Close
Faqja 3 prej 38 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 376
  1. #21
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Qeveria, gjoba biznesit pa vendim gjykate

    Taksa e Sheshtė diskriminon shtresat nė nevojė, kėrkohet rritja e tė ardhurave

    Taksa e Sheshtė qė pritet tė vendoset nė muajin korrik, pritet qė tė sjellė njė efekt pozitiv pėr biznesin pasi parashikohet njė pėrgjysmim i Tatimit mbi Fitimin, ndėrsa, pėrsa i pėrket pagave tė ulėta ky tatim do tė trefishohet. Ky ndryshim nė Tatimin mbi tė Ardhurat Personale ėshtė tipik i njė qeverie tė djathtė, qė nuk merr parasysh efektet sociale tė Taksės sė Sheshtė ose uniforme. Kjo taksė, vė nė tė njėjtėn peshore si individėt qė kanė tė ardhura tė larta edhe ata qė shtrihen nė brezin e parė tė pagave. Tatimi mbi tė Ardhurat Personale pritet qė tė zbatohet nė tė njėjtin nivel, si pėr njė buxhetorė apo punonjės tė njė kompanie private qė kanė njė pagė prej 25 mijė lekėsh, ashtu edhe pėr atė qė kanė njė tė ardhur prej 100 mijė lekėsh. Por pėr tė zbutur kėtė deformim, qė vjen si pasojė e njė takse tė njėjtė pėr tė gjithė, ministri i Financave ka premtuar rritje tė pagave pėr buxhetorėt. "Tatimi mbi tė Ardhurat Personale do tė kėrkojė detyrimisht reformė nė fushėn e pagave, pėr tė mbėshtetur ritmin e pagės reale nė tė gjitha kategoritė e grupet e Administratės Publike dhe atyre qė pėrfitojnė prej fondeve publike. Pra vendosja e njė takse tė tillė, tė mos jetė pozitive vetėm nė pagat e larta, por tė ketė efekte pozitive edhe nė nivelet e pagave tė ulėta, tė cilat ne mendojmė t'i rrisim me tė njėjtin ritėm, ashtu si edhe nė vitin e kaluar",- ka bėrė tė ditur ministri i Financave, Ridvan Bode, dje gjatė njė konference pėr shtyp. Por nė kėtė deklaratė tė bėrė pėr skemėn e Taksės sė Sheshtė, Bode nuk ka pėrmendur njė pjesė tė rėndėsishme tė ekonomisė: pagat qė marrin punonjėsit privatė. Janė rreth 222 mijė tė punėsuarit, sipas statistikave nė sektorin privat jobujqėsor dhe mbi 500 mijė nė sektorin privat bujqėsor. Njė pjesė e mirė e kėtyre tė punėsuarve kanė paga qė nuk i kalojnė 30-40 mijė lekėt nė muaj, duke qenė nė kėtė mėnyrė tė cenuar nga kjo taksė e re e marrė nga qeveria. Por, nga ana tjetėr, ministri i Financave ka bėrė tė ditur se do tė ketė njė reformė tė tėrė pėr rritjen e pagės minimale. Sipas Bodes, nė realitet, njė pjesė e mirė e punonjėsve tė kompanive private i kanė pagat disa herė mė tė larta seē deklarojnė tek Tatimet. "Ėshtė e nevojshme gjithashtu qė ne tė shkojmė drejt njė pėrputhje mė tė madhe, sepse nuk mendojmė qė inxhinierėt e kompanive tė mėdha tėndėrtimi e kanė pagėn 13 mijė lekė, apo drejtorėt e programeve tė televizioneve mė tė mėdha publike e kanė pagėn 20 mijė lekė dhe ju kameramanė dhe gazetarė e keni pagėn 12 mijė lekė nė muaj",- ka deklaruar ministri Bode. Por, megjithėse ministri ka premtuar zbutje tė efekteve negative, ėshtė e qartė nė tė gjithė teorinė e taksimit, se njė taksė e tillė ėshtė nė favor vetėm tė shtresave tė popullsisė qė kanė paga tė larta. Aktualisht, deri nė nivelin e pagės prej 40 mijė lekė, paguhet njė Tatim mbi tė Ardhurat Personale prej 1 440 lekė. Kjo, pasi Tatimi mbi tė Ardhurat Personale deri nė 14 mijė lekė tatohen me 1% ndėrsa tė ardhurat nga 14 000 - 40 000 lekė tatohen me 5%. Ndėrsa nė rastin e vendosjes sė Taksės sė Sheshtė, nė masėn 10%, njė punonjės qė e ka pagėn nė nivelin e 40 mijė lekėve.

    Shekulli
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  2. #22
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Doganat: Dyshime pėr origjinėn e prodhimeve farmaceutike

    Tiranė - Administrata Doganore, ka bėrė tė ditur se ka nisur njė aksion pėr kontrollin e origjinės sė importit pėr mallrat farmaceutike. Me anė tė njė ligji tė miratuar nga ana e Parlamentit, ėshtė ndaluar tashmė importi i prodhimeve farmaceutike nga tė ashtuquajturat vende tė botės sė tretė, duke lejuar vetėm import nga vendet perėndimore. Sipas burimeve zyrtare tė Administratės Doganore, shėrbimi doganor nė mbrojtje tė interesave tė konsumatorit dhe nė kuadėr tė luftės kundėr evazionit fiskal, ka filluar kontrollet pėr rastet e deklarimit tė rremė nė importin e prodhimeve farmaceutike, nė njė kohė qė cilėsia e kėtyre medikamenteve lė shumė pėr tė dėshiruar. Duket se ēmimet e prodhimeve farmaceutike, tashmė tė kondicionuara nga vendet e zhvilluara, ėshtė tepėr i lartė pėr xhepat e konsumatorėve shqiptarė. Njė fakt i tillė, sipas edhe konstatimeve tė shumta, ka sjellė qė njė pjesė e mirė e kėtyre produkteve tė mos jenė brenda standardeve, duke mos dhėnė edhe efektin e duhur gjatė pėrdorimit.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  3. #23
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    “Sipėrmarrja nė vėshtirėsi, reformat janė tė mangėta”

    Sipas njė raporti tė Bankės Botėrore, pėr klimėn e biznesit nė vend, Shqipėria ka bėrė vetėm shumė pak nė kėtė drejtim. Kostoja e hapjes sė njė biznesi nė vend, mbetet 2 deri 3 herė mė e lartė se fqinjėt tanė.

    Klima e vėshtirė e tė bėrit biznes nė vend, ėshtė njė nga faktorėt kryesorė qė sjellin edhe papunėsinė e lartė dhe varfėrinė e skajshme, pėr njė pjesė tė madhe tė popullsisė. Kjo ka qenė edhe deklarata qė ka bėrė pėrfaqėsuesi i Bankės Botėrore, Nadir Muhamed, gjatė njė diskutimit tė raportit pėr emigracionin nė Shqipėri dhe nė vendet e tjera tė Evropės Lindore. Sipas kėtij raporti, megjithėse ka disa vjet qė fluksi i madh i emigrimit ėshtė zbehur, nė vend mbizotėron njė papunėsi e lartė dhe njė nga rekomandimet e Bankės Botėrore ėshtė lehtėsimi i tė bėrit biznes, nė mėnyrė qė tė hapen sa mė shumė vende pune. Por shpresat pėr njė ulje tė emigrimit nga vendet e Evropės Lindore, duke pėrfshirė edhe Shqipėrinė, nė njė periudhė afatgjatė vijnė duke u zbehur. Me hapjen e tregjeve dhe heqjen edhe tė barrierave tė fundit qė mbronin prodhimin vendės, mbijetesa e biznesit ėshtė bėrė gjithnjė edhe mė e vėshtirė. Ky fakt, bashkė me plakjen e popullsisė nė vendet e Evropės Perėndimore dhe Amerikės, mbėshtet njė prirje gjithnjė nė rritje tė emigrimit nga vendet e Lindjes, ku bėn pjesė edhe Shqipėria. Tė ardhurat nga emigrantėt llogariten nė rreth 1 miliardė euro pėr vitin 2006, ndėrsa ato janė njė tregues nė rritje pėr Shqipėrinė. Ky ėshtė njė fakt, qė lidhet me vetė karakteristikat e emigracionit shqiptar, ku duhet pėrmendur emigracioni nė shtetet fqinjė dhe statusi i paqartė i emigrantit, qė sjell edhe dėshirėn e tyre pėr njė kthim drejt vendit tė origjinės.

    Sipas njė raporti tė Bankės Botėrore, pėr klimėn e biznesit nė vend, Shqipėria ka bėrė vetėm shumė pak nė kėtė drejtim. Kostoja e hapjes sė njė biznesi nė vend, mbetet 2 deri 3 herė mė e lartė se fqinjėt tanė. Megjithėse qeveria, gjatė javėve tė fundit promovoi edhe projektin mė tė ri, ku premtimi ėshtė pėr njė shkurtim tė ndjeshėm tė kohės, pėrsėri raportet e BB paraqesin vėshtirėsi tė shumta nė kėtė drejtim. Sipas Bankės Botėrore, vėshtirėsitė qė hasin bizneset nė vend, kanė bėrė qė vendi tė jetė jo atraktiv pėr tėrheqjen e kapitaleve nga jashtė. Edhe pėr vitin 2006, niveli i investimeve tė huaja ishte ndėr mė tė ulėtit nė rajon, duke e lėnė vendin nė vend tė fundit. Premtimet e qeverisė dhe nisma "1 euro" duket se deri tani nuk kanė dhėnė asnjė efekt, tė paktėn kėto janė tė dhėnėt e BB, qė japin edhe shkallėt e pėrparimit tė vendit nė kėtė drejtim. Por njė faktor i rėndėsishėm nė tėrheqjen e investimeve tė huaja, janė edhe reformat e marra nga shtetet fqinjė, qė janė edhe konkurrentėt kryesorė nė kėtė fushė.

    Shekulli
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  4. #24
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Biznesi: Qeveria po na falimenton

    Me anė tė kėtij ligji inspektorėt e tatimeve kthehen nė tmerrin e biznesit, duke bėrė kontrolle fizike tė vazhdueshme, ndėrsa ligji nuk parashikon nėse pėr kėto kontrolle duhet tė ketė njė kohė apo periudhė tė caktuar.

    Bankat e nivelit tė dytė kanė vazhduar qė tė shfaqin shqetėsim gjatė kėtyre ditėve, pėr kėtė situatė, pasi vihet nė rrezik kredia qė ato i kanė dhėnė bizneseve.

    Sipėrmarrja e lirė ka kundėrshtuar ndryshimet e ligjit "Pėr Procedurat e Biznesit", duke i vlerėsuar ndryshimet e fundit si shkatėrruese. Shoqata e Eksportuesve Shqiptarė ka kundėrshtuar pagimin e gjobave nė parapagim. "Ky vendim komprometon edhe tė drejtėn tregtare tė bizneseve, duke i bėrė ato tepėr tė prekshme nga abuzimet e Administratės Tatimore. Duke pasur njė fuqi tepėr tė madhe pėr fatin e sipėrmarrjes, kontrollori tatimor ka shumė mundėsi qė tė shkatėrrojė njė biznes, duke marrė ryshfete nga njė biznes tjetėr. Njė masė e tillė ndikon drejtpėrsėdrejti nė konkurrencė",- ka bėrė tė ditur Alban Zusi, kryetar i Shoqatės sė Eksportuesve Shqiptarė. Zusi ka vazhduar mė tej, duke deklaruar se ky nuk ėshtė vendimi i parė qė qeveria ka marrė nė kurriz tė biznesit. Ngritja nė mėnyrė fiktive e pagave pėr efekt tė sigurimeve shoqėrore, ėshtė njė fakt tjetėr. "Qeveria po realizon njė aksion, qė godet nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė biznesin prodhues dhe njėkohėsisht nivelin e punėsimit dhe mirėqenien. Kėto ligje nuk duhet qė tė kenė si objektiv tė tyren, rritjen e tė ardhurave nė buxhet, por edukimin fiskal tė biznesit",- ka sqaruar Zusi. Ndėrsa drejtori Ekzekutiv i Konfindustrias, Eduard Ypi ka akuzuar drejtpėrdrejtė qeverinė, pėr paaftėsi nė menaxhimin e sistemit tė drejtėsisė dhe pėr shkelje tė sė drejtave tė biznesit. "Qeveria, nė pamundėsi pėr tė realizuar reformat nė sistemin e drejtėsisė, fakt i denoncuar nga tė gjitha institucionet ndėrkombėtare, ka sjellė pėr miratim njė ligj tė tillė, qė anashkalon sistemin e drejtėsisė. Pra, biznesi me kėtė ligj ėshtė dėnuar pa vajtur nė Gjykatė",- ka bėrė tė ditur drejtori Ekzekutiv i Konfindustrias, Eduard Ypi. Ndėrsa biznesmeni Stefan Pinguli ka shkuar mė tej dhe ka kėrkuar mbėshtetjen e Presidentit nė mos dekretimin e kėtij ligji, qė ka pasoja tė pallogaritshme nė kostot qė mbart pėr sipėrmarrjen. Njė nga pikat e errėta tė kėtij ligji ėshtė edhe vendosja e sekuestros, por ende mbetet e paspecifikuar fakti se nė cilin rast merret kjo masė, duke e lėnė nė dorė tė tatimorėve.

    "Me anė tė kėtij ligji inspektorėt e tatimeve kthehen nė tmerrin e biznesit, duke bėrė kontrolle fizike tė vazhdueshme, ndėrsa ligji nuk parashikon nėse pėr kėto kontrolle duhet tė ketė njė kohė apo periudhė tė caktuar",- ka sqaruar Nikollaq Neranxi. Sipas Neranxit, ka pasur njė shqetėsim masiv tė gjithė sipėrmarrjes gjatė kėtyre ditėve pasi dihet qė ēdo sipėrmarrje ka rrjetin e saj tė bankave qė merr kredi, apo tė furnitorėve dhe tė tretėve tė tjerė. "Bankat e nivelit tė dytė kanė vazhduar qė tė shfaqin shqetėsim gjatė kėtyre ditėve, pėr kėtė situatė, pasi vihet nė rrezik kredia qė ato i kanė dhėnė bizneseve",- ka bėrė tė ditur Neranxi. Ministri i Financave ka pranuar gjatė diskutimeve tė ligjit nė Parlament, qė e vetmja lehtėsi qė mund tė merret nga ana e tatimeve ėshtė qė, nė rastet kur detyrimet nuk paguhen dot nga kompania, menjėherė tė jepet mundėsia me kėste, por kjo vetėm nė rast kur pranohet detyrimi nga kompania. Nė rast se biznesi i gjobitur kundėrshton, atėherė ai duhet qė tė paguajė gjobėn, detyrimin dhe interesat, nėse do tė apelojė. Ligji ėshtė miratuar nė parim nga Parlamenti ditėn e enjte, ndėrsa gjatė javės qė vjen, pritet qė tė zhvillohen edhe diskutimet nen pėr nen. Sipėrmarrja ka deklaruar se do tė vazhdojė luftėn, pėr tė mos lejuar miratimin e kėtyre ndryshimeve qė dėmtojnė rėndė konkurrencėn dhe mbartin kosto tė mėdha pėr zhvillimin e vendit.

    Tė ardhurat nga gjobat dhe penalizimet e tjera tė vendosura nga ana e tatimeve, gjatė vitit 2006 kanė pėsuar njė rritje tė ndjeshme, rreth 190% e Planit Vjetor. Njė fakt i tillė ėshtė kontestuar edhe nga ana e ish-ministrit tė Financave, Arben Malaj, gjatė diskutimit tė ligjit "Pėr Procedurat Tatimore". Me anė tė gjobave tė mėdha, tė vėna gjatė vitit tė kaluar, duket se janė mbushur tė gjitha humbjet qė kanė ardhur si pasojė u uljes sė Tatimit tė Thjeshtuar pėr Fitimin.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  5. #25
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Shqipėria shet pėr 30 mln USD kuotat e karbonit

    Karboni ėshtė njė nga mallrat qė ne mund tė eksportojmė, nė bazė tė Marrėveshjes sė Kyotos

    Qeveria Austriake ka rėnė dakord qė tė investojė nė projekte me vlerė 30 milionė USD nė vit, kryesisht nė mbrojtjen e mjedisit. Pagesa e kėsaj shume nga ana e austriakėve ėshtė parė e arsyeshme, pasi industria e kėtij vendi mund tė vazhdojė prodhimin, deri nė kuotat e reja tė karbonit tė blerė nga Shqipėria.

    Qė prej vitit 2005, pas nėnshkrimit tė Protokollit tė Kyotos nga 300 vendeve tė ndryshme tė botės, lindi edhe tregu i karbonit, nė tė cilin ky mall tregtohej nė bazė tė shkarkimeve qė industritė duhej tė realizonin. Nė kėtė treg ėshtė futur edhe Shqipėria, si njė nga vendet qė ka nėnshkruar Protokollin e Kyotos, qė nė vitin 2005. Duke qenė njė vend ku shkarkimet e karbonit nė hapėsira janė ende tė vogla, pėr shkak tė mungesės sė industrisė, vendit i lind e drejta qė t'ia shesė kuotat e tij tė ndotjes vendeve tė tjera qė e kanė tashmė tė ngritur kėtė industri. Pra, njė vendi qė ka njė industri tė ngritur dhe ku emetimi i gazeve i kalon kuotat e pėrcaktuara nga Protokolli i Kyotos, i lind si detyrim qė tė ulė shkarkimin e gazrave nė atmosferė, por njėkohėsisht mund tė ketė edhe njė zgjidhje tjetėr. Kjo ėshtė blerja e kuotave nga njė vend tjetėr, qė ėshtė poshtė nivelit limit tė shkarkimit tė gazrave, pėr sa kohė qė njė industri vazhdon qė tė nxjerrė fitime. Burime nga Ministria e Mjedisit bėjnė tė ditur se, nė kėtė treg, sė fundmi ėshtė pėrfshirė edhe Shqipėria. Njė program i Kombeve tė Bashkura pėr ndryshimet klimatike po zbatohet edhe nė Shqipėri, me projekte qė synojnė njė zhvillim tė pastėr dhe tė qėndrueshėm. Drejtorja e kėtij programi, fizikantja Ermira Fida, pranė Ministrisė sė Mbrojtjes dhe Mjedisit, nė njė intervistė pėr "Deutche Ėelle", shpjegon se ēdo tė thotė tregu i karbonit. "Tregu i karbonit, ėshtė treg i njė malli qė quhet karbon. Qė nga viti 2005, kur filloi tė funksionojė njė treg i tillė dhe u miratuan disa rregulla dhe procedura, karboni filloi tė shitet dhe tė blihet. Shitja pėr ēdo mall bazohet nė kėrkesėn dhe ofertėn. Kėrkesa ka tė bėjė me nevojėn pėr tė plotėsuar detyrimet qė kanė ndaj Protokollit tė Kyotos, shtetet qė e kanė nėnshkruar atė, tė cilave Kombet e Bashkuara u lejojnė qė krahas masave qė marrin brenda territoreve tė tyre, pėr aplikimin e teknologjive tė pastra, mund ta bėjnė edhe jashtė territorit tė tyre, duke u kushtuar mė lirė, kur ėshtė fjalė pėr vende nė zhvillim". Kėtė, nė Shqipėri po e bėn Austria. Ēfarė ndodh? Shqipėria, me njė territor tė vogėl dhe duke qenė njė vend jo i zhvilluar industrial, ndonėse ka ratifikuar Protokollin e Kyotos, nuk ka detyrime ligjore dhe as kuote tė reduktimit tė emetimit tė gazrave me efekt serre. Sipas shifrave zyrtare, nga territori i Shqipėrisė shkarkohen 8,5 milionė ton Dioksid Karboni, sasi kjo mjaft e ulėt nė raport me miliarda e miliarda ton, 1/3 e te cilave e shkarkojnė vetėm SHBA, tė cilat pėr kėtė shkak, krahas Indisė apo Australisė, nuk e kanė nėnshkruar Protokollin e Kyotos. Ndėrkohė Shqipėria, si vend qė e ka nėnshkruar kėtė Protokoll, ka mundėsi qė t'ia shesė kuotat e saj tė shkarkimit tė gazrave, vendeve qė kanė interes qė t'i blejnė ato, pasi kanė industri tė rėndė tė instaluar dhe mė lirė u del qė tė blejnė kuotat e pashfrytėzuara nė kėtė rast nga Shqipėria, sesa tė ulin prodhimin e industrisė apo tė pėrmirėsojnė teknologjinė, me qėllim pakėsimin e ndotjes. Pėrfitimi ekonomik i vendit nuk ėshtė i vogėl. Bėhet fjalė pėr njė projekt qė u sjell 25 komunave tė Shqipėrisė, njė tė ardhur prej 30 milionė dollarėsh nė vit. Paratė nuk jepen nė cash, por u jepen pėrmes projekteve pėr zhvillim tė pastėr dhe tė qėndrueshėm Shoqatave tė Mbrojtjes sė Pyjeve.

    Shekulli
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  6. #26
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Biznesi, "Berisha" nuk tėrhiqet nga gjobat

    Ministri Bode: Pagesė me kėste, vetėm kur biznesi pranon shkeljet financiare

    Miratohet ligji qė i mohon bizneseve apelimin e gjobave nė gjykata. Trefishohen gjobat pėr sipėrmarrjen

    "Pasojat qė vijnė nga penalizimi i padrejtė i biznesit, janė kosto tė rėnda para sė gjithash pėr industritė dhe biznesin prodhues, por edhe pėr procesin e integrimit tė Shqipėrisė nė BE. Nė afatgjatė, kosto tė tilla tejkalojnė pasojat financiare tė momentit, pasi janė sinjal mjaft i dėmshėm pėr bllokimin afatgjatė tė investimeve prodhuese tė vendit dhe tė huaja"

    Miratohet me votat e shumicės sė djathtė ligji i gjobave pėr sipėrmarrjen, pavarėsisht kundėrshtimit tė gjithė grupeve tė biznesit. Miratimi i kėtij ligji nga Parlamenti, qė nga tw githa palwt pwrvec qeverisw ėshtė konsideruar nė kundėrshtim me Kushtetutėn, ėshtė realizuar edhe pa marrė mendimet dhe propozimet e grupeve tė interesit. Klima jo e mirw qė qeveriaka krijuar me biznesint, ėshtė konkretizuar gjatė ditės sė djeshme me anė tė miratimit tė ndryshimit tė "Ligjit pėr Procedurat Tatimore", duke i mohuar bizneseve njė nga tė drejtat themelore, qė eshtė prezumimi pėr tė qenė i pafajshėm, deri nė njė vendim tė formės sė prerė nga gjykata. Me anė tė ndryshimeve nė kėtė ligj kėrkohet qė, para se tė paraqiten pėr apelim nė shkallėt e gjyqėsorit, bizneset janė tė detyruar qė tani e tutje tė paguajnė ēdo gjobė dhe interes qė lidhet me detyrimin tatimor tė apeluar. Njėkohėsisht ėshtė hequr edhe garancia bankare qė mund tė vendoste biznesi, ku parashikohej qė njė bankė dilte garant tek tatimet, pėr detyrimet qė tatimet pretendonin ndaj njė klienti. Me miratimin e kėtij ligji, qeveria merr nė dorė njė tė drejtė qė vetė Kushtetuta nuk e lejon. Por i tjetėr mendimi ka qenė kryeministri Berisha, qė ka akuzuar opozitėn pėr pėrfshirje nė afera me biznesin. "Ligji ka pėr qėllim qė tė vejė barazinė mes qytetarėve. Jam i habitur me qėndrimin e opozitės. Pretendoni se nga zbatimi i njė praktike doganore tė njohur, do tė ketė pabarazi ndaj bizneseve. Por vetėm nga pabarazia qė ka ekzistuar deri tani, 400 milionė euro ėshtė borxhi i krijuar",- ka bėrė tė ditur Berisha, gjatė seancės sė djeshme parlamentare. Sipas Berishės, ky ligj ka nė thelb tė heqė farėn e klientelizmit. "Ne nuk paguajmė borxhet e bizneseve, por kėrkojmė qė bizneset tė paguajnė borxhet fiskale. Ju po bėni njė avokati interesash tė ngushta klienteliste",- tha Berisha. Por deklarata e Berishės wshtw kundėrshtuar nga Sekretari i Pėrgjithshėm i Partisė Socialiste, Pandeli Majko. "Ne nuk jemi opozitė klienteliste, por pushteti juaj me kėto ligje mund tė jetė lobi pėr biznese tė caktuara. Nėse ke probleme me biznesin shko nė Gjykatė, nėse ke probleme me pronat, shko nė Gjykatė dhe mos na sill kėtu nė Kuvend, ligj ekstra. Nuk ke dhėnė pėrgjigje pėr dy shtresa popullsie qė tė kanė votuar pėr 16 vjet, ish-pronarėt, qė i ke ende rrugėve sot dhe ish-tė Pėrndjekurit Politikė",- ka deklaruar Majko.

    Ndryshimi nė kėtė ligj, sipas qwndrimeve tw opozitws tw shprehura dje nw seancw mohon njė nga tė drejtat themelore tė njė shteti ligjor, tė drejtėn pėr tė apeluar njė vendim administrativ nė Gjykatė,duke e vėnė sipėrmarrjen nė njė pozitė tė vėshtirė. Miratimi nė parim i kėtij ligji ėshtė kundėrshtuar nga Konfindustria, njė nga grupimet e mėdha tė biznesit. Sipas deklaratės pėr shtyp tė kėtij grupimi, "pėrmbajtja e ndryshimeve tė propozuara nė kėtė ligj, ėshtė larg nga njė prej parimeve bazė tė shtetit tė sė drejtės, prezumimi i pafajėsisė, deri nė shprehjen e vendimit pėrfundimtar tė Gjykatės, parim qė pa asnjė mėdyshje duhet tė pėrdoret edhe nė rastin e marrėdhėnieve Ekzekutiv-Biznes. Ēdo anashkalim i kėtij parimi, me ēfarėdo arsyetimi qė mund tė bėhet, ėshtė shmangie nga normat bazė tė demokracisė, me pasoja tė pallogaritshme ekonomike, financiare dhe shoqėrore pėr vendin. Konfindustria ėshtė kundėr edhe mėnyrave tė zgjidhjeve tė ndėrmjetme tė propozuara, si p.sh., pagesa paraprake penalizimesh me kėste, pėrderisa pėrsėri janė nė kundėrshtim me parimin e mėsipėrm tė veprimit tė shtetit tė sė drejtės". Debati mbi nenin 43 tė "Ligjit pėr Procedurat Tatimore", ka qenė nė qendėr tė vėmendjes nga ana e specialistėve tė kėsaj fushe, qė prej shumė kohėsh, ku edhe pagesa e vetėm detyrimit tatimor ėshtė vlerėsuar si e gabuar dhe ndėshkuese. Sipas deputetwve tw opozitws planet e qeverisw pėr tė mbushur gropat e Buxhetit tė Shtetit, nuk i ndalin ambiciet e saj, qė nė kėtė rast janė fatale pėr fatin e sipėrmarrjes. Nėse marrim njė shembull, ku tatimorėt kanė vlerėsuar sipas lapsit tė tyre, se njė biznes VIP nuk ka deklaruar njė shumė prej 300 mijė dollarėsh Tatim mbi Fitimin, atėherė gjoba qė ndėrmerret nė kėtė moment ėshtė 300 mijė dollarė shtesė, pra 100%. Kėshtu, 300 mijė USD detyrimi tatimor, shto edhe 300 mijė gjobėn, shkojnė 600 mijė dollarė. Nėse kėtu do i fusim edhe interesat, qė pėr muajin e parė janė 2% e shumės dhe pėr muajt e tjerė 1%, shifra fryhet aq shumė, sa kompania e penalizuar ka shumė mundėsi qė tė mund tė mos arrijė dot fare qė ta hedhė pėr apelim nė shkallėt e gjyqėsorit, kėtė vendim tė tatimorėve.

    Shekulli
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  7. #27
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Letra, prodhuesit paralajmėrojnė dyfishim tė ēmimit

    Shqipėria importon 4 mln ton mallra, ku 10 pėr qind i pėrket paketimit, ēka do tė sjellė edhe rritje tė ēmimit tė vetė produkteve

    Vėshtirėsia e gjetjes sė lėndės sė parė, si dhe faktorėt ndėrkombėtarė qė lidhen kryesisht me rritjen e kostos sė prodhimit nė Kinė, janė dy nga faktorėt qė sipas prodhuesve shqiptarė tė letrės do tė ēojnė nė dyfishimin e ēmimit tė kėtij produkti, brenda 2 deri 3 viteve. Prodhuesit pohojnė se rritja mesatare vjetore e ēmimit tė lėndės sė parė ėshtė 20 pėr qind. "Po tė bėjmė njė analizė tė ēmimit tė letrės dhe lėndės sė parė me tė cilėn ajo prodhohet, vėmė re se ka njė rritje mesatare vjetore prej 20 pėr qind, ndėrkohė qė kėsaj rritjeje i shtohen edhe shumė faktorė tė tjerė, qė lidhen kryesisht me politikat qė po bėn prodhuesi mė i madh nė botė, sikurse ėshtė Kina. Nė vendin tonė ka shumė faktorė tė tjerė qė ndikojnė nė rritjen e kėtij ēmimi, tė cilėt lidhen kryesisht me vėshtirėsitė e gjetjes sė lėndės sė parė, energjia elektrike pėr pėrpunim, si dhe kostoja e lartė e transportit",- pohon Bardhyl Baltėza, njė prej prodhuesve mė tė mėdhenj tė letrės nė vend, si dhe kryetar i Shoqatės sė Ricikluesve. Sipas tij, paketimet, letrat me njė pėrdorim, si dhe vetė letra pėr gazetė, do tė preket nga rritja e pashmangshme e ēmimit.

    Faktorėt ndėrkombėtarė

    Sipas Baltėzės, Kina ėshtė faktori kyē ndėrkombėtarė qė sjell rritje tė ēmimit, pasi kjo lidhet me politikat ekonomike qė po zhvillon ky shtet. "Pas tėrheqjes sė mjaft investitorėve tė huaj, si pasojė e mos ndryshimit tė pagave me nivelin e vendeve ish-komuniste, Kina kėrkon qė tė rrisė standardet e jetesės duke filluar rritjen e kėtyre pagave, qė lidhet me rritjen e kostos sė prodhimit. Kjo strategji prek edhe letrėn. Kėshtu, investitorėt kanė derdhur miliona dollarė nė Kinė dhe tani nuk mund tė mbyllin fabrikat, si pasojė e rritjes galopante tė pagave, kėshtu qė ēdo gjė do tė reflektohet nė ēmimin pėrfundimtar tė produktit",- pohon prodhuesi i letrės.

    Pėrpunimi

    Sipas pėrpunuesve vendės, nė Shqipėri riciklohen ēdo vit plot 70 mijė ton letėr, e cila kryesisht merret nga importi, si pasojė e pamundėsisė pėr ta mbledhur atė brenda vendit. Njė shifėr tjetėr mjaft interesante qė jepet nga statistikat e ricikluesve, ėshtė fakti se vendi ynė importon ēdo vit plot 40 mln ton mallra, ku rreth 10 pėr qind e kėsaj sasie i pėrket paketimit, i cili ėshtė kryesisht prej letre, por edhe prej produktesh tė tjerė.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  8. #28
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Interesat, pritet rritje pėr euron dhe lekun

    Interesat e larta tė parasė pritet qė tė karakterizojnė tregun vendės si edhe atė ndėrkombėtar, gjatė gjithė kėtij viti. Sinjali pėr njė rritje tė interesave gjatė muajit qershor dhe njė rritje tė dytė nė pjesėn e dytė tė vitit, vjen nga Banka Qendrore Evropiane. Ndikimi i rritjes sė interesave nė eurozonė, ka njė ndikim tė drejtpėrdrejtė edhe nė tregun vendės tė parasė. Kredia e dhėnė nga ana e bankave tė nivelit tė dytė ėshtė shtrenjtuar pas sinjaleve tė shumta pėr njė rritje tė interesave nė eurozonė, qė deri nė fund tė kėtij viti pritet qė tė shkojnė nė 4.25%. Rritja e interesave pėr euron vjen nė njė kohė qė monedha evropiane ka humbu terren nė treg, pas ecurisė jo tė mirė tė ekonomisė evropiane. Nga ana tjetėr edhe interesat e kredive dhe depozitave nė lekė duket se do tė ruajnė trendin e tyre rritės, megjithėse Banka e Shqipėrisė ka deklaruar se gjatė muajve tė parė tė kėtij viti ėshtė konstatuar tepricė likuiditeti nė sistemin bankar, duke ēuar edhe nė ulje tė interesave. Edhe Banka e Shqipėrisė ka marrė nė shqyrtim normėn e interesit pėr lekun, por vendimi ka qenė pėr ta lanė atė tė pandryshuar. Norma bazė e interesit pėr lekun do tė qėndrojė 5.5 pėr qind, duke u rreshtuar shumė afėr asaj tė dollarit, 5.25% dhe duke ruajtur ende diferencėn me monedhėn evropiane, qė ka njė interes prej 3.75%.

    Nė deklaratėn e bėrė nga ana e Institucionit Qendror Monetar, nuk pėrjashtohet njė rritje e re pėr interesat e lekut, gjatė muajve nė vazhdim. Edhe gjatė muajit shkurt inflacioni vjetor rezultoi 2.9, duke qenė mjaft afėr normės sė synuar nga Banka e Shqipėrisė. Inflacioni vjetor i muajit shkurt ishte i njėjtė me inflacionin e muajit janar, ndėrkohė qė inflacioni mesatar vjetor pėsoi njė rritje tė lehtė nė nivelin 2.6 pėr qind. Ēmimet e konsumit u rritėn me 0.5 pėr qind gjatė muajit shkurt, duke shėnuar tė njėjtin kah dhe intensitet sezonal me atė tė muajve shkurt tė dy viteve paraardhės.

    Shtimi i kredisė rriti interesat

    Bankierėt janė tė mendimit se rritja e interesave tė kredisė, si pėr lekun edhe pėr valutat, kryesisht pėr euron, po vjen pėr shkak tė rrezikut mė tė madh. Duke pasur njė fluks tė madh kreditimi dhe njė rritje tė konkurrencės nė zona tė ngushta, njė pjesė e kredive rezultojnė tė pastudiuara mirė. Teprica e kredisė pėr ekonominė, nė muajin janar 2007 shėnoi 194.4 miliardė lekė, ose 3.2 miliardė lekė mė shumė se njė muaj mė parė. Nė terma vjetorė, kredia u rrit me 55.8 pėr qind, duke arritur nė 21.5 pėr qind tė PBB-sė. Rritja e interesave pėr shkak tė rritjes sė riskut, ėshtė njė fenomen qė komentohet nė mėnyra tė ndryshme. Ndėrsa pėr bankierėt, aplikimi i njė interesi mė tė lartė pėr klientėt e pasigurt ėshtė i natyrshėm, njė pjesė e biznesit pranon se kemi tė bėjmė me njė kosto tepėr tė lartė tė procesit tė kreditimit.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  9. #29
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Donatorėt, projekte pėr rritjen e cilėsisė sė prodhimit

    Shekulli

    08-04-2007

    Ministria e Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit, nė bashkėpunim me projektin FAO e GTZ, do tė zbatojnė dy projekte tė reja, pėr rritjen e cilėsisė dhe sigurisė ushqimore nė vend. Projektet do tė fillojnė brenda kėtij muaji nė Korēė, Pogradec dhe nė njė nga zonat veriore tė vendit. Kėto projekte synojnė qė tė ndihmojnė prodhuesit me asistencė teknike dhe ekspertė, pėr pėrmirėsimin e kushteve tė rritjes se cilėsisė sė produkteve. Ministria e Bujqėsisė, po shikon me prioritet rritjen e sigurisė ushqimore nė tregjet e vendit. Pėr kėtė qėllim, kjo ministri po bashkėpunon me shoqatat e konsumatorėve, ministritė e linjės, si dhe me projekte tė ndryshme pėr hartimin e njė programi kombėtar, qė synon rritjen e nivelit tė produkteve ushqimore dhe joushqimore nė vendin tonė, sipas parametrave tė shteteve tė Bashkimit Evropian.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  10. #30
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Ulja e akcizės, solari shitet pėr naftė

    Shoqata e Hidrokarbureve: Ulja e akcizės pėr solarin dhe mazutin, rrit abuzimet nė dogana

    Gjobiten me 5 milionė lekė dy pika karburanti nė Tiranė e Lushnje, ku shitej solar nė vend tė naftės

    Ndryshimet e miratuara nga ana e Parlamentit nė ligjin e akcizave, janė kundėrshtuar nga ana e Shoqatės sė Hidrokarbureve. "Ne kėrkojmė tė mos miratohet ulja e akcizės pėr mazutin dhe solarin, pasi nėse bėhet ulja e kėsaj akcize, atėherė pėr kėta artikuj krijohet mundėsia e abuzimit lidhur me cilėsinė (pėrzierjes) e tregtimit tė karburanteve",- ka deklaruar gjatė ditės sė djeshme, Shoqata e Hidrokarbureve. Abuzimi vjen, pasi duke paguar akcizė mė tė ulėt pėr solarin dhe mazutin, nė krahasim me naftėn, tregtarėt abuzojnė duke i pėrzierė kėto lėndė djegėse, pėr tė rritur fitimet. Gjatė ditės sė djeshme, Inspektorati i Naftės dhe i Gazit, ka bėrė tė ditur se janė gjobitur dy pika nė Tiranė dhe Lushnje ku ėshtė konstatuar shitja e solarit pėr naftė, si dhe pėrzierja e kėtyre produkteve.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

Faqja 3 prej 38 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Varfėria dhe mizerja.
    Nga DI_ANA nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 125
    Postimi i Fundit: 18-01-2017, 05:25
  2. Liria ekonomike, Shqiperia e 53-ta ne 183 vende
    Nga Lioness nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 11-01-2013, 15:45
  3. Filozofi ekonomike apo metafizikė politike?
    Nga toni007 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-06-2009, 08:26
  4. 2 muaj para zgjedhjeve
    Nga Alienated nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 07:16
  5. Sistemi kapitalist nė kolaps, Islami shihet si zgjidhja mė e mirė!
    Nga Archicad nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 05-11-2008, 16:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •