Organizata “Transparency International” publikon raportin vjetor për nivelin e korrupsionit
Shqipëria jashtë ndihmës amerikane
Lista e vendeve që mund të përfitojnë nga “Llogaria e Sfidave të Mijëvjeçarit”. Shqipëria, e eliminuar
Arion Sulo
TIRANE-Niveli i lartë i korrupsionit rrezikon të lërë Shqipërinë jashtë programit të ndihmës amerikane “Llogaria e Sfidës së Mijëvjeçarit”. Edhe pse të dhënat nuk janë zyrtare të administratës së Uashingtonit, por të raportit vjetor të “Transparency International” të publikuar vetëm 48 orë më parë, në listën që shoqëron pjesën e raportit për programin “Llogaria e Sfidës së Mijëvjeçarit”, Shqipëria jepet si vend i eliminuar nga ndihma amerikane për shkak të korrupsionit. Renditja është bërë në bazë të kritereve të grupuara në tre blloqe. Por raporti shprehet se rëndësinë më të madhe në 16 kriteret e ka niveli i korrupsionit. Statusi i veçantë i kriterit të korrupsionit përshkruhet me shprehjen “Bëje ose vdis”. “Administrata akoma nuk ka shpallur vendet e kualifikuara për 2004-ën por tabela e mëposhtme përmban një listë të vendeve të mundshme që mund të kualifikohen. Ajo është ndërtuar duke përdorur një interpretim strikt të procedurave administrative. Duke ju referuar listës e cila do të ndryshojë kur të vendosen datat përpara se të fillojë programi, 11 vende mund të kualifikohen në vitin e parë. Në vitin e dytë numri i vendeve pjesëmarrëse do të ngrihet lehtësisht në 12 dhe vitin e tretë ndoshta mund të futen edhe 6 vende të tjera. Tabela liston edhe nëntë vende të tjera të cilat dështojnë të kualifikohen gjatë tre viteve sepse ato nuk e plotësojnë kriterin e korrupsionit edhe pse mund të kenë kaluar me sukses tregues të tjerë”,-thuhet në raportin e “Transparency International” .
Duke bërë kujdes me renditjen sepse në lojë janë 50 bilionë dollarë për gjithë programin, raporti thotë se këto lista nuk janë zyrtare, por janë të dhënat më të mira jozyrtare dhe janë të vlefshme për vitin e dytë dhe të tretë të programit “Llogaria e Sfidave të Mijëvjeçarit”. Ndërkaq burime zyrtare diplomatike të pyetura dje rreth raportit që e skualifikon Shqipërinë nga lista e vendeve që mund të përfitojnë ndihmën amerikane thanë se “Qeveria amerikane ende nuk ka marrë një vendim për këtë çështje, vendim që pritet të merret për punë muajsh”. Kriteri politik ndërkaq mund të sjellë një përmbysje të situatës në favor të vendit tonë, pasi që pas luftës në Irak marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Shqipëri kanë qenë shumë të mira në këtë rrafsh.
“Llogaria e Sfidës së Mijëvjeçarit”
Është një program i ri asistence i Shteteve të Bashkuara për të huajt, qëllimi i të cilit është të sigurojë shuma të mëdha për një grup të caktuar shtetesh të cilat sipas fjalëve të Bushit “janë duke vendosur drejtësi duke investuar tek njerëzit e tyre dhe duke inkurajuar lirinë ekonomike”. Programi është shumë i rëndësishëm nga vetë përmasat e tij; buxheti vjetor i propozuar prej 55 bilionë dollarë do të rrisë asistencën për të huajt që jep SHBA, afërsisht me 50% dhe përbën rreth 9% të asistencës në të gjithë botën. Programi do të sjellë ndryshime më të mëdha në politikën e asistencës për të huajt të SHBA gjatë 40 viteve të fundit. Administrata amerikane ka propozuar ngritjen e një bashkëpunimi të ri qeverisës i cili quhet “Bashkëpunimi për Sfidat e Mijëvjeçarit” i cili do të menaxhojë këtë program.
Procesi i përzgjedhjes së vendeve
Një nga karakteristikat e programit është që do të fokusohet në një numër të vogël vendesh në të cilat qeveria amerikane beson se ndihma do të jetë efektive. Programi është ndërtuar sipas teorisë “Ndihma shërben më mirë në vendet, qeveritë e të cilave janë të bindura në përdorimin e politikave të zhvillimit dhe ndërtimin e institucioneve të forta”. Kjo ide e ka një sens të dukshëm: ndihma për të huajt duhet të shkojë shumë më shumë në vendet ku qeveritë janë të vendosura të ndërtojnë shkolla më të mira, të krijojnë vende të reja pune dhe të luftojnë korrupsionin sesa në vendet ku ka qeveri të pandershme dhe jokompetente. “Kërkimet e Craig Burnside, David Dollar and Paul Collier të Bankës Botërore kanë provuar një rezultat emipirik për këtë nocion megjithëse të tjera kërkime duhen për të nxjerrë rezultatet më të sakta”,-thuhet në raport.
Raporti thekson se hapi i parë në procesin e përzgjedhjes është të përcaktohet grupi i vendeve me të ardhura të pakta, i cili do të futet në programin e “Sfidave të Mijëvjeçarit”. Administrata ka plane që gradualisht ta zgjerojë numrin e këtyre vendeve në tre vitet e ardhshme. Në vitin e parë vendet që kanë të ardhura më të vogla se 1,435$ për frymë në ditë dhe që janë të besueshme për financime nga Banka Botërore. 74 vende i përshtaten këtyre kritereve. Vitin e dytë numri i vendeve do të shkojë në 87, vitin e tretë në program do të përfshihen edhe 28 vendet që kanë të ardhura për frymë mes 1,435 $ dhe 2,975$ në të gjithë botën.
Kriteret
Administrata amerikane do të përzgjedhë vendet kualifikuese nga këto grupe në bazën e 16 kritereve sasiorë specifikë, të cilët kanë si qëllim të masin qeverisjen me drejtësi ( 6 kritere), investimet për njerëzit (4 kritere), promovimi i lirisë ekonomike (6 kritere). Për t’u kualifikuar një vend duhet të jetë sipër mesit të listës dhe duhet të plotësojë të paktën gjysmën e treguesve në secilën nga kategoritë.
Kriterit të korrupsionit i është dhënë një vëmendje e veçantë. Një vend duhet ta gjejë veten sipër mesit të kritereve të qeverisjes me drejtësi. (të plotësojë tre nënpikat e para të qeverisjes me drejtësi). Asnjë prej treguesve apo kritereve e të tjerë, përveç korrupsionit nuk i është dhënë statusi special: “Bëje ose vdis”. Edhe në qoftë se një vend kalon 15 nga 16 kriteret por dështon të plotësojë kriterin e korrupsionit ai nuk do të kualifikohet në “Strategjinë e Sfidave të Mijëvjeçarit”.
Kriteret për të përfituar nga “Llogaria e Sfidës së Mijëvjeçarit”
I. Qeverisja me drejtësi 6 kritere
II. Investimet për njerëzit, 4 kritere
III. Promovimi i lirisë ekonomike, 6 kritere
Vendet e mundshme për t’u kualifikuar sipas kritereve që ka përdorur administrata e SHBA-së
Year 1: Year 2: Year 3:
Viti I Viti II Viti III (vendet me të ardhura mes 1,435$ dhe 2,975$
Vendet me të ardhura vendet me të ardhura më të pakta
se 1,435$ për frymë në ditë
Më të pakta se 1,435$
Vendet që janë duke u kualifikuar
1. Armenia Armenia Belize
2. Bhutan Bhutan Bulgaria
3. Bolivia Bolivia Jordan
4. Ghana Honduras Namibia
5. Honduras Lesotho South Africa
6. Lesotho Mongolia St Vincent & Gren.
7. Mongolia Nicaragua
8. Nicaragua Philippines
9. Senegal Senegal
10. Sri Lanka Sri Lanka
11. Vietnam Swaziland
12. Vietnam
Të eliminuar për shkak të korrupsionit
1. Albania Bangladesh Romania
2. Bangladesh Ecuador
3. Malawi Malawi
4. Moldova Moldova
5. Mozambique Paraguay
6. Ukraine
Eliminated for statutory
reasons
1. China
2. Syria
Këto lista nuk janë zyrtare, por janë të dhënat më të mira jozyrtare dhe janë të vlefshme për vitin e dytë dhe të tretë
27/03/2004
SHEKULLI
Krijoni Kontakt