė madhe, pėr tė ushtruar aktivitetin e tij dhe kjo ėshtė pjesė e asaj qė ėshtė quajtur klimė e re e biznesit dhe hapėsira mė tė mėdha pėr tė. Kjo reformė do tė ketė pėr pikė pėrmbyllėse tė saj krijimin e Qendrės Kombėtare tė Regjistrimit tė biznesit nė njė spoertel tė vetėm “One stop shop”. Ministri i Ekonomisė, Ruli, e quajti mjaft tė rėndėsishėm dialogun me biznesin, por quajti mjaft tė rėndėsishėm edhe bashkėpunimin e kėtij tė fundit me administratėn dhe kėrkoi mbėshtetje pėr tė realizuar formalizmin e ekonomisė.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  7. #97
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Ndryshimet nė ligjin e procedurave nė tatime, nė bazė tė marrėveshjes me FMN-nė

    Zėvendėsministri, Mima, thotė se, ligji i ri ėshtė nė kuadėr tė marrėveshjes me FMN-nė, pėr tė bėrė ndryshime nė pėrmirėsimin e procedurave tė mbledhjes sė tė ardhurave dhe se, nė tė vėrtetė, puna pėr pėrpilimin e kėtij projektligji ka nisur qė nga muaji nė nėntor i vitit tė shkuar dhe po tė mos ishin zgjedhjet lokale, tė cilat ngadalėsuan punėn e parlamentit, ky ligj do tė ishte miratuar qė para dy muajsh



    Nė marrėveshjen e vendit tonė me misionin e Fondit Monetar Ndėrkombėtar ėshtė parashikuar qė ndryshimet nė procedurat tatimore tė bėhen nė fillim tė ēdo viti, ndėrsa ndryshimet nė shkallėn e taksave tė bėhen nė mesnin e ēdo viti. Zėvendėsministri i Financave, Florion Mima, tha se, ligji i ri i procedurave tė tatimeve ėshtė nė kuadėr tė marrėveshjes qė qeveria shqiptare ka me Fondin Monetar Ndėrkombėtar, pėr tė bėrė ndryshime nė pėrmirėsimin e procedurave tė mbledhjes sė tė ardhurave dhe se, nė tė vėrtetė, puna pėr pėrpilimin e kėtij projektligji ka nisur qė nga muaji nėntor i vitit tė shkuar dhe po tė mos ishin zgjedhjet lokale, tė cilat ngadalėsuan punėn e parlamentit, ky ligj do tė ishte miratuar qė para dy muajsh. “Nė marrėveshjet qė kemi me Fondin Monetar, - tha zėvendėsministri, - ėshtė parashikuar qė tė mos bėhen ndryshime tė legjislacionit fiskal pėr shkallėn e tatimit nė fillim tė vitit, por ato tė bėhen nė mesin e tij dhe po nė kėto marrėveshje thuhet se ndryshimet nė procedurat tatimore duhet tė bėhen nė fillim tė vitit.” Ligji i ri gjobave, siē quhet, ku njė biznes qė ka marrė njė gjobė duhet ta paguajė atė sė bashku me vlerėn e detyrimeve, para se tė ketė njė vendim tė gjykatave, ėshtė pjesė e marrėveshjes pėr tė pėrmirėsuar mėnyrėn e mbledhjes sė tė ardhurave dhe pėr tė mundėsuar mė sė shumti edhe formalizmin e ekonomisė. Nė ligjin e ri tė procedurave fiskale ka disa probleme, tė cilat, nė fakt, janė mė sė shumti probleme qė ngėrthejnė dobėsinė e sistemit tė drejtėsisė, i cili nuk mund t’iu pėrgjigjet kėrkesės qė kanė bizneset dhe tatimet nė lidhje me vendimet e inspektorėve tė tatimeve. Zėvendėsministri i Financave tha se, fokusi kryesor i projektligjit tė procedurave tė reja nė tatime ka qenė mpakja e peshės qė mund tė ketė njė inspektor nė kontrollet ndaj njė biznesi. Duke mundėsuar me ligj pagimin e vlerės sė detyrimit tė tatimeve dhe tė njėzet e pesė pėr qind tė gjobės, duket sikur inspektorėt janė mė tė fuqishėm dhe mund tė bėhen arbitrarė, por, nė fakt, atyre me kėtė ligj nuk iu mbetet nė dorė asnjė mundėsi korruptimi, pasi biznesi nuk ka mė aq shumė arsye tė paguajė njė inspektor dhe anasjelltas, por ėshtė i detyruar tė shkojė nė gjykatė. Ligji, tashmė ėshtė shumė mė i qartė dhe lė pak vend pėr kompromis mes njė inspektori tė korruptuar dhe njė biznesi. Megjithatė, zėvendėsministri Mima, tha se, nė administratėn e tatimeve po vijion njė reformė mjaft e thellė, pėr ta bėrė atė mjaft transparente dhe mjaft tė paatakueshme, kur ēdo biznes do tė ketė tė drejtėn e tij tė ankohet dhe pėr kėtė, ai do tė ketė njė pėrgjigje.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  8. #98
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Tatimi mbi pasurinė, do tė paguajnė tė gjithė

    Tatimi mbi pasurinė nuk ėshtė njė taksė e rėndėsishme pėr buxhetin e shtetit, por identifikimi i pasurive dhe mbledhja e tatimit mbi pasurinė ėshtė njė element, i cili do tė bėjė qė edhe shumė taksa tė tjera tė mblidhen mė mirė e, pas kėsaj, do tė ndihmojė edhe institucione tė tjera qė kanė nevojė pėr kėtė informacion





    Ministria e Financave ka bėrė gati njė bazė tė dhėnash pėr vjeljen e tatimit mbi pasurinė.

    Ministria e Financave do tė ndėrtojė njė bazė tė dhėnash tė sakta pėr pasuritė e ēdo personi. Burime nga kjo administratė bėjnė tė ditur se ka ardhur koha qė tė jetė e identifikuar ēdo pasuri dhe tė jetė identifikuar edhe personi qė e zotėron atė. Kjo, kryesisht do tė bėhet pėr efekt tė mbledhjes sė tatimit mbi pasurinė, pasi kjo administratė mban pėrgjegjėsi. Aktualisht, mbledhja e tatimit mbi pasurinė ka njė performancė, siē e quajnė zyrtarė tė administratės sė tatimeve mjaft tė dobėt e kjo, vetėm pėr shkak tė mungesė sė kėsaj baze tė dhėnash. Nė vitin aktual, nė buxhetin e shtetit ėshtė parashikuar qė tatimi pėr pasurinė tė mund tė mblidhet nė masėn e rreth 1.4 miliard lekėve ose rreth 14 milionė dollarėve. Ndėrkohė qė, me pėrpilimin e kėsaj baze tė dhėnash, domethėnė me identifikimin pėrfundimtar tė tė gjitha pasurive dhe tė gjithė personave deri nė fund tė vitit 2009 do tė kemi njė nivel tė ardhurash nga tatimi mbi pasurinė, qė do tė shkojė nė 2.8 miliardė lekė ose rreth 28 milionė dollarė. Pra, shihet se tė ardhurat nga tatimi mbi pasurinė do tė dyfishohen. Kėtu rol do tė luajė, jo vetėm identifikimi i pasurive, por edhe shtimi i tyre deri nė atė vit. Vetėm nga identifikimi i saktė i pasurive, tregojnė tė dhėna tė Ministrisė sė Financave, shteti humbet nė mbledhjen e tė ardhurave rreth 10 milionė dollarė. Ka njė mungesė tė data basave tė domosdoshme nė identifikimin e pasurive tė ēdo personi. Siē dihet, administrata tatimore ėshtė futur nė njė proces tė madh tė betejės me ekonominė informale dhe identifikimi i tė gjitha aseteve dhe i tė gjitha pasurive qė me ligj tatohen ėshtė pjesė e kėsaj pėrpjekjeje. Siē dihet, tatimi mbi pasurinė nuk ėshtė njė taksė e rėndėsishme pėr buxhetin e shtetit, por identifikimi i pasurive dhe mbledhja e tatimit mbi pasurinė ėshtė njė element, i cili do tė bėjė qė edhe shumė taksa tė tjera tė mblidhen mė mirė e, pas kėsaj, do tė ndihmojė edhe institucione tė tjera qė kanė nevojė pėr kėtė informacion.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  9. #99
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Antikorrupsioni/ Doganat, tatimet dhe Drejtoria e Thesarit informatizohen

    Ministria e Financave ėshtė nė proces implementimi tė projektit pėr informatizimin e sistemit tė thesarit. Sipas specialistėve tė Financave Publike, aktualisht po punohet pėr implementimin e projektit "Pėr informatizimin e sistemit tė thesarit" si dhe tė tatimeve dhe doganave, projekte tė cilat do tė pėrmirėsojnė fuqishėm infrastrukturėn ligjore tė fushės sė financave e tė kontabilitetit, duke plotėsuar nė kėtė mėnyrė edhe kėrkesat qė rrjedhin nga Marrėveshja e Stabilizim-Asocimit. Brenda kėtij viti pritet tė miratohet ligji organik i buxhetit tė shtetit, i kontrollit tė administrimit fiskal, ligji pėr kontabilitetin publik, ndėrsa ėshtė miratuar tashmė ligji i prokurimeve publike.

    Sipas kėtyre burimeve, miratimi i kėtyre ligjeve do tė rrisė efikasitetin nė pėrdorimin e fondeve publike dhe funksionimin ligjor tė ekonomisė nė tėrėsi dhe sidomos do tė reduktojė nė maksimum tė gjithė burokracitė dhe mundėsitė qė ēojnė nė spekulime me fondet.

    Shkaqet, heqja e tarifės doganore pėr lėndėt drusore tė importit, si dhe ndalimi i prerjes sė pyjeve nė vend

    10 mijė metra kub lėndė drusore nga importi, vetėm pėr 3 muaj

    Importi i lėndės drusore nė vend, gjatė vitit 2006 e nė vazhdim ka shėnuar rritje progresive, njoftoi sot Drejtoria e Pėrgjithshme e Pyjeve dhe Kullotave.

    Sipas burimeve nga kjo drejtori, heqja e tarifės doganore pėr lėndėt drusore tė importit, si dhe ndalimi i prerjes sė pyjeve nė vend pėr pėrdorim pėrpunimi, ka bėrė qė importuesit e drurit t'u drejtohen tregjeve tė huaja pėr tė siguruar lėndėn e parė pėr biznesin e tyre. Kryesisht, importi i lėndės drusore bėhet nga Mali i Zi, Bullgaria dhe Kosova. Sipas kėtyre burimeve, janė importuar gjatė 3-mujorit tė parė tė kėtij viti 10 mijė metra kub lėndė drusore, nga rreth 7 mijė metra kub nė vitin 2006.

    Drejtoria e Pėrgjithshme e Pyjeve ka ndėrmarrė hartimin e strategjisė 10-vjeēare pėr ripėrtėritjen e pyjeve tė dėmtuar nė vend, duke pėrfshirė ndėrhyrje financiare dhe teknike nė manaxhimin e qėndrueshėm tė resurseve pyjore, shtetėrore dhe komunale

    Ēmimet e artikujve blegtoralė ulen lehtė

    Nė fund tė kėsaj jave, nė tregjet vendase tė shitjes sė ushqimeve, ēmimet nė pėrgjithėsi kanė regjistruar tė njėjtat nivele si njė javė mė parė.

    Sipas njė vėzhgimi tė pėrgjithshėm nga Drejtoria e Statistikės nė dikasterin e Bujqėsisė, rezultoi se, ēmimet e grurit dhe misrit, nė Tiranė kanė shėnuar pėrkatėsisht 34,3 lekė/kg dhe 35,1 lekė/kg, duke ruajtur tė njėjtin ēmim, si njė javė mė parė.

    Tė njėjtat nivele kanė shėnuar edhe produktet e bulmetit, djathė i bardhė e gjalpė, tė cilat u tregtuan 346,6 lekė/kg dhe 332,1 lekė/kg. Ndėrsa, ēmimi i vezėve nga 11 lekė/kokrra u ul nė 9 lekė/kokrra. Ēmimet e disa artikujve tė tjerė blegtoralė, si dhe fruta perimet kanė pėsuar ndryshime tė vogla me tendencė drejt uljes sė tyre, pėr shkak tė sezonit.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  10. #100
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Kursi/ Dollari bie, Euro ngrihet lehtė

    Valutat kryesore ndėrkombėtare, dollari amerikan (USD) dhe monedha e pėrbashkėt europiane (Euro), gjatė kėsaj jave qė po mbyllet kanė patur pozita tė kundėrta nė kursin e kėmbimit vendas dhe ndėrkombėtar. Sipas tė dhėnave tė bankave tė nivelit tė dytė dhe tė agjencive tė kėmbimit valutor nė Tiranė, 1 USD u kėmbye mesatarisht tė hėnėn me 93.5 lekė dhe dje, me 93.2 lekė. Ndėrsa, monedha e pėrbashkėt u kėmbye mesatarisht tė hėnėn me 125.4 lekė dhe sot me 126 lekė. Burime tė agjencive valutore bėjnė tė ditur se, kėto ndryshime janė ndikuar kryesisht nga bursat ndėrkombėtare, ku euro ka fituar terren nė kursin e kėmbimit me dollarin. Nė kėto bursa, ditėn e hėnė, 1 USD u kėmbye me 1.3443 Euro, ndėrsa tė premten nė mbrėmje, me 1.3534 Euro.

    Sipas ekspertėve ndėrkombėtarė, edhe publikimi i tė dhėnave jo pozitive mbi disa tregues tė ekonomisė amerikane dha ndikim negativ nė kursin ndėrkombėtar pėr valutėn amerikane, ndėrsa gjatė javėve nė vazhdim ekspertė ndėrkombėtarė parashikojnė njė forcim tė mėtejshėm tė Euros kundrejt Dollarit. Ndėrkohė, nė bursėn e New York-ut, njė fuēi nafte ditėn e premte arriti ēmimin prej 64 USD, ndėrsa ari u kuotua me 684 dollarė pėr once.

    Gezeta "TEMA"
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

Faqja 10 prej 38 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Varfėria dhe mizerja.
    Nga DI_ANA nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 125
    Postimi i Fundit: 18-01-2017, 05:25
  2. Liria ekonomike, Shqiperia e 53-ta ne 183 vende
    Nga Lioness nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 11-01-2013, 15:45
  3. Filozofi ekonomike apo metafizikė politike?
    Nga toni007 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-06-2009, 08:26
  4. 2 muaj para zgjedhjeve
    Nga Alienated nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 07:16
  5. Sistemi kapitalist nė kolaps, Islami shihet si zgjidhja mė e mirė!
    Nga Archicad nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 05-11-2008, 16:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •