Jo vetėm biznesi ka detyrime tė pashlyera ndaj shtetit. Kjo e fundit i ka borxh sipėrmarrjes sė lirė rreth 60 milionė dollarė.
Nė forumin e biznesit Fryma e re nė bashkėpunimin biznes- shtet, pėrfaqėsuesit e Dhomės sė Tregtisė sė Kavajės kanė ngritur shqetėsimin e tyre pėr mosekzekutimin e urdhrave tė gjykatės ndaj gjobave tė vendosura. Njė problem tė tillė e ka pranuar edhe vetė kreu i Ministrisė sė Financave, Ridvan Bode. Nėse kanė marrė formėn e prerė dhe nuk janė ankimuar nga organet tatimore dhe doganore, respektivisht ata do tė zbatohen. Ky pėrbėn njė problem, jam dakord me ju, tha Bode. Sipas tij, problemi i detyrimeve tė prapambetura ėshtė njė problem i dyanshėm. Biznesi ka ndaj shtetit rreth 450 milionė dollarė, por dhe shteti ka ndaj biznesit 60 milionė dollarė, qė janė tė gjitha llojet e detyrimeve, ėshtė shprehur ministri. Sipas tij, do tė bėhen pėrpjekje tė pėrbashkėta, nė mėnyrė qė ky problem tė kapėrcehet. Pas ankesave tė shumta tė biznesit, lidhur me vendimin e qeverisė pėr ndryshimin e pagės minimale, ministri i Financave ka deklaruar se ky vendim i qeverisė do tė rishikohet.
Hipotekat
Nė arkėn e shtetit nuk po arkėtohet njė shumė e konsiderueshme parash, si rrjedhojė e moshipotekimit tė pallateve. Nė forumin e djeshėm, numri i njė i Konfindustrias, Hajredin Fratari, ka deklaruar se 800 pallate tė reja nuk janė hipotekuar. Kjo pėr shkak se bashkia nuk jep lejet e shfrytėzimit pėr kėto objekte, edhe pse ēdo gjė ėshtė nė rregull. Vetėm nga kjo taksė qė paguajmė ne, qeveria merr 80-100 milionė dollarė, ka thėnė Fratari. Problemin e hipotekave e kanė ngritur edhe pėrfaqėsues tė bankave. Gjatė forumit tė djeshėm, ata kėrkuan marrjen e masave pėr tė pėrmirėsuar punėn nė Hipoteka, pasi kjo ka njė ndikim tė madh nė ekonominė e vendit. Kjo pėr vetė faktin se askush nuk mund tė marrė njė kredi pranė bankave tė nivelit tė dytė, nėse prona e tyre nuk ėshtė e hipotekuar.
Klima me biznesin
Marrėdhėniet e partneritetit mes qeverisė dhe biznesit duket se nuk janė nė ditėt e tyre mė tė mira. Nė fillim tė qeverisjes sė saj, pra vitin e parė, qeveria konsultohej pėr ēdo ligj, por mbase tani e konsideron veten shumė tė fuqishme dhe bėri kėto gabime, ėshtė shprehur dje Fratari. Ndėrsa, sipas presidentit tė Union Bank, Edmond Leka, situata e krijuar sė fundmi mes qeverisė dhe biznesit ėshtė fillimi i njė tentative pėr mosrespektimin e faktit qė njė biznes ėshtė partner me qeverinė.
Forumi
Forumi i djeshėm organizohej nga Dhoma e Tregtisė dhe Industrisė e Tiranės. Nė kėtė forum, merrnin pjesė, pėrveē biznesmenėve nga fusha tė ndryshme tė prodhimit, ndėrtimit, sistemit bankar, etj, edhe ministri i Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, Genc Ruli dhe i Financave, Ridvan Bode. Kreu i dhomės, Gjok Uldedaj, u shpreh dje se Biznesi ka mirėpritur reforma tė tilla qė ēojnė nė formalizmin e ekonomisė. Por, nga ana tjetėr, ka atakuar dhe do tė vazhdojė tė ngrejė zėrin pėr mungesėn e miradministrimit fiskal, burokracinė e administratės dhe mungesėn e dialogut tė saj me sipėrmarrjen. Ministri i METE-s, Genc Ruli, u ndal nė nevojėn e thellimit tė bashkėpunimit mes shtetit dhe biznesit. Mes tė tjerave, ai theksoi rėndėsinė qė ka pėr zhvillimin ekonomik tė vendit forcimi i marrėdhėnieve biznes-shtet, me qėllim modernizimin e mentalitetit, si nga shteti, ashtu dhe nga biznesi, pėr tė rritur dhe forcuar konkurrencėn me vendet rreth nesh dhe mė gjerė.
Debatet
Dhoma Amerikane
Kėto takime do na vlejnė pėr punėn tonė, sidomos gjatė 2-3 muajve tė ardhshėm, kur tė gjithė jemi nė pritje tė njė pakete ligjesh. Jemi shumė tė hapur pėr bashkėpunim si komunitet biznesi, ndoshta kėrkesat tona do tė ishin shumė tė thjeshta nėse qeveria kėto dyer ti mbajė tė hapura. Kėrkojmė gjithashtu qė tė gjithė ligjet qė prekin ekonominė tė kalojnė nė Kėshillin Konsultativ.
Donika Mici (Doniana)
Do nisja me njė pyetje ndaj ministrave. Pse duhet tė arrinim nė kėtė pikė qė klima midis biznesit dhe qeverisė tė acarohej nė kėtė fazė qė jemi sot, pse duhet tė dalin ligjet pa u konsultuar me palėt qė janė tė interesuara? Kemi vendimin e qeverisė mbi pagėn minimale, i cili nuk u diskutua me asnjė palė. Unė mendoj se ka ardhur njė moment qė biznesi duke bashkėpunuar me qeverinė mund tė arrijnė nė pika tė njėjta pėr tė realizuar diēka, mė mirė sesa nė kėtė formė qė ėshtė arritur tani. Ndėrkohė edhe pėr taksėn e sheshtė nuk ka njė draft pėr tė parė konkretisht se ēfarė do tė thotė taksė e sheshtė. Asnjė nga ne nuk ėshtė thirrur pėr tė diskutuar. Informaliteti duhet zhdukur vėrtet aty ku ėshtė dhe nuk duhet goditur biznesi qė nuk ka informalitet.
Ridvan Bode
Lidhur me pyetjen pse duhet acaruar klima me biznesin, kur ėshtė e mundur qė tė merremi vesh. Kjo ėshtė e vėrtetė, dhe duke iu referuar njė vendimi tė qeverisė, mendoj qė ajo ka pėrgjegjėsitė mė tė mėdha dhe duhej tė konsultohej mė parė, nė mėnyrė tė hapur, publike me ju. Pikėrisht pse ishte i pakonsultuar vendimi i qeverisė po pėrgatitet njė draft tjetėr, i cili ėshtė shumė mė i detajuar. Sė shpejti, do tė keni njė draft. Lidhur me taksėn e sheshtė po bisedojmė me FMN-nė, me tė pėrfunduar negociatat, do tju vėmė nė dispozicion draftin.
Lorenco Roncari, presidenti i BASH
Njė pikė e rėndėsishme qė mund ta pėrmirėsonte shumė situatėn nė vend do tė ishte pėrmirėsimi i zyrės sė Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme. Regjistri i pasurive tė paluajtshme nuk duhet konsideruar si marrja e njė certifikate dhe aty mbaron i gjithė procesi, nė tė vėrtetė, kjo zyrė ka njė rėndėsi jetike pėr zhvillimin e biznesit. Njė pikė tjetėr do tė ishte marrja e masave, nga ana e qeverisė, pėr pėrshpejtimin e procedurave pėr disbursimin e fondeve pėr ndėrtimin e rrugėve.
Ruli
Lidhur me disbursimin e fondeve, donatorėt kanė procedurat e tyre. Nisur nga eksperienca e vjetėr, Ministria e Financės vendosi njė metodė tė re pėr tė rritur eficensėn e disbursimeve tė fondeve publike. Janė fondet e brendshme, fondet e investimeve kryesisht. Regjistrimi i pasurisė padyshim ėshtė pika kyēe dhe ėshtė njė problem qė ekziston nė shumė nga pasuritė tona tė paluajtshme.
Pėrfaqėsues tė Dhomės sė Tregtisė Kavajė
Gjobat janė njė ēėshtje problematike. Unė kėtu kam dy urdhra ekzekutimi, njė ka 5 vjet dhe tjetri ka dalė para disa muajsh, askush nuk merr pėrsipėr ti ekzekutojė, pra tia kthejė pronarit kėtė tė drejtė.
Ridvan Bode
Nėse kanė marrė formėn e prerė dhe nuk janė ankimuar nga organet tatimore dhe doganore, respektivisht ato do tė zbatohen. Ky pėrbėn njė problem, jam dakord me ju. Nuk e di sa ėshtė masa, se nuk i kemi tamam detyrimet e kompanive te shteti, sepse kėto nuk janė tė marra tė gjitha nė evidencė. Por kemi marrė nga zyrat e Pėrmbarimit njė shumė diku 12-13 miliardė lekė, kaq ėshtė vlera totale e detyrimeve tė shtetit. Kemi shlyer 7 miliardė vitin e kaluar. Problemi i detyrimeve tė prapambetura ėshtė njė detyrim i dyanshėm. Problemi i biznesit ndaj shtetit qė ėshtė rreth 450 milionė dollarė, por dhe tė shtetit ndaj biznesit qė ėshtė 60 milionė dollarė, pra tė gjitha llojet e detyrimeve.
Edmond Leka, presidenti i Union Bank
Uroj qė drejtuesit e rinj tė dhomės ta mbajnė premtimin pėr tė luajtur rolin e partnerit me qeverinė nė luftėn kundėr informalitetit ose nė bėrjen e legjislacionit. Problemet qė kanė dalė nga ligji i gjobave dhe ai i pagės minimale janė probleme reale qė duhen marrė parasysh. Unė do tė thosha qė kėto dy elementė nxjerrin nė dukje njė mangėsi nė procesin e pėrgatitjes sė legjislacionit qė ėshtė konsultimi paraprak me biznesin dhe ėshtė detyrė e njė qeverie qė kėrkon tė vendosė rregulla nė treg qė problemet e informalitetit tė konsultohen me grupet e interesit, qoftė nė pėrgatitjen e akteve rregullatore, qoftė edhe nė reformat fiskale. Nė momentin kur kemi njė kontestim nga ana e shumė shoqatave tė biznesit pėr ligjin e Gjobave, dhe nga ana tjetėr qeveria e pranon, ndėrkohė kemi edhe vendimin mbi pagėn minimale, do tė thosha qė nuk ėshtė njė procedurė e konsoliduar, por fillimi i njė tentative pėr mosrespektimin e faktit qė kemi biznesin partner.
Hajredin Fratari
Pėr tė dixhitalizuar Hipotekėn e Tiranės duhen 174 mijė euro. Ne ia propozuam nė fillim, por e morėn pėr korrupsion dhe nuk e pranuan. Nė kėtė pikė, vėshtirėsitė janė si pėr investitorėt ashtu edhe pėr bankat. Sė dyti, janė rreth 800 pallate qė nuk janė hipotekuar, kjo pasi bashkia nuk jep lejet e shfrytėzimit, megjithėse ēdo gjė ėshtė nė rregull. Vetėm nga kjo taksė ne paguajmė pėr qeverinė nga 80-100 milionė dollarė. Pėr sa i pėrket partneritetit mes qeverisė dhe biznesit, ne kemi mjaft specialistė tė mirė dhe qeveria mund tė konsultohet me ne nė hartimin e ligjeve. Taksa e sheshtė ėshtė njė taksė qė ėshtė nė favor tė biznesit tė madh dhe do jetė nė dėm pėr Fasonistėt. Nė fillim qeveria, pra vitin e parė pėr ēdo ligj konsultohej me biznesin, mbasi tani e konsideron veten shumė tė fuqishme dhe bėri kėto gabime.
Krijoni Kontakt