Close
Faqja 30 prej 38 FillimFillim ... 202829303132 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 291 deri 300 prej 376
  1. #291
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Tenderi, KESH rreth 7 milione euro energji per majin

    Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare siguron energjine elektrike te nevojshme per muajin maj. Do te jene 5 kompani te ndryshme qe do te ofrojne nje sasi prej 150 240 Mwh me nje vlere rreth 6.9 milione euro, sasi kjo e nevojshme per sigurimin e furnizimit me energji elektrike te konsumatoreve gjate muajit maj. Sipas njoftimit per shtyp te KESH-it jane shoqerite EGL Zvicer, EFT Serbi, CEZ Ceki, Rudnap, Serbi si edhe EZPADA, Ceki, te cilat, se bashku, do te ofrojne sasine prej rreth 150 mije Mwh, me nje cmim qe varion nga 43.6 deri ne 47.21 Euro/Mwh. Koorporata i ka derguar kerkesen 29 shoqerive te tregtimit te energjise elektrike, por vetem 5 prej tyre e kane ofruar ate me cmim te ulet. Ndarja ne lote e energjise se importuar, bere ne kombinim me remontet e planifikuara qe do te realizohen ne linjen Bullgari-Greqi-Shqiperi nga data 7-31 maj me qellim marrjen e maksimumit te energjise nga kapacitetet e ofruara. Aktualisht, KESH-i eshte duke importuar maksimumin e nevojshem per te siguruar energjine elektrike per konsumatoret dhe ruajtjen e rezerves hidrike, duke pasur parasysh qe situata klimaterike eshte drejt ngrohjes, qe parashikon nje vere te thate e pasuar po keshtu edhe nga dimri. Duket se importi i energjise elektrike do te vazhdoje me ritme te larta, pasi ka qene vete ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Genc Ruli, i cili deklaroi se do te importohet me kapacitete maksimale ne menyre qe te ruhet rezerva hidrike. Tashme, sipas te dhenave nga KESH-i, konsumi ditor i energjise elektrike ka arritur ne nivelet 14.97 milion kwh/dite. Kjo sasi perballohet ne masen 8.33 milion kwh nga energjia e importuar, ndersa pjesa tjeter rreth 6.64 milion kwh sigurohet nga prodhimi vendas i energjise. Megjithate, situata aktuale e Liqenit te Fierzes ndodhet ne parametra te kenaqshem. Keshtu, sipas Divizionit te Prodhimit ne KESH behet e ditur se niveli i Fierzes ka arritur ne 276.88 m, nderkohe qe po rritet me 14 cm ne dite. Pritet qe Koorporata te zhvilloje tenderin per te siguruar energjine e importit edhe per periudhen ne vazhdim te vitit, ne menyre qe te shmange krizen e thelle energjetike, qe kaloi vendi gjate dimrit te vitit te kaluar.

    Te dhena per tenderin:


    27.480 Mwh ka ofruar kompania EGL, Zvicer, te ndare ne kater lote me cmim mesatar 43.6 euro/Mwh, me cmim total 1.199.328 euro.

    89.280 Mwh ka ofruar kompania EFT, Serbi, te ndare ne 9 lote me cmim mesatar 46.86euro/Mwh, me cmim total 4 183 728 euro.

    3 120 Mwh ka ofruar kompania CEZ, Ceki, e ndare ne dy lote, me cmim mesatar 45.45 euro Mwh, me nje cmim total prej 141 828 euro.

    27 480 Mwh ka ofruar kompania Rudnap, Serbi, te ndare ne kater lote, me nje cmim mesatar prej 47.21 euro/Mwh, me cmim total prej 1 297 350 euro.

    2 880 Mwh ka ofruar kompania EZPADA, Ceki, ne nje lot me nje cmim prej 47.20 euro/Mwh, me cmim total prej 135 936 euro.

    Te dhena:


    14.97 milione kwh konsumi ditor

    8.33 milione kwh importi

    6.64 milione kwh prodhimi vendas

    276.88 metra liqeni i Fierzes

    14 cm ne dite rritet niveli i liqenit
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  2. #292
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Privatizimet, mbi 100 pronare kerkese ne Ministrine e Ekonomise

    Mbi 100 kerkesa te ish-pronareve qe deshirojne te privatizojne objektet shteterore te ndertuara mbi trojet e tyre, jane depozituar tashme ne Ministrine e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes. Sipas ATSh-se, per keto kerkesa kane nisur procedurat me ministrite e linjes dhe me AKKP-ne, me qellim qe t'u jepen zgjidhjet me optimale. Miratimi i paketes se re ligjore per privatizimin i ka hapur rruge procesit te vleresimit te prones shteterore me synim privatizimin e saj. Gjate ketij viti do t’i kushtohet nje vemendje e vecante privatizimit te objekteve apo aseteve, te cilat kane pronare trualli, te cilet gezojne te drejten e parablerjes ne perputhje me ligjin “Per kthimin dhe kompensimin e pronave”. Kjo do te realizohet nepermjet praktikave per fillimin e procedures se privatizimit per shoqerite aksionere, shoqerite me pergjegjesi te kufizuar dhe aseteve te ndryshme, prone shteterore. Ministria e Ekonomise ne bashkepunim me Agjencine e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave do te punoje rast pas rasti per percaktimin e pronesise se truallit dhe cmimit te shitjes se tij, ne menyre qe te realizohet privatizimi i prones shteterore ne perputhje me aktet e reja ligjore dhe kryesisht duke synuar sigurimin e te drejtes se parablerjes per ish-pronaret. Ne ndihme te ish-pronareve, privatizimi po behet per cdo objekt apo pjese te tyre, ku ka pronare te vjeter te trojeve. Gjithashtu, Drejtoria e Privatizimeve do te nise se afermi rivleresimin e aseteve per te gjitha shoqerite aksionere, ku shteti zoteron mbi 51 per qind te aksioneve, me qellim qe ish-pronaret te mund te perfitojne aksionet qe u takojne mbi pronat e tyre.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  3. #293
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Janar-mars, tepricat ne buxhet 50 milion dollare


    E Enjte, 03 Maj 2007
    Blerina Hoxha


    - Llogarite e buxhetit te shtetit kane rezultuar me nje suficit prej 5 miliard lekesh ne fund te tremujorit te pare. Lajmin e dha dje Banka e Shqiperise pas mbledhjes se Keshillit Mbikeqyres, i cili analizoi zhvillimet ekonomike te tremujorit te pare. Tepricat mbi 50 milion dollare ne llogarite e qeverise jane krijuar nga kontributi pozitiv i politikave fiskale, thuhet ne deklaraten e bankes. Mirepo disa dite me pare, ne permbyllje te bilancit te te ardhurave, Ministria e Financave ka deklaruar se, nuk ka pasur suficit ne realizimin e tyre. Gjate periudhes janar-mars 2007, realizimi i te ardhurave buxhetore ka arritur shifren e 55.33 miliard lekeve ose 97.78 per qind te planit. Por ekspertet ne Ministrine e Financave shpjegojne se, suficiti qeveritar eshte krijuar si rezultat i mosrealizimit sipas planit te investimeve publike, shpenzimeve korrente. Shpenzimet e buxhetit te pergjithshem ne tremujorin e pare te 2007 arriten ne vleren e 51.721 milion lekeve nga 58.640 milion leke te planifikuara per kete periudhe. Mosrealizimi i shpenzimeve buxhetore ka krijuar edhe suficitin prej mbi 5 miliard lekesh, te raportuar dje nga Banka e Shqiperise. Per shkak te kesaj teprice dhe Ministria e Financave ne mes te vitit do te korrektoje buxhetin aktual. Parate e kursyera nga shlyerja e borxhit te jashtem dhe nga mosrealizimi i shpenzimeve te tjera do te rillogariten per rialokim ne projekte, ku shpenzimet e fondeve buxhetore kane qene me ecuri me te mire.

    Ne analizen e saj banka qendrore ka vene re se ekonomia vendase per tremujorin e pare te vitit ka ecur me ritme me te shpejta se parashikimet, 6 per qind. Kerkesa e brendshme vleresohet te kete qene motori kryesor i nxitjes se rritjes ekonomike gjate fundit te vitit 2006 dhe gjate tremujorit te pare te vitit 2007. Zgjerimi i vellimit te shitjeve, rritja e eksporteve dhe rritja e theksuar e kredise tregojne se kerkesa e brendshme mbetet e larte, pavaresisht problemeve te shkaktuara nga veshtiresite ne prodhimin dhe perdorimin e energjise elektrike, vlereson Banka. Gjithashtu inflacioni i cmimeve te konsumit gjate tremujorit te katert te vitit 2006 dhe gjate tremujorit te pare te vitit 2007 kane qene relativisht te qendrueshme, gje qe eshte reflektuar ne nje norme vjetore inflacioni prane nivelit 3 per qind.
    #VamosArgentina

  4. #294
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Banka, konkurs 1 milion euro per godinen

    Blerina Hoxha

    Godina e Bankes se Shqiperise, nje nga me te rrallat per vlerat kulturore dhe muzeale qe mbart, do te perfshihet ne rikonstruksion, nderkohe qe prane saj do te ndertohet edhe nje seli e re per politikeberesit e ekonomise. Projekti 1 milion euro eshte futur ne fazen e konkurrimit. Banka e Shqiperise keto dite ka bere oferten per te gjitha studiot e projektimit per te grumbulluar idete, njera nga te cilat do te implementohet per te ndryshuar pamjen dhe ambientet e autoritetit qendror bankar ne vend. Projektideja do te siguroje zgjidhjen e duhur arkitekturore, teknike dhe funksionale per permiresimin e veprimtarise operacionale te Bankes se Shqiperise, bejne te ditur burimet brenda bankes, te cilat sqarojne se, kompleksi ndertimor me nje siperfaqe te pergjithshme prej 12.000 meter do te jete ne qender te qytetit, ne sheshin "Skenderbej". Projektidete e shpallura fituese nga juria do te shperblehen me cmime mijera eurosh. Ne fazen e pare te konkurrimit projekti qe do te zere vendin e pare do te cmohet me 35.000 euro, vendi i dyte me 20.000 euro dhe vendi i trete 15.000 euro. Te interesuarit do te mund te blejne te gjithe dokumentacionin e nevojshem prane selise se bankes, kundrejt nje shume te pakthyeshme 300 eurosh. Banka e Shqiperise do te prese ofertat nga kompanite e interesuara deri me 25 maj. Cdo kandidat per te marre pjese ne konkurs duhet te aplikoje duke derguar ne Banken e Shqiperise me poste elektronike, me poste te regjistruar, me faks ose dorazi formularin e aplikimit, te plotesuar ne menyre korrekte. Nderkohe qe sekretariati teknik vendos per regjistrimin e kandidatit, vetem pasi ai ka derguar ne Banken e Shqiperise. Rikontruksioni i selise ekzistuese te Bankes eshte futur ne proces qe para dy viteve. Shkak jane bere ambientet e pamjaftueshme te bankes per t'iu pergjigjur nevojave te personelit. Gjithashtu, amortizimi i tyre ka arritur pikun duke shtruar nevojen e nje nderhyrjeje urgjente rikontruksioni dhe ndertimi te ambjenteve te reja. Mirepo, arkitektura e rralle e saj kerkon profesionalizem, shprehen burimet brenda Bankes, te cilat qartesuan se gara i paraprin pikerisht kesaj nevoje.

    Banka, historia e nje godine te rralle

    Godina e Bankes se Shqiperise ka perfunduar se ndertuari ne vitin 1936. Stili i saj arkitektonik i perket rrymes se "Racionalizmit", rryme e cila lulezoi ne gjysmen e pare te shekullit XX ne Evrope. Projekti i godines eshte realizuar nga arkitekti i njohur italian i asaj periudhe, Vitorio Marpurgo.

    Ky stil shquhet per volumet e medha dhe linjat e forta ne fasada. Kryesisht ai eshte aplikuar ne ndertimet shteterore me karakter zyrtar, me qellim qe te shprehte forcen e qeverive te asaj kohe dhe eshte perdorur ne shume vende te Evropes Perendimore. Ne kete kendveshtrim edhe godina e Bankes se Shqiperise ben pjese ne ndertimet me te spikatura te asaj kohe ne llojin e vet, rrymes Racionaliste.

    Ne projekt-idene e saj, godina eshte konceptuar me planimetri shumekendeshe dhe ndare nga ana funksionale ne dy pjese, ne korpusin kryesor qe do te kryente funksionin perfaqesues te bankes dhe ne pjesen operative te saj. Kjo e fundit do te ndertohej ne te dy krahet anesore te prapme te korpusit kryesor. Kjo pjese do te ndertohej ne vitet 40-te por, per arsye te luftes se Dyte Boterore nuk u realizua ndertimi i saj.

    Korpusi kryesor i saj eshte i ndertuar ne formen e nje harku, i detyruar nga pozicioni i saj ne sheshin kryesor te qytetit. Hyrja e saj kryesore eshte realizuar nga nje portal madheshtor, qe perfshin te gjithe lartesine e fasades dhe i mbeshtetur ne kolona te forta, si dhe e zbukuruar me relieve murale, ne argjil te pjekur, ne ngjyren karakteristike te saj, qe ne kompleks i jep nje paraqitje shume dinjitoze godines.

    Krahas godines se bankes me te dy pjeset e saj kompleksi ishte parashikuar te plotesohej edhe me pallatin e banimit per punonjesit e bankes. Edhe ky objekt ishte ne stil arkitektonik te njejte me banken dhe ishte parashikuar te ndertohej afer bankes, perbri godines se Parlamentit Shqiptar te viteve 30-te (sot Teatri i Kukullave).
    #VamosArgentina

  5. #295
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Berisha u pėrcakton bizneseve pagat e punonjėsve

    Nė bazė tė vendimit, tatimet pėr njė drejtues tė njė banke private shteti shqiptar do t’i vendosė nė bazė tė njė page prej 500.000 lekėsh tė reja nė muaj.

    Qeveria ka vendosur qė tė pėrcaktojė pagat minimale tė ēdo punonjėsi edhe tė sektorit privat. Kryeministri Berisha ka deklaruar dje si njėrėn prej nismave mė tė rėndėsishme, vendimin qė parashikon pėrcaktimin e pagimit tė sigurimeve shoqėrore dhe tatimit mbi tė ardhurat personale, duke u bazuar mbi njė listė reference pagash. Por ajo qė pritet tė shkaktojė mė tepėr debat dhe qė rrezikon biznesin privat, ėshtė niveli i lartė i pagave minimale tė pėrcaktuara nė kėtė vendim. Falė kėsaj nisme, paga e njė bariu tė fshatrave tė Tiranės apo punonjėsi tė pakualifikuar tė pastrimit tė plehrave parashikohet nė nivelet minimale prej 17 mijė lekėsh tė reja. Bizneset shqiptare, kėtej e tutje, do tė detyrohen tė paguajnė sigurimet shoqėrore dhe tatimfitimin e punonjėsve tė tyre mbi bazėn e kritereve tė reja. Qė mund tė shkaktojnė njė tėrmet tė vėrtetė nė sektorin privat tė ekonomisė shqiptare, si dhe nė marrėdhėniet midis tij e shtetit.

    Paga 5 milionė

    Nė bazė tė vendimit tė djeshėm, tatimet pėr njė drejtues tė njė banke private apo tė njė shoqėrie private sigurimi VIP nė Tiranė, shteti shqiptar do t’i vendosė nė bazė tė njė page prej 500.000 lekėsh tė reja nė muaj. Pavarėsisht se sa merr ai nė tė vėrtetė. Ndėrkohė, njė sektor qė sipas qeverisė, ka njė normė tė lartė fitimi, ėshtė ai i ndėrtimit. Ku, sipas vendimit tė djeshėm, drejtuesit i “caktohet” njė pagė jo mė e vogėl se 250.000 lekė, nė rast se operon nė njė biznes VIP nė Tiranė, 200.000 lekė pėr rrethet e kategorisė sė parė dhe 150.000 pėr rrethet e tjera. Kjo kategori pasohet nga hotelierėt, tė pėrfshirė midis 250 mijė dhe 60 mijė lekėve nė muaj. Nė listėn e pagave parashikohet edhe kategoria e telekomunikacionit, qė do tė thotė se drejtorėve tė pėrgjithshėm psh tė AMC-sė, apo Vodafonit, u njihen 150.000 lekė nė muaj si pagė. Por ndėrsa kėta drejtorė do tė tatohen mbi njė pagė tė pėrafėrt, krejt e kundėrta ndodh me punonjėsit e thjeshtė. Nėse qeveria do tė zbatojė vendimin e djeshėm edhe punėtori mė i pakualifikuar nė sektorin privat, psh ai i ngarkim-shkarkimit apo i pastrimit, nė rast se punon nė Tiranė, nuk mund tė deklarojė njė pagė mė tė ulėt se 17.000 lekė nė muaj. Nė kėtė rast, shteti, njė bariu tė punėsuar nė njė privat, qė jeton e punon nė njė rreth tė kategorisė sė dytė, i njeh pagė minimale prej 110 eurosh nė muaj. Qė, vėshtirė se i pėrgjigjet realitetit, pėr banorėt e zonave rurale.

    Rreziku

    Synimi i qeverisė pėr tė vendosur paga dysheme pėr ēdo kategori synon qė tė evitojė pagimin e sigurimeve shoqėrore nė nivele tė ulėta. Por kjo nuk ėshtė njė zgjidhje nė favor tė punonjėsve, por rrezikon tė kthehet nė njė bumerang pėr ta, pasi biznesi ku ata janė punėsuar mund tė falimentojė. Rreziku i parė ėshtė ai qė punonjėsit tė detyrohen prej punėdhėnėsit tė paguajnė kuotėn reale tė pagės pėr sigurimet, kuotė qė aktualisht ėshtė minimale. Sė dyti, duke rritur kėto kosto, bizneset do tė kenė shpenzime mė tė larta dhe do tė rrezikojnė falimentimin duke mbyllur mundėsinė e punėsimit. Sė treti, vendosja e kėtyre standarteve tė larta, rrezikon qė tė largojė investimet e huaja qė janė tėrhequr prej krahut tė lirė tė punės nė Shqipėri.

    Gazeta Shqiptare
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  6. #296
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Protestojnė punėtorėt, Ruli anulon vizitėn nė TEC

    Tė shkarkuarit kundėrshtojnė reformėn. Ministri nuk realizon inspektimin pėr koncesionin

    Njė protestė e punonjėsve tė Termocentralit Elektrik tė Fierit ka detyruar ministrin e Ekonomisė, Genc Ruli, tė anulojė njė vizitė tė planifikuar dje nė kėtė ndėrmarrje. Burime nga TEC-i i Fierit tregojnė pėr gazetėn "Shqip" se Ruli kishte planifikuar gjithēka pėr vizitėn e djeshme, gjatė sė cilės do tė njihej me reformat e kryera nė kėtė ndėrmarrje nė prag tė dhėnies me koncesion. Pikėrisht pėr shkak tė vizitės sė ministrit, sindikalistėt e TEC-it tė Fierit kanė organizuar njė takim sensibilizues dhe paralajmėrues pėr protesta tė tjera nė kuadėr tė shkarkimeve tė fundit. Bėhet fjalė pėr rreth 160 punonjės tė kėtij institucioni, tė cilėt sapo kanė marrė lajmin e largimit nga puna. Dje ėshtė bėrė dhe shpallja e listave tė kėtyre punonjėsve tė cilėt ishin lajmėruar nė njėfarė mėnyre pėr largimin nga puna pas mbylljes sė dyerve tė TEC-it Fier. Vendimi i qeverisė pėr dhėnien me koncesion tė TEC-it tė Fierit ka bėrė qė dhe kėta punonjės tė largohen, pėr tė lėnė nė ndėrmarrje vetėm 60 vetė qė do tė punojnė edhe pasi TEC-i tė kalojė nėn administrimin e njė kompanie private. Nė njė nga mbledhjet e fundit, Kėshilli i Ministrave vendosi ta nxjerrė TEC-in e Fierit nga kategoria e "objektit me rėndėsi tė veēantė", pėr t‘i hapur rrugėn privatizimit dhe dhėnies me koncesion. Vetėm pak kohė pas kėtij vendimi, drejtori i TEC-it, Arjan Nika, ėshtė shprehur se shkurtimi i fuqisė punėtore ėshtė i pashmangshėm, pasi i duhet lėnė hapėsirė pėr tė vepruar firmės sė huaj, qė do tė marrė nė pėrdorim TEC-in. Aktualisht, nė termocentralin mė tė madh tė vendit janė tė punėsuar 220 punonjės. Drejtori Arjan Nika ka sqaruar edhe mė parė se pas mbylljes sė TEC-it nė punė do tė qėndrojnė vetėm punonjėsit e Repartit Teknik, i cili pėrbėhet nga 45 punonjės dhe njė pjesė e administratės, duke kapur njė total prej 60 punonjėsish.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  7. #297
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Tenderi nė port, 3 herė identik

    Durrės, Autoriteti Portual penalizohet dy herė nga Agjencia e Prokurimeve Publike

    Porti mė i madh i vendit, ai i Durrėsit nuk pastrohet rregullisht prej mė shumė se njė viti. Disa punonjės tė portit, qė paguhen nga buxheti i shtetit po bėjnė prej kohėsh punėn e pastruesve, pa pasur nė dispozicion logjistikėn qė kėrkon njė detyrė e tillė, duke bėrė qė situata tė rėndohet dita-ditės.

    Shkak i kėsaj situatė ėshtė bėrė njė tender qė nuk ka mundur tė nxjerrė njė firmė fituese pėr pastrimin e portit, edhe pse ėshtė zhvilluar tri herė qė nga 19 maji i vitit tė shkuar.

    Nė fakt, tė tre tenderėt e zhvilluar mė 19 maj 2006, 25 shtator 2006 dhe 16 prill 2007 kanė nxjerrė fituese, madje tė tria herėt ka qenė e njėjta firmė, firmėn me emrin "Fiona" qė ėshtė vlerėsuar mė e afta ndėr konkurrentėt pėr tė marrė pėrsipėr pastrimin e portit.

    Por, dy herėt e para tenderi ėshtė rrėzuar nga Agjencia e Prokurimeve Publike (APP), e cila edhe ka penalizuar anėtarėt e komisionit tė vlerėsimit tė ofertave dhe ata tė Njėsisė sė Prokurimit nė Autoritetin Portual tė Durrėsit. Pėr herė tė tretė, pėrgjigjet e tenderit kanė dalė tri ditė mė parė, mė 2 maj, por edhe kėsaj radhe, njė ankesė e argumentuar i ėshtė nisur APP-sė pėr tė shfuqizuar vendimin e marrė.

    Pėr tenderin e parė, tė zhvilluar mė 19 maj 2006, APP ka argumentuar se "Shoqėria ‘Fjona‘ sh.p.k. qė ėshtė dhe shoqėria e kualifikuar me vlerė ekonomike mė tė ulėt, nuk i plotėson tė gjitha kėrkesat pėr kualifikim dhe kualifikimi i saj nga enti prokurues ėshtė i padrejtė. Kjo shoqėri duhet tė ishte skualifikuar nga ana e komisionit tė ofertave, sepse nuk ka realizuar kontrata tė ngjashme...". Pas kėtij argumentimi, APP ka bėrė anulimin e kėtij prokurimi, dhe pikėrisht pėr shkeljet e vėrejtura me rastin e firmės "Fiona" ka gjobitur me nga 50 mijė lekė secilin nga anėtarėt e komisionit tė vlerėsimit tė ofertave.

    Nė tenderin e dytė, atė tė datės 25 shtator 2006, ku shoqėria "Fiona" doli fituese pas skualifikimit tė kompanive qė kishin oferta mė tė ulėta, APP thotė: "...nuk ėshtė bėrė asnjė pėrpjekje pėr tė verifikuar devijimet e vogla, qė nuk ndikojnė direkt nė ofertė, tė konstatuara pėr katėr shoqėritė e me ofertė mė tė ulėt... ndėrkohė qė ky verifikim ėshtė bėrė vetėm pėr shoqėrinė ‘Fiona‘, oferta e sė cilės ėshtė konsideruar e vlefshme...". Edhe pas kėtij argumentimi dhe anulimit tė tenderit, APP ka propozuar masa administrative pėr komisionin e shqyrtimit tė ofertave dhe njėsinė e prokurimeve.

    Nė rastin e tretė, shoqėria "Fiona" ka arritur tė plotėsojė disa nga kėrkesat e ligjit, qė nuk arriti t‘i kishte nė dy tenderėt e anuluar. Por, kėsaj radhe oferta fituese e "Fiona"-s rezulton "anomalisht mė e ulėt", sipas formulės qė zbatohet nė kėtė rast.

    Kėshtu, nė tenderin e shpallur mė 2 maj, "Fiona" ka dalė fituese duke ofruar pastrimin e portit tė Durrėsit kundrejt 9,859,452 lekėve, ndėrkohė qė fondi limit ishte 19,374,970.

    Dy ditė mė parė, nė Agjencinė e Prokurimeve Publike ėshtė dorėzuar njė tjetėr ankesė, nga shoqėria "Coli" sh.p.k., pjesėmarrėse nė tender, e cila kėrkon skualifikimin e "Fiona"-s, pasi ka njė ofertė anomalish mė tė ulėt, qė nuk argumentohet me koston e punės.

    Brenda kėsaj jave, Agjencia e Prokurimeve Publike duhet tė japė njė pėrgjigje pėr tenderin qė duket se nuk ka pėr tė reshtur sė pėrsėrituri derisa kompania e paracaktuar tė arrijė tė gjitha kushtet pėr tė qenė fituese.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  8. #298
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Berat, regjistrohen 300 biznese tė fshehura

    Policia bashkiake nė bashkėpunim me Drejtorinė e Policisė Tatimore po kalojnė nė sitė tė gjitha subjektet tregtare qė ushtrojnė aktivitetin nė qytet. Nga kontrollet e ushtruara janė regjistruar 300 subjekte tė ndryshme, tė cilat i ishin fshehur regjistrimit nė degėn e tatim-taksave. Lajmin e bėn tė ditur drejtori i policisė bashkiake, Sokrat Godo, i cili tha se ky bashkėpunim permanent, ndėrmjet dy policive, asaj bashkiake dhe tatimores, ka bėrė qė 300 subjekte tregtare tė ndryshme qė kryenin aktivitet tė jashtėligjshėm tė regjistrohen. Ndėrkohė, kėto subjekte do tė duhet tė paguajnė detyrimet tatimore edhe pėr kohėn gjatė sė cilės kanė funksionuar ilegalisht. Kontrollet do tė vijojnė nė tė ardhmen nė periferi tė qytetit.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  9. #299
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Pagat, qeveria fundos privatėt

    Vendimi detyron bizneset tė shumėfishojnė rrogat e punonjėsve

    Qeveria ka vendosur njė nivel tė ri referimi pėr pagat e privatėve nė tė gjithė sektorėt e ekonomisė. Ky ėshtė vendimi i ri brenda njė muaji pėr pėrcaktimin e pagave referuese nė sektorin privat. Vendimi i parė qė u bė publik nė fund tė marsit dėshtoi, pėr shkak se qeveria nuk arriti ta zbatonte. Pėrcaktimet e reja nė vendimin e djeshėm tė qeverisė shėrbejnė qė tatimet tė llogarisin kontributet e sigurimeve shoqėrore dhe atyre shėndetėsore, si dhe tatimin mbi tė ardhurat pėr ēdo punonjės tė sektorit privat. Vendimi i qeverisė vjen pas deklaratave tė vazhdueshme tė Kryeministrit, se ekonomia shqiptare noton nė informalitet. Rezultati final i kėtij vendimi ėshtė njė rritje e pagave referuese pėr punonjėsit e sipėrmarrjeve private, pothuajse nė tė gjithė sektorėt e ekonomisė, ēka do tė thotė rritje e tatimeve mbi tė ardhurat dhe sigurimeve shoqėrore e atyre shėndetėsore pėr kėta punonjės. Kryeministri Berisha e cilėsoi tė njė rėndėsie tė veēantė vendimin pėr pėrcaktimin e pagės referuese mujore. Duke pėrgėzuar Ministrinė e Financave, Berisha tha: "Me anė tė kėtij vendimi synohet tė barazohet kontributi i personave me paga tė ulėta, qė pėrfshin kontributin e tyre nė sigurimet shoqėrore, shėndetėsore apo dhe detyrime tė tjera fiskale me tė tjerėt, qė pėrfitojnė paga tė tjera". Nė relacionin shpjegues tė projektvendimit, Ministria e Financave shprehet se ky nivel pagash ėshtė vendosur mbi bazėn e investigimeve tė bėra nga tatimet, qė, sipas tyre, kanė vėrejtur shkallė tė lartė abuzimi dhe mosraportimi real me listėpagesat e punonjėsve. Por kjo deklaratė e financave bie ndesh me vetė sistemin fiskal, qė bazohet mbi vetėdeklarimin e subjektit, ēka do tė thotė se janė subjektet ato qė pėrcaktojnė dhe zyrtarizojnė pagėn dhe jo administrata tatimore. Tatimeve u bie barra t‘i vėrtetojnė deklarimet e punėdhėnėsve dhe jo tė gjykojnė apriori se sa mund tė jetė me hamendje njė pagė.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  10. #300
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    BSH-ja, gati rritja e normės sė interesit

    Burime nga Banka Qendrore thanė se vendimi do tė zyrtarizohet nė mbledhjen e radhės sė Kėshillit

    Frika nga inflacioni ka vėnė nė lėvizje Bankėn e Shqipėrisė, e cila pritet qė sė shpejti tė njoftojė njė rritje tė normės bazė tė interesit. Aktualisht, norma bazė e interesit ėshtė 5.5 pėr qind. Por, burime nga Kėshilli Mbikėqyrės i Autoritetit Qendror Monetar nė vend thanė pėr gazetėn "Shqip", se rritja do tė jetė nga 0.25 deri nė 0.5 pėr qind dhe se ajo mund tė vendoset qė nė mbledhjen e ardhshme tė Kėshillit, e cila pritet tė mbahet pas dy javėsh. Rritja me 70 pėr qind e kreditimit tė ekonomisė gjatė vitit qė lamė pas, e cila ka vazhduar me tė njėjtin ritėm edhe pėr tre muajt e parė tė kėtij viti, ka bėrė qė nė treg tė ketė tepricė tė monedhės vendase, ndėrsa nė banka likuiditeti tė jetė nė nivelet mė tė ulėta. Pėr njė periudhė afatshkurtėr, ekspertėt paralajmėrojnė se kjo mund tė sjellė njė zhvlerėsim tė mėtejshėm tė lekut nė krahasim me euron, aq mė tepėr nė njė kohė kur euro po forcohet kundrejt tė gjitha monedhave tė tjera. I gjithė ky cikėl do tė provokonte njė rritje tė inflacionit, i cili aktualisht rrotullohet rreth shifrės 3 pėr qind. Nė fakt, anėtarėt e Kėshillit Mbikėqyrės kanė qenė nė dilemė qė nė mbledhjen e kaluar, e cila u zhvillua 3 ditė mė parė pėr tė lėvizur normėn bazė tė interesit, por pas njė analize tė gjatė konkluduan nė shtyrjen e vendimit pėr rritjen e normės sė interesit nė mbledhjen e radhės. Sinjalet e para inflacioniste tashmė janė prezente. Pritshmėritė janė pėr forcimin e presioneve inflacioniste gjatė muajve nė vazhdim. Kjo, sepse stina e verės ėshtė njė stinė qė zakonisht provokon inflacion. Por, jo vetėm kaq. Ashtu si ēdo vit tjetėr, edhe pėr kėtė vit pritet qė pėrqendrimi i investimeve publike tė jetė mė i lartė nė gjashtėmujorin e dytė.

    Efektet e zhvlerėsimit tė lekut

    Zhvlerėsimi i lekut kundrejt euros ka efekte tė drejtpėrdrejta nė ekonominė e vendit, pasi shtrenjton produktet qė Shqipėria importon nga vendet e Bashkimit Evropian, tė cilat, nė njė pjesė tė mirė tė tyre janė lėndė tė para, duke ulur kėshtu konkurrueshmėrinė e bizneseve shqiptare nė tregjet ndėrkombėtare. BE-ja ėshtė partneri mė i madh tregtar i vendit tonė, me mbi 70 pėr qind tė totalit tė importeve. Pavarėsisht se zhvlerėsimi i lekut kundrejt euros mund tė jetė njė lajm i mirė pėr eksportuesit, nė tėrėsi efektet e kėtij fenomeni janė negative pėr ekonominė shqiptare. Kjo, pasi shkėmbimet tregtare tė Shqipėrisė me jashtė luhaten nė raportin 1 me 4, nė favor tė importeve. Si rrjedhojė, rezultati pėrfundimtar i gjithė kėsaj do tė ishte njė thellim i mėtejshėm nė vlerė i deficitit tregtar. Nė pėrgjithėsi, pėr vendet nė zhvillim, ashtu si Shqipėria, ekspertėt pėrkrahin idenė e njė inflacioni tė moderuar, qė do tė thotė norma inflacioni mė tė larta nė kufijtė e 5 pėrqindėshit, me qėllimin pėr tė stimuluar investimet. Rritja e normės bazė tė interesit pėr tė ulur rreziqet inflacioniste sjell njė pėrqendrim tė parasė nė arkat e bankave dhe pėr pasojė frenon investimet nė ekonomi.

    Rritja e normės


    Efekti fillestar i njė rritjeje nė intervalin nga 0.25-0.5 pėr qind tė normės bazė tė interesit do tė ishte shtrenjtimi i lekut. Pėr pasojė, interesat e depozitave do tė jenė mė tė larta, por edhe pėr tė marrė njė kredi do tė duhet tė paguash mė shumė interesa nė bankė. Rreth dy vjet mė parė, me uljet e normės sė interesit, Banka e Shqipėrisė ceku kufirin minimal historik, ēka ishte edhe njė test se ēfarė do tė ndodhte nė treg. Ky moment u kalua lehtė, por tani banka, nėse vendos tė rrisė normėn e interesit, i afrohet kufirit maksimal tė pakapur mė parė dhe kjo do tė sillte njė situatė tjetėr tė re, tė paprovuar pėr mėnyrėn se si do tė reagojnė tregjet. Nė kėto momente, tani tė gjithė aktorėt e tregut janė sy e vesh nga Banka e Shqipėrisė. Vendimi i saj do tė pėrcaktojė njė tė ardhme, qė nėse menaxhohet nuk do tė jetė kaq i pasigurt.


    Shqip
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

Faqja 30 prej 38 FillimFillim ... 202829303132 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Varfėria dhe mizerja.
    Nga DI_ANA nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 125
    Postimi i Fundit: 18-01-2017, 05:25
  2. Liria ekonomike, Shqiperia e 53-ta ne 183 vende
    Nga Lioness nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 11-01-2013, 15:45
  3. Filozofi ekonomike apo metafizikė politike?
    Nga toni007 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-06-2009, 08:26
  4. 2 muaj para zgjedhjeve
    Nga Alienated nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 07:16
  5. Sistemi kapitalist nė kolaps, Islami shihet si zgjidhja mė e mirė!
    Nga Archicad nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 05-11-2008, 16:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •