Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Ai, ushtari, dhe teknologjia

    M ishte i dashuruar me teknologjine.
    Sapo ngrihej ne mengjes hapte kompjuterin, kontrollonte e-mailin, shikonte axhenden e regjistruar ne palm-top, degjonte mesazhet ne answer machine, bente disa telefonata nga celulari, dhe pasi kishte pire nje kafe nga ekspersi i nje marke te njohur italiane, merrte ashensorin per te zbritur deri ne garazh, ku e priste vogelushja e tij, arusha e tij ( keshtu i drejtohej makines), per tu nisur drejt punes.
    Kishte deshire te mburrej per makinen e tij, per forcen e saj motorike, per sistemin e saj te ngrohjes, pjeset xhenerike, komfortin apo rekordet qe kishte thyer me te.
    Kur ngiste makinen mendonte me mire, me shpejte me rrjedhshem. Kete e kishte vene re pikerisht kur qendronte perpara ndonje semafori, dhe e kuptonte se si mendimet i ecnin me ngadale, ndersa kur rreshkiste mbi rruget e qytetit, adrenalina e ndihmonte te mendonte me shpejte.
    Sapo hynte ne zyren e tij te rehatshme hapte kondisonerin, pastaj rehatohej ne kolltukun me masazh, e duke sjelle prane vetes tastjeren e kompjuterit, telefonin e faksin i dukej sikur i ishte afruar me prane botes.

    --------------------

    Jashte ne te ftohtin e acarte te dimrit, ushtari A sapo kishte marre nje mision teper te rendesishem. Nga komanda e larte ishte urdheruar te ekzekutonte nje gjeneral armik i cili ndodhej ne nje kamp 60 km larg.
    Ushtari A ishte nje snajperist i zoti, prandaj edhe ai ishte zgjedhur nga komandanrti i tij per te kryer kete mision.
    Urdhri per vrasjen e ketij gjenerali kishte ardhur ne nje nga ato zyrat e ngrohura me kondisioner, dhe i ishte derguar komandantit te repartit nepermjet ndonje kodi te veshtire per tu deshifruar. Kodi ishte hartuar nepermjet kompjuterave special, e pastaj ishte transmetuar ne nje frekuence teper sekrete te cilen vetem radari modern i ushtrise mund ta kapte. Ishte bere de-kodifikimi i mesazhit po nepermjet nje kompjuteri special, dhe ishte vendosur qe ekzekutimi te kryhej nga ushtari A, si nje ushtar i zoti, e me nje sjellje korrekte.
    Ushtari ishte testuar psikologjikisht nga nje kompjuter i programuar per te kryer kete detyre, dhe pasi rrezultati i dhene nga kompjuteri kishte qene i pelqyeshem te tere kishin rene dakort qe ai ekzekutonte misionin.
    Pastaj komanda kishte percaktuar armet dhe pajimet ushtarke te nje teknologjie te larte qe ushtarit do ti duheshin per te kryer misionin.
    Ushtari u armatosu me nje snjaper me rreze infra te kuqe, fjala e fundit e shkences. Armai ishte ne gjendje te identifikonte armikun edhe ne erresire totale fale energjise trupore qe ai leshonte. Vec ketyre A do te merrte me vete edhe dylbi speciale, bomba shurdhuese, maske kundra gazi, te tera prodhim i nje teknologjie te larte

    ------------------------------------------

    Ulur ne kolltukun e rehatshem, veshtrim qepur ne ekranin e kompjuterit M niste mesazhe, ndertonte grafike, nxirrte te dhena, paguante detyrimet financiare, blinte cte donte, analizonte rezultate te cilat i faksonte kolegevet ne zyrat ngjitur, edhe keto te ngrohura nga kondisioner, te pajisur me kompjutera te fuqishem.
    Kur kishte kishte kohe te lire aregetohej po nepermjet kompjuterit, duke bere dashuri ne te ( dashuri verituale e kam fjalen) a duke luajtur ndonje loje lufte. E argetonin pa mase keto lojra.
    -------------------------------------------

    Ushtari kishte ore qe ecte ne mes te acarit. E vetmja gje qe i kishte hyre ne pune ne kete udhetim te gjate kishte qene vetem nje shishe vodka te cilen ai e kthente here mbas here per tu ngrohur disi. Duart i kishte plotesisht te ngrira, ndersa gjymtyret nuk i ndiente fare.
    Mbas nje udhetimi te gjate arriti te dallonte dritat e kampit armik. U shtri barkas, dhe u afrua aq sa mundi. Mori shenje nga hyrja e nderteses qe ruhej nga shume roje dhe vendosi te priste qe prej andej te dilte gjenerali.
    Qendroi ne kete pozicion disa ore, e tani pothuaj nuk e ndjente fare te ftohtet. Ndiente vetem nje pergjumje, te cilen e vriste here mbas here tek kthente shishen e vodkes.
    Pjesa e pushkes qe ishte mbeshtetur ne supin e ushtarit ishte bere nje me xhaketen nga te ftohtet. Temperatura ishte disa grade nen zero, por ai ishte i vendosur te zbatonte urdhrin e marre.

    -------------------------------


    Zilja e telefonit e detyroi M te nderpriste lojen. Ai ngriti receptorin, dhe u ndje zeri i nje gruaje. Ishte e ema qe i kujtonte se sot babai kishte ditelindjen. Ai vetem qeshi.
    " Nene e mbaj mend kete date "i tha ai gruas, dhe nderkohe kontrolli palm topin e tij.
    Ishte shemnuar mjaft qarte. "25 qershor, ditelindja e babait".
    Palm topi i ishte bashkangjitur memorjes se tij. Mjafton qe ai te hapte palm topin per te pare se cfare duhet te bente, ke duhet te uronte, me ke te fliste ne telefon, cfare duhet te bente, e ke te takonte.
    Ky minikompjuter i jepte atij direktiva, e ndihmonte ate te sillte nder mend njerzit qe donte, e madje i kujtonte atij se kush ishin ata qe donte, e se kur duhet ti donte me teper.
    "Do te vije patjeter per darke nene,...... e di qe me prisni....... edhe une te puth", tha ai, leshoi nje tingull metalik qe duhet te ishte e qeshura e tij, mbylli telefonin dhe u ul perseri perpara kompjuterit, per te vazhduar lojen .

    ------------------------

    Ushatri A ndihej i rraskapitur.
    Edhe sa do te zgjaste e gjitha kjo. Ishte i teri i mbuluar nga bora, e mezi po i rezistonte gjumit qe ndjell i ftohti.
    Kur ja ne kete moment, pikerisht atehere kur gjumi po e platiste, ai pa silueten e gjeneralit armik. U mbush me fryme, mori shenje mire dhe u be gati te terheqe kembezen. Ne dylbine e snajperit shfaqej flakeza e kuqe qe leshonte trupi i armikut, e ushtari A ne mes te atij te ftohti ndjeu nje fare ngrohtesie.
    U mbash serish me fryme e u be gati ti jepte fund.

    -----------------------

    Ne zyren e ngrohte u ndje serish zilja e celularit.
    M komunikoi me dike te rendesishem, per dicka te rendesishme. E kishin lene te takoheshin. Ishte dhene shume mbas lojes, e nuk kishte kuptuar se si sekondat, minutat, oret kishin rrjedhur. Mbylli kompjuterin dhe doli.
    Tek zbriste nxitimthi shkallet perpiqej te kujtonte se pse po takoheshin, ku do te takoheshin, dhe sa do te zgjaste takimi.

    ---------------------------

    C'do gje rreth ushtarit A u nxi, atij iu mor fryma, u asfiksua, e ashtu pa ndjenja perplasi koken mbi deboren e ngrire, pa mundur te vrase gjeneralin armik.
    Ushtari vdiq.
    Ne ekran u shfaq mesazhi GAME OVER.

    --------------------------

    M u gjend perpara makines se tij luksoze , kerkoi ne xhepin e xhaketes palmtopin per te mesuar arsyen e ketij takimi, vend takimin, e per sa kohe do te zgjaste ai. Ndjeu nje rryme te ftohte nervozizmi kur vuri re se e kishte lene "ATE" ne zyre.
    Kishte harruar "palm topin" ne zyre???
    Si kishte mundur ta harronte "ATE" ???
    Kjo ishte e pabesueshme, ishte fatale, e papranueshme per moralin e teknologjise, ishte nje"GAME OVER".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nitROSHI : 28-12-2004 mė 19:04

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    s'ke bere gje kete rradhe nitroshi
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Thanx man.

  4. #4
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Unė jam M,unė jam M...unė jam MMMMMMMMMMMMMMM!
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 09:25
  2. Ushtari i Epshit
    Nga Kryeplaku nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-06-2007, 19:06
  3. Ushtari I Mire Shvejk
    Nga wittstar nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 09-07-2004, 10:53
  4. Ushtari dhe cobani
    Nga DEBATIKU nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 31-05-2003, 16:21
  5. Ushtari vetėvritet me tre plumba
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-12-2002, 07:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •