Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10

Tema: Ajsbergu Gri

  1. #1
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028

    Ajsbergu Gri

    - AJSBERGU GRI

    Jam nė atė moshė kur me pak pėrpjekje kuptoj se nganjėherė kam ca gjėra tė pėrbashkėta me njerėzit.Pėrvec anatomisė dhe gjenetikės,janė edhe disa arėsye tė tjera qė ma pėrforcojnė kėtė ide.Unė ec cdo ditė nė tė njėjtin bulevard ku shėtisin me mijėra tė tjerė,dėgjoj shpesh tė njėjtat melodi qė iu pėlqejnė edhe tė tjerėve,ha ushqime tė njėjta me ta.Gjithashtu pėrdor tė njėjtėn letėr higjienike si pjesa dėrmuese(dhe e dėrmuar) e njerėzve dhe ajo qė ėshtė mė kryesorja,kurrė nuk mė shkon ndėrmend qė 1+1 nuk bėjnė 2,fakt ky nga i cili besoj se fillojnė gjysma e fatkeqėsive tė kėsaj bote.
    Kundėr dėshirės sime sot do tė pėrpiqem tė mos shkruaj mbi njerėzit qė, ta themi midis nesh,nuk i honeps fare.Pėr praninė e tyre kam nevojė vetėm nė rastet kur dua tė ndjehem i vetmuar.Shpesh futem midis tyre dhe si me magji e ndjej qė rrethohem nga njė ndjenjė e mrekullueshme vetmie,shumė mė e admirueshme se ajo e Robinsonit.A ju ka qėlluar ndonjėherė tė sodisni pėr disa minuta kalimtarėt nėn dritaren tuaj?Po tė pėrqėndroheni pak mbi atė turmė laramane dhe po tė jeni disi tė ngeshėm ,do ta kuptoni se sa qesharake dhe poshtėruese ėshtė tė jesh njė nga tė turmės,njė i nėnshtruar i ritmit idiot qė karakterizon zakonisht turmat .Java e njė turme fillon me entuziazem(sigurisht tė hėnave),vashdon(zakonisht tė enjteve) me devocion dhe pėrfundon ėeek-end-eve me mjerim tė plotė.
    Vitet e vetmisė midis njerėzve mė kanė mėsuar dy gjėra pėr ata dhe pėr vetveten’i urrej si turmė dhe tė mos i urrej si individė.Torturohem keqazi kur,fjala vjen,ndodhem nė shoqėrinė e disa vajzave dhe djemve llafazanė qė flasin e flasin pėr orė tė tėra,pa harruar tė qeshin tė lumtur pėr bukurine e tyre,pėr dhėmbėt e bardhė e tė bukur,pėr trupat e tyre aq sexy nėn fustanet e ngushta dhe gjysėmtransparente.Me pak inteligjencė e kuptoj qė nė tė vėrtetė janė tė shėmtuar sapo dėgjoj bisedėn e tyre mburravece dhe kotėsinė e qėllimit tė saj.Pėr mua,momentet kur gojėt e tyre nisin tė flasin ėshtė momenti mė sublim:nė ato caste ndjej gravitetin e vetmisė sime tė mė tėrheqė thellė nė universin tim,atje ku veprojnė tė tjera ligje,tė papėrsėritshėm,ligjet e mija.
    Biseda e tyre e mėrzitshme mund tė zgjasė dy orė.Po aq zgjat edhe fluturimi im nė universin tim magjik.me t’u ndėrprerė biseda e tyre,me njė shpejtėsi marramendėse unė kthehem nga universi im midis tyre dhe me pak,fare pak pėrpjekje e ndjej se nė tė vėrtetė kur gojėt i kanė tė mbyllura nuk janė edhe aq tė shėmtuar.Dhe kur ndodh kjo mund tė ndodhė edhe ajo tjetraėshoj ndonjė vėshtrim mbi ndonjė gjoks tė spikatur nėn njė kėmishė apo mbi dy kofshė te hatashme qė mbulohen dhe zbulohen njėsoj nga minifundi i ngushtė.Nė caste tė tilla,si pėr tė mė bindur edhe njė herė,se sidoqoftė kam disa gjėra tė pėrbashkėta me njerėzit,organi im reagon me kryenecesi,here-here duke kapėrcyer edhe barrierėn e bezdisshme tė llastikut tė mbathjeve.Nė fakt do tė ishte dicka mė humane e mė demokratike sikur tė mos vishja fare mbathje,ashtu sic bėj atje,nė universin tim,ku trupi dhe shpirti me njė lakuriqėsi tė pėrkryer ndjellin njėri-tjetrin,lodrojnė e pushojnė nė qendrėn e trupit tim,pikėrisht atje ku duhet tė fillojė demokratizimi i lartpėrmendur.Nejse.
    Prej kohėsh jetoj nė shoqėrinė e kėndėshme tė dėshirave dhe mosdėshirave tė mia,tė sukseseve dhe dėshtimeve.Suksesi im mė i madh ėshtė vetmia.
    Nė ditėt tona vetmia e vėrtetė ėshtė privilegj qė pak qėnje e arrijnė kur dhe sic duhet.Sepse ka dy lloj vetmish,njėra-ajo e madhja,e vėrteta,ku ti ndjehesh zot i heshtjes,qetėsisė,i tingėllimės sė vetvetes pas mureve tė ashpra e tė pasuvatuara tė shpirtit,tingėllimė qė krijon hymnin e shpirtit,hymn qė nuk kėndohet,por qė rėnkohet nė tonalitete rebele ku kėnga nuk arrin pothuajse kurrė.Kėtė lloj vetmie nuk mund tė m’a cėnojė askush,qoftė kjo edhe vetmia e pėrkohėshme e ndonjė krijese flokėgjatė e pasionante qė fati apo rasti e pėrplasin pėr pak caste nė universin tim.Kjo jo pėr mungesė mikpritjeje,por thjeshtė njė mbrojtje instiktive pėr tė mos u zhgėnjyer mė pas…
    Ekziston edhe ajo vetmia tjetėr,e vogla,qė mė zė shpesh nė shoqerinė e tė tjerėve.Ėshtė e vogėl pėr arėsye se e vogėl ėshtė edhe koha qė unė vė nė dizpozicion tė tė tjerėve.Ėshtė nderi mė i madh dhe i vetėm qė mund t’u bėj njerėzve.Jo se nuk dua,por se nuk mundem.Pėrndryshe do tė vetėasgjėsohesha sė bashku me universin tim ku gjithshka lind,jeton dhe vdes vec pėr mua.Aty jam unė Krijuesi dhe i Krijuari,vrasėsi dhe i vrari,dashuria dhe urrejtja.Tėrė kėto gjėndje tė kundėrta tek unė ndodhin njėkohėsisht e pėrsosmėrisht.Si njė lloj simbioze,njė luftė-paqe gri si muzgu, e vendosur me dėshirėn time nė kundėrshtim tė plotė me kėnaqėsinė time.Dicka anormale?Sigurisht.Ėshtė thjeshtė dicka anormale dhe pikėrisht ky anormalitet mė jep kėnaqėsinė e tė qėnurit ndryshe,”anti” apo “alter”.
    Nuk e di se si do tė shkonte jeta ime sikur pėr njė cast ta humbisja kėtė anormalitet.E pėrfytyroj se si do tė katandisesha.Njė njeri i rėndomtė nga tė turmės sė lumtur e hokatare,d.m.th. njėri nga ata-njerėzit.A ka ofendim mė tė madh se sa tė jesh(pėr shembull) me dy miq (njė nocion tashmė dalėboje) e tė tė takojė dikush tjetėr qė pas ndarjes nga ju do t’i thoshte tė shoqes nė shtėpi:”Isha me 3(tre) tė njohur” duke tė kthyer lehtėsisht nė njė numėr:1+1+1 baras 3.
    Dėshpėrohem kur njerėzit mundohen tė maskojnė alter egon e tyre(sigurisht kur e kanė njė tė tillė). Alter ego-ja e pashprehur kurrė bėn pjesė nė kodin gjenetik tė hipokritėve.

    Vetvetja ime.Fillon kudo nė trupshpirtin tim,pėr tė vazhduar mė pas tek pėrshtypja(shpesh e pakėndėshme) qė u lė njė kategorie njerėzish prania ime e pėr tė pėrfunduar mė pas me njė gjėndje atipike qė e dua dhe e kuptoj vetėm unė.Kjo gjėndje e rrallė s’ėshtė gjė tjetėr vecse ajo qė matematikisht shprehet me “shumėzim i botės me zero”.(Nė fakt mė vjen shumė keq qė e vė zeron(0) e sinqertė dhe tė pafajshme nė marrėdhėnje me botėn dhe njerėzit qė s’e meritojnė aspak kėtė nder.Numri zero ėshtė i vetmi numėr qė nuk mė bezdis…).

    Gjėja e parė qė bėj me t’u zgjuar ėshtė tė siguruarit e vetvetes.(Sigurisht jo tek Sigal apo Atlantik!).Me fjalė tė tjera,sapo hap sytė shoh tavanin e bardhė,perden plot me kubizma gri e tė zinj,komodinėn,abazhurin nė tė majtė,pantoflat e kthyera pėrmbys pranė shtratit.Pastaj nė njė stad tė dytė vėshtroj mbathjet e hedhura shkujdesur nė fund tė shtratit dhe nė kėtė cast e kuptoj qė jam fare lakuriq.Pasi hedh njė sy tjetėr, disi mė tė vėmėndėshėm, nė tėrė trupin tim,(sidomos nė gjenitalet e nė zonėn pėrreth tyre),e marr me mend qė ato shenja mavi aty-ketu m’i ka lėnė Klara qė mesa duket po fle akoma si njė qingj pranė meje me kurrizin kthyer nga une…
    Keni tentuar ndonjėherė tė mblidhni copat e vetvetes?Apo nuk e kuptoni se c’do tė thotė kjo fjalė?Natyrisht qė nuk e kuptoni, sepse JU dhe UNĖ ndryshojmė edhe nė kėtė pikė.
    Nė momentin e zgjimit unė bindem qė po zgjohet njė krijesė disi e vecantė, e pėrbėrė nga qindra copėza jetėsh dhe vdekjesh,tė shpėrndara kudo rreth meje dhe rreth pjesės tjetėr tė botės tė cilat duhet tė mblidhen domosdoshmėrisht sic ishin nė momentet kur ndodhin kėto jetė dhe vdekje,dicka si njė degjenerim rigjenerues i qėnjes sime.
    Unė nuk marr jetė nga jeta e tė tjerėve,por nga vdekjet e mia qė janė tė panumėrta sepse tė panumėrta janė edhe momentet kur qėnja ime(planeti) dhe vetvetja(atmosfera ime) bien nė kontakt me reston e botės.Ec nė rrugė dhe papritur syri im padashje vėshtron njė krijesė tė rėndomtė njerėzore qė ecėn pėrkrah meje si teveqel.Ky vėshtrim nė kodin tim quhet vėshtrim i vdekur.Ėshtė detyrė i imja ta ringjall.Ringjallja e atij vėshtrimi tė shpenzuar kot,(besoj se biem dakort qė cdo gjė e shpenzuar kot ėshtė vdekje),realizohet duke kaluar nėpėr disa filtra si ai i neverisė,i pėrcmimit,i urrejtjes,i injorimit dhe sė fundi i “shumėzimit me zero” tė shkaktarit teveqel tė vdekjes sė vėshtrimit nė fjalė.Kur ai vėshtrim kthehet pėrsėri nė syrin tim,i filtruar e pa asnjė gjurmė tė pjesės tjetėr tė botės,(tė cilėn unė natyrisht e pėrcmoj),atėhere unė e vendos atė nė rradhė,diku prapa syrit tim,ndoshta shumė afėr vendit ku zakonisht ndodh ngrysja e vetullave(nga ana e pasme e padukshme).
    Aty ai (vėshtrimi) mund tė jetė nė shoqėrinė e heshtur,por tė vėrtetė tė disa vėshtrimeve tė tjera tė reanimuar pas pėrballjes me ndonjė buzėqeshje hipokrite apo me ndonjė shenjė tė moralit njerėzor.Sa do tė qėndrojė nė pritje?Zakonisht vėshtrimet e syrit janė tė destinuar pėr vdekje dhe ringjallje tė vazhdueshme.Jane BREZI I SIGURIMIT tė qėnjes sime,janė bodigardėt e mi,kamikazėt e vetėm qė ringjallen.(A nuk ishte edhe Jezui njė kamikaz i tillė?).Ata vdesin dhe ringjallen me qindra herė brenda njė dite.
    Ndryshe ndodh me vėshtrimet e shpirtit.Ato nuk vdesin kurrė,sepse ato nuk kanė aspak funksion mbrojtės tė qėnjes sime edhe sepse nuk iu shkon pėr shtat uniforma dhe disiplina ushtarake.Ato janė vetė qėnja ime e transformuar mrekullisht nė dicka tė lartė,pothuajse hyjnore,qė askush nė botė nuk mund ta kuptojė.Ky fakt mė bėn tė lumtur.
    Vėshtrimet e shpirtit tim kalojnė vec nėpėr njė filtėr,nė atė tė admirimit.Nė shpirtin tim cdo cast i ngjan njė ceremonie kulti ku hyjnizohen ato gjėra qė e plotėsojnė kėtė shpirt dhe sigurisht unė adhuroj gjithshka qė ka lidhje me shpirtin tim.
    Kėshtu pra,cdo mėngjez,mė saktė,nė cdo zgjim, nis tė mbledh dhe tė rimbledh vetveten.Njė copė e gjej te mbathjet e nėpėrkėmbura(njė copė e mirė vetveteje!),disa pjesė tė tjera te tavani i bardhė(qė nuk e fus te pjesa tjetėr e botės),dicka tjetėr tek tavlla e cigareve gjithmonė plot me hirin e pashkundur tė natės sė shkuar.Deri nė kėto momente kam siguruar aq vetvehte sa mė nevojitet pėr tė kuptuar se ku ndodhem.Nė dhomėn time.Kėrkoj akoma.Dua tė siguroj sa mė shumė vetvete qė tė jetė e mundur.Dua qė nė castin kur do tė ndez njė cigare,i ulur lakuriq nė njėrin nga kolltuqet e mi e me vėshtrimin nga ardhmėria e ditės sė re, (qė unė e konceptoj si njė vėshtrim tė pėrhumbur mbi kubizmat gri tė perdeve),vetvetja tė jetė e gatėshme pėr momentin sublim kur unė them fjalėn magjike:”Universi ka dy pjesėnė dhe pjesa tjetėr e tij!”.Pas kėtij casti sublim unė jam i gatshėm pėr tė jetuar dhe vdekur ditėn time 24 orėshe(dhe jo 24 karatėshe) sa mė thjeshtė tė jetė e mundur.Meqė ra fjala te thjeshtėsia e jetės dhe e vdekjes,kam njė aftėsi pothuajse tė lindur pėr ta perceptuar si tepėr tė thjeshtė dhe tė natyrshme edhe gjėnė mė tė ndėrlikuar e tė pazakontė.Pas kėtij casti sublim unė jam nė gjendje tė pėrballoj tėrė sulmet qė krijesat ordinere-njerėzit- mund t’i bėjnė qėnjes sime me armėt e tyre tė sofistikuara si buzėqeshjet,puthjet,lotėt,miqėsitė dhe mirėsjelljet.
    Dikur,vite mė parė,nuk isha edhe aq i padėmtueshėm nga armėt e lartpėrmendura.Mbaj mend njė herė kur vetėm pėr hir tė njė puthjeje tė dhėnė njė natė gushti,unė humba pothuajse plot 6 vjet tė jetės sime…mes puthjesh,seksi, dashurish,xhelozish dhe urrejtjesh tė mjaftueshme pėr tė thinjur njė dyzinė tė porsalindurish tė pafajshėm.
    Megjithatė ,ato 6 vjet mė mėsuan gjėra tė thjeshta,tepėr tė thjeshta.Shpesh dashuria dhe urrejtja veshin tė njėjtin petk tė pudrosur me njė neveri gri,bijė legjitime e njė nate epshore midis kujtimit dhe harrimit mbi njė shtrat mashtrues ėndėrrimi…
    Nė ata 6 vjet e kuptova mirė se sa i fortė duhet tė jesh pėr tė pėrballuar tundimet,nga mė tė ultat e deri te ato hyjnore,tė pėrballosh njė hapje shalėsh nga gruaja e mikut tėnd,tė mos vrasėsh dashnorin e gruas tėnde,tė kujdesesh pėr jetėn e gjyshit nėntėdhjetėvjecar vetėm e vetėm qė ti tė jesh trashėguesi i pasurisė sė tij,tė hiqesh si besimtar fanatik vec pėr hir tė njė putane greke qė edhe mes orgazmave tė bordellit pėshpėrit lutjen e mbrėmjes…Nėse do tė vazhdoja listėn e gjatė tė tundimeve,besoj se do tė ishte mė e udhės tė hipja mbi njė gjysėmdrejtėz nė kėrkim tė skajit tjetėr…
    Sa herė qė jam i detyruar tė hyj nė marrėdhėnje me njerėzit(dhe kjo ndodh cdo ditė),ndjej qelbėsirėllėkun e shoqėrise tė mė pėrmutė me njė erė mė tė padurueshme se vetė muti i njė zboristi diku nė llogore…(Meqė ra fjala,a mendoni vėrtetė se keni mė shumė vlerė se muti juaj?)

    Zakonisht kur jam nė shtėpi dhe kur nė trurin tim nuk ka ndonjė ngacmues pėr tė shkruajtur,unė sjell ndėrmend gjėra qė me pak durim dhe pėrpjekje mund tė bėhen realitet.Kėshtu pėr shembull,nėse do tė trokas nė portėn e fqinjės pėrballė e di qė dy minuta pasi ajo tė mė ketė hapur derėn,unė do tė jem nė krahėt e saj tė ngrohtė nė njė pėrqafim nga ata qė mbarojnė vetėm atėhere kur njeri ndjen nevojėn e tė zhveshurit ose kur tjetri pėrvėlohet nga dėshira pėr t’i thjeshtuar mė shumė gjėrat qė aq shpesh komplikohen para njė shtrati tė huaj…Do ta pėrkėdhel nė gjinjtė e fryrė dhe nė trekėndėshin e leshtė pubik,ndėrsa ajo do tė mė “kundėrshtojė” sic kundėrshtojnė zakonisht bashkėshortet e pabesa:do tė perplaset mbi shtrat bashkė me mua dhe pasi tė hajė “tegelin” do tė mė pėrgatisė njė kafe tė ngrohtė me qumėsht e do tė nisė tė shajė bashkėshortin e saj.Kurrė s’i kam kuptuar gratė nė kėtė pikė.Mirė qė e tradhėtojnė burrin e tyre,po c’kanė qė e shajnė tė shkretin?
    Kam frikė se do ta kem mė tė madh se i shoqi i saj dhe nė kėtė mėnyrė do t’i jap fqinjės sime njė argument mė shumė pėr tradhėtinė e saj.Megjithėse edhe mė tė vogėl sikur ta kem,jam i sigurtė qė ajo do tė kėmbėngulė se i tė shoqit ėshtė mė i vogėl.E tmerrshme!Hidhen poshtė 10 vjet martesė pėr njė centimetėr mė shumė!!!
    Njė ide tjetėr qė mė gudulis mėngjezeve ėshtė edhe vizita tek shtėpia e njė mikut tim.Nė fakt aty tani banon vetėm e shoqja.Ai vetė punon prej njė viti jashtė shtetit.Ajo ėshtė tepėr sensuale dhe me tė vėrtetė kam dėshirė ta fus nė shtratin tim,por kjo dėshirė mė fashitet me tė kujtuar mikun tim qė nuk e meriton aspak kėtė tradhėti tė dyfishtė.Megjithatė ekziston njė lojė erotike midis nesh.Cdo mbrėmje ajo mė telefonon dhe nėse unė jam fillikat nė shtėpi,nis menjėherė njė dialog erotik me fjalinė time tė preferuar:”Cfarė ke veshur tani?”.Ajo zakonisht pėrgjigjet:”Jam fare lakuriq…”.Mė vonė,kur rastis tė shihemi rrugėve tė qytetit takohemi e flasim si tė mos ketė ndodhur asgjė.Nė fakt asgjė nuk ka ndodhur.Megjithatė mė torturon mendimi qė asaj ia ka qejfi me mua,njė qejf i paracaktuar pėr tė precipituar nė linjėn telefonike.Njė natė para se ta mbyllnim teleseksin tonė e pyeta”Si ndjehesh tani?”. ”Mė duket se abortova…” m’u pėrgjigj.
    Ndoshta edhe miku im di dicka pėr simpatitė tona,por pėr arėsye qė i pėrkasin vetėm atij,tregohet tolerant.Ndoshta ėshtė thjeshtė njė lloj dėmshpėrblimi qė ai mė bėn mua: Klara ka qenė e dashura e tij pėr njė vit rresht nė rininė e saj tė hershme.
    Na ka qėlluar shpesh tė darkojmė sė bashku nė shtėpine time apo tė tyren.Kemi qenė tepėr tė lirshėm.Klara expozonte gjinjtė e mrekullueshėm teksa servirte supėn e nxehtė,ndėrsa sytė e mikut tim shėtisnin paq mbi pamjen joshėse.Ndėrkohė zakonisht mua mė duhet tė bisedoj me gruan e tij pėr njė film tė Tinto Brasit tė shfaqur njė natė mė parė.Mė vonė unė mund tė ulem pranė saj duke i lexuar disa nga shkrimet e mia erotike.S’mė bėn pėrshtypje fakti qė unė nuk bėhem xheloz pėr Klarėn.Fundja ai po shikon gjysėm tė zbuluar ata gjinj qė i ka shijuar lakuriq pėr njė vit rresht.Por mė habit mosxhelozia e tij.Apo mos vallė unė jam heroi i ndonjė fantazie tė tyre seksuale dhe si i tillė prania ime provokuese praėn tė shoqes ia pėrmirėson orgazmat mikut tim…?
    Jeta mė ka bindur se miqėsia gjithmonė ka nevojė pėr njė dozė tė lehtė e tė tolerueshme erotizmi tė fshehtė qė tė jetė e vėrtetė dhe e pastėr,pėrndryshe do tė jetė njė miqėsi hipokrite e nė rastin mė tė keq njė hipokrizi miqėsore.
    Miku im ėshtė aq inteligjent sa tė kuptojė qė mua mė pėlqen gruaja e tij sensuale,por nga ana tjetėr mė njeh aq mirė sa e di qė unė kurrė s’do ta cėnoja as me majėn e thoit gruan e tij tėrheqėse.Kjo ėshtė njė e vėrtetė absolute,ndaj edhe miqėsia jonė suksesshėm u reziston tundimeve reciproke.
    Edhe Klara shpesh pėrfshihet nga nivele tė larta adrenaline nėse gjatė seksbėrjes,para apo pas saj,ne do tė flasim pėr ciftin nė fjalė.Shpesh kur e shoh qė orgazma e saj vėshtirėsohet,mjafton tė pėrmend emrat e tyre dhe ajo tė arrijė nė qiellin e shtatė.Mė pas Klara mė rrėfen se emri i gruas sė mikut tim e exiton mė shumė.Unė i besoj edhe pse e di qė ajo gėnjen.A do tė ndryshonte gjė po tė mos i besoja?

    A ju ka qėlluar t’ju vdesė ndonjė pjesėtar i familjes?Nėse po,besoj se e keni provuar atė ndjesinė e tė qėnurit nė qendėr tė vėmėndjes.Ju qėndroni i ulur nė njė kolltuk nė krye tė dhomės dhe pėr disa ditė rresht prisni ngushėllimet.Nė ditėt nė vazhdim ju e kuptoni qė vdekja ėshtė njė dukuri tepėr e rėndomtė qė me kalimin e ditėve e humbet solemnitetin dhe rėndėsinė e vet.Megjithatė jeni i detyruar tė shihni shprehje tė larmishme tė hipokrizisė,sidomos nė darkėn e pėrmotėshme,ku njerėzit bisedojnė pėr gjithshka,pėr pronat,pėr seksin,pėr makinėn e re tė fqinjit,pėr cdo gjė vec vdekjes dhe tė vdekurit.Ti ngre gotėn e rakisė,por lotėt nuk tė lėnė tė gėlltitesh,ndėrsa fare pranė teje,diku pėrballė,njė farė kushuriri yt shqyen i ekzaltuar mishrat e ngrohta dhe byrekun tradicional,pa harruar qė herė pas here tė gromėsijė i kėnaqur.Ty tė vjen t’i thyesh kokėn me ndonjė pjatė,por megjithatė i buzėqesh i pėrmbajtur dhe i sjellshėm,madje nė njė moment zemėrgjerėsie i ofron edhe njė kruajtėse (tė papėrdorur) dhėmbėsh.Mė pas sytė e tu ngulen mbi shpatullat e zeshkėta tė njė kushėrirės tėnde tė largėt(nga ato qė i afron vetėm rasti i vdekjes) qė po flirton nė atė cast me kunatin e saj tė pasur dhe injorant nė qafėn e tė cilit rėndojnė ca varėse tė trasha floriri.Kushėrirės tėnde sigurisht qė i pėlqejnė florinjtė dhe florimbajtėsit.S’do tė ishte keq nė ndonjė rast tjetėr t’ia puthje shpatullat e rreshkura nga dielli i beharit.Ndoshta edhe asaj do t’i pėlqente.Ku i dihet? Ndoshta nuk jeni edhe aq kushurinj sa thonė…

    Vazhdimisht shoh nė ėndėrr njė ajsberg gri.Aq shpesh sa qė edhe kur zgjohem mė duket se mund tė pėrplasem me tė.Njė ajsberg gri qė nuk lundron ujėrave tė ftohta tė Veriut,por qė si njė orendi e domosdoshme e tė pėrditshmes mė del pėrpara nė rrugė,nė shtrat ,nė dhomė,nė banjė,kur flas nė telefon,kur paguaj qiranė,kur ndaloj makinėn pėr ta furnizuar me karburant,kur shikoj sutienat e Klarės apo sqetullat e dirsura tė njė plazhisteje teen-ager,kur lexoj ditarin tim,kur vė lule mbi varrin e tim eti…
    Njė masė e akullt gri ,ndoshta prej eteri qė pėrshkon gjithshka dhe pėrshkohet prej gjithshkaje.Njė masė qė po mė bėn gri cdo ditė e mė shumė.Hi dhe thinja…Diku kam lexuar pėr lindjen e njė foshnje tė thinjur.E besoj.E pse tė mos e besoj?
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  2. #2
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    ketu me duket sikur ka shume kapercime dhe ne fund me vjen te besoj sipas kesaj qe lexova dhe sidomos disa sekonda mbasi e mbaroji se lexuari , se edhe mbinjeriu eshte njeri ndoshta edhe anasjelltas.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    baby, s'me dukesh edhe aq crazy ti mua...vetem nje qe ja di vlerat vetes

    pershendetje dhe urime per shkrimet e tua....ky ne vecanti me pelqeu shume, stil i rrjedhshem, rrefim shume realist, nga ato qe te bejne te thuash ....

    nese ke ndermend ta vazhdosh ajsebergum apo ta shkrish, une, te pakten e mirepres ...

  4. #4
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Java e njė turme fillon me entuziazem(sigurisht tė hėnave),vashdon(zakonisht tė enjteve) me devocion dhe pėrfundon ėeek-end-eve me mjerim tė plotė.
    Mua ne fakt me pelqejne shkrimet qe kalojne nga nje dege ne tjetren pasi te mbajne te lidhur pas leximit sepse ne te vertete nuk e di si do vazhdoje tregimi. Plus keshtu mund te lexosh nga mesi, nga fundi dhe pak nga fillimi dhe perseri te kuptosh ca po shkruhet. Me pelqen stili pa dyshim, si dhe mundesia/koha/nervi per te perdorur kaq shume fjale, mos tu mbarovshin fjalet (sidomos per poezi).

    Gjithsesi nga nje volum i tille shkrimi (si ky me lart) lexon aq shume "kundershtime" sa te ben te mendosh se autori thjesht nxorri fjalet e para qe i dolen nga "dora" pa dashur te jape asgje me shume, vec nje njeriu te "mbetur".

    Fjaline me lart nuk e nxorra me kot nga gjithe "turma" qe ke shkruar. Ke pasur ndonjehere fatin te shikosh nje turme, ne oret e para te se henes?! Fatkeqsisht ketu ku jam shikon turma me makina ne te shumten e rasteve, po asnje fytyre brenda ketyre makinave nuk shpreh as noten me te vogel te entuziazmit. Madje as vete turma nga larg nuk ka entuziazem ; nervozizem dhe... Kur njeriu merr inat me "njerzit/turmen", nuk mendon se i detyrohet "turmes" te pakten nje vezhgim me te imet.
    Vitet e vetmisė midis njerėzve mė kanė mėsuar dy gjėra pėr ata dhe pėr vetveten t ’i urrej si turmė dhe tė mos i urrej si individė.
    Ose ne te kundert as mos e fillo perfjalosjen e saj. Nq se i futesh nje tregimi te tille, mos i ler gjerat pa thene, per turmen apo per individin.

    Ne lidhje me anen erotike te tregimit, vazhdoj te cuditem qe njerzit e shikojne erotiken te mbyllur ne katrore kaq te vegjel. Nuk eshte me te thene, kjo eshte arsyeja perse edhe erotika dashur pa dashur kthehet ne matematike.




    Pershendetje


    p.s. Me nxjerr mallin e mentaliteteve tipike te vendlindjes sone, me sinqeritet : )

  5. #5
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Flm,FIORI!
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    prozator i fort je..

    jepi crezi .. shkruaj..

  7. #7
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    prozator i fort je..

    jepi crezi .. shkruaj..
    Faleminderit,Brari ! Do shkruaj...!
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  8. #8
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    fatkeqesia me e madhe per njeriun eshte ta trajtoj veten si objekt kenaqesie, e para.
    e dyta, puna seksit , eshte deshtim i madh, nga pamundesia per te perfituar kenaqesi ne menyre sociale, duke i dashur dhe respektuar te tjeret, nga deshtimi per ta arritur kete dhe nga nepsi i pangopur per tu kenaqur zgjedh rrugen me te shpejte, ate te kafshes, seksin. I trajton te tjeret ashtu si edhe veten, si objekt kenaqesie, e nga qe je ne rruge te mbrpashte edhe kenaqesia eshte e tille, e mbrapshte. endaksi?
    totalisht deshtim , jepi vetes me teper dinjitet vella se po ta kerkosh ekziston edhe tek te tjeret edhe tek ty , edhe tek mardheniet njerezore.
    te siguroj une qe nuk te del vetja per te jetuar, do te te duhen njerezit shume shpejt, ke per ta pare vella.

  9. #9
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Citim Postuar mė parė nga armandovranari
    fatkeqesia me e madhe per njeriun eshte ta trajtoj veten si objekt kenaqesie, e para.
    e dyta, puna seksit , eshte deshtim i madh, nga pamundesia per te perfituar kenaqesi ne menyre sociale, duke i dashur dhe respektuar te tjeret, nga deshtimi per ta arritur kete dhe nga nepsi i pangopur per tu kenaqur zgjedh rrugen me te shpejte, ate te kafshes, seksin. I trajton te tjeret ashtu si edhe veten, si objekt kenaqesie, e nga qe je ne rruge te mbrpashte edhe kenaqesia eshte e tille, e mbrapshte. endaksi?
    totalisht deshtim , jepi vetes me teper dinjitet vella se po ta kerkosh ekziston edhe tek te tjeret edhe tek ty , edhe tek mardheniet njerezore.
    te siguroj une qe nuk te del vetja per te jetuar, do te te duhen njerezit shume shpejt, ke per ta pare vella.
    Jashte cdo konteksti qe mund te jene thene, jashte cdo teme... keto me duken fjale me mend.

    Per mendimin tim merre kete citat dhe hap teme tek filozofia. Interesant!
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  10. #10
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Citim Postuar mė parė nga armandovranari
    fatkeqesia me e madhe per njeriun eshte ta trajtoj veten si objekt kenaqesie, e para.
    e dyta, puna seksit , eshte deshtim i madh, nga pamundesia per te perfituar kenaqesi ne menyre sociale, duke i dashur dhe respektuar te tjeret, nga deshtimi per ta arritur kete dhe nga nepsi i pangopur per tu kenaqur zgjedh rrugen me te shpejte, ate te kafshes, seksin. I trajton te tjeret ashtu si edhe veten, si objekt kenaqesie, e nga qe je ne rruge te mbrpashte edhe kenaqesia eshte e tille, e mbrapshte. endaksi?
    totalisht deshtim , jepi vetes me teper dinjitet vella se po ta kerkosh ekziston edhe tek te tjeret edhe tek ty , edhe tek mardheniet njerezore.
    te siguroj une qe nuk te del vetja per te jetuar, do te te duhen njerezit shume shpejt, ke per ta pare vella.

    armandovranari flm sugjerimet , por cudi se ti je edhe ... i shlodhur !
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

Tema tė Ngjashme

  1. Kasėm Trebeshina
    Nga ChuChu nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 22:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •