Close
Faqja 14 prej 38 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 376
  1. #131
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Ndryshimet

    Projekti pėr kriteret dhe procedurat e vlerėsimit e tė shitjes sė trojeve tė ndėrmarrjeve shtetėrore, apo tė objekteve tė veēuara, qė i nėnshtrohen privatizimit, ose transformimit tė tyre nė shoqėri tregtare

    Pika3
    Personi fizik dhe juridik, privat, i cili do tė blejė truallin e ndėrmarrjes ose tė objekteve, qė ka privatizuar mė parė, paraqet nė Ministrinė e Financave (Drejtorinė e Administrimit dhe Shitjes sė Pronave Publike), nė dy kopje kėto dokumente:
    Ishte
    a) kėrkesėn me shkrim pėr blerjen e truallit;
    Bėhet
    “Vėrtetimin se subjekti kėrkues e ka paguar qiranė e truallit deri nė ēastin e pagesės sė vlerės sė plotė tė truallit, sipas autorizimit tė lėshuar nga Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes sė Pronave Publike, nė Ministrinė e Financave”.
    Pika 5 shtohet
    “Ministria e Financave, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes sė Pronave Publike kryeson komisionin e Verifikimit tė Sipėrfaqeve tė truallit tė objekteve tė privatizuara, qė kėrkojnė saktėsim”.
    Nė kapitullin V “Tė pėrgjithshme”, pas pikės 4 shtohet pika 5, me kėtė pėrmbajtje:
    “5. Tė gjitha dosjet me kėrkesa pėr vlerėsim trualli tė objekteve tė privatizuara, tė dėrguara nga ish-Agjencia Kombėtare e Privatizimit dhe degėt e saj nė rrethe, pranė organeve tė qeverisjes vendore, sipas vendimit nr.169, datė 13.3.2003, tė Kėshillit tė Ministrave, pėr tė cilat nuk ėshtė dėrguar vlerėsimi i truallit nė ish-Agjencinė Kombėtare tė Privatizimit, degėt e saj nė rrethe dhe Ministrinė e Financave, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes sė Pronave Publike, deri njė ditė para hyrjes nė fuqi tė vendimit nr.703, datė 11.10.2006, do tė kthehen nė Ministrinė e Financave, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes sė Pronave Publike, pėr tė filluar procedurat nga e para, sipas kėrkesave tė kėtij vendimi”.

    Projekti pėr privatizimin e pjesėve tė kapitalit tė zotėruara nga shteti, nė shoqėritė me kapital tė pėrbashkėt
    Ishte
    3. Pas miratimit tė kėrkesės pėr privatizim, organi pėrkatės shtetėror, i pėrcaktuar nė paragrafin e dytė tė pikės 2 tė kėtij vendimi, zgjedh njė ose disa ekspertė nga lista e ekspertėve tė miratuar pėr pėrgatitjen e dokumentacionit, pėr shitjen e pjesėve tė kapitalit tė zotėruara nga shteti.
    Bėhet
    “Ortaku shtetėror thėrret asamblenė e ortakėve pėr marrjen nga ortaku joshtetėror, tė miratimit tė privatizimit tė kuotave tė zotėruara nga shteti, si dhe propozon e zgjedh ekspertėt pėrkatės, tė cilėt miratohen nė asamble pėr vlerėsimin e shoqėrisė, pėr efekt tė shitjes sė pjesės shtetėrore”.
    Pika 6
    Ishte
    Dokumentacioni i privatizimit, pas dorėzimit nė organin shtetėror qė ka filluar procesin e privatizimit, brenda 7 ditėve kalendarike duhet tė pėrcillet nė Ministrinė e Ekonomisė Publike dhe Privatizimit, e cila e pėrcjell nė Agjencinė Kombėtare tė Privatizimit.
    Bėhet
    “Dokumentacioni i privatizimit, i pėrgatitur nga shoqėria, pėrcillet nė Ministrinė e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, e cila ia dėrgon mė pas Ministrisė sė Financave”.
    Pika 19
    Ishte
    Nga tė ardhurat e shitjes sė pjesėve tė kapitalit tė zotėruara nga shteti, 5% mbahen nga AKP-ja.
    Bėhet
    Nga tė ardhurat e shitjes sė pjesėve tė kapitalit tė zotėruar nga shteti pėrfitojnė:
    a) Ministria e Financave 5 pėr qind;
    b) Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės 5 pėr qind;
    c) Buxheti i shtetit, 90 pėr qind.



    * Biletat tatimore
    Tė gjitha llojet e transportit do tė bėhen me biletė tatimore. Qeveria miratoi dje njė shtesė nė vendimin pėr transportin rrugor, ku pėrcaktohet se tė gjithė udhėtarėt, pėrveē atyre qė transportohen me taksi me taksimetėr, duhet tė pajisen me bileta tatimore. Vendimi hyn nė fuqi mė 1 qershor 2007.
    * Rruga Fier-Tepelenė
    Qeveria ka miratuar dje kontratėn financiare me (BEI), pėr financimin e projektit tė rehabilitimit dhe tė ndėrtimit tė rrugės Fier (Levan)- Tepelenė. Rruga e akuzuar nga opozita si e zvarritur ėshtė njė projekt i para vitit 2005. Kontrata duhet tė marrė OK nga Kuvendi.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  2. #132
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Tregtarėt, regjistrim te Qendra Kombėtare

    Tė gjitha subjektet tregtare janė tė detyruara tė regjistrohen pranė Qendrės Kombėtare tė Regjistrimit. Sipas vendimit tė djeshėm tė qeverisė, regjistrimi pranė Qendrės Kombėtare tė Regjistrimit pėrbėn njėkohėsisht edhe regjistrim nė organet tatimore pėrkatėse. Punonjėsit e administratės tatimore kryejnė evidentimin e tatimpaguesve, qė kryejnė veprimtari ekonomike tregtare pa u regjistruar. Subjektet e regjistruara pranė Qendrės Kombėtare tė Regjistrimit ēregjistrohen nga regjistri tregtar pasi tė kenė paguar tė gjitha detyrimet tatimore, tė papaguara, dhe pasi tė kenė paraqitur bilancin e mbylljes pėr subjektet, pėr tė cilat kėrkohet paraqitja e bilancit. Qendra Kombėtare e Regjistrimit njofton organin tatimor pėrkatės pėr regjistrimin e hapjes sė procedurave tė likuidimit, apo pėr kėrkesėn pėr ēregjistrim tė personit fizik. Organi tatimor pėrkatės brenda 45 ditėve nga data e kėtij njoftimi, ėshtė i detyruar tė verifikojė situatėn tatimore dhe, kur ėshtė e nevojshme, tė ushtrojė kontrollin nė vend tė veprimtarisė sė subjektit. Qendra Kombėtare e Regjistrimit nuk mund tė kryejė ēregjistrimin nėse organi tatimor pėrkatės, brenda 45 ditėve nga marrja e njoftimit, paraqet kundėrshtime pėr ēregjistrimin e subjektit. Kundėrshtimi pėr ēregjistrimin e subjektit nga regjistri tregtar duhet tė pėrmbajė shumėn e detyrimeve tatimore, tė gjobave dhe interesave tė papaguara. Nėse pavarėsisht shlyerjes, organi tatimor pėrkatės nuk ka tėrhequr kundėrshtimin, atėherė subjekti mund t’i paraqesė Qendrės Kombėtare tė Regjistrimit dokumentin, i cili vėrteton shlyerjen e shumės sė pėrgjithshme tė detyrimeve tatimore, tė gjobave dhe interesave tė pėrcaktuara, nė kundėrshtimin pėr ēregjistrim. Nė kėtė rast, Qendra Kombėtare e Regjistrimit kryen menjėherė ēregjistrimin e subjektit dhe njofton organin tatimor pėrkatės. Sipas vendimit, pavarėsisht nga sa mė sipėr, ēregjistrimi, nė ēdo rast, nuk eliminon detyrimin tatimor tė mbetur.”. Qeveria ka ndryshuar edhe pikat kryesore tė ligjit “Pėr shoqėritė tregtare”. Sipas ndryshimeve do tė bėhen publike tė gjitha pjesėt e kapitalit tė shoqėrisė, vlera e aksioneve tė tė gjithė pronarėve dhe vlera e votave tė tyre sipas aksioneve.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  3. #133
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Ligjet e Biznesit – njė parakusht i Washingtonit

    Jo vetėm Komisioni Evropian, por edhe Departamenti i Shtetit ka pėrmbledhur nė parakushtet e veta tė ndihmės pėr Shqipėrinė nxjerrjen e ekonomisė nga informaliteti. 3 nga 9 projektet e paketės ligjore financohen drejtpėrdrejt nga Llogaria e Mijėvjeēarit. Mirėkuptim nga shoqatat e biznesit, tė cilat mbėshtesin nismat qė garantojnė konkurrencė tė barabartė, por qė sanksionojnė edhe tė drejtėn e falimentimit dhe pėrqindjet e fitimit.



    Qeveria shqiptare mbetet seriozisht e angazhuar nė luftėn e saj kundėr korrupsionit njė kusht i rėndėsishėm ky i integrimit tė vendit tonė nė familjen europiane. “Kemi 3 projekte madhore me Pragun e Mijėvjeēarit. Projekti pėr prokurimin elektronik, taksa elektronike dhe regjistri elektronik i biznesit, janė tre procese tė cilat ju lehtėsojnė ju dhe qė janė jashtėzakonisht tė rėndėsishme”, - u shpreh kryeministri Berisha nė takimin me biznesmenėt. Ndėrkohė sipas kryeministrit, mbetet prioritet dhe transformimi i marrėdhėnieve tė autoritetit tatimor me biznesmenėt, mbrojtja e tyre nga burokracia e mundimshme e kėtij autoriteti. “Ne do tė investojmė nė modernizimin e kėtij Autoritetit, nė mėnyrė qė ju mundėsisht tė keni tė bėni sa mė pak me tė. Parimi i vetėdeklarimit, si parim lider, duhet tė shprehė tė gjithė bilancet tuaja. Nė kėtė kontekst, dixjitalizimi i kėtij procesi ėshtė njė ndihmė dhe mundėsi reale”, - u shpreh kryeministri Berisha. Qeveria shqiptare mbetet e angazhuar pėr t’i krijuar biznesit barrėn mė tė ulėt fiskale qė mund ėt ekzistojė. “Ne nuk do tė ndalemi pa marrė tė gjitha masat, nė mėnyrė qė t’ju krijojmė ju jo vetėm barrėn fiskale mė tė ulėt qė mund tė ekzistojė nė ndonjė vend, por t’ju ēlirojmė edhe nga barra burokratike qė ndonjėherė ėshtė ndoshta edhe mė e mundimshme se barra fiskale”, - u shpreh Berisha. Kryeministri tha se ka njė progres thelbėsor nė kėtė drejtim, duke u ndalur nė projektet madhore qė tashmė janė nė proces.

    Gazeta 55
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  4. #134
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Bizneset, tashme ne Qendren Kombetare te Regjistrimit

    Keshilli i Ministrave miraton proceduren se si do te kryhet regjistrimi i biznesve ne Qendren Kombetare te Regjistrimit. Ne mbledhjen e saj te rradhes, qeveria miratoi disa ndryshime te ligjit, "Per procedurat tatimore". Sipas ketij projektligji, subjektet, qe ushtrojne veprimtari ekonomike tregtare, detyrohen te regjistrohen prane Qendres Kombetare te Regjistrimit, ne perputhje me dispozitat e ligjit per kete qender. Sipas ketyre ndryshimeve, regjistrimi prane Qendres Kombetare te Regjistrimit perben njekohesisht edhe regjistrim ne organet tatimore perkatese. Subjektet e regjistruara prane Qendres Kombetare te Regjistrimit cregjistrohen nga regjistri tregtar, pasi te kene paguar te gjitha detyrimet tatimore, te papaguara, dhe pasi te kene paraqitur bilancin e mbylljes, per subjektet, per te cilat, sipas legjislacionit ne fuqi, kerkohet paraqitja e bilancit. Ne kuader te ketij procesi, Qendra Kombetare e Regjistrimit njofton organin tatimor perkates per regjistrimin e hapjes se procedurave te likuidimit apo per kerkesen per cregjistrim te personit fizik. Organi tatimor perkates, brenda 45 diteve nga data e ketij njoftimi, eshte i detyruar te verifikoje situaten tatimore dhe, kur eshte e nevojshme, te ushtroje kontrollin ne vend te veprimtarise se subjektit. Qendra Kombetare e Regjistrimit nuk mund te kryeje cregjistrimin nese organi tatimor perkates, brenda 45 diteve nga marrja e njoftimit, paraqet kundershtime per cregjistrimin e subjektit. Kundershtimi per cregjistrimin e subjektit nga regjistri tregtar duhet te permbaje shumen e detyrimeve tatimore, te gjobave dhe interesave te papaguara. Nese pas 45 diteve nga data e njoftimit, organi tatimor perkates nuk ka paraqitur ndonje kundershtim me shkrim apo kundershtimi nuk permban shumen e detyrimeve tatimore, te gjobave dhe interesave te papaguara, Qendra Kombetare e Regjistrimit kryen menjehere cregjistrimin e subjektit.

    Ne projektligj percaktohen edhe masat per shkeljet dhe denimet per subjektet, qe regjistrohen ne Qendren Kombetare te Regjistrimit. Pervec sanksioneve administrative, te parashikuara nga ligji per Qendren Kombetare te Regjistrimit, kryerja e veprimtarise ekonomike tregtare pa regjistrim, nga subjektet, qe duhet te regjistrohen prane Qendres Kombetare te Regjistrimit, perben shkelje administrative dhe denohet, nga organet tatimore perkatese, me bllokim te veprimtarise deri ne castin e regjistrimit, sipas dispozitave te ligjit per Qendres Kombetare te Regjistrimit.Gjithashtu organet tatimore mund te sekuestrojne e pasurite ne vendin e biznesit, nese tatimpaguesi i paregjistruar, ndaj te cilit eshte marre masa e bllokimit, vazhdon ushtrimin e veprimtarise, pavaresisht urdhrit per bllokim. Pervec sanksioneve administrative, te parashikuara nga ligji per Qendren Kombetare te Regjistrimit, kryerja e veprimtarise ekonomike tregtare ne nje vend te ushtrimit te veprimtarise, adresa e te cilit nuk eshte regjistruar prane Qendres Kombetare te Regjistrimit, perben shkelje administrative dhe denohet, nga organet tatimore perkatese. Ne keto masa hyjne bllokimi i veprimtarise, deri ne regjistrimin e adreses se re te vendit te ushtrimit te veprimtarise, sipas dispozitave te ligjit per Qendren Kombetare te Regjistrimit . Gjithashtu, mund te sekuestrohen pasurite ne vendin e ri te biznesit, nese tatimpaguesi, ndaj te cilit eshte marre masa e bllokimit, pavaresisht urdhrit te bllokimit, vazhdon ushtrimin e veprimtarise ne adresen e paregjistruar. Pavaresisht nga sanksionet e mesiperme, subjektet e paregjistruara, mbeten te detyruara te paguajne detyrimet tatimore, ne perputhje me legjislacionin ne fuqi, per te ardhurat e perfituara nga kryerja e veprimtarise se paregjistruar.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  5. #135
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Depozitat ne banka, 48% te sigurta

    Sistemi bankar shqiptar ne cdo rast krize ose falimenti ka te siguruar rreth 48 per qind te krejt totalit te depozitave te individeve. Shifra jepet nga Agjencia e Sigurimit te Depozitave ne nje raport permbledhes per ecurine e depozitave dhe sigurimin e tyre nga bankat e nivelit te dyte gjate 2006. Sipas te dhenave, depozitat ne sistemin bankar gjate vitit qe shkoi shenuan nje rritje 20 per qind ne krahasim me nje vit me pare. Totali i depozitave ne fund te 2006 arriti ne 525 miliard leke, nga te cilat 416 miliard leke jane depozita te individeve dhe 109 miliard leke jane depozita te kompanive. Depozitat e individeve zene nje peshe prej 79 per qind kundrejt totalit te gjithe depozitave ne sistemin bankar, prej te cilave, te siguruara jane 200 miliard leke ose rreth 48 per qind. Keshtu, sipas Agjencise se Sigurimit te Depozitave, pjesen me te madhe te depozitave te individeve e zene depozitat ne leke dhe vetem 34 per qind jane depozita ne valute. Per periudhen 1-vjecare 2005-2006 eshte verejtur nje rritje 7.5 per qind e depozitave ne valute dhe nje renie prej 3.5 per qind e depozitave ne leke. Ne kete ndryshim kane dhene efekt ndryshimet e normave te interesit per depozitat ne leke dhe prirja e bankave te medha per te rritur depozitat ne valute. Depozitat e individeve gjate kesaj periudhe 1-vjecare kane shenuar nje rritje prej 16 per qind dhe ato te siguruara 10 per qind. Sipas ligjit per sigurimin e depoziatve niveli maksimal per kompensimin e depozitave, ne rast falimenti te njeres prej bankave, eshte 700 mije leke. Keshtu, Agjencia e Sigurimit te Depozitave e ben kompensimin e shumes ne fjale sa me shpejt te jete e mundur, por jo me vone se tre muaj. Sipas ligjit per sigurimin e depozitave perfitojne nga kompensimi, ne rast falimenti te ndonjeres prej bankave, vetem individet depozitues dhe jo personat e tjere fizike, juridike, si dhe shoqerite tregtare. Keshtu, qe kur eshte krijuar skema e sigurimit te depozitave, te 17 bankat e sistemit jane bere anetare te saj, duke ngurtesuar nje pjese te fondeve te tyre, si garanci per kompensimin e klienteve ne rast falimenti. Anetaresimi i bankave te nivelit te dyte ne Agjencine e Sigurimit te Depozitave eshte i detyrueshem, pasi ligji nuk lejon asnje banke te grumbulloje depozita pa u siguruar me pare nga Agjencia. Nga te gjithe bankat e sistemit sasine me te madhe te depozitave te siguruara e ka Raiffeisen Bank per shkak se kjo banke ka me shume se 50 per qind te depozitave te te gjithe sistemit bankar. Nga te dhenat del se gjate vitit 2006 rezulton se 87 per qind e numrit te depozituesve ne sistemin bankar jane mbuluar sipas skemes se sigurimit, kundrejt 83 per qind ndaj vitit 2005 me nje rritje 4 %.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  6. #136
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Qeveria firmos tregtine e lire me Turqine

    Tregtia e lire me Turqine drejt zbatimit. Qeveria ka miratuar dje hapjen e tregjeve me Turqine duke ia kaluar per miratim te metejshem marreveshjen Kuvendit. Shqiperia vitet e fundit ka zgjeruar ndjeshem tregtine me Turqine, kryesisht ne konfeksione dhe veshje. Gjithashtu, Turqia eshte vendi i fundit ne rajon me te cilin Shqiperia pret te ndermarre hapjen e tregjeve. Ne fund te vitit qe shkoi ne procesin e liberalizimit te tregjeve vendi yne aplikoi tregtine e lire me Bashkimin Europian, e cila i sjell vendit nje humbje rreth 55 milion euro ne vit. Nje pjese e ketij efekti negativ ne te ardhurat doganore parashikohet te mbulohet nga rritja e volumit te importeve per shkak te rritjes se kerkeses agregate dhe luftes kunder evazionit fiskal. Tregtia e lire me BE, sipas nje studimi te Qendres per Tregti Nderkombetare, pervec kostove, pritet te sjelle edhe ndikime pozitive ne ekonomine vendase. Vetem nga hapja e tregtise pritet nje rritje 3 per qind ne Prodhimin e Brendshem Bruto, nje rritje 6 per qind ne nivelin e pagave dhe nje rritje 50 per qind ne nivelin e eksporteve. Mirepo, liberalizimi i tregtise pritet te vere ne veshtiresi ekonomine shqiptare, pasi deficiti qe krijohet nga mungesa e te ardhurave doganore dhe rritja e importeve shenon miliarda leke. Nga ana tjeter, qeveria ende nuk ka nje strategji per zbatim konkret, e cila do te conte ne kompensimin e deficitit.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  7. #137
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Vendimi, te gjithe udhetaret te pajisen me bileta

    Te gjithe udhetaret e transportit rrugor duhet te pajisen me bileta, sipas nje vendimi te fundit te qeverise. “Pajisja me bileta tatimore e udhetareve te kryhet per te gjitha llojet e sherbimit te transportit te udhetareve ne transportin rrugor, perjashtuar rastet kur mjetet e tipit 4+1 jane pajisur me taksimeter, me tregues fiskal”, percaktoi dje vendimi i Keshillit te Ministrave. Ky vendim hyn ne fuqi me 1 qershor te ketij viti. Ekspertet e financave nga ana tjeter thane se, ky ndryshim ndihmon vjeljen me te mire te TVSH-se ne kete sektor dhe i sherben luftes ndaj ekonomise informale. Deri me tani ishin pajisur me bileta udhetaret e sherbimit urban, kryesisht nderkryeqytetas, ndersa per llojet e tjera te transportit rrugor ky sherbim nuk ofrohet. Pas hyrjes ne fuqi te VKM-se se djeshme edhe udhetaret e linjave te tjera te transportit rrugor duhet te pajisen me bileta ne menyre qe te evidentohet sakte norma e fitimit per drejtuesit e automjeteve dhe me kete rast edhe sasia e taksave qe duhet te vilen nga shteti. Ne te kundert, nese kapen udhetare pa bilete, drejtuesit e automjeteve do te gjobiten, informaliteti ne transportin e udhetareve rezulton te jete me i madh se formaliteti. Pervec automjeteve te licensuara per kete qellim ushtrojne konkurrence te pandershme automjete te palicensuara. Por, edhe te licensuar, krijojne shmangie ne pagesen e taksave duke bere raportime jo te sakta per numrin e udhetareve dhe vleren e biletes.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  8. #138
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Shqiperi-Gjermani, hiqet tatimi i dyfishte

    Shqiperia heq tatimin e dyfishte me Gjermanine. Vendimin per kete qellim e ka marre dje Keshilli i Ministrave. Marreveshja e nenshkruar per shmangien e tatimit te dyfishte dhe per parandalimin e evazionit fiskal, sipas specialisteve, ka nje rol te rendesishem ne kompleksin e faktoreve qe stimulojne marredheniet ekonomiko-tregtare nderkombetare. Kjo marreveshje krijon nje baze ligjore per trajtimin tatimor te individeve apo personave juridike shqiptare apo egjiptiane, qe kane veprimtari biznesi apo te ardhura te tjera qe perfshihen nen juridiksionin e legjislatures tatimore te te dyja shteteve. Heqja e tatimit te dyfishte bazohet ne dy parime. I pari ka te beje me parimin e rezidences, i cili perparesi ne trajtimin tatimor iu jep subjekteve dhe jo vendit ku realizohen te ardhurat. Te gjithe subjektet, qe konsiderohen rezidente tatimore te nje shteti, duhet te tatohen ne ate shtet per te gjitha te ardhurat qe realizojne brenda apo jashte kufijve te ketij shteti. Parimi i dyte, parimi i burimit, ku sipas te cilit te ardhurat apo fitimet ne nje shtet duhet te tatohen ne kete shtet, pavaresisht nese subjekti tatimpagues eshte ose jo rezident i ketij shteti.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  9. #139
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240


    Rama: Do ta anulojmė ligjin e gjobave



    Autori i Lajmit:
    L.K
    Opozita nė Shqipėri thotė se do tė anulojė ligjin e debatueshėm pėr parapagimin e gjobave nga bizneset sapo ajo tė vijė nė pushtet.
    "(Ky) do tė jetė i pari ligj tė cilin shumica e ardhshme parlamentare e drejtuar prej nesh do tė anullojė," tha zoti Rama duke e quajtur ligjin absurd.

    Shumė organizata tė biznesit kanė paraqitur kundėrshtimet pėr kėtė ligj.

    Kryetari i Kėshillit Drejtues tė Konfiindustrias shqiptare Stefan Pinguli thotė tha se miratimi i ligjit pėrbėn shkelje tė ligjeve kryesore te vendit dhe tė tė drejtave tė biznesit.

    "Ky ėshtė njė nxitim i radhės, qė ne duam tė arrijmė patjetėr norma evropiane, nėn emrin e normave evropiane, nė fakt duke iu shmangur tė drejtės sė njeriut, tė drejtės sė pronės, tė drejtės sė biznesit," tha zoti Pinguli pėr BBC-nė.

    Qeveria thotė se ky ligj synon tė luftojė informalitetin mjaft tė lartė nė Shqipėri.

    Ligji u miratua me njė shumicė tė ngushtė pasi qeveria vendosi tė zbuste disa paragrafe tė tij, pėrfshirė uljen e pagesės paraprake tė gjobės.
    #VamosArgentina

  10. #140
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    100 kompani ne Listen e Zeze per gjobat



    Autori i Lajmit:
    L.K
    Pas projektligjit qė pritet tė miratohet sot ne parlament qėndron interesi i qeverisė pėr tė mbledhur rreth 3.5 miliardė leke ose 35 milionė dollarė tė prapambetura tė kompanive private. Drafti, nėse miratohet, lejon qe gjobat te mbahen ne masėn 25 pėr qind qe ne momentin fillestar pavarėsisht te drejtės pėr ankim.

    Kėrcėnimi pėr kompanitė debitorė ėshtė lėshuar para disa kohėsh nga vete Ministri i Financave, Ritvan Bode, i cili I ka prirė njė fushate tė rreptė pėr mbledhjen e borxheve qė 100 kompanitė shqiptare qė kanė borxhin mė tė madh. Detyrimet e papaguara do tė fillojnė qė nga vitit 1995, por shumica e tyre janė pas vitit 2000. Borxhi doganor qė nga viti 1992 deri nė vitin 2005 arrin nė 5.5 miliardė leke ose 44.9 milion euro. Nga kėto, detyrimet doganore arrijnė nė 2.337 miliardė lekė ose 19 milionė euro dhe gjoba e penalitete nė 2.692 miliardė lekė ose 21.8 milionė euro. Ndėrsa, kamatė-vonesat arrijnė nė 0.5 miliardė lekė ose 4.1 milionė euro. Katėr nga shoqėritė e mėdha tė futura nė “listėn e zeze” janė ndėrkohe nė proces gjyqėsor me shtetin.
    #VamosArgentina

Faqja 14 prej 38 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Varfėria dhe mizerja.
    Nga DI_ANA nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 125
    Postimi i Fundit: 18-01-2017, 05:25
  2. Liria ekonomike, Shqiperia e 53-ta ne 183 vende
    Nga Lioness nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 11-01-2013, 15:45
  3. Filozofi ekonomike apo metafizikė politike?
    Nga toni007 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-06-2009, 08:26
  4. 2 muaj para zgjedhjeve
    Nga Alienated nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 07:16
  5. Sistemi kapitalist nė kolaps, Islami shihet si zgjidhja mė e mirė!
    Nga Archicad nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 05-11-2008, 16:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •