KORĒE/ Firma "Spahiu Gjanē" do ta menaxhojė pėr 30 vjet hidrocentralin qė do furnizojė 20 fshatra
Kryeministri Berisha merr pjesė nė inaugurimin e veprės energjetike
Kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka zbritur nė qytetin e Korēės pėr tė inauguruar tė parin hidrocentral lokal tė dhėnė me koncesion, hidrocentralin e Gjanēit. Berisha, i cili ka prerė shiritin e pėrurimit dhe ka shtypur edhe butonin e sistemit tė automatizuar pėr vėnien nė funksion tė kėtij hidrocentrali, ka thėnė se shfrytėzimi i burimeve pėr prodhimin e energjisė dhe dhėnia me koncesion e hidrocentraleve tė vegjėl, tė mesėm dhe tė mėdhenj, do ti hapė rrugėn edhe furnizimit mė tė mirė tė popullatės me energji elektrike, duke shfrytėzuar tė gjitha burimet e mundshme pėr prodhimin nė vend tė energjisė. "Ky sukses ėshtė njė garanci pėr suksese tė tjera. Ky ėshtė njė shembull pėr tė inkurajuar tė gjithė biznesmenėt qė tė investojnė nė kėtė sektor tė rėndėsishėm. Ne si qeveri garantojmė se do tė bėjmė ēdo pėrpjekje qė tė inkurajojmė dhe mbėshtesim edhe 100 hidrocentrale tė tjerė. KESH-i dhe Ministria e Ekonomisė do tė zbatojnė kuadrin mė tė favorshėm pėr koncesionet dhe do tė krijojnė mundėsi qė mallin ta shesin me ēmime tė leverdisshme. Qeveria do tė jetė aktive nė investime tė tilla tė rėndėsishme dhe nė sigurimin e investitorėve tė tjerė", ka thėnė Berisha nė fjalėn e tij. Hidrocentrali, i cili ndodhet 15 kilometra larg qytetit tė Korēės, ka njė kapacitet prej 3 megavat, me njė prodhim vjetor 6 deri nė 8 milionė kilovat/orė energji. Ky hidrocentral i ėshtė dhėnė me koncesion pėr 30 vjet kompanisė "Spahiu Gjanē", me njė investim prej 1 milion e 21 mijė eurosh. "Me kėtė vepėr spikat sė pari suksesi i partneritetit publik privat dhe ky sukses ėshtė garanci pėr suksese tė tjera tė hidrocentraleve tė kėtij kalibri. Vetėm hidrocentralet ndėr 10 megavat, tė marra sė bashku, shumė shpejt me kompletimin e tyre nė mbarė vendin do tė mund tė prodhojnė energji sa njė prej HEC-eve mė tė mėdhenj tė vendit", ėshtė shprehur Kryeministri. Prodhimi i kėtij hidrocentrali deri nė momentin qė ėshtė marrė me koncesion pėr 13 vjet me shtrirje kohore nga vitit 1991 dhe deri nė 2004, ka pasur njė kapacitet prej 9 milionė kilovat/orėsh, kapacitet i cili ėshtė dyfishuar pas marrjes nga kompania private. Kompania ka kryer njė sėrė punimesh rehabilituese nė pėrputhje me marrėveshjen e koncesionit, ndėrsa me asistencėn e njė kompanie austriake ka kryer punime nė pajisje dhe makineri duke rinovuar tėrėsisht sistemin e komandimit dixhital.
© Gazeta Shqip - 2006-2007
Krijoni Kontakt