Close
Faqja 5 prej 38 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 376
  1. #41
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Gjobėvėnia

    Tani qė komisioni parlamentar i Ekonomisė po e shqyrton nen pėr nen projektligjin “Pėr gjobat” ndaj shkeljeve fiskale, ndoshta duhen dhėnė ide se si mund tė rregullohen nenet mė shqetėsuese pėr biznesin. Pėr kėtė ia vlen tė kontribuojnė tė gjithė ekspertėt kontabilistė shqiptarė Qė edhe mishi tė piqet (qeveria tė arrijė tė marrė para nga gjobat e vėna, e tė mos ketė kėtė deficit marramendės prej 400 milionė eurosh tė paarkėtuara nė buxhetin e shtetit), edhe hell-biznesi tė mos digjet. Njė nen qė ėshtė edhe boshti i gjithė ndryshimit, ai pėr pagimin e gjobės menjėherė pasi ajo ėshtė vėnė (edhe pse qeveria propozon pagesėn e vetėm njė tė katėrtėn tė shumės, sėrish gjoba e vjelur konsiderohet) mund tė rishikohet. Jo duke e kthyer mbrapsht nė gjendjen qė ishte, pra kur gjoba vihej dhe biznesi vetėm ngrinte njė shumė si garanci nė bankė, por mund tė ankohej pranė drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Taksave apo pranė vetė ministrit tė Financave, pėrpara se sa t’i drejtohej gjykatės. Por duke sjellė njė hallkė tė re, bordin vendim-marrės qeveri-biznes-shoqėri civile. Ēfarė ėshtė ky bord? Mund tė pėrbėhet nga tre pėrfaqėsues tė qeverisė-ekspertė tė tatimeve, tre ekspertė financiarė tė shoqatave tė biznesit dhe njė pėrfaqėsues i paanashėm nga sektori i shoqėrisė civile, sidomos nga OJF-tė me njohuri tė mira nė fushėn fiskale (dhe ka mjaft tė tilla). Kjo strukturė do tė zėvendėsonte atė qė i mungon aq fort sot reformės nė sistemin tonė fiskal, gjykatėn e llogarive (“Corte dei Conti”, qė e ka Italia apo “Tribunal des Payments” qė e ka Franca, pėr shembull). Derisa tė krijohen e piqen kushtet pėr themelimin e njė gjykate tė llogarive, ky bord mund tė luajė rolin e vet. Mund tė shėrbejė pėr neutralizimin deri diku tė arbitraritetit dhe hapėsirės sė madhe pėr abuzim qė projektligji i ri u jep nė duar tatimorėve jo profesionistė, apo atyre qė mund tė kapen e ndikohen lehtė nga pasionet politike e partiake. Shoqatat e biznesit dhe gjithė komuniteti i tij mund dhe duhet tė punojnė fort pranė qeverisė. Ėshtė njė gjė pozitive qė qeveria e ka hapur portėn dhe ka pranuar kontaktet me biznesin. Qeverisė ėshtė lehtė t’i mbash mėri e ta demaskosh nė shtyp pėr pėrgatitjen e projektligjit pa u konsultuar me biznesin dhe me shoqėrinė civile qė punon nė sektor. Kjo gjė ka ndodhur dhe padyshim qeveria mban pėrgjegjėsitė e veta. Por nga ana tjetėr, duhen shfrytėzuar dėshirat pozitive brenda prej anėtarėve tė qeverisė nė rang ministrash e zėvendėsministrash, madje edhe vullneti i mirė i shprehur nga kryeministri pėr tė ndihmuar biznesin, qė tė gjendet njė urė bashkėpunimi nė meselenė e kėtij ligji. Ai pa dyshim qė ėshtė modern (tė gjitha administratat e vendeve tė zhvilluara tė botės e kanė rregullin qė sapo gjoba vendoset ndaj subjektit tė biznesit, ajo duhet tė paguhet) dhe qeveria mund ta kalojė shumė lehtė projektligjin tek vėzhguesit e Fondit Monetar Ndėrkombėtar apo Bankės Botėrore. Por ama jemi nė Shqipėri. Administrata jonė tatimore nuk ėshtė aq profesioniste dhe shėrbyese ndaj interesave publike, sa tė arrijė tė vendosė 95 pėr qind tė gjobave tė drejta (sikurse ndodh rėndom nė SHBA, apo edhe vende pranė nesh si Italia e Greqia). Praktika e derisotme tregon se vetėm gjysma e gjobave tė vendosura biznesit deri tani nė kėto 17 vite tranzicion, kanė pasur njė natyrė tėrėsisht profesionale (pra ky i fundit i ka merituar plotėsisht). Pjesa tjetėr kanė qenė ose pėrkeqėsim i pamerituar i dėnimit (pra biznesi, personi juridik apo fizik ka shkelur pėr shumė mė pak, por ėshtė gjobitur pėr shumė mė tepėr), ose gjoba tė vendosura nė hava. Deri tani biznesi ka pasur mundėsi tė bėjė pėrēapje ndaj gjobave qė i ka konsideruar tė padrejta. Ėshtė ankuar pranė strukturave mė tė larta tatimore dhe shpesh edhe ka mundur tė anulojė apo lehtėsojė gjobėn. Tani kėto mundėsi janė barazuar me zero. Ka ngelur vetėm autoriteti absolut i tatimorit, sikur ky tė ishte Zeusi mbi tokė. Njė situatė tė tillė e urojmė me gjithė shpirt tė vijė, nėse punonjėsi i tatimeve do tė jetė profesionist, skrupoloz nė detyrė dhe i ndershėm. Por sa tė tillė syresh kanė tatimet tona? Derisa tatimorėt tanė t’i ngjajnė figurės perfekte tė tyre, do tė kalojnė shumė ujėra. Nevoja sot ngrihet qė biznesi tė mos lėndohet e madje edhe cytet drejt falimentimit, pėr shkak tė kontrolleve e gjobave tė padrejta, tė udhėhequra nga pasione partiake apo nga injoranca e tatimorit. Ose edhe mė keq, nga njė sulm i pėrllogaritur mirė pėr tė bėre shantazh me mundėsinė e vendosjes sė gjobės, nė emėr tė futjes nė xhep tė ndonjė zarfi abuziv pėr ta “lėnė rehat” firmėn qė po kontrollohet apo qė tatimori i zonės ia ka vėnė syrin si “e majme” pėr ta mjelė pėr xhepin e tij/saj privat. Kėto situata mund tė pakėsohen nė tė ardhmen, nė mos edhe shmangen plotėsisht nga njė sy vėzhgues i biznesit nė punėn e tatimorėve. Ky “sy” mund tė pėrbėhet nga ekspertėt e shoqatave tė biznesit brenda bordit qė do tė shqyrtojė propozimet pėr gjoba tė ardhura nga tatimorėt, pėr tė marrė vendim qė ato janė tė drejta e profesionale dhe duhet tė quhen pėrfundimtare, apo pėr t’i hedhur poshtė, apo rekomanduar pėr gjoba mė tė lehta. Ky autoritet nuk i duhet kurrsesi lėnė dikujt brenda sistemit tė tanishėm tė administratės fiskale, pse mundėsia pėr abuzim e vendimmarrje tė gabuar ėshtė kolosale.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  2. #42
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    45 miliardė lekė borxh tatimor

    Rreth 45 miliardė lekė ėshtė shuma qė bizneset u detyrohen tatimeve. Sipas njė deklarate bėrė pak ditė mė parė nė media nga kreu i Financave, Ridvan Bode, ka qenė vlera e lartė e kėtij borxhi qė ka detyruar qeverinė tė bėjė disa ndryshime nė ligjin “Pėr procedurat tatimore”. Sipas ligjit ekzistues, tatimpaguesit, kur paraqiten pėr tė apeluar njė vendim tė administratės tatimore kanė 2 mundėsi, ose tė parapaguajė detyrimin tatimor, ose tė vendosin njė garanci bankare pėr detyrimin tatimor. Sipas ekspertėve tė Ministrisė sė Financave, klauzola e dytė ka shėrbyer si treg dhe kjo, pėr disa tatimpagues, tė cilėt nuk kanė paguar kurrė detyrimet tatimore. Ndėrkohė qė, sot ky projektligj do tė diskutohet me grupet e interesit nė komisionin parlamentar tė Ekonomisė dhe Financave. Ky projektligj ėshtė miratuar parimisht nė Parlament, miratimi i tė cilit ka ndezur debate tė ashpra mes pozitės dhe opozitės.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  3. #43
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Stringa: Ligji ndrydh biznesin

    “S’duhet tė paragjykojmė biznesin, por administratėn”

    Ligji qė detyron bizneset qė tė paguajnė gjobėn para se tė shkojnė nė gjykatė kundėrshtohet edhe nga anėtari i kryesisė sė PD-sė, Omer Stringa.

    Nė njė prononcim pėr gazetėn “Panorama”, Stringa, i cili ėshtė edhe pedagog prej vitesh nė fakultetin Ekonomik, tha se ka tė paktėn tre arsye pėrse ky ligj nuk ėshtė pro pėrmirėsimit tė klimės ndaj biznesit. Sipas Stringės, miratimi i kėtij ligji nė Parlament, pas diskutimit tė tij nen pėr nen, do tė thotė qė shteti tė prezumojė si tė fajshėm tė gjithė bizneset nė momentin qė ata marrin gjobėn, pa pritur mė parė njė vendim tė formės sė prerė nga Gjykata e Apelit. Gjithashtu, sipas anėtarit tė kryesisė sė Partisė Demokratike, ky ligj nuk bėn gjė tjetėr, veēse e ndrydh kapitalin dhe biznesin nė pėrgjithėsi. “Qė nė fillim unė dua tė them se nuk jam aspak dakord me ligjin “Pėr gjobat” qė qeveria ka ēuar nė Kuvend. Kjo pėr tre arsye, tė cilat nuk ndikojnė aspak nė pėrmirėsimin e klimės ndaj biznesit. E para, ky ligj i prezumon si tė fajshėm personave nė fjalė, pra pa pritur vendimin e prerė tė Gjykatės sė Apelit, bizneset qė gjobiten konsiderohen si fajtorė. E dyta, ky ligj e ndrydh kapitalin dhe biznesin dhe e treta nuk duhet tė paragjykojmė biznesin por administratėn”, u shpreh Stringa. Madje, duke iu referuar shprehjes sė njė ekonomisti amerikan, Stringa, i cili ėshtė edhe njė nga hartuesit e programit ekonomik tė Partisė Demokratike, thotė se detyra e qeverisė ėshtė pikėrisht qė tė qėndrojė larg biznesit. “Kėtu mė duket me vend shprehje e ekonomistit Uill Roxhers, i cili thotė se ‘Puna e qeverisė ėshtė tė mbajė qeverinė larg biznesit sepse biznesi nuk na nevojė pėr ndihmėn e qeverisė’”, theksoi mė tej ish-kandidati pėr deputet i PD-sė nė zgjedhjet e pėrgjithshme tė 3 korrikut 2005. Duke iu rikthyer sėrish komentit mbi projektligjin e miratuar nė parlament nė parim dhe qė pritet tė miratohet pas disa ditėsh edhe nen pėr nen, Stringa shprehet se nė ndryshim ndaj deklarimeve dhe qėndrimeve tė qeverisė dhe PD-sė pėr njė pėrmirėsim tė klimės ndaj biznesit, ky ligj nuk i jep aspak oksigjen biznesit. Sipas Stringės, buxheti i shtetit dhe sistemi tatimor nė vend nuk mund tė mendohet se do tė pėrmirėsohet duke vėnė gjoba, por duke u pėrsosur brenda organizimit tė tij. “Ky ligj nuk ndryshon ambientin ndaj biznesit, qeveria nuk arrin tė krijojė oksigjen pėr biznesin. Sistemi i tatimeve dhe buxheti i shtetit nuk rregullohet duke vėnė gjoba, por duke u pėrsosur vetė. Kėto janė arsyet pėrse unė jam kundėr kėtij ligji”, tha mė tej Stringa. Ligji i propozuar nga qeveria pėr gjobat ndaj biznesit ka nxitur njė debat tė madh mes qeverisė dhe biznesit, i cili pretendon se ligji para se tė miratohej nga qeveria nuk ėshtė diskutuar me kėta tė fundit dhe mbi tė gjitha sipas biznesit, ai ėshtė njė ligj arbitrar qė mund tė ēojė deri nė falimentimin e tyre. Duke mbrojtur kėtė ligj, zėdhėnėsja e Kėshillit tė Ministrave, Majlinda Bregu, gjatė raportimit javor tė saj para mediave se qeveria do tė marrė pėrsipėr dėmshpėrblimin e tė gjitha bizneseve nėse Gjykata e Apelit vendos se ndaj tyre ėshtė kryer arbitraritet administrativ. Bregu tha se me ligjin e ri, bizneset do tė paguajnė 25 % tė gjobės para se t’u drejtohen gjykatave. “Ne tashmė kemi bėrė njė ofertė, ėshtė vendosur qė bizneseve t‘u ulet 75 pėr qind e gjobės para se ata t’i drejtohen Gjykatės sė Apelit, pra ata tė paguajnė vetėm 25 pėr qind tė kėsaj shume. Qeveria ėshtė e gatshme qė tė dėmshpėrblejė me ēfarėdolloj kostoje ēdo lloj vendimi qė do tė marrė Gjykata e Apelit, nėse ndaj biznesit ėshtė kryer arbitraritet administrativ”, tha Bregu.



    * Kundėrshtimi
    Omer Stringa, anėtari i kryesisė sė Partisė Demokratike ėshtė shprehur qė nė ditėt e para pas zgjedhjeve lokale tė 18 shkurtit, se PD i ka humbur kėto zgjedhje dhe ajo duhet ta lexojė mirė votėn e shqiptarėve. Sipas Stringės, PD duhet tė pėrfshihet nga njė reformė e thellė, qė duhet tė pėrfshijė edhe lidershipin e saj dhe kryetarin Berisha.
    * Reforma
    Duke komentuar hapjen e procesit tė ndryshimeve nė strukturat drejtuese tė Partisė Demokratike, Stringa ėshtė shprehur gjatė njė prononcimi pėr gazetėn se kandidimi pėr postet drejtuese duhet tė bėhet nė bazė tė platformave qė do tė paraqesė secili kandidat dhe jo njė kandidim me emra. Stringa ka kritikuar kryesinė e PD-sė edhe pėr pėrjashtimin nga partia tė Spartak Ngjelės.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  4. #44
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Ligji i Gjobave, Zogaj e Gjergji propozojnė njė gjykatė pėr Tatimet

    Ligji i propozuar sė fundi nga qeveria “Pėr gjobat” ka nxitur debatin edhe nė grupin parlamentar tė Partisė Demokratike. Kėshtu, pas disa qėndrimeve kundėr kėtij ligji nė Parlament, gjatė diskutimit tė tij nė parim nė Parlament, mendimet ndryshe janė shfaqur edhe gjatė mbledhjes sė djeshme tė grupit parlamentar. Burime pranė grupit tė PD-sė thanė dje pėr gazetėn “Panorama”, se deputeti Preē Zogaj dhe deputeti i Durrėsit, Sami Gjergji, kanė kėrkuar qė qeveria dhe Partia Demokratike tė jenė tė kujdesshme ndaj biznesit. Deputeti Gjergji ka qenė i pari qė ka hapur kėtė debat, duke thėnė se ligji i ri i qeverisė qė detyron bizneset tė paguajė 25% tė gjobės para se tė shkojnė nė gjykatė rrit arbitraritetin e shtetit ndaj biznesit dhe si i tillė mund tė ndikojė edhe nė falimentimin e tyre. Por kundėr kėtij argumenti nga folur kryetari i komisionit tė Ekonomisė, Edmond Spaho, i cili ėshtė shprehur se nė tė gjitha vendet e rajonit bizneset e paguajnė 100% tė gjobės para se tė shkojnė nė gjykatė, ndėrkohė qė nė vendin tonė kjo ėshtė 75% mė pak. Sipas deputetėve tė grupit parlamentar qė e mbrojnė kėtė ligj, praktika e cila ėshtė propozuar pėr tatimet ėshtė aplikuar me sukses mė parė nė dogana. Gjatė diskutimeve tė djeshme nė grup deputeti, Preē Zogaj, ėshtė shprehur se Partia Demokratike dhe kryesisht qeveria duhet tė kenė kujdes me biznesin. Sipas Zogajt, ky ligj mund tė ēojė deri nė falimentim bizneset e mėdha, qė kanė prona, por jo likuiditete. Zogaj, gjatė fjalės sė tij, ka hedhur propozimin pėr tė ngritur njė gjykatė tatimore, e cila do tė merret vetėm me shqyrtimin e ankesave tė biznesit, nėse kėto tė fundit do tė gjobiten. Sipas Zogajt, njė gjė e tillė ėshtė e domosdoshme, nė mėnyrė qė ēėshtjet qė shkojnė nė gjykatė tė mos zgjaten pėr njė kohė tė gjatė, ēka do tė kishte ndikim negativ te biznesi. Pas fjalės sė Zogajt ka folur edhe kryeministri Berisha, i cili ėshtė shprehur dakord me shqetėsimet e ngritura nga deputetėt demokratė dhe ka pranuar njė pjesė tė shqetėsimeve dhe kritikave tė tyre. Por Berisha ka qenė i vendosur pėr tė miratuar kėtė ligj kėshtu siē ėshtė nė Kuvend, ndėrkohė qė ka hedhur idenė qė njė muaj pas miratimit tė kėtij ligji, qeveria ose grupi i PD-sė tė ndėrmarrin nismėn pėr t’i propozuar Parlamentit njė tjetėr ligj pėr ngritjen e njė gjykate tatimore, e cila do tė merret vetėm me ankesat e biznesit. Diskutimi i ligjit pėr gjobat e biznesit ka nxjerrė nė pah pakėnaqėsitė e para qė nė diskutimin e tij nė parim nė Parlament. Gjatė njė interviste pėr gazetėn “Panorama”, Zogaj ėshtė shprehur se reagimi negativ i biznesit ndaj kėtij ligji vjen pikėrisht nga neglizhenca e treguar nga qeveria pėr ta diskutuar paketėn mė parė me grupet e interesit. “Mua mė duket se kjo neglizhencė e pakuptueshme, qė kontraston me mbėshtetjen e madhe qė qeveria i ka dhėnė sipėrmarrjes dhe me sukseset spektakolare tė pėrbashkėta qeveri-biznes nė lėmin e mbledhjes sė tė ardhurave doganore dhe tatimore, i dha hapėsirė njė pėrplasjeje tė panevojshme dhe tė paleverdishme”, tha Zogaj gjatė kėsaj interviste.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  5. #45
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Ligji “Pėr gjobat”, hapėsirė pėr abuzime

    Sipėrmarrja vendase kundėrshton projektligjin e qeverisė: “Pėr disa ndryshime nė procedurat tatimore”. Nė njė intervistė dhėnė pėr gazetėn “Panorama”, drejtori Ekzekutiv i Konfindustrisė, Eduart Ypi, ka sqaruar nė detaje se pse ky projektligj nuk duhet miratuar.

    Sipas tij, me anė tė kėtij ligji, ndėr tė tjera i krijohet hapėsirė abuzive nėpunėsit tatimor shtetėror, qė qoftė pėr paaftėsi profesionale apo dhe pėr arsye tė tjera tė penalizojė nė kufij tė gjerė pa tė drejtė biznesin.

    Cili ėshtė mendimi juaj pėr projektligjin e qeverisė “Pėr disa ndryshime pėr procedurat tatimore”?
    Konfindustria shqiptare tashmė e ka bėrė tė ditur nė publik qėndrimin e saj karshi projektligjit tė ri. Me deklaratėn e firmosur nga 9 shoqata pėrfaqėsuese tė degėve dhe profileve tė ndryshme tė sipėrmarrjes janė shprehur qartė disa nga arsyet dhe konkretisht kanė nėnvizuar nė parim shkeljen e tė drejtės kushtetuese, qė garanton barazinė e trajtimit tė pronės publike me atė private dhe barazinė e tė gjithėve pėrpara ligjit (nenin 11 dhe 18 tė Kushtetutės). Me anė tė kėtij ligji, ndėr tė tjera, i krijohet hapėsirė abuzive nėpunėsit tatimor shtetėror, qė qoftė pėr paaftėsi profesionale apo dhe pėr arsye tė tjera tė penalizojė nė kufij tė gjerė pa tė drejtė biznesin. Pėr njė moment sikur tė marrim nė konsideratė hallet e qeverisė, si dhe precedentėt e moszbatimit tė ligjit, nga ana e subjekteve private qė kanė ēuar nė akumulimin e problemeve financiare, pėrsėri do tė thoshim se nuk do tė ishte kjo rruga e vetme dhe mė efektive e zgjidhjes sė problemit nė nivel administrativ. Zgjidhjet e forta nė pėrgjithėsi, pėr eksperiencė nuk kanė shėrbyer asnjėherė pėr tė pėrmirėsuar klimėn, pėrkundrazi krijojnė kushte tė favorshme pėr tkurrjen dhe zvogėlimin e masės sė zhvillimit. Nė kėtė rast hedhja e tėrė peshės sė problemeve tė qeverisė nė kurriz tė biznesit ėshtė njė zgjidhje artificiale, ėshtė mbyllja e syve pėrpara pasojave nė tė ardhmen. Zona e takimit e biznesit me qeverinė, nėse mund ta emėrtonim kėshtu, shpesh krijon edhe fėrkime, duke mbrojtur secila palė interesat e momentit, por sidoqoftė dialogu dhe kompromisi ndėrmjet aktorėve janė tė vetmet rrugė pėr njė zgjidhje tė mbarė.

    A ėshtė marrė mendimi juaj nė hartimin e kėtij projektligji?
    Eshtė jo pozitive pėr tė dyja palėt qė tė pohoj faktin se nuk e di pėr ē’arsye nė rastin e projektligjit nė fjalė, ndėrmjet Konfindustria shqiptare dhe qeverisė nuk ka pasur kontakte dhe pėr rrjedhojė projektligji gjithmonė, pėrsa i pėrket Konfindustrias ėshtė hartuar nė terr, gjė e cila bėhet e dukshme nė reagimin e Konfindustrias pas daljes sė debatit nė media. Me pak fjalė dhe pa retorikė ky projektligj ėshtė hartuar dhe dėrguar nė Parlament pėr shqyrtim dhe miratim, pa marrė parasysh vullnetin e komunitetit tė biznesit.

    Parlamenti e ka miratuar nė parim, nė diskutimet qė do tė vijojnė cili do tė jetė propozimi juaj. Ēfarė mund tė bėhet pėr ta ndryshuar?
    Miratimi nė parim i kėtij projektligji tashmė e ka kaluar Parlamentin dhe sipas procedurave parlamentare mbetet miratimi nen pėr nen. Arritja nė kėtė fazė e bėn tė vėshtirė idenė, se do tė ketė njė reflektim tė shumicės parlamentare pėr tė ndryshuar diēka, megjithatė duke e parė ēėshtjen nė njė kuadėr mė tė gjerė le tė shpresojnė njė ndryshim tė “ēastit tė fundit”. Pėrsa i pėrket ē’ndryshime do tė propozonim, sikur do tė thosha nė njė qėndrim jo personal, se mė parė duhet tė debatohet me aktorėt e biznesit nga ana e qeverisė se cilat janė opsionet e tyre nė lidhje me kėtė ēėshtje dhe hap pas hapi tė kėrkohej njė zgjidhje kompromisi, dhe pse jo njė zgjidhje krejt e re nė njė dritė tė re marrėdhėniesh qeveri-biznes. Pavarėsisht nga elementėt teknikė tė zgjidhjes, ne do tė kėrkonim parimisht vendosjen e tė drejtės kushtetuese tė biznesit pėr t’u mbrojtur nga padrejtėsitė dhe arbitrariteti, qė nė rastin e kėtij ligji janė tė dukshme.

    Cilat janė pasojat qė ky projektligj jep tek biznesi?
    E para dhe mė e rėndėsishmja, do tė ishte klima e terrorit fiskal qė pa ndonjė mundim tė madh edhe nga profanėt e ekonomisė dhe biznesit do tė pėrkthehej nė njė ngadalėsim tė veprimtarisė ekonomike nė shkallė vendi, dhe njė hap mė tutje nė pėrkeqėsimin e situatės sė punėsimit dhe tė ardhurave reale pėr frymė. Nė njė kėndvėshtrimi mė ekonomik, biznesi nėn kėrcėnim, do tė bėhej mė informal dhe mė pak konsumues, dhe si rrjedhojė mė pak aktiv e zhvillues nė shkallė vendi. Krijimi i detyrimeve tė mėdha ndaj shtetit nė 1 %, tė papėrcaktuar pėr shkak tė arbitraritetit naiv ligjor do tė krijonte mungesa tė theksuara mjetesh xhiroje, qė do tė ēonte nė vėshtirėsi financiare shumė biznese dhe do tė shtoheshin artificialisht rastet e falimentimit tė shoqėrive tė ndryshme. Rritja e tė ardhurave tė buxhetit tė shtetit do tė kishte anėn e saj tė errėt sepse do tė krijonte nė njė periudhė fare tė shkurtėr njė pamundėsi pėr ta rimbushur atė, kėsaj radhe pėr shkaqe objektive. Pėr ta pėrmendur tė fundit, por jo se ėshtė mė pak e rėndėsishme se ēdo pasojė tjetėr, ėshtė padyshim krijimi i njė ndjenje mungese stabiliteti nė sytė e aktorėve politikė dhe ekonomik tė huaj. Ē’mund tė mendojė njė sipėrmarrės i huaj, qė i shtyrė thjesht nga ndjenja e mundėsive ekonomike qė paraqet njė vend nė zhvillim si ky i yni, tė ndodhet pėrpara njė inspektori tatimor, gjysmė analfabet krahasuar me nivelin e tij tė pėrgatitjes, qė pėrplas kėmbėt dhe kėrkon tė abuzojė dhe nė kėtė rast nė mėnyrė absurde nė emėr tė ligjit.

    A i keni kėrkuar Presidentit tė Republikės pėr tė mos e dekretuar ligjin?
    Mendoj se ėshtė veprim i nxituar tė kryesh hapa qė nuk ju ka ardhur koha, fillimisht pėrpjekjet dhe lufta jonė do tė vazhdojnė tė jenė nė sinkron me fazėn ku pėrpunohet ēėshtja, domethėnė nė qeveri dhe Parlament. Uroj qė tė mos jetė i nevojshėm njė veprim i tillė, por nėse kjo ndodh dhe ligji kalon nė Parlament ashtu siē ėshtė, atėherė edhe nė kėtė rast patjetėr do tė shfrytėzojmė hapėsirat qė na jep ligji dhe sistemi demokratik.

    Kemi marrė disa njoftime nga njė organizatė qė prezantohet me emrin tuaj, ēfarė mund tė na thoni?
    Vėrtet ėshtė pėr tė ardhur keq qė kėto ditė po qarkullojnė nė media disa personalitete tė biznesit dhe tė shoqėrisė civile, tė cilėt janė mjaft tė njohura pėr Konfindustria shqiptare, por qė pėr arsye tė zgjedhjeve tė tyre personale nuk i pėrkasin mė kėtij grupimi. Pėr tė shtuar edhe diēka tė fundit nė lidhje me kėtė pikė do tė thosha se ajo ē’ka mund tė quhet shqetėsuese ėshtė fakti qė po pėrdoret i njėjti emėr me organizatėn tonė, gjė e cila unė personalisht shpresoj tė zgjidhet me reflektimin, pa kėrkuar njė arbitėr ligjor tė personave, qė tashmė e kanė zgjedhur rrugėn e tyre duke krijuar njė organizatė tjetėr dhe qė sigurisht kėrkon njė emėr ndryshe.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  6. #46
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Pr/ligji per tatimet, parlamenti shtyn votimin

    Dje ky projektligj u miratua nga perfaqesuesit e maxhorances ne komision e ekonomise me ndryshimin qe pagesa e gjobes nga bizneset do te jete 25 %

    Parlamenti shtyn per te henen votimin per projektligjin per ndryshimet ne procedurat tatimore e cila parashikon dhe parapagimin e gjobes nga biznesi para se ai te ankimoje. Sipas rregullores se kuvendit parlamenti ka 3 dite kohe pas shqyrtimit nga komisioni qe te votoje pr/ligjin.

    Dje ky projektligj u miratua nen per nen nga perfaqesuesit e maxhorances ne komision e ekonomise me ndryshimin qe pagesa e gjobes nga bizneset nuk do te jete 100% por 25 %. Grupet e biznesit kundershtojne me force parapagimin e gjobes para se ai te ankimohet.

    Nderkohe Parlamenti miratoi projektligji “Pėr ratifikimin e marrėveshjes ndėrmjet Kėshillit tė Ministrave tė Republikės sė Shqipėrisė dhe Qeverisė sė Republikės sė Bullgarisė, pėr bashkėpunimin nė fushėn e luftės kundėr terrorizmit, krimit tė organizuar, trafikimit tė paligjshėm dhe akteve tė tjera kriminale”.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  7. #47
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Biznesi shqiptar deklarate te perbashket: Pr/ligji i qeverise po na demton

    Biznesi shqiptar nepermjet nje letre dorezuar organave shteterore ka ‘protestuar’ kunder projektligjit per ‘heqjen e tė drejtės sė biznesit pėr apelim nė organet pėrkatėse, pėrpara se tė ketė paguar tė gjitha detyrimet e pretenduara’.

    Nepermjet kesaj deklarate te perbashket, te firmosur nga te gjitha shoqatat e biznesit ne Shqiperi kane kerkuar te mos miratohet ne Parlament nje projekligj I tille antikushtetues dhe qe perben kercenim per biznesin. "Me shqetėsim vėmė re se ky projekt-ligj kėrkon heqjen e tė drejtės sė biznesit pėr apelim nė organet pėrkatėse, pėrpara se tė ketė paguar tė gjitha detyrimet e pretenduara. Aprovimi i kėtij ligji do tė bėnte qė biznesi tė vazhdonte tė mbetej pre e subjektivizmit tė drejtuesve tė administratės dhe e vullnetit tė tyre individual", thuhet ne deklarate.

    LETRA E PLOTE

    Lėnda: Kundėrshtim i miratimit tė projekt – ligjit "Pėr disa ndryshime nė ligjin pėr Procedurat Tatimore" tė ndryshuar

    Drejtuar: Znj. Jozefina Topalli

    Kryetare

    Kuvendi i Shqipėrisė

    Z. Edmond Spaho

    Kryetar

    Komisioni i Ekonomisė dhe Financave

    Z. Fatos Beja

    Komisioni pėr Ēėshtjet Ligjore, Administratės Publike dhe tė Drejtat e Njeriut

    Z. Bamir Topi

    Kryetar i Grupit Parlamentar tė Partisė Demokratike

    Z. Pandeli Majko

    Kryetar i Grupit Parlamentar tė Partisė Socialiste

    Z. Arjan Madhi

    Kryetar i Grupit Parlamentar tė Partisė Republikane

    Z. Skėnder Gjinushi

    Kryetar i Grupit Parlamentar tė Partisė Social Demokrate

    Z. Sabit Brokaj

    Kryetar i Grupit Parlamentar tė Partisė Levizja Socialiste pėr Itegrim dhe Partisė Demokracia Sociale

    Z. Nard Ndoka

    Kryetar i Grupit Parlamentar tė Partisė Demokristiane

    Z. Neritan Ceka

    Kryetar i Grupit Parlamentar tė Qėndrės Liberal Demokrate

    Z. Ymer Tola

    Kryetar i Grupit Parlamentar tė Partisė Agrare Ambientaliste

    Z. Vangjel Dule

    Kryetar i Grupit Parlamentar tė Qendrės Demokrate

    Pėr dijeni: Delegacionit tė Komisionit Europian nė Shqipėri

    Ann Margaret Westin

    FMN

    Bankės Botėrore

    OSBE

    Grupit tė Ambasadorėve

    Grupimi i organizatave tė ndryshme tė biznesit qė operojnė nė Shqipėri ėshtė mbledhur pėr tė diskutuar projekt-ligjin "Pėr disa ndryshime nė ligjin nr 8560, datė 22.12.1999 "Pėr Procedurat Tatimorenė Republikėn e Shqipėrisė" tė ndryshuar. Me shqetėsim vėmė re se ky projekt-ligj kėrkon heqjen e tė drejtės sė biznesit pėr apelim nė organet pėrkatėse, pėrpara se tė ketė paguar tė gjitha detyrimet e pretenduara. Aprovimi i kėtij ligji do tė bėnte qė biznesi tė vazhdonte tė mbetej pre e subjektivizmit tė drejtuesve tė administratės dhe e vullnetit tė tyre individual. Ky projekt-ligj pėrfaqėson njė raport jo tė barabartė tė shtetit me biznesin, duke shkelur parimin e pėrcaktuar nė nenin 11 dhe 18 tė Kushtetutės, i cili garanton barazinė e trajtimit tė pronės publike me atė private dhe barazinė e tė gjithėve para ligjit. Ky projekt-ligj eleminon mundėsinė e vendosjes sė garancisė pėr pagesėn duke kėrkuar pagesėn e detyrimit principal, gjobave dhe interesave para fillimit tė proēedurave tė apelimit. Miratimi i kėtij ligji krijon barriera efektive pėr mos-ushtrimin e tė drejtės pėr t’iu drejtuar Gjykatės, njė element i rėndėsishėm i tė drejtės pėr proēes tė rregullt gjyqėsor (neni 42/2 i Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė). Ky projekt-ligj ėshtė nė filozofi tė kundėrt me Marrėveshjen e Stabilizim Associmit dhe me PKZMSA-nė, ku nė mėnyrė tė shprehur Qeveria zotohet tė sigurojė zbatimin e hapur dhe jodiskriminues tė legjislacionit tė rregullave dhe proēedurave qė kanė tė bėjnė me biznesin dhe tė bėjė pėrafrimin e legjislacionit mbi tatimet (pėrfshirė kėtu edhe tė akteve ligjore dhe nėnligjore pėr proēedurat tatimore) me Direktivat pėrkatėse tė BE-sė (Seksioni 3 "Aftėsia pėr tė pėrballuar detyrimet e Anėtarėsisė nė BE", pika 11). Pėr mė tepėr, ky projekt-ligj prezantohet nė njė kohė kur ėshtė pranuar se borxhi i mbartur i shtetit pėr llogari tė vendimeve tė paekzekutuara me palė shtetin, kap shifra tė konsiderueshme. Duke u nisur nga sa u tha mė sipėr, Organizatat e Biznesit kėrkojnė qė ky projekt-ligj tė mos miratohet nga Parlamenti Shqiptar. Duke shpresuar nė drejtėsinė e Organit Ligjvėnės

    Me respekt

    Shoqata e Ndėrtuesve tė Shqipėrisė

    Dhoma Amerikane e Tregtisė nė Shqipėri

    FIAA – Shoqata e Investitorėve tė Huaj

    Shoqata e Investitorėve Italianė qė Operojnė nė Shqipėri (AIIOA)

    Shoqata Kombėtare e Industrialistėve tė Tullave dhe Tjegullave

    Shoqata e Fasonistėve tė Shqipėrisė

    Konfindustria

    Shoqata e Agrobiznesit Shqiptar

    Shoqata e Biznesit Grek ne Shqiperi
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  8. #48
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Abuzoi me 31 mijė dollarė

    Konfindustria shqiptare: Kallėzim penal pėr Gjergj Buxhukun

    Konfindustria Shqiptare dėrgon pėr ndjekje penale Gjergj Buxhukun. Nė njė deklaratė pėr shtyp, Shoqata e Biznesit tregon se Buxhuku nuk pėrfaqėson mė Konfindustrian shqiptare dhe se ka abuzuar me fondet e shoqatės nė njė vlerė prej 31.185 euro. Sipas Konfindustrias shqiptare, tė gjitha deklaratat nė media tė Gjergj Buxhukut nuk pėrfaqėsojnė kėtė shoqatė.
    Deklarata
    Konfindustria shqiptare e themeluar me vendim tė Gjykatės sė Tiranės nė dhjetor tė vitit 2005, me statut tė veēantė dhe organe drejtuese, nė mbėshtetje tė ligjit 8 788 dhe ligjit 8 789 datė 07.05.2001, ju deklaron tė gjithė anėtarėve tė saj, organeve shtetėrore, institucioneve tė shoqėrisė civile, tė gjitha mediave, pėrfaqėsive diplomatike tė akredituar nė vendin tonė dhe mbarė opinionin publik shqiptar se:
    Z. Gjergj Buxhuku, ish-Administratori i Pėrgjithshėm i “Konfindustria Shqiptare” (KISH) ėshtė shkarkuar me vendim unanim tė bordit drejtues nr. 11 dt. 11.01.2007 pėr shkelje tė rėnda tė disiplinės financiare dhe pėrvetėsim pa tė drejtė tė 31.185 euro nga fondet e shoqatės. Ky veprim ėshtė shoqėruar me kallėzim penal nė Prokurori konform ligjit, duke mbetur nė pritje tė vendimit tė organeve tė drejtėsisė.
    Denoncojmė veprimin e papėrgjegjshėm tė Gjykatės sė Tiranės nė lidhje me regjistrimin absurd dhe tė kundėrligjshėm tė njė shoqate tė re, me tė njėjtin emėr me drejtor z. Buxhuku, KONFINDUSTRIA, me njė statut tė ri dhe organe drejtuese.
    Eshtė e drejta e ēdo media apo institucioni tė intervistojė, tė ftojė nė programe mediatike, apo ēfarėdo lloj emisioni tjetėr, madje tė hapė faqet e medias sė shkruar, kujtdo qė ta shohė tė arsyeshme, por do tė ishte e pamoralshme dhe e kundėrligjshme pas kėsaj deklarate nė raste kontaktesh mediatike apo institucionale tė mos jepeshin sqarimet e nevojshme, se ēfarė shoqate pėrfaqėson z. Buxhuku dhe njerėzit qė ka pranė.
    Faqja jonė zyrtare nė internet ėshtė www.konfindustria.com dhe se ēdo adresė e komunikimit via email, qė nuk pėrmban extension @konfindustria.com nuk i pėrket “KONFINDUSTRIA SHQIPTARE”. Deklarata ėshtė e firmosur nga presidenti i “KONFINDUSTRIA SHQIPTARE”, ing. Hajredin Fratari.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  9. #49
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Po goditet sipėrmarrja

    Mes debatesh tė ashpra, komisioni i Ekonomisė ka miratuar dje nen pėr nen projektligjin “Pėr disa ndryshime nė ligjin pėr procedurat tatimore”.

    Sipas ndryshimeve tė bėra, biznesi duhet tė paguajė 25 pėr qind tė vlerės sė gjobės dhe mė pas tė ankohet nė gjykatė. Gjatė njė seance dėgjimore nė komisionin e Ekonomisė, komuniteti i biznesit i bashkuar nė njė zė tė vetėm ka kundėrshtuar ashpėr projektligjin e qeverisė. Ndėrkohė po dje, pas miratimit tė kėtij projektligji, Dhoma amerikanė e Tregtisė ka reaguar dukė thėnė se ky projektligj do tė shkatėrrojė klimėn e biznesit dhe kjo do tė rėndojė nė ekonominė e vendit.

    Biznesi
    Projektligji i qeverisė ėshtė hartuar pa marrė mendimin e biznesit dhe si i tillė ėshtė kundėrshtuar fort nga kėta tė fundit. Gjatė seancės sė djeshme dėgjimore, drejtues tė shoqatave tė biznesit kanė kundėrshtuar miratimin e projektligjit tė qeverisė. Kjo, pasi miratimi i tij do tė fundoste biznesin formal. Sipas tyre, ndryshimet e bėra nga qeveria i lėnė hapėsirė inspektorėve tatimorė qė tė abuzojnė. Ata nuk kanė ngurruar tė deklarojnė se gjysma e administratės tatimore ėshtė e paaftė, kurse pjesa tjetėr e korruptuar. Biznesi ka propozuar qė tė qėndrojė nė fuqi ligji aktual, ku pagesa e gjobave sigurohet nėpėrmjet garancive bankare. Nėpėrmjet argumenteve, ata kanė kundėrshtuar variantin e qeverisė se sistemi aktual i garancive bankare nuk qėndron, sepse sipas tyre garancia nuk ėshtė mbledhur, pasi administrata tatimore nuk ka ditur ta kėrkojė atė. Kjo pėr faktin e thjeshtė se mjaftonte qė Drejtoria e Tatim- Taksave tė bėnte njė formular tė garancive. Nė kėtė formular tė theksohej qė kjo garanci ėshtė e vlefshme pėr tė gjithė kohėzgjatjen qė do tė pranohej nga bankat dhe nė kėtė mėnyrė problemi do tė ishte i zgjidhur. Vlera e garancisė sė bizneseve mbulon jo vetėm blerėn e gjobės, por edhe tė principalit qė duhet paguar. Pėr rrjedhojė, gjatė seancės dėgjimore ata kėrkuan qė ky projektligj tė mos miratohet dhe tė kthehet nė stadin aktual.

    Deputetėt
    Mbledhja e djeshme nė komisionin e Ekonomisė ėshtė shoqėruar me debate mes deputetėve tė opozitės dhe tė pozitės. Miratimi i kėtij projektligji u krye pa votat e deputetėve tė opozitės. Epiqendra e kėtij debati ishte ish-ministri i Financave, Arben Malaj. Sipas tij, ky projektligj rrit kostot e biznesit dhe kjo mund tė sjellė fenomenin e trembjes sė parasė, tė asaj paraje qė vjen nga puna reale. Pėr rrjedhojė duke u trembur paraja nė ekonominė e njė vendi, trembet ekonomia nė tėrėsinė e saj. Por i njė mendimi krejt tjetėr ka qenė deputeti i Partisė Demokrate, Aleksandėr Biberaj. Ai ka theksuar se kėto sanksione prekin biznesin informal dhe jo atė formal. Po sipas tij, ky ligj bėhet pėr biznese informale qė ushtrojnė evazion fiskal. Deklarata e Biberajt ka hasur kundėrshtime si nga pėrfaqėsuesit e biznesit qė ishin tė pranishėm nė sallė, ashtu edhe nga deputetėt e opozitės. Nikolaq Neranxi ka pohuar se ky projektligj shkatėrron biznesin e pėr rrjedhojė edhe ekonominė e vendit. Njė mendim tė kundėrt ka pasur edhe kryetari i komisionit tė Ekonomisė, Edmond Spaho, i cili me tone tė larta ka mbrojtur projektligjin e qeverisė “Pėr disa ndryshime nė ligjin pėr procedurat tatimore”.



    Debatet

    Genc Boga, jurist i Dhomės amerikane
    Ky projektligj do rėndojė biznesin e ligjshėm, pasi biznesi informal as ėshtė ankuar ndonjėherė dhe as ka pėr t'u ankuar, sepse nuk paguan gjė. Me kėtė qė po bėni sot do tė godisni tė vetmin biznes qė mban me bukė qeverinė.

    Liko Lera, anėtar i kryesisė sė Dhomės sė Tregtisė
    Kemi kėrkuar qė ky projektligj tė kthehet, pasi nuk ėshtė marrė mendimi i biznesit. Gjoba e vendosur pas njė vlerėsimi tatimor pėr mua ėshtė penalizim, pasi i lihet nė dorė njė inspektori, i cili mund tė abuzojė.

    Edmond Spaho, kryetar i komisionit tė Ekonomisė
    Praktika nė vendet e rajonit, si psh. nė Maqedoni, ėshtė qė organi tatimor nėse konstaton se shkelja ėshtė bėrė me qėllim qė nė momentin e ankimimit administrativ para se tė bėhet ankimi administrativ ka tė drejtėn tė tė kėrkojė tė paguash principalit, gjobėn dhe interesin.

    Arben Malaj, deputet i PS-sė
    Strategjitė tona duhet tė mbėshtetin se si tė lehtėsojmė kostot e biznesit. Nėse tė gjitha kostot i transferohen biznesit, do tė ndodhė trembja e parasė, e asaj qė vjen nga puna reale. Duke u trembur paraja, trembet ekonomia e vendit. Unė nuk bie dakord me qeverinė qė sistemi i garancisė bankare nuk funksionin.

    Luigj Aleksi, pėrfaqėsues biznesi
    Tė gjithė duhet tė jemi tė barabartė para ligjit. Ne mendojmė qė ky ligj ėshtė i papranueshėm pėr biznesin. Kėrkojmė tė tėrhiqet dhe tė rishikohet me tėrė kontributin tonė, kur ta shikoni ju tė arsyeshme dhe tė gjejmė njė zgjidhje.

    Aleksandėr Biberaj, deputet i PD-sė
    Ne e dimė qė administrata tatimore ka problemet e veta dhe nuk ėshtė nė ato nivele qė ne tė gjithė dėshirojmė, por gjithsesi janė tė angazhuar pėr zbatimin e ligjeve. Pėr sa i pėrket pagesės sė gjobave, maxhoranca ka marrė nismė pėr ta ulur nė nivelin e 25 pėr qindėshit. Ky ligj bėhet pėr biznese informale qė ushtrojnė evazion fiskal.

    Artan Dulaku, presidenti i Shoqatės sė Ndėrtuesve
    Nuk ka profesionalizėm tek punonjėsit e Tatim-Taksave. Keni vendosur njė ligj, hapi i parė i tė cilit janė gjobat, nuk pranohet garancia dhe mė pas kalohet te konfiskimi. Theksojmė qė gjobat janė 1 deri nė 5, por nuk kemi njė rast tė vetėm qė tė jenė kaq, po janė 5-fish. Pra, kur themi 25 pėr qind e gjobės themi 200-300 pėr qind e principalit.

    Shpėtim Idrizi, deputet i PS-sė
    Nuk do ishin nė kėtė pozicion, nėse qeveria do tė ishte konsultuar mė parė me biznesin. Ndėrkohė qė kontrolli tatimor tė le pėr tė dėshiruar.

    Nikolaq Neranxi
    Do shkatėrrohet ekonomia e vendit. Ky projektligj ka ardhur pėr dy arsye ose tė shkatėrrohet biznesi vendas, ose nxjerrja nga skena e disa bizneseve dhe qeveria tė fusė militantėt e vet.

    Krenar Loloēi, avokat i kompanisė "Vodafone"
    Nėse inspektori tatimor konstaton njė shkelje, kjo nuk do tė thotė qė ajo shkelje ekziston se e ka konstatuar ai. Pra, duhet t'i vendosim nė balancė, shtetin nga njėra anė dhe shoqėritė e individin nga ana tjetėr.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  10. #50
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Presidenti takon kreun e Dhomės Tregėtis

    Kreu i Dhomės sė Tregtisė, Gjok Uldedaj, i ka kėrkuar dje presidentit Alfred Moisiu qė tė mos dekretojė projektligjin “Pėr disa ndryshime nė ligjin pėr procedurat tatimore”. Gjatė takimit me Presidentin e Republikės, Uldedaj ka paraqitur tė gjitha shqetėsimet e biznesit lidhur mė kėtė projektligj tė qeverisė. Ndėrkohė presidenti Moisiu nga ana e tij ka premtuar se do tė dėgjojė tė gjitha grupet e interesit pėrpara se tė vendosė pėr dekretimin ose jo tė kėtij projektligji.
    Ndėrsa sot pritet tė kalojė pėr miratim projektligji, i cili ka ndezur mjaft debate. Nėse Parlamenti vendos pėr miratimin e tij, atėherė fjala e fundit do t’i mbetet presidentit Moisiu nėse do tė hyjė apo jo nė fuqi ky projektligj.
    Ndryshimet e propozuara nga qeveria kanė ndezur mjaft debate mes qeverisė dhe biznesit. Kėta tė fundit pėr herė tė parė kanė krijuar njė lobing dhe kanė deklaruar se do tė insistojnė me ngul qė ky projektligj tė mos hyjė nė fuqi. Ata e kanė cilėsuar atė si abuziv dhe rrėnues pėr bizneset vendase. Por pavarėsisht kundėrshtimeve tė biznesit, komisioni i Ekonomisė e ka miratuar dje me shumicė votash kėtė projektligj. Gjithashtu edhe seanca e sotme nė Parlament pritet tė shoqėrohet me debate tė ashpra.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

Faqja 5 prej 38 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Varfėria dhe mizerja.
    Nga DI_ANA nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 125
    Postimi i Fundit: 18-01-2017, 05:25
  2. Liria ekonomike, Shqiperia e 53-ta ne 183 vende
    Nga Lioness nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 11-01-2013, 15:45
  3. Filozofi ekonomike apo metafizikė politike?
    Nga toni007 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-06-2009, 08:26
  4. 2 muaj para zgjedhjeve
    Nga Alienated nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 07:16
  5. Sistemi kapitalist nė kolaps, Islami shihet si zgjidhja mė e mirė!
    Nga Archicad nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 05-11-2008, 16:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •