Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 16 prej 16
  1. #11
    i/e pa regjistruar Maska e miri
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    My HeArT iS yOuRs...YoUr MinD iS mInE...!
    Postime
    300
    Citim Postuar mė parė nga Kleitus
    Po e filloj nga fundi se duket qe ajo qe te pengon te shohesh nuk eshte inteligjenca por paragjykimet qe ke. Un nuk gjykoj ate qe ka inteligjence se nuk me ka vendosur njeri dhe nuk me ka dhene njeri te drejten te gjykoja inteligjencen. Kur vjen puna tek paragjykimet ajo eshte tjeter gje. Ruset mund te jene kriminele, sllav te ndyre, etj etj por sidoqofte ato kane nxjerrur kokat me te medha te koherave moderne, nga letersia me Dostoyevskin e Tolstoin e deri tek shkencat me Llobachevskin, Chebyshevin etj. Vetem se nje shekull e ca me pare nuk ka patur nobele nuk do te thote se dikush qe fiton cmimin per letersine ose shkencen paska qene me i mire se dikush qe gati 800 vjet me pare ne Krakow formulonte ligjet e universit, ose dikush tjeter ne Cambridge apo Leibzig bente teorirat moderne mbi ligjet e fizikes nderkohe qe MIT-i as nuk kishte mbire.

    Nuk e ben shkolla njeriun, por njeriu ben shkollen. Jane me mijera njerez nga sistemet "lindore" perfshi dhe shqiperine qe neper shkolla jane te paret. Shiko listen e personave qe kane marre dipllome nga MIT-i dhe do shekosh se sa jane Ruse, Polake, Ceke, Ukrainas etjere. Ne lindje nuk behet 3 muaj shkolle, 1 muaj pushim, 3 muaj shkolle, por behet shkolle gjith vitin ne Universitet, dhe njeriu qe del nga ato shkolla nuk eshte thjeshte nje person i fokosuar ne disiplinen e caktuar qe mbaron, por ka nje formim kulturor te pergjithshem. Fatkeqsisht ai sistem u shkaterrua nga perendimi, ashtu sic u shkaterrua me pare dhe sistemi gjerman i gjimnazit, sespe mendoheshe se kultivonte "monstra" te vetmuar (Nietzsche,Heiddegger,Wittgenstein etjere). Keta "monstra" sot mbushin librarite boterore.

    Eshte e rrezikshme shume kur njeriu nuk ka kulture te pergjitheshme. Neser pasneser e gjithe bota duhet te behet "update" me te rejat e fundit ne shkence, ose pastaja jemi perseri ne piken e lashtesise kur njohuria mbetet ne rrethet e prifterinjeve. Meqe erdhem tek lashtesia, nuk ka dal akoma ai bir njeriu qe te deshifroje misteret e piramidave, si jane ndertuar, pse jane ndertuar ne ate menyre, e shume mistere te tjera qe kane habitur jo kokat e nobeleve, por kokat e njerezimit nga Plato, Euklidi, Aristoteli, e deri ne kohet moderne.

    Ku dua te dale ? Un pelqej ate qe eshte ne gjendje te shkruaj libra per homotopine bie fjala qe te jene mundesisht te kuptueshme per te gjithe. Besoj se njerezit kane nje potencial te caktuar, dhe se MIT-i eshte thjeshte nje zgjedhje nga mijera te tilla ku mund te merret dija. Urrej ato qe me pompozitet hiqen si me te miret kur ato qe shkruajne nuk jane te veshtira sepse nuk i kupton dot nje person i thjeshte, por sepse nuk dine t'i shkruajne. Ti thua kokat e njerezimit ato qe marrin nobela ?

    Duhet te shohesh me me kujdes boten qe te rrethon, dhe do shohesh se ti si individ, si shqiptar je shume me siper se shume te tjere ne ato shkolla. Jo per te treguar supremacine rracore, por thjeshte nje fakt, qe nuk bazohet eskluzivisht tek inteligjenca, por tek kultura, zakonet, morali, dhimbja shekullore qe eshte tek te gjithe ne etjere. Nje nga personat qe zgjidhi nje nga teoremat e pazgjidhshme te Fermatit, e kyci veten per 8 vjet ne cati, dhe fatkesisht nuk u be "medalist i arte"(nje cmim qe jepet nga matemacienet per ata qe arrijne dicka para moshes 40 vjec ne mos gabohem- ky eshte kriteri). Sidoqofte ai provoi nje teoreme qe asnjeri nga ata nobelista nuk e provoi.

    Nuk eshte shkolla me shume se sa esht emri qe te jep prestigjin. Si individ mund te zgjedhesh emrin, pra emrin e shkolles dhe te vazhdosh te flasesh me keto tone, ose ta gjesh prestigjin me nje rruge tjeter edhe sikur te kesh mbaruar nga ajo shkolle. Vec, prestigji esht dicka qe nuk fitohet me kater vjet shkolle, por me nje jete te tere, qe nuk perfshin vetem kerkimet specifike, por dhe karakterin e dikujt ne shoqeri, ne marredhenie me njerezit, me origjinat e tije, ne rrespektin qe gezon dhe qe jep.

    Gezuar gjithashtu.

    Kleitus,
    Nuk po te mohoj se MIT ka qene shkolla me e mire nder shekuj. Pajtohem me ty se kur Cambridge dhe Oxford dhe shume universitete europiane jane themeluar Amerika nuk ishte Amerike.
    Sot per sot po flasim MIT eshte nje nder shkollat me prestigjoze ne bote. Te pakten duke u bazuar ne statistikat qe jep shkolla. Une njoh dhe nxenes qe jane pranuar ne MIT dhe e kane lene shkollen, pa marre diplome sepse aq ua ka prere truri. Por nese mua personalisht do me jepej mundesia te studioja per studime pasuniversitare ne MIT, nuk do ta mohoja ne asnje menyre sepse ka laboratoret dhe kushtet qe asnje shkolle tjeter nuk mund ti afroje ne inxhinieri.
    Gjithashtu varet se cfare lloj inxhinieri duhet te studiosh. Shkenca pastaj eshte dicka tjeter sidomos ajo teorike sic jane shumica e Ruseve ose Gjermanet qe i vendosen themelet fizikes berthamore dhe asaj qe quhet "quantum physics". Ato shkencetare nuk kane nevoje per laboratore te perparuara apo per teknologji te koheve moderrne, pervec imagjinates. Shumicen e rasteve analizat matematike behen nga njerez te tjere. Por qe te jesh nje inxhinier i mire atehere duhet te jesh praktik, dhe praktika ushtrohet ne laboratore kur nuk ke mundesi te punosh ne kompani prestigjoze.

    Pershendetje.
    Goodbye DEBUG, hello reboot...

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    Eshte e vertet Mass. Inst. of Tech. eshte shkolla me emir e inxhinieris dhe shkencave ne shba, ka dhe te tjera si ucla at berkley, princeton caltech etc, por MIT ka ka fatin te ndodhet ne ameriken veri lindore qe eshte dhe pjesa me e zhvilluar e vendit keshtu qe ka me teper prioritet. pothuaj te gjith njerzit qe hapin kompani apo te tjer qe behen te sukseshem i kontribojn me shuma te medha per shkollat ku kan qen prandaj mit eshte e forte dhe financiarisht. Arsyeja tjeter eshte se gjendet ne cambridge qe megjithse vetem harvard bridge e nga nga boston eshte si nje shtet tjeter. Cambridge eshte qender e farmaceutikes dhe fabrikave qe prodhojne gjera teper te specializuara, keshtu qe ve cambridge town eshte nje laborator i madh per MIT.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e gocpersmari
    Anėtarėsuar
    22-11-2003
    Vendndodhja
    Boston, U.S.A
    Postime
    135
    Guys, MIT is the best, even better than harvard...or other internationally acclaimed schools for that matter...
    I like nothing but the truth
    Socrates

  4. #14
    i/e pa regjistruar Maska e miri
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    My HeArT iS yOuRs...YoUr MinD iS mInE...!
    Postime
    300
    Citim Postuar mė parė nga gocpersmari
    Guys, MIT is the best, even better than harvard...or other internationally acclaimed schools for that matter...
    We were looking for a lady to get envolve and approve our opinions
    Goodbye DEBUG, hello reboot...

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e gocpersmari
    Anėtarėsuar
    22-11-2003
    Vendndodhja
    Boston, U.S.A
    Postime
    135
    Citim Postuar mė parė nga miri
    We were looking for a lady to get envolve and approve our opinions
    Thnx, I am telling the pure truth u know. MIT is a universal repository of research and studies, and no school has surpassed its success in the matter
    I like nothing but the truth
    Socrates

  6. #16
    Armandoboni.com Maska e White_Shadow:)
    Anėtarėsuar
    28-02-2005
    Vendndodhja
    Duke ikur ne hene per te dale nje xhiro nga MArsi me EMInene
    Postime
    248

    Talking hehehe

    Prsh...
    Kur e pashe kete teme ( MIT) mendova se behesh fjale per inteligjencen turke,sic eshte CIA poru gabova....
    e nejse ....

    flm per linkun...do na hyje ndonjehere ne pune


    bye

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Si ju duket Qendra e Tiranes?
    Nga Enri nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 25-11-2011, 09:25
  2. Brezovica - Qendra e Skijimit
    Nga dodoni nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-04-2006, 05:07
  3. Qendra Teatrore per Femije ne Shkup
    Nga StormAngel nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2004, 12:08
  4. Qendra Kombetare Kinematografike
    Nga Fiori nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-09-2002, 01:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •