Ne vendet qe jetoni jashte territorit Shqiptar a u ka ndodhur te shikoni produkte Shqiptare te prodhuara ne Shqiperi me "MADE IN ALBANIA" kjo me ndodhi dje ne dyqanin e kepuceve qe quhet "ALDO" i cili eshte shume dyqani njohur ne Canada. Une kisha dale vetem per shetitje ne Mall ne Toronto nuk kisha planifikuar te blija kepuce por kapa nje pale kepuce qe mu duken interesante dhe po i shikoja dhe po i pelqeja shume ishin me shume cilesi te mire ato lloj kepuce mund ti perdorje tre stinet e vitit pervec veres, dhe duke i pare ne dor me lindi idea te shikoja prej cilit vend vinin, dhe u shokova kur pashe "MADE IN ALBANIA" me gezoi jashte mase dhe sic thashe me lart nuk kisha plan te blija por sapo i pashe qe ato jane prodhim shqiptar nuk u mendova dy here por i bleva kushtuan 59 dollare plus taksa. Me kete veprim mendoj se suportoj produktet e vendit tim mendoj se mund te zbus papunesine ngritjen e ekonomise uljen e varferis krijimin e vende pune te reja e shume e shume te tjera per vendin tim, pra do kisha deshire te degjoj nese keni pasur eksperienca te tilla te shkruani.
Atdhe i dashur te lashe me zemer te plasur
Krijoni Kontakt