Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 52
  1. #1

    Ta pasurojm gjuhen Shqipe

    Te nderuar bashkombas kam nje problem nga nje here fjalet qe po i hasi neper shkrime ne kete forum nuk po i kuptoj...
    Po me vjen shume palidhje te ja ndrroj kahjen temes edhe te pys prandaj vendosa qe te hape nje teme ketu sepse ke te bej me gjuhen shqipe.
    Me siguri edhe ju bashkekombas keni problem me fjalet qe perdorim ne Shqiptaret e Kosoves prandaj le te jete kjo nje teme si nje fjalor Shqip-Shqip.
    Sot me ra ne sy nje fjal ne kuzhinen Shqiptare qe kurre nuk e kisha ndegjuar e ajo eshte

    GLIKO ? c'ka eshte nese ka mundesi dikush te me shpjegoj.

    Nuk eshte turp te pysesh une mendoj ashtu edhe pse te mos pasurojm fjalorin ton me fjal nga e gjithe Shqiperija etnike.

    Ju mirepres
    Me rrespekt
    Mjellma
    Ndryshuar për herë të fundit nga Mjellma : 08-08-2002 më 16:49

  2. #2
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anëtarësuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    GABIMET NE GJUHEN LETRARE

    nuk ka asnje vend as treve shqiptare, ku edhe nga folesit e shkruasit e vet gjuhes letrare edhe ketu - te mos kene gabime edhe nder me fatalet, si ne peremrat: vetorin e deftorin e shqipes, se per sintakse as qe flitet...Por, kur vjen nje fjale qe dikujt i duket e re, ajo e ka dikund burimin dhe spjegimin e saj...

    Psh. edhe vet fjala - kuzhinë, as që flitet e shkruhet shqip, por një bastardhim i huaj, gjoja për dallim në shqipen dhe asgjë tjetër
    kur dihet se kjo fjalë është krejt shqipe - KUZINË, KUZINA, KUZINIER-I-E-ËT-ET... shqip është vendi ku zinë gjellën, e jo kuzhinë!!! Në dialeke të shqipes thohet: aty ku zina, shko aty ku zinë, ku zihet gjella (në deminutiv të fjalës - ku zijmë).

    A më drejtë është të thohet - kuzinë, kuzina - apo - kuzhinë? Unë e kam theksuar këtë fjalë edhe dikund tjetër në forume...
    Ndryshuar për herë të fundit nga illiriani : 09-08-2002 më 23:52

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIçigan, SH.B.A.
    Postime
    226
    Ilirian!

    Të falënderoj për spjegimin e fjalës "kuzinë"
    Kurse për "Mjelmën" dhe jo Mjellmën kam këto ndreqje gabimesh.
    Së pari, folja "has" zgjedhohet kështu:
    E tashmja: -------- E kryera:
    ------------------------------------------------------
    Unë has - -------- hasa
    Ti has - ----------- hase
    Ai has --------------- hasi

    Vëre me kujdes se ju e keni shkruar "hasi" për vetën e parë në kohën e tashme. Kjo është gabim. Mos më thuaj se është gabim pa dashje në tastjerë. Këtë gabim e bëjnë shumë veta. Si: e prishi, e ndreqi, etj... etj...
    Së dyti:
    "nuk po i kuptoj" përdoret kur je duke bashkëbiseduar me dikë drejtpërdrejt, dhe jo këtu. Këtë mënyrë të shprehuri e has (jo hasi) ndër shumë shqiptarë (jo shqipetar) nga Kosova. Foljet shqip kanë shumë kohë dhe jo vetëm të tashmen e pakryer.
    Pra, thuhet "nuk i kuptoj".
    "Po më vjen shumë palidhje..." nuk ka farë kuptimi shqip. Kjo duhet të jetë ndonjë përkthim fjalëpërfjalë i ndonjë gjuhe tjetër dhe jo shqip edhepse të gjitha fjalët vërtetë janë shqip një e nga një. Do të qe njëlloj sikur: frika gërrmon ngritjen sqepari patjetër. Të gjitha këto fjalë janë shqip, veçse nuk përbëjnë fjali me kuptim.
    "të ja ndrroj kahjen temës": shiko shembullin paraardhës.
    Në shqip i thuhet "pyes" dhe jo "pys"
    Fjala "kah" është emër i gjinisë mashkullore dhe në trajtën e shquar bën: Kahu - dhe s'mund të jetë "kahja" apo "kahjen" por "kahun" . Folja tjetër "ndërroj" shkruhet siç e sheh këtu, me një "ë" pas nd...
    Nuk kuptohet se çfarë ke dashur të thuash me "ke te bej me gjuhën shqipe". Mos vallë donit të thonit se keni të bëni me gjuhën shqipe?
    Mua nuk më duket aspak!
    Dëgjo, dhe jo ndëgjo!
    Glikoja është një lloj ëmbëlsire që përdoret për qerasje, apo gostitje të miqve. Ajo nuk shtë gjë tjetër por frut i lënë në ujë të kthjellët gëlqerje dhe pastaj i zier dhe futur sheqer. Pasi lihet në frigorifer për t'u ftohur mund të serviret. Mirë është të jetë kompostuar. Frutat më të parapëlqyera janë kumbulla, dardha, kajsia apo pjeshka. Pra, është komposto. Ne në Shqipëri i themi "Gliko", pasi e bëjmë në shtëpi dhe kushtet e kompostimit janë të kufizuara.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Pellazgu : 10-08-2002 më 02:36
    Për të gjitha trojet Shqiptare nën një tërësi Shtetërore Shqiptare, t'i shkrijmë çdo energji!

  4. #4

    Ju faleminderit

    Sinqerisht ju falminderitoj se sot mesova diq te re edhe ja vlen.

    Zoteri Pellazgu ju falminderit shume per permirsimin e gabimeve te mija e di se kam shume por do mundohem ti permirsoj sidomos nese do has( apo do hasi ?) ne ndihmen e bashkombasve te mi
    Pranoj se kam shume gabime drejtshkrimore sidmos fatale jan ne sintaks por kerkoj ndihmen e te gjithe juve.
    Me siguri ato gabime kan te bejn me 3 gjuhe qe i flas,shkruaj edhe me te cilat lexoj nga lamia qe studijoj.

    Nje lutje :
    A ka mundesi dikush te shkruaj per zgjedhimin e foljeve neper kohe ?

    Mjellma me duket vetem se ka te bej me dialekt pasi qe tek Shqiptaret e Kosoves Mjellma thuhet apo ndoshta une e kam shkru gabimisht ?

    I mirepres te gjitha permirsimet qe do behen ne shkrimet e mia pasi c'do permirsim do jete njohuri e re per mua .

    Me rrespekt
    Mjellma
    Ndryshuar për herë të fundit nga Mjellma : 11-08-2002 më 16:12

  5. #5
    MODERATOR Maska e Letersia 76
    Anëtarësuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    OXFORD ENGLAND
    Postime
    731
    PELLAZGU une jam diplomuar gjuhe e letersi la dhe me vjen keq ne gjuhen shqipe nuk ekziston foja HAS.

    Folja qe i thua ti has

    has-------kam

    por ne shqiptaret e themi me shkurtime ok
    dhe po te shohesh fjalorine gjuhes shqipe kjo nuk ekziston fare ok

    ky ishte thjesht nje sygjerim ....do not get upset .....sorry if so....bye

    gjithe te mirat!
    Prá, mallkue njaj bir Shqyptari,
    Qi ketë gjuhë të Perendís,
    Trashigim, qi na la i Pari,
    Trashigim s'i a lên ai fmís;
    Edhè atij i u thaftë, po, goja,
    Qi e perbuzë ketë gjuhë hyjnore;
    Qi n'gjuhë t'huej, kúr s'âsht nevoja,
    Flet e t'veten lên mbas dore.

    AT Gjergj Fishta

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e elbasan
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    75
    Letërsia 76,

    më vjen keq të të kundërshtoj, por fjala has ekziston në Shqip.

    Shembuj:

    1. Këtë që thua nuk e kam hasur (= gjetur; lexuar) në asnjë libër.
    2. Kam hasur (= pasur) shumë vështirësi në mësimin e Latinishtes.

    Me respekt,

    elbasan
    "Atdheu mbi gjithçka."
    Zogu I

  7. #7
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    HAS, nuk ka kuptimin KAM, as PASUR, por "me ka dale perpara", "jam ballafaquar", " jam ndeshur", etj, dmth eshte nje folje qe s'ka as nje lidhje me foljen KAM , ME PASE.

    Ka mundesi te jete e kunderta e foljes HAP, ME HAP,
    Ndersa HAP tregon qe kemi hapesire veprimi, dmth ne mund te veprojme lirisht, te hapim kembet, te hapim krahet, etj, HAS eshte e kunderta e saj, tregon qe ne s'kemi hapesire te mjaftueshme veprimi, s'kemi shume vend te lire, per te hapur kembet, per te shtrire duart, etj.

  8. #8
    MODERATOR Maska e Letersia 76
    Anëtarësuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    OXFORD ENGLAND
    Postime
    731
    hello te gjitheve !
    vini re:
    Ne fjalorin e gjuses shqipe nuk ekziston fojla has ,por ne gjuhen e perditshme populli perdor shume fjale te ndryshme ok
    dhe jo c'do fjale eshte si e shkruar apo e normalizuar ne fjalor .

    me vjen shume keq per repiken qe bera por kjo fjale me te vertete nuk ekziston (por ne kete fjale has = mund ta shpjegojme ne shume kuptime me folje te tjera )

    bye!
    Prá, mallkue njaj bir Shqyptari,
    Qi ketë gjuhë të Perendís,
    Trashigim, qi na la i Pari,
    Trashigim s'i a lên ai fmís;
    Edhè atij i u thaftë, po, goja,
    Qi e perbuzë ketë gjuhë hyjnore;
    Qi n'gjuhë t'huej, kúr s'âsht nevoja,
    Flet e t'veten lên mbas dore.

    AT Gjergj Fishta

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Postime
    80

    Has ekziston ne shqip

    ndonese une ketu ku jam nuk kam fjalor kjo nuk do te thote qe fjala "has" nuk ekziston perderisa ajo eshte e gjalle. Si e tille ajo ka kuptimin qe jep ornament me siper, pra takoj, ballafaqoj, ndesh etj. etj. Por kjo del nga tema e cila ne vete-vete ka nje gabim. Themi "Ta mesojme shqipen" dhe jo " "Ta mesojm Shqipen".
    Shpresojme te jemi kuptuar....ne shqip.
    Ciao .... dmth shendet !
    Rycki
    O moj Shqypni e mjera Shqypni....
    Ti ke pas kenë një zonjë e randë,
    Burrat e dheut të thirrsin NANË
    Vaso Pasha

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIçigan, SH.B.A.
    Postime
    226
    Oh, më kënaqët, sinqerisht!
    Nuk e di se si ka mundur ky zotëria Letërsia76 të ketë studiuar latinisht. Ju lutem na hap ndonjë temë këtu për latinisht, se për shqip e morëm vesh se sa e ditke.
    Dan Quale (zv/presidenti i atij Bushit plak, se ky tani ia kalon zv. të babës)kur ishte një herë për vizitë në Amerikën Latine, mes gomarllëqeve të tjera tha se i vinte keq që nuk kishte mësuar mirë latinisht që të komunikonte me njerëzit atje, në Amerikën L a t i n e. Mos ndoshta kemi të bëjmë me një Dan Quale shqiptar tani.
    Për të gjitha trojet Shqiptare nën një tërësi Shtetërore Shqiptare, t'i shkrijmë çdo energji!

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Informata Rreth Kultures Islame
    Nga StterollA në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 24-05-2010, 15:27
  2. Dështimi i gjuhës standarde shqipe te gegët!
    Nga Davius në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  4. Baza dialektore e gjuhës standarde
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 05:20
  5. Letërsia shqiptare: probleme teorike-kritike në gjykimin e vlerave letrare
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 15:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •