
Postuar më parë nga
Zotrules
eshte me vend te bej disa verejtje te çastit ketu.
1)franca eshte anetar i keshillit te sigurimit te OKB-se.
2)franca eshte nje nga mbeshtetesit kryesore te çeshtjes serbe, historikish kjo, por edhe per vete faktin se franca kurre nuk ka qene ne krahun e duhur te gjerave.
3)franca ka probleme te brendshme ne lidhje me unitetin territorial, dhe me shtypjen e aspiratave te disa popujve per liri, brenda territorit te sotem francez(mos permendim ate kolonial), dy çeshtjet me te njohura ketu jane çeshtja e kombit bask, qe nuk ka asgje te perbashket me ate francez, si ne gjuhe, po ashtu dhe ne kulture e tradite, dhe çeshtja e dyte eshte çeshtja e korsikes, te cilet(korset) ashtu si basket kerkojne pavaresine nga franca kontinentale.
2 pikat e fundit qe permenda me lart jane dy prej aresyeve qe franca pritet te votoje kunder çeshtjes shqiptare ne keshillin e sigurimit te OKB.
liria e kosoves dmth qe franca te njohe te drejten per vetvendosje te popujve, dhe rrjedhimisht edhe te popullit bask dhe atij kors(korsika).
por, ka dhe nje te trete, qe nese amerika voton pro shqiptareve, franca per shpirt te kundershtimit qe ka dhe mosmarreveshjeve me ameriken, mund te penalizoje aspiratat e shqiptareve per liri.
nje anetar tjeter i keshillit te sigurimit te okb eshte dhe rusia, sigurisht , e dine te gjithe qe rusia do te mbaje patjeter anen e serbeve, edhe per shkak se si franca edhe rusia kurre nuk kane qene te afte ose ne gjendje te ndjekin nje politike te jashtme te ndershme dhe te drejte. edhe rusia kurre nuk ka qene ne anen e te drejtit.
edhe rusia, si franca ka problemin e unitetit te vet territorial, me aspiratat dhe lufterat per liri te popujve krejt te ndryshem prej konglomeratit rus, si psh, dagestan, çeçeni, ingusheci, etj etj. nese rusia del "gabimisht" prej rruges se saj historike te pandershmerise, nuk mund te pranoje aspiratat e kombit shqiptar per liri per shkak se ne te kundert duhej te pranonte problemet e brendshme te vetat, me popujt qe permenda me lart.
si franca, ashtu dhe rusia, mund te votojne kunder shqiptareve te kosoves per shkak se amerika voton pro tyre(nesh).
per te njejtat arsye edhe kina pritet te jete kunder shqiptareve dhe endrres se tyre shekullore per liri.
gjithsesi, une mendoj qe kesaj rradhe qe vellezerit shqiptare te kosoves e provuan vete ç'do te thote LIRI, pak gjasa ka qe ata te mund te pranojne nje kompromis qe mund t'u cenoje kete LIRI, dhe me teper se kaq, une besoj, se mbare kombi shqiptar kesaj rradhe do te jete me i bashkuar se kurre, se kthim mbrapa nuk ka me. kthim nen beograd nuk duhet te kete, dhe pak gjasa ka qe shqiptaret e kosoves ta pranojne kete qofte dhe si kompromis te perkohshem, te zbukuruar me betime dhe premtime boshe te nje bote gjoja demokratike qe shtyp me dhune popujt e vegjel dhe aspiratat e tyre per liri, ne nje bote "demokratike" te nje sistemi te ri skllavopronar!
une besoj, qe kosova do te mbetet e lire, dhe kurre nuk do te jete me pjese e serbise, as e jugosllavise. bashkimi eshte shume i afert. une besoj!
perndryshe; kesaj rradhe:
...ja vdekje ja liri...
çerçiz topulli
...se zoti vete e tha me goje qe shqiperia do te rroje....
Krijoni Kontakt