Close
Faqja 4 prej 38 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 376
  1. #31
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Financat, vendime kontradiktore pėr akcizėn

    Fenomeni i rritjes dhe uljes sė taksave, pėrfshi kėtu edhe akcizėn, ėshtė bėrė i zakonshėm. Qeveria ndryshoi mendim pėr akcizėn e disa nėnprodukteve tė naftės, vetėm nė mė pak se njė vit pasi e kishte rritur me disa herė akcizėn pėr mazutin dhe solarin. Rritja e mėparshme e nivelit tė akcizės, nga 1 lekė/litri nė 13 lekė/litri pėr kėto produkte, sipas Financave, erdhi si detyrim i problemeve qė u shfaqėn nė administrimin e produktit tė heating-oil, i cili karakterizohet me tė njėjtin Kod Doganor me solarin dhe mazutin dhe rezultonte e vėshtirė nga ana teknike, ndarja e tij me Kod mė vete. Burime nga Financat sqarojnė se, meqenėse u evidentuan abuzime nė dogana, ku rezultuan zhdoganime tė gazoilit nė vend si heating-oil, duke sjellė efekte tė ndjeshme si pėr Buxhetin e Shtetit, ashtu dhe pėr konkurrencėn, u gjykua tė rritet niveli i akcizės pėr kėto produkte, duke parashikuar edhe vendosjen e njė skeme rimbursimi pėr subjektet tė industrisė vendase, tė cilėt dėmtoheshin nga rritja e nivelit tė akcizės. Por, rritja e akcizės nuk ka zgjatur shumė kohė, duke bėrė qė Ministria e Financave tė bėjė njė ulje tė re pėr solarin dhe mazutin.

    Sipas ligjit ekzistues, niveli i akcizės pėr kėto mallra ėshtė i njėjtė me atė tė gazoilit, 75%, por jo mė shumė se 33 lekė/litri dhe jo mė pak se 13 lekė/litri. Sipas Ministrisė sė Financave, duke qenė se kjo skemė nuk ka rezultuar efikase, pėr t'u ardhur nė ndihmė prodhuesve vendas, propozohet ulja e nivelit tė akcizės pėr lėndėt djegėse nga 13 lekė/litri, nė 8 lekė/litri. Nė realitet, kjo ulje e akcizės bėhet pėr shkak tė rritjes sė kontrabandės pėr kėto produkte. Por ulja e akcizės pėr solarin dhe mazutin, paraqet njė mundėsi tė mirė pėr abuzime nė treg, referuar specialistėve tė hidrokarbureve. Kjo, pasi kontrolli nga ana e strukturave pėrkatėse mbetet ende i dobėt. "Nė vend tė uljes sė akcizės, ne propozojmė qė sektorėt qė kanė nevojė pėr pėrdorimin si lėndė djegėse tė kėtij artikulli, tė rimbursohen sipas normave tė konsumit, nė raport me prodhimin qė japin",- ka bėrė tė ditur Shoqata e Hidrokarbureve. Shoqata e Hidrokarbureve, me anė tė njė deklarate publike i ka bėrė thirrje Parlamentit, qė tė mos miratojė kėto ligje qė janė nė kundėrshtim me zhvillimin e sipėrmarrjes private.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  2. #32
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Gjobiten karburantet, solari shitet pėr naftė

    Pa filluar efektet e para tė ligjit tė miratuar tashmė nga ana e Parlamentit, kanė filluar abuzimet nė tregtimin e karburanteve. Njė pikė karburanti nė Lushnjė, nė vend tė naftės tregtonte solar, ndėrsa nė njė pikė tjetėr tė tregtimit tė karburanteve nė Tiranė, janė vėrejtur shkelje tė rėnda tė cilėsisė sė hidrokarbureve. Deklarata ėshtė bėrė gjatė ditės sė djeshme nga ana e Inspektoratit tė Naftės dhe Gazit, qė ėshtė edhe organi pėrgjegjės pėr kontrollin e cilėsisė.Ilir Kurti, kryetar i Inspektoratit Shtetėror tė Naftės dhe Gazit, ka deklaruar pėr mediat sė pas kontrollit tė ushtruar nė Lushnje, ėshtė evidentuar njė subjekt i cili mashtronte me llojin e karburanteve, duke shitur nė vend tė naftės, solar. Ndėrkohė, njė tjetėr pikė karburanti nė Tiranė abuzonte me cilėsinė e naftės D2. Sipas Kurtit, ndaj kėtyre dy subjekteve ėshtė vendosur njė gjobė prej 5 milionė lekėsh.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  3. #33
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Shoqata e Hidrokarbureve: Falimentimi po vjen nga tatimorėt

    Tė gjithė zėrat e grupeve tė biznesit, janė kundėr ligjit tė ri pėr gjobat apriori

    Nėse miratohet ky ligj siē ėshtė paraqitur, do tė thotė qė kompani tė konsoliduara, me kapitale nė treg, tė jenė nė dorėn e falimentit nga njė punonjės tatimor, qė mund tė jetė i pakualifikuar, i politizuar apo i paguar nga njė kompani konkurrente. Kjo ka qenė edhe deklaratė e bėrė dje nga Shoqata e Hidrokarbureve, qė i ėshtė bashkuar grupeve tė tjera tė biznesit, qė tashmė kanė kundėrshtuar fuqimisht miratimin e kėtij ligji. Nė njė deklaratė pėr mediat, Sekretari i kėsaj shoqate, Viktor Nushi shprehet se zbatimi i kėtij ligji vė nė rrezik falimentimi biznesin. Shoqata e Hidrokarbureve kundėrshton gjithashtu edhe uljen e akcizės pėr mazutin dhe solarin. Sipas bizneseve tė hidrokarbureve, "ky ligj nuk duhet tė miratohet siē ėshtė paraqitur, pasi nė eksperiencėn e anėtarėve tė shoqatės tonė, kemi pasur raste vėnie gjobe me qindra-miliona lekė, tė cilat pas mbarimit tė procedurave ligjore tė apelimit kanė dalė tė pabazuara ligjėrisht. Pra, sikur tė kishte qenė nė fuqi njė ligj i tillė, kompanitė pėrkatėse automatikisht do tė kishin falimentuar". Njė situatė e tillė, sipas kėtij grupimi biznesi, vlerėsohet si penalizuese vetėm pėr kompanitė qė janė tė stabilizuara nė treg dhe qė veprojnė nė bazė tė tė gjitha rregullave dhe ligjeve.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  4. #34
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Bashkohet sipėrmarrja, ligji sjell efekte shkatėrruese

    Nė shėnjestėr tė kėtij vendimi mbetet Biznesi i Madh dhe ai VIP, pasi edhe gjobat qė vihen nga tatimet ndaj tij, kapin vlera tė stėrmėdha. Pėr ēdo mosdeklarim, nėse i bėhet njė shikim historikut tė marrėdhėnieve Biznes-Tatime, gjoba rezulton sa dyfishi i detyrimit tatimor qė shkon pėr apelim. Vendimi i marrė nga qeveria ėshtė kundėrshtuar nga ana e biznesit, duke e vlerėsuar atė si njė masė shtrėnguese qė ka karakter penalizues dhe qė ka si qėllim kryesor, realizimin e tė ardhurave nė buxhet. Sipas mendimit tė gjithė sipėrmarrjes, bėrė tashmė publike sipas grupimeve pėrkatėse, kjo ėshtė njė masė qė nuk ndihmon dhe stimulon sipėrmarrjen private. Vendosja e kėtyre ligjeve nuk lejon qė institucionet pėrkatėse tė marrin nė shqyrtim vendimet e marra nga ana e institucioneve tatimore, por i bėn ligjet qė nė pjesėn mė tė madhe tė tyre tė zbatohen nė mėnyrė automatike. Nga ana tjetėr, ndryshimi i bėrė nga qeveria, heq edhe njė pjesė tjetėr tė rėndėsishme qė ekziston aktualisht nė ligjin "Pėr Procedurat Tatimore". Pavarėsisht kėrkesave tė biznesit, ndryshimet heqin garancinė qė njė bankė mund tė verė pėr njė sipėrmarrje nė rastin e njė gjobe. Heqja e kėsaj pike kaq tė rėndėsishme, vė nė vėshtirėsi tė mėdha likuiditeti kompanitė. Vendosja e njė garancie bankare, lejon qė kompanitė private tė mos vuajnė nga mungesa e likuiditetit, nė njė kohė qė procese tė tilla vazhdojnė me vite nė gjykatat tona.

    Box

    Sipas statistikave gjyqėsore, apelimet, pėrfshirė apelimin administrativ dhe sidomos apelimin gjyqėsor, zgjasin me vite. Nga 3 deri nė 5 apo dhe mė shumė vjet, zgjat njė proces nė Gjykatė pėr tatime tė papaguara. Por zgjatja e procesit nė gjykata, tashmė paguhet vetėm nga biznesi, i cili mė shumė se tatimet ka nevojė pėr likuiditet. Por duke kėrkuar qė tė realizojė planet buxhetore, qeveria pėrdor ēdo letėr qė ka nė dorė, duke ndryshuar ligjin sa herė tė dojė.

    Box

    Neni 43 ndryshohet, si mė poshtė vijon:

    "Neni 43

    Detyrimi pėr pagesė tė menjėhershme

    1. Para se tė paraqiten pėr apelim nė shkallėt e apelimit administrativ, tatimpaguesit janė tė detyruar tė parapaguajnė detyrimin tatimor, pa pėrfshirė interesat dhe gjobat qė lidhen me kėtė detyrim.

    2. Para se tė paraqiten pėr apelim, nė shkallėt e apelimit pėr shqyrtim gjyqėsor, tatimpaguesit janė tė detyruar tė paguajnė ēdo gjobė dhe interes, qė lidhet me detyrimin tatimor tė apeluar.

    Neni 43, para ndryshimeve

    Detyrimi pėr pagesė tė menjėhershme

    Para se tė paraqiten pėr apelim, tatimpaguesit janė tė detyruar tė parapaguajnė vetėm detyrimin tatimor, pa pėrfshirė interesat dhe gjobat e mundshme, ose tė paraqesin garancitė e nevojshme. Nė rastin e garancisė, pėr periudhėn e apelimit llogariten tė gjitha interesat.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  5. #35
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Rritja e pages minimale, reagon ‘Konfindustria’

    • Rritja nė mbi 80 pėr qind e masės sė pagės minimale ka sjellė reagimin e ‘Konfindustrise’ nje rrjet organizatash qe mbron te drejtat e prodhuesve

    Rritja e pastudiuar e pages minimale sic ka ndodhur ne vendimin 42 te qeverise ne fund te janarit te ketij viti con ne rritjen e kostos se prodhimit dhe rrzikon falimentimin e biznesit. Reagimi i forte ka ardhur nga ‘Konfindustria’ nje rrjet organizatash qe mbron te drejtat e prodhuesve vendas. Perfaqesuesit e ketij organizmi thone se rritja e kostos se prodhimit vendas ne kushtet e marrveshjeve te tregetise se lire kur mallrat e improtit hyjne me tarifa doganore zero ve ne kushtet e nje konkurence te pabarabarte prodhimin vendas. Krahas kesaj, Gjergj Buxhuku, administrator i Konfindustrise thote se kjo rritje frenon dhe investimet e huaja. Konfindustria propozon rritjen e pages minimale ne masen 25 per qind dhe jo ne kete nivel te propozuar ne vendimin e qeverise. Sipas industrialisteve vendas, vendimi ka dhe mangesi teknike ne formulimin e tij pasi ben kategorizimin vetem te punonjesve te kualifikuar, kurse shumica e punetoreve ne industrite vendase jane te pakualfikuar. Biznesi i industrive vendase kerkon rregullimin e vendimit sipas studimit te sakte te tregut te punes. Vendimi i qeverise nepermjet rritjes se nivelit te pages minimale rrit ne menyre te ndjeshme pagesat e kontributeve shoqerore per mbi 85 kategori dhe profesione te ndyshme punonjesish.

    GezetaShqiptare
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  6. #36
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Bianku, raport per financat e medias

    Raportimi i kryetarit te KKRT-se eshte kerkuar javen e shkuar nga komisioneret e medias ne Kuvend, komsisoineret opozitare thane se KKRT duhet te raportoje edhe mbi gjendjen financiare, duke ruajtur fshehtesine e te dhenave bankare, gje qe nuk eshte bere deri me tani.

    Kryetari i Keshillit Kombetar te Radiotelevizioneve, Ledio Bianku, do te raportoje para deputeteve te Komisionit parlamentar te Edukimit dhe Mjeteve te Informimit Publik mbi situaten aktuale te mediave elektronike ne vend. Keshtu, paraditen e sotme, ne mbledhjen e ketij komisioni zhvillohet seanca degjimore me kreun KKRT-se, mbi ceshtjen e monitorimit te mediave. Kjo seance degjimore zhvillohet me kerkesen e deputeteve te opozites, por qe me pas u pranua edhe nga ata te mazhorances. Komisioneret e majte kane ngritur nje sere shqetesimesh, te cilet sipas tyre kane te bejne me "luften kunder mediave" qe ka ndermarre qeveria e ne menyre te vecante kryeministri Sali Berisha. Ne mbledhjen e fundit te ketij komisioni, deputete te opozites e kane vleresuar si teper te rendesishem nje raportim te drejtuesit te KKRT-se, Biankut, mbi ngjarjet e fundit. Opozita ka perqendruar sulmet e saj kunder qeverise, sidomos pasi punonjes te Policise Tatimore shkuan ne zyrat qendrore te kompanise "Digitalb", per te kryer nje kontroll. Sipas tyre, ajo vizite ishte teresisht e provokuar politikisht dhe se eshte ne linjen e sulmeve te paprecedente te mazhorances ndaj medias. Po ne mbledhjen e fundit te Komisionit parlamentar te Mediave, deputeti socialist, Alfred Dalipi, ka deklaruar se kunati i kreut te qeverise zoteron nje stacion televiziv, "Mediasat", i cili, sipas tij, nuk i eshte nenshtruar kontrolleve ne institucionit te KKRT-se. Pritet qe kjo te jete nje nder ceshtjet qe do te ngreje me force opozita gjate mbledhjes se sotme. Pakica e majte parlamentare gjate mbledhjes se komisionit mendohet t'i kerkoje llogari kreut te KKRT-se, mbi ate se cka bere ky institucion, nisur nga deklaratat e fundit te kryeministrit Berisha, sipas te cilave "mafia ka krijuar mediat e veta, qe i perdor si megafona dhe hanxhare".

    Seanca e paradites se sotme nuk ka te beje me raportin vjetor qe kryetari i KKRT-se, Bianku, do te mbaje ne Kuvend, i cili do te tregoje mbi veprimtarine e ketij institucioni gjate vitit te kaluar. Brenda dates 17 prill, KKRT-ja pritet te depozitoje ne Kuvend raportin e saj vjetor. Ky raport do te diskutohet ne komisionin pergjegjes (Mediave), nga ku do te dale nje projektrezolute. Pas kesaj etape te procedurave parlamentare, Bianku do te paraqitet ne seancen parlamentare te dates 3 maj, ku do te raportoje te njejtin raport dhe ku do te votohet ajo projektrezolute qe do te dale nga komisioni parlamentar.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  7. #37
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    "Gjobat e biznesit, punėtorėt gati pėr t‘u hedhur nė grevė"

    Flet kryetari i sindikatės nė Shkodėr, Fatmir Smajli

    "Mėnyra se si qeveria parashikon tė vjelė gjobat ndaj biznesit tani po frikėson edhe punėtorėt qė janė tė punėsuar nė kėto biznese", kėshtu ėshtė shprehur kryetari i konfederatės sė sindikatave tė pavarura nė Shkodėr, qė ėshtė dhe njė nga sindikata mė tė mėdha nė vend me 6400 punėtorė, jep alarmin se te punėtorėt nė Shkodėr ėshtė kthyer pasiguria dhe ankthi nėse bizneset nuk do tė kenė mundėsi t‘i paguajnė mė punėtorėt. Nė kėto kushte, kryetari i sindikatės ka paralajmėruar qeverinė se, nėse kjo vjelje gjobe do tė ndikojė te punėtori, atėherė do tė nisin protesta dhe greva nė mbrojtje tė tyre.

    Shkodra, qyteti mė i madh verior, por me nivelin mė tė ulėt ekonomik nė vend dhe me papunėsinė mė tė madhe nė shkallė Republike, i ėshtė frikėsuar mė shumė se askush mėnyrės se si qeveria ka parashikuar tė vjelė gjobat bizneseve. Kjo mėnyrė ka tė ngjarė qė shumė biznese tė mbyllin aktivitetet nė pamundėsi pėr tė shlyer gjoba marramendėse dhe me mijėra punėtorė tė mbesin pa punė. Nė njė prononcim dhėnė pėr gazetėn "Shqip", Fatmir Smajli, kryetari i konfederatės sė sindikatave tė punėtorėve Shkodėr, ka bėrė publike situatėn e frikshme qė ka shkaktuar te punėtorėt vendimi i qeverisė pėr vjeljen e gjobave ndaj biznesit.

    Kjo mėnyrė e vendosjes sė gjobave ndaj biznesit a ka pasur efekt te sindikatat e punėtorėve qė ju drejtoni?

    Qė kur qeveria u shpreh se gjobat e vėna do paguhen menjėherė dhe pastaj mund t‘i drejtohen gjykatės, kjo qė nuk diskutohet se ka pasur efekt. Ne kemi pasur kontakte ēdo ditė me kryetarėt e sindikatave nė tė gjitha ndėrmarrjet private. Vihet re se punėtorėt ndihen tė stresuar dhe tė frikėsuar, pasi pronarėt e bizneseve ku ato punojnė, ndihen tė kėrcėnuar pėrballė gjobave. Pasi kemi tė bėjmė me gjoba qė ndoshta njė biznes nuk mund t‘i shlyej njėherėsh e nė kėtė mėnyrė ata punėtorė rrezikohen tė flaken nė rrugė. Acarimi qė po ndien biznesi nė Shkodėr po reflektohet te punėtorėt e thjeshtė. Fundi, ata qė e pėsojnė mė shumė me kėtė qė po merr qeveria janė njerėzit e thjeshtė, ata qė punojnė pėr bukėn e gojės. Nėse ai i vė njė gjobė biznesit, ai biznes ose mbyll aktivitetin ose e kompenson kėtė gjobė, duke ulur pagat e punėtorėve.

    Sa punėtorė aderojnė nė sindikatėn e pavarur?

    Nė konfederatėn e sindikatave tė pavarura tė Shkodrės aderojnė 6400 punėtorė tė pėrfshirė nė 224 biznese nė 84 kontrata kolektive. Kėshtu qė, sindikata jonė me kėtė shifėr ėshtė sindikata mė e madhe nė Shqipėri, kemi njė numėr tė madh punėtorėsh, pėr tė cilėt jemi nė mbrojtje tė tė drejtave tė tyre. Duke ditur papunėsinė dhe ato pak biznese tė mėdha qė ka nė Shkodėr e shohim me shumė frikė vendimin e qeverisė pėr bizneset.

    Po nėse indirekt nga kjo mėnyrė vjelje gjobe preken punėtorėt, si do tė jetė reagimi i Konfederatės?

    Ne si gjithmonė kemi ditur tė mbrojmė interesat e punėtorėve, ne do tė mbrojmė interesat e tyre duke pėrdorur tė gjitha mėnyrat, duke filluar nga dialogu dhe mė ekstremet, qė janė grevat dhe protestat.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  8. #38
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Alarmi i biznesmenėve: Jemi nė prag tė falimentimit

    Reagojnė njerėzit e biznesit qė e shohin projektligjin tepėr abuziv

    Projektligji mė i ri pėr gjobat e tatimorėve ka lėnė tė pakėnaqur edhe biznesmenėt durrsakė. Njė pjesė e mirė e tyre e konsiderojnė atė arbitrar dhe cenues ndaj ushtrimit tė aktivitetit dhe financave tė tyre. Tė rrezikuara ndjehen tė gjitha bizneset, tė mėdha e tė vogla. Shumė prej pronarėve a pėrfaqėsuesve tė tyre, ndėrsa reagojnė kundėr ligjit tė ri, qė i detyron tė paguajnė qoftė dhe 25 pėr qind tė gjobės para se ta ankimojnė atė, kanė frikė tė prononcohen hapur mbi pasojat qė do tė sillte miratimi i projektligjit tė qeverisė. "Ky ligj mund tė nxisė tatimorėt tė ndėrmarrin ndėshkime abuzive ndaj nesh. Ne jemi pėrballur shpesh me ta, por kėtė herė synojnė tė zyrtarizohen", thotė pronarja e njė dyqani veshjesh nė Rrugėn Tregtare tė qytetit bregdetar, duke dyshuar nė korrektėsinė e zbatimit tė tij nga tatimorėt. Frika e falimentimit ka mbėrthyer njė pjesė tė mirė tė pronarėve tė subjekteve, tė cilėt shpresojnė nė mosmiratimin e projektligjit nė parlament. "Administrata tatimore duhet tė bėjė shumė kujdes qė tė mos vėrė gjoba denigruese pėr biznesin. Qeveria duhet tė jetė bashkėpunuese me bizneset dhe jo t‘i dėmtojė ato", thotė biznesmeni Mustafa Koxhaj. Biznesmenėt e tjerė tė kontaktuar nė Durrės mendojnė se abuzimet me gjobat jo vetėm do tė ēonte nė falimentim biznesesh, por edhe do tė rėndonte mbi tė punėsuarit. "Shteti nuk do tė marrė tė ardhura, punonjėsit e firmave do tė hidhen nė rrugė, ekonomia nuk do tė zhvillohej. Shteti nuk duhet tė jetė i interesuar tė mbyllė bizneset. Njė shtet qė mbyt biznesin, e ēon atė drejt falimentimit, nuk ėshtė shtet pėr mendimin tim", vazhdon biznesmeni Koxhaj. Parapagimi i gjobave ka tronditur edhe mė shumė biznesmenėt e vegjėl, tė cilėt ndjehen tė pambrojtur dhe parashikojnė njė mbyllje tė aktivitetit nė rast tė miratimit tė kėtij projektligji, qė pret tė diskutohet sė shpejti nė Kuvendin e Shqipėrisė. Nė mė shumė se njė rast, administrata tatimore ėshtė akuzuar nga bizneset pėr arbitrarizėm dhe abuzivitet. Kjo nė fakt ėshtė konfirmuar edhe nga statistikat zyrtare tė pėrballjes sė sipėrmarrjeve dhe tatimeve nėpėr gjykata. "Njė numėr shumė i madh gjyqesh pėrfundojnė me fitoren e biznesit", thotė Sotiraq Dhamo, ekspert i njohur nė fushėn e tatimeve. Kjo do tė thotė se nga vendimet e gabuara tė inspektorėve tatimorė, tendencioze apo jo qofshin kėto, kjo nuk ka shumė rėndėsi, penalizohen edhe bizneset e ndershme. Ēdo biznes ka tė drejtė tė apelojė pėr vendimet e taksidarėve nė fillim nė rrugė administrative dhe mė pas nė gjykata. Shkalla e parė e apelimit ėshtė Drejtoria e Apelimeve pranė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Tatimeve.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  9. #39
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Granti pėr fermerėt, vetėm 500 USD pėr dynym

    Skema e re e subvencioneve synon t‘u diktojė fermerėve politikat bujqėsore shtetėrore, pėrmes joshjes me mbėshtetje financiare

    Ministria e Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit, njoftoi se gjatė tri muajve tė parė tė kėtij viti nė gjithė territorin e vendit janė mbjellė mbi 1 mijė hektarė sipėrfaqe e re me pemėtore. Burime nga kjo ministri bėjnė tė ditur se granti prej rreth 4,5 milionė dollarėsh, i vėnė nė dispozicion nga buxheti i shtetit, me qėllim nxitjen e fermerėve pėr tė rritur sipėrfaqet me vreshta, pemėtore dhe ullinj, po rezulton i suksesshėm. Aktualisht Ministria e Bujqėsisė po zbaton njė projekt, i cili synon subvencionimin me para nė dorė pėr ēdo fermer qė mbjell njė sipėrfaqe mė tė madhe se tre dynym me vreshta, pemė ose ullinj. Deri mė tani kanė pėrfituar rreth 1 mijė e 700 fermerė nė tė gjithė vendin dhe shuma e dhėnė pėr secilin prej tyre ka qenė 500 dollarė pėr ēdo dynym tė mbjellė.

    Ministri i Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit, Jemin Gjana, gjatė njė takimi nė rrethin e Beratit me fermerė dhe blegtorė tė kėsaj zone, ku promovoi zbatimin e kėtij projekti, tha se deri tani kanė aplikuar 2533 fermerė nga i gjithė vendi pėr njė sipėrfaqe 1523 ha vreshta e pemėtore. Nga kėto, pas shqyrtimit tė kėrkesave, mbėshtetur nė udhėzimin e detajuar tė MBUMK-sė pėr kriteret, kanė fituar 1704 fermerė, tė cilėt kanė mbjellė gjithsej 1034 ha me vreshta, pemėtore dhe ullinj.

    Burimet e mėsipėrme bėjnė tė ditur se fondi kaloi drejtpėrdrejt nga buxheti i shtetit, nė banka dhe mė pas nė llogarinė e fermerėve. Ky rast mbėshtetjeje mund tė konsiderohet i pari lloj subvencioni vertikal, pasi deri mė sot janė zbatuar skema subvencioni horizontale. Shembull tipik ėshtė ai i naftės pa akcizė pėr tė gjithė fermerėt, ēka do tė thotė se tė gjitha subjektet pėrfitojnė njėtrajtėsisht, pavarėsisht specializimit dhe efikasitetit tė subvencionit, pėrkthyer nė produkt. Ndėrsa rasti i subvencionit vertikal lidhet me mbėshtetjen e grupeve tė subjekteve tė veēanta qė pėrmbushin kushtet jo vetėm pėr tė pėrfituar mbėshtetje nga shteti, por edhe duke e pėrkthyer kėtė mbėshtetje nė rezultate krahasimisht mė tė larta se subjektet e tjera. Nė kėtė mėnyrė, pėrmes subvencioneve, shteti u "dikton" fermerėve tė kultivojnė ato produkte qė mund tė konkurrojnė nė tregun rajonal apo mė gjerė.

    Strategjia e munguar

    Aktualisht Shqipėria importon produkte bujqėsore, por nuk arrin tė importojė tė tilla. Pėr pasojė, ekonomia pėrballet me njė bilanc thellėsisht negativ. Njė handikap qė bllokon eksportet shqiptare lidhet me arritjen e standardeve dhe tė strukturave qė i garantojnė ato. Nga ana tjetėr, bujqėsisė shqiptare, deri mė sot, i ka munguar njė orientim gjithėpėrfshirės. Nė kėtė drejtim, shtetit shqiptar nuk i duhet tė shpikė gjė, i mjafton tė kopjojė ato struktura qė sakaq janė tė provuara nga Bashkimi Evropian, tė cilat sanksionohen edhe si tė detyrueshme nė kuadėr tė nėnshkrimit tė Marrėveshjes sė Stabilizim-Asocimit. Duke u vendosur standardet, hapen mundėsitė pėr eksport dhe nga ana tjetėr krijimi i strukturave tė kontrollit garanton kėto standarde, duke krijuar mirėbesim te partnerėt. Platforma nuk mund tė konsiderohet e plotė, pa u mbėshtetur prodhimi nė mėnyrė tė orientuar, nė mėnyrė qė t‘i ofrohet fermerit ēfarė tė prodhojė. Nė kėtė pikė, ekspertėt sugjerojnė "t‘i imponohet fermerit dija e shtetit pėrmes subvencioneve". Aktualisht, sipėrfaqja mesatare e fermave nė Shqipėri ėshtė 1,1 hektar, ēka do tė thotė se prodhimi orientohet kryesisht pėr vetmbajtje, ndryshe pėr ushqim vetjak. Nga ana tjetėr, nuk mundėsohet penetrimi i mekanikės bujqėsore, si traktorė etj., pėr shkak tė ngastrave shumė tė vogla, tė rrethuara me gardhe. Nė kėto kushte, nėse shteti do tė ofronte subvencion pėr fermat mbi 20 hektarė, fermerėt do tė kishin njė arsye tė fortė pėr tė bashkuar parcelat e tyre, duke i shndėrruar nė sipėrfaqe tė mėdha prodhuese.

    Marr nga Gezeta SHqip
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  10. #40
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Financat: Gjobat tė shlyhen me kėste, por brenda vitit

    Sipėrmarrja nuk pranon propozimin, nuk ka asnjė efekt lehtėsues pėr biznesin

    Gjatė diskutimit tė ligjit "Pėr Procedurat Tatimore" nė Komisionin Parlamentar tė Ekonomisė, pritet qė Ministria e Financave tė paraqesė edhe projektin e saj tė fundit, por qė nga sipėrmarrja nuk ėshtė pranuar. Propozimi i ministrit tė Financave, ėshtė pėr njė pagesė me kėste prej 25%, pas evidentimit tė njė detyrimi tatimor, shto kėtu gjobat dhe interesat. Pra, ky propozim i lejon biznesit tė penalizuar qė, pas evidentimit tė njė detyrimi tatimor nga inspektori i tatimeve, sipėrmarrjes i lind e drejta qė tė paguajė brenda vitit detyrimin ,plus gjobat dhe interesat, me kėste prej 25%. Pagimi i kėstit sipas projektit, duhet tė realizohet njė herė nė 3 muaj. Edhe ky propozim i bėrė nga kreu i Financav, Bode, nuk ėshtė pranuar nga ana e sipėrmarrjes. Sipas sipėrmarrėsve, kjo masė e propozuar nga ana e Ministrisė sė Financave nuk sjell asnjė lehtėsim. "Janė tė pakta ato raste, pėr tė mos thėnė se nuk ekzistojnė nė praktikė, ku ēėshtjet e gjobave tė biznesit tė marrin njė vendim gjykate, brenda njė periudhe 12-mujore",- bėjnė tė ditur pėrfaqėsues tė sipėrmarrjes, tė pėrfshirė nė diskutimin e kėtij ligji. Argumentet qė e bėjnė miratimin e kėtij ndryshimi tepėr tė rrezikshėm pėr veprimtarinė e sipėrmarrjes, janė tė shumtė. Gjatė dy ditėve mė parė, Shoqata e Hidrokarbureve ka bėrė tė ditur se, "ky ligj nuk duhet tė miratohet siē ėshtė paraqitur, pasi nė eksperiencėn e grosistėve tė karburanteve, kemi pasur raste vėnie gjobe me qindra-miliona lekė, tė cilat pas mbarimit tė procedurave ligjore tė apelimit, kanė dalė tė pabazuara ligjėrisht. Pra, sikur tė kishte qenė nė fuqi njė ligj i tillė, kompanitė pėrkatėse automatikisht do tė kishin falimentuar". Njė situatė e tillė, sipas kėtij grupimi biznesi, vlerėsohet si penalizuese vetėm pėr kompanitė qė janė tė stabilizuara nė treg dhe qė veprojnė nė bazė tė tė gjitha rregullave dhe ligjeve. Gjithashtu, kėto grupime biznesi kanė vlerėsuar si njė nga rrjedhat mė negative tė kėtij ndryshimi, fuqinė e madhe qė merr vendimi i njė inspektori tatimor, qė me kėtė ndryshim merr nė dorė fatin e kompanive, me njė aktivitet prej miliona dollarėsh. "Nėse miratohet ky ligj siē ėshtė paraqitur, do tė thotė qė kompani tė konsoliduara, me kapitale nė treg, tė jenė nė dorėn e falimentit nga njė punonjės tatimor, qė mund tė jetė i pakualifikuar, i politizuar apo i paguar nga njė kompani konkurrente",- kanė bėrė tė ditur, sipėrmarrėsit e Sektorit tė Hidrokarbureve. Gjatė diskutimit nė parim tė kėtij ligji, njė javė mė parė nė Parlament, deputetėt e opozitės janė shprehur kundėr, duke e argumentuar se, nėse ai miratohet dhe vihet nė zbatim, do tė dėrgojė drejt falimentimit njė numėr tė madh tė bizneseve nė vend. Kjo, pasi ligji lejon tatimorėt tė aplikojnė gjobat ndaj bizneseve, tė cilat duhet tė parapaguhen apriori, pra, para se tė vendosin gjykata nėse janė tė drejta. Kundėr kėtij projektligji, gjatė votimit tė tij nė parim, kanė votuar kundėr edhe deputetė tė mazhorancės, si deputeti Spartak Ngjela, ish-ministri i Kulturės dhe Turizmit, Bujar Leskaj dhe ka dhėnė votėn tij abstenim, deputeti Aleksandėr Biberaj. Por, megjithėse zėrat kundėr kėtij projektligji, qė nė mėnyrė tė hapur realizohet pėr tė mbushur arkėn e buxhetit, janė tė shumtė, mazhoranca nė Parlament ka miratuar me forcėn e kartonėve nė parim, ligjin. Gjatės ditės sė sotme, pritet qė nė Komisionin Parlamentar tė Ekonomisė tė diskutohet nen pėr nen projektligji "Pėr Procedurat Tatimore", ku pritet qė sipėrmarrja tė paraqesė edhe njė herė pretendimet e saj pėr projektin.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

Faqja 4 prej 38 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Varfėria dhe mizerja.
    Nga DI_ANA nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 125
    Postimi i Fundit: 18-01-2017, 05:25
  2. Liria ekonomike, Shqiperia e 53-ta ne 183 vende
    Nga Lioness nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 11-01-2013, 15:45
  3. Filozofi ekonomike apo metafizikė politike?
    Nga toni007 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-06-2009, 08:26
  4. 2 muaj para zgjedhjeve
    Nga Alienated nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 07:16
  5. Sistemi kapitalist nė kolaps, Islami shihet si zgjidhja mė e mirė!
    Nga Archicad nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 05-11-2008, 16:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •