Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028

    Kush Jemi Ne ?

    KUSH JEMI NE ?

    Lindim , jetojmė dhe vdesim . Shpesh pa arritur tė njohim vetveten . Nga syri ynė del njė vėshtrim dhe ne i dimė vetėm fillimin – syrin tonė . Po pastaj ku kalon ai vėshtrim deri sa tė ndalojė mbi dy sy tė tjerė ? A mundet vjeshta tė zverdhė vetėm njė gjethe ? Dhe vėshtrimi do tė zverdhė sa e sa sy derisa i vyshkur si gjethet do tė rrėzohet mbi dy sytė e fundit .( A ekzistojnė vallė dy sytė e fundit ? )
    Nga goja jonė del njė fjalė dhe ne i dimė vec burimin – goja jonė . Mė pas tingulli – fjalė thėrmohet nė mikrotinguj , nė mijėra copėza rrokjesh qė era , flladi dhe ndonjėherė edhe stuhia i bashkon , i ribashkon , i keqbashkon …Tashmė ajo s’ėshtė mė fjalė . Mund tė jetė lule ashtu sic mund tė jetė edhe thikė …
    Nga shpirti ynė del njė rrėke ndjenje dhe mė pas ne s’dimė asgjė pėr tė . Jo vetėm qė s’dimė asgjė , por kurrė s’do ta dimė rrugėn e saj . Ku shkon kjo rrėke ?
    I jep ujė njė filizi , njė gonxheje tė rritet e tė lulėzojė apo e shndrruar nė njė rrjedhė tė tmerrshme pėrmbyt njė lėndinė luleshumė ?
    I shuan etjen njė udhėtari buzėtharė apo njė i dehur shurron mbi tė ?
    Ku shkon kjo rrėke – ndjenjė ? Lumturon apo shkatėron ? A ėshtė e pastėr dhe e kulluar apo gjatė rrjedhės kaloi nėpėr baltėn e zezė ? Ku derdhet kjo rrėke ? Nė det ? Po nė det derdhen edhe rrėke – ndjenja tė tjera e kėshtu qė ndjenja jonė s’ėshtė mė e jona…Nė njė shkretėtirė ? Po nė shkretėtirė ajo humbet nė cast midis rėrės qė pėrvėlon dhe askush s’do ta dijė ku humbi…As ne vetė s’do ta dimė kurrė…
    Lindim ,jetojmė dhe vdesim pa e njohur vetveten . Dimė vetėm emrin …
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  2. #2
    bitter girl Maska e marsela
    Anėtarėsuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163
    eshte shume e thjeshte e ndoshta fare larg meditimeve por mu kujtua tani tek lexova kto rreshta domethenes.."Jetojme te themi se kush jemi,e kush jemi dot se themi"..

    sa here e kam perseritur ne mendje pyetjen "kush jemi"duke u perpjekur te shoh dicka me shume se ajo fytyre e lodhur perballe pasqyres,duke kerkuar mes shkrimesh,vargjesh e fletash me zhgarravina te hedhura pertej,duke djersire per te arritur e para ne finish,duke denesur per "trenin" qe s'erdhi asnjehere,duke buzeqeshur perballe dhurates se pritur,duke rrudhur vetullat perballa atyre "ngerdheshjeve" e se fundi duke te lexuar ty..
    shoh qarte perreth..sme pengon as drita e dobet qe po tretet ngadale,as zhurma e te panjohurve,as mendimet qe vazhdojn ecejaket fare larg korridoreve te mendijes time..shoh qarte perreth dhe ne cdo hap qe hedh kuptoj se perballem me ate qe sdua te njoh.."te qenurit kalimtare per diku.."..akoma thjesht nje emer..
    Inner beauty takes some finding, but it lasts forever..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •