Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389

    Kapitalizmi dhe e ardhmja...

    Ajo qe me shtyu te hap kete teme eshte nje tabllo me te cilen perballem sa here qe shkoj ne shkolle. Pothuajse ēdo dite ndeshem me grupe te rinjsh komuniste qe hedhin parulla ndaj kapitalizmit, imperializmit, Amerikes etj. Asnjehere nuk i kam marre seriozisht dhe kam njefare bindje se ne kete mesele kane dore edhe shtete te huaja, megjithate mendoj se jo gjithēka qe thone eshte thjesht nje mllef ideologjik. Nuk dua te flas shume per ato qe thone, duke pase parasysh se nuk mund te shkeputen nga aktualiteti i ketushem, dhe se nuk i marr si reference, thjesht sa per hyrje.
    Desha te diskutoj me miqte e forumit:
    1) A premton te ardhme sistemi kapitalist per te gjithe njerezimin?
    2) A mendoni se kapitalizmi eshte sistemi me i mire?
    3) A keni ndonje preference tjeter? (po patet me shume mundesi do i mbani per vete se une s'kam gje ne dore )

    Mendoj se diskutime te tilla duan njohuri dhe aty ku do kete ndryshim nivelesh mund te hasemi me ofendime sepse diskutuesit nuk do e kuptojne si duhet njeri tjetrin. Uroj qe keto te jene sa me pak, ose hiē, pse jo.

    P.S. nuk jam komunist

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e abnk
    Anėtarėsuar
    27-07-2004
    Vendndodhja
    Vendi i fundit i lire n'bote, USA
    Postime
    242
    Pothuajse ēdo dite ndeshem me grupe te rinjsh komuniste qe hedhin parulla ndaj kapitalizmit, imperializmit, Amerikes etj.
    Shkelzen,

    Nuk je tue thane gja t're. Kta njereze (qi jane oh sa toleranta) asht mire me i cue me jetue n'vende socialiste (meqi sot nuk ka vende t'mirefillta komuniste) e me i lane me e provue jetesen aty. Dicka qi m'ban pershtypje asht se nuk jam tue pa njerez tue i hype avionave e tue ike prej Ameriket, si thane nqs kishte me fitue Bushi. Megjithate nuk po dal ma jashte temet.

    Marksi ka thane se nji dite tane bota ka me u kthye n'komunizm. Me t'thane t'drejten, nuk ma merr mendja se ka me ndodhe ndonjihere. Komunizmi ka marre fund e dashte pa dashte edhe vendet socialiste (dikur komuniste) po anojne drej kapitalizmit. Pyet Sam Walton.
    Defend the second amendment

  3. #3
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Historikisht, kapitalizmi ka lindur nė vendet ku kishte njėfarė demokracie (edhe pse nė mbretėri siē Franca dhe Anglia), ose mė mirė aty ku vlera individuale printe mbi atė kolektive.

    Por fjala kapitalizėm vjen nga fjala kapital, e cila nėnkupton ēdo pasuri e tillė qė ajo nuk shėrben pėr konsumimin e menjėhershėm, por ėshtė e destinuar pėr t'a kthyer prodhimin e pasurive mė tė bollshėm apo mė tė lehtė. Duke e parė nėn kėtė kėndvėshtrim, mund tė themi se edhe socializmi mbėshtetet mbi kapitalin (pavarėsisht nga ndryshimi i shpėrndarjes sė kėtij kapitali). Pra problemi kthehet nė studimin e mėnyrės sė shpėrndarjes sė tė mirave materiale.

    Socializmi, duke patur si qėllim tė fundit komunizmin, tenton drejt njė shpėrndarje sa mė tė barabartė tė kėtyre tė mirave, pavarėsisht dallimeve objektive qė ekzistojnė ndėrmjet njerėzve. Pra socializmi tenton tė kthejė tė barabartė atė ēka nuk ėshtė e barabartė. Komunizmi, me qėllimet e vėna vetes, me zhdukjen totale tė tė gjitha dallimeve, e sheh arritjen e vet nėpėrmjet luftės sė klasave. Mirėpo, komunizmi deklaron qė njė ditė bota do tė jetė njė internacionale. Por, pėrse duhen pra tė gjitha ato viktima tė pafajshme kur sipas tij, ky pėrfundim ėshtė i pashmangshėm ? Kėtė, komunizmi nuk n'a e thotė. Nėn pretekstin e lumturisė pėr tė gjithė, ai u heq lumturinė njė pjese tė shoqėrisė. Pėrveē qė ai ėshtė vrastar, ai ėshtė edhe cinik, sepse kėtė ai po e bėn gjoja pėr tė mirėn tėnde.

    Dihet se demokracia ėshtė regjimi mė i keq i nevojshėm. Sepse, edhe nėn demokracinė, ka shtresa tė tėra popullsie te cilat ndihen si tė dorės sė dytė. Sepse kapitalizmi, sipas teorive tė majta, tenton tė kthejė tė pabarabartė ato qė janė tė barabartė, njerėzit. Shumė shtete tė pasura europiane, nordike psh, kanė bėrė njė lloj shartimi ndėrmjet kapitalizmit dhe socializmit (siē dhe ato e quajnė : kapitalizėm me fytyrė njerėzore). Megjithatė, kapitalizmi mbetet baza e shoqėrive moderne, sepse ky kapitalizėm bazohet nė iniciativėn e lirė, pra tek liria e njeriut

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Postime
    1,466
    Citim Postuar mė parė nga [xeni]
    Ajo qe me shtyu te hap kete teme eshte nje tabllo me te cilen perballem sa here qe shkoj ne shkolle. Pothuajse ēdo dite ndeshem me grupe te rinjsh komuniste qe hedhin parulla ndaj kapitalizmit, imperializmit, Amerikes etj. Asnjehere nuk i kam marre seriozisht dhe kam njefare bindje se ne kete mesele kane dore edhe shtete te huaja, megjithate mendoj se jo gjithēka qe thone eshte thjesht nje mllef ideologjik. Nuk dua te flas shume per ato qe thone, duke pase parasysh se nuk mund te shkeputen nga aktualiteti i ketushem, dhe se nuk i marr si reference, thjesht sa per hyrje.
    Desha te diskutoj me miqte e forumit:
    1) A premton te ardhme sistemi kapitalist per te gjithe njerezimin?
    2) A mendoni se kapitalizmi eshte sistemi me i mire?
    3) A keni ndonje preference tjeter? (po patet me shume mundesi do i mbani per vete se une s'kam gje ne dore )

    Mendoj se diskutime te tilla duan njohuri dhe aty ku do kete ndryshim nivelesh mund te hasemi me ofendime sepse diskutuesit nuk do e kuptojne si duhet njeri tjetrin. Uroj qe keto te jene sa me pak, ose hiē, pse jo.

    P.S. nuk jam komunist
    xeno te kuptoj komplet nga vjen. Ne shume klasa qe kam pasur kam hasur te njejten njerez, dhe gjithmone kam debatuar me ta ne anen qe ata nuk e dine komunizmin ne praktike se nuk kane jetuar. Por kritika e tyre ka shume baze. Fatkeqsisht kritika me e mire e kapitalizmit eshte libri i Marksit, dhe sic e pame komunizmi falimentoi. Kam lexuar per ca teori qe mund ta zevendesojne kapitalizmin por nuk mu duken shume te menduara thelle (si mbaj mend emrat).

  5. #5
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anėtarėsuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Postime
    1,042
    sigurisht kapitalizmi eshte e ardhmja se e pame vete personalisht po dhe historia e tregon.sa per ata qe i thurin lavdi komunizmit e drejta e tyre kapitalizmi e lejon nje gje te tille...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mateo
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    united kingdom
    Postime
    286
    Cdo sistem e ka nje krize e cdo krize e ka nje zghjidhje, sistemi komunist mbaroi se i erdhi fundi, mos dhe kapitalizmit do ti vjere fundi,a mos valle amerika dhe anglia do ta zevendesojne me nje sistem tjeter qe tiu interesoje ketyre te fundit....

    history will judge that
    mateo

  7. #7
    Lady Kad Maska e gurl
    Anėtarėsuar
    29-10-2003
    Vendndodhja
    Pineal Gland
    Postime
    347
    Njeriu eshte i etur per pushtet dhe kete pushtet eshte ne gjendje t'ia japi vetem kapitalizmi, i cili eshte i afte te krijoje iluzionin e demoracise, duke bere masen te lumtur dhe arritur pushtetin e kerkuar.

Tema tė Ngjashme

  1. Evropa dhe Islami: pėrvojat e pėrbashkėta dhe e ardhmja
    Nga Sabriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-04-2009, 03:45
  2. Evropa dhe Islami: pėrvojat e pėrbashkėta dhe e ardhmja
    Nga Florim07 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 16:51
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 09:06
  4. Amerika, kjo shoqėri qė sheh nga e ardhmja
    Nga Brari nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-05-2006, 06:09
  5. SHQIPERIA ....e ardhmja pesimiste!!!
    Nga tani_26 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-05-2004, 06:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •