Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet në Bllog
    22

    Dashuri për Urtësi apo Urtësi për Dashuri?

    Nese ju si njeri do te viheshit perballe nje udhekryqi te tille ne jete, cfare do te zgjidhnit. Le te themi se arrini ne nje kryqezim rruge ku njeri krah i rruges do tu mesoje te gjitha sekretet e ligjet e natyres, kurse krahu tjeter i rruges do tu beje te njihni dashurine.

    Cilin krah te kryqezimit do te zgjidhnit ju per te ecur?
    Cfare do tu shtynte qe te zgjidhnit ate krah te rruges?

    Albo

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Urtesia rron perhere kurse dashuria vdes.
    Trimi zgjedh urtesine, i dobeti dhe budalli zgjedhin dashurine.
    Flaka e urtesise te ndriçon per gjithe jeten,ajo e dashurise te ndriçon me shume po te çon drejt humneres.
    Zgjedh urtesine dhe diturine sepse te bejne te dashurohesh me vetveten.

    leci
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  3. #3
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Albo ju pershendes:

    Mjaft e lezetshme si teme dhe udhekryqi eshte mjaft konfliktual per mendjen e njeriut. Qe te zgjedhesh pikerisht rrugen e drejte mbase duhet ta zhveshesh veten nga ndienjat dhe arsyeja te con drejt se vertetes. Eshte pikerisht sentimenti armiku yne me i madh qe na verbon cdo pjese te logjikes, por kjo sdo te thote qe destinacioni i fundit i sentimentit eshte i gabuar.

    Gjithsesi une do zgjidhja Urtesine si nje virtyt tashme ne asimilim, per te vetmin fakt sepse destinacioni i tij eshte fitues.

    Dito.

  4. #4
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Sado urtesi te kete njeriu kurre nuk do te mund
    te jetoje pa dashurine, sa me larg ta kete aq me
    shume do ta mundoje dhe do ja largoje urtesine
    nga mendja, sepse do beje gjithcka per ate dashuri.
    Une per vete do zgjidhja dashurine, sepse urtesine
    e fiton me vitet dhe pervojen e jetes, dhe pa dashurine
    s'do mund te jetoja!

  5. #5
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    UDHËKRYQI DUHET TË KETË RRUGËDALJE

    Kisha kryqëzuar duart dhe meditoja. Mendja më shkonte tek letrat e gjata, konkretisht tek autori i tyre. Kujtoja bisedat që i zhvilloja dikur me profesorin dhe ato i krahasoja me letrat e tij.
    Unë dhe profesori gjithnjë vardiseshim drejt rrymave filozofike dhe mendonim se vetëm tek ato fshehet realiteti i pamohueshëm. Luftonim paepur idealizmin, ngase ai shkonte në kundërshtim me botëkuptimet tona. Fenomenet “natyrore“ i kundronim në dritën e shkencës, duke e forcuar kështu bindjen se bota “nuk“ është mëshirim i “ndonjë perëndie“, por ajo e ka zingjirin e saj evolues dhe se për të mund të flitet vetëm përmes fakteve gjeologjike.
    Mirëpo letrat e profesorit më nxitën të mendoj më thellë. Sociologu gjithnjë thoshte: “Rruga më e gjatë, e cila njëkohësisht është edhe më e shkurtër, është rruga nëpër vetveten. Çdo njeri, pavarësisht se cilit rang i takon, duhet ta dijë se i ka ra hise të mendojë me kokën e tij, ashtu që ta kalojë pikësëpari rrugën nëpër vetveten. Të sillemi me moral sikur kur mendojmë, ashtu edhe kur veprojmë. Mirëpo kjo nuk nënkupton patjetërsueshmërinë e përputhjes ideore. Njeriu është i lirë të mendojë me kokën e tij. Ndryshe thënë, “mendimi im nuk do të thotë të jetë edhe mendimi yt.”
    Megjithëkëtë në fund të letrës, profesori me stil imponues cek thënien e Leninit (në fund të veprës së tij “Mbi të drejtën e kombeve për vetëvendosje”). Këto divergjenca përgjithësoheshin në një fjali të Dalamberit, i cili si në hipnozë murmurit: “E në mbrëmje kur më kujtohet kjo paqëndrueshmëri aq e madhe e gjykimeve të mia, nuk besoi në asgjë, as në gjykimet e mëngjesit as në ato të pasdites” (Dialogje filozofike – Dëni Didëro). Zaten kjo thënie, plason më së miri modalitetin filozofik.
    Profesori ashpër kritikon idealizmin, pa e shtjelluar ndonjë drejtim të tij (si p.sh. neoplatonizmin, panteizmin…). Kritizeri në kritikën e tij duhet të hapë edhe rrugë për autokritikë. Megjithatë, duke u marr me fe të ndryshme, ai s’mund t’i dallojë zotrat. Brengos fakti se prefesori balsamos edhe mendimin e filozofëve me orientim idealist. Ai vetëm i përshkruan fetë, por jo edhe qëndrimin e tyre rreth gjërave kyçe. Kjo më shtyri t’i vrojtoj më me vëmendje thëniet e filozofëve idealistë.
    Anaksagora mendoi se “është e pamundshme që energjia e verbër të krijojë tërë këtë bukuri dhe këtë rend që manifestohet në botë. Një energji e tillë do të krijonte vetëm çrregullime, prandaj Ai i Cili e lëviz materien është Inteligjent, i Zgjuar dhe tejet i Mençur”. Platoni pohoi se “Ai që materies ia jep vulën e vet ideale dhe e përcakton të ekzistojë nga e paqenura është – Zoti i vetëm”. Sokrati besoi se “përsosshmëria e botës, e sidomos ligji moral i shpirtit njerëzor, udhëzon doemos të besohet në Ligjdhënësin e Gjithmonshëm – Zotin”. Dëni Didëro i vetëdijshëm (se “çdo pjesë e gjithësisë përmban një rend dhe ndërtim kompleks”) pohoi se “asgjë s’mund të jetë rezultat i veprimeve të forcave të verbëta, qoftë edhe natyrore, por është vepër e Inteligjencës Hyjnore. Sikurse që “Iliada” e Homerit nuk ka lindur rastësisht me kombinimin e rastësishëm të shkronjave, as edhe bota s’mund të jetë rezultat i kombinimit të rastësishëm të atomeve, por supozon Një Krijues Inteligjent”.
    Aristoteli, mbi të cilin vetëm ateroi profesori im, thoshte se “bota nuk ka fillim të varur prej kohës, por asaj i paraprin Zoti-Një, ashtu siç i paraprin parakushti përfundimit”. Dekarti thoshte: “Unë ekzistoj, atëherë kush ma bëri të mundshme që të ekzistoj dhe kush më ka krijuar. Unë nuk e krijova vetveten, prandaj duhet të kem Krijues”. Nuk na lejon dituria si dhe veprat shkencore të Dekartit të themi se filozofi në fjalë, nuk e ka njohur procesin e zhvillimit embrional. Ksenofani besoi se “ekziston vetëm një Zot, më i Madhi, I Cili nuk përngjan në ne, nuk mendon si ne, por e ka të pamurit, të dëgjuarit dhe të menduarit e Tij“. Në notesin e thënieve kisha edhe mendime të ndryshme (të Kantit, të Paskalit, Spinozës, të Lajbnicit, të Malbranshit, të Roxher-Francis Bekonit...). Megjithatë, për të mos kaluar thëniet në banalitet, vendosa të përfundoj me atë të J. Lokut: “Në lidhje me pyetjen e ekzistencës së Zotit, duhet të jemi të sigurtë. Deri te kjo arrijmë kur mendojmë mbi veten tonë, ndjenjat tona, inteligjencën tonë dhe dijen që e kemi. Të vërtetën gjithsesi mund ta kuptojmë atëherë kur mendojmë se është e pamundur që njeriu të krijohet prej asgjësë“.
    Disa filozofë besojnë në Zot, disa jo. Secili e shtron tezën e vet. Në këtë rast lufta në mes besimit dhe mosbesimit në Zot, bëhet e ndërlikuar dhe e trubullt. Paraqitet nevoja që në mes këtyre drejtimeve të tërhiqet një diagonale ndarëse, ashtu që mbi to të mbizotërojë arsyeja dhe gjykimi real.
    Njeriu vazhdimisht pohon dhe mohon me masë të njëjtë të arsyes një tezë. Për këtë shkak duhet të jemi shumë të matur kur pohojmë ose kur mohojmë diçka, sepse duhet të dimë çka duhet pohuar e çka duhet mohuar. Njeriu duhet të jetë i kujdesshëm se në çka beson dhe për çka beson, ngase ai që ka besim në gjithçka ose është i verbër ose nuk ka besim të fortë në vetveten. Njëherë dhe përgjithmonë, njeriu duhet ta heq velin e injorancës dhe në të kuptuarit e tij duhet t’i flak tej formulat dhe sloganet e padobishme, ashtu që të përdorë më shumë argumente bindëse. Në bindjen e tij, njeriu duhet të shohë edhe karakterin e tij. Ai duhet të ketë dëshirë dhe prirje për ta dalluar të vërtetën nga e pavërteta. Përcaktimi parimor në jetën e çdo njeriu duhet të jetë bindja e shëndoshë. Padituria është armiku më potencial që e mjegullon realitetin para syve. Për këtë shkak nga njeriu lypset dituri, sepse vetëm dituria e shpie shpirtin njerëzor drejt të së vërtetës.
    Secili, sado të mjerë ta ketë jetën e tij, prapëseprapë mendon për të dhe lufton me tërë qenien për përparimin e saj. Mirëpo jeta është si rrymë alternative, poli negativ i së cilës është injorimi i saj, kurse ai pozitiv kuptimi i rëndësisë së saj. Sot, kur poli pozitiv gati është zhdukur, ai negativ bënë vërshime të rrezikshme.
    Sinteza e ateizmit dikton se jeta në përgjithësi është e rastësishme. Pra me milijarda ligje precize janë ashtu “shkel e shko, pa ndonjë qëllim të caktuar”. Për të gjitha këto, merita “ka“ materia ose fuqia që e shtyn atë në lëvizje, e që “është” forcë e verbër. Logjikisht, ndërtimet e këtilla nuk janë të qarta, prandaj edhe duken të pamundshme. Asnjë njeri nuk vie në këtë botë vetëm me të drejtën e ekzistencës së tij, sepse kjo e drejtë në shumë raste edhe i rrezikohet. Para së gjithash, kjo qenie më e përsosur, rron me të drejtën më të madhe – për ta arsyetuar ekzistencën e vet. Vetëm kështu jeta e njeriut fiton një përmbajtje dhe njohje reale brenda pasqyrës së vetëdijes.
    Pasiqë njeriu nuk është krijuar për të dështuar, atëherë ai patjetër duhet të krijojë një sistem të tërë botëkuptimesh ndaj natyrës dhe jetës në përgjithësi. Pyetja e parë që duhet t’ia shtrojë secili vetvetes, është: “Nga u mësova të mendoj për diçka?“ (Mendoj, pra ekzistoj – cognito ergo sum – Dekarti). Dhe meqenëse ekzistojmë dhe kemi edhe aftësi të mendojmë, atëherë duhet ta dimë esencën e jetës sonë. Leximi i pandërprerë më ka zgjuar një kurreshtje të madhe për ta mësuar të vërtetën. Filozofia ateiste më hudhi në një shesh të pasigurtë, ashtu siç e hedh dallga e detit peshkun në rërë. Kur më kujtohej Artur Shopenhaueri, më çoheshin mornicat. Nuk dëshiroja të bëhem si ai (Ky ateist kur klith njëherë në spital “o Zoti im“, pyetet nga mjeku mos vallë beson në Zot, pasi e thërret në ndihmë. Ky përgjigjet: “Filozofia pa Zot në sëmundje, nuk vlen asgjë, nëse shërohem krejtësisht, do të jetë ndryshe“).
    Ky rast më ka mbledhur mendjen top dhe përfundimisht vendosa të mendoj me diapazon më frekuentiv. Prej mikrobit më të imët e deri te elefanti, zhvillohet një zingjir i ndërlikuar shpirtëror. Kjo vargojë demonstron një realitet të jashtëzakonshëm të ashtuquajtur jetë. Shtrohet pyetja më e domosdoshme: “Vallë a është e mundshme që e tërë kjo jetë të mos ketë qëllim, arsye dhe më në fund gjithçka të jetë e rastësishme, e kotë?!...“ Kurrsesi. Çdo gjë sado e thjeshtë që të jetë, e ka qëllimin e caktuar jetësor. Lukreci, Dekarti... dolën mjaft qartë qysh herët me të vërtetën më të madhe, duke vërtetuar se “asgjë s’mund të rrjedhë nga asgjëja“ – de nihilo nihi. E, si ne dolëm prej asgjësë?!... Kurse gjithësia është e gjërë, e ne jemi vetëm pikë mikroskopike e saj. Kanti shkruante: “Me mendje nuk mund të përshkruhet e vërteta e pafund“.
    Në stil poetik, N. Frashëri e përkrah këtë mendim: “Mund ta thonë dot të fshehtën qiellore, kjo gjuhë dhe kjo gojë njerëzore“. Marksi ka thënë: “Kuptimi i objektit për mua vlen aq sa të shtrihet ndjesia ime“.
    Nga këto thënie kuptojmë se njeriu është i kufizuar në të kuptuarit e gjërave, i papërsosur për të gjykuar lirisht për kozmosin e pafund dhe i paaftë të krijojë teori pa fakte. Për këtë shkak kur flasim nuk duhet të mendojmë se jemi përmbi atë që gjykojmë. Mosnjohuria rreth një gjëje, nuk duhet të japë shkas që zgjidhjen e asaj gjëje ta definojmë në mohimin e saj. E vërteta është objektiv i çdo individi dhe si e tillë së pari duhet përpunuar nga vet individi. Ajo ndoshta mund të fshehet edhe në këtë definicion: “Kush e di a është gjendja jonë vdekje, kurse gjendja e atyre që i quajmë të ndjerë është jetë“ – një ithtar i Pitonit.
    Të gjykosh sipas ateizmit, do të thotë se jeta e njeriut nuk ka rëndësi, as domethënie dhe as qëllim më të lartë nga ajo e mizave, milingonave, mushkonjave... Ndryshe thënë, duhet të pajtohemi me Hamletin se në jetë “krimbi është perandor i botës”. Kështu duke mos ekzistuar për asgjë, i paqëllimtë, i rastësishëm, njeriu edhe jeton si i tillë duke mos pasur arsye as të punojë, as të mësojë dhe as të veprojë… Ai nxitet nga pikëpamja naive dhe përpiqet gjithnjë për jetë sa më të lehtë, duke kërkuar rrugë të shtruara me gjalpë. Po trëndafili vështirë se këputet pa u therrur. Andaj, të jetohet vetëm për t’u ushqyer, do të thotë të çohet një jetë e kotë.
    Ateizmi e mëson njeriun vetëm për t’i kënaqur epshet trupore, qoftë edhe nëse shkojnë në kundërshtim me moralin. Niçe dhe Frojdi madje japin edhe leksione të posaçme. Duke u ushqyer me teori dalldisëse, njeriu zhytet brenda jetës materiale dhe nuk mendon tej asaj që nuk e përfshin syri. Ai e bën me pavetëdije të kundërtën e asaj që synon, verbohet nga lakmia dhe largohet nga e vërteta. I falimentuar nga realiteti, kapet pas përfytyrimit të rrejshëm, me qëllim që të krijojë në imazhin e tij të nesërmen më të bukur. Materializmi e bën njeriun narcist, duke ia zhvilluar vetëm teorinë e egotizmit. Njeriu i pajisur me këto vese, bëhet artificial, i padobishëm e i pamoralshëm dhe nuk i intereson asgjë tjetër pos luksit, thashethemeve, qeshjeve…
    Kështu, ai jepet pas gjërave të kota dhe tepër vonë e kupton se ka qenë i mashtruar. Pseudologjika e izoluar, rob i së cilës ishte, është dhe do të jetë kjo krijesë më e përsosur që e ka shtyrë, e shtynë dhe do ta shtyjë atë edhe më tej të mos mendojë për realitetin. Në fakt, njeriu nuk e di çka është dhe çka duhet të jetë. Identiteti i tij mund të krahasohet me lisin, nga i cili del pyka dhe bishti i sopatës të cilët ndihmojnë shkapërderdhjen e tij. Vrapimi i këtillë nën mjegullën e injorancës është ç’orientuar dukshëm. Jetohet në shkretëtira duke u ëndërruar oaza. Janë futur të gjithë nën ombrellën e materializmit, ku ndiejnë rehati edhe keqbërësit. Pothuajse fare pak njerëz e kanë kuptuar jetën e tyre.
    Mirëpo, koha sygjeron që njeriu të tjetërsohet për ta gjetur sërish veten e humbur. Për këtë shkak, ai duhet të mendojë pikësëpari për vetveten, duke u nxitur nga një motivim i fuqishëm për rimëkëmbjen e personalitetit të tij. Kjo krijesë më e përsosur, dikur e ngulfaste identitetin e vet në emër të synimeve boshe dhe ishte gjakftohtë ndaj ofendimit. Mburrej me hipotezën e Darvinit se babai i llojit njerëzor “ishte” majmun. Këto teori e sollën krijesën më të përsosur në shtegtarë rrugësh të pafund… Meqë realiteti është që të bëhemi ata që jemi, atëherë duhet të mos bëhemi ata që nuk jemi, sepse jeta nuk është prona jonë, por ne jemi pronë e saj. Kohën e kam dëshmitare se njerëzit me qëllime iracionale, qëmoti kanë qenë të dënuar me dështim.
    Kurse entuziastët le t’i brohorasin ardhmërisë së dyshimtë. Nuk mund të zhytesh në jetë dhe të synosh për të dalur edhe përmbi të. Njeriu duhet të jetë i kujdesshëm për të mos i kaluar kufinjtë, sepse rëndë është të jetohet me emocione që ndjellin përjetime jo të shëndosha. Ne nuk mund të jetojmë si dëshirojmë, por si mundemi - mënyra se si jetohet do të qëndrojë shumë larg nga ajo se si do të duhej të jetohej. Kryesorja ta mbrojmë emrin e bukur që e kemi – njeri, sepse disa janë vetëm duke e mbajtur. Të dijmë ta ruajmë vlerën që e meritojmë. Platoni thoshte se “shpirtërat tanë para se të hynin në trupin tonë, kanë jetuar në botën e idesë, por mbasi kanë hyrë në trup, e kanë harruar krejtësisht atë botë”. Ashtu edhe sot ndodh që “shpirti i botës ta drejtojë më lehtë botën sesa shpirti ynë – trupin tonë” – (Diksoni). Një gjë duhet ta kemi të qartë. Ligjet shtetërore përpilohen nga njerëzit. Megjithëse ka shumë shtete dhe shumë njerëz, prapëseprapë ligjet e tyre janë fare të pakta në krahasim me ligjet e hapësirës. Rastësia deri tash askujt si ka ofruar as rroba, as veturë, as shtëpi e kështu me rradhë. Meqë njeriu nuk ka përcaktuar, nuk përcakton dhe as që do t’i përcaktojë ligjet natyrore, atëherë pse vallë ai e mohon Ligjdhënësin e gjithësisë – Krijuesin e Gjithëdijshëm? Si do që të jetë, “pa ide, pa përgjithësime, pa drejtësi dhe pa ideale, bota do të na paraqitej njësoj sikur fëmisë pasi t’i hap sytë”- (Platoni).
    Tekefundit, jeta pa Krijues nuk do të kishte kurrfarë kuptimi. Kjo jetë nuk mund t’i lihet si uvertyrë – rastësisë. Gjithashtu mohimi i Zotit nuk është rrjedhojë e ndonjë superditurie, por dëshirë e pasionuar e njerëzve të veçantë, si dhe fatkeqësia prioritare e vetëdijes së tyre. Nëse duam ta kuptojmë të vërtetën e sigurtë, duhet t’i shtrojmë argumentet në rrafshin hulumtues dhe t’i studiojmë ato nga të gjitha anët. Kjo mund të jetë rrugëdalje e vetme, përmes së cilës kuptohet thelbi i çdo gjëje, pa dyshim edhe esenca e realitetit jetësor
    __________________

  6. #6
    Nuk keziston nje udhekryq i tille e bile as dy rruge te tilla. Jane e njejta rruge!
    Dy rruge i duken vec ndonje te dehuri me cilivilizim! Te gjitha ligjet dhe sekretet e natyres jane Dashuri.

    ...dashuri bejne njerzit prane zjarrit e i japin jetes jete.
    Dashuri ben druri me zjarrin sa pervelohet fare e i japin jetes ngrohtesi (po qelloi i njome druri ka me shume shkendija ne vater, mbase dhe ndonje kercitje).
    Dashuri ben pema kur i zgjat krahet zogut qe te ciceroje e t'i jape jetes melodi.
    Dashuri ben dhe zogu me frutin e pemes duke u shqyer tulin e rrezuar farat perdhe per t'i dhene jetes rrenje.
    Dashuri ben dhe toka me faren e i jep jetes ushqim.
    Dashuri te madhe ka dhe bima per Diellin qe nuk ia heq syte qe nga mengjesi deri ne darke. E ndjek me veshtrim nga nje cep i horizontit ne tjetrin e psheretin oksigjen.
    Edhe planetet perqark Diellit Dashuria i mban. Flake digjet dielli nga dashuria.
    Dashuri te madhe jep Krishti per gjithe njerzimin.
    Dhe njerezit bejne dashuri prane zjarrit e i japin jetes jete...

    p.s.
    Edhe vete jeta ben dashuri me vdekjen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sokoli : 29-12-2004 më 02:59
    • Mëndjen në mëndje e zemrën në zemër.


    • Të mirën bëje e hidhe në det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetë.

  7. #7
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Dashuria apo Urtësia ? Ndjenja e ndezur apo mendimi i urtë ? Zgjedhje në dukje e lehtë. Sepse kush do të mund të rronte pa dashuri ? Askush. Po pa urtësi ? Të gjithë. Mirëpo, dashuria, e marrë filozofikisht, është një lëvizje drejt tjetrit, jo për t'a lënë atë në tjetërsinë e vet, por për t'a përvetësuar atë në të Njëjtin. Tjetërsia e Tjetrit në momentin dashuri është e zhdukur në përfitim të të Njëjtit. Dashuria nuk merr parasysh këtë tjetërsi, këtë jashtësi e cila e bën Tjetrin krejt të pambërthyeshëm nga i Njëjti.

    Dashuria kërkon gjysmën e dytë të një qenie unike. Mirëpo një qenie unike nuk mund të përbëhet nga dy gjysma krejt transhendante njëra ndaj tjetrës. Uni nuk mund të mblidhet me Tjetrin, përveçse në historinë ku tjetërsia e Tjetrit zhduket në përfitim të kolektivitetit. Megjithatë duhet thënë që dashuria është ekuivoke sepse ajo është dhe një lëvizje drejt tjetrit, drejt jashtësisë së tjetrit, drejt transhendancës së tjetrit, pra mban një raport transhendance me tjetrin.

    Sidoqoftë, unë do të thosha që dashuria është një ndjenjë dhe si e tillë ajo është e verbër, ajo mund të kthehet shpejt në urrejtje e cila mund të jetë shkatërrimtare. Si rrjedhim unë mendoj se ajo nuk është dhe aq e pastër në masën ku ne mundemi të duam dikë, por nga përkufizimi, ne mundemi gjithashtu për t'a urryer. Ne duhet të qëndrojmë mosbesues ndaj lavdeve dhe mburrjeve, sepse ai që të lavdëron dhe të mburr, zotëron dhe pushtetin për të sharë dhe poshtëruar.

    Kurse mendimi nuk merret me asgjë nga këto. Ai është kryelartë që asgjë nuk e tund. Një mendim është një përkujtim ndaj gjësë që duhet menduar, që n'a mundon më së tepërmi, dhe në këtë lëvizje ai n'a sjell tek vetja jonë.

    Si përfundim, unë do të kundërvija respektin ndaj dashurisë, një respektim i Tjetrit në tjetërsinë e tij, një lënie e tij për të qenë, një dëgjim i jashtësisë së tij.

  8. #8
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anëtarësuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Postime
    1,042
    une nuk e di ke do zgjidhja teper e veshtire....

    por besoj se dashurine e kam gjetur atehere i bie te zgjidhja dijen,sekretet e botes fizike....

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Eshte njesoj si pyetja: Te dish apo te kesh ?
    Me mire eshte te dish se po dite do gjesh menyrat te kesh. Keshtu eshte edhe urtesia me dashurine.
    Po pate urtesine do te afrohet dashuria.
    Keshtu qe uen do zgjidhja urtesine (dijen) se po e pata kete do ta gjej menyren qe te gjej dashurine.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  10. #10
    Dashuria dhe dituria jane te lidhura me njera tjetren aq ngushte dhe vertet shkojne ne te njeten rruge. Ne cdo udhekryq te jetes, pjesen me te madhe te zgjedhjes qe bejme e influencon pikerisht: dashuria.
    Dashuria per dijen, dashuria per te verteten, dashuria per jeten dhe te tjeret...etj
    Dashuria ne menyre te dukshme apo te padukshme, eshte e pranishme kudo ne cdo qoshe te jetes.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përkufizimi i dashurisë!!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 234
    Postimi i Fundit: 21-05-2024, 15:09
  2. Ardian-Christian Kyçyku
    Nga Eagle në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 05-09-2012, 10:35
  3. Nderto fort folene tende. Martesa
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-04-2007, 14:05
  4. Koncepti i Dashurisë Kristiane
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  5. Ja dhe nje tjeter, per Dashurine
    Nga green në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 15:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •