Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 37
  1. #11
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Deri tani, Kosova është kryesisht problem i Shqiptarëve dhe sërbëve por bashkimi i saj me Shqipërinë është problem i gjithë fqinjëve tanë ballkanik dhe aleatëve të tyre perëndimor. Evropës dhe Amerikës nuk i intereson bashkimi i Shqiptarëve, por kërkojnë qetësi të mjaftueshme për të shfrytëzuar pozicionin gjeografik dhe qeveritë kaotike Shqiptare për realizimin e planeve ekonomike, që nga transporti i naftës së Lindjes së Mesme e deri tek pasuritë natyrore të pashfrytëzuara të trojeve Shqiptare.

    Lufta për çlirimin e Kosovës mund të jetë bërë për të ndaluar genocidin por nuk duhet të na gënjejë mendja se pavarësia njihet për lirinë e Shqiptarëve. Ndalimi i genocidit dhe pavarësia janë natyrale për Shqiptarët e vuajtur ndërsa për fuqitë Perëndimore janë si nata me ditën. Çështja Kosovare është çështje lirie vetëm për Shqiptarët dhe serbët. Për të gjithë të tjerët, miq e armiq, Kosova dhe bashkimi i saj me Shqipërinë është çështje tërësisht ekonomike e aspak humanitare.

    Perëndimi e ka më të lehtë të komandojë e shfrytëzojë një Kosovë e Shqipëri të varfër sesa të bëjë kontrata me Serbinë e Rusinë. Rusia kërkon të rikthehet në një superfuqi duke formuar një doganë midis Lindjes dhe Perëndimit, prandaj kërkon me kaq këmbëngulje bashkimin ekonomik të vendeve ish Sovietike. Amerika e shmangu Rusinë duke zotëruar puset e naftës, ndërsa Evropa kërkon të jetë e pavaruar nga Rusi dhe të transportojë naftën nga Shqipëria e Kosova me një çmim shumë herë më të arsyeshëm, për të mos thënë falas. Që të realizohen këto plane, duhen zgjidhur ose mundësisht të anashkalohen (Po! anashkalohen) luftrat etnike.

    Planet e Evropës janë që të gënjejë urinë Shqiptare për pavarësi me një kothere bukë të helmuar dhe ndërkaq të mbaj Shqipërinë të prangosur me ëndrrat se një ditë do pranohet në familjen e madhe Evropiane. Ky plan i jep Evropës zgjidhjen më të mirë për të qetësuar gjakrat në Ballkan dhe për të vazhduar projektet për një Evropë të bashkuar, të pavaruar nga Amerika e Rusia. Amerika ka më pak interes në Kosovë, prandaj e ka lënë çështjen të zvarritet, duke e ruajtur atë si rezervë për të mbështetur ose kundërshtuar planet Evropiane.

    Në këtë luftë të ashpër politike, Shqiptarëve të Kosovës u ngelet të pranojnë pavarësinë e kushtëzuar Perëndimore me shpresën se do bashkohen një ditë në një Evropë pa kufij ose të kërkojnë bashkimin e trojeve Shqiptare që nuk mund të fitohet pa derdhur gjak. Republika e Shqipërisë nuk është në gjëndje të kërkojë bashkimin me Kosovën sepse është e varur ekonomikisht nga Evropa, sidomos Greqia e Italia.

    Zgjidhja më e mirë do ishte pranimi i përkohshëm i Kosovës së pavarur dhe bashkëpunimi vëllazëror midis qeverisë Shqiptare e asaj Kosovare për t'i treguar botës se jemi një komb dhe meritojmë një shtet. Lidhja vëllazërore do e bënte kufirin të padukshëm dhe do përmirësonte ekonominë e Kosovës, Shqipërisë, si dhe atë të Shqiptarëve në Maqedoni e Mal të Zi. Detyra më e rëndësishme e popullit Shqiptar është të pastrojë qeveritë nga hajdutët e të korruptuarit e të zgjedhë intelektualë të besës që të dinë t'i bëjnë ball presioneve serbe, greke, maqedonase e Evropiane.
    Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 04-02-2005 më 17:19
    Edi

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mir ke fol o edspaci..

  3. #13
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Ne fakt, pare keshtu, Shqiperia eshte koloni e disa shteteve te tjere.
    Shqiperia dhe shteti shqiptar duhet te ishin te paret per te ndihmuar Kosoven dhe shqiptaret e Kosoves, por, dashje pa dashje ne deshtuam ne menyre te turpshme.
    Nuk e di, politiken e jashtme te Shqiperise nuk e bej une, dhe shpesh here, kur imagjinoj qe ata qe drejtojne politiken e jashtme te Tiranes e quajne veten shqiptare, i bej pyetjen vetes: "nese keta jane(me sakte, pretendojne te jene) shqiptare, po une çfare jam?"

    Nje gje e shpresoj dhe e besoj me force; do ta shoh diten e Shqiperise, diten e bashkimit...

    ...se Zoti vete e tha me goje qe Shqiperia do te rroje...

  4. #14
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Lightbulb

    Artikulli i meposhtem eshte nxjerre nga Instituti Raportues Per Lufte Dhe Paqe.

    KOMENT: TË BËHEMI REALISTE RRETH KOSOVËS
    Territori ka lëvizur drejt pavarësisë që nga viti 1999, dhe ka ardhur koha që bashkësia ndërkombëtare të pranoj këtë realitet.
    Nga Nicholas Whyte në Bruksel
    Ka ardhur koha që bashkësia ndërkombëtare të vendosë rreth Kosovës. Gjatë pesë vjetëve të fundit, statusi final ka qenë çështje e cila është vonuar dhe injoruar derisa dy milion qytetarë të Kosovës vazhdonin jetesën e tyre në këtë limbo ndërkombëtare.
    Popullata kosovare kurrë nuk do të pranojë kthimin nën kontrollin e Beogradit, dhe Serbia duket se as vet nuk dëshiron të qeverisë me këtë vend. Ideja e një unioni me territore tjera shqiptare nuk i intereson askujt përpos disa dhjetra fanatikëve, dhe ndarja do të ishte një shembull i rezikshëm për zona tjera të konfliktit.
    Kosova ka lëvizur drejt pavarësisë që nga viti 1999, dhe ka ardhur koha që bashkësia ndërkombëtare të njohë këtë realitet.
    Dhuna gjatë marsit të 2004 tregoi se bashkësia ndërkombëtare nuk mund të mbështetet përgjithmonë në vullnetin e mirë të vendorëve. Ose 2005 do të shohë fillimin e zgjidhjes së statusit final që do të krijonte paqe dhe zhvillim, ose Kosova do të kthehet në zonë konflikti dhe të destabilizojë gjithë rajonin.
    Si hap të parë, Grupi i Kontaktit i përbërë nga gjashtë shtetet (SHBA, Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Rusia) duhet të lëshojë sa më shpejt një deklarate duke hartuar një orar për zgjidhjen e çështjes së statusit, me pavarësinë si zgjidhje finale.
    Kjo deklaratë duhet të përmbajë disa rregulla thelbësore: mbrojtja e drejtave të minoriteteve është pika thelbësore mbi të cilën do të varet progresi, kthimi i Kosovës nën patronatin e Beogradit, e as ndarja e saj, dhe as ndonjë unifikim eventual i Kosovës me Shqipëri apo shtet apo territor fqinj nuk do të mbëshetet.
    Një Përfaqësues Special duhet të drejtojë procesin, duke punuar afër më Përfaqësuesin Special të KB-së në udhëheqje të Kosovës, Søren Jessen-Pettersen. Në mes të 2005, KB duhet të vlerësojnë përkushtimin e qeverisë kosovare ndaj demokracisë, qeverisjes së mirë dhe standardeve të drejtave të njeriut.
    Nëse vlerësimi është pozitiv, Përfaqësuesi Special duhet të projektojë një draft të marrëveshjes – “Marrëveshja e Kosovës” – dhe detajet rreth organizimit të një konference e cila do të miratojë atë.
    Ndërsa shqiptarët e Kosovës nuk duhet të presin deri atëherë që të fillojnë riparimin e marrëdhënieve me minoritetin serb. Ata duhet menjëherë të fillojnë punën në fushatën “Prishtina – Qytet i Hapur” i cili do të tërheqë qytetarët e enklavave të afërta serbe prapa në kryeqytet, dhe në qendrat e tjera urbane të djegura gjatë trazirave të marsit 2004. Por ata gjithashtu duhet të fillojnë hartimin e një kushtetute për një Kosovë të pavarur, me të drejta të garantuara për të gjitha minoritetet dhe provizione per emërimin e gjyqëtarëve ndërkombëtarë në gjykatat e larta të Kosovës. Ata gjithashtu duhet të pergatiten për një pranì ndërkombëtare vëzhguese, “Misioni Vëzhgues i Kosovës”, i cili do t'i raportojë bashkësisë së gjërë ndërkombëtare dhe të rekomandojë masa të duhura nëse Kosova nuk përmbush detyrimet e saj.
    Serbia duhet të pranojë se ka humbur Kosovën, dhe se roli i Beogradit është që të angazhohen për të drejtat e serbëve në Kosovë, e jo të fantazojnë se do të marrin prapa gjithë, apo një pjesë, të pronvincës.
    Serbia ka interese legjitime në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve private dhe publike rreth pronave, garantimin e ndërtesave të rëndësishme fetare, dhe zgjidhjen e problemit të pjesës kosovare të borxhit ndërkombëtar të Serbisë – ku bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë e gatshme të gjej një zgjidhje bujare. Të gjitha këto mund të arrihen nëse Beogradi kupton realitetin.
    Zhurma e kohëve të fundit në Beograd nuk është edhe aq inkurajuese. Mediat raportojnë rreth problemeve të fshatarëve serbë në Kosovë të cilët nuk kanë rrymë elektrike, duke mos përmendur se shumë fshatra shqiptare janë në pozitë të njejtë, dhe se rryma elektrike u është ndërprerë pasi nuk kanë paguar borxhet e mëparshme.
    Ministri i Drejtësisë Zoran Stojkovic duket se beson se zgjidhja e të së kaluarës përmes bashkëpunimit me gjykatën e krimeve të luftës në Hagë nuk është edhe aq thelbesore për marrëdhëniet e ardhshme të Serbisë me botën, përkundër faktit të tërheqjes së ndihmës amerikane ndaj Serbisë javën e kaluar, mù për shkak të dështimit të Beogradit për të bashkëpunuar me gjykatën e Hagës.
    Nuk është për t'u çuditur se shefi i diplomacisë së jashtme të BE-së, Havier Solana, ndërpreu planin për të vizituar Beogradin këtë javë pasi nuk kishte pasur përparim të dukshëm në asnjë nga çështjet në të cilat ai ishte i interesuar. Bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të shpërblejë fantazirat e Beogradit. Përkundrasi, duhet të theksojë porosinë se Beogradi nuk ka veto rreth zgjidhjes së statusit final të Kosovës, dhe nëse është e nevojshme të gjehet një zgjidhje që do të funksionojë pavarësisht prej Beogradit, ajo zgjidhje do të gjehet.
    Vetëknaqësia ka drejtuar politikat në Kosovë për një kohë shumë të gjatë. Mundësia e rikthimit të dhunës është shumë reale. Bashkësia ndërkombëtare, e posaçërisht shtetet anëtare të Grupit të Kontaktit, duhet të vendosin ose të marrin situatën nën kontroll ose të presin përkeqësimin e situatës deri në atë pikë kur prapë duhet të merren me këtë problem.
    Ballafaqimi me këtë problem kërkon kurajo politike si dhe energji. Por alternativa duket më e keqe.
    Nicholas Whyte është Drejtor i Pogramit të Evropës për Grupin Ndërkombëtar të Krizave

    Pra, te gjitha gjasat jane pro faktorit shqiptar dhe lirise kaq te pritur prej popullit shqiptar te Kosoves!!! - Urimet e mia me te perzemerta!

    artikulli origjinal u shkeput prej: http://www.iwpr.net/index.pl?archive..._538_5_eng.txt
    Ndryshuar për herë të fundit nga land : 05-02-2005 më 15:47
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e ЯinoR
    Anëtarësuar
    26-11-2004
    Postime
    26
    shok vetem nje mos te harromi
    kosova ne krah te djathte e ka SHBA-ne
    po sikur nje dite te rrenohet ky shtet e kosova qka te beje .me nje fjale ne shqiptaret qka te bemi tue dit se ne 4anet kemi armiq,diskush thote e kemi TMK
    hahaa
    TMK jo qi nuk ka tenka po as pushka te shek 19
    deshira ime kishte me qene qe nji dit ta gezomi shtetin tone nen moton SHQIPERI E BASHKUAR,ku te gjitha trojet do te jene te bashkuara
    Kisha dashur qe kesajt temeje tia bashkangjis edeh pyetjen e larterpermendur

    Si do jet e ardhmja e Kosoves pa SHBA-ne?

  6. #16
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Citim Postuar më parë nga ЯinoR
    shok vetem nje mos te harromi
    kosova ne krah te djathte e ka SHBA-ne
    po sikur nje dite te rrenohet ky shtet e kosova qka te beje .me nje fjale ne shqiptaret qka te bemi tue dit se ne 4anet kemi armiq,diskush thote e kemi TMK
    hahaa
    TMK jo qi nuk ka tenka po as pushka te shek 19
    deshira ime kishte me qene qe nji dit ta gezomi shtetin tone nen moton SHQIPERI E BASHKUAR,ku te gjitha trojet do te jene te bashkuara
    Kisha dashur qe kesajt temeje tia bashkangjis edeh pyetjen e larterpermendur

    Si do jet e ardhmja e Kosoves pa SHBA-ne?

    Rinor,

    Ty më së paku të ka hije të parashtrosh pyetje të këtilla, sepse me këtë shpreh dyshim në madhërinë e Zotit. Shqiptarët nuk duhet të merren shumë me çështjen e Amerikës, se edhe çështja e tyre është në duart e Plotëfuqishmit.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e ЯinoR
    Anëtarësuar
    26-11-2004
    Postime
    26
    shok
    un thjesht e dhash mendimin tim dhe ia bashkangjita kete pyetje
    pse?
    duke fillu se ne shqiptaret kemi rrotulluar fytyren gjat shekujve edhe kessaj here e beme te njejten gje psh
    tek iliret a na tradhetoi ni gjeneral i ushtrise ilire(nuk me kujtohet emri)
    pastaj u rrenua per romake lakuam kah par.bizantine
    u rrenua edhe ky shtet
    lakuam kah per.osmane
    u rrenua edhe ky shtet dhe doli ne drite nje sistem i ri me emrin komunizem
    ku iu bashkangjitem kesitj sistemi ose me sakt BRSS
    e lam edhe kete pasta me kinen
    e lame edhe kete dhe tash per momentin jemi me USA(poshte)
    un e pata qellimin se ne shqiptaret jemi ne shenjester te armiqeve si serbin,greqin etj
    fati i kosoves dhe i shqipetareve ka me qene si i IZRAELIT
    kur ke armiq plot dije se nuk ek me qene kurr i qete
    edhe nje un jam shqiptar de kisha dashur ti citoj vargjet e A.Z.CAJUPIT
    DOJNI SHQIPERINE
    SI PERENDINE
    nuk kete gje nuk elidha me fe por ti vete me keqkuptove
    un shum teqarte e bera pyetjen
    me ate qka thua ti eshte krejt ok
    edhe nje, e ardhmja nuk eshte nje ceshtje e cila percaktohet nga vet njeriu po nga Dikush tjeter!
    Ndryshuar për herë të fundit nga ЯinoR : 21-03-2005 më 09:40

  8. #18
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Citim Postuar më parë nga ЯinoR
    shok
    un thjesht e dhash mendimin tim dhe ia bashkangjita kete pyetje
    pse?
    duke fillu se ne shqiptaret kemi rrotulluar fytyren gjat shekujve edhe kessaj here e beme te njejten gje psh
    tek iliret a na tradhetoi ni gjeneral i ushtrise ilire(nuk me kujtohet emri)
    pastaj u rrenua per romake lakuam kah par.bizantine
    u rrenua edhe ky shtet
    lakuam kah per.osmane
    u rrenua edhe ky shtet dhe doli ne drite nje sistem i ri me emrin komunizem
    ku iu bashkangjitem kesitj sistemi ose me sakt BRSS
    e lam edhe kete pasta me kinen
    e lame edhe kete dhe tash per momentin jemi me USA(poshte)
    un e pata qellimin se ne shqiptaret jemi ne shenjester te armiqeve si serbin,greqin etj
    fati i kosoves dhe i shqipetareve ka me qene si i IZRAELIT
    kur ke armiq plot dije se nuk ek me qene kurr i qete
    edhe nje un jam shqiptar de kisha dashur ti citoj vargjet e A.Z.CAJUPIT
    DOJNI SHQIPERINE
    SI PERENDINE
    nuk kete gje nuk elidha me fe por ti vete me keqkuptove
    un shum teqarte e bera pyetjen
    me ate qka thua ti eshte krejt ok
    edhe nje, e ardhmja nuk eshte nje ceshtje e cila percaktohet nga vet njeriu po nga Dikush tjeter!
    shok,
    nëse unë të keqkuptoj, është se ndoshta je shprehur keq.

    Prej krejt kësaj që ke shkruar mund ta kuptosh se ne shqiptarët vet i kemi fajet për gjendjen tonë të mjerueshme, se gjithmonë lidhim kunxha me ....... dhe pastaj presim të tjerët të na i zgjidhin problemet.

    M'i ke citu vargjet e Çajupit, unë po ti citoj vargjet e Naimit "punë punë natë e ditë, që të shohim pakëz dritë".

    Kur ta kuptojmë rëndësinë e këtyre vargjeve, ndoshta edhe nuk do të varremi shumë nga Amerika e nga Evropë që shekuj me rradhë nuk iu dhimti kryet për gjendjen tonë. Atëherë ndoshta edhe do ta kuptosh se në një mënyrë, vet e përcaktojmë të ardhmen tonë.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e ЯinoR
    Anëtarësuar
    26-11-2004
    Postime
    26
    ok
    tash jam dakort me ate qka thua


    TE PUNOJME SE BASHKU QE TE MOS JEMI TE VARUR NGA DIKUSH
    Ndryshuar për herë të fundit nga ЯinoR : 25-03-2005 më 13:45

  10. #20
    ¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    ~ReLoAd~

    ~ReLoAd~





    ~ReLoAd~

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •