Close
Faqja 8 prej 38 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 376
  1. #71
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Kostoja e lartė mbyll TEC-in e Fierit

    Vepra energjetike mė e madhe nė jug tė vendit pret tė jepet me koncesion pėr t‘u ringjallur

    Kushtonte dyfish mė shtrenjtė se ēmimi me tė cilin shitej energjia e prodhuar



    Kostoja tejet e lartė e prodhimit tė energjisė qė kapėrcente afro dyfish ēmimin e shitjes sė saj e ka detyruar qeverinė qė t‘i vėrė drynin pėrfundimisht Termocentralit tė Fierit. Drejtori i TEC-it, Arjan Nika, ėshtė shprehur pėr gazetėn "Shqip" se, "qė nga dita e djeshme, TEC-i i Fierit nuk ėshtė mė nė funksionim". Njė vendim i fundit i ardhur nga Qeveria ka dhėnė OK-in pėr mbylljen e TEC-it.

    Sinjalet pėr kėtė vendim ishin dhėnė prej pėrfaqėsuesve tė TEC-it disa muaj mė parė, bazuar dhe nė vendimin e fundit tė Kėshillit tė Ministrave qė e kanė nxjerrė veprėn energjetike nga pėrkufizimi i "objektit me rėndėsi tė veēantė", pėr t‘i hapur rrugėn privatizimit dhe dhėnies me koncesion firmave tė huaja pėr "njė euro m2". Nga dje, TEC-i nuk do tė prodhojė asnjė kilovat energji deri nė momentin e dhėnies me koncesion dhe vėnien nė eficencė nga firma sipėrmarrėse. Deri tani energjia e prodhuar, sipas specialistėve dhe vet kryeinxhinierit tė kėtij TEC-i, Dhimitraq Thanasi, ka rezultuar mbi kosto, duke e bėrė tė papėrballueshėm kėtė prodhim. Nga ana tjetėr, edhe teknika e pėrdorur ėshtė tejet e amortizuar, duke shtuar edhe mė shumė koston e prodhimit tė energjisė. TEC-i i Fierit kohėt e fundit ka mundur tė punojė pėr tė arritur kapacitetin e plotė, pėr tė pėrballuar vėshtirėsinė energjetike nė vend, edhe pse kostoja e kėtij prodhimi ka qenė e lartė, si dhe sasia e energjisė sė prodhuar nuk ishte ajo e projektuar.

    "Vendimi pėr mbylljen e TEC-it ka ardhur muaj mė parė, ndėrsa zbatimi i tij ka nisur ditėn e sotme. Aktualisht ai ėshtė nxjerrė nė ankand. Janė shumė firma, ato qė janė afruar pėr ta marrė atė me koncesion. Tenderi akoma nuk ėshtė zhvilluar ndėrkohė qė firmat tė cilat janė afruar janė nga Amerika, Austria, Gjermania, Ēekia etj.", ka thėnė drejtori Nikaj pėr gazetėn.

    Por Nikaj nuk hedh poshtė iniciativėn e gabuar tė qeverisė shqiptare nė krizėn e fundit energjetike, e cila vendosi tė "shkund" pėr pak mė shumė energji termocentralin e Fierit, duke pranuar tentativėn dritėshkurtėr nga nevoja pėr energji drejtori Arjan Nika ka thėnė se "teknologjia e pėrdorur pėr ndėrtimin e TEC-it Fier ka pasur vetėm njė garanci 25-vjeēare. Kėshtu pas kėtij afati teknologjia ėshtė rėnduar dhe tre vitet e fundit kur ka munguar edhe investimi nė termocentral mė shumė ėshtė harxhuar se ėshtė prodhuar energji. Por njė shkak tjetėr qė e detyron TEC-in e Fierit tė mbyll prodhimin e energjisė ėshtė edhe mossigurimi i lėndės sė parė. Si kryeinxhinieri ashtu edhe drejtori kanė dashur tė anashkalojnė kėtė fakt me qėllim moslakimin e sektorėve tė tjerė nė vend siē ėshtė "Armo" apo dhe "Albpetrol", por burime brenda UPN-sė nė Fier kanė thėnė se prej muajsh nuk po pėrpunohet asnjė sasi nafte apo solari qė tė sjellė kėshtu veprimin zinxhir, funksionimin e TEC-it.

    Aktualisht nė TEC-in e Fierit janė tė punėsuar 220 punonjės. Edhe pse ditėn e sotme zyrtarisht TEC-i i Fierit nuk do tė prodhojė mė energji dhe nuk do tė ketė mė njė ndėrmarrje prodhuese punonjėsit do tė vazhdojnė tė mbeten tė tillė deri nė njė vendim tjetėr. Sot ėshtė zbardhur edhe fakti se punonjėsit nuk do tė paguhen deri nė dhėnien me koncesion ku tė tjerė do tė vendosin pėr fatin e tyre, nėse do tė paguhen me asistencė apo do tė qėndrojnė nė punė.

    Ndėrkohė nė lidhje me emrin e firmės qė do tė marrė nė pėrdorim kėtė termocentral nuk ka asnjė tė dhėnė, pasi janė vendimet e tjera tė Qeverisė, tė cilat priten sė shpejti, pėr tenderin ndėrkombėtar, pėr mėnyrėn apo se sa do tė jetė kapaciteti i TEC-it.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  2. #72
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    "Tė respektojmė marrėdhėniet mes shtetit dhe biznesit"

    Takimi i Rulit me biznesin nė Korēė



    Takimin e parė pas ristrukturimit tė dhomave tė tregtisė ministri i Ekonomisė, Genc Ruli, e ka mbajtur me biznesin korēar, prej tė cilit ka kėrkuar sugjerime dhe rekomandime lidhur me reformat dhe kryesisht ato rregullatore, qė pėrmirėsojnė marrėdhėniet midis shtetit dhe biznesit nė favor tė interesit publik. Duke pėrmendur edhe faktin se pėr motive politike qeveria me vendimmarrjet e saj mund tė sjellė edhe kėndvėshtrime tė kundėrta nga ana e biznesit apo konflikte pėr shkak tė pakėnaqėsisė, Ruli "ka thėnė se mė tė rėndėsishme janė marrėdhėniet institucionale shtet-biznes". Ai ka deklaruar para biznesit korēar se qeveria ka aplikuar politikat e duhura ndaj biznesit, madje nė programet e qeverisė me prioritet ėshtė parė sektori privat, por sipas Rulit, politika mė e rėndėsishme ėshtė reforma rregullatore. "Edhe pse biznesi sot ėshtė mė i ndjeshėm ndaj politikave fiskale dhe taksave, reforma rregullatore ėshtė mė e rėndėsishme, edhe pse mė pak e perceptueshme, pasi mė shumė se pesha e taksave dhe ajo fiskale, ajo qė rėndon dhe pengon ėshtė pesha e burokracisė. Prandaj kjo reformė rregullatore ėshtė ajo qė lehtėson dhe heq barrierat. Kėshtu, njė punė e mirė ėshtė bėrė lidhur me licencimet qė ka qenė edhe procesi kryesor i kėsaj reforme, ndėrsa mė tej se lehtėsimet nė procedurat e licencimit do tė hapet edhe njė qendėr pėr regjistrimin e bizneseve, ku tashmė biznesi nuk do tė regjistrohet vetėm nė gjykatė, por do tė ketė nė rrethe nga njė qendėr ku tė mund tė paraqitet. Ndėrsa ka pritur sugjerime dhe rekomandime nga ana e biznesit lidhur me bashkėpunimin me qeverinė, pėrfaqėsues tė sipėrmarrjeve private nė Korēė kanė kėrkuar nga ministria qė tė kthejė pėrgjigje nė kohė ndaj kėrkesave qė i drejtohen kėtij institucioni tė lartė nga ana e biznesit pėr problemet dhe vėshtirėsitė qė has.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  3. #73
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Nuk marrin pjesė autoritetet lokale



    Pėrurimi i hidrocentralit tė Gjanēit, njė nga veprat mė tė rėndėsishme pėr prodhimin lokal tė energjisė elektrike nė kėtė zonė, ėshtė bėrė pa prezencėn e autoriteteve lokale. Nė ceremoninė e rastit tė inaugurimit tė kėsaj vepre kanė munguar pėrfaqėsuesit e pushtetit vendor nga tė treja institucionet, prefektura, qarku dhe bashkia e qytetit tė Korēės. Berisha nuk ka mbajtur nė qytetin juglindor ndonjė takim me autoritetet e zonės, ndėrsa ėshtė ndalur vetėm nė veprėn qė e ka vėnė vetė nė punė me shtypjen e njė butoni.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  4. #74
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Gjobat

    Nė prag tė miratimit nė Parlament tė ligjit “Pėr gjobat”, edhe aleatėt e Partisė Demokratike janė tė pėrēarė pėr qėndrimin qė do tė mbajnė ndaj kėtij ligji.

    Kryetari i Partisė Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, tha dje nė njė konferencė pėr shtyp se kryeministri Berisha duhet ta rishikojė kėtė ligj, madje ai vazhdoi edhe mė tej, duke thėnė se duhet tė rishikohet edhe piramida e dikasterit tė financave. Qėndrimi i PBDNJ-sė vjen pak ditė pas miratimit tė tij nė Parlament, ndėrkohė qė para kėtij qėndrimi edhe deputeti Spartak Ngjela ka paraqitur njė amendament, qė bizneset qė marrin gjoba t’i drejtohen Gjykatės sė Apelit, qė duhet tė marrė njė vendim brenda 10 ditėsh.

    Dule
    Kryetari i PBDNJ-sė, Vangjel Dule, ka paralajmėruar dje votėn kundėr projektligjit tė propozuar nga Kėshilli i Ministrave, sipas tė cilit bizneset duhet tė paguajnė 25% tė gjobės para se t’i drejtohen gjykatės. Sipas kreut tė PBDNJ-sė, parti aleate me Partinė Demokratike nė koalicionin qeveritar, pėrgjegjės pėr kėtė situatė ėshtė ministri i Financave, Ridvan Bode, pėr tė cilin Dule i ka kėrkuar kryeministrit Berisha qė t’ia rishikojė pozicionin. “PBDNJ vlerėson se pozicionimi aktual i qeverisė reflekton njė devijim serioz nga politika e qeverisė sonė pėr partneritet me biznesin. Parapagimi i gjobave nuk bėn pjesė nė praktikat mė tė mira tė biznesit nė tė gjitha sistemet tatimore nė tė gjithė botėn. Sė dyti kjo praktikė mund tė pėrdoret si instrument pėr tė pėrjashtuar biznesin apo pėr ta kthyer atė nė funksion tė ngjyrave politike. Gjithashtu procedura e re tatimore tėrheq nė mėnyrė arbitrare kapital nė duart e qeverisė. Si rrjedhim PBDNJ do t’i sugjeronte kryeministrit qė tė rishikojė kėtė ligj dhe ndoshta ėshtė momenti qė tė rishikojė dhe konsiderojė edhe praninė e stafit politik nė krye tė dikasterit tė financave qė ka krijuar jo pak probleme tek biznesi por dhe njė klimė pasigurie pėr investimet nė vend”, tha dje Dule gjatė njė konference pėr shtyp. Kreu i PBDNJ ka theksuar se parapagimi i gjobave nga bizneset para se ai tė ankimojė nuk bėn pjesė nė asnjė nga praktikat mė tė mira tatimore nė botė.

    Ligji pėr gjobat
    Propozimi i Kėshillit tė Ministrave qė bizneset tė paguajnė 25% tė gjobės para se t’i drejtohen gjykatės ka ngjallur mjaft reagime, ku pėrveē opozitės edhe deputetė tė maxhorancės kanė shprehur qėndrimin e tyre kundėr tij. Kėshtu, deputeti Spartak Ngjela, ka paraqitur dje nė Parlament njė amendim pėr ligjin “Pėr procedurat tatimore nė Republikėn e Shqipėrisė”, sipas tė cilit bizneset kanė pesė ditė kohė pas marrjes sė gjobės qė ta ēojnė atė nė gjykatėn e apelit dhe kjo e fundit duhet tė marrė njė vendim brenda 10 ditėsh. Ndėrkohė qė, pas vendimit tė Gjykatės sė Apelit, rekursi kundėr kėtij vendimi nė Gjykatėn e Lartė bėhet sipas rregullave tė parashikuara nė Kodin e Procedurės Civile. Pak ditė mė parė, kundėr kėtij ligji ka dalė edhe anėtari i kryesisė sė PD-sė, njėkohėsisht pedagog nė fakultetin Ekonomik, Omer Stringa, sipas tė cilit miratimi i kėtij ligji nė Parlament, pas diskutimit tė tij nen pėr nen, do tė thotė qė shteti tė prezumojė si tė fajshėm tė gjithė bizneset nė momentin qė ata marrin gjobėn, pa pritur mė parė njė vendim tė formės sė prerė nga Gjykata e Apelit. Gjithashtu, sipas anėtarit tė kryesisė sė Partisė Demokratike, ky ligj nuk bėn gjė tjetėr, veēse e ndrydh kapitalin dhe biznesin nė pėrgjithėsi. Ndėrsa deputeti Preē Zogaj ėshtė shprehur gjatė njė mbledhjeje tė grupit tė PD-sė, pėr tė ndėrmarrė njė nismė pėr ngritjen e njė gjykate fiskale, qė do tė merret vetėm me ēėshtjet e biznesit.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  5. #75
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Taksa e sheshtė do varfėrojė shqiptarėt

    LSI ka shprehur shqetėsimin e saj pėr rrezikimin serioz tė nivelit tė jetesės sė qytetarėve shqiptarė, si rezultat i politikės financiare qė po zbaton qeveria. Nėnkryetarja e LSI-sė, Filloreta Kodra, tha dje se “aplikimi i taksės sė sheshtė pėr tė gjithė nivelet e tatim paguesve, sidomos tatimi mbi tė ardhurat, do tė ulė nė mėnyrė tė ndjeshme nivelin e jetesės sė qytetarėve shqiptarė”. “Aplikimi i kėtyre taksave jo vetėm qė do tė ulė nivelin e tė ardhurave personale tė nėpunėsve tė administratės publike, tė cilėt do tė marrin mė pak para pėr punėn qė kryejnė, por edhe pėr tė gjithė punonjėsit me nivele tė ulėta pagash nė sektorin privat, duke thelluar varfėrinė”, tha Kodra. Sipas nėnkryetares sė LSI-sė, “ky veprim i qeverisė ndikon ndjeshėm nė uljen e pagės reale tė tė gjithė punonjėsve, duke bėrė thuajse zero edhe rritjen e pagave, por do tė ndikojė nė rritjen e mėtejshme tė ekonomisė informale, qė sipas vetė qeverisė ėshtė rreth 50%”.



    * Amendimi “Ngjela”
    Avokat Ngjela ka paraqitur nė Kuvend njė amendim pėr tė shmangur parapagimin e 25% tė gjobės nga ana e biznesit, para se ai t’i drejtohet gjykatės. Sipas Ngjelės, bizneset duhet ta ēojnė ēėshtjen nė Gjykatėn e Apelit brenda 5 ditėve nga marrja e gjobės dhe kjo e fundit duhet tė marrė njė vendim brenda 10 ditėve.
    * Votimi i ligjit
    Parlamenti pritet tė miratojė kėtė tė hėnė propozimin e Kėshillit tė Ministrave “Pėr procedurat tatimore nė Republikėn e Shqipėrisė”. Pas miratimit nė parim dhe shqyrtimit tė tij nen pėr nen nė komisionin e Ekonomisė nė Parlament, do tė miratohet tė hėnėn pas shtyrjes qė iu bė votimit tė ligjit tė enjten e kaluar.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  6. #76
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Qeveria: 35 milionė lekė, pėr rritje pagash gjatė vitit 2007

    Sipas planifikimit tė bėrė lidhur me reformėn e pagave, prej rritjes sė rrogave tė kėtij viti do tė pėrfitojnė kryesisht pesė kategori tė ndryshme punonjėsish, tė cilėt do tė pėrfitojnė njė rritje qė do tė variojė nga 5 pėr qind deri nė 20 pėr qind

    Qeveria shqiptare ka vendosur tė shpenzojė 35 milionė dollarė pėr rritjen e pagave gjatė vitit 2007. Kjo shumė do tė jetė efekti financiar nė buxhetin e shtetit, i cili do tė vijė si pasojė e reformave qė qeveria do tė ndėrmarrė gjatė kėtij viti nė lidhje me rritjen e pagave. Prej kėsaj reforme do tė pėrfitojnė njė sėrė punonjėsish tė administratės shtetėrore. Pėr punonjėsit e sistemit tė arsimit parauniversitar si dhe pėr punonjėsit e shėndetėsisė, rritja e pagave qė do tė ndėrmerret gjatė kėtij viti do tė jetė rreth 20 pėr qind mesatarisht, ndėrsa pėr punonjėsit mbėshtetės, tė cilėt vazhdojnė tė paguhen me sistemin me klasa, rritja do tė shkojė mesatarisht nė 15 pėr qind. Po kėshtu, gjatė kėtij viti do tė ketė njė rritje me 7 pėr qind pėr rrogat e punonjėsve tė policive, njė rritje prej 11 pėr qind tė rrogave tė profesoratit tė universiteteve dhe shkollave tė tjera tė larta etj. Pėrveē kėtyre kategorive, qeveria ėshtė duke parė mundėsinė e aplikimit tė shpėrblimit tė studimeve pasuniversitare dhe gradave e titujve shkencore tė punonjėsve tė administratės. Gjithashtu, qeveria ėshtė duke parė me prioritet edhe sistemin e pagesės sė pėr punonjėsit shkencorė, me synim barazimin e shpėrblimit pėr gradat dhe titujt shkencorė tė punonjėsve nė institucionet kėrkimore shkencore, me ata qė punojnė nė universitete dhe nė shkollat e tjera tė larta. Deri tani, qeveria ka ndėrmarrė njė sėrėr reformash nė lidhje me rritjen e pagave. Nė refomat e deritanishme janė parė me pėrparėsi rritja e pagave tė ulėta, kryesisht pagat me klasa nė tė dy sistemet, sistemin me 10 klasa dhe nė sistemin me 14 klasa. Tė gjitha pagat pėr klasė nė kėto dy sisteme janė rritur mesatarisht me 15 pėr qind. Sipas miratimit tė projektvendimit “Pėr pagėn minimale nė shkalle vendi”, u caktua qė paga minimale tė rritet me 18 pėr qind, duke bėrė qė paga minimale tė shkojė nė 14 mijė lekė. Kjo solli pėr pasojė edhe rritjen e tė gjitha pagave tė punonjėsve mbėshtetės tė institucioneve tė administratės publike si punonjesit e pastrimit, arkėtarėt, punonjėsit e mirėmbajtjes, shoferėt, teknikėt e specialiteteve tė ndryshme, llogaritarėt etj. Rritje tė ndjeshme tė pagave gjatė vitit tė kaluar ka patur pėr punonjėsit e shėndetėsisė dhe arsimit. Rritja e pėrgjithshme e pagave pėr punonjėsit e infermierisė nė shėndetėsi ka qenė mesatarisht nė masėn 25 pėr qind, pre sė cilės pėrfituan rreth 12 mijė infermierė tė sistemit shėndetėsor. Po kėshtu, ka patur rritje tė ndjeshme tė pagave edhe pėr punonjėsit me arsim tė lartė tė kėtij sistemi, tė cilėt kanė pėrfituar njė rritje mesatarisht prej 20 pėr qind, duke bėrė qė tė pėrfitojnė rreth 3 mijė mjekė tė dhe specialistė tė fushave tė ndryshme qė punojnė nė sistemin shėndetėsor. Pėrsa i pėrket arsimit ka pasur njė rritje tė pagave nė tėrėsi, ku pėr punonjėsit e shkollave tė mesme dhe 9-vjeēare ka patur njė rritje qė varion 34 deri ne 40 pėr qind. Nė pergjithėsi, pėr tė gjithė punonjėsit e arsimit parauniversitar, duke patur parasysh sa pėrmendėm mė sipėr, rritja mesatare ėshtė nė masėn 27 pėr qind, prej sė cilės kanė pėrfituar rreth 36 mijė punonjės mėsimorė.



    Pėrfituesit e rritjeve tė pagave pėrgjatė vitit 2007

    1- Rritje mesatarisht 20% pėr punonjėsit e sistemit tė arsimit parauniversitar dhe sistemit tė shėndetėsisė;

    2- Rritje mesatarisht 15% pėr punonjėsit mbėshtetės, tė cilėt vazhdojnė tė paguhen me sisitemin me klasa;

    3- Rritje mesatarisht 7% tė punonjėsve tė policive tė ndryshme dhe forcave tė armatosura;

    4- Rritje mesatarisht 11% tė profesoratit tė universiteteve dhe shkollave tė tjera tė larta;

    5- Rritje mesatarisht 5% tė pjesės pėr tė cilėt reforma ka pėrfunduar.



    Shpėrblimi i administratorit shkon deri nė dy milionė lekė pėr njė aktiv prej rreth 200-milionėsh



    Vendimi: Administratori i falimentimit subvencionohet deri nė 12 pėr qind



    Kėshilli i Ministrave ka miratuar dje kushtet dhe kriteret pėr pėrcaktimin e masės sė shpėrblimit dhe rimbursimit tė shpenzimeve tė administratorit tė falimentimit. Sipas ndryshimeve tė bėra, qeveria ka pėrcaktuar se shpėrblimi i administratorit tė falimentimit do tė bėhet nga gjykata, e cila do tė marrė parasysh punėn e kryer, rezultatet e arritura, rėndėsinė e falimentimit dhe kujdesin e treguar nga administratori i falimentimit, nė pėrmbushjen e detyrave pėr shpėrblimin ndaj tij. Sipas kėsaj skeme, shpėrblimi i administratorit tė falimentimit pėrbėhet nga pagimi i njė pėrqindjeje tė shumės sė aktivit tė grumbulluar nė varėsi tė shumės sė llogaritur prej falimentimit. Kėshtu, masa e shpėrblimit tė administratorit shkon deri nė 14 nė rastin, kur aktivi nuk ėshtė mė shumė se njė milion lekė, ndėrsa kur aktivi shkon deri nė 200 milionė lekė, administratori do tė pėrfitojė njė shumė prej gati dy milionė lekėsh. Sipas ligjit tė miratuar dje nga qeveria, administratori pėrfiton njė shpėrblim dhe subvencionim prej rreth 0.9 pėr qind, kur aktivi ėshtė nė mbi 200 milionė lekė. Administratorit tė falimentimit i paguhet gjithashtu, mbi shumėn e pasivit tė falimentimit, njė shpėrblim shtesė nga 0,15 deri nė 0,75 pėr qind pėr shumėn deri nė 10 000 000 (dhjetė milionė) lekė dhe nga 0,05 deri nė 0,37 pėr qind pėr shumėn mbi 10 000 000 (dhjetė milionė) lekė.

    Shpėrblimi (masa e falimentimit nė pėrfundim tė procedurės sė falimentimit), sipas kėtyre kufijve:



    • nga 12 % nė 14 %, kur aktivi nuk ėshtė mė shumė se 1 milion lekė;
    • nga 10 % nė 12 %, kur aktivi ėshtė mbi 1 milion deri nė 3 milionė lekė;
    • nga 8,50 % nė 9,50 %, kur aktivi ėshtė mbi 3 milionė deri nė 5 milionė lekė;
    • nga 7 % nė 8 %, kur aktivi ėshtė mbi 5 milionė deri nė 10 milionė lekė;
    • nga 5,5 % nė 6,5 %, kur aktivi ėshtė mbi 10 milionė deri nė 50 milionė lekė;
    • nga 4 % nė 5 %, kur aktivi ėshtė mbi 50 milionė deri nė 100 milionė lekė;
    • deri nė 1,80 %, kur aktivi ėshtė mbi 100 milionė deri nė 200 milionė lekė;
    • deri nė 0,90 %, kur tejkalon 200 milionė lekė.

    Jan marre nga Gazeta TEMA
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Gerrard : 14-04-2007 mė 22:18
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  7. #77
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Ruli, Takim ne Korce me perfaqesues te biznesit

    • Takimin e parė pas ristrukturimit tė Dhomave tė Tregtisė dhe Industrisė ministri i ekonomisė Ruli e ka mbajtur me biznesin korcar


    Ruli ka perkuar prej ketij biznesi sugjerime dhe rekomandime lidhur me reformat. Duke pėrmendur edhe faktin se pėr motive politike qeveria me vendimmarrjet e saj mund tė sjellė edhe kėndvėshtrime tė kundėrta nga ana e biznesit apo konflikte pėr shkak tė pakėnaqėsisė Ruli ka pohuar se mė tė rėndėsishme janė marrdhėniet institucionale shtet-biznes.

    Ai ka deklaruar para pėrfaqėsuesve tė biznesit korcar se qeveria ka aplikuar politikat e duhura ndaj biznesit, dhe sipas tij politika mė e rėndėsishme ėshtė reforma rregullatore. Pėrfaqėsuesit e biznesit kanė trajtuar shqetėsimet qė lidhen me punė ė tyre tė pėrdishme nė raport me shtetin, ndėrsa kanė kėrkuar ndėrhyrjen e tij pėr lehtesimin e procedurave por dhe tė rregullave ndaj kėtij komuniteti qė sjell dhe zhvillimin e shoqėrisė. News24

    Gazeta Shqiptare
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  8. #78
    i/e larguar Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Mos merrni shum shkrime te medha sepse nuk besoj qe do i lexojm dot...te jeni sa me te shkurtet ne komentet tuja dhe sa me rreal...


    Nje pytje kam per kta te Shkencave Sociale ne Shqiperi...kam verejtur qe ne Shqipeir sidomos gjat sezonit te veres ka nje ulje te Sterlinges Britanike, ama Dollari amerikan nuk leviz edhe aq.....a mund te ma konfirmoj ndokush kte gje?


    Me rresp Homza.

  9. #79
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Bonot e thesarit blijini nė fund tė vitit

    Nėse njė individ dėshiron tė investojė paratė e tij nė bono thesari, pėrvoja e viteve tė fundit ka treguar qė periudha mė e favorshme pėr tė realizuar kėtė investim ėshtė tremujori i fundvitit.

    Gjatė kėsaj periudhe tė vitit normat e interesit pėr bonot e thesarit kanė qenė mė tė larta sė nė ēdo muaj tjetėr, kjo si rrjedhojė e rritjes sė kėrkesės sė qeverisė pėr borxh dhe mungesės relative tė likuiditetit nė treg. Ndėrkohė, e kundėrta ndodh nė tremujorin e parė tė vitit. Pas qershorit tė vitit tė kaluar, normat e interesit tė bonove tė thesarit kanė pasur njė trend rritės dhe sipas parashikimeve tė ekonomistėve, e njėjta situata mund tė pėrsėritet edhe nė fund tė kėtij viti. Marjan Gjermeni, drejtor i Operacione Monetare nė Bankėn e Shqipėrisė nė njė prononcim pėr gazetėn “Panorama” ka shpjeguar nė detaje ecurinė e normave tė interesit pėr bonot e thesarit.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  10. #80
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Investimi

    Nėse i hedhim njė sy tregut vendės tė parasė duket qartė qė investimi i parave tė lira nė bono thesari ėshtė mė i leverdishmi. Kjo lidhet me faktin, qė jo vetėm se normat e interesit tė bonove tė thesarit janė mė tė larta sesa normat respektive tė interesit tė depozitave tė ofruara nga bankat e nivelit tė dytė, por edhe tė qenit mė likuid si investim. Bazuar tė dhėnave mė tė fundit, nėse krahasohen normat e interesit pėr depozitat 3-mujore, nė konceptin e mesatares sė ponderuar, me normėn e interesit tė bonove tė thesarit 3-mujore vėrehet qė kthimi nga investimi nė bono thesari ėshtė 1.85 mė i lartė sesa kthimi nga depozita. E njėjta gjė ėshtė edhe po tė krahasohet investimet pėr periudhėn 6 dhe 12-mujore. Kthimet janė respektivisht mė tė larta pėr 2.08 pėr qind dhe pėr 2.78 pėr qind. “Gjithashtu ėshtė e domosdoshme tė theksohet edhe dallimi midis kthimit nominal me kthimin real, por ky i dyti jo nė kėndvėshtrimin e marrjes nė konsideratė edhe tė inflacionit. Kėshtu p.sh nė rastin e investimit nė bono thesari 1-vjeēare individi nuk do marrė njė kthim shtesė 2.78 pėr qind, sepse bankat e nivelit tė dytė mbajnė edhe komisionin, i cili nė mėnyrė indirekte do tė ulė kėtė pėrqindje”, shprehet Gjermeni.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

Faqja 8 prej 38 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Varfėria dhe mizerja.
    Nga DI_ANA nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 125
    Postimi i Fundit: 18-01-2017, 05:25
  2. Liria ekonomike, Shqiperia e 53-ta ne 183 vende
    Nga Lioness nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 11-01-2013, 15:45
  3. Filozofi ekonomike apo metafizikė politike?
    Nga toni007 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-06-2009, 08:26
  4. 2 muaj para zgjedhjeve
    Nga Alienated nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 07:16
  5. Sistemi kapitalist nė kolaps, Islami shihet si zgjidhja mė e mirė!
    Nga Archicad nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 05-11-2008, 16:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •