Close
Faqja 20 prej 38 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 376
  1. #191
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Abuzimet me cilėsinė e naftės, nė maj nis deklarimi i emrave

    Duke nisur nga muaji maj do tė publikohen emrat e pikave tė karburantit, qė mashtrojnė qytetarėt me cilėsinė e naftės qė ato tregtojnė. Ilir Kurti, kryetar i Inspektoratit Shtetėror tė Naftės dhe Gazit ka deklaruar, se duke nisur nga ky muaj do tė bėhen tė ditura tė gjithė emrat e pikave qė abuzojnė me cilėsinė. Ndėrkohė sipas tij ėshtė ulur ndjeshėm numri i pikave tė karburantit, qė shkelin rregullat ose e thėnė ndryshe numri i tregtarėve qė mashtrojnė qytetarėt. “Nga kontrollet e ushtruara nė Tiranė dhe nė Fier rezulton se vetėm 2 pėr qind e pikave abuzojnė me cilėsinė e naftės”, ėshtė shprehur Kurti.
    Cilėsia e karburanteve ka qenė gjithmonė nė qendėr tė vėmendjes. Jo pak herė kontrollet e inspektoratit kanė evidentuar pika tregtimi, qė abuzojnė mė cilėsinė e karburanteve.

    Akciza
    Disa ditė mė parė Kuvendi miratoi projektligjin “Pėr akcizat”, ku niveli i akcizės pėr solarin dhe mazutin nga 13 lekė/litri nė 8 lekė/litri. Nė kėtė projektligj thuhet se rritja e mėparshme e nivelit tė akcizės nga 1 lekė nė 13 lekė/litri pėr kėto produkte erdhi si detyrim i problemeve qė u shfaqėn nė administrimin e produktit heating-oil, i cili kategorizohet nė njė tė njėjtin kod doganor me solarin dhe mazutin dhe ishte e vėshtirė ndarja me kod mė vetė. “Meqenėse u evidentuan abuzime nė dogana, ku rezultuan doganime tė gazoil nė vend tė heating-oil, duke sjellė efekte tė ndjeshme si pėr buxhetin e shtetit edhe pėr konkurrencėn u gjykua tė rritet niveli i akcizės pėr kėto produkte, duke parashikuar edhe vendosjen e njė skeme rimbursimi pėr subjektet tė industrisė vendase”, thuhet nė relacionin e kėtij projektligji. Por nisur nga pėrvojat e mėparshme kur skemat e rimbursimit janė shoqėruar me shkallė tė larta abuzimi u gjykua si mė e pėrshtatshme rishikimi i kėtij problemi pėr uljen e nivelit tė akcizės nga 13 lekė/litri nė 8 lekė/litri.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  2. #192
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Tregtarėt mashtrojnė me cilėsinė e karburanteve

    Vetėm pak ditė mė parė nga kontrollet e inspektoratit rezultoi se disa pika karburanti nė vend abuzonin me cilėsinė e naftės. Nga njė kontroll i kryer ditėt e fundit, nė qytetin e Tiranės dhe Lushnjės ka rezultuar se pikat e karburanteve abuzojnė me cilėsinė e naftės qė i shesin klientėve. Nė Lushnjė nė vend tė naftės tregtohet solar, ndėrsa nė Tiranė cilėsia e naftės “D2” ėshtė jashtė standardeve. Ndaj kėtyre dy subjekteve ėshtė vendosur njė gjobė prej 500 000 lekėsh. Nė tė vėrtetė kjo nuk ėshtė hera e parė qė shoqėritė e tregtimit tė karburanteve abuzojnė me cilėsinė e naftės qė ato tregtojnė. Edhe rreth njė viti mė parė kur ēmimi i naftės pėsoi rritje ISKSHG ushtroi kontroll nė disa pika karburanti, nga tė cilat shumė prej tyre rezultuan qė naftėn “D2” e tregtonin si naftė tė cilėsisė “D1”. Nafta “Eurodiesel” ose nė gjuhėn teknike “D1” apo “EN 511”, qė ėshtė naftė e cilėsisė mė tė lartė, shpeshherė nė pikat e karburanteve tregtohet pėr naftėn “D2”. Prodhimi vendas aktualisht pėrballon vetėm 10 pėr qind tė kėrkesės. Nė kėto kushte pjesa mė e madhe e kėrkesės pėrballet nga importi.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  3. #193
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Gjoba, pėr subjektet qė shesin mishin nė rrugė

    inistria e Bujqėsisė, do tė ndėrmarrė masa ndėshkuese pėr tė gjitha ato subjekte qė do tė tregtojnė produktet e mishit nė kushtet e rrugės. Kėshtu specialistėt e kėsaj ministrie, kanė nisur njė fushatė kontrolli nė akset rrugore pėr kontrollimin e kėtyre individėve tė cilėt tregtojnė mishin jashtė kushteve tė duhura. Duke u kthyer nė njė rrezik shėndetėsor pėr shėndetin e banorėve qė e konsumojnė. Ndėrkohė qė tė gjithė individėt qė do tė gjenden duke tregtuar produktet e mishit nė kushtet e rrugės pėrveē sekuestrimit tė mallit do tė vendosen dhe gjoba tė shumta nė vlera tė larta financiare. Kėshtu pėr dėmtuesit mė tė mėdhenj vlera financiare e gjobės do tė arrijė deri nė pesė milion lekė tė vjetra. Specialistėt pohojnė se mė problematike nė kėtė rast gjendja ėshtė paraqitur sidomos nė akset rrugore tė autostradės, ku individ tė shumtė hapin tezgat e tyre dhe tregtojnė produktet e mishit jashtė kushteve tė duhura higjienike. Sipas tė cilėve pjesa mė e madhe e kėtyre produkteve jo vetėm qė nuk janė tė certifikuara as tė kontrolluara.

    Ndėrkohė qė gjatė kėtyre ditėve janė shtuar dhe kontrollet pėr subjektet e tjera qė tregtojnė produktet ushqimore nė tė gjithė vendin, kjo pėr tė eliminuar tė gjitha ushqimet e skaduara qė gjenden nė to. Ku vetėm gjatė javės sė kaluar nė disa qytete tė vendit janė sekuestruar disa kuintal ushqime tė skaduara, tė cilat janė asgjėsuar pasi pėrbėnin rrezik pėr popullatėn. Edhe pėr kėto subjekte pėrveē sekuestrimit tė mallit do tė ushtrohen dhe sanksione tė tjera nė vlera monetare pėr dėmin qė shkaktojnė. ndėrkohė qė do tė vazhdojnė nė mėnyrė tė shpejtė kontrollet e befasishme nė tė gjitha kėto subjekte.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  4. #194
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Bashkitė do tė sigurojnė banesave pėr tė pastrehėt

    Komisioni Parlamentar, kalon bashkisė kompetencėn pėr pėrcaktimin e qirasė dhe tė ardhurave pėr tė pastrehėt

    Administrimi i banesave sociale pėr tė pastrehėt dhe shtresat sociale nė nevojė do tė kalojė tėrėsisht nėn kompetencat e Bashkisė sė Tiranės. Komisioni Parlamentar i Veprimtarive Prodhuese, Tregtisė dhe Mjedisit, ka miratuar dje, disa ndryshime nė

    ligjin e mėparshėm pėr “Pėr programet sociale tė strehimit tė banorėve tė zonave urbane”. Sipas ndryshimeve tė bėra do tė jenė strukturat e bashkiake qė do tė merren me pėrcaktimin e nivelit tė qirasė pėr kėto banesa si dhe shpėrndarjen e tė ardhurave tek familjet pėrkatėse. Ndėrsa nė ligjin e mėparshėm me kėtė gjė merreshin strukturat e entit menaxhues tė banesave nė qeveri. Me ndryshimet e bėra, i ėshtė kaluar pėrgjegjėsia bashkisė, pėr tė monitoruar dhe zbatuar kėtė program pėr sigurimin e strehimit shtresave nė nevojė. Kėshtu pronari i ri i banesave do jetė bashkia, e cila njėkohėsisht do tė kontraktojė dhe entet menaxhuese pėr tė administruar pronėn, ku ndodhen ndėrtesat. Ndryshimet e bėra nė nenin 11 tė ligjit, tė mėparshėm janė parė nga anėtarėt e komisionit si njė nismė pėr tė shtuar dhe mė shumė partneritetin ne realizimin e marrėveshjeve bashkėpunues me sektorin privat.

    Ēmimet e banesave, do tė jenė kompetencė e punės sė zyrės sė bashkisė, sipas metodikės pėrkatėse

    Policia ndėrtimore do tė kalojė nė varėsi tė pushtetit vendor, pėr tė cilėn do tė ketė nisma konkrete

    Decentralizimi i pushteteve do tė jetė nė qendėr tė vėmendjes tė parlamentit nė muajt e ardhshėm
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  5. #195
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Regjistrimi i biznesit nuk do kalojė mė nėpėrmjet gjykatės

    Komisioni i Ekonomisė miraton projektligjin, eliminohet dublikimi i bilanceve

    Regjistrimi i subjekteve tė biznesit nuk do tė kalojė mė nėpėr instancat e gjykatės. Ndėrsa bilancet do tė monitorohen nga qendra e regjistrimit, ku dhe do tė merren masat pėrkatėse pėr tė mos lejuar njė aktivitet me dy bilance, ku njė kalon pėr shtetin dhe njė pėr privatin. Gjatė ditės sė djeshme ėshtė miratuar nė Komisionin e Ekonomisė me shumicė votash , projektligji nė tė cilin thuhet se “Qendra Kombėtare e Regjistrimit tė Bizneseve”, do tė jetė nėn varėsinė e Ministrisė sė Ekonomisė.

    Vendimi

    Regjistrimi i bizneseve do tė kalojė vetėm nė njė hallkė, si dhe po nė kėtė qendėr do tė behėt mbajtja e regjistrit tregtar dhe hedhja e tė dhėnave elektronik pėr tė gjitha subjektet. Nė kėtė projektligj janė shtuar dhe disa pika nė tė cilat pėrfshihen procedura mė tė thjeshtuara pėr regjistrimin e bizneseve, duke i dhėnė pėrparėsi operatorėve tregtarė tė rinj. Anėtarėt e komisionit tė ekonomisė kanė deklaruar se ky projektligj do tė ndihmojė dhe nė uljen e nivelit ė korrupsionit, krijimin e njė rrjeti pėr informatizimin e tė dhėnave tė kėtyre operatorėve, si dhe pėrafrimin e kėtyre strukturave tė ngjashme me ato evropiane. Sipas pjesėmarrėse nė kėtė komision nėpėrmjet kėtij projektligji synohet krijimi i njė pakete tė plotė planesh pėr tė pėrmirėsuar klimėn e biznesit nė vend. Ndėrkohė qė pėrveē thjeshtėsimit tė procedurave tė regjistrimit, nė projektligj ėshtė parashikuar dhe reduktimi i kapitalit qė duhet tė paguajnė pėr regjistrim kėto subjekte. Ndėrkohė qė do tė hidhen tė dhėnat e tyre nė sistemet elektronike.

    Masat

    Por veē lehtėsimit tė masave, ekspert e qeverisė kanė propozuar dhe bllokimin madje dhe sekuestrimin e aktivitetit qė nuk regjistrohet. Kėshtu nė rast se pas hyrjes nė fuqi tė ligjit, dhe tė kalimit tė afateve pėr detyrimin e regjistrimit, tatimorėt do tė kenė tė drejtėn e bllokimit tė ēdo lloj aktiviteti, qė ushtron veprimtarinė pa u regjistruar nė sistemin e ri. Por nė rast se, dhe pas kėsaj mase tatimorėt verifikojnė se sėrisht aktiviteti rezulton aktiv, pa u regjistruar, merret masa e sekuestrimit. Masa tė tjera do tė parashikohen dhe pėr shmangien e punės me dy bilance, ku reali mbetet gjithnjė i fshehtė.

    Projektligji nė fjalė vjen nė vazhdėn e nismave tė qeverisė pėr reformėn nė administrimin e biznesit si dhe nė krijimin e konkurrencės sė ndershme mes bizneseve si dhe nė eliminimin e informalitetit.

    ·Regjistrimi i biznesit nuk do tė bėhet mė nėpėrmjet gjykatės. Miratimi i Projektligjit ka kaluar nėn varėsinė e Ministrisė sė Ekonomisė, Qendrėn Kombėtarė tė Regjistrimit tė Biznesit.

    ·Thjeshtohen procedurat pėr regjistrimin e subjekteve tė biznesit, subjektet do paguajnė mė pak kapital pėr licencimin e aktivitetit, si dhe do tė krijohen rrjetet e informalizuara pėr tė dhėnat

    ·Ekspertėt do tė punojnė pėr tė eliminuar punėn me dy bilance prej firmave private. Nė kėtė mėnyrė do tė arrihet nė evidentimin konkret tė xhirove dhe tė fitimeve nga njė firmė
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  6. #196
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    “Gjoba” e biznesit Moisiu takohet me FMN

    Blerina Hoxha - Polemikat ndermjet komunitetit te biznesit dhe qeverise per ligjin e gjobave ka angazhuar edhe presidentin e Republikes, Alfred Moisiu. Kreu i shtetit ka zhvilluar dje ne oret e para te dites nje takim me perfaqesuesen e Fondit Monetar Nderkombetar ne vendin tone Ann Margaret Westin. Zyra e shtypit ne Presidence njoftoi se, gjate ketij takimi, kryetari i shtetit u informua nga zyrtarja e FMN per sa i perket gjendjes se pergjithshme makro-ekonomike dhe sistemit fiskal ne vend. Presidenti, gjithashtu, zhvilloi konsultime me perfaqesuesen e FMN-se ne Tirane per ceshtje te tjera, qe kane te bejne me politikat fiskale dhe ato buxhetore. Burimet nga Presidenca njoftuan se nje nga ceshtjet qe eshte diskutuar ka qene impakti qe do te kete miratimi i nje projektligji per procedurat tatimore. Ndryshimet ne kete ligj parashikojne penalizimin me gjobe paraprake te biznesit, para se ceshtja te shqyrtohet ne gjykate. Kjo nisme e Ministrise se Financave ka hasur ne kundershtimet e ashpra te grupimeve te biznesit. Ne lidhje me kete “konflikt” eshte shprehur edhe presidenti Moisu, i cili pak dite me pare tha se, nuk do te dekretonte projektligjin per procedurat tatimore pa u konsultuar me pare me te gjitha grupet e interesit. Ne kete angazhim ai ka marre takimin e tij te pare per kete ceshtje me Perfaqesine e FMN-se ne vendin tone, e cila, aktualisht, eshte keshilltari kryesor i qeverise ne lidhje me politikat fiskale dhe ato buxhetore. Burimet ne presidence pohojne se, ne ditet ne vazhdim takimet e presidentit me autoritete te fushes se ekonomise do te vazhdojne me synim arritjen e nje konkluzioni te qarte ne lidhje me qendrimin qe do te mbahet per dekretimin e projektligjit, tashme shume te debatueshem.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  7. #197
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Tatimet, drejtori Prifti jep doreheqjen

    Drejtori i Pergjithshem i Tatimeve, Alfred Prifti ka dhene dje doreheqjen nga posti. Burimet brenda institucionit taksambledhes bejne te ditur se, motivi i vetelargimit nga detyra ka te beje me mosperballimin e fluksit ndaj reformave. Prifti drejtoi tatimet qe nga vjeshta e vitit 2005 e deri me tani duke krijuar nje performance mjaft te mire te institucionit ne grumbullimin e te ardhurave per buxhetin e shtetit. Ne vend te tij pritet te emerohet ish-zv/ministri i rendit Gjergj Lezhja, por emri i tij mbetet ende i pakonfirmuar zyrtarisht. Tatimet jane perfshire ne reforma teresore, per sa i perket struktures, konceptit te punes dhe ndryshimeve ne legjislacion. Vitet e fundit per shkak te renies se kontributit te te ardhurave doganore ne buxhetin e shtetit nga ulja e tarifave doganore, roli i tatimeve ne arken e shtetit ka marre pjesen kryesore. Legjislacioni tatimor eshte futur ne nje vale ndryshimesh qe kane te bejne me uljen e normes se taksave dhe ndreqjen e ligjeve qe kane te bejne me procedurat tatimore. Pavaresisht ketyre ndryshimeve, grumbullimi i te ardhurave per buxhetin e shtetit ka tejkaluar planin e parashikuar ne buxhetin e 2006. Edhe nga te dhenat e fundit plani tatimor eshte tejkaluar.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  8. #198
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Euromax, furnizim ekstra per bizneset

    Kohet e fundit konsumatori vendas, pervecse me produkte nga me te ndryshmet, te cilat deri para pak kohesh mund t’i kete pare vetem ne televizor, po perballet edhe me sherbimet me te reja, qe ofrohen sipas stilit evropian. Sherbimi Ho.Re. eshte risia e fundit qe Euromax sjell per ju.

    Ky sherbim i jep mundesine cdo biznesi apo institucioni te kryejne blerje ne distance te sasive te medha pa asnje shpenzim transporti dhe duke kursyer kohen relativisht te gjate qe nevojitet per te kryer blerjet ne sasi te medha.

    Ky sherbim shume i vecante per biznesin shqiptar eshte dhe Ho.Re.Ca., e quajtur ndryshe “Business to Business” nga vendet evropiane. Ky sherbim i vjen ne ndihme te gjitha bizneseve, te cilat duan te perfitojne nga gama e gjere e produkteve te Euromax. Ho.Re.Ca eshte nje departament me vete, i cili krijon lidhje me biznese, agjenci, administrata te ndryshme, te cilat jane te interesuar per te blere artikuj per nevojat e tyre. Per keto agjenci, zyra administrative, biznese, kompani, te cilat kane krijuar lidhje me departamentin Ho.Re.Ca, Euromax ofron shperndarjen falas deri ne destinacion te produkteve, duke ofruar keshtu zgjidhje per kete pjese te bezdisshme te “puneve te zyres”. Pervecse kursen kohen,aq te kushtueshme, zgjidh dhe problemin e zgjedhjes se produkteve duke ofruar alternativat me te mira per cdo kerkese. Ne Euromax ky sherbim realizohet nepermjet organizimit te nje departamenti te vecante, atij Ho.Re. Ca, stafi perberes i te cilit merr porosite dhe i dergon ato menjehere ne destinacion pa asnje shpenzim.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  9. #199
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Elbasan, aksioni i KESH ndėrpret energjinė nė 500 subjekte

    Zona e Shpėrndarjes Elektrike nė Elbasan ka ndėrmarrė sot njė aksion tė gjerė pėr ndėrprerjen e furnizimit me energji elektrike debitorėve, familjare dhe private si dhe lidhjeve tė paligjshme. Ky aksion, i cili do tė vazhdojė pėr disa ditė, do tė shtrihet dhe nė institucionet shtetėrore, tė cilat rezultojnė tė mos kenė paguar detyrimet e tyre pėr sasinė e harxhuar tė energjisė elektrike.

    Drejtori i Zonės sė Shpėrndarjes Elektrike tė Elbasanit, Artan Topi, tha se 16 grupe te filialit elektrik, janė pėrqendruar nė lagje tė ndryshme tė qytetit tė Elbasanit pėr te prere energjinė ne rreth 500 subjekte familjare dhe private. Gjate punės se specialisteve te KESH pėr ndėrprerjen e linjave elektrike ka pasur edhe debate dhe kundėrshtime nga qytetaret, te cilėt nuk janė pajtuar me ketė vendim te KESH-it.

    Ndėrkohė, ky aksion ėshtė shtirė dhe nė periferi tė qytetit, si dhe nė zonat rurale. Nė qytetin e Elbasanit, regjistrohet niveli i mirė i arkėtimeve nė KESH, nė rreth 100 pėr qind, ndėrsa numri i debitorėve ėshtė evidentuar vetėm 3 muajt e fundit.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  10. #200
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Skemė e re, pėr banesat sociale

    Ligji parashikon miratimin e 1 mijė banesave sociale, gjatė 2 viteve tė ardhshėm

    Ligji parashikon qė qiraja qė do tė paguajnė familjet nė nevojė, tė mos i kalojė 8 mijė lekė nė muaj. Ndėrsa parashikohet gjithashtu, qė brenda vitit 2009 tė jenė ndėrtuar 1 mijė banesa sociale me kosto tė lira.

    Apartamentet pėr tė pastrehėt do tė blihen nė treg ose do tė merren me qera, ku njė pjesė e tyre do tė rimbursohen nga institucionet shtetėrore. Ky ėshtė edhe ndryshimi mė i rėndėsishėm qė i ėshtė bėrė ligjit pėr banesat e tė pastrehėve. Ligji parashikon qė qiraja qė do tė paguajnė familjet nė nevojė, tė mos i kalojė 8 mijė lekė nė muaj. Ndėrsa parashikohet gjithashtu, qė brenda vitit 2009 tė jenė ndėrtuar 1 mijė banesa sociale me kosto tė lira. Megjithėse qeveria ėshtė treguar entuziaste nė miratimin e ndryshimeve nė ligjin pėr banesat sociale, zgjidhja e problemit tė strehimit nė vend, duket tė jetė tepėr e vėshtirė pėr t'u realizuar nė njė kohė kaq tė shkurtėr. Aktualisht, regjistrohen mė shumė se 50 mijė familje tė pastreha qė kanė kėrkuar ndihmė nga qeveria, ndėrsa numri i tyre llogaritet tė jetė mė i madh, duke patur parasysh se njė pjesė e madhe e tė pastrehėve nuk kanė trokitur nė zyrat e administratės, pasi historiku i zgjidhjes sė kėtij problemi lė shumė pėr tė dėshiruar. Nė kėtė ligj parashikohen edhe mundėsitė e blerjes sė apartamenteve nga ndėrtuesit dhe dhėnien e tyre me kosto mė tė lirė, pėr shtresat nė nevojė.

    Ndryshimet

    Gjithashtu, sipas disa ndryshimeve nė kėtė ligj, parashikohet qė banesat qė kanė qenė subjekt i Ligjit Nr.7652, datė 23.12.1992, tė cilat nuk janė privatizuar ende, tė privatizohen nga organet e qeverisjes vendore, sipas procedurave tė pėrcaktuara me Vendim tė Kėshillit tė Ministrave. Ndėrsa pėr banesat qė janė ndėrtuar me fonde publike nga Enti Kombėtar i Banesave, tė cilat 12 muaj pas hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji rezultojnė me kontrata tė palidhura, kalojnė nė pronėsi tė organeve tė qeverisjes vendore. Njė kalim i tillė do tė realizohet sipas bashkive pėrkatėse. Kalimi i pronėsisė sė kėtyre banesave tė bėhet nga Enti Kombėtar i Banesave, me miratimin e ministrit qė mbulon fushėn e strehimit. Projektligji i njeh shumė kompetenca ministrit tė Punėve Publike nė rastin e kontraktimit tė firmave private, qė do tė ndėrtojnė me fondet e buxhetit pallate. Ministri, nė bashkėpunim me Entin Kombėtar tė Banesave, pėrcakton koston mesatare vjetore tė ndėrtimit tė banesave, e cila miratohet ēdo vit, me udhėzim tė Kėshillit tė Ministrave dhe sipas metodologjisė dhe kritereve tė pėrcaktuara me udhėzim tė ministrit. Ministri ėshtė ai qė realizon marrėveshje me sektorin privat pėr zhvillimin e zonave tė reja urbane, duke nxitur sigurimin e ofertave tė pėrballueshme pėr banesa dhe kredi hipotekare dhe miraton projektet, qė pėrdoren pėr banesat sociale me qira ose banesat me kosto tė ulėt, tė financuara nga buxheti i shtetit. Organet e qeverisjes vendore tė vendosin pėr privatizimin e tyre, vetėm nėse pas kalimit tė njė periudhe 5-vjeēare nga hyrja nė fuqi e kėtij ligji, familja ka paguar rregullisht qiranė e pėrcaktuar nga kėshilli bashkiak. Privatizimi i tyre bėhet sipas kushteve, kritereve dhe procedurave qė miratohen me Vendim tė Kėshillit tė Ministrave. Nė kėtė ligj, parashikohet qė deri nė ngritjen e strukturave efektive pėr realizimin e marrėveshjeve tė partneritetit me sektorin privat, fondet pėr investime pėr banesa me kosto tė ulėt, tė administrohen nėpėrmjet Entit Kombėtar tė Banesave.

    Projekti

    Banesat me kosto tė ulėt, do tė sigurohen nėpėrmjet ndėrtimit ose blerjes nga tregu me fondet e buxhetit tė shtetit, me fondet e bashkisė, nėpėrmjet donacioneve private dhe nėpėrmjet nxitjes sė nismės private. Nė rastin kur trualli nė tė cilin do tė ndėrtohen banesat sociale ėshtė pronė shtetėrore, vlera e tij do tė pėrcaktohet nga tregu. Njėkohėsisht qiraja qė do tė jepen kėto banesa, nuk mund qė tė jetė mė shumė se niveli i pėrcaktuar nga institucionet pėrkatėse. Nė rastin kur banesat nuk janė pronė e pushtetit lokal dhe kredia e kalon nivelin tavan, atėherė ajo paguhet nga buxheti i shtetit apo i bashkive.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

Faqja 20 prej 38 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Varfėria dhe mizerja.
    Nga DI_ANA nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 125
    Postimi i Fundit: 18-01-2017, 05:25
  2. Liria ekonomike, Shqiperia e 53-ta ne 183 vende
    Nga Lioness nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 11-01-2013, 15:45
  3. Filozofi ekonomike apo metafizikė politike?
    Nga toni007 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-06-2009, 08:26
  4. 2 muaj para zgjedhjeve
    Nga Alienated nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 07:16
  5. Sistemi kapitalist nė kolaps, Islami shihet si zgjidhja mė e mirė!
    Nga Archicad nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 05-11-2008, 16:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •