Close
Faqja 21 prej 38 FillimFillim ... 11192021222331 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 210 prej 376
  1. #201
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Qeveria i pėrgjysmoi taksat pėr biznesin, Rama i dyfishon abuzivisht ato

    Nė kuadėr tė procesit gradual tė decetralizimit tė pushtetit, qeveria ka vendosur qė ti lėrė nė administrimin e bashkive dhe komunave taksat lokale, megjithatė kryebashkiaku i Tiranės nuk ka munguar qė tė servirė tė njėjtat sjellje arrogance prej feudali ndaj sipėrmarrjeve privet tė cilave duket se ka ndėrmend qė t’u heqė lehtėsitė qė u krijoi pėr njė vit e gjysmė qeveria qėndrore me pėrgjysmimin e taksave



    Partia Demokratike ka denoncuar dje publikisht urdhėrin e fundit tė tė dhėnė nga kryetari i Bashkisė sė Tiranės, njėherazi drejtues i opozitės, Edi Rama, sipas tė cilit taksa pėr biznesin e vogėl ėshtė dyfishuar. Gjatė njė konferencė pėr shtyp, zėdhėnėsi i Partia Demokratike, Gerti Bogdani, tha se Rama ka urdhėruar taksidarėt qė kanė kaluar nė varėsi tė pushtetit vendor qė tė dyfishojnė taksėn e biznesit tė vogėl, nė kundėrshtim flagrant me ligjet e kėtij vendi dhe parimin themelor tė funksionimit tė sistemit tatimor. “Gjatė javėve tė fundit, tagrambledhėsit e Bashkisė nuk pranojnė mė vetė-deklarimin si parim bazė, por nė qindra raste u diktojnė bizneseve xhiron dhe fitimin qė ata do tė kenė gjatė vitit. Kėshtu biznesmenėt thirren nga taksidarėt njėlloj sikur tė ishin nė proces hetimi dhe u diktohet ēdo vlerė dhe ēdo gjė, jo sipas xhiros qė ata normalisht duhet tė deklarojnė, por sipas deklaratės qė plotėson taksidari me urdhėr tė Kryetarit tė Bashkisė”, u shpreh zoti Bogdani. Duke denoncuar kėtė vendim arbitrar, kėtė abuzim flagrant tė decentralizimit nga Kryetari i Bashkisė, Bogdani theksoi se Partia Demokratike ka kėrkuar mbledhjen e menjėhershme tė Kėshillit Bashkiak, sikundėr kėrkon ndėrprerjen e menjėhershme tė kėtij veprimi anti-ligjor dhe rikthimin e parave tė marra abuzivisht nga biznesi i vogėl.

    Gazeta55
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  2. #202
    ThE KinG Maska e Imperator
    Anėtarėsuar
    23-04-2007
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    448
    Siē ka thene dhe LAINA me siper, kjo duhet vene si kryeteme dhe te ndahet ne disa nentema pasi eshte e veshtire te jepet nje pergjigje fikse per pyetjen qe eshte bere.

    Megjithate po mundohem te jap disa pershtypje te miat ne lidhje me temen.

    Se pari, nje nder shkaqet qe Ekonomia Shqiptare eshte akoma e brishte ka te beje me prodhimin e brendshem bruto. Ne Shqiperi ka shume pak ndermarje prodhuese vendase pasi shume nga uzinat, minierat dhe fabrikat me ardhjen e demokracise u shkaterruan totalisht dhe ne to nuk eshte vene dore akoma. Gjithashtu per mosvenien ne funksionim te ketyre uzinave, fabrikave dhe minierave ka nje rol te rendesishem shteti i cili nuk po ben ate qe duhet ne drejtim te sipermarresve te cilet i tremben falimentimit nga mungesa e energjise elektrike, frika nga drejtesia dhe legjislacioni Shqiptar.

    Nje tjeter faktor eshte dhe papunesia e madhe e gjithashtu dhe inflacioni paksa i larte ne Shqiperi. Ne vendin tone ndodh dicka e kundert me vendet e tjera, rritet inflacioni e bashke me rritjen e tij rritet dhe papunesia, pra inflacioni dhe papunesia ne vendin tone shkojne ne perpjestim te drejte e jo si ne vendet e tjera dhe si ne ligjin e ekonomise qe keto dy faktore jane ne perpjestim te zdhrejte me njeri tjetrin, pra ulet njeri e rritet tjetri dhe anasjelltas.

    Faktor tjeter eshte dhe politikat e qeverise ne drejtim te turizmit. Dihet se Shqiperia ka vende fantastike per turizmin detar duke filluar qe nga Himara e duke perfunduar ne Velipoje, ka plazhe fantastike dhe ka plazhe akoma te virgjer, gjithashtu dhe per turizmin malor kemi vende fantastike, por ne kete drejtim eshte vene dore shume pak dhe po shkaterrohet dita dites nga ndertimet pa leje e pa kriter ne bregdete dhe me prerjen e pyjeve ne zonat turistike malore.

    Tjeter faktor qe ekonomia Shqiptare eshte ende e brishte eshte dhe kontrabanda e madhe e mallrave te cilet hyjne ne Shqiperi. Kjo sjell shitjen e ketyre mallrave ne rruge te pakontrolluara dhe shitesit e ketyre mallrave nuk deridh asnje leke ne forme takse apo tatimi ne arkat e shtetit, qe i bie per sasi malli te shitur mos mblidhen te gjitha taksat per cdo mall por per nje pjese te ketij malli. Dmth i bie qe parate qe parashikohen te mblidhen nga shteti per tu shpenzuar me pas per rruge, paga, e shume e shume sherbime te tjera te mblidhen ne nje dore njerezish te caktuar.

    Ka dhe shume shkaqe te tjera te cilat ndikojne ne ekonomine Shqiptare por keto jane disa nga me te rendesishmet per mendimin tim.

    Imperator
    Albanian Perandory

  3. #203
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603
    Pershendetje!!

    Imperator, shum faleminderit per plotesimet dhe sugjerimet. Ky forum ka pak kohe qe po pasurohet dhe me kaq sa eshte punuar mendoj se eshte ne rruge te drejte. Do rregullohen dhe disa gjera te tjera sa te vij nje Admin online.

    Per c'do problem qe mund te keni apo sugjerim mos nguroni te thoni.

    Kalofshi Sa Me Mire

    T-B
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  4. #204
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Biznesi kerkon rishikimin e ligjit te gjobave

    Presidenti priti sot me kėrkesė tė tyre njė pėrfaqėsi tė biznesit vendas dhe tė huaj qė operojnė nė vendin tonė me te cilit diskutoi per ligjin e ri te tatimeve

    Perfaqesues te biznesit vendas dhe tė huaj kerkojne rishikimin e ligjit per gjobave. Disa drejtues tė shoqatave tė biznesit si dhe tė dhomave tė tregtisė ne nje takim ter zhvilluar sot me presidentin Alfred Moisiu kane shprehur shqetesimin e tyre per kete ligj duke parashtruar verejtet e tyre per natyren ligjore dhe praktike te tij. Presidenti vuri nė dukje se ka ndjekur me vėmendje situatėn, ndersa shtoi se do tė vijojė konsultimet nė procesin e shqyrtimit tė ligjit pėr procedurat tatimore. Moisiu u shpreh me tej se ėshtė i vendosur pėr konsolidimin e shtetit ligjor ndersa theksoi rėndėsinė qė ka pėr zhvillimin progresiv tė ekonomisė nė vend lufta kundėr informalitetit.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  5. #205
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Duhen marrė masa qė shėrbimi ndaj turistėve tė huaj tė jetė nė standarte tė larta

    Qeveria, kontroll hoteleve nė bregdet pėr cilėsinė e shėrbimit ndaj turistėve



    Pėrveē cilėsisė sė shėrbimeve, qeveria do tė marrė masa edhe lidhur me ndėrtimin e rrugėve dytėsore, tė cilat shėrbejnė si rrugė turistike. Po kėshtu, Ministria e Kulturės ka hartuar planin pėr zhvillimin e njė sėrė aktiviteteve kulturore dhe artistike pėrgjatė sezonit turistik



    Kryeministri Berisha kėrkoi dje nga Ministria e Turizmit tė ushtrojė kontroll tė rreptė ndaj tė gjitha subjekteve, tė cilat ushtrojnė shėrbime hotelerie ndaj turistėve. Sipas tij, ministria duhet tė pėrdorė tė gjitha masat, me anė tė stimujve, por edhe me anė tė sanksioneve, pėr tė bėrė tė mundur qė shėrbimi ndaj turistėve tė jetė nė nivelet e vendeve perėndimore, nė mėnyrė qė turistėt e huaj tė mund tė gjejnė nė Shqipėri tė njėjtat standarde shėrbimi si nė vendet e tyre. Kryeministri i tha kėto gjatė njė konference tė mbajtur nga Ministria e Turizmit me temė "Pėr njė fluks turistik mė tė madh, pėr njė zhvillim tė ri cilėsor tė turizmit shqiptar". Nė konferencė u diskutuan hapat tė cilat do tė ndėrmerren pėr tė pėrmirėsuar shėrbimet nė fushėn e turizmit, nė mėnyrė qė tė mund tė ketė njė rritje tė kėtij sektori, i cili ėshtė konsideruar si sektori i dytė ekonomik nė vend. Lidhur me standardet e shėrbimit, kryeministri Berisha u ndal edhe nė ēmimet e shėrbimeve nė turizėm. Sipas tij, duhet tė konsolidohet mendimi se, me ēmime tė arsyeshme mund tė fitohet mė tepėr. Nė veēanti pėr biznesmenėt e zonės turistike tė Sarandės kryeministri tha: “Nė rast se do tė jenė mė tė vėmendshėm nė ēmimet me tė cilat ofrojnė shėrbimet, do tė mund tė arrijnė tė dyfishojnė kohėn e turizmit nė Sarandė dhe do tė mund tė rrisin numrin e turistėve nga mbarė bota.”

    Vitin e kaluar, turizmi shėnoi rritje mbi 30 pėr qind dhe ky ritėm ėshtė shumė shpresėdhėnės. Turizmi llogaritet tė ketė sjellė nė tė ardhurat e vendit mbi 600 milionė euro, duke u rreshtuar sektori i dytė nė kontributin e prodhimit tė brendshėm tė vendit. Shpeshherė turizmi ėshtė sektori i parė nė shitje dhe sipas disa statistikave, i pari nė punėsim.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  6. #206
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Do tė zhvillojmė infrastrukturėn e rrugėve dytėsore nė vendet turistike

    Pėr tė stimuluar rritjen e turizmit nė vend, qeveria ka vendosur tė tregojė njė vėmendje mė tė madhe nė rrjetin rrugor nė vend. Zhvillimi i kėtij rrjeti ėshtė parė me prioritet pėr tė arritur pėrafrimin e strukturės shqiptare tė turizmit me atė tė vendeve tė tjera. Kryeministri ka kėrkuar prej bashkive, qarqeve dhe Ministrisė sė Transportit tė shohin me pėrparėsi tė gjitha projektet rrugore si dhe tė furnizimit me ujė tė zonave turistike.

    Gjithashtu, edhe Ministri i Kulturės, Ylli Pango, u shpreh se rrugėt nė Shqipėri nuk kanė fituar ende statusin e rrugėve turistike, por janė akoma rrugė rurale. Sipas tij, do tė shihet me pėrparėsi zhvillimi i infrastrukturės sė re tė rrugėve dytėsore, tė cilėt janė rrugė turistike. Pėrveē kėsaj, Ministria e Kulturės ka nė plan ngritjen e zyrave tė informacionit turistik, tė cilat duhet tė jenė qė nė pikat hyrėse, por njėkohėsisht nė ēdo qytet turistik. Ndėr tė tjera, ministria do tė ketė nė vėmendje pėrmirėsimin e sinjalistikės turistike, shėrbimin shėndetėsor dhe sigurinė, tė cilat janė masat qė do tė kėrkojnė koordinimin e punės me tė gjitha dikasteret pėrkatėse.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  7. #207
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Ministria do tė organizojė jetėn artistike pėrgjatė sezonit turistik

    Ministria e Turizmit ėshtė duke hartuar disa projekte pėr pasurimin e jetės kulturore dhe artistike pėrgjatė sezonit turistik. Kjo bėhet pėr tė mundėsuar krijimin i njė ambienti atraktiv publik dhe privat pėr kėto zona, duke ndikuar nė pėrmirėsimin e jetės turistike nė vend. Sipas ministrisė, kėtė vit ėshtė organizuar qė pjesa mė e madhe e kėtyre aktiviteteve kulturore dhe artistike tė pėrkojnė me sezonin turistik veror dhe tė realizohen nė zonat kryesore turistike tė vendit. Sipas Pangos, tė gjitha masat e ndėrmarra synojnė qė Shqipėria tė bėhet pjesė e rėndėsishme e guidės turistike rajonale, duke tėrhequr njė fluks sa mė tė madh tė turistėve tė huaj.

    Pėrsa i pėrket turizmit kulturor, kryeministri Berisha u shpreh se, Shqipėria, ende nuk i ka shfrytėzuar siē duhet potencialet reale tė saj nė kėtė drejtim. Sipas tij, pėr tė bėrė tė mundur zhvillimin e duhur lidhur me turizmin kulturor ėshtė e rėndėsishme qė tė krijohet profili i pėrshtatshėm lidhur me kėtė lloj turizmi, gjė qė Shqipėria nuk e ka bėrė akoma.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  8. #208
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Rishikohen lejet dhe licencat nė Ministrinė e Turizmit dhe atė tė Punės

    Ministria e Ekonomisė ka ngritur njė grup pune pėr tė rishikuar lejet dhe licencat, i cili tashmė do tė vijojė punėn e tij nė Ministrinė e Turizmit. Kėto rishikime lidhen me fenomenin e pengesave tė ndryshme administrative qė vihen re nė sektorėt e lejeve dhe licencave, nė tėrėsi nė sektorėt e ndryshėm ekonomikė dhe synojnė tė shmangin kėto pengesa administrative pėr tė lehtėsuar biznesin. Mė tej, grupi i punės do tė vazhdojė rishikimin e licencave nė disa dikastere. Gjatė periudhės maj-korrik, ai do tė vijojė punėn nė Ministrinė e Ekonomisė, ku do tė rishikojė tė gjitha lejet ekzistuese si dhe licencat nė Ministrinė e Turizmit si dhe nė Ministrinė e Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta.


    Tema
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  9. #209
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Drejtorja e Institutit tė Statistikave emėrohet nė vend tė Alfred Priftit

    Gerta Picari ėshtė drejtorja e re e Pėrgjithshme e Tatimeve. Burime tė "Shqip" pranė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Tatimeve, bėjnė tė ditur se zėvendėsuesja e Priftit ėshtė Picari, drejtorja aktuale e Institutit tė Statistikave. Picari, e cila nuk ka kurrfarė eksperience praktike nė administrimin e mbledhjes sė tė ardhurave, do tė drejtojė qė sot e tutje administratėn e tatim-taksave, e cila siguron njė bazė jetike tė fondeve qė administrohen e shpenzohen nė buxhetin e shtetit. Por ministri i Financave, Ridvan Bode, gjatė konferencės sė djeshme pėr median, nuk pranoi tė tregojė se kush do ta zėvendėsojė Priftin: "Do ta merrni vesh nė kohė se kush do ta zėvendėsojė". Ardhja e Picarit nė krye tė tatimeve, vjen pas njė stėrlodhjeje tė kėsaj administrate gjatė dy viteve tė qeverisjes sė mazhorancės sė djathtė. Kėtė e konfirmoi vetė Bode, gjatė njė konference pėr median. Bode deklaroi dje se dorėheqja e ish-kreut tė Tatimeve, Alfred Prifti, erdhi si pasojė e lodhjes dyvjeēare nė pozicionin delikat tė administratorit tė mbledhjes sė tė ardhurave. "Drejtori i pėrgjithshėm i tatimeve, nė kėtė periudhė gati dyvjeēare tė punės sė tij ka demonstruar pėrkushtim, angazhim, ndershmėri dhe njė bashkėpunim tepėr tė ngushtė me administratėn dhe me biznesin", tha ministri i Financave. Mė tej, ai shtoi: "Sigurisht qė ai mbetet nė tėrėsi i vlerėsuar nga ana jonė dhe ka kėrkuar, pėr shkak tė ngarkesės qė ka kjo njėsi, tė mund tė pozicionohet nė njė vend tjetėr tė rėndėsishėm nė administratėn publike dhe pėr tė krijuar mė shumė hapėsirė dhe mundėsi qė tė marrė mė shumė ritėm puna nė administratėn tatimore". Ndėrkaq, dorėheqja e Priftit, pason atė tė dy drejtuesve tė tjerė tė lartė tė administratės tatimore, nė degėn e Tatimpaguesve VIP. Tė paktėn njėri syresh deklaroi edhe ai, sikurse deklaron Bode pėr Priftin, se ishte "lodhur" nga puna e gjatė.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  10. #210
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Gjobat, domosdoshmėri

    Ministri i Financave, Ridvan Bode, deklaroi gjithashtu, se nisma e qeverisė pėr parapagimin e gjobave ėshtė njė domosdoshmėri pėr tė garantuar uljen e informalitetit. "Pėr sa i takon angazhimit tė qeverisė, Ministrisė sė Financave dhe besoj, tė gjithė institucioneve tė shtetit shqiptar pėr tė zbatuar me rigorozitet ligjin, pėr tė luftuar informalitetin dhe evazionin fiskal, pėr tė shndėrruar ekonominė e tregut nė Shqipėri nė njė ekonomi transparente dhe konkurruese, ia vlen ēdo pėrpjekje dhe nė ēdo kohė", deklaroi ministri. Bode shtoi se kėtu nuk bėhet fjalė pėr tė vendosur disa gjoba, apo pėr tė vendosur disa detyrime, pasi gjobat kanė ekzistuar edhe mė pėrpara dhe nė pėrmasa edhe mė tė mėdha nga ato qė u konfirmuan me ligjin e fundit qė u miratua nė Kuvend. Sipas ministrit, kėtu ėshtė fjala pėr tė krijuar hapėsirat e nevojshme qė ligji tė zbatohet nė mėnyrė rigoroze, tė barabartė nga tė gjithė. "Ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme dhe unė jam plotėsisht i bindur, qė ambienti nė tėrėsi shoqėror, ekonomik dhe politik nė Shqipėri, ka nevojė t‘i rikthejė lirinė tregut, i cili pėrbėn thelbin e tė gjitha lirive dhe tė drejtave qė individėt duhet t‘i gėzojnė nė njė shoqėri tė lirė dhe demokratike", deklaroi numri njė i financave shqiptare.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

Faqja 21 prej 38 FillimFillim ... 11192021222331 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Varfėria dhe mizerja.
    Nga DI_ANA nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 125
    Postimi i Fundit: 18-01-2017, 05:25
  2. Liria ekonomike, Shqiperia e 53-ta ne 183 vende
    Nga Lioness nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 11-01-2013, 15:45
  3. Filozofi ekonomike apo metafizikė politike?
    Nga toni007 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-06-2009, 08:26
  4. 2 muaj para zgjedhjeve
    Nga Alienated nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 07:16
  5. Sistemi kapitalist nė kolaps, Islami shihet si zgjidhja mė e mirė!
    Nga Archicad nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 05-11-2008, 16:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •