Close
Faqja 26 prej 38 FillimFillim ... 16242526272836 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 251 deri 260 prej 376
  1. #251
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Borxhi ndaj korporatės, 3.5 milionė lekė

    KESH ndėrpret energjinė pėr 254 familje, nė zonėn e Vilave Gjermane

    Prej disa ditėsh KESH ka nisur njė aksion pėr ndėrprerjen e energjisė elektrike pėr tė gjithė debitorėt. Aksioni i korporatės kėtė herė ėshtė pėrqendruar nė zonė e Vilave Gjermane, nė afėrsi tė Qytetit Studenti. Kjo zonė ishte piketuar nė listėn e debitorėve tė korporatės. Nė kėto kushte KESH ka nisur dje ndėrprerjen e energjisė elektrike nė lagjen "Kolonia gjermane", ku nga 1510 abonentė, qė furnizohen nga 17 kabina 966 rezultojnė tė jenė debitorė nė korporatė ose me lidhje te paligjshme dhe dyfishe. Sipas burime zyrtare nga KESH, dje janė kryer rreth 245 ndėrprerje tė energjisė elektrike, ndėrkohė qė debia nė total kap shifrėn 3.5 milionė lekė. Puna e grupeve tė KESH-it ka gjetur mirėkuptim nga njė pjesė e abonentėve. Njė sėrė linjash janė rilidhur menjėherė, pasi abonentėt kanė dorėzuar te grupet e punės librezėn me vulėn qė vėrtetonte pagesėn e sapokryer nė arkat e KESH. Niveli i arkėtimeve nė kėtė rrethinė arrin nė 36 %, kurse debitorėt arrijnė 63.9%. Aksioni i KESH-it pėr ndėrprerjen e energjisė elektrike pėr debitorėt ėshtė shtrirė tashmė nė tė gjithė vendin. Ky aksion nuk ka kursyer as funksionarė tė lartė, tė cilėt pavarėsisht postit tė tyre rezultonin tė ishin debitorė ndaj KESH-it, ashtu si familjet mė tė ardhura tė ulėta financiare.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  2. #252
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Biznesi: Tė ndalohet shitja pa fatura tatimore

    Konfindustria: Shitja pa fatura tatimore mbjell informalitet pėr ekonominė

    Biznesi i madh kėrkon qė tė gjitha transaksionet tregtare nė vend tė formalizohen. Konfindustria, me anė tė njė deklarate pėr mediat i ka bėrė thirrje qeverisė, qė tė realizojė njė aksion ku tė gjitha bizneset e vogla qė realizojnė edhe transaksionet pėrfundimtare tė mallrave me konsumatorėt, tė vendosin kasat regjistruese. "Shkak pėr kėtė nismė tė ndėrmarrė ėshtė qė tė gjitha bizneset tė formalizohen nė tė njėjtin nivel dhe nė kėtė mėnyrė, tatimet do ta kenė tė mė tė lehtė pėr tė mbledhur taksat. Njė masė e tillė do tė ndihmojė qeverinė qė tė mbledhė taksat nga poshtė lart, dhe jo e kundėrta, siē ka ndodhur deri tani",- ka bėrė tė ditur gjatė ditės sė djeshme, Stefan Pinguli, kryetar i Kėshillit Drejtues tė Konfindustrisė. Vendosja e kasave dhe lėshimi i faturave tatimore pėr konsumatorėt pėrfundimtarė, sipas pėrfaqėsuesve tė Konfindustrisė, ėshtė njė masė e domosdoshme qė heq tė gjitha mundėsitė pėr shmangien e bizneseve nga pagimi i TVSH-sė. Vendosja e kasave regjistruese, pėrveē formalizimit tė biznesit nė vend, prek nė radhė tė parė edhe tė gjithė qytetarėt. Por ekspertėt e ekonomisė i druhen ndonjė rritje tė ēmimeve, qė sipas parashikimeve mund tė jetė mė e vogėl se 20% i TVSH-sė.

    Kush e paguan TVSH

    Tatimi mbi Vlerėn e Shtuar, megjithėse nuk njihet realisht nė shumicėn e shitjeve pėrfundimtare nga ana e konsumatorėve, janė pikėrisht kėta tė fundit qė paguajnė edhe vlerėn e plotė tė TVSH-sė, qė grumbullohet gjatė gjithė rrugės qė bėn produkti. Formalizimi i shitjeve me anė tė faturave tatimore, si nė gjithė vendet e tjera tė zhvilluara, vlerėsohet i domosdoshėm nga ana e ekspertėve tė ekonomisė, qė i druhen edhe ndonjė efekti psikologjik nė ēmime. Pėr vite me radhė, biznesi i madh ka kėrkuar qė tė formalizohet cikli i shitjes sė mallrave me TVSH, nėpėrmjet futjes sė biznesit tė vogėl nė kėtė skemė. Por nga ana e Ministrisė sė Financave, ėshtė nxjerrė si justifikim pėr kėtė mungesė, pamundėsia pėr kontrollin e tė gjitha njėsive tė shitjes me pakicė, pėr faturat e lėshuara tek konsumatorėt. Pėr tė evituar dėshtimin edhe tė kėsaj radhe dhe duke parė edhe interesat e gjerė qė pėrfshin realizimi i kėsaj nisme, Konfindustria i ėshtė drejtuar me anė tė njė letre kryeministrit Berisha dhe kryetarit tė opozitės, Edi Rama, ku i kėrkon qė tė merren masa konkrete, pėr tė zbatuar kėtė projekt tė lėnė pas dore pėr shumė vite me radhė.

    Projektet e dėshtuara tė kasave regjistruese

    Nė vitin 1994 qeveria programoi pėr herė tė parė vendosjen e kasave tatimore sipas praktikės fiskale tė vendeve perėndimore. Por brenda gjashtė muajve, ato kasa dolėn jashtė pėrdorimit. Nė vitet nė vazhdim, disa herė tatimorėt urdhėruan pėrdorimin e kasave dhe shumė herė gjobitėn dyqanet pėr mospėrdorim tė tyre. Por asnjėherė tė dhėnat mbi xhiron, tė regjistruara nė kasa, nuk u pėrdorėn pėr llogaritjen e tatimeve. Aktualisht, Shqipėria e mbledh Tatimin mbi Vlerėn e Shtuar nė dogana, nė rastet e importit ose nė pika tė tjera tė regjistruara tė shit-blerjeve. Por shitjet me pakicė, sektori mė i rėndėsishėm i ekonomisė, nuk i nėnshtrohen TVSH-sė. Nga llogaritja e nivelit tė TVSH-sė mbi totalin e konsumit tė llogaritur nga Instituti i Statistikave, rezulton se ēdo vit humbasin rreth 300 milionė euro tė ardhura buxhetore.

    Aktualisht, nė tė gjitha njėsitė e tregtimit nė vend, nuk shėrbehet me fatura tatimore; janė tė pakta dyqanet dhe supermarketet qė punojnė me kasat, por vetėm pėr llogari tė tyre, pasi askush nuk i kontrollon. Sipas tė dhėnave nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatimeve, njė pjesė e madhe e subjekteve e kanė arkėn regjistruese, pavarėsisht se nuk e pėrdorin nė mėnyrė tė pėrhershme. Sipas tatimorėve "edhe pėr atė kategori subjektesh, e cila nė pamje tė parė e pėrdor arkėn, nuk ka garanci se detyrimet tatimore i paguan nė bazė tė xhiros reale qė regjistron dhe deklaron, pasi nuk ka institucion tė specializuar e tė autorizuar pėr tė kontrolluar kujtesėn fiskale tė arkės regjistruese". Njė problem i madh pėr mungesėn e kasave regjistruese ėshtė edhe pamundėsia e sigurimit tė arkave regjistruese, pasi numri i shoqėrive qė kanė importuar produkte tė tilla ka qenė i kufizuar (1-2 tė tilla). Kjo, pėr faktin se shoqėritė para se t'i importojnė arkat regjistruese kėrkojnė siguri qė do ta shesin mallin, pasi vlera qė investojnė ėshtė relativisht e madhe dhe nėse arkat ngelen stok i pashitur, bllokohet veprimtaria e ndėrmarrjes.

    Nėse do tė vendoset tė ndryshohet sistemi, pra tė kontrollohet nga tatimorėt kujtesa e arkės regjistruese apo tė sistemeve integrale dhe pajisjeve qė pėrdorin subjektet, duhet qė tatimorėt tė vendosin sistemin e licencimit tė shoqėrive, tė cilat do tė lejohen tė merren me importimin, tregtimin dhe mirėmbajtjen e arkave regjistruese, tė cilat do tė jenė njėkohėsisht pėrgjegjėse edhe pėr kontrollin dhe mos prekjen e kujtesės fiskale.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  3. #253
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    KESH, vazhdon ndėrprerjen e energjisė pėr debitorėt

    Gjatė ditės sė djeshme, ka vazhduar qė tė ndėrpritet energjia pėr debitorėt e Korporatės nė Tiranė

    Gjatė ditės sė djeshme, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka vazhduar aksionin pėr ndėrprerjen e lidhjeve tė paligjshme dhe kufizimin e energjisė, pėr tė gjithė debitorėt nė kryeqytet. Tė gjithė atyre qė nuk kanė paguar energjinė nė lagjet afėr qytetit Studenti u ėshtė ndėrprerė furnizimi, ndėrsa nga ana e Policisė Elektrike ėshtė bėrė e ditur se nuk do tė ketė mė lidhje tė energjisė, nėse nuk paguhet borxhi i prapambetur. Njė pjesė e mirė e qytetarėve i janė pėrgjigjur menjėherė kėrkesės sė bėrė nga ana e KESH, pėr pagimin e detyrimeve, duke shlyer tė gjithė borxhin e prapambetur. Fushata gjatė ditės sė djeshme pėr ndėrprerjen e energjisė elektrike ėshtė shtrirė na lagjen e njohur si Vilat Gjermane, ku arkėtimet kanė qenė shumė ta pakta. Kjo lagje ėshtė populluar gjatė viteve tė fundit dhe pjesa dėrrmuese janė shtėpi tė ndėrtuara nga vetė qytetarėt, duke krijuar mundėsitė edhe pėr njė abuzim nė rritje me anergjinė e papaguar. Me emėrimin nė krye tė KESH tė drejtorit Gjergji Bojaxhi, duket se aksioni pėr ndėrprerjen e energjisė tė gjithė atyre qė nuk e paguajnė ka qenė mė i vendosur, duke ua prerė energjinė edhe VIP-ve qė kishin lidhje tė paligjshme, apo qė nuk kishin paguar pėr shkak tė pozitave tė tyre nė administratėn shtetėrore. KESH, ka vazhduar kontrollet gjatė ditėve tė fundit edhe nė disa rrethe tė tjera tė vendit, ku pagimi i energjisė sė konsumuar ėshtė nė nivele minimale. Nė krye tė kontrolleve tė realizuara nga ana e KESH nė Shkodėr, Elbasan, Gjirokastėr, Vlorė, etj., ka qenė vetė drejtori i ri i Korporatės, Gjergj Bojaxhi.

    Energjia, humbasin 100 mln USD pėr 2006

    Energjia ėshtė kthyer nė njė nga gropat e mėdha, ku zhduken tashmė qindra milionė euro. Humbjet e deklaruara nga KESH, nė masėn 100 milionė euro, tashmė janė shtuar edhe me ēmimin nė rritje tė energjisė te bursat ndėrkombėtare, nė njė kohė qė vendi, gjatė vitit tė fundit ėshtė pėrballur me njė krizė tė thellė energjetike. Sipas raportit vjetor tė Entit Rregullator tė Energjisė, pėr vitin 2006 konsumatorėt familjarė konsumuan 52% tė energjisė elektrike, ndėrsa rezultoi se ata pėrbėjnė 62% tė energjisė sė faturuar. Niveli i humbjeve gjatė vitit 2006, arrit nė 41.3 %, nga 37% qė duhet tė ishin. Gjithashtu, gjatė vitit 2006, rezultoi se rreth 70 mijė konsumatorė familjarė dhe jofamiljarė, nuk arritėn tė pajiseshin me matėsat e energjisė elektrike. Drejtori i pėrgjithshėm i KESH-it, Gjergj Bojaxhi, ėshtė shprehur i vendosur pėr tė mos lejuar vjedhjen e energjisė elektrike, lidhjet dyfishe, apo abuzimet me energjinė elektrike nė ēdo lloj niveli.

    Shekulli
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  4. #254
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    AMBO, fillon ndėrtimi nė 2008-n

    Sipas ministrit maqedonas tė Investimeve tė Huaja, nafta nga Burgasi do tė vijė nė Vlorė mė 2011-n

    Silvana Sinaj

    Njė kompani amerikane prenoton 25% tė kapacitetit
    Tre vendet ballkanike, Shqipėria, Maqedonia dhe Bullgaria, janė tashmė tė gatshme pėr fillimin e punimeve pėr ndėrtimin e naftėsjellėsit AMBO, qė parashikon tė sjellė naftėn e detit Kaspik drejt Europės Perėndimore. Ndėrtimet pėr kėtė qėllim parashikohet tė fillojnė nė qershor ose korrik tė vitit tė ardhshėm. Kėshtu ka deklaruar ministri maqedonas i Investimeve tė Huaja, Gligor Tashkoviē, gjatė njė takimi pune nė qytetin grek tė Vuliagmenit. Sipas tij, po tė llogaritim se do tė duhej njė kohė prej 24 deri 39 muajsh qė ky projekt tė pėrfundonte, parashikohet qė nga viti 2011 nafta e detit Kaspik tė mbėrrinte nga porti bullgar i Burgasit, nė Vlorė. Sipas zyrtarit tė lartė tė Shkupit, rajoni i Vlorės ėshtė mė i pėrshtatshėm se gjithė tė tjerėt pėr kėtė qėllim, duke qenė se ofron njė thellėsi tė konsiderueshme, gjė qė i lejon anijet cisterna, tė cilat janė tė tonazheve shumė tė mėdha, tė afrohen nė njė distancė tė pėrshtatshme nga bregu. Sipas ministrit Tashkoviē, AMBO ofron disa pėrparėsi ndaj naftėsjellėsit rival, qė e sjell naftėn nga Bullgaria nė Aleksandropulos tė Greqisė. Ky i fundit ėshtė tri herė mė i shkurtėr dhe kostoja e tranzitit tė naftės ėshtė dy herė mė e vogėl. “Por, ne jemi tė sigurt se ky port i Greqisė nuk do tė jetė nė gjendje tė ofrojė vendin e pėrshtatshėm pėr t’u ankoruar pėr tankerėt e mėdhenj qė transportojnė naftėn”, - shtoi ai. Sipas tij, kostoja e parashikuar e naftėsjellėsit ka arritur nė 1,5 miliardė dollarė, si pasojė e shtrenjtimit tė tubave tė ēelikut nė tregjet ndėrkombėtare.
    Prenotimi
    Treguesi mė i qartė i interesimit tė madh pėr pėrshpejtimin e realizimit tė kėtij “korridori” transballkanik tė naftės, sipas ministrit Tashkoviē, ėshtė fakti qė njė nga kompanitė mė tė mėdha amerikane tė naftės, qė tani ėshtė angazhuar tė prenotojė njė tė katėrtėn e kapacitetit transportues tė tij. Ai nuk pranoi tė deklarojė emrin e kėsaj kompanie.
    AMBO ėshtė njė nga projektet mė ambiciozė ndėrkombėtarė dhe tashmė tė tre vendet nga do tė kalojė kanė nėnshkruar marrėveshjen pėrkatėse. KKRRTRSH ka miratuar edhe gjurmėn qė do tė ndjekė nė territorin shqiptar ky naftėsjellės, duke kaluar nė aksin rrugor Qafė-Thanė, Prrenjas, Librazhd, Elbasan, Cėrrik, Fier-Shegan, Fier-Novoselė-Vlorė. Gjatėsia e tubacionit nė tokėn shqiptare do tė jetė rreth 143 kilometra.
    Fillimisht, pas ardhjes nė pushtet tė qeverisė Berisha, kryeministri shqiptar kishte deklaruar se do t’i propozonte palės amerikane qė tė rishikojė gjurmėn e AMBO-s, pėr tė ruajtur vlerat turistike tė bregdetit jugor. Por, kanė qenė vlerėsimet e padiskutueshme tė ekspertėve tė sektorit qė e kanė hedhur poshtė ndryshimin e gjurmės. Duke ēuar nė nėnshkrimin e marrėveshjes janarin e kėtij viti.

    NAFTĖSJELLĖSI AMBO

    Parashikimi i
    fillimit tė punimeve qershor 2008

    Parashikimi i
    fillimit tė funksionimit viti 2011

    Gjatėsia 895 km

    Kostoja 1,5 mld USD

    Kostoja e tranzitit
    tė njė ton naftė/km 9,1 USD

    Konfindustria kėrkon TVSH dhe kasa regjistruese pėr biznesin e vogėl

    Konfindustria kėrkon nga qeveria vendosjen e TVSH-sė dhe kasave regjistruese dhe pėr biznesin e vogėl, me qėllim luftimin e informalitetit nė ekonomi. Kėrkesa e Konfindustrisė ėshtė nėpėrmjet njė letre dėrguar zyrtarisht z. Sali Berisha, kryeministėr i Shqipėrisė dhe kryetar i PD-sė, si dhe z. Edi Rama, kryetar i PS-sė dhe i Bashkisė sė Tiranės. Gjergj Buxhuku, administrator i Konfindustrisė, thotė pėr ”Albania”-n se “kemi vendosur tė ndėrmarrim nismėn strategjike pėr tė luftuar shkakun kryesor tė prodhimit tė informalitetit dhe evazionit fiskal, mungesės sė pėrēimit tė TVSH-sė (Tatimit mbi Vlerėn e Shtuar) dhe kasave regjistruese nė transaksionet tregtare tė shitjeve me pakicė, i ashtuquajturi biznes i vogėl”. Nė hallkėn e ndėrprerė tė mėsipėrme tė pikės ligjore tė kontaktit tė biznesit me konsumatorėt fundorė (qytetarėt), sipas Buxhukut “ndodhin pikėrisht edhe tė gjitha rrjedhjet evazioniste financiare si dhe lindin presionet nga poshtė-sipėr pėr prodhimin e evazionit nė tė gjithė procesin tregtar”. Konfindustria ėshtė e ndėrgjegjshme se formalizimi i tregtisė me pakicė nėpėrmjet vendosjes sė TVSH-sė dhe kasave regjistruese ėshtė shumė mė tepėr sesa thjesht njė nismė teknike. Duke qenė njė veprim qė ndryshon rrėnjėsisht tė gjithė bazėn fiskale tė vendit, ajo prek, pėrveē biznesit, edhe interesat e gjithė qytetarėve shqiptarė. Kjo do tė thotė se pėr ta pėrmbushur sa mė sipėr, duhet me ēdo kusht njė vullnet i plotė dhe i sinqertė i tė gjithė faktorėve politikė tė vendit.

    Konfindustria, mesazhi pėr politikėn


    “Pozita tė respektojė me ēdo kusht autonominė financiare dhe, mbi tė gjitha, masėn e tė ardhurave tė pushtetit vendor, thelbi i decentralizimit tė pushtetit, pjesė pėrbėrėse shumė e rėndėsishme e shtetit demokratik.
    Paketė ligjore sipas standardeve tė vendeve tė BE-sė, ku ndėrtimi i Gjykatave Tregtare tė pavarura pėr zgjidhjen e mosmarrėveshjeve ekzekutiv-biznes tė jetė pjesė pėrbėrėse”.

    Licensat dhe lejet e turizmit, “nė sitė” para sezonit

    Hotelet dhe restorantet turistike do tė inspektohen para fillimit tė sezonit turistik. Njė grup pune i ngritur nga Ministria e Ekonomisė dhe Energjetikės do tė rishikojė tė gjitha licensat dhe lejet e turizmit pėr lejet dhe licensat nė Ministrinė e Ekonomisė, duke u koordinuar dhe me ministritė e tjera tė linjės. Duke iu referuar kėsaj nisme, burime nga Ministria e Ekonomisė dhe Energjetikės bėjnė tė ditur se gjatė periudhės maj-korrik, grupi i punės pėr rishikimin e licencave nė Ministrinė e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, do tė rishikojė tė gjitha lejet ekzistuese si dhe licencat nė Ministrinė e Turizmit, Rinisė dhe Sporteve, si dhe nė Ministrinė e Punės, Ēėshtjeve dhe Shanseve tė Barabarta. Kėto rishikime lidhen me fenomenin e pengesave tė ndryshme administrative qė vihen re nė sektorėt e lejeve dhe licensave nė tėrėsi nė sektorėt e ndryshėm ekonomikė. Duket se problematika mė e madhe dhe qėllimi i rivlerėsimit tė kėtyre licensave ka tė bėjė me ato nė fushėn e turizmit. Qeveria ka ndėrmarrė disa masa kohėt e fundit nė lidhje me kėtė sektor dhe kėsisoj, kėrkon t’i bėjė njė rivlerėsim atyre bizneseve, tė cilat janė tė licensuara nė kėtė fushė.
    Procedura ligjore
    Aktiviteti i licensimit i aktivitetit nė sektorin turistik ėshtė monopol i shtetit dhe ėshtė i rregulluar me rregullatorė tė veēantė, e cila ėshtė miratuar nė vitin 2003. Ligji shprehet qartė, ku thotė se “shtrimi i veprimtarisė turistike akomoduese, si veprimtari profesionale e specializuar, i nėnshtrohet licensimit tė detyrueshėm. Asnjė subjekt nuk lejohet tė ushtrojė veprimtari turistike akomoduese nė rast se nuk disponon licensė. Ēdo person juridik qė dėshiron tė ushtrojė veprimtari turistike akomoduese, duhet tė pajiset me licensė tė lėshuar nga Ministria e Rregullimit tė Territorit dhe Turizmit”. Kėshtu, qeveria, nėpėrmjet Ministrisė sė Rregullimit tė Territorit dhe Turizmit, kontrollon kėtė aktivitet. Ushtrimi i veprimtarisė turistike hoteliere (akomoduese) ėshtė e drejtė e personit juridik, tė regjistruar si shoqėri tregtare nė regjistrin tregtar tė Gjykatės sė Rrethit Tiranė, me objekt veprimtarie “ushtrimin e veprimtarisė turistike hoteliere (akomoduese)” dhe qė disponon, nė pronėsi ose pėrdorim, njėsi akomoduese paraprakisht tė regjistruara dhe tė cilėsuara “turistike”. E gjithė kjo procedurė do tė kontrollohet nga grupi i punės.

    Investimet e huaja arrijnė nė 260 milionė euro
    Ndėrkohė qė nė rajon po thithen gjithnjė e mė shumė investime nė sektorė tė tillė si ndėrtimi, industria agroushqimore dhe media, nė Shqipėri kėto biznese nuk janė as nė prioritetet e institucionit qė kujdeset pėr tė tėrhequr investitorėt potencialė, “Albinvest”. Vetė kreu i kėtij institucioni ka konfirmuar se “Albinvest” synon qė tė marrė investime nė sektorin e shėrbimeve dhe tė “call-center”, ku mendohet se josh mjaft kostoja e ulėt e fuqisė punėtore. Por, ndonėse ky institucion po kujdeset pėr kėta sektorė, deri mė sot figurojnė vetėm dy kompani tė huaja qė kanė investuar nė “call-center”.
    Banka e Shqipėrisė ka konfirmuar se fluksi i Investimeve tė Huaja Direkte gjatė vitit 2006, regjistroi 260 milionė euro kundrejt 224 milionė eurove, realizuar nė vitin e kaluar. Kėto vazhdojnė tė jenė njė faktor dominues nė rritjen e detyrimeve financiare dhe nė zhvillimet e transaksioneve kapitale e financiare tė vendit. Gjithsesi, investimet e huaja nė pjesėn mė tė madhe janė kredi tė marra nga qeveria dhe remitancat e emigrantėve.
    Sipas BSH-sė, flukset hyrėse tė Investimeve tė Huaja Direkte, janė shoqėruar me flukse tė kapitalit nė formėn e huamarrjes, duke rritur borxhin e jashtėm tė Shqipėrisė. Lėvrimet e kredive afatgjata dhe atyre tė buta nga jashtė, tė cilat mbeten njė faktor tjetėr i rėndėsishėm nė rritjen e detyrimeve financiare tė Shqipėrisė me pjesėn tjetėr tė botės, gjatė kėtij viti vlerėsohen 147 milionė euro, nga tė cilat 80% kanė shkuar nė sektorin e qeverisė. Rritja e kėtyre detyrimeve ka ēuar nė rritjen e pagesave tė ardhshme tė borxhit tė jashtėm. Njėkohėsisht, shėrbimi i borxhit tė jashtėm pėr vitin 2006 ka reduktuar detyrimet tona me rreth 55 milionė euro, duke pėrfaqėsuar vetėm 3% tė eksporteve tona gjatė vitit 2006, gjė qė tregon pėr njė aftėsi paguese brenda niveleve tė pranuara. Ndėrkohė, huamarrja private duket tė ketė ngadalėsuar ritmet e rritjes sė saj. Krahasuar me vitin 2005, rritja e detyrimeve tė kėtij sektori vlerėsohet sa gjysma e fluksit hyrės tė njė viti mė parė dhe zė vetėm 20% tė huamarrjes, sipas tė dhėnave tė Bankės sė Shqipėrisė.

    Albania
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  5. #255
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    KESH, ndėrprerje dritash mbi 245 subjekteve abuzuese

    Aksion nė zonėn pėrreth Qytetit Studenti

    Zona pėrreth Qytetit Studenti ėshtė pėrfshirė sot nė njė tjetėr aksion tė Koorporatės Elektro-energjetike shqiptare pėr ndėrprerjen e energjisė dhe lidhjeve tė paligjshme debitorėve. Nė lagjen e njohur ndryshe si kolonia Gjermane furnizohen me energji rreth 1510 abonentė, prej tė cilėve 966 subjekte janė debitorė tė KESH-it, si dhe pėrdorues tė linjave tė paligjshme dyfishe. Dėmi financiar i shkaktuar nė total ndaj kėsaj kompanie nga shpėrdorimet e energjisė elektrik pa kriter arrijnė deri nė 3.5 milionė lekė. Niveli i arkėtimeve nė kėtė rrethinė arrin nė 36 pėr qind, ndėrsa debitorėt arrijnė nė 63.9 pėr qind, njė shifėr shumė e lartė kjo krahasuar me arkėtimet e mbledhura. Menjėherė pas ndėrprerjes sė energjisė njė pjesė e konsiderueshme e banorėve kanė vrapuar drejt arkave pėr tė paguar faturat elektrike. Ndėrkohė qė pėr kėto familje KESH, ka bėrė nė mėnyrė tė menjėhershme furnizimin e tyre me energjinė elektrike. Njė sėrė linjash janė rilidhur menjėherė, pasi abonentėt kanė dorėzuar te grupet e punės librezėn me vulėn qė vėrtetonte pagesėn e sapo kryer nė arkat e KESH-it. Deri nė mesditė janė ndėrprerė lidhjet pėr rreth 245 abonentė ndėrkohė qė kontrollimi i zonės ka vazhduar deri nė orėt e vona tė darkės.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  6. #256
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    TVSH dhe pėr biznesin e vogėl

    Letėr e hapur pėr Berishėn dhe Ramėn, kėrkohet bashkėpunim mes forcave politike

    Konfindustria, Qeveria tė ligjėrojė vendosjen e kasave regjistruese tė biznesit tė vogėl

    Vendosja e Kasave pėr regjistrimin e xhiros dhe pėrfshirja e biznesit tė vogėl nė skemėn e TVSH-sė, do tė sjellė uljen e informalitetit dhe evazionit fiskal nė ekonominė e vendit. Kjo ėshtė deklarata e bėrė nga pėrfaqėsuesit e Konfindustrisė, tė cilėt kanė kėrkuar nga Qeveria dhe forcat e tjera politike qė tė ndėrhyjnė pėr vendosjen e njė stabiliteti ekonomik nė vend. Nė njė letėr drejtuar Kryeministrit tė vendit Sali Berisha konfindustrialistėt kanė kėrkuar qė tė ligjėrohet vendosja e kasave dhe pėrfshirja e biznesit tė vogėl nė skemėn e tatimeve. Ku faturimi i xhirove tė bėra do tė sjellė njė stabilitet ekonomik nė vend. Kryetari i Kėshillit drejtues Stefan Pinguli, ka deklaruar se kjo nismė sjell formalizmin e bizneseve nė tė njėjtin nivel si dhe ul ritmet e larta tė informalitetit tė tyre. Ndėrkohė qė biznesi i vogėl nuk ėshtė pėrfshirė asnjėherė nė skemėn e tatimeve.

    Efektet

    Ligjėrimi i vendosjes sė kasave dhe tatimit mbi bizneset e vogla do tė sjellė uljen e niveleve tė larta tė informalitetit dhe evazionit fiskla qė mbizotėron nė ekonominė e vendit. Ndėrkohė qė do ti jap fund dhe konkurrencės sė pandershme qė zhvillohet nga subjektet e ndryshme tė biznesit. Sipas pėrfaqėsuesve konfindustrialistėve jo vetėm biznesi i madh mund tė tatohet dhe i vogli, nė mėnyrė qė tė sigurohet njė stabilitet ekonomik nė vend. Lidhur me ndryshimet e ēmimeve qė mund tė bėjnė bizneset e vogla nėse do tė ligjėrohet kėrkesa, specialistėt janė shprehur se kjo nismė nuk do tė cenojė interesat e qytetarėve, tė cilėt edhe sot nė mėnyrė indirekte paguajnė tatimin mbi tė ardhurat e tyre.

    Letra

    Nėpėrmjet njė letre tė dėrguar si Kryeministrit Berisha, ashtu edhe liderit tė Opozitės Rama, konfindustrialistėt kanė kėrkuar qė tė bashkėpunohet nga tė dyja palėt mbi kėtė ēėshtje. Kemi vendosur tė ndėrmarrim nismėn strategjike pėr tė luftuar shkakun kryesor tė prodhimit tė informalitetit dhe evazionit fiskal: mungesės sė pėrēimit tė TVSH-sė (Tatimit mbi Vlerėn e shtuar) dhe kasave regjistruese nė transaksionet tregtare tė shitjeve me pakicė/i ashtuquajturi biznes i vogėl. Nė hallkėn e ndėrprerė tė mėsipėrme tė pikės ligjore tė kontaktit tė biznesit me konsumatorėt fundore qė janė qytetarėt, ndodhin pikėrisht edhe tė gjitha rrjedhjet evazioniste financiare si edhe lindin presionet nga poshtė-sipėr pėr prodhimin e evazionit nė tė gjithė procesin tregtar”,- thuhej nė letrėn e dėrguar forcave politike.

    Pėrmbajtja e letrės

    Bashkėpunimi

    Konfindustria ėshtė e gatshme tė shėrbejė si ndėrmjetėsuese, mes pozitės dhe opozitės pėr tė gjetur mirėkuptimin ndėrmjet tyre nė pėrmbushjen e synimit pėr formalizmin e ekonomisė shqiptare. Konfindustria fton Qeverinė tė japi njė shembull tė vullnetit tė mirė pėr mirėkuptim, duke shtyrė nė kohė hyrjen nė fuqi tė ligjit tė penaliteteve pėr ta bėrė pjesė tė Paketės Ligjore tė mėsipėrme. Pėrpara se tė prodhojmė ligje pėr tė rritur forcėn ndėshkuese, ndaj biznesit, tė zhduken shkaqet qė e cenojnė atė.

    Kushtet

    · Tė pėrfshihet nė skemėn e TVSH-sė, edhe biznesi i vogėl si dhe tė bėhet pajisja e tyre me kasa regjistrimi dhe faturimi pėr xhirot e realizuara

    · Paketė ligjore sipas standardeve tė vendeve tė BE-sė, ku tė ndėrtohen Gjykata Tregtare tė pavarura pėr zgjidhjen e mosmarrėveshjeve ekzekutiv-biznes

    · Pozita tė respektojė me ēdo kusht autonominė financiare dhe mbi tė gjitha masėn e tė ardhurave tė pushtetit vendor.

    · Opozita tė mos pėrfitojė politikisht nga kostot, qė objektivisht mund tė lindin gjatė procesit.

    Rezultatet

    Vendosja e TVSH-sė dhe mbi biznesin e vogėl sipas specialistėve do tė sjell,

    normalizimin e ekonomisė nė tėrėsi, pėrfshi prodhimin bujqėsor dhe blegtoral si hapi pasardhės i procesit. Do tė shmangė konkurrencėn e pandershme qė ka pllakosur biznesin sot. Ndėrkohė qė nga ana tjetėr do tė sjellė rritjen nė mėnyrė tė menjėhershme tė tė ardhurave nė Buxhetin e Shtetit. Kėto tė fundit do tė pėrkthehen nė krijimin e mundėsive financiare shtetėrore pėr rritjen ekonomike.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  7. #257
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Dy forma tė reja kreditimi nga Tirana Bank

    Risitė nė tregun shqiptar

    Tirana Bank, sjell dy forma tė reja kreditimi pėr tė gjithė konsumatorėt shqiptarė, tė cilėt janė tė interesuar tė marrin kredi pėr nevoja tė ndryshme p.sh, si zhvillimin e biznesit tė tyre dhe kredi konsumatore. Kėto forma kredie ofrojnė mundėsinė e njė shėrbimi tė shpejtė nga ana e bankės tonė, duke pasur limite kreditimi nė kufijtė maksimalė tė njohur deri mė tani nė tregun shqiptar dhe me kushte nga mė tė favorshmet gjatė procedurės pėr marrjen e kredisė.

    Kėto dy forma kredie janė Fast Busines, dhe Home Equity, tė cilat paralelisht ndihmojnė klientė me nevoja krejtėsisht tė ndryshme nga njėri-tjetri.

    Kėshtu Fast Biznes, ofron njė linjė kredie, e cila mbėshtet biznesin e mesėm dhe vogėl me kapital qarkullues nė limite deri nė 50 mijė euro, me njė normė interesi nė EVRO + 5 % pėr 12 muaj dhe mund tė aplikohet nė tė tria format e monedhave, Lek, Euro dhe Dollarė. Njė nga tė veēantat e kėsaj forme kredie, ėshtė se pėr tė pėrfituar limitin e saj prej 50 mijė euro, procedurat pėr aplikimin e njė kredie tė tillė, janė tė shpejta dhe klienti mund tė marrė kėtė kredi brenda 72 orėve. Kjo ndihmon pėr rastet emergjente nga ana e klientėve, tė cilėt kanė nevojė pėr kreditim tė shpejtė sigurisht tė pajisur me dokumentacionin e plotė qė kėrkohet nga banka pėr kėtė lloj kredie, ndėrsa pėr limite kreditimi deri nė 5 mijė euro nuk ka nevojė pėr garanci nga ana e klientit.

    Forma tjetėr e kredisė Home Equity, ėshtė njė mėnyrė pėr tė mbėshtetur tė gjithė ata konsumatorė qė kanė nevojė pėr kredi, pėr nevoja nga mė tė ndryshmet mjafton qė tė kenė nė pronėsi tė tyre njė shtėpi banimi. Risia e kėsaj forme kreditimi ėshtė se klienti qė aplikon ėshtė i lirė ta pėrdorė kėtė financim sipas dėshirės dhe nevojave tė tij pa qenė i detyruar tė japė sqarime tė veēanta, por vetėm tė provojė kapacitetin e tij ripagues. Ėshtė njė nga kreditė konsumatore mė tė mira nė tregun shqiptar, e cila ofron interesa tepėr tė favorshme tė njėjta me ato tė kredisė pėr shtėpi mjafton tė kesh thjesht hipotekėn e njė apartamenti.

    Pėrfitimet e kėsaj kredie janė tė thjeshta dhe shumė tė leverdishme pėr klientėt tanė.

    1. Interesi nė kėtė kredi ėshtė i njėjtė si nė kreditė pėr shtėpi.

    2. Kohėzgjatja e kredisė ėshtė deri nė 15 vjet

    3. Limiti i kreditimit mbi 50.000 EUR

    4. Nuk ka nevojė pėr garanci apo tė shpjegojė arsyet e tėrheqjes sė kredisė, mjafton pronėsia e njė shtėpie

    Limiti i financimit ėshtė 50.000 Euro ose ekuivalentet nė monedhat e tjera dhe periudha e financimit ėshtė deri nė 15 vjet.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  8. #258
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    FMN kunder qeverise per taksen e sheshte

    Pergjegjesi per Shqiperine ne qendren e FMN-se ne Washington, Istran Szekely, tha pas nje takmi me presidentin se sistemi aktual i taksave eshte i pranueshem.

    Fondi Monetar Nderkomebetar eshte kunder reformes me te fundit te qeverise per taksen e sheshte. Pas takimit me presidenti e republikes, pergjegjesi per Shqiperine ne qendren e FMN ne Washington, Istran Szekely, tha se kjo reforme ne sistemin e taksave nuk eshte urgjente dhe se sistemi aktual ishte i pranueshem. E vetmja takse qe edhe mund te ndryshohet sipas tij eshte ajo e punes. Szekely nuk ka pranuar te komentoje ligjin me te fundit te miratuara nga maxhoarca per sistemin tatimor ose i njohur ndryshe si ligji i gjobave. “Nuk ka nevoje per nderhyrje urgjente se sistemi i taksave eshte ne pergjithesi i mire por ne do punojme gjithnje me qeverine nese ata duan te sigurojne me ne. Ajo qe eshte e rendesishme eshte te ulet taska mbi punen” tha Szekely.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  9. #259
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Dekretimi i "gjobave", sipas Kushtetutės

    Kreu i shtetit vazhdoi konsultimet me pėrfaqėsues tė FMN-sė dhe Dhomės Amerikane tė Tregtisė

    Dekretimi ose jo i ligjit tė gjobave ndaj biznesit duket se ėshtė njė nga ēėshtjet mė kryesore qė shqetėson kreun e shtetit. Pėr tė dhėnė njė vendim tė drejtė dhe nė zbatim me Kushtetutėn e vendit, Presidenti Moisiu ka vijuar edhe dje konsultimet e tij paraprake me drejtuesit e FMN-sė nė vendin tonė dhe me pėrfaqėsues tė Dhomės Amerikane tė Tregtisė. Kėto takime tė Presidentit Moisiu vijnė pas konsultave tė para, qė ai ka bėrė me kėshilltarėt e tij dhe me njė grup pėrfaqėsuesish tė biznesit. Gjatė takimit me drejtuesit e FMN-sė, shefin e Misionit pėr Shqipėrinė, Istvan Szekely, dhe pėrfaqėsuesen e pėrhershme tė Zyrės sė FMN-sė nė Tiranė, An-Margaret Uestin, kreu i shtetit shqiptar ka vlerėsuar kontributin e FMN-sė nė drejtim tė ruajtjes sė stabilitetit financiar nė vend, tė zhvillimit ekonomik tė Shqipėrisė, pėrmes programeve konkrete, takimeve dhe konsultave nė nivele tė ndryshme. Kreu i shtetit ka vėnė nė dukje se ēėshtjet ekonomike nuk mund tė jenė jashtė vėmendjes sė tij, pėr shkak tė rėndėsisė sė tyre tė posaēme pėr stabilitetin e vendit dhe nė kėtė drejtim ai ka theksuar se ėshtė i angazhuar seriozisht pėr tė nxitur dhe mbėshtetur bashkėpunimin mes tė gjitha strukturave dhe organeve pėrkatėse nė vend. Po kėshtu, drejtuesit e FMN-sė kanė informuar Presidentin Moisiu nė lidhje me situatėn e pėrgjithshme makroekonomike, fiskale dhe atė financiare. Gjithashtu, ata kanė vlerėsuar interesimin e Presidentit Moisiu pėr ēėshtjet ekonomike tė vendit, procesin e konsultimit dhe tė diskutimit, si dhe rolin e tij pėr gjetjen e konsensusit pėr sa u pėrket ēėshtjeve tė rėndėsishme pėr zhvillimin dhe konsolidimin e demokracisė shqiptare. Tė njėjtėn temė diskutimi nė lidhje me zhvillimet ekonomike nė vend dhe miratimin e ligjeve mė tė fundit nga qeveria, Presidenti Moisiu e ka diskutuar edhe me anėtarėt e bordit tė Dhomės Amerikane tė Tregtisė nė Shqipėri, tė kryesuar nga Presidenti i Dhomės, Xhefri Grifin. Sipas njoftimit tė bėrė nga zyra e shtypit e Presidentit Moisiu, bėhet e ditur se nė kėtė takim ėshtė diskutuar pėr sa i pėrket ligjit pėr procedurat tatimore nė Republikėn e Shqipėrisė. Pėrfaqėsuesit e Dhomės Amerikane tė Tregtisė i kanė shprehur Presidentit mendimet dhe argumentet e tyre pėr kėtė ligj, pėr tė cilin mendojnė se duhet tė rishqyrtohet nė bazė tė njė dialogu mė tė gjerė me grupet e interesit, si dhe tė partneritetit dhe barazisė sė biznesit pėrpara ligjit. Ndėrsa Presidenti Moisiu, nga ana e tij, pasi ka dėgjuar me vėmendje vėrejtjet e pėrfaqėsuesve tė Dhomės Amerikane tė Tregtisė, ka vėnė nė dukje se do tė vijojė konsultimet pėr sa i pėrket kėtij ligji dhe se vendimi i tij do tė bazohet nė parimet themelore dhe nė frymėn e Kushtetutės sė Shqipėrisė. Nga burime pranė Presidencės mėsohet se kreu i shtetit do t‘i vazhdojė ende konsultimet pėr ligjin ndaj gjobave ndaj biznesit, pasi ai ėshtė i interesuar qė tė dekretojė njė ligj nė respekt tė Kushtetutės; dhe Kushtetuta e pėrcakton qartė qė ligji duhet tė jetė i pranueshėm nga tė gjithė, pėr tė gjetur hapėsira sa mė tė mėdha zbatimi. Por, deri mė tani, vlen tė theksohet se ligji i paraqitur nga qeveria dhe i miratuar nė Kuvend me mjaft debate nuk ėshtė pritur mirė nga grupet e interesit, tė cilat janė shprehur se duhet tė ketė njė ligj pėr tė luftuar informalitetin, por varianti i hartuar nga qeveria nuk ėshtė i saktė. Ata i kanė kėrkuar Kryeministrit qė ky ligj tė kthehej, pėr ta rishikuar dhe rindėrtuar, edhe njė herė. Po tė njėjtėn gjė i kanė kėrkuar edhe kreut tė shtetit gjatė takimit me tė, mosdekretimin e ligjit, duke e kthyer atė sėrish nė Kuvend pėr t‘u rishikuar edhe njė herė, pasi nė formėn qė ka aktualisht ai diskriminon bizneset nė vend. Tashmė kreut tė shtetit nuk i kanė mbetur edhe shumė ditė pėr tė vendosur nėse do ta dekretojė apo jo kėtė ligj.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  10. #260
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    FMN kundėr qeverisė: Tė mos aplikojė taksėn e sheshtė

    "Taksa e sheshtė, e panevojshme"


    Fondi Monetar Ndėrkombėtar ėshtė shprehur dje se angazhimi i ndėrmarrė nga qeveria pėr vendosjen e taksės sė sheshtė ėshtė i panevojshėm dhe i nxituar nė kėto momente. Sipas tij, kjo reformė nė sistemin e taksave, pikėrisht tani, ishte e panevojshme dhe se sistemi aktual ishte i pranueshėm. Po sipas tij, e vetmja taksė qė duhet tė ulet ėshtė ajo e punės. Kėtė koment, shefi i Misionit pėr Shqipėrinė, Istvan Szekely, e ka bėrė pas takimit tė zhvilluar me Presidentin e Republikės, ku ky i fundit ėshtė konsultuar me ta pėr ligjin e gjobave ndaj biznesit. "Me sa kemi kuptuar nė fillim flitet pėr taksėn e tė ardhurave personale, nuk mendojmė se ėshtė njė gjė qė duhet tė ndryshohet nė mėnyrė urgjente. Ajo qė doja tė theksoja ėshtė se, nuk mendoj se ka nevojė pėr ndėrhyrje urgjente, sepse sistemi i taksave ėshtė nė pėrgjithėsi i mirė, por gjėja mė e rėndėsishme qė ne shikojmė ėshtė qė tė ulet taksa mbi punėn", ėshtė shprehur Szekely. Drejtuesi i FMN-sė ėshtė shprehur se ata do ta mbėshtesin KESH-in pėr pėrmirėsimin e situatės financiare. "Ēėshtja kryesore pėr ne tani ėshtė KESH-i. Duhet tė gjejmė njė zgjidhje qė tė stabilizojmė situatėn financiare tė KESH-it dhe nė tė njėjtėn kohė tė mbėshtesim biznesin dhe ekonominė. Pas takimit me kreun e shtetit shqiptar, shefi i Misionit tė FMN-sė nė Shqipėri nuk ka dashur tė bėjė asnjė koment tė veēantė nė lidhje me ligjin e miratuar nga mazhoranca pėr ligjin e gjobave ndaj biznesit, pasi ka theksuar se ky ligj ėshtė nė proces diskutimi.


    FMN: Taksa e sheshtė, e panevojshme




    Fondi Monetar Ndėrkombėtar e ka quajtur tė panevojshėm dhe tė nxituar angazhimin e ndėrmarrė nga qeveria pėr vendosjen e taksės sė sheshtė nė janar tė vitit tė ardhshėm. Shefi i misionit tė FMN-sė pėr vendin tonė, Istvan Szekely, tha se sistemi i taksave nė Shqipėri nuk ka nevojė pėr ndryshime rrėnjėsore urgjente. "Qeveria duhet tė mbajė parasysh se ēdo vendim qė merret, duhet tė mos prekė nivelin e tė ardhurave buxhetore, pasi nė kėtė moment buxheti i shtetit nuk mund t‘i lejojė vetes reduktim tė tė ardhurave", tha Szekely. Kėtė deklaratė shefi i misionit tė FMN-sė e bėri pas njė takimi pune qė zhvilloi me Presidentin e Republikės, Alfred Moisiu. Edhe kėtė herė FMN-ja ka ripėrsėritur rekomandimin e vazhdueshėm pėr uljen e taksave tė punės. "FMN mendon se tė vetmet taksa ku janė tė nevojshme ndėrhyrjet urgjente, janė taksat e punės", tha Szekely. Por ndryshe nga tė gjitha vendet qė kanė aplikuar mė parė taksėn e sheshtė, qeveria shqiptare nuk ka parashikuar ulje tė kontributeve tė sigurimeve shoqėrore dhe atyre shėndetėsore. Projekti i qeverisė pėr taksėn e sheshtė parashikon njėsimin nė nivelin 10 pėr qind tė tatimit mbi fitimin dhe tatimit mbi tė ardhurat personale duke lėnė jashtė saj taksat e punės ose, siē njihen ndryshe, kontributet. Nė takimin me Presidentin, misioni i FMN-sė ka diskutuar edhe pėr ligjin e gjobave. Nė lidhje me kėtė pikė, FMN-ja ende nuk ka shprehur ndonjė qėndrim zyrtar, por Szekely tha se do tė konsultohet nė fillim me tė gjitha grupet e interesit dhe mė pas do tė japė njė prononcim publik nė lidhje me kėtė ēėshtje.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

Faqja 26 prej 38 FillimFillim ... 16242526272836 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Varfėria dhe mizerja.
    Nga DI_ANA nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 125
    Postimi i Fundit: 18-01-2017, 05:25
  2. Liria ekonomike, Shqiperia e 53-ta ne 183 vende
    Nga Lioness nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 11-01-2013, 15:45
  3. Filozofi ekonomike apo metafizikė politike?
    Nga toni007 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-06-2009, 08:26
  4. 2 muaj para zgjedhjeve
    Nga Alienated nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 07:16
  5. Sistemi kapitalist nė kolaps, Islami shihet si zgjidhja mė e mirė!
    Nga Archicad nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 05-11-2008, 16:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •