------------------------------------------------------------
FIRENCE (31 Mars) - Arratisje spektakolare e 5 te dënuarve shqiptarë nga burgu i Firences. Mbremjen e djeshme, shqiptaret te cilët ndodheshin ne burgun e Soliçianos ne afersi te qytetit te Firences kanë arritur te kalojnë nga pjesa e pasme e burgut, duke u ndihmuar edhe nga jashte. Sipas burimeve policore italiane, midis te arratisurve ndodhen edhe dy te dënuar për vrasje emri i njërit prej te cilëve ështe Dritan Coku, 23vjec. I riu shqiptar ka qënë i denuar me 28-vjet heqje lirie për vrasjen e kryer ndaj shtetasit shqiptar Pjeter Ndoji në Itali. Të arratisurit e tjerë janë Gëzim Prenga, 29 vjeç, Mario Ormani, Altin kola dhe Afrim Sela. Gjithashtu, policia e vendit fqinj nuk ka mundur te ndaloje asnje te arratisur dhe as bashkëpunëtorin e tyre, i cili i ka ndihmuar ata. Dy prej te dënuarve te tjere akuzohen për vjedhje, ndersa i pesti prej shqiptareve për shfrytezim te miturish. Kërkimet për gjetjen e tyre kanë vazhduar gjate gjithë nates, por deri tani nuk ështe bërë i mundur ndalimi i tyre.
------------------------------------------------------------
Krijoni Kontakt