Close
Faqja 15 prej 38 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 376
  1. #141
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Ligji i gjobave, Moisiu: Duhej konsensus i gjere

    Presidenti i republikes Alfred Moisiu eshte shprehur qe nga Pogradeci per miratimin e ligjit te gjobave ne parlament. Pas takimit te zhvilluar me pushtetaret vendore presidenti ka thene se e mira do te ishte qe ky ligj tė kishte gjetur konsensusin e te gjitha forcave politike per te bere ligje qe pretendohet te zgjidhin problemet dhe jo t’i shtojne ato.

    “Duhet te kete bashkepunim mes opozites dhe pozites dhe mirekuptim mes partive ne miratimin e ligjeve. Duhet te marren parasysh gjithashtu interesat e grupeve te interesit” tha presidenti Moisiu.
    I pyetur nga gazetaret per dekretimin e ligjit kreu i shtetit u shpreh se ai nuk ka mberritur ende ne presidence. “Kur ta marr ligjin do te marr mendimin e specialisteve me te mire te fushes dhe mendimin e grupeve te interesit per te vendosur nese do ta dekretoj ose jo” tha Moisiu.
    Diten e hene, Kuvendi miratoi me 66 vota pro ligjin e ri per tatimet sipas te cilit bizneset duhet te paguajne ne dore 15% te vleres se gjobes.
    #VamosArgentina

  2. #142
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    BB dhe FMN pėrkrahin politikat ekonomike tė qeverisė

    Banka Botėrore dhe Fondi Monetar Ndėrkombėtar pėrkrahin politikat ekonomike tė Qeverisė, ndėrsa strategjia katėr vjeēare e partneritetit me Bankėn botėrore duhet t'i ndihmojė vendit anetarėsimin nė Bashkimin Europian (BE), ka theksuar ministri i Financave Trajko Sllaveski pas kthimit nga Uashingtoni ku ka zhvilluar takime me udhėheqėsit e kėtyre dy institucioneve financiare.

    Sa i perket marrėveshjes, Stand by, me FMN, Slleveski tha se nuk ka asnjė ēėshtje tė hapur dhe se tė gjitha aktivitetet e planifikuara, siē ėshtė Ligji pėr banka qė ėshtė nėe procedure parlamentare janė realizuar me kohė. FMN ka pėrshėndetur vendimin e Qeverisė pėr kthimin e parakohshėm tė borxhit qė e ka ndaj kėtij institucioni nė vlerė prej 37 milion euro. Sllaveski theksoi se marrėveshja me FMN do tė realizohet deri nė fund ndėrsa bashkėpunimi do tė vazhdojė edhe nė tė ardhmen.

    Udhėheqėsit e FMN janė tė kėnaqur me realizimin e parametrave ekonomike si dhe me zvogėlimin e tatimit personal dhe tatim- fitimit. Ata vlerėsojnė se shkalla e rritjes ekonomike realisht ėshtė me e madhe se sa prezantohet andaj pėrmes ndihmės teknike do tė tentojė qė t'i ndihmon Entit republikan tė statistikės prezantimin real tė performancave ekonomike siē ėshtė ai i Prodhimit Bruto tė Vendit (GDP).
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  3. #143
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    50 % e gjyqeve per gjobat ne favor te biznesit

    Tatimorėt humbin betejėn ligjore me 2 mijė biznese pėr 2006-n Shifrat e bėra publike nga tatimorėt konfirmojnė vendosjen apriori tė gjobave tė padrejta nga ana e tyre

    Silvana Sinaj
    Debati i realizuar gjatė dy muajve tė fundit nė lidhje me nenin e gjobave ka ngjallur debat edhe brenda strukturave tė administratės tatimore. Sipas burimeve tatimore, duke iu referuar shifrave tė bėra publike nga Tatimet, vihet re se mė shumė se gjysma e gjobave tė vendosura vetėm nė 9-mujorin e vitit tė kaluar kanė rezultuar tė padrejta dhe u janė falur bizneseve tė ndėshkuara. Sipas tė dhėnave nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatimeve, vetėm pėr periudhėn mars-dhjetor 2006 janė shqyrtuar 4 000 apelime tatimore nga tė cilat 2 045 ose 52% janė fituar nga biznesi. Niveli i gjobave tė padrejta kundrejt atyre tė drejta e shton edhe mė shumė dyshimin pėr njė sistem tė qėndrueshėm dhe funksional tatimor. Duket se shqetėsimi i biznesit pėr parapagimin e 15% tė vlerės sė gjobės pėrforcohet edhe mė shumė nga shifrat e servirura nga vetė tatimorėt.
    Shqetėsimi i ekspertėve dhe i bizneseve tė ndryshme duket se konfirmohet edhe nga vetė tatimorėt. Tė dhėnat nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatimeve pėrsa u pėrket apelimeve tė biznesit kundrejt gjobave tė padrejta duket se konfirmojnė shqetėsimin e sipėrmarrėsve. Sipas tatimorėve, numri do tė kishte qenė edhe shumė mė i madh nė qoftė se gjobat pėr biznesin e vogėl nuk do tė ishin falur me njė vendim qeverie. Megjithėse grupet e interesit e kanė kėrkuar me forcė mosaprovimin e kėtij neni, si dhe kanė kundėrshtuar dhe ofertėn e fundit tė qeverisė, Kuvendi e kaloi kėtė ligj duke bėrė pazare nė kurriz tė biznesit, duke injoruar kėrkesėn e drejtė e tė argumentuar tė biznesit. Gjė qė praktikisht, nėse i referohemi masės sė gjobave qė aplikohet nga tatimorėt ligjėrisht nga 1-5 fish, qė nė tė shumtat e rasteve gjobat janė 5 fish, i bie qė biznesi tė paguajė 200-300 % tė detyrimit tatimor para se tė shkojė nė gjykatė. Njė procedurė ankimimi e tillė shton kostot e biznesit pasi do tė angazhojė specialistė tė jashtėm, avokatė, noterė, ekspertė tė fushės fiskale, ekspertė tė fushės sė kontabilitetit etj, qė janė shpenzime pėr biznesin, por dhe humbje kohe pėr administratorėt e biznesit.
    Neni 43: Apelimi i biznesit
    Por, nėse i referohemi Nenit 43 tė Ligjit 8560, dt.22.12.1999, “Pėr procedurat tatimore nė Republikėn e Shqipėrisė”, qė bėn fjalė pėr apelimin e subjektit (biznesit) nė organe mė tė larta ose nė gjykatė, sipas ligjit ekzistues, Neni 43 pėrcakton qė subjekti (biznesi), para se tė paraqesė apelimin administrativ sipas shkallėve nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Tatimeve apo nė Komisionin e Apelimit nė Ministrinė e Financave ose nė Gjykatė, duhet tė parapaguajė detyrimin tatimor pa pėrfshirė gjobat dhe interesat. Ndryshimi qė propozohet ėshtė: kur paraqet apelimin gjyqėsor, tatimpaguesi duhet tė ketė paguar, pėrveē detyrimit, edhe gjobat e interesat. Gjithēka ka ngjallur reagim te biznesi, i cili kėmbėngul se ky nen nuk duhet tė ndryshojė ose ndryshimet tė bėhen tė tilla qė ky ligj tė gjejė zbatim mė mirė.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  4. #144
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    10 milionė euro nga Qeveria, pėr biznesin eksportues vendas

    Agjencia e Kreditimit pėr Eksportet, ndihma financiare me anė tė kredisė

    Takimi i djeshėm i Kryeministrit Berisha me Bashkimin e Dhomave tė Tregtisė, ka qenė edhe njė lajm i mirė pėr eksportuesit. Qeveria do tė vendosė njė fond prej 10 milionė eurosh nė njė nga bankat private, tė cilat do tė menaxhohen nga Agjencia e Kreditimit, tė cilėn Qeveria do ta krijojė sė shpejti. Bizneset eksportuese mund tė marrin kredi me interesa tė ulėta duke aplikuar pranė kėsaj agjencie. Ky institucion ekziston nė shumė vende tė tjera tė botės, pavarėsisht nga forma dhe konsiderohet njė instrument me njė ndikim tė madh nė fushėn e eksportit tė ēdo vendi. Pra, njė instrument financiar ndihmės pėr kompanitė vendase, qė dalin nė eksport dhe qė ka impakt nė kreditimin dhe garantimin e kompanive eksportuese. Ajo ndihmon dhe nxit investitorėt qė tė investojnė nė prodhimin pėr eksport. Ndikon nė njohjen e shumė praktikave ndėrkombėtare dhe dhėnien e asistencės pėr kompanitė shqiptare, nė njohjen e tregjeve ndėrkombėtare tė shumė fushave, duke hapur perspektiva tė reja pėr produktet dhe shėrbimet qė ofrojnė kompanitė shqiptare etj. Objektivi i pėrgjithshėm i skemave grant ėshtė pėr tė mbėshtetur zgjerimin dhe zhvillimin e tregut tė eksporteve, pėr produktet dhe shėrbimet. Objektivi specifik i kėsaj skeme grant ėshtė pėr tė nxitur performancėn dhe konkurrueshmėrinė e ndėrmarrjeve eksportuese nė tregjet ndėrkombėtare. Dhėnia e kėtyre granteve bėhet me qėllim pėr tė asistuar kompanitė eksportuese, nė shfrytėzimin e mundėsive pėr tė zgjeruar tregun e eksportit, pėr produktet dhe shėrbimet qė ato ofrojnė. Do tė pėrfitojnė ato kompani, qė aktivitetet e marketingut nuk mund ti pėrballojnė plotėsisht 100% me fondet e tyre.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  5. #145
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Deklarata e guvernatorit, gjatė takimeve me drejtuesit e BB dhe FMN

    Fullani: Informaliteti nuk zgjidhet me slogane e fushata
    “Tė zgjidhen problemet e furnizimit me energji ”

    Energjia ėshtė njė nga problemet kyēe tė vendit dhe duhet t’i kushtohet njė rėndėsi mjaft e veēantė. Kėshtu ėshtė shprehur guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, Ardian Fullani, nė njė intervistė tė dhėnė “Zėrit tė Amerikės”, gjatė zhvillimit tė mbledhjeve tė pranverės tė Bankės Botėrore dhe Fondit Monetar Ndėrkombėtar. Nė intervistėn e tij Fullani ka theksuar, se informaliteti nuk eliminohet me slogane ose me fushata. Sipas tij, zbutja e informalitetit vjen natyrshėm nėpėrmjet krijimit tė njė strukture tė gjerė shėrbimesh.

    Zoti guvernator, ju keni ardhur nė Uashington nė kuadrin e takimeve tė pranverės qė zhvillohen nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar, ēfarė keni diskutuar gatė takimeve me zyrtarėt e Fondit?
    Takimet e pranverės janė njė rast mjaft i rėndėsishėm pėr vendet anėtare pėr tė zhvilluar takime me nivelet mė tė larta tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar, por njėkohėsisht pėr tė bashkėbiseduar dhe me kolegė tė tjerė, pėrfaqėsues tė institucioneve tė rėndėsishme ndėrkombėtare mbi politikat e zhvillimit, mbi perspektivat e zhvillimit tė njė vendi, dhe mbi politikat qė njė vend do tė ndjekė nė bazė tė programeve ekonomiko–politike, tė cilat ka marrė pėrsipėr tė realizojė.
    Veēoria e kėsaj radhe ishte se zėvendėsdrejtori i Pėrgjithshėm i Fondit Monetar Ndėrkombėtar, zoti Murilo Portugal, konfirmoi ardhjen e tij nė Tiranė nė muajin maj. Eshtė hera e parė qė njė personalitet kaq i lartė i Fondit Monetar Ndėrkombėtaz vjen nė Shqipėri dhe pa diskutim, kjo tregon njė maturim tė Shqipėrisė dhe njė angazhim mė tė madh tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar, pėr tė mbėshtetur reformat nė Shqipėri.

    Duke qėndruar pak te stabiliteti makroekonomik i vendit. Ka disa vjet qė thuhet se Shqipėria ka njė situatė makroekonomike tė qėndrueshme dhe njė rritje qė luhatet nė kufijtė e 5-6 pėr qind, ndėrkohė qė dihet se ekonomia shqiptare mbėshtetet gjerėsisht te sistemi i shėrbimeve, nė vend qė tė mbėshtetet te prodhimi industrial. Si mund tė ruhet nė tė ardhmen kjo rritje ekonomike nė kėto kushte?
    Rritja ekonomike e njė vendi ėshtė e rėndėsishme. Dhe temat ekonomike janė gjithmonė tė hapura nė kėto takime me Fondin Monetar Ndėrkombėtar dhe mė gjerė. Elementet kryesore janė ato qė lidhen me reformėn strukturore. Prandaj, ėshtė shumė e rėndėsishme qė pėr tė mbajtur kėto ritme tė larta tė zhvillimit, tė realizohen reformat me ritmet e planifikuara.

    Cilat janė disa nga kėto elemente?
    Energjia, ėshtė njė nga problemet kyēe, tė cilės ne duhet t’i kushtojmė njė rėndėsi mjaft tė veēantė. Zgjidhjet e problemit tė energjisė, duhet tė jenė zgjidhje afatgjata dhe tė qėndrueshme, tė cilat garantojnė furnizimin e ekonomisė me energji, por dhe me kosto tė ulėt.

    Flitet gjerėsisht pėr informalitetin e ekonomisė shqiptare, sa e ka dėmtuar kjo ekonominė realisht?
    Unė nuk jam i mendimit qė informaliteti nė Shqipėri ose dhe kudo, eliminohet me slogane ose me fushata. Kjo ka qenė dhe strategjia jonė: zbutja e informalitetit vjen natyrshėm nėpėrmjet krijimit tė njė strukture tė gjerė shėrbimesh. Vetė zhvillimi i sektorit bankar dhe financiar, zhvillimi i sektorit tė kreditit, zhvillimi i sektorit tė pagesave dhe i shėrbimeve bankare e atyre financiare nė tėrėsi kanė ēuar aty, ku Shqipėria tė gėzojė sot njė shėrbim cilėsor financiar me njė gamė tė gjerė produktesh, qė pa dyshim ēon nė zbutjen e informalitetit. Rritja e kreditimit nė vend 50 deri nė 60 pėr qind nė vit, rritja e veprimeve bankare nėpėrmjet sporteleve tė bankave, ku sot vėllimi i veprimeve tė kryera nėpėrmjet bankave ėshtė mė i lartė se sa ai me lekė nė dorė, zhvillimi i pagesave ndėrkombėtare, si dhe zhvillimi i mjaft produkteve tė reja bankare pėr thithjen nė mėnyrė zyrtare tė dėrgesave nga emigrantėt janė tė gjithė faktorė qė kanė ndikuar nė mėnyrė tė dukshme nė uljen e informalitetit nė Shqipėri.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  6. #146
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Biznesi jep alarmin SOS pėr nenin e gjobave

    Pėrfaqėsues tė shoqatave tė biznesit i kanė dėrguar njė letėr Presidentit Moisiu ku i kėrkojnė mosdekretim tė nenit tė gjobave


    Pas shumė debatesh me qeverinė pėr nenin e gjobave dhe pas miratimit nė Kuvendin e Shqipėrisė tė ligjit pėr parapagimin e gjobave, biznesi i kėrkon ndihmė Presidentit tė Republikės. Sipėrmarrėsit i janė drejtuar me njė letėr Moisiut, duke i kėrkuar tė mos e dekretojė ligjin qė sanksionon parapagimin e gjobave tė vendosura nga Tatimorėt. Nė letrėn dėrguar Moisiut, shoqatat e biznesit kanė argumentuar kėrkesėn e tyre me faktin se ky ligj pėrbėn njė rrezik, veēanėrisht pėr ata sipėrmarrės qė janė treguar e tregohen tė rregullt nė shlyerjen e detyrimeve tė ndryshme ligjore ndaj shtetit, pasi rrit mundėsinė e abuzimeve nga ana e nėpunėsve tatimorė. Letra dėrguar presidentit ka ardhur vetėm pak ditė pas miratimit nga Kuvendi tė ligjit tė gjobave, qė parashikon parapagimin e detyrimit tatimor, gjobave dhe interesave nė masėn 15%. Ligji arriti tė miratohej pas kundėrshtimesh tė ashpra nga opozita dhe pėrfaqėsues tė maxhorancės, tė cilėt e cilėsuan votimin nė parlament tė kėtij neni si njė pazar nga qeveria. Sipas Kushtetutės, Presidenti i Republikės ka tė drejtė ta kthejė dy herė njė ligj pėr rishikim nė parlament, por nėse ai pėr herėn e tretė miratohet, atėherė e vetmja shpresė pėr ta rrėzuar atė mbetet vendimi i paapelueshėm i Gjykatės Kushtetuese. Deklarata e pėrbashkėt ėshtė hartuar nė njė takim me dyer tė mbyllura tė tė gjitha shoqatave tė biznesit me pėrjashtim tė ndonjė strukture nė varėsi tė qeverisė apo tė afėrt me tė. E gjithė kjo luftė po bėhet nė kurriz tė biznesit vendas pėr tė vetmen arsye: tė paaftėsisė sė administratės tatimore pėr tė vjelė detyrimet qė i ka biznesi. Sipas tė dhėnave nga Tatimet, detyrimet e biznesit pėr gjoba dhe penalitete tė pashlyera deri nė fund tė vitit 2006 llogariten rreth 450 milionė USD ose rreth 70% e investimeve publike tė vitit 2007. Sipas ligjit ekzistues, Neni 43 pėrcakton qė subjekti (biznesi), para se tė paraqesė apelimin administrativ sipas shkallėve nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Tatimeve apo nė Komisionin e Apelimit nė Ministrinė e Financave ose nė Gjykatė, duhet tė parapaguajė detyrimin tatimor, pa pėrfshirė gjobat dhe interesat. Shtesa ose ndryshimi qė propozohet ėshtė: kur paraqet apelimin gjyqėsor, tatimpaguesi duhet tė ketė paguar, pėrveē detyrimit, edhe gjobat e interesat. Gjithēka ka ngjallur reagim te biznesi, i cili kėmbėngul se ky nen nuk duhet tė ndryshojė ose ndryshimet tė bėhen tė tilla, qė ky ligj tė gjejė zbatim mė mirė. Ndėrsa me ndryshimet e fundit tė miratuara nga parlamenti ėshtė aprovuar pagesa e detyrimit dhe gjobės sė bashku me interesat nė masėn 10 %. Ka qenė ky propozimi mė i fundit i partisė, pjesėmarrėse nė koalicionin qeveritar, PDK. Sipas saj, parapagimi i gjobės duhet tė bėhet nė mėnyrė qė njė biznes tė ketė tė drejtėn tė shkojė nė instancat e ndryshme tė ankimimit, por masa e saj nuk duhet tė jetė as 100% dhe as 25 pėr qind, sa ka propozuar qeveria “Berisha”, por vetėm sa njė e dhjeta e gjobės.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  7. #147
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Rritja ekonomike, peng i energjisė elektrike

    Intervistė e Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė, z. Ardian Fullani

    Diskutimet e fundit me FMN-nė nė Uashington, lufta kundėr informalitetit, rritja ekonomike, si dhe rrezikshmėria qė sjell niveli i lartė i kreditimit nga bankat e nivelit tė dytė, janė pikat kryesore ku ėshtė pėrqendruar nė njė intervistė dhėnė pėr “Zėrin tė Amerikės, gjatė zhvillimit tė Mbledhjeve tė Pranverės tė Bankės Botėrore dhe Fondit Monetar Ndėrkombėtar.

    Z. Guvernator, ju keni ardhur nė Uashington nė kuadrin e takimeve tė pranverės qė zhvillohen nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar, ēfarė keni diskutuar gjatė takimeve me zyrtarėt e Fondit?
    Takimet e pranverės janė njė rast mjaft i rėndėsishėm pėr vendet anėtare, pėr tė zhvilluar takime me nivelet mė tė larta tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar, por njėkohėsisht pėr tė bashkėbiseduar dhe me kolegė tė tjerė, pėrfaqėsues tė institucioneve tė rėndėsishme ndėrkombėtare mbi politikat e zhvillimit, mbi perspektivat e zhvillimit tė njė vendi dhe mbi politikat qė njė vend do tė ndjekė nė bazė tė programeve ekonomiko – politike, tė cilat ka marrė pėrsipėr tė realizojė. Veēoria e kėsaj radhe ishte se zėvendėsdrejtori i Pėrgjithshėm i Fondit Monetar Ndėrkombėtar, z. Murilo Portugal, konfirmoi ardhjen e tij nė Tiranė, nė muajin maj. Ėshtė hera e parė qė njė personalitet kaq i lartė i Fondit Monetar Ndėrkombėtar vjen nė Shqipėri dhe, pa diskutim, kjo tregon njė maturim tė Shqipėrisė dhe njė angazhim mė tė madh tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar, pėr tė mbėshtetur reformat nė Shqipėri. Duke qėndruar pak te stabiliteti makroekonomik i vendit.
    Ka disa vjet qė thuhet se Shqipėria ka njė situatė makroekonomike tė qėndrueshme dhe njė rritje qė luhatet nė kufijtė e 5-6 pėr qind, ndėrkohė qė dihet se ekonomia shqiptare mbėshtetet gjerėsisht te sistemi i shėrbimeve, nė vend qė tė mbėshtetet te prodhimi industrial. Si mund tė ruhet nė tė ardhmen kjo rritje ekonomike nė kėto kushte?
    Rritja ekonomike e njė vendi ėshtė e rėndėsishme. Dhe temat ekonomike janė gjithmonė tė hapura nė kėto takime me Fondin Monetar Ndėrkombėtar dhe mė gjerė. Elementėt kryesorė janė ata qė lidhen me reformėn strukturore. Prandaj, ėshtė shumė e rėndėsishme qė pėr tė mbajtur kėto ritme tė larta tė zhvillimit, tė realizohen reformat me ritmet e planifikuara.
    Cilat janė disa nga kėto elemente?
    Energjia ėshtė njė nga problemet kyēe, sė cilės ne duhet t’i kushtojmė njė rėndėsi mjaft tė veēantė. Zgjidhjet e problemit tė energjisė duhet tė jenė zgjidhje afatgjata dhe tė qėndrueshme, tė cilat garantojnė furnizimin e ekonomisė me energji, por dhe me kosto tė ulėt.
    Flitet gjerėsisht pėr informalitetin e ekonomisė shqiptare, sa e ka dėmtuar kjo ekonominė realisht?
    Unė nuk jam i mendimit qė informaliteti nė Shqipėri ose dhe kudo eliminohet me slogane ose me fushata. Kjo ka qenė dhe strategjia jonė: zbutja e informalitetit vjen natyrshėm nėpėrmjet krijimit tė njė strukture tė gjerė shėrbimesh. Vetė zhvillimi i sektorit bankar dhe financiar, zhvillimi i sektorit tė kreditit, zhvillimi i sektorit tė pagesave dhe i shėrbimeve bankare e atyre financiare nė tėrėsi kanė ēuar aty ku Shqipėria tė gėzojė sot njė shėrbim cilėsor financiar me njė gamė tė gjerė produktesh, qė, padyshim, ēon nė zbutjen e informalitetit. Rritja e kreditimit nė vend, 50 deri nė 60 pėr qind nė vit, rritja e veprimeve bankare nėpėrmjet sporteleve tė bankave, ku sot vėllimi i veprimeve tė kryera nėpėrmjet bankave ėshtė mė i lartė sesa ai me lekė nė dorė, zhvillimi i pagesave ndėrkombėtare, si dhe zhvillimi i mjaft produkteve tė reja bankare pėr thithjen nė mėnyrė zyrtare tė dėrgesave nga emigrantėt, janė tė gjithė faktorė qė kanė ndikuar nė mėnyrė tė dukshme nė uljen e informalitetit nė Shqipėri.
    Shikoni rrezikshmėri nė shtimin kaq tė madh tė kreditimit nė Shqipėri, nė kushtet kur nuk ekzistojnė rregullat e nevojshme pėr kontrollin e kėtij fenomeni?
    Duhet tė kemi parasysh qė dy vjet mė parė kreditimi i ekonomisė shqiptare ishte nė nivelin 7 pėr qind tė PBB-sė, ndėrsa sot ka arritur nė nivelin 21 pėr qind tė PBB-sė. Vėrtet ka njė proces rritjeje konstante dhe tė qėndrueshme, por nė bazė tė analizave tona kjo nuk ėshtė njė rritje e pakontrolluar. Vihet re njė rritje nė financimin jo vetėm tė mallrave tė konsumit, por dhe tė investimeve. Gjithashtu, ėshtė rritur gama e produkteve tė ofruara nga bankat, nė lidhje me kreditimin e shtėpive dhe ka patur njė zhvillim tė natyrshėm edhe tė kreditimit tė konsumatorit.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  8. #148
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Liberalizohet tregtia me Turqinė

    MTL-ja me Turqinė mbyll procesin e liberalizimit tė tregtisė me vendet e Europės Juglindore, si njė plotėsim i angazhimeve qė rrjedhin edhe nga Marrėveshja e Stabilizim-Asociimit ndėrmjet Shqipėrisė dhe BE-sė. Turqia paraqitet si njė partner shumė i rėndėsishėm nė shkėmbimet tregtare me Shqipėrinė, tė cilat, sipas burimeve zyrtare tė Ministrisė sė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, arrijnė nė rreth 210 milionė dollarė nė vit.
    Sipas kėsaj MTL, liberalizohet plotėsisht shkėmbimi i produkteve industriale si dhe arrihet njė shkallė e konsiderueshme e liberalizimit tė produkteve bujqėsore.
    Pėr herė tė parė, Turqia hap tregun pa tarifa doganore, pėr sasi tė vlerėsueshme produktesh si vezė, bimė mjekėsore, si dhe shumė produkte tė tjera. Burimet zyrtare tė Ministrisė sė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, qė zhvilloi dhe negociatat e duhura pėr arritjen e MTL-sė me Turqinė, vlerėsojnė se kjo marrėveshje ėshtė nxitėse pėr rritjen e pranisė sė investitorėve tė huaj, atyre turq nė veēanti, nė njė treg qė siguron investime tė huaja.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  9. #149
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Privatizimet, kontratat e shitjes, tashmė i nėnshkruan Ministria e Financave

    Shumė hallka thjeshtohen, duke sjellė qė dokumentacioni i privatizimit, i pėrgatitur nga shoqėria, ndėrmarrja publike apo shtetėrore, tė pėrcillet direkt nė METE, e cila e dėrgon mė tej nė Ministrinė e Financave. Ministria e Financave do tė kryesojė edhe komisionin e verifikimit tė sipėrfaqeve tė truallit, tė objekteve qė janė privatizuar, ēka rregullon edhe procedurat e funksionimit tė kėtij komisioni



    Pėr tė gjitha privatizmet qė do tė bėhen tashmė nė vendin tonė, kontratat do tė nėnshkruhen nga Ministria e Financave. Ndryshimet e fundit, tė bėra nė projektin e ri parashohin heqjen e mjaft procedurave burokratike, tė cilat kanė vonuar privatizmet dhe kanė lėnė edhe hapėsira pėr spekulime. Tė dhėna nga Ministria e Financave bėjnė me dije se, nga praktika e deritanishme nė procedurat e privatizimit ka rezultuar se, disa hallka nėpėr tė cilat kalon procesi sjellin vonesa dhe vėshtirėsi tė panevojshme, si nė ato qė lidhen me kontrollin e dokumentacionit tė vlerėsimit tė shoqėrive, pėrpilimin e genplaneve etj. Me ndryshimet e bėra nė kuadrin ligjor, kėto hallka thjeshtohen, duke sjellė qė dokumentacioni i privatizimit, i pėrgatitur nga shoqėria, ndėrmarrja publike apo shtetėrore, tė pėrcillet direkt nė METE, e cila e dėrgon mė tej nė Ministrinė e Financave.

    Gjithashtu, me ndėrhyrjet nė ligj ėshtė rregulluar edhe mėnyra e njoftimit pėr privatizim nė rastet e ankandit, ēka bėn tė mundur, qė pėrveē publikimit nė buletinin pėrkatės, tė bėhet edhe afishimi nė mjediset ku do tė organizohet ankandi, nė objektin qė do tė privatizohet, nė prefekturė, duke rritur transparencėn nė procedura. Gjithashtu, i rėndėsishėm ėshtė dhe rregullimi ligjor, tė cilin e kėrkon procedura e lidhjes sė kontratave, qė eliminon problematiken e shfaqur nė praktikė nė procesin e mbylljes sė privatizimit, pasi tashmė nuk ekziston mė organi i varėsisė administrative. Ky proces do tė bėhet nga Ministria e Financave si dhe degėt e shoqėrive publike nė prefekturė, sipas legjislacionit nė fuqi. I rėndėsishėm vlerėsohet edhe rregullimi i procedurės qė lidhet me privatizimin e truallit tė objekteve tė privatizuara. Me rregullimin ligjor tė bėrė sė fundi, subjektet do tė paguajnė qiranė e truallit, deri nė momentin e pagesės sė vlerės sė plotė tė truallit, ēka nuk ėshtė bėrė mė parė. Nė pėrmirėsimet ligjore caktohet Ministria e Financave qė tė kryesojė komisionin e verifikimit tė sipėrfaqeve tė truallit tė objekteve qė janė privatizuar, ēka rregullon edhe procedurat e funksionimit tė kėtij komisioni. Gjithashtu, nė kėto vendime janė bėrė rregullime edhe lidhur me shpėrndarjen e tė ardhurave qė realizohen nga privatizimi, duke parashikuar rritjen e pėrqėndjes qė pėrfiton Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjitikės. Ky lidhet me rregullimin e pėrdorimit tė tė ardhurave pėr procedurat e privatizmit sikurse janė pagesat e ekspertėve, etj.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  10. #150
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Arkėtimet e energjisė nė Lezhė rriten me 23% gjatė muajit mars

    Arkėtimet e energjisė elektrike nė qytetin e Lezhės janė rritur me 23 pėr qind gjatė muajit mars. Sipas tė dhėnave, energjia e paguar gjatė muajit tė kaluar pėr kėtė qytet ka shkuar nė 97 pėr qind, duke llogaritur konsumatorėt shtetėrorė dhe privatė. Sipas KESH-it, rritja e faturimit ka ardhur si pasojė e aplikimit tė kamatės pėr vonesat nė pagimin e energjisė. Aplikimi i kamatės ka motivuar qytetarėt si dhe subjektet private pėr tė rritur kujdesin, pėr shlyerjen nė kohė faturat e energjisė elektrike. Konsumatori privat ka pasur ndikimin kryesor nė rritjen e arkėtimit tė energjisė elektrike nė kėtė qytet. Nivel tė ulėt nė kėtė qytet zė ende arkėtimi i energjisė sė faturuar pėr konsumatorėt nė fshat, i cili mbetet nė nivelin e 61 pėr qind. Sipas KESH-it, kjo ka ardhur si pasojė e mosshpėrndarjes sė mirė tė faturave nė zonat rurale prej postės nė zonat rurale. Lidhur me kėtė, sipas KESH-it, moskorrektesa e duhur e treguar nga Posta Shqiptare ka sjellė zvogėlimin e rritjes sė arkėtimit tė energjisė, i cili do tė ishte edhe mė i madh nėse faturat do tė ishin shpėrndarė nė mėnyrėn e duhur. Arkėtimi i energjisė dhe ulja e humbjeve nė rrjet mbeten sftidat kryesore qė korporata ka nė vėmendje qė me ardhjen e drejtorit tė ri tė saj Gjergji Bojaxhiu. Pėrveē kėsaj, edhe institucionet ndėrkombėtare si Banka Botėrore kanė vendosur nivelin e arkėtimeve si njė prioritet nė kėrkesat e tyre ndaj korporatės. Niveli i deritanishėm i arkėtimeve ka sjellė rezultate tė dobėta financiare, tė cilat rėndojnė gjendjen si dhe mundėsitė e korporatės pėr tė zgjidhur problemin e energjisė nė vend.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

Faqja 15 prej 38 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Varfėria dhe mizerja.
    Nga DI_ANA nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 125
    Postimi i Fundit: 18-01-2017, 05:25
  2. Liria ekonomike, Shqiperia e 53-ta ne 183 vende
    Nga Lioness nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 11-01-2013, 15:45
  3. Filozofi ekonomike apo metafizikė politike?
    Nga toni007 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-06-2009, 08:26
  4. 2 muaj para zgjedhjeve
    Nga Alienated nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 07:16
  5. Sistemi kapitalist nė kolaps, Islami shihet si zgjidhja mė e mirė!
    Nga Archicad nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 05-11-2008, 16:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •