Ekspertėt parashikojnė se sistemi i ri i pagave do tė krijojė amulli nė tregun e punės
Menjėherė pas miratimit nga qeveria tė sistemit tė ri tė pagave referuese nė sektorin privat pėr llogaritjen e kontributeve dhe tatimeve, kanė ardhur reagimet e para kundėrshtuese nga biznesi. "Konfindustria", grupimi i bizneseve mė tė mėdha prodhuese nė vend, paralajmėron se kjo nismė e qeverisė mund tė ketė efekte negative duke rritur mė tej informalitetin nė ekonomi. "Qėllimi i mirė nuk justifikon mėnyrėn se si ekzekutivi po pėrpiqet ta realizojė atė. Nė njė kohė kur shumica e tregut tė punės ėshtė informal, tė vendosėsh njė ligj tė tillė do tė thotė tė rrisėsh edhe mė shumė informalitetin", tha Gjergj Buxhuku, administrator i pėrgjithshėm i "Konfindustria"-s. Ekspertėt parashikojnė se vendimi do tė krijojė amulli nė tregun e punės. Sipas tyre, shumica e ndėrmarrjeve shqiptare kėtej e tutje, nuk do tė kenė mė struktura formale drejtuese, pasi tė gjithė menaxherėt, drejtorėt e departamenteve dhe specialistėt e lartė do tė regjistrohen si punonjės tė niveleve tė ulėta. Njėri prej ekspertėve tė njohur nė fushėn e tatimeve shkon edhe mė larg teksa me ironi deklaron se: "Tani do tė kemi drejtorė prodhimi qė do regjistrohen si roje dhe administratorė qė do kthehen nė punėtorė tė thjeshtė". Vendimi i ri i qeverisė pėr ndryshimin e pėrcaktimit tė pagave referuese nė sektorin privat, ende nuk ka shkaktuar reagimet masive tė biznesit, pėr shkak se shumica e sipėrmarrėsve shqiptarė nuk janė njohur me kėtė vendim.
"Konfindustria", takim me FMN-nė
Nė vijim tė shqetėsimeve, lidhur me politikat fiskale tė ndėrmarra nga qeveria gjatė muajve tė fundit, pėrfaqėsuesit e "Konfindustria"-s kanė zhvilluar njė takim me shefin e misionit tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar (FMN) pėr Shqipėrinė, Istvan Szekely. Grupimi i industrialistėve i ka paraqitur FMN-sė njė paketė me disa propozime pėr daljen nga situata vėshtirė ku ndodhet aktualisht biznesi shqiptar, pėr shkak tė konfliktualitetit nė rritje me qeverinė pas miratimit tė disa ligjeve gjerėsisht tė kundėrshtuara nga sipėrmarrja. Sipas, Buxhukut, pėrfaqėsuesit e FMN-sė, kanė qenė dakord me pjesėn mė tė madhe tė propozimeve tė paraqitura nga "Konfindustria", megjithėse nuk ka munguar edhe debati pėr disa ēėshtje tė ndryshme. Szekely ėshtė shprehur kundėr kėrkesave tė biznesit, qė kanė tė bėjnė me uljen e taksave si dhe kėrkesės pėr kompensimin e fermerėve me TVSH-nė e parimbursuar tė inputeve bujqėsore e blegtorale. Nė kėtė takim, pėr herė tė parė FMN ka shprehur haptazi qėndrimin e saj kundėr taksės sė sheshtė. "Pėrfaqėsuesit e FMN-sė nuk janė tė bindur se qeveria do tė mund tė implementojė taksėn e sheshtė, pa prekur nivelin e tė ardhurave nė buxhet", tha Buxhuku. Nė tė vėrtetė, ky ėshtė edhe qėndrimi i pėrhershėm i FMN-sė, institucion qė sa herė qė bėhet fjalė pėr ulje taksash, vėshtirė se mund tė japė miratimin e tij.
Krijoni Kontakt