Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 37
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464

    Exclamation Si do të jetë e ardhmia e Kosovës?

    Si do te jete e ardhmeja e Kosoves....?

    Kosova ,...deri ne vitin 1997 ishte nen pushtetin e Serbis,1997-1999 ishte ne duart e UÇK-jes dhe pas v.1999 e deri me sote eshte be duart e OKB-jes si dhe te NATO-es.
    Aty ka mesi i vitit 2005,sipas disa infor.,Kososva do te shpallet shtete ne vete.....,po edhe t'mos shpallet ne kete vitet2005,apo ne te ardhmen e afert.....!!!
    Pyetje,... per te gjithe ata qe e ndihen veten shqipetare.....

    Si do te jete e ardhmeja e Kosoves....?
    Kujt do te jete pushteti sovran...?...,i shqipetareve,serbeve ne Kosove apo te quhajtur ''shqipetaret'',por qe nuk jan shqipetare(D:M:TH:Shpijunave,qw luftoj per interes te vete dhe biznis)...?



    Ju lutem,shprehebi mendimin e juaja pa keqekuptime.....!!!
    Cdo kush le ta shprehe mendihmin e vete, pa e keqkuptuar nje te tjetrit...!!!


    ''Prej luftes ik vete ai qe eshte lindur dradhetar.....''
    Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 28-01-2005 më 03:20
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Fadil Lepaja

    Nëse shtrohet qështja e teritoreve, edhe Kosova do të kishte arsye për të bërë kërkesë në adresë të Serbisë për këthim teritoresh



    Politika zyrtare serbe,e infektuar pashërueshëm nga mitologjia dhe ëndërrat për teritore të huaja vazhdimisht e mban nën tension situatën në Kosovë dhe rreth sajë. Investimet e Serbisë në shpërbërjen e kompaktësisë teritoriale dhe demografike të shqipëtarve në rajon janë të mëdha dhe përbëjnë strategjinë afatgjatë të nacionalizmit serb për të sunduar me rajonin e Ballkanit duke kontrolluar në fakt zemrën e Ballkanit. Ideja e Serbisë së Madhe ende paraqet ideologjinë zyrtare serbe dhe pa tejkalimin e sajë nuk mund të ketë paqe dhe qetësi në rajonin e Ballkanit.Në këtë kuadër angazhimet strategjike të shteti serb ndaj popullit shqipëtar në Ballkan janë tashmë të njohura dhe konsistojnë në :"

    · Destabilizimin e vazhdueshëm të Republikës së Shqipërisë, të dëshmuara edhe me vetë fjalimet e deputetve serb në parlamentin e Serbisë për investimet e shumave të mëdha me këtë destinim,

    · Investimet në destabilizimin e Maqedonisë dhe nxitjen e luftës ndërnacionale dh endërfetare në Maqedoni, qoftë me mjete financiare, qoftë me dërgimin e armëve të sofistikuara.

    · Nxitja e konflikteve permanente në Luginën e Preshevës, siq janë vrasjet e ndryshme , madje edhe të adoleshentve siq ishte rasti kohëve të fundit, apo ndërtimi i bazave ushtarake dhe struktura kadrovike e policisë dhe ushtarisë shumë frikësuese për qytetarët e Luginës

    · Destabilizimin e vazhdueshëm të Kosovës dhe ruajtjen me qdo kusht të të strukturave paralele të policisë , ushtrisë dhe shërbimeve secrete serbe në Kosovë, të cilët përkujdesen me gjelozi që të mos lejojnë integrimin e serbve lokal në shoqërinë dhe në strukturat legale të pushtetit kosovar,

    · Nxitjen e luftës dhe armiqësive permanente ndërshqipëtare

    Ideja e Serbisë së madhe dhe lufta për të grabitur teritore

    Kërkesat e vazhdueshme për shkëputjen e teritoreve të Kosovës , politika serbe e mbulon aq shumë me zhurmë sa që pa arsye mendojnë se janë harruar krimet permannente të qdo pushteti serb që nga shekulli i XIX ndaj popullatës shqiptare ne regjionin e Sangjakut, në regjionin e Nishit dhe Luginës së Preshevës. Spastrimet etnike , në fakt ishin politikë zyrtare e qdo qeverie serbe që nga fitimi i pavarsisë së Serbisë në shekullin e XIX. Duke u thirrur në luftë kundër perandorisë osmane, dhe në clirimin e teritoreve të Serbisë mesjetare, qeveritë serbe në fakt po përpiqeshin që me spastrime etnike të grabisin teritore për të siguruar koridore strategjike për ndërlidhje të faktorit orthodok dhe daljen në detin Adriatik dhe atë Egje. Spastrimet etnike të Toplicës, dhe fshatrave tjera shqipëtare që shkonin shumë afër qytetit të tanishëm të Nishit, (autori i këtyre rrjeshtave rrjedh nga një familje me origjinë nga fshati Lepajë afër Nishit), spastrimet etnike dhe asimilimi i popullatës në rajonin e tanishëm të Sangjakut (Raska Oblast), si dhe presionet e vazhdueshme për shpërngulje të popullatës nga rajoni i Luginës së Preshevës, fatkeqësisht paraqesin politikën konsekuente të qdo qeveie serbe deri tani. Përderisa, sukseset e spastrimeve të përgjakshme etnike në rrethin e Sangjakut dhe rrethin e Nishit janë evidente sepse andej kanë mbetur vetëm emrat e fshatrave dhe varrezat , në Luginë vazhdon shumë e ashpër dhe pakompromis lufta e nacionalizmit serb për teritore. Përpjekjet e vazhdueshme për kolonizimin e Kosovës dhe shpërnguljen e popullësisë shqipëtare nga Kosova , tashmë janë të dokumentuara aq qartë sa është e panevojshme të ndalemi më tepër në këtë qështje

    Demokratizimi i Serbisë, orientimi i sajë kah bashkëpunimi dhe hapja me fqinjët



    Idetë e vazhdueshme për ndarjen e Kosovës, opstrukcioni serb me ndihmës logjistike për të arratisurit e Hagës, ambiciet për legjitimimin e spastrimeve etnike në BeH dhe aneksimin e të ashtuquajtur Rapublika Serbe e BeH, tendosjet e vazhdueshme me qeverinë e Malit të Zi si dhe kontaktet dhe ndihma e vazhdueshme logjistike për ekstremistët në Maqedoni detektojnë në fakt përpjekjet e vazhdueshme dhe të fuqishme të estabilishmentit serb, shtetit, kishës dhe inteligjencias serbe për të rrumbullaksuar programin nacional të Serbisë së madhe , në emër të cilit u dogj dhe shkattrua pjesa më e madhe e ish-Jugosllavisë, duke u vrarë qindra e mijra veta dhe duke e kthyer ekonomine me decenie mbrapa. Derisa përpjekjet e faktorit ndërkombëtar po hasin në vesh të shurdhër në Serbi, pushtetin aktual në fakt ende e kanë në dorë ushtria dhe policia në bashkëpunim me strukturat mafioze, nën flamurin agresiv të nacionalistve serb si z. Nikolic, z.Kostunica dhe mbeturinat e fashistve të z.Millosheviq. Inteligjencia primitive, e frymëzuar nga ide pansllave të shekujve të kaluar, fatkeqësisht ende e dominon jetën intelektuale të Serbisë dhe nuk lejon të vijnë në shprehje fryma dhe orijentimet moderne të kuadrove të reja të shkolluar në perëndim dhe të cilat tashmë e kanë kuptuar se lufta permanente me fqinjët nuk i sjell Serbisë dhe popullit serb asnjë të mirë. Përpjekjet e z. Gjingjiq dhe vrasja e tij treguan se në Serbi forcat reformiste janë ende shumë të dobëta , shumë të thyeshme dhe se shtyllat kryesore ende nuk kanë arritur të shkëputen nga ideja e Serbisë së madhe dhe luftës për teritore.

    Pretendimet për ndarjen teritoriale të Kosovës.

    Pavarsisht faktit se Kosoven pa vullnetin e sajë e kishin futur në qdo Jugosllavi, ajo megjithatë, me luftën e pandërprerë të shqipëtarve dhe pas përpjekjeve të vazhdueshme si dhe shfrytëzimit të konjukturave në ish Jugosllavinë e Titos, kishte arritur të ndërtoj pozicione duke u bërë njësi konstituive e ish federatës. Kishte një teritor të definuar dhe së paku formalisht kishte edhe kontroll mbi të. Shuarja me gjak e kësaj autonomie, në fakt bëri që kosovarët ta humbin besimin plotësishtë në mundësinë e qfardo bashkjetese në qfardo jugosllavie dhe të kuptojnë se në mes dy popujve, atij shqipëtar dhe serb duhet definuar qartë qështjet kontestuese dhe mbi principe të reja të ndërtojnë një bazë të re të bashkëpunimit të mirë fqinjësor. Pavarsia e Kosovës u imponua si domosdoshmëri për të ruajtur popullësinë nga shfarosja dhe ambiciet e qmendura të nacionalizmit serb.Derisa shqipëtarët arritën të vetpërmbahen dhe të dalin me një kërkesë optimale siq ishte pavarsia e Kosovës, reagimi serb ishte aq i vrazhdë dhe primitiv sa me të drejtë nxiti lemerinë e botës së civilizuar.Në fakt, para syve të krejt botës u pa fëtyra më e errët e nacionalizmit agresiv serb dhe objektivat e tyre për të shfarosur dhe përzënë një popull të tërë nga shtëpitë e veta. Asnjë formë e lirisë së shqipëtarve nuk ishte e pranueshme për nacionalizmin agresiv serb, edhe pse shqipëtarët sakrifikuan shumë për të evituar një luftë me Serbinë. Por qeveritarët serb e kishin vendosur tashmë, ata nuk arrinin të dilnin nga mendësia primitive . Ata u sullen me makineri luftarake mbi një popull të papregaditur për luftë dhe po e bënin këtë aq haptaz dhe aq paturpësiht sa nuk ishte e durueshme as për gjakftohtësinë tradicionale të perëndimit. Kjo solli si rezultat ndërhyrjen ushtarake të bashkësisë ndërkombëtare.

    Serbët e kishin kuptuar gabimisht rendin e ri ndërkombëtar

    Në fakt, bashkësia ndërkombëtare nuk do të mbështes programet shtetomëdha në Ballkan dhe serbët do t'i ndihmonin shumë vetes nëse këtë e kuptojnë sa më shpejt. Shqipëtarët, së paku pjesa oficiele e tyre e kanë kuptuar këtë tashmë dhe janë orientuar nga principe të pranueshme për botën bashkohore siq janë: liria për të gjithë, dekolonializimi, respektimi i vullnetit të shumicës, orientimi pozitiv nga fqinjët dhe bashkëpunimi i sinqertë me faktorin ndërkombëtar. Padyshim , po të shikonin nga prizmi nacionalist shqipëtarët me të drejtë do të shtronin kërkesa të cilat do të ishin në të vërtetë kërkesë për mijra kilometra katrore të teritorit aktual të Srbise . Në fakt tërë teritoret rreth Kosovës ishin të banuara me popullatë autoktone shqipëtare të cilat më vonë me pretekste të ndryshme i zbrazën ose asimiluan qeveritë e ndryshme serbe që nga pavarsia e Serbisë nga ish Perandoria Osmane dhe deri në kohët më të reja. Do të ishte, padyshim, orientim i gabuar të vazhdohet me pretendimet teritoriale ndaj Kosovës, duke harruar se në fakt Kosova me plotë të drejtë qoftë morale qoftë me ligjet ndërkombëtare mund të kërkoj të mos njihen rezultatet e gjenocidit permanent të shteti dhe qdo qeverie serbe deri tani, ndaj pullatës shqipëtare të rrethit të Nishit, Sangjakut dhe Luginës Së Preshevës. Kosovarët kanë të drejtë të kërkojnë anulimin e pasojave të kolonizimeve të vazhdueshme të Kosovës me serbe dhe malazez të cilët u sollën me dhunë në tokat e shqipëtarve. Por shqipëtarët e Kosovës dhe përfaqësuesit e tyre politik nuk e bënë këtë. Ata i shtrinë dhe vazhdimisht e mbajnë të shtrirë dorën e pajtimit me popullin serb dhe dëshirojnë ndërtimin e mardhënjeve historikisht të reja mes dy popujve ku shteti serb i demokratizuar do të hiqte dorë nga pretendimet teritoriale ndaj Kosovës dhe do të ndërprente luftën permanente për dobësimin dhe defaktorizimin e shqiëpëtarve në Ballkan.

    Kosova nuk ka pretendime teritoriale ndaj Serbisë edhe pse tokat shqipëtare dhe varret shqipëtare shtrihen deri në Nish

    Kosovarët , se paku pjesa zyrtare e tyre nuk kanë ngritur pretendime teritoriale dhe nuk kanë kërkuar ndryshime kufinjësh, por jane angazhuar me te drejtë për një kufi të qetë edhe të hapur me Serbinë , per nje njohje dhe respekt reciprok. Eshtë në interes të Kosovës një Serbi demokratike në fqinjësi , e cila i respekton të drejtat e bashkësive tjera etnike, pra edhe shqipetarve që jetojnë atje, si dhe të respektoj bashkësinë etnike serbe në Kosovë dhe te angazhohet per integrimin e saje ne shoqerine kosovare .Sa më shpejt të kuptojnë qeveritarët serb se me asnjë dredhi politike nuk do të arrijnë të anatemojnë aq tepër shqipëtarët sa të nxjerrin përfitime teritoriale nga kjo, aq më shpejt do të filloj të normalizohet situata në Kosovë dhe rreth sajë .

    Enderrat eventuale te shtetit serb per rikthim ne Kosove jane te kuptueshme ndoshta derisa te shprehen si enderra, ne poezi apo ne teater. Kur ato fillojne te percillen me levizje te trupave ose logjistikes ushtarake rreth kufirit, me operacione jokonvencionale mbrenda teritorit te Kosoves, me "nxemje te atmosferes' apo me lobime diplomatike per keto enderra, kjo veq fillon te behet e rrezikshme edhe per vete Serbine dhe pavarsine e saje. Nje nderhyrje e paralajmruar me alarm e Serbise ne Kosove , perkunder pranise nderkombetare gjithesesi do te perfundonte keq per Serbine dhe do te hapte aq shume tema tjera ( Sangjaku, Toplica, Lugina e Presheves)sa do te permbyllej vetem me hyrjen e trupave te NATO-s ne Beograd dhe thyerjen definitive te makinerise luftarake serbe dhe pacifizimit definitiv te Serbise.. Kjo padyshim eshte diqka qka edhe avanturistet me kokngjeshur serb nuk do ta deshironin prandaj edhe rreziku i intervenimit serb duhet shikuar si joreal edhepse me nacionalizmat ballkanik e sidomos ate serb qdo gje eshte e mundur .



    ( Autori është drejtor egzekutiv i Qendrës për Studime Ballkanike në Prishtinë)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Exclamation o llapi!!!(o fadilo)

    dakord qe ti jep mendmin tend, pavaresisht se çfare thua; po te bej nje verejtje per menyren e shkrimit.

    qe ta kuptosh me qarte; ketu fillon asimilimi, dhe nuk behet me nderrimin e nje emri ne pasaporte, dokumenta, ose nderrimin e fese!

    sa per serbine; une them qe nuk ka asnje shprese qe te ndryshoje qendrim; nje komb, shtet, ose ç'mund te quhet serbia, qe ka mbajtur nje qendrim te tille per shekuj te tere, gjate gjithe historise se vet, jo vetem ndaj shqiptareve, por ndaj te gjithe kombeve qe ka perreth, eshte krejtesisht e pamundur qe te ndryshoje qendrim, sjellje, apo politike kaq befasisht dhe papritur. e kush eshte ai politikan ne serbi qe mund te beje nje hap te tille? a nuk jane rritur gjithe serbet ne nje ambjent te tille shovinist? a nuk jane shkolluar gjithe serbet ne shkollat e gjenocidit? a nuk jane te gjithe(ose gati) kelyshe te sllobodanit?
    jo se populli eshte i keq, por, dihet, nje pike helm ne nje kazan me gjelle, dhe e gjithe gjella eshte e helmuar; rrjedhimisht, nese serbia do te sherohet nga ky kancer, ka nevoje per nje operacion teper teper te brishte dhe me shume dhimbje.
    se fundi i fundit, ti mbushesh mendjen nje kombi te tere qe jane rritur dhe shkolluar me rrena historike, dhe se kombi e kultura e tyre eshte nje rrene trashanike dhe nje iluzion e mit i kishes ortodokse, nuk eshte ndermarrje e thjeshte. sidomos kur te bjere fjala per faktorin shqiptar ne mes te serbise.
    serbet jane rritur me urrejtje ndaj shqiptareve, pavaresisht se pak veta e dine se çfare jane shqiptaret ne te vertete; dhe me tragjikisht, se sa eshte numri i serbeve qe jane me gjak shqiptar! eshte gati e pamundur qe nje serb te pranoje qe mund te jete me gjak shqiptar, me gjakun e armiqve te tyre te urryer e historike, - shqiptaret,-dhe te arrije te shikoje historine e serbise(tashme kombi i vet) ne kendveshtrimin shqiptar!
    nuk eshte se demokratizimi i serbise duhet patjeter te sjelle nje reagim te tille, sepse ne fakt shqiptaret kurre nuk kane bere kerkesa te tilla, por, nuk duhet perjashtuar nje depresion i thelle ne shoqerine serbe, kur e gjithe bota te gjendet perballe tyre e t'u thote, qe jo, duhet ndryshuar, keshtu nuk vazhdohet!

    persa i perket popullit serb, ata nuk jane gje tjeter veçse nje anije pirate, ne te cilen ka pirate sllave, rome, evgjite, shqiptare, çifute, hungareze, gjermane, etj etj... askush nuk quhet sipas kombesise aty, te gjithe jane pirate. edhe boshnjaket, nuk jane gje tjeter veçse miell i te njejtit thes... kur serbi pranoi te masakroje rreth 300 000 bashkekombas, e çfare pret ti te beje me shqiptaret?
    puna eshte se nuk po flasim per nje shekull me pare, po flasim per jo me shume se 10-15 vjet; nuk eshte se kombi serb nuk eshte i njejti qe u perfshi ne lufte dhe masakra, ne gjenocid dhe spastrim etnik... eshte pikerisht i njejti; madje, femijet serbe sot ne shkolla mbruhen me urrejtje jo vetem per shqiptaret, por edhe per naton dhe boten perendimore... e ku arrin e ardhmja e nje kombi te tille???
    çfare mund te presesh prej tyre?
    ne jemi populli me i cenuar ne bote, dhe mbi ne jane kryer krimet me gjakesore dhe te turpshme te historise evropiane, dhe kurre nuk kemi bere perpjekje per hakmarrje te modelit serb mbi fqinjet tane, perfshire serbet, te cilet nuk i ze gjumi pa bere plane si te shfarosin shqiptaret, dhe kur i ze gjumi, i ngjyrosin keto plane me enderra te bukra(gjenocidi dhe masakrash).
    ne 27 janar 1945, ruset hyne ne aushvic , dhe lane boten pa fryme per çfare zbuluan aty, edhe sot e kesaj dite vajtojne çifutet per çfare u ka ndodhur; si mund te harrojne shqiptaret se çfare u ka ndodhur dhe vazhdon t'u ndodhe perdite nen sundimin serb, malazez, bullgar(maqedoni) dhe grek???
    e pra, bota nuk e njeh kete si fakt; sepse te mbledhesh te gjitha masakrat e dokumentuara mbi shqiptaret te bera gjate ketyre 2 shekujve te fundit, nuk kemi te bejme me gjenocid, por me apokalips.
    nuk eshte puna se cila do te jete e ardhmja e kosoves apo e shqiperise, pyetja duhet shtruar ndryshe; SI DUAM QE TE JETE E ARDHMJA... (kosoves, shqiperise...)
    bota thote perdite, me paturpesine me te madhe, qe jane shqiptaret qe duhet te krijojne te ardhmen e tyre; por, shqiptaret kerkojne shqiperine, te bashkohen me njeri tjetrin(nuk po e quaj shqiperi te madhe, se edhe sikur te bashkohen te gjitha trojet qe sot banohen me shqiptare, kurre nuk del " e madhe", po prape se prape mbeten shume troje perjashta), dhe kjo e ardhme qe duan shqiptaret, eshte e padeshiruar prej evropes; pra, shqiptaret duhet te krijojne nje te ardhme qe ti pelqeje evropes, nese evropa do qe shqiptaret te jene skllever te saj, nuk do te pranojne asnje mundesi tjeter veç skllaverimit te shqiptareve; nese evropa kerkon nje te ardhme ku shqiptaret te jene qytetare te dores se dyte, apo te trete, çdo lloj perpjekje e shqiptareve per nje te ardhme te ndryshme, do te mohohet me force prej evropes(siç po ndodh edhe tani, shqiptaret jane qytetare te dores se katert ne evrope, dhe ky eshte fakt)pse shqiptaret duhet patjeter te mbahen te ndare prej njeri tjetrit?
    pse bashkimi i kosoves me shqiperine eshte "nje ide e keqe", qe "na i sherbeka destabilizimit te ballkanit"??? dhe jo kaq, por bashkimi i gjithe shqiptareve, kudo qe jane, ne trojet e tyre ne ballkan!!! pse ideja e "shiperise se madhe" (qe e perseris, nuk eshte aspak e madhe) eshte nje ide e papranuashme per faktorin nderkombetar, dhe quhet luftenxitese???
    aresyet jane aq te shumta, sa te shumte jane krimet e bere mbi shqiptaret! po permend une disa ketu poshte, por, t'ju them te drejten, ku tju shkoje imagjinata, eshte nje arsye e mundshme qe evropa nuk do shqiperi!
    1) ta marrim me marreveshje(si ne arithmetike) qe shoqeria evropiane dhe ajo e ballkanit, jane demokratizuar, bashkimi i shqiptareve ne nje shtet te vetem, do te nxjerre jashte loje te gjitha shtetet e ballkanit, dhe faktori shqiptar ze vendin qe i perket; -kombet qe rrethojne shqiptaret ndihen krejtesisht te paafte te konkurrojne perballe nje faktori shqiptar te bashkuar; dhe jo vetem te konkurrojne, por vete egzistenca e tyre vihet ne rrezik.
    shqiptaret rrethohen nga kombe me mungesa te renda ne kodin gjenetik, dhe qe jane krejtesisht te paafte per çdo lloj perballosjeje me shqiptaret.
    (imagjino pasojat per geqine, maqedonine, malin e zi, serbine...)
    2) bashkimi i mundshem i shqiptareve ne nje shtet te vetem, qe u takon moralisht dhe ligjerisht, per evropen do te thote qe te pranoje krimet e veta te bera mbi shqiptaret, te pranoje gjenocidin grek, serb, malazez etj mbi nje komb homogjen dhe te veçante- shqiptaret. evropa nuk ka mentalitet qe te pranoje gabimet e veta, dhe ka akoma me pak gjasa qe te marre ndonje mase per te riparuar katastrofat qe ka prodhuar me eksperimentet e veta te turpshme.
    e si mund te pranohen te tilla gjera, kur greqia eshte nje nga anetaret me te drejta te plota te BE?
    3) evropa dhe mbare opinioni politik i botes demokratike eshte helmuar nga perrallat serbe dhe greke mbi shqiperine, dhe disa prej politikaneve evropiane, jane vertet idjota, dhe disa te tjere merren me politike se jane te paafte te bejne pune tjeter, dhe disa te tjere, sepse politika eshte nje fare kriminaliteti; dmth, nje rruge e shpejte per tu pasuruar. e çfare kerkon ti prej nje evrope te tille?
    sipas llogarive te tyre, eshte me e rrezikshme te lesh shqiptaret te bashkohen ne nje shtet, sesa ti mbash ata te ndare ne 5 shtete, keto jane perfundimet qe nxirren nga vleresime te tilla per shqiptaret, dhe mesa duket, po shof se evropa ka shume pune per te bere perpara;;; ehuuuu, kur te behet evropa demokratike, kane per te kaluar shekuj.
    4) evropa, kur flet per zgjidhje ose parandalim konfliktesh ne ballkan, arsyeton vetem me shifrat e refugjateve politike, ekonomike, ose te shperngulurve te luftes; dhe kjo gje nuk i pelqen shume; per te tjera, se vriten shqiptaret me serbet, pak u intereson vertete; mjaft qe te mos ua zere kush deren, se jane ne rregull, madje, do te ishin te lumtur t'i shisnin arme serbise dhe greqise.

    ...se zoti vete e tha me goje qe shqiperia do te rroje...
    Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 04-02-2005 më 13:15

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Dardania do i ribashkohet Shqipërisë, me pavarësinë si fazë kalimtare apo direkt. Shqipëria e ribashkuar me Dardaninë do të bëhet anëtare e BE-së me të drejta të plota për jo më shumë se 5-6 vite.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    JEPINI KOSOVËS LIRINË !


    Shkruan : Wesley Clark
    "Wall Street Journal"



    Në fjalimin e tij shumë vizionar gjatë ceremonisë së inaugurimit, presidenti George W. Bush foli lidhur me sfidat e promovimit të lirisë jashtë SHBA-së. Natyrisht, vëmendje e veçantë iu kushtua zgjedhjeve në Irak. Por, përqendrimi i vëmendjes vetëm në Irak mund të rrisë tensionet në të tjera zona, si në Ballkan për shembull. Ditë pas dite po shtohet tensioni në Kosovë, gjë që rrezikon rikthimin e konfliktit dhe humbjen e lirisë që mezi u fitua. Në vitin 2005, SHBA-ja dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të merret me zgjidhjen e çështjes së statusit të Kosovës, para se të jetë shumë vonë për të parandaluar një tragjedi. Që prej ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999, statusi përfundimtar i Kosovës ende s'ka marrë zgjidhje. Ajo është një provincë e administruar nga OKB-ja, sovraniteti i së cilës mbetet zyrtarisht i varur nga Unioni Serbi-Mal i Zi. Pas një dekade shtypjeje nga Beogradi, gjë që rezultoi në një luftë, pas masakrave dhe dëbimit masiv, 90 për qind e shumicës shqiptare në Kosovë refuzojnë çdo lloj lidhjeje me Serbinë dhe nuk do të binin dakord me asgjë tjetër veç pavarësisë. Edhe pas 6 vjetësh, serbët dhe shqiptarët nuk mund të jetojnë bashkë. Synimi i Serbisë është të mos lejojë që Kosova të bëhet e pavarur. E ndërsa konflikti rindizet, shumica shqiptare e sheh minoritetin serb në Kosovë si "një kolonë e pestë" dhe asnjëra nga palët nuk është gati për bashkëpunim dhe dialog. Çështja e Kosovës pa dyshim s'do të zgjidhet vetë. Tensionet po rriten sërish në Kosovë dhe Serbi dhe një përplasje e dhunshme mund të ndodhë para fundit të vitit, nëse kjo s'parandalohet nga përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar. Përplasje të tjera të ngjashme me atë të pranverës së kaluar, kur 20 veta gjetën vdekjen dhe 800 të tjerë u plagosën, mund të sjellin për pasojë ndarjen e territorit të Kosovës, duke krijuar një precedent që do të cenonte "investimin" amerikan dhe europian në stabilizimin e Ballkanit. Pas trazirave të marsit të kaluar, dikush ka vënë në dyshim nëse kjo shoqëri e brishtë, e pazhvilluar dhe gjaknxehtë, e meriton shtetin e saj a në mund ta mbajë në këmbë atë? Nëse këto shqetësime kanë rëndësi, duhet të kujtojmë se Kosova ka zhvilluar dy herë zgjedhje demokratike dhe ka hedhur bazat e një ekonomie moderne e funksionale. Ajo i ka hedhur vetë themelet e shtetësisë së saj. Por, mbrojtja e të drejtave të minoriteteve nuk sigurohet pa një progres drejt statusit përfundimtar. Dhe kjo është pa dyshim çështja themelore në këtë mes. Ndokush në politikën, sigurimin e median serbe ka dhënë prova se nuk është shkëputur nga periudha e Millosheviçit e qëndrimet e tij ndaj Kosovës, dhe një ndarje territoriale merr për të më shumë rëndësi në manovrime sesa mirëqenia e minoritetit serb. Ata kanë një avantazh përballë dhunës së dëshmuar nga shqiptarët në mars dhe po bëjnë sërish përpjekje për ta provokuar sërish një gjë të tillë, në mënyrë që të mundësohet alternativa e ndarjes, e cila do t'i siguronte Beogradit bashkitë veriore të Kosovës dhe një pjesë të qytetit të ndarë të Mitrovicës.
    Një fushatë e fundit mediatike në Serbi parashikon trazira të reja në Luginën e Preshevës dhe ridislokimi i forcave serbe në këtë zonë në muajin dhjetor përfaqëson vetëm një pjesë të strategjisë së provokimit. Për të ndryshuar skenarin e tmerrshëm të një rebelimi tjetër shqiptar në Kosovë, kryesisht në Mitrovicë, si dhe një aventurë të ushtrisë serbe që të marrë në kontroll zonën veriore, një përpjekje amerikane për të zgjedhur çështjen e statusit duhet të nisë menjëherë. Grupi i Kontaktit, i përbërë nga gjashtë vende: SHBA-ja, Britania, Franca, Gjermania, Italia, Rusia, dhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së kanë caktuar mesin e vitit 2005 si kohën e takimit për të vendosur nëse duhet të nisë procesi i përcaktimit të statusit të ardhshëm të Kosovës. Menjëherë ata duhet të përcaktojnë rregullat e negociatave dhe afatin për zgjidhjen. Statusi i Kosovës nuk duhet të jetë kthim në regjimin e Beogradit, as ndarje dhe as bashkim me Shqipërinë apo me territore të tjera fqinje. Rruga në të cilën Kosova do të lejohet të ecë drejt pavarësisë, duhet të përfshijë respektimin e minoriteteve si kusht. Kjo pikë është shumë e rëndësishme. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së duhet të përcaktojë një të dërguar të posaçëm për të hartuar tekstin e zgjidhjes "Marrëveshja e Kosovës", ku duhet të përfshihet kushtetuta që garanton të drejtat e njeriut, monitorimin ndërkombëtar të vazhdueshëm, ndihmën dhe praninë e forcave ndërkombëtare të sigurisë në një shtet të ri kosovar. Në fund, një konferencë ndërkombëtare duhet të organizohet në fund të vitit 2005 për të finalizuar dhe miratuar marrëveshjen. Nëse Serbia bashkëpunon, ajo do të sigurojë rolin e saj në garantimin e të drejtave të serbëve në kushtetutën e re të Kosovës, që duhet të miratohet nga parlamenti kosovar. Por, nëse Serbia e bojkoton këtë proces dhe refuzon të njohë pavarësinë, Kosova do të gjendet në një situatë shumë delikate dhe nuk mund të mbahet peng kështu. Në mënyrë të ngjashme, nëse rezoluta për statusin bllokohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, SHBA-ja duhet të nxisë organizimin e konferencës së bashku me aleatët europianë, të nxisë referendumin për miratimin e kushtetutës në fillim të vitit të ardhshëm dhe të njohë e të mbështesë Kosovën si një shteg të ri. Ndryshe nga Iraku, në Kosovë nuk ka një konflikt aktual. Por, masa të menjëhershme duhen marrë tani për të zgjidhur statusin e saj, përndryshe do të humbasin paqen dhe lirinë në Ballkan.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Pershndetje.

    Pas ndrishimit te Qeveris dhe heqjen e Banditve , siq kan qen Anteret e PDK mendoj qe do te jet nje e ardhme me e mire , sepse Bajram Gjingjiqi ka punu me urdherat e Thaqit dhe cka i ka thene ai ka bere dhe keshtu qe ska mundesi te rrij me ai aty , dhe tashem besoj qe do te jet nje e ardhme me e mire , Duke pa qe i madhi Rugova dhe Ramush Haradinaj jan duke punu shum mire.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Shko more pie qumshtin e bir e fli po çka merr vesh ti ne politik msa pula ne telefon .
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Uesli Klark: Administrata e Bushit të debllokojë procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës Aktuale

    Gjenerali i pensionuar, ish-komandant i forcave të NATO-s për Evropë, tha se po pati bllokad të procesit të pavarësisë së Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, atëherë administrata e Bushit, së bashku me partnerët evropianë, duhet të njohë zyrtarisht pavarësinë dhe shtetin e ri të Kosovës. Në artikullin e botuar në të përditshmen amerikane “Wall Street Journal” Klark përkujton sygjerimet e Grupit të Krizave (ICG-së) për pavarësinë e Kosovës.


    Klark në vështrimin e tij thotë se se në fillim të procesit, Serbisë do të duhej dhënë rastin që të bashkëpunojë me bashkësinë ndërkombëtare për të hartuar kushtetutën e Kosovës, për të ndihmuar garantimin e të drejtave të serbëve në Kosovë, por nëse Serbia të mos ketë të drejtën e bllokimit të procesit. “ Por nëse Serbia e bojkoton procesin dhe refuzon që të pranojë sovranitetin e Kosovës, Kosova është në kushte shumë të ndjeshme për t’u bërë peng. Po ashtu, nëse zgjidhja e statusit të Kosovës do të bllokohej në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, atëherë SHBA-të duhet të udhëheqin koalicionin me evropianët për të organizuar konferencë; të pranohet referendumi për pranimin e kushtetutës së re në fillim të vitit 2006, dhe në fund të njohë diplomatikisht dhe të përkrahë shtetin e ri të Kosovës”, shkruan Klark. Ai, ndërkohë thotë se procesi drejt pavarësisë së Kosovës duhet të jetë i ndëridhur ngusht me trajtimin e pakicave. “ Kjo çështje është absolutisht qenësore”, vlerëson ai. Klark përkujton qëndrimet e ICG-së se Kosova nuk bënë as të kthehet nën sundimin e Beogradit, as të coptohet e as të bashkohet me Shqipërinë. (DTT-NET.COM)


    RTK 01/02/2005 14:10:51


    Pavarësi pa ribashkim me Shqipërinë, po thonë të huajt për momentin, por edhe ribashkimi do vjen pastaj patjetër. Kështu vetëm po na e shtyejnë ribashkimin.

    Tung Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #9
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    eshte me vend te bej disa verejtje te çastit ketu.
    1)franca eshte anetar i keshillit te sigurimit te OKB-se.
    2)franca eshte nje nga mbeshtetesit kryesore te çeshtjes serbe, historikish kjo, por edhe per vete faktin se franca kurre nuk ka qene ne krahun e duhur te gjerave.
    3)franca ka probleme te brendshme ne lidhje me unitetin territorial, dhe me shtypjen e aspiratave te disa popujve per liri, brenda territorit te sotem francez(mos permendim ate kolonial), dy çeshtjet me te njohura ketu jane çeshtja e kombit bask, qe nuk ka asgje te perbashket me ate francez, si ne gjuhe, po ashtu dhe ne kulture e tradite, dhe çeshtja e dyte eshte çeshtja e korsikes, te cilet(korset) ashtu si basket kerkojne pavaresine nga franca kontinentale.
    2 pikat e fundit qe permenda me lart jane dy prej aresyeve qe franca pritet te votoje kunder çeshtjes shqiptare ne keshillin e sigurimit te OKB.
    liria e kosoves dmth qe franca te njohe te drejten per vetvendosje te popujve, dhe rrjedhimisht edhe te popullit bask dhe atij kors(korsika).
    por, ka dhe nje te trete, qe nese amerika voton pro shqiptareve, franca per shpirt te kundershtimit qe ka dhe mosmarreveshjeve me ameriken, mund te penalizoje aspiratat e shqiptareve per liri.
    nje anetar tjeter i keshillit te sigurimit te okb eshte dhe rusia, sigurisht , e dine te gjithe qe rusia do te mbaje patjeter anen e serbeve, edhe per shkak se si franca edhe rusia kurre nuk kane qene te afte ose ne gjendje te ndjekin nje politike te jashtme te ndershme dhe te drejte. edhe rusia kurre nuk ka qene ne anen e te drejtit.
    edhe rusia, si franca ka problemin e unitetit te vet territorial, me aspiratat dhe lufterat per liri te popujve krejt te ndryshem prej konglomeratit rus, si psh, dagestan, çeçeni, ingusheci, etj etj. nese rusia del "gabimisht" prej rruges se saj historike te pandershmerise, nuk mund te pranoje aspiratat e kombit shqiptar per liri per shkak se ne te kundert duhej te pranonte problemet e brendshme te vetat, me popujt qe permenda me lart.
    si franca, ashtu dhe rusia, mund te votojne kunder shqiptareve te kosoves per shkak se amerika voton pro tyre(nesh).
    per te njejtat arsye edhe kina pritet te jete kunder shqiptareve dhe endrres se tyre shekullore per liri.
    gjithsesi, une mendoj qe kesaj rradhe qe vellezerit shqiptare te kosoves e provuan vete ç'do te thote LIRI, pak gjasa ka qe ata te mund te pranojne nje kompromis qe mund t'u cenoje kete LIRI, dhe me teper se kaq, une besoj, se mbare kombi shqiptar kesaj rradhe do te jete me i bashkuar se kurre, se kthim mbrapa nuk ka me. kthim nen beograd nuk duhet te kete, dhe pak gjasa ka qe shqiptaret e kosoves ta pranojne kete qofte dhe si kompromis te perkohshem, te zbukuruar me betime dhe premtime boshe te nje bote gjoja demokratike qe shtyp me dhune popujt e vegjel dhe aspiratat e tyre per liri, ne nje bote "demokratike" te nje sistemi te ri skllavopronar!
    une besoj, qe kosova do te mbetet e lire, dhe kurre nuk do te jete me pjese e serbise, as e jugosllavise. bashkimi eshte shume i afert. une besoj!
    perndryshe; kesaj rradhe:

    ...ja vdekje ja liri...
    çerçiz topulli


    ...se zoti vete e tha me goje qe shqiperia do te rroje....

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e viksi
    Anëtarësuar
    21-01-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA (USA)
    Postime
    33
    Citim Postuar më parë nga Zotrules
    eshte me vend te bej disa verejtje te çastit ketu.
    1)franca eshte anetar i keshillit te sigurimit te OKB-se.
    2)franca eshte nje nga mbeshtetesit kryesore te çeshtjes serbe, historikish kjo, por edhe per vete faktin se franca kurre nuk ka qene ne krahun e duhur te gjerave.
    3)franca ka probleme te brendshme ne lidhje me unitetin territorial, dhe me shtypjen e aspiratave te disa popujve per liri, brenda territorit te sotem francez(mos permendim ate kolonial), dy çeshtjet me te njohura ketu jane çeshtja e kombit bask, qe nuk ka asgje te perbashket me ate francez, si ne gjuhe, po ashtu dhe ne kulture e tradite, dhe çeshtja e dyte eshte çeshtja e korsikes, te cilet(korset) ashtu si basket kerkojne pavaresine nga franca kontinentale.
    2 pikat e fundit qe permenda me lart jane dy prej aresyeve qe franca pritet te votoje kunder çeshtjes shqiptare ne keshillin e sigurimit te OKB.
    liria e kosoves dmth qe franca te njohe te drejten per vetvendosje te popujve, dhe rrjedhimisht edhe te popullit bask dhe atij kors(korsika).
    por, ka dhe nje te trete, qe nese amerika voton pro shqiptareve, franca per shpirt te kundershtimit qe ka dhe mosmarreveshjeve me ameriken, mund te penalizoje aspiratat e shqiptareve per liri.
    nje anetar tjeter i keshillit te sigurimit te okb eshte dhe rusia, sigurisht , e dine te gjithe qe rusia do te mbaje patjeter anen e serbeve, edhe per shkak se si franca edhe rusia kurre nuk kane qene te afte ose ne gjendje te ndjekin nje politike te jashtme te ndershme dhe te drejte. edhe rusia kurre nuk ka qene ne anen e te drejtit.
    edhe rusia, si franca ka problemin e unitetit te vet territorial, me aspiratat dhe lufterat per liri te popujve krejt te ndryshem prej konglomeratit rus, si psh, dagestan, çeçeni, ingusheci, etj etj. nese rusia del "gabimisht" prej rruges se saj historike te pandershmerise, nuk mund te pranoje aspiratat e kombit shqiptar per liri per shkak se ne te kundert duhej te pranonte problemet e brendshme te vetat, me popujt qe permenda me lart.
    si franca, ashtu dhe rusia, mund te votojne kunder shqiptareve te kosoves per shkak se amerika voton pro tyre(nesh).
    per te njejtat arsye edhe kina pritet te jete kunder shqiptareve dhe endrres se tyre shekullore per liri.
    gjithsesi, une mendoj qe kesaj rradhe qe vellezerit shqiptare te kosoves e provuan vete ç'do te thote LIRI, pak gjasa ka qe ata te mund te pranojne nje kompromis qe mund t'u cenoje kete LIRI, dhe me teper se kaq, une besoj, se mbare kombi shqiptar kesaj rradhe do te jete me i bashkuar se kurre, se kthim mbrapa nuk ka me. kthim nen beograd nuk duhet te kete, dhe pak gjasa ka qe shqiptaret e kosoves ta pranojne kete qofte dhe si kompromis te perkohshem, te zbukuruar me betime dhe premtime boshe te nje bote gjoja demokratike qe shtyp me dhune popujt e vegjel dhe aspiratat e tyre per liri, ne nje bote "demokratike" te nje sistemi te ri skllavopronar!
    une besoj, qe kosova do te mbetet e lire, dhe kurre nuk do te jete me pjese e serbise, as e jugosllavise. bashkimi eshte shume i afert. une besoj!
    perndryshe; kesaj rradhe:

    ...ja vdekje ja liri...
    çerçiz topulli


    ...se zoti vete e tha me goje qe shqiperia do te rroje....
    Zotrules, me pelqejne shkrimet tua veq se jan pak veshtire per t'u lexuar. Shto disa rreshta te zbrazet ne mes paragrafeve, eshte me lehte te lexohet. flmnd.

    Personalisht pajtohem me shumicen ne forum, sllavet jane historikisht te influencuar nga mitologjite e tyre dhe karakteri kombetare eshte barbar. Shife se q'po ndodh me Rusine, pas "demokratizimit" tani vetem po shifen hapat e rikthimit te sistemit te vjeter Sovjet.

    Ne anen tjeter "demokracia" nuk do te thote asgje per nje komb te tille. Ne fakt, mund te thuash se ata gjithmone kan qene demokrat. Definicioni i demokracise eshte "shumica vendos". Qdo Serb ka mendimin e njejte, ndoshta me mjete paksa te ndryshme (a t'a perdor pushken apo sopaten)...

    Sa i perket fatit te Kosoves, une personalisht mendoj se pavaresia ne fillim dhe ribashkimi me Shqiperi, ndoshta ne lloj federate, ne nje te ardhme do te ishte ideale. Por qe te jemi te sinqerte me veten, nuk jemi te pjekur per kaq hapa te medhej ende. Shpresoj se nuk e ofendoj askend kur e them kete, veq se politika eshte e re per Shqiptaret. Sa politikan ka Kosova? Aq sa ka banore.

    Politika eshte shkence dhe perpos talentit, duhet edhe trajnim ne at drejtim. Nese kemi njerez qe kan prapavije politike ne Kosove, ajo prapavije vie nga nje sistem komunist. Nese ka politikan qe kan studiuar shkencat politike ne Kosove vitet e fundit, kush i mesoi ata perpos atyre qe kan kryer shkolla ne sisteme komuniste.

    Prap nuk e them kete me qellim ofendues. Duhet te jemi te sinqerte. Politika nuk eshte per qdokend. Eshte nje gje tjeter qe te gjithe Shqiptaret kemi aspirata per pavaresimin dhe prosperitetin e trojeve tana. Porse tek keto qellime vihet me pune. Pa baza ekonomike politika nuk ka kurrefar vlere.

    Perfundimisht pra mendoj se ne do t'i arrijme qellimet tona at dite kur te kemi politikan te vertete me baza te forta shkencore dhe kur popullata tjeter eshte e koncentruar ne punet qe i takojne popullates (punes, shkollimit, ...). Kur te vien zgjedhjet, qdo anetare e jep mendimin e vet e pastaj i kthehet punes.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •