Close
Faqja 36 prej 38 FillimFillim ... 263435363738 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 351 deri 360 prej 376
  1. #351
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Citim Postuar mė parė nga Trendafili-Blu
    Imperator: Deri diku jam dakord me ty, po mos harro se si do veproj biznesi i vogel, do i meret fryma qe te kryej gjith keto levizje. (??)Prsh kam nje service Pc, i bie qe te blej mallin, ose te shes mallin ta bej c'do levizje me Banken po kjo me duket absurde, kesaj i thon informalitet qe vetem keto vende perdorin Banken dhe nuk e perdorin menyren CASH. Per kete gje e kisha me shum, sepse te ha shum kohe dhe asnje gje nuk fiton.

    Kalofsh mire

    T-B
    Perkundrazi..

    Nuk eshte fare Informalitet.. Po eshte Formalitet..

    Nese cdo veprim behet ne sistem bankar, eshte me e lehte per shtetin te kontrolloje cdo veprim ne bisnes

    Laina, e vertet ajo qe thua ti por, nuk mund te pretendojme qe ne fillimet e krijimit te formalitetit te kemi rezultate Absolute.. Ato do te stabilizohen me kalimin e kohes..

    Zemrushja
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  2. #352
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Lufta ndaj informalitetit, shumė e rėndėsishme

    zv drejtori i pergjithshem i FMN Murilo Portugal tha se eshtė e domosdoshme qė, pėr reforma thelbėsore ekonomike palėt tė japin konsensusin

    Para Shqiperise mbeten ende sfida te medha perpara, si ruajtja e ritmeve ekonomike dhe ulja e nivelit te varferise. Keshtu ka ke theksuar zv drejtori i pergjithshem i FMN Murilo Portugal pas nje takimi me guvernatorin e pergjithshem te BSH,Ardian Fullani. Ne kuader te integrimit ne BE, FMN do te forcoje sisitemin e mbikqyrjes ndaj sistemit tone bankar. “Nė zhvillimin pozitiv ekonomik, parlamenti luan njė rol shumė tė rėndėsishėm. Me sa kam konstatuar, nė Parlament ka njė mirėkuptim pėr reformat makroekonomike dhe ky ėshtė hap shumė pozitiv dhe inkurajues. Lufta ndaj informalitetit, tha ai ėshtė shumė e rėndėsihme dhe fakti qė keni ecur shumė kohėt e fundit na jep besim se jeni nė rrugė tė mbarė. Ėshtė e rėndėsishme qė tė gjithė tė paguajnė taksat pėr tė ecur kėshtu nė njė konkurencė tė ndershme. Ėshtė gjithashtu e domosdoshme qė, pėr reforma thelbėsore ekonomike tė Qeverisė palėt tė japin konsensusin.”, tha z. Portugal. Nga ana e saj kryetarja e Kuvendit u shpreh se Qeveria dhe Parlamenti kanė ndėrmarrė njė sėrė nismash pėr krijimin e kushteve lehtėsuese pėr investitorėt si dhe pėr tė luftuar informalitetin, duke e konsideruar kėtė tė fundit si njė nga ēėshtjet mė tė domosdoshme pėr zhvillimin e vendit.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  3. #353
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Bankat, shkaktare tė informalitetit

    Konfindustria: Kostot e shėrbimeve bankare janė shumė tė larta dhe tė papėrballueshme

    Pas projektit tė dėshtuar "Emigrantėt 3-5 vjet pa taksa" dhe idesė sė parealizueshme "Shqipėria, njė euro", qeveria ka ndėrmarrė njė tjetėr mision tė pamundur. Sipas vendimit mė tė fundit tė ekzekutivit, qė shėnjestron biznesin, nuk do tė njihen si shpenzime tė zbritshme, pra tė patatueshme, tė gjitha transaksionet financiare, nėse ato nuk kalojnė pėrmes sistemit bankar vlerėn taksative 90% tė vėllimit tė tyre. Ndėrkaq, sipas deklaratės sė djeshme tė njė prej drejtuesve tė Konfindustrisė, Gjergj Buxhuku, kjo masė ėshtė shumė shqetėsuese, sepse nė kėtė mėnyrė rriten kostot e biznesit, pėr shkak tė komisioneve tė larta qė zbatojnė bankat, si dhe mungesės sė pėrpjekjeve nga ana e qeverisė, tė cilat pėr momentin janė zero, pėr t‘i ulur kėto tarifa. Gjithashtu, sipas grupimit tė industrialistėve, ky vendim hedh hije dyshimi mbi qėllimet e nismės sė qeverisė, sipas sė cilės pėrfituesit mė tė mėdhenj tė kėsaj skeme janė pikėrisht bankat. Por, njė tjetėr problem, pėrveē kostove shtesė me tė cilat do tė pėrballet biznesi, ėshtė aftėsia e aktorėve pėr ta realizuar kėtė vendim. Vetė biznesi nuk mund t‘i transferojė tė gjitha flukset e parave nė sistemin bankar brenda njė kohe tė shkurtėr, pėr tė arritur masėn 90% tė caktuar nga qeveria. Nga ana tjetėr, nuk dihet nėse vetė bankat, tė cilat kurrė mė parė nuk janė pėrballur me njė fluks tė tillė, do tė jenė nė gjendje ta pėrballojnė atė. Kėshtu, rezulton se pėrveē rritjes sė paarsyetuar tė kostove ndaj sipėrmarrėsve, ekziston edhe rreziku i vonesave apo bllokimeve tė transaksioneve tė mėdha financiare nga sistemi bankar. Ky i fundit, pėrveēse ka njė shtrirje tė kufizuar nė zona tė ndryshme tė vendit, ka probleme me kapacitetet fizike e njerėzore, tė cilat nuk janė parashikuar pėr njė ngarkesė tė tillė pune, pėrjashtuar ndoshta Tiranėn. Por, edhe vetė aftėsitė e sistemit bankar nė kryeqytet mbeten tė dyshimta nė rastin eventual tė njė fluksi tė tillė transaksionesh. Duke vėnė theksin qė tė shihet njė ndryshim i skemės sė paraqitur nga qeveria, mbi kostot shtesė tė biznesit, Konfindustria kėrkon edhe njė zbatim mė gradual tė vendimit, qė synon formalizimin e ekonomisė. "Konfindustria, bazuar nė dukurinė shqetėsuese tė mėsipėrme, mendon se duhet riparė edhe njėherė me themel koha e hyrjes nė fuqi e vendimit tė ekzekutivit, pėrtej datės 01.07.2007, sikurse edhe masa nė pėrqindje e transaksioneve, pėr tė qenė graduale dhe jo e menjėhershme nė shifrėn 90%, sikurse ėshtė shpallur nga ekzekutivi, duke e arsyetuar me mospėrgatitjen e sistemit bankar pėr tė pėrballur vendimin me kosto tė arsyeshme", thuhet nė deklaratėn e grupimit tė biznesit. Sipas industrialistėve, tė gjithė faktorėt e mėsipėrm, nėse nuk kihen parasysh, do tė sjellin nė mėnyrė tė padiskutueshme rritje tė kostos sė biznesit, nė njė kohė qė pasojat negative, sidomos nė sektorin industrial dhe tė shėrbimeve tė vendit, gjatė zbatimit tė MSA-sė kėrkojnė detyrimisht tė kundėrtėn. Nėse gjithė kėto ndėrlikime nuk do tė merren parasysh, si dhe nė mungesė tė njė studimi paraprak tė efekteve dhe mundėsive, pasojat mund tė jenė tė rėnda. Nė kėto kushte, edhe kjo nismė do tė rezultonte e dėshtuar, ashtu si shumė projekte tė tjera tė mėparshme tė qeverisė, tė cilat nė tė shumtėn e rasteve nisin si deklarata politike e publike nga foltorja e Kryeministrit e, qė mė pas, vėnė nė vėshtirėsi tė gjitha hallkat shtetėrore, tė cilat duhet tė mbėshtesin nė akte ligjore premtimet dhe kėrkesat e nxituara tė Berishės.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  4. #354
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Vendimi godet pagat e ulėta

    Zbatimi i pakontrolluar i vendimit tė ekzekutivit, qė parashikon qarkullimin e transaksioneve financiare tė biznesit pėrmes sistemit bankar nė masėn 90%, pa marrė masat e nevojshme tė propozuara, pritet tė sjellė edhe probleme sociale, sepse, sidomos, pėr rrogat e ulėta, kostot e mėsipėrme bankare janė tepėr tė mėdha e tė ndjeshme. Nė fakt, pėr sa u pėrket rrogave, kjo do tė ishte goditja e tretė radhazi e qeverisė pėr tė punėsuarit qė pėrfitojnė pagesa veēanėrisht tė ulėta. Pėr shkak tė komisioneve tė larta qė mbajnė bankat pėr tė ofruar shėrbimin e dhėnies sė parave pėrmes sporteleve, ēka ul nė njė masė tė ndjeshme shumėn neto qė individėt pėrfitojnė. Nisma tjetėr, pararendėse e taksės sė sheshtė, gjithashtu rrit tatimin mbi tė ardhurat personale, pikėrisht mbi kėtė kategori. Qeveria ka premtuar njė skemė mbrojtėse, por deri mė sot nuk ėshtė paraqitur asgjė. Njė tjetėr masė qė godet rrogėtarėt e nivelit tė mesėm ėshtė ajo e pėrcaktimit tė niveleve tė ndryshme tė pagave minimale, ēka rezulton me uljen e pagės reale qė pėrfitojnė individėt, duke qenė se punėdhėnėsve do t‘u duhet tė paguajnė mė shumė ndaj shtetit.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  5. #355
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    FMN: Nė Shqipėri ka rritje tė rezervave valutore

    Shqipėria ka bėrė hapa para nė rritjen e ekonomike dhe uljen e inflacionit. Ky ka qenė vlerėsimi i bėr dje nga zyrtari i lartė i Fondit Monetar Ndėrkombėta, zv.drerjtori Murilo Poretugal, pas takimit qė zhvilloi me Kryeministrin Berisha nė ambientet e Kryeministrisė, ku u diskutua mbi faktorėt ekonomik qė kanė ndikim pėr vendin tonė, si dhe ecurinė e tyre. Gjatė fjalės sė tij, pėrfaqėsuesi i FMN-sė vlerėsoi ndėr tė tjera si tė rėndėsishme edhe politikat e ndėrmarra nga qeveria shqiptare gjatė kėsaj kohe nė forcimin e ekonomisė nė vend, duke theksuar gjithashtu qė ėshtė vėnė re edhe rritje e rezervave valutore.

    “Gjatė kėsaj kohe ka pasur njė rritje tė lartė ekonomike, krediti ndaj ekonomisė ėshtė rritur, rezervat valutare janė rritur, dhe tė gjithė kėta tregues dėshmojnė qė vendi ėshtė duke u bėrė gjithmonė e mė tepėr tėrheqės pėr investimit e huaja”, u shpreh Puretugal. Gjithashtu, ai kujtoi se Qeveria shqiptare duhet tė punojė akoma pėr tė ndjekur njė luftė serioze kundėr informalitetit nė vend, me qėllim minimizimin e deri nė zhdukjen e tij. Nga ana e tij, Kryeministri Sali Berisha tha se qėllimi i vizitės me pėrfaqėsuesin e lartė tė FMN-sė kishte ishte vėnia nė dijeni tė institucionit qė ai pėrfaqėson me arritjet e qeverisė nė fushėn e ekonomisė nė uljen e informalitett, si dhe nė rritjen e pėrgjithshme ekonomike dhe formalizimin e ekonomisė nė Shqipėri. Gjithashtu, kreu i qeverisė theksoi ndėr tė tjera, se qeveria shqiptare ėshtė duke pėrjetuar kohėn kur ajo po pėrballet me arritjet e mėdha tė reformave tė ndėrmarra prej saj me qėllim pėrmirėsimin e situatės ekonomike, duke luftuar nė tė njėjtėn kohė edhe formaz e korrupsionit pėr kėtė fushė.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  6. #356
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Prodhimet do tė kenė etiketė tė veēantė cilėsie, ndryshe gjoba

    Ministria e Financave propozon masa pėr mbrojtjen e konsumatorit

    Ministria e Financave ka hartuat njė projektligj qė ka si objekt tė drejtat dhe detyrimet e prodhuesve dhe tė shpėrndarėsve, nė mėnyrė qė produktet pėr konsumatorėt qė vendosen nė tregun shqiptar tė jenė tė sigurta. Sipas projektit, prodhuesit i lind detyrimi t’u sigurojė konsumatorėve tė dhėnat pėrkatėse, pėr t’u mundėsuar vlerėsimin e rrezikut tė qenėsishėm nė njė produkt pėr konsumatorėt. Prodhuesit duhet tė marrin masa qė u pėrgjigjen karakteristikave tė produkteve pėr konsumatorėt qė ata furnizojnė. Ata duhet tė jenė nė dijeni pėr rreziqet qė mund tė mbartin produktet e tyre dhe tė ndėrmarrin veprimet e duhura pėr tė shmangur kėto rreziqe, si pezullimin nga tregu paralajmėrimin nė mėnyrė tė pėrshtatshme dhe efektive tė konsumatorėve apo tėrheqjen e produkteve nga konsumatorėt. Gjithashtu edhe shpėrndarėsit, po sipas kėtij projekti, duhet tė veprojnė pėr tė ndihmuar sigurimin e produkteve pėr konsumatorėt. Ata brenda kufijve tė veprimtarisė duhet tė marrin pjesė nė monitorimin e sigurisė sė produkteve pėr konsumatorėt, tė vendosura nė treg. Produkti i cili rezulton nė pėrputhje me kėrkesat thelbėsore tė rregullave teknike, i vihet marka e konformitetit, forma kuptimi dhe simboli i sė cilės do pėrcaktohet nga Kėshilli I ministrave. Deri nė krijimin e strukturės sė mbikėqyrjes sė tregut, pėrgjegjėsitė dhe funksionet e saj do kryhen nga Inspektorati Qendror Teknik. Struktura e mbikėqyrjes sė tregu ėshtė e autorizuar qė pėr ēdo produkt tė vendosur nė treg si i sigurt tė organizojė verifikime pėr karakteristikat e sigurisė; pėr ēdo produkt qė nė disa rrethana mund tė paraqesė rreziqe tė kėrkojė tė shėnohen paralajmėrime; pėr ēdo produkt qė rezulton i pasigurt tė ndalojė tregtimin e tij.

    Gjobat

    Shkeljet e dispozitave tė kėtij ligji, kur nuk pėrbėjnė vepėr penale, pėrbėjnė kundėrvajtje administrative dhe dėnohet me gjobė nga 10 000 deri nė 10 000 000 lekė.

    Shlyerja

    Subjekti duhet ta shlyejė gjobėn 10 ditė nga marrjes sė njoftimit. Gjoba ėshtė titull ekzekutiv dhe ekzekutohet nga zyra e pėrmbarimit, nėse nuk shlyhet nga subjekti.

    Ankimimi

    Nė rastin kur subjekti i kontrolluar nuk ėshtė dakord me masėn e vendosur nga njė strukturė e mbikėqyrjes sė tregut, ai mund ta kundėrshtojė brenda 30 ditėve pune nga njohja me masėn.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  7. #357
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Qeveria pėrgjysmon tatimin pėr pagat nėn 30 mijė lekė

    Punonjėsit me paga tė ulėta do tė paguajnė vetėm gjysmėn e taksės sė sheshtė, ndėrkohė qė nuk do iu njihet taksa pėr 10 mijė lekėt e para tė rrogės. Kryeministri, Sali Berisha, deklaroi dje gjatė mbledhjes sė qeverisė se njė grup ekspertėsh dhe drejtuesish nė Ministrinė e Financave, po punojnė pėr pėrgatitjen e njė vendimi, i cili ka si qėllim pikėrisht vendosjen e tatimit sipas rrogės sė buxhetorėve, tė cilėt marrin nėn 30 mijė lekė nė muaj. "Njė grup ekspertėsh dhe drejtuesish tė Ministrisė sė Financave po pėrgatisin vendimin, nė mėnyrė qė efektet e vendosjes sė taksės sė sheshtė tė mos ndihen te punonjėsit me rroga tė ulėta". Nė kėtė drejtim, kryeministri u shpreh se, "ky vendim synon tė ndihmojė biznesin, si dhe tė krijojė njė mbėshtetje tė veēantė pėr punonjėsit me rroga tė ulėta, tė cilėve nuk do t'iu tatohen 10 mijė lekėt e para tė rrogės. Nė kėtė mėnyrė pėrgjysmohet barra fiskale mbi ta dhe kjo do tė jetė e vlefshme pėr tė gjitha rrogat deri nė 30 mijė lekė. Taksa e sheshtė me 10 pėr qind pėr tė ardhurat personale pėrbėn lehtėsimin mė tė madh tė barrės fiskale qė mund tė vendoset mbi kėto tė ardhura", - tha Berisha. Duke folur mbi tatimin mbi pagėn, kryeministri u shpreh se nė asnjė vend tė botės, nuk mund tė pretendohet se me 15 mijė lekė nė muaj mund tė mbash makinė luksoze. "Asnjė vend nuk vendoset nė familjen evropiane me klasėn e saj borgjeze, ku njė pjesė e saj sillet si proletare. Nuk mund tė zhytesh nė “Porche” dhe tė pretendosh se merr 150 mijė lekė tė vjetra. Kėto janė jo masive, por janė tė papranueshme, ndaj dhe hapat e ndėrmarrė kanė patur njė impakt jashtėzakonisht pozitiv nė biznesin ndėrkombėtar", - theksoi Berisha.

    Ritmet

    Kryeministri vlerėsoi se Shqipėria ka njė ndėr ritmet mė tė larta nė botė tė rritjes sė kreditit bankar dhe ana mė pozitive ėshtė se 70 pėr qind e kėtij krediti i shkon biznesit.

    "Investimet e huaja nė vitin 2006-tė kanė qenė rreth 370 milionė dollarė nė total, rreth 125 dollarė pėr frymė, kundrejt 8 dollarė qė ato kanė qenė nė vitin 2004-tėr, pra, sipas ekspertėve mė tė mirė tė FMN-sė dhe institucioneve tė tjera, Shqipėria ėshtė realisht nė prag shkėputjeje tė madhe". Nė kėtė drejtim, kryeministri Berisha theksoi se, "shkėputja e Shqipėrisė ėshtė njė dukuri qė po rezonon pozitivisht kudo dhe kjo ka bėrė qė kompanitė e mėdha, ndėr mė seriozet nė botė, tė kenė pėrparuar nė projektin e tyre". Kreu i qeverisė vuri nė dukje se, "brenda disa muajve fillojnė investime, tė cilat nė totalin e tyre kapin vlera disa miliardė euro. Vetėm njė nga kėto projekte, ai i Semanit, ėshtė 2.3 miliardė euro dhe ėshtė nė prag fillimi pėr zbatim, pasi janė pėrfunduar tė gjitha studimet pėr termocentralin 1200 megavat, linjė e transmetimit pėr Italinė, projekti i Devollit ėshtė mbi 700 milionė euro, projekt i bazuar nė rreth 50 km tunele, ndėrkohė qė projekti i Fierit shkon disa qindra milionė"
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  8. #358
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Obligacionet 5-vjecare, zgjidhje per investimin e kursimeve

    Nese do fitimin me te larte nga interesi i kursimeve te tua, atehere bli obligacione me maturim 5-vjecar. Interesi i obligacioneve (letrave me vlere te qeverise), sipas te dhenave me te fundit te Bankes se Shqiperise, arriti ne 10.14 per qind. Vlera eshte te pakten 3 per qind me e larte se interesi i bonove te thesarit me maturim njevjecar. Ne muajin mars, interesi i obligacioneve me afat maturimi 3-vjecar, shenoi 8.90 per qind, ndersa ai obligacioneve 5-vjecare, shenoi 10.14 per qind, duke u rritur perkatesisht me 0.10 pike perqindjeje dhe me 0.46 pike perqindjeje. Burimet ne Ministrine e Financave, thane se norma e interesit e obligacioneve 5-vjecare, llogaritet mbi bazen e interesave mesatare te ponderuara te 3 ankandeve te fundit te emetuara perpara zhvillimit te ankandit te obligacioneve. Nderkohe qe, shtesa mbi interesin, do te percaktohet nga rezultati i ankandit. Bankat do te marrin pjese ne ankand me opsionet e ndryshme te marzhit per shuma te ndryshme te ofruara. Keshtu, vlera me e larte e ketij marzhi, e pranuar nga Ministria e Financave plus interesin e ndryshueshem, perben kuponin, i cili do te zbatohet ne menyre uniforme per te gjitha kerkesat fituese. Nderkohe qe, rregullorja percakton, qe kuponi do te ripercaktohet cdo vit mbi bazen e interesit te ndryshueshem dhe marzhit te vendosur nga ankandi fillestar. Kuponi do te paguhet cdo 6 muaj. Rregullorja kerkon qe kerkesat e bankave, duhet te dorezohen te mbyllura ne zarf dhe te mbajne adresen "Banka e Shqiperise, Departamenti i Operacioneve Monetare, Ankandi i obligacioneve 5-vjecare".

    Emetimi i obligacioneve me afat maturimi 5-vjecar nga ana tjeter, eshte nje sinjal se, ekonomia vendase e ka kaluar fazen e veshtire te tranzicionit. Edhe bankat e nivelit te dyte, kane filluar te ofrojne sherbimet e kursimeve me afat maturimi 5-vjecar dhe te kredive me afat kthimi 15 deri ne 20 vjet.

    Kjo shperndarje e borxhit, ne vite pritet te ule efektet shok ne interesat e bonove te thesarit ne periudha te caktuara dhe sidomos ne fund te vitit, eshte shprehur ministri i Financave, Bode. Emetimi i borxhit te brendshem ne periudhe pesevjecare, eshte cilesuar si arritja me e madhe ne fushen e financave gjate vitit 2006. Gjithashtu, Banka e Shqiperise eshte duke shikuar mundesine per shitjen e bonove te thesarit ne euro ne tregun nderkombetar.


    Obligacionet, ja interesat



    Interesi i obligacioneve 2-vjecare 7.65%

    Interesi i obligacioneve 3-vjecare 8.90%

    Interesi i obligacioneve 5-vjecare 10.14%
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  9. #359
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Mbikeqyrja e FMN "zevendesim" nga BE

    Mbikeqyrja e zhvillimeve makroekonomike nga Fondi Monetar Nderkombetar ne vitet ne vazhdim, do te jete me e zbehte per shkak te integrimit te vendit tone drejt anetaresimit ne Bashkimin Evropian. Lajmi eshte konfirmuar dje gjate nje takimi qe zhvilloi guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani me zv/drejtorin e FMN, Murilo Portugal, i cili ka vizituar Shqiperine keto dite. Ne fund te ketij viti, Shqiperia mbyll marreveshjen miske PRGF/ EFF (kryesisht program per zbutjen e varferise), per te hyre ne nje faze te re marredheniesh me FMN. Autoritetet vendase te financave, kane pohuar se marreveshja e ardhshme parashikon nje supervizim me te lehte te treguesve ekonomike, nderkohe qe Shqiperia do te monitorohet edhe nga institucionet e Bashkimit Evropian. Por gjithsesi, zyrtari i larte i FMN, eshte shprehur se "kontrata" me Fondin do te jete e vlefshme deri ne anetaresimin e plote te vendit ne Bashkimin Evropian.

    Nga ana tjeter, Banka e Shqiperise, po ben te gjitha perpjekjet per te rritur bashkepunimin me Bashkimin Evropian, me Komisionin Evropian, Banken e Rregullimeve Nderkombetare, me te gjithe institucionet e tjera te rendesishme nderkombetare, dhe kryesisht me Banken Qendrore Evropiane dhe ato te rajonit, tha Fullani. "I gjithe ky bashkepunim, do te lejoje qe sistemi bankar financiar i Shqiperise, te arrije standardet nderkombetare te bankave qendrore", shtoi Guvernatori. Por nderkohe, vizita e zv/drejtorit te FMN, Portugal ne Shqiperi, eshte e lidhur me faktin per te pare nga afer zhvillimin e reformave ekonomike dhe perspektiven per zhvillim te qendrueshem. Marredhenia me FMN, tha Guvernatori Fullani, ka qene e suksesshme dhe premton per nje zhvillim akoma me te madh ne te ardhmen. Zyrtari i larte i Fondit, ne takimet qe ka pasur me ministrin e Financave, Ridvan Bode dhe Guvernatorin Fullani, ka theksuar se duhen bere permiresime te ndjeshme ne sektoret e energjetikes, ristrukturimit total te infrastruktures kombetare, ne permiresimin e borxhit te brendshem dhe klimes se biznesit.

    Stabiliteti makroekonomik i vendit dhe te ardhurat per fryme, jane rritur per nje periudhe kohe te shkurter dhe nje pjese e madhe e merites i takon BSH, e cila ka ruajtur stabilitetin e cmimeve dhe per te gjitha keto, kjo banke ka merituar vleresimin e partneritetit nderkombetar, cka tregohet dhe nga interesimi gjithnje e ne rritje i investitoreve te huaj, per te marre pjese ne sistemin financiar bankar ", tha Portugal.

    Deri me tani, marreveshja e FMN me qeverine shqiptare, eshte e fokusuar ne auditim te rrepte te treguesve themelore buxhetore dhe makroekonomike, te tille si inflacioni dhe rritja e qendrueshme ekonomike. Ndersa FMN, vitet e fundit eshte perqendruar ne rehabilitimin e disa treguesve dytesore makroekonomike, si deficiti tregtar dhe reformat strukturore.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  10. #360
    ThE KinG Maska e Imperator
    Anėtarėsuar
    23-04-2007
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    448
    Ka vetem nje problem ne vendin tone persa i perket transaksioneve me ane te bankave. Kostot e bankave jane shume te larta pasi ka nje numer te vogel transaksionesh dhe detyrimisht kostoja eshte e larte. Por nese do te miratohet ligji per kryerjen e pagesave me ane te transaksioneve bankare, atehere entet rregullatore duhet te rishikojne dhe njehere ēmimet per sherbimet bankare ne menyre qe te gjitha palet te jene te kenaqura.

    Imperator
    Albanian Perandory

Tema tė Ngjashme

  1. Varfėria dhe mizerja.
    Nga DI_ANA nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 125
    Postimi i Fundit: 18-01-2017, 05:25
  2. Liria ekonomike, Shqiperia e 53-ta ne 183 vende
    Nga Lioness nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 11-01-2013, 15:45
  3. Filozofi ekonomike apo metafizikė politike?
    Nga toni007 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-06-2009, 08:26
  4. 2 muaj para zgjedhjeve
    Nga Alienated nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 07:16
  5. Sistemi kapitalist nė kolaps, Islami shihet si zgjidhja mė e mirė!
    Nga Archicad nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 05-11-2008, 16:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •