Tani qė komisioni parlamentar i Ekonomisė po e shqyrton nen pėr nen projektligjin Pėr gjobat ndaj shkeljeve fiskale, ndoshta duhen dhėnė ide se si mund tė rregullohen nenet mė shqetėsuese pėr biznesin. Pėr kėtė ia vlen tė kontribuojnė tė gjithė ekspertėt kontabilistė shqiptarė Qė edhe mishi tė piqet (qeveria tė arrijė tė marrė para nga gjobat e vėna, e tė mos ketė kėtė deficit marramendės prej 400 milionė eurosh tė paarkėtuara nė buxhetin e shtetit), edhe hell-biznesi tė mos digjet. Njė nen qė ėshtė edhe boshti i gjithė ndryshimit, ai pėr pagimin e gjobės menjėherė pasi ajo ėshtė vėnė (edhe pse qeveria propozon pagesėn e vetėm njė tė katėrtėn tė shumės, sėrish gjoba e vjelur konsiderohet) mund tė rishikohet. Jo duke e kthyer mbrapsht nė gjendjen qė ishte, pra kur gjoba vihej dhe biznesi vetėm ngrinte njė shumė si garanci nė bankė, por mund tė ankohej pranė drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Taksave apo pranė vetė ministrit tė Financave, pėrpara se sa ti drejtohej gjykatės. Por duke sjellė njė hallkė tė re, bordin vendim-marrės qeveri-biznes-shoqėri civile. Ēfarė ėshtė ky bord? Mund tė pėrbėhet nga tre pėrfaqėsues tė qeverisė-ekspertė tė tatimeve, tre ekspertė financiarė tė shoqatave tė biznesit dhe njė pėrfaqėsues i paanashėm nga sektori i shoqėrisė civile, sidomos nga OJF-tė me njohuri tė mira nė fushėn fiskale (dhe ka mjaft tė tilla). Kjo strukturė do tė zėvendėsonte atė qė i mungon aq fort sot reformės nė sistemin tonė fiskal, gjykatėn e llogarive (Corte dei Conti, qė e ka Italia apo Tribunal des Payments qė e ka Franca, pėr shembull). Derisa tė krijohen e piqen kushtet pėr themelimin e njė gjykate tė llogarive, ky bord mund tė luajė rolin e vet. Mund tė shėrbejė pėr neutralizimin deri diku tė arbitraritetit dhe hapėsirės sė madhe pėr abuzim qė projektligji i ri u jep nė duar tatimorėve jo profesionistė, apo atyre qė mund tė kapen e ndikohen lehtė nga pasionet politike e partiake. Shoqatat e biznesit dhe gjithė komuniteti i tij mund dhe duhet tė punojnė fort pranė qeverisė. Ėshtė njė gjė pozitive qė qeveria e ka hapur portėn dhe ka pranuar kontaktet me biznesin. Qeverisė ėshtė lehtė ti mbash mėri e ta demaskosh nė shtyp pėr pėrgatitjen e projektligjit pa u konsultuar me biznesin dhe me shoqėrinė civile qė punon nė sektor. Kjo gjė ka ndodhur dhe padyshim qeveria mban pėrgjegjėsitė e veta. Por nga ana tjetėr, duhen shfrytėzuar dėshirat pozitive brenda prej anėtarėve tė qeverisė nė rang ministrash e zėvendėsministrash, madje edhe vullneti i mirė i shprehur nga kryeministri pėr tė ndihmuar biznesin, qė tė gjendet njė urė bashkėpunimi nė meselenė e kėtij ligji. Ai pa dyshim qė ėshtė modern (tė gjitha administratat e vendeve tė zhvilluara tė botės e kanė rregullin qė sapo gjoba vendoset ndaj subjektit tė biznesit, ajo duhet tė paguhet) dhe qeveria mund ta kalojė shumė lehtė projektligjin tek vėzhguesit e Fondit Monetar Ndėrkombėtar apo Bankės Botėrore. Por ama jemi nė Shqipėri. Administrata jonė tatimore nuk ėshtė aq profesioniste dhe shėrbyese ndaj interesave publike, sa tė arrijė tė vendosė 95 pėr qind tė gjobave tė drejta (sikurse ndodh rėndom nė SHBA, apo edhe vende pranė nesh si Italia e Greqia). Praktika e derisotme tregon se vetėm gjysma e gjobave tė vendosura biznesit deri tani nė kėto 17 vite tranzicion, kanė pasur njė natyrė tėrėsisht profesionale (pra ky i fundit i ka merituar plotėsisht). Pjesa tjetėr kanė qenė ose pėrkeqėsim i pamerituar i dėnimit (pra biznesi, personi juridik apo fizik ka shkelur pėr shumė mė pak, por ėshtė gjobitur pėr shumė mė tepėr), ose gjoba tė vendosura nė hava. Deri tani biznesi ka pasur mundėsi tė bėjė pėrēapje ndaj gjobave qė i ka konsideruar tė padrejta. Ėshtė ankuar pranė strukturave mė tė larta tatimore dhe shpesh edhe ka mundur tė anulojė apo lehtėsojė gjobėn. Tani kėto mundėsi janė barazuar me zero. Ka ngelur vetėm autoriteti absolut i tatimorit, sikur ky tė ishte Zeusi mbi tokė. Njė situatė tė tillė e urojmė me gjithė shpirt tė vijė, nėse punonjėsi i tatimeve do tė jetė profesionist, skrupoloz nė detyrė dhe i ndershėm. Por sa tė tillė syresh kanė tatimet tona? Derisa tatimorėt tanė ti ngjajnė figurės perfekte tė tyre, do tė kalojnė shumė ujėra. Nevoja sot ngrihet qė biznesi tė mos lėndohet e madje edhe cytet drejt falimentimit, pėr shkak tė kontrolleve e gjobave tė padrejta, tė udhėhequra nga pasione partiake apo nga injoranca e tatimorit. Ose edhe mė keq, nga njė sulm i pėrllogaritur mirė pėr tė bėre shantazh me mundėsinė e vendosjes sė gjobės, nė emėr tė futjes nė xhep tė ndonjė zarfi abuziv pėr ta lėnė rehat firmėn qė po kontrollohet apo qė tatimori i zonės ia ka vėnė syrin si e majme pėr ta mjelė pėr xhepin e tij/saj privat. Kėto situata mund tė pakėsohen nė tė ardhmen, nė mos edhe shmangen plotėsisht nga njė sy vėzhgues i biznesit nė punėn e tatimorėve. Ky sy mund tė pėrbėhet nga ekspertėt e shoqatave tė biznesit brenda bordit qė do tė shqyrtojė propozimet pėr gjoba tė ardhura nga tatimorėt, pėr tė marrė vendim qė ato janė tė drejta e profesionale dhe duhet tė quhen pėrfundimtare, apo pėr ti hedhur poshtė, apo rekomanduar pėr gjoba mė tė lehta. Ky autoritet nuk i duhet kurrsesi lėnė dikujt brenda sistemit tė tanishėm tė administratės fiskale, pse mundėsia pėr abuzim e vendimmarrje tė gabuar ėshtė kolosale.
Krijoni Kontakt