Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 52
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIçigan, SH.B.A.
    Postime
    226

    Zgjedhimi!

    E kam më shumë me Mjelmën.

    Prapë me foljen has. Fjala "has" përdoret për pengesë. Ju thoni se nëse do hasni në ndihmën tonë. Nuk ka kuptim të përdorësh foljen has në këtë rast sepse ndihma nuk është pengesë që do hasësh. Nëse di anglisht merr foljen "face": I faced many difficulties= Unë hasa në shumë vështirësi. One can not face conveniences, they are bestowed= Nuk mund të hasësh në mbarësi, ato janë lehtësira.
    Sa për zgjedhimin e foljeve, në të ardhmen do të postoj sipas dëshirës suaj. Shpresoj se edhe të tjerë këtu do të japin ndihmesën e tyre.
    Të flasësh e shkruash një apo sado gjuhë nuk do të thotë se ke një shkallë të kënaqshme në to. Pothuajse të gjithë ata që mbarojnë qoftë edhe një klasë shkollë mund të thonë se dinë të shkruajnë dhe flasin, ama, sa dhe si.
    Për të gjitha trojet Shqiptare nën një tërësi Shtetërore Shqiptare, t'i shkrijmë çdo energji!

  2. #12
    MODERATOR Maska e Letersia 76
    Anëtarësuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    OXFORD ENGLAND
    Postime
    731
    na vjen keq pellazgu por folja HAS ,nuk e kziston dhe pike dhe sa per latinishten mbaje per vete lal

    por fjala has nuk ekziston dhe nuk do te ekzistoje never ever sepse eshte (nje sinonim te cilin ne shqiptaret e perdorim per te mbushur fjaline )mgjth hape fjalorin e gjuhes shqipe dhe shihe lal
    mos fol pa baza se bie ne grope ok
    bye!
    me respekt Letersia 76 !
    Prá, mallkue njaj bir Shqyptari,
    Qi ketë gjuhë të Perendís,
    Trashigim, qi na la i Pari,
    Trashigim s'i a lên ai fmís;
    Edhè atij i u thaftë, po, goja,
    Qi e perbuzë ketë gjuhë hyjnore;
    Qi n'gjuhë t'huej, kúr s'âsht nevoja,
    Flet e t'veten lên mbas dore.

    AT Gjergj Fishta

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Lisi
    Anëtarësuar
    08-05-2002
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    45
    Përshëndetje!
    Po më pëlqen kjo temë vërtetë dhe shpresoj se në mos shumë bile pakës do të mësojmë këtu,e në veçanti ne kosovarët që nuk dimë të shkruajmë e të flasim bukur shqipen e letrave!
    Shpresoj se tema do të jetë aktive dhe do të përpiqem të vjel nektarin nga lulet e këtij kopshti . Që tani do të doja një sqarim nga Pellazgu për nofkën e nismëtares së temës:
    Pse MJELMA dhe jo MJELLMA?
    Sa di dhe sa kujtoj unë gjithmonë Mjellma shkruhet me LL dhe jo me L! Është ndonjë gabim drejtshkrimor në tekstet dhe librat që kam lexuar deri tani apo ka të ngjarë që unë nuk e ditkam formën e drejtë të emrit në fjalë?


    Shëndet,Lisi!

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIçigan, SH.B.A.
    Postime
    226
    Për letërsinë latine!
    Shko e gjej fjalorin e gjuhës së sotme shqipe me 2273 faqe, botim i vitit 1980. Në faqen 657:
    Has-takoj dikë a diçka rastësisht e papritur, ndesh. E hasa në rrugë (udhës). E hasi në stadium (në teatër, kinema). Hasi një ari.
    2-fig. Më del përpara diçka e më pengon, ndesh, gjej, vë re. Hasi vështirësi (pengesa). Kam hasur shumë fjalë të rralla (shprehje të panjohura).
    3-jokal. Ndeshem rastësisht e papritur në diçka (edhe figurative). Hasi në një gur (në mur). Hasi në gjurmë. Hasi në tokë të fortë. Hasëm në vështirësi, (në pengesa).
    *I hasi (i zuri , i ndeshi, i ra) sharra në gozhdë.
    Mos ngul këmbë si mushka. As unë nuk këmbëngul.
    Për të gjitha trojet Shqiptare nën një tërësi Shtetërore Shqiptare, t'i shkrijmë çdo energji!

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIçigan, SH.B.A.
    Postime
    226
    Bile= madje.
    Në mos shumë, pakëz. Nuk ka kuptim futja e fjalës bile pas "shumë" . Vetëm presja është e mjaftueshme. As fjala "atëhere" që duket si më e përshtatshme për t'u futur, do të ishte e ngarkuar kot. Sa për MJELLMËN, nuk po ngul këmbë, pasi është përzgjedhja e saj. Më duhet të dorzohem. I thuhet Mjellma dhe jo Mjelma, edhepse mua më pëlqen t'them mjelma "Liqeni i Mjelmave"
    Lisi!
    Më pëlqeve si e ke përdorur foljen "di" në mënyrën habitore="ditkam"
    Është e rrallë që një shqiptar nga Kosova të përdorë mënyrën habitore ashtu. (ha, ha, ha : Ti e po e dishe shçipen pa greshka)
    (Shaka miqësore)
    Për të gjitha trojet Shqiptare nën një tërësi Shtetërore Shqiptare, t'i shkrijmë çdo energji!

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Postime
    80

    Gloko? Nuk eshte shqip

    Desha te sqaroj Mjellma per ate qe pyet ne krye te ketij diskutimi.
    Ajo shkruan :
    Sot me ra ne sy nje fjal ne kuzhinen Shqiptare qe kurre nuk e kisha ndegjuar e ajo eshte GLIKO? c'ka eshte nese ka mundesi dikush te me shpjegoj.
    Gliko eshte nje fjale greke dhe perdoret kryesisht ne jug te Shqiperise. Eshte perdorur dhe me pare dmth dhe para 1990 ne kuptimi e embelsires se veçante, por tashme qe shume shqiptar flasin greqisht veç gjuhes se nenes ajo eshte perhapur dhe me gjere. Kuptimi i saj eshte embelsire. Jo çdo fjale qe perdorin shqiptaret e Shqiperise duhet marr si shqip. Ne kete rast "gloko" nuk ka pse te perdoret pasi eshte "kalk" (fjale qe ka te njejtin kuptim) i fjales embelsire.
    Ndersa per "has" Pellazgu ka bere nje pune vertet shkencore duke iu referuar Fjalorit te Gjuhes se Sotme Shqipe. Nuk ka se si nje fjale qe perdoret aq shpesh ne shqip te mos ekzistoj ne fjalor.
    Ju uroj diskutim te kendeshem !
    Rycki
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rycki2001 : 15-08-2002 më 10:44
    O moj Shqypni e mjera Shqypni....
    Ti ke pas kenë një zonjë e randë,
    Burrat e dheut të thirrsin NANË
    Vaso Pasha

  7. #17
    Shmekeri Prishtines
    Anëtarësuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    66
    Keshtu flitet Gjuha Shqipe:

    UN shkova ne shkoll. Ti shkove ne shkoll. Ai ose ajo shkuan ne shkoll.

    hahah hahaha haha

    Tash cila eshte menyra deftore, cila eshte menyra deshirore, cila eshte menyra paushalle, une nuk e di-tkam.

    Si shesin mend. Mjellma, pse nuk flet sikur te ka rritur Nena..Nena Kosove?

    Letersia76 paska studjuar Gjuhen Shqipe. Pata rastin te lexoj disa shkrime te saj; verejta se Letersia76 ka nevoje te kthehet ne shkollen fillore.

    "nuk ka fjale Has ne fjalor dhe pike dhe pike" Sikur do femije pa lodra. "une edua, une e dua.heheheheh"

    Letersia76, te sygjeroj qe ta lexoni lektyren , "Flutura e Arte."

    Une..trimi bukurosh

    P.S>

    Mos shitni mend, O takllagjyna
    Love is Just a Temporary Form of Insanity--Sylvester Stallone

  8. #18
    alvi
    i/e ftuar

    Abeceda!

    I e madhe e shtypit.
    i e vogel e shtypit.
    Uriqi.

    O e madhe e dores/
    o e vogel e dores.
    Asmoni.

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIçigan, SH.B.A.
    Postime
    226
    O Taulant Dardani!
    .

    Folja "shkoj' në mënyrën dëshirore bën:
    Unë shkofsha,
    Ti shkofsh,
    Ai/ajo shkoftë,
    .

    Ne shkofshim,
    Ju shkofshit ,
    Ata shkofshin.
    .
    .
    Taulant, edhe diçka tjetër (mbaje mend- diçka e jo diqka), letërsia76 nuk ka studjuar shqip por latinisht, ndaj i falet që nuk di shqip. Takllagjyn nuk hyn as me çekiç në shqip.
    O Alvi, m'knoqe vallahi!
    Për të gjitha trojet Shqiptare nën një tërësi Shtetërore Shqiptare, t'i shkrijmë çdo energji!

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2002
    Postime
    6
    Kam përshtypjen se në fjalinë - temë "Ta mësojm(ë) shqipen" trajta e shkurtër është e tepërt. Megjithë sugjerimet (kjo fjalë për Taulant-Dardanin) që i janë bërë temës nga diskutues të tjerë, varianti i saktë i bie që të jetë "Të mësojmë shqipen".

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Informata Rreth Kultures Islame
    Nga StterollA në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 24-05-2010, 15:27
  2. Dështimi i gjuhës standarde shqipe te gegët!
    Nga Davius në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  4. Baza dialektore e gjuhës standarde
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 05:20
  5. Letërsia shqiptare: probleme teorike-kritike në gjykimin e vlerave letrare
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 15:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •