Komisioni parlamentar i Ekonomisė miratoi dje projektligjin "Pėr qendrėn kombėtare tė regjistrimit". Sipas relacionit qė shoqėron kėtė projektligj, synohet qė tė pėrmirėsohen dhe thjeshtohen procedurat e hyrjes nė treg tė operatorėve tregtarė tė rinj, tė reduktohet korrupsioni, informatizimi i tė dhėnave dhe harmonizimi i plotė i procedurave tė regjistrimit sipas standardeve europiane. Ky projektligj, u shprehėn deputetė tė kėtij komisioni, nuk ėshtė njė nismė e shkėputur, por pjesė e njė pakete planesh veprimi pėr reformėn rregullatore nė funksion tė pėrmirėsimit tė klimės sė biznesit. Bazuar nė pėrvojėn mė tė fundit ndėrkombėtare pėr regjistrimin e biznesit, pėrmes kėtij projektligji eliminohet pėrfshirja e drejtpėrdrejtė e gjykatave nė procesin e regjistrimit, reduktohet niveli i kapitalit minimal tė paguar si dhe krijohet mundėsimi i regjistrimit elektronik.
Krijimi i Qendrės Kombėtare tė Regjistrimit tė Binzesit do tė jetė njė institucion qendror, nė vartėsi tė Ministrisė sė Ekonomisė dhe tė Energjitikės me autoritet tė plotė vendimmarrės pėr procesin e regjistrimit tregtar, misioni i sė cilės do tė jetė tė ofrojė njė zyrė me njė ndalesė (one-stop-shop) pėr regjistrimin e biznesit, mbajtjen e regjistrit tregtar, si dhe njė bazė tė dhėnash elektronike tė unifikuar.
Krijoni Kontakt