Prezantimi i njė modeli makine me inicialin M ėshtė njė rast i rrallė dhe kėshtu qė ngjall njė ndjenjė kėnaqėsie pėr tė gjithė tė apasionuarit e automobilave. Lanēimi i M6-s sė re pėr llogari tė vitit 2005, ėshtė njė provė e performancave tė prekura nga teknologjia BMWdhe fuqisė sė departamentit sportiv tė konstruktorit gjerman.
Ėshtė njė ardhje pak kohė pas prezantimit zyrtartė M5-s dhe duke pėrdorur shumė zgjidhje dhe dizenjo e teknikė nga M3 CSL. Makina e re BMW, M6 ėshtė njė pėrzierje midis karizmės sė njė supermakine dhe fuqisė sė njė Grand Touring. Kjo makinė bėnė pjesė nė njė klub elitar, duke qenė modeli i katėr M i lanēuar dekadėn e fundit. Qė tė keni njė pėrshtypje pėr M6-n e re, njė pėrshkrim i shkurtėr do tė ishte kėshtu: njė pulsues V10 prej 5 litrash i cili prodhon 507 kuaj fuqi, kutia e shpejtėsisė SMG me 7 marshe, nga vendi arrin 100 km/h nė vetėm 4,2 sekonda, shpejtėsia maksimale 250 km/h e kufizuar me limitator elektronik (njė bishė qė mbahet nėn fre).
Tė gjitha kėto vėrtetojnė se M6-a e re ėshtė njė trashėgimtare e denjė e M635CSi tė 1985-s. Makina ėshtė pregatitur me shumė kujdes pėrpara prezantimit tė saj, duke u testuar nė pistėn e Nurbugringut, ku arriti njė kohė shumė tė mirė pėr njė tur rreth pistės. Nėn kofanon e kėsaj bishe gjendet motori prej 4999 cm kub, i cili ėshtė edhe nė versionin M5, i gatshėm pėr tė tėrbuar 507 kuaj fuqi. Vazhdohet kėshtu tradita e modeleve M nga BMW, e cila ka njė fuqi mė tė madhe se 100 kuaj fuqi pėr litėr. Ato 507 kuaj fuqi kanė njė xhiro prej 7,750 rpm, linja e kuqe e turometrit gjendet kur xhirot arrijnė 8,250 rpm. Nė tė njėjtėn kohė, momenti maksimal i motorit ėshtė 520 mn nė 6100 rpm. Shasia e M6-s sė re lejon njė nxitim anėsor mė tė madh se 1g. Lidhur me kėtė, dhe motori V10 ka njė lubrifikim qė mund tė bėhet edhe nė njė forcė anėsore prej 0.6 g, kur vihet nė punė njė nga pompat elektronike tė vajit, tė cilat furnizohen nga serbatorė tė veēantė.
Njė vepėr arti e vėrtetė ėshtė sistemi elektronik MS S65, i cili kontrollon funksionimin e makinės. Ky sistem koordinon tė gjitha funksionet e motorit duke pėrdorur tre procesorė tė aftė pėr tė kryer 200 operacione nė sekondė dhe tė marrin 50 sinjale nė tė njėjtėn kohė. Po nė kapitullin e veprave tė artit hyn edhe transmesioni manual i ndarė nė shtatė raporte, SMG-ja me drivelogic e pėrdorur edhe nė M5. Drivelogic ofron 11 mundėsi tė ndėrrimit tė marsheve, nė funksion tė kushteve tė ecjes, nga tė cilat gjashtė janė tė vlefshme manual dhe pesė nė mėnyrė automatike. Po ashtu, transmesioni SMG ndihmon shoferin edhe nėse ecet nė rrugė tė vėshtira ose nė sipėrfaqe tė rrėshqitshme. Nė mėnyrė automatike, SMG-ja e ndien nėse makina ėshtė nė ngjtje dhe e mban motorin me xhiro tė larta, kurse kur ėshtė nė zbritje, marshet ndėrrohen nė mėnyrė automatike nė njė marsh mė tė vogėl pėr tė pėrfituar sa mė shumė nga frenimi i motorit.
Amortizimi i M6-s sė re bazohet nė gjeometrinė standard tė 645Ci, duke pėsuar disa ndryshime tė vogla. Edhe frenat janė pregatitur nė njė lloj tė veēantė dhe nė njė mėnyrė speciale, makina arrin tė frenojė nga njė shpejtėsi 100 km/h nė 0 km/h nė njė distancė prej 36 metrash, dhe nga 200 km/h nė 140 metra. Rrotat e para janė tė pajisura me goma 255/40ZR19, ndėrsa tė prapmet janė 285/35ZR19.
BMW-ja e re M6 do tė jetė nė treg nė fundin e 2005-s, lista e ēmimeve nuk ėshtė bėrė e ditur ende.
Krijoni Kontakt