Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 37
  1. #21
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Neve shqiptarëve në të gjitha trojet etnike do të na vijnë një ditë met,por ato mendë nuk do ti hajnë as qentë,e ujku do na i haj dhentë.
    -------------------------------------------------------------------------
    Kemi hyrë në tynelin e pakthim sepse kemi fjetur shum kur të tjerët nuk kan fjetur as natën.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    E enjte, 16. Shkurt, 2006
    DOBBINS:"KONCENZUS I GJËRË NDËRKOMBËTAR PËR KOSOVËN"



    James DOBBINS, ish emisar i SHBA-ve për Ballkanin


    EVROPA E LIRË
    Përfaqësuesit e Prishtinës dhe Beogradit do të takohen javën e ardhshme për të diskutuar çështjen e decentralizimit në Vjenë. A besoni se vendimi për statusin e Kosovës mund të merret deri në fund të këtij viti?

    JAMES DOBBINS
    Mendoj se mundet, edhe pse mendoj se proceset e këtilla zgjasin më tepër se sa parashihen në fillim. Prandaj nuk do të befasohesha nëse ky proces vazhdon edhe në vitin tjetër.

    EVROPA E LIRË
    Kosova e zgjodhi Fatmir Sejdiu president të ri. Si mund të ndikojë ky fakt në procesin negociatave?

    JAMES DOBBINS
    Rugova kishte një legjitimitet të madh, do të thoja, për shkak të historisë së tij të gjatë në mbështetje të pavarësisë dhe metodave jo të dhunshme. Por ai nuk ishte veçanërisht i vendosur, apo një njeri karizmatik. Është e mundur që trashëgimtari i tij do të shfaqë më shumë gatishmëri për t'i marrë vendimet e nevojshme.


    EVROPA E LIRË
    Diplomati i lartë britanik, zoti John Sawers u tha serbëve të Kosovës se pavarësia është zgjidhja më e mirë për Kosovën. Kjo deklaratë shkaktoi reagime të ashpra te politikanët udhëheqës në Beograd. A mendoni se deklaratat e zotit Sawers paraqesin një test para fillimit të dialogut në Vjenë?

    JAMES DOBBINS
    Mendoj se komentet e zotit Sawers paraqesin konsenzusin e gjerë brenda bashkësisë ndërkombëtare. Kuptohet që përkufizimet e sakta për një pavarësi të tillë mbeten të përcaktohen dhe kjo në masë të madhe është pjesë e negociatave të vështira. Shqiptarët do të dëshirojnë sa më pak kushtëzime të mundshme. Bashkësia ndërkombëtare do të këmbëngulë në garancat dhe në mbrojtjet për minoritetet. Pra, do të jenë negociata të vështira, por besoj që komentet e zotit Sawers me siguri paraqesin një konsenzus më të gjerë.

    EVROPA E LIRË
    Diplomatët janë dakord se nuk ka një zgjidhje për Kosovën, e cila do t'i kënaqte të dyja palët.

    JAMES DOBBINS
    Mendoj se qëllimi është që të gjejmë një zgjidhje që do të jetë e qëndrueshme. Kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht se zgjidhja duhet plotësisht të përkrahet nga të dyja palët. Unë megjithate mendoj se bashkësia ndërkombëtare do të bëjë përpjekje që rezultati, nëse plotësisht nuk do të mund të mbështetet nga pala serbe, atëherë të paktën të jetë i pranueshëm nga ajo. Por ndoshta nuk do të jetë e mundur që të arrihet një zgjidhje, e cila do të përkrahej plotësisht nga të dyja palët.

    EVROPA E LIRË
    Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka bërë thirrje për të shmangur, siç ka thënë ai, standardet e dyfishta në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
    A janë drejtuar këto mesazhe për opinionin rus, apo e pasqyrojnë synimin e Rusisë që zgjidhja për Kosovën të mos krijojë presedencë?

    JAMES DOBBINS
    Mendoj se rusët janë të brengosur për presedencën dhe për vështirësitë që do të krijoheshin në situatat tjera, me të cilat përballen. Por mendoj se ata gjithashtu e kuptojnë se çdo njëra nga këto situata ka elementë të veçantë, prandaj qasja duhet të jetë e ndryshme, e jo thjesht në bazë të parimeve uniforme, që kryesisht nuk zbatohen në situata të këtij lloji.

    EVROPA E LIRË
    Afera Mlladiq e ka vënë Beogradin nën një presion të madhe dhe ia vështirëson edhe më shumë pozicionin në prag të bisedimeve. Ambasadori amerikan në Beograd, zoti Michael Polt tha se durimit po i vjen fundi dhe mund të pasojnë konsekuenca reale.

    JAMES DOBBINS
    Po. Mendoj se bashkësia ndërkombëtare në masë po e humb durimin për mos arrestimin dhe mos sjelljen para drejtësisë të krye të dyshuarve për krime lufte nga Tribunali i Hagës, të cilët janë arratisur një kohë të gjatë. Prej tyre, Ratko Mlladiq dhe Radovan Karaxhiq janë më të njohurit.

    EVROPA E LIRË
    Zoti Dobbins, ju keni një përvojë të gjatë dhe shumë të vlefshme në Ballkan. Çfarë do të ishte këshilla juaj kryesore për negociatat që po vijnë, durimi apo përdorimi i forcës diplomatike për gjetjen e zgjidhjes. Cila është përvoja juaj nga Ballkani?

    JAMES DOBBINS
    Mendoj se presidenti Ahtisaari është mirë i kualifikuar për detyrën që ka marrë. Ai duhet t'i konsultojë të gjitha palët. Mendoj se ai duhet të inkurajojë palën shqiptare dhe serbe që të flasin me njëra tjetrën, por kjo ndoshta nuk do të tregohet e mundshme. Madje, edhe nëse flasin me njëri tjetrin, ato ndoshta nuk do të mund të arrijnë një marrëveshje. Por në fund, ai duhet të marrë vendim, ai duhet të vendosë se çfarë do t'i rekomandojë Këshillit të Sigurimit lidhur me statusin e Kosovës. Është e qartë se ai nuk do të rrëmbehet në gjykimin e vet. Ai do të flasë me të gjitha palët dhe do të përpiqet të vijë deri tek një zgjidhje, e cila do t'i marrë parasysh shqetësimet legjitime të të gjithëve.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    JEPINI KOSOVËS LIRINË !
    .
    jepini...

    ahahahahah

    JE-PI-NI
    Llap,mu ke shendrrue tash ne njifar simpatiku ti ketu,
    sa here te lexoj,qeshi me zemer..

    Veq,me thane dicka per temen:

    Ardhmeria e Kosoves do te duket ashtu sic e ka parapar i shenjti dhe i madherishmi dr.Ibrahim Rugova.
    E ju e dini maa...s`kam cka me shtue ma aty.

    qikaq.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Llapi askund nuk kerkoi qe ti epet kosoves liri ky eshte edhe nji trillim i yti nder te shumte qe i ban.
    Sa i perket rugoves boll mire te paska tregue njeri qe nuk don ta shifesh ajo eshte diq tjeter po citoi vetem nji pjes te pergjigjies se ambasadorit amerikan per rugoven e ndoshta e shef tani:

    EVROPA E LIRË
    Kosova e zgjodhi Fatmir Sejdiu president të ri. Si mund të ndikojë ky fakt në procesin negociatave?

    JAMES DOBBINS
    Rugova kishte një legjitimitet të madh, do të thoja, për shkak të historisë së tij të gjatë në mbështetje të pavarësisë dhe metodave jo të dhunshme. Por ai nuk ishte veçanërisht i vendosur, apo një njeri karizmatik. Është e mundur që trashëgimtari i tij do të shfaqë më shumë gatishmëri për t'i marrë vendimet e nevojshme.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #25
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Pavarësia po afrohet

    Pavarësisht qëndrimeve të serbëve vendorë, shenjat tregojnë se bisedimet rreth ardhmërisë së Kosovës të cilat pritet të fillojnë të hënën do të përfundojnë në një formë të pavarësisë.

    Tim Judah / Graçanicë dhe Prishtinë

    Vozitë dhjetë minuta nga kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, dhe të duket thuajse je në një botë tjetër, apo të paktën në një vend tjetër. Papritmas, një gjuhë, një kulturë dhe madje edhe një religjion zhduken. Gjithçka, duke filluar nga muzika, tabelat e veturave, dokumentet dhe monedha ndryshojnë. Mirëserdhët në Graçanicë.

    Që nga përfundimi i konfliktit në Kosovë në vitin 1991, serbët janë tërhequr në enklava të vogla nëpër provincë dhe në rajonin në veri në kufi me Serbinë.
    Shumica e serbëve nuk flasin shqip dhe ata mbeten fuqimisht besnik ndaj Serbisë. Ata vazhdojnë të përdorin dinarin e Serbisë - Kosova përdor euron - dhe mbajnë dokumente serbe, derisa 1.8 milion shqiptarë të Kosovës mbajnë dokumentet e lëshuara nga Kombet e Bashkuara.

    Graçanica, pak më e madhe se një fshat, gjendet afër kishës madhështore ortodokse nga periudha mesjetare. Shumica e shqiptarëve të Kosovës janë mysliman. Simbolikisht, megjithatë, zbrazëtia në mes të këtyre dy komuniteteve mund të shihet nga rrjetet e tyre telefonike.

    Serbët bisedojnë me njëri tjetrin në rrjetin serb. Pasi Kosova nuk është (ende) një vend i pavarur, shqiptarët e Kosovës huazojnë prefiksin ndërkombëtar të Monakos për rrjetin e tyre. Prandaj, për të biseduar me njëri tjetrin, një serb dhe një shqiptar i Kosovës duhet të bëjnë thirrje ndërkombëtare, edhe nëse janë mjaft afër për të parë njëri tjetrin.

    Gjatë disa javëve të kaluara mundësitë janë zvogëluar për të bërë madje edhe një gjë të tillë. Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga shqiptarët ka deklaruar se rrjeti serb është ilegal dhe transmetuesit e saj janë duke u ç'kyçur. Kjo është përjetuar si një goditje e rëndë nga rreth 100,000 serbë të cilët kanë mbetur në Kosovë, por jo edhe aq goditje e rëndë sa mesazhi i dhënë kohëve të fundit nga John Sawers, drejtori politik i zyrës së jashtme britaneze.

    Gjatë takimit me liderët serb të Kosovës me 6 shkurt, ai i tha atyre, në një gjuhë jo tipike për një diplomat, se Grupi i Kontaktit, fuqitë kryesore të jashtme të cilat merren me rajonin, përfshirë Britaninë, Francën, Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë, kanë vendosur që Kosova shpejtë të bëhet e pavarur.
    Ai u tha serbëve të Kosovës se ata dhe Serbia duhet të luftojnë fuqimisht për rezultate të mira sa i përket autonomisë dhe drejtave të minoriteteve, në bisedimet për ardhmërinë e Kosovës të cilat do të fillojnë të hënën në Vjenë nën mbikqyrjen e ish presidentit finlandez Martti Ahtisaari.

    Lajmi i tillë nuk duhet të ishte befasi. Në fund të fundit, mesazhet kanë qenë të qarta qe disa muaj. Grupi i Kontaktit vetëm ka thënë se zgjidhja për Kosovën duhet të kënaq dëshirën e popullatës së saj - dhe rreth 90 përqind janë shqiptarë etnik të cilët nuk dëshirojnë asgjë më pak se pavarësi.
    Por, që nga viti 1999, serbët në Graçanicë dhe në enklavat tjera duket se kanë jetuar në një botë të ëndrrave, të ushqyer nga Beogradi me lajme, dhe kështu kanë pritur që një ditë flamuri serb edhe njëherë do të valojë në Kosovë.

    Vojisllav Vitkovic është mësues në Graçanicë. "Ishte një goditje e rëndë," ai tha, duke shtuar se diskriminimi ndaj serbëve në Kosovë është i tillë sa që, sipas mendimit të tij, provinca "është një hipokrizi e jo një demokraci."
    I pyetur se a do të largohet nëse Kosova bëhet e pavarur, ai thotë se sikurse shokët e tij ai do të përcjell gjërat e pastaj do të vendos. Ai shtoi se 70 përqind të serbëve të Kosovës ende nuk besojnë se pavarësia do të ndodh.
    Rada Trajkovic, një lidere vendore e serbëve e cila ishte në takim me Sawers, tha se ishte një ngjarje konfliktuoze, por se nuk ishte hera e parë që një emisar i jashtëm i kishte thënë atyre se pavarësia po afrohej. Pse atëherë nuk i ka thënë këtë popullit të saj? "Sepse unë nuk jam shërbëtore e qeverisë së Serbisë."

    "Nëse statusi i Kosovës vetëm është vendosur," ajo thotë, "çka pritet nga ne të negociojmë? A duhet ne të shkojmë, vetëm për të parë se sa i bukur është Ahtisaari?"

    Disponimi këtu më së miri përmblidhet nga Zivojin Rakocevic, redaktor i radio stacionit vendor, i cili deklaron se të gjithë janë "në depresion të rëndë".
    Por është e çartë se ata ende nuk kanë hequr dorë. Në restaurantin ku u takuam, ne dëgjojmë një njeri i cili është kthyer nga Serbia dhe udhëzon gazetarët serb vendorë. Ai po diskuton sjelljen dhe instalimin e pajisjeve transmetuese për të përforcuar rrjetet për radiot apo televizionet serbe për të mbuluar më shumë rajone ku serbët jetojnë.

    Nuk është për tu çuditur se në Prishtinë disponimi është pozitiv. Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova ndërroi jetë muajin e kaluar dhe një numër i madh i njerëzve ende janë duke vizituar varrin për tu fotografuar pranë varrit të tij. Por, për dallim nga pritjet, zgjedhja e kryetarit të ri kaloi pa probleme.
    Tani, thotë Ylber Hysa, deputet i opozitës i cili është anëtar i grupit politik të ekipit për bisedime rreth statusit, përqendrimi është kthyer në periudhën pas pavarësisë. Ai thotë se institucionet vendore duhet të forcohen sepse deri më tani provinca është qeverisur në baza të "menaxhimit të krizës permanente" dhe, derisa misioni i KB-së fillon të largohet nga Kosova, kjo duhet të ndryshojë.

    Kosova ka probleme të mëdha ekonomike, një mungesë kronike të energjisë elektrike, numër të lartë të papunësisë dhe sundim të dobët të ligjit. Por të gjitha sondazhet tregojnë se popullata e re e Kosovës janë ndër optimistët më të mëdhenj në Evropë. Dhe, me afrimin e pavarësisë, njerëzit e rinj janë edhe më optimist. Tani është me rëndësi, thotë një student i cili kërkoi të mbetet anonim, se ne e dimë se "kemi hequr Serbinë nga qafa njëherë e përgjithmonë."

    Por a është kështu? Pas deklarimeve të Sawers, Tomisllav Nikolic, lideri i partisë nacionaliste serbe Partia Radikale, ka deklaruar se ai dhe kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica, janë pajtuar se nëse Kosova fiton pavarësinë atëherë rajoni do të deklarohet "territor i okupuar".

    Nëse kjo ndodh, Serbia atëherë faktikisht do të grisë aplikacionin e saj në NATO dhe Bashkim Evropian dhe do të kthehet në një vend të mllefosur të Evropës. Pavarësisht nga përfundimi, trupat e NATO-s do të qëndrojnë në Kosovë dhe BE-ja do të marrë rolin e ndihmësit në qeverisjen e Kosovës. Nën rrethana të tilla, derisa Serbia publikisht përkushtohet në ripushtimin e Kosovës, ku NATO dhe BE-ja do të konsiderohen pjesë të forcave okupuese, sigurisht se nuk do të jetë reale të pritet që procesi i anëtarësimit në këto organizata të vazhdojë gjatë kësaj kohe.

    Një politikë e tillë megjithatë mund të jetë e popullarizuar në Serbi dhe mund të rezultojë në zgjedhjen e Radikalëve në qeverinë e ardhshme. Por qëndrimi i diplomatëve perëndimor nuk është keqardhës. Çka nëse pavarësia rezulton në një qeveri të Radikalëve në Serbi? "Ani çka?" përgjigjet një diplomat i afërt me procesin e bisedimeve në Vjenë.

    (Tim Judah është analist i Ballkanit dhe autor i "Serbët: Historia, Miti dhe Shkatërrimi i Jugosllavisë" dhe "Kosova: Lufta dhe Hakmarrja", të publikuara nga Yale University Press. Balkan Insajt është publikim i BIRN në internet)
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #26
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Krahina shqiptare e quajtur Kosove duhet ti kthehet Nenes se shenjte Shqiperi.
    Pra nje bashkim te shenjte ashtu siç e deshiruan ata qe dhane jeten per neve.

  7. #27
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Goditja e së vërtetës


    The Economist


    Që prej vjeshtës së kaluar, bota e jashtme ka dërguar dy mesazhe të ndara rreth bisedimeve për të ardhmen e Kosovës, të cilat pritet të fillojnë më 20 shkurt. Mesazhi i parë ishte se bisedimet do të zhvillohen pa paragjykime; mesazhi i dytë ndërkaq i dhënë privatisht ishte se Kosova do të bëhej e pavarur dhe se Serbia duhet t'i ndihmojë 100 mijë serbët e Kosovës që ta pranojnë marrëveshjen, nëse duan të mbeten në Kosovë. Këtë muaj mesazhi është dhënë në një formë më të hapur dhe serbët duket se janë të shokuar. Disponimin në Graçanicë gazeta e përshkruan me një depresion fatal, sipas fjalëve të drejtorit të një radiostacioni lokal, Zhivojin Rakoçeviq. Rada Trajkoviç, një prej udhëheqësve të komunitetit serb, nuk mund t'ia pranojë vetes këtë realitet. Ky "sekret" është zbuluar nga John Sawers, drejtori politik i Ministrisë së Jashtme Britanike, i cili u ka thënë serbëve të Kosovës, përfshirë këtu edhe zonjën Trajkoviç, se Grupi i Kontaktit ka vendosur për pavarësinë e Kosovës dhe se serbët duhet t'i shfrytëzojnë të mirat që ofron një status i këtillë. Në Vjenë, në zyrën e kryenegociatorit ndërkombëtar, Marti Ahtisaari, ndihej një kënaqësi rreth mesazhit të qartë të diplomatit britanik, i cili e ka thënë të vërtetën që duhej thënë. Në Kosovë, shumica shqiptare ndjen kënaqësi nga sinqeriteti i diplomatit britanik, në Beograd ndërkaq, reagimet kanë qenë histerike. Tomislav Nikoliç, udhëheqës i radikalëve ultranacionalistë, ka thënë se nëse Kosova shkëputet, ajo do të shpallet territor i okupuar. Presidenti serb, Boris Tadiç, në mënyrë joreale ka propozuar që zgjidhja e statusit të shtyhet për 20 vjet. Por, në Vjenë, diplomatët kanë tërhequr vërejtjen se serbët nuk do t'i bënin vetes shërbim të mirë dhe kjo nuk do të ishte hera e parë, nëse vendosin të qëndrojnë prapa kokave të nxehta siç është zoti Nikoliç.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #28
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Dërnovshek: Definimi i statusit do të normalizonte jetën në Kosovë


    Lubjanë, 18 shkurt 2006 (Kosovapress) Time: 16 : 56

    Definimi i statusit politik të Kosovës në pajtim me vullnetin e shumicës së popullit të Kosovës do të ndikonte në një shikim ndryshe të pakicës serbe nga shqiptarët dhe atëherë do të normalizohej jeta, ka thënë të shtunën presidenti i Sllovenisë Janez Dërnovshek.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2005
    Postime
    359
    Si do të jetë e ardhmja e Kosovës?

    Shtet i pavarur. Antare ne BE.

  10. #30
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Në Washington Pavarësia e Kosovës për ditë e më shumë po shikohet si një zgjidhje pragmatike dhe realiste

    Zgjidhja për Kosovën, në sytë e zyrtarëve të administratës amerikane, por edhe të analistëve dhe organizatave të tjera që bëjnë opinionin lidhur me vatrat ndërkombëtare të krizave nuk shihet si një zgjidhje më e drejtë, apo më ideale, por si një zgjidhje më optimale, pa një alternativë tjetër të pranueshme.


    Nuk përdoren argumentet thelbësore ligjore ndërkombëtare të së drejtës së vetëvendosjes apo të ruajtjes së sovranitetit, por thjeshtë shkohet drejtë një zgjidhje të përshpejtuar dhe realiste, të bazuar në doktrinën Realpolitik të ish diplomatit Henry Kissinger. Tashmë dihet se në tre-katër vjetët e fundit çështje parësore në politikën amerikane janë Iraku, Afganistani dhe lufta globale kundër terrorizmit. Në këtë kuadër çështja e Kosovës mbetet e dorës së tretë apo edhe më larg, megjithatë njohja dhe pranimi i pavarësisë së Kosovës vlerësohet si një problem më pak për Washingtonin. Mendimi që mbizotëron në Washington është se kjo do të ishte zgjidhja jo ideale, jo moraliste, por pragmatike, duke e mënjanuar si një çështje që do investim ushtarak, material dhe diplomatik, gjë që në dritë të zhvillimit të ngjarjeve të këtij shekulli të ri, Washingtoni nuk është më i gatshëm ta ofrojë. Frika e theksuar më herët për efektin e dominos qoftë në rajon, apo globalisht, më nuk përmendet dhe Kosova nuk merret si presedan, por si një realitet i veçantë dhe i pashmangshëm. Shoqëria shumetnike, si një model i vendeve demokratike, shikuar me sy real pothuajse më nuk ekziston në Kosovë. Edhe ikja e serbëve pas statusit final që do të jetë pavarësia, nuk konsiderohet më si një tragjedi, por me tepër si një zhvillim realist dhe i arsyetueshëm me kushtin e zgjidhjes së një çështjeje më të madhe, pra jetësimin e aspiratave të mbi 90 për qind të popullsisë së Kosovës dhe qetësimit të rajonit. Ajo që do të kërkojë bashkësia ndërkombëtare dhe do të këmbëngulë me kushtëzime në të ardhmen, do të jetë ruajtja e trashëgimisë kulturore e fetare serbe në Kosovë, jo vetëm si pasuri etnike serbe, por si një pasuri e Kosovës dhe e vetë njerëzimit. Ne bisedimet që do të vazhdojnë sot /e hënë/ në Vjenë me tepër do të ketë një matje të pulsit dhe vlerësim të pozicioneve fillestare të palëve negociatore. Po qe se ato zvarriten dhe tregohen të padalje, tashmë thuhet hapur se Washingtoni, por edhe Brukseli e përgjithësisht bashkësia ndërkombëtare duhet ta përshpejtojnë zgjidhjen, me njohje apo edhe imponim të pavarësisë së Kosovës, me ose pa pëlqimin e Beogradit. Këto ide të shfaqura hapur kohëve të fundit përditë e më tepër po depërtojnë si një opsion i pranueshëm dhe i pashmangshëm edhe për Departamentin e Shtetit dhe Shtëpinë e Bardhë. Sylejman Gashi, Nju Jork

    RTK
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •