Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Energjia e pakrijuar hyjnore...

    Pershendetje...

    Do doja te dija me shume rreth asaj qe perkufizohet si "Energjia e pakrijuar hyjnore"

    Pra a eshte e njejte me ate qe njihet si "Hiri hyjnor", cilat jane menyrat se si kjo Energji mund te preke njeriun, a ka efekte te dukshme, etj...?

    Me shume do doja te dija se si mund te dallohet dicka qe vjen nga Energjia Hyjnore nga dicka qe eshte vetem njerezore dhe pjelle e imagjinates?

    Nqs do sillej ndonje link per kete teme, po ashtu do ishte shume e dobishme...
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ndreu
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    105
    Energjia e pakrijuar eshte energjia qe vjen prej Perendise se pakrijuar dhe jo prej krijesave te krijuara.

    Mund ta gjesh edhe si "drite e pakrijuar". Per momentin i vetmi rast qe me vjen nder mend eshte rasti i Stefanit gjate martirizimit te tij (Shih Veprat, kap. 7).

    Ne realitetin orthodhoks drita e pakrijuar eshte shfaqur/bere e dukshme nder disa askete qe luteshin per kohe me rradhe, duke kreshmuar ne menyre qe Perendia t'jua shfaqte kete drite.

    Ndoshta (mendimi im personal, mos e merr a priori) eshte ajo me te cilen perballemi shpesh ne Bibel, e ashtuquajtura lavdi e Perendise (rasti i Metamorfozes se Zotit etj.).

    Sa shkrova me siper nuk duhet te merren si absolute; jane vecse mendime te momentit nga nje gjykim personal. Te kerkoj ndjese qe ne kete rast nuk po te jap nje pergjigje te plote dhe te bindshme.

  3. #3
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Ndreu,

    Ne rradhe te pare te falenderoj per pergjigjen.


    Shembuj te shfaqjes se Drites se Pakrijuar, ne Shkrimet e Shenjta ka shume. Shembulli me tipik eshte Metamorfoza e Shpetimtarit. Ndaj kjo Drite quhet simbolikisht dhe "Drita e Taborit". Pergjithesisht ajo emertohet si Energji e Pakrijuar, per arsye se mund te manifestohet dhe ne forma te tjera pervec Drites, si psh Ngrohtesise, Embelsise qiellore, Aromes se kendshme, etj... manifestime keto te cilat jane te shumta ne jetet e shenjtoreve.

    Ketu ka nje dallim mes asaj cfare besojne besimtaret katolike dhe ata ortodokse. Katoliket besojne se energjia hyjnore nuk mund te preket nga njerezit. Njerezit mund te prekin vetem imitime te saj, te krijuara, ndersa besimtaret ortodokse besojne se njerezit mund te kene kontakte me energjine e pakrijuar hyjnore. Ndonese esenca hyjnore eshte e paarritshme nga njeriu, energjia hyjnore eshte e arritshme. Madje kontaktet e vazhdueshme me kete Energji, cojne ne hyjnizimin (Theosis) te njeriut.

    Kjo u mbrojt ne keshillin e kostandinopojes, ne shekullin e 14, ku u diskutua teza e Varlaamit, i cili e hidhte poshte kontaktin njerezor me te pakrijuaren, dhe mbronte idene se njeriu mund te arrije Zotin vetem Intelektualisht (Intelekti ben pjese ne energjine e krijuar, njerezore)
    Ortodokset e kundershtuan kete teze, duke mbrojtur se njeriu mund te arrije hyjnoren nepermjet kontakteve me energjine e pakrijuar te Zotit.


    Do doja ndonje informacion me teper rreth kesaj, si dhe efekteve te dukshme te kesaj energjie ne jeten e Kishes Ortodokse
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #4
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Nje nga vargjet biblike qe eshte perdorur kundra idese se, duke qene se esenca hyjnore eshte e paarriteshme, asnje kontakt me hyjnoren nuk mund te kete, as me energjine, perderisa kjo te jete hyjnore, eshte nga letrat e Shen Pjetrit, ku flitet per pjesemarrje ne hyjni, apo vargu nga ungjilli i Joanit ku Krishti i referohet DHV mbi te qenit te njerezve perendi.

    Barlaam Kalabrezi, i ndikuar nga skolastika perendimore, shprehej se Perendia eshte krejtesisht transhedent, e asnje kontakt me te nuk mund te arrihej, pervec se me ane te asaj qe eshte e krijuar nga Zoti, keshtu qe Zoti mund te njihet vetem apofatikisht duke perdorur sisteme intelektuale, si psh filozofine, aq sa ai pretendonte se ka patur filozofe qe arriten njohjen hyjnore po aq sa edhe te krishteret pas Pentikostise.
    Akuza e tij ishte se nqs do te themi se ka energji hyjnore, me te cilen ka kontakt njeriu, pervec esences hyjnore, qe eshte e paarritshme, kjo do ta dualizonte Zotin ne nje qe eshte esence e paarriteshme, e ne nje tjeter, qeshte energjia e arriteshme. Ai u perpoq edhe te tallej me pozicionet fizike qe keshillohen ne meditimet e lutjes se Krishtit "Zoti Jisu Krisht, Bir i Perendise, meshirome mua mekatarin"...


    Nderkohe, tezat e tij u hodhen poshte nga Grigor Pallamai, qe nuk ishte vecse nje shprehes i mendimit monastik, jo vetem te Atosit, por te Eterve te Lindjes, deri ne shek. 4, ku gjenden shume referenca mbi Hezikian e lutjen e Krishtit, madje duke perdorur edhe ritmin frymor, sic verehet ne Shkallen e Joan Kasianoit.
    Shen Grigor Pallamai shkroi "Triadat", nje liber i perbere nga tre volume, me tre pjese secila, ku shtjellon ne forme dialogu te gjithe mendimin Athonit mbi kete debat.
    Nga kundra-argumentet kryesore mund te permenden se Esenca edhe Energjia hyjnore nuk jane dy pjese te ndryshme te Hyjnise, ashtu sikurse rrezet e Diellit jane po Diell, megjithese me to arrihet kontakti, ndersa me Diellin vete jo.
    Perendia eshte njekohesisht transhedent, por edhe i njohshem, ndryshe, po te eleminojme te dyten, atehere kjo do te hidhte poshte Vepren Shpetimtare te Krishtit, qe nuk eshte vecse Hyjnia qe u shfaq e u be njeri. Nqs njeriu nuk mund te kete kontakt me hyjnoren, kjo do te thosh se edhe Njeriu Krisht nuk mund te kish nje union hipostatik me hyjnoren, duke hedhur keshtu poshte THELBIN e qellimit te ardhjes se Krishtit.

    Nje nga gjerat qe duhet verejtur eshte se kontakti me Energjine e pakrijuar nuk behet thjesht me ane te lutjes se Krishtit, por mbi te gjitha me ane te nje jete hyjnore, te bazuar ne mesimet e Ungjillit, e vetem pasi jetohet kjo, atehere praktikimi i asaj Lutje do te jape rezultatin e vet.

  5. #5
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Seminarist,

    Faleminderit per pergjigjen.

    Ne vazhdim te kesaj teme, do doja te kaloja ne nje pike tjeter, qe eshte Shenjterimi i Materies.
    Kisha Ortdodokse beson ne shenjterimin e materies. Pra, materia e cila nga natyra eshte e krijuar, me ane te veprimit te Energjise se pakrijuar, behet mbartese e kesaj Energjie tek njeriu. Ky fenomen shprehet tek pothuajse gjithe sherbesat e Kishes Ortodokse: si psh Lirurgjia Hyjnore.
    Ne kete Liturgji, nepermjet Bukes dhe Veres merret Trupi dhe Gjaku i vertete i Krishtit.

    Me sa kam degjuar Kisha Katolike pretendon ne teorine e Transubstancionit, dmth vera dhe buka shnderrohen ne trup dhe gjak te Krishtit nepermjet transformimit te substances. Pothuajse gjithe Kishat Protestante shohin shenjterine e aktit te Darkes se Zotit, por jo te bukes dhe veres qe perdoren aty ne vetvete, duke i konsideruar keto thjesht si simbole te trupit dhe gjakut te Krishtit.
    Ndersa Kisha Ortodokse e sheh buken dhe veren si transmetuese te Energjise Hyjnore, te cilat duke mos u ndryshuar ne substance, sjellin tek besimtari te njejten Energji qe do te vinte po te hante Trupin dhe Gjakun e vertete te Krishtit. Pra nepermjet ngrenies se tyre, besimtari merr shenjterine qe do merrte duke ngrene Trupin real te Krishtit.
    Prandaj ky quhet ndryshe dhe "Flijimi i pagjakshem i Krishtit".

    Po keshtu shenjterimin e materies e gjejme perseri ne Diten e Theofanise, ose Ujit te Bekuar. Kur Uji shnderrohet ne nje mbartes se Energjise se Pakrijuar.

    Raste te tilla kemi dhe Shenjterimin e Vajit ose Misteri i Efqelise, etj...

    Keto Mistere shihen si Parashijim i Mbreterise se Perendise kur gjithe materia do perpihet prej Energjise se Pakrijuar hyjnore, atehere kur Zoti do banoje mes popullit te Tij.

    Do doja te dija me shume rreth temes se shenjterimit te materies, dhe cfare e dallon Kishen Ortodokse ne kete pike nga Kisha Katolike dhe Protestante...
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #6
    C'do te thote "Perendi i pakrijuar" dhe "Energji e pakrijuar"? I lexova shkrimet, por nuk me duket se kuptova ndonje gje. Ka ndonje menyre "te thjeshte" per te shpjeguar dhe kuptuar?
    Faleminderit dhe dua te shtoj se shkrimet jane me te vertete interesante dhe informuese.
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  7. #7
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Moter,

    Ti thua qe shkrimet jane me te vertete informuese, por pak me siper thua se nuk ke kuptuar asgje prej tyre. (Kjo ishte thjesht per shaka )

    Pra kjo teme eshte per ate qe quhet "Energjia e pakrijuar", ose e thene ndryshe "Energjia hyjnore". Ky eshte nje term tjeter per "HIRIN". Kjo energji eshte energjia qe buroi prej Krishtit kur u prek nga gruaja me hemorragji, ishte drita qe rrethoi Krishtin ne malin e shperfytyrimit, etj...

    Ne flasim shpeshhere per bashkimin me Krishtin. Por si eshte ky bashkim?
    E pra ky bashkim vjen kur energjia (ose Hiri) i Tij banon nder ne.
    Kjo eshte dhe ajo qe quhet "shenjterim".

    Rreth kesaj eshte tema.

    Do doja shume te dija dhe mendimin tend ketu
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  8. #8
    Citim Postuar mė parė nga Matrix
    Moter,

    Ti thua qe shkrimet jane me te vertete informuese, por pak me siper thua se nuk ke kuptuar asgje prej tyre. (Kjo ishte thjesht per shaka )

    Pra kjo teme eshte per ate qe quhet "Energjia e pakrijuar", ose e thene ndryshe "Energjia hyjnore". Ky eshte nje term tjeter per "HIRIN". Kjo energji eshte energjia qe buroi prej Krishtit kur u prek nga gruaja me hemorragji, ishte drita qe rrethoi Krishtin ne malin e shperfytyrimit, etj...

    Ne flasim shpeshhere per bashkimin me Krishtin. Por si eshte ky bashkim?
    E pra ky bashkim vjen kur energjia (ose Hiri) i Tij banon nder ne.
    Kjo eshte dhe ajo qe quhet "shenjterim".

    Rreth kesaj eshte tema.

    Do doja shume te dija dhe mendimin tend ketu
    Pyetja ime eshte pikerisht kjo, pse quhet "e pakrijuar" kjo lloj energjie qe buroi prej Krishtit. Hyjnore e kuptoj, po "e pakrijuar" eshte fjale qe me ngaterron disi. Apo mos ka te beje me faktin qe eshte energji "qe nuk krijohet"?
    Ne lidhje me "shenjterine" sipas greqishtes kuptimi i kesaj fjale eshte "i/e vecuar per Perendine nga Perendia" dmth: kur Shen Pavli ne letrat e tij u drejtohej "shenjtoreve" te kishave ne Korinth, apo Efes, ai ne fakt u thoshte: "Juve qe jeni vecuar per Perendine nga Perendia" ose ndryshe "qe jeni marre nga kjo bote per te jetuar ne HIRIN e Perendise"

    Pershendetje dhe faleminderit vella!
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  9. #9
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Jo cdo lloj energjie eshte e pakrijuar. Emergjite njerezore. psh Intelekti, Vullneti, Forca etj jane te krijuara.
    Energjia e Krishtit eshte e pakrijuar, e perjeteshme.

    Kjo eshte Energjia, pa prekjen e se ciles, shpetimi yne eshte i pamundur
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e ndreu
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    105
    Pyetja ime eshte pikerisht kjo, pse quhet "e pakrijuar" kjo lloj energjie qe buroi prej Krishtit
    Quhet e pakrijuar sepse eshte energjia e Perendise se Pakrijuar dhe jo e nje krijese te krijuar. Perendia i Pakrijuar vetem energji te pakrijuara mund te kete. Sepse nese themi se energjite e Perendise jane te krijuara ndeshkojme Perendine per te qene i krijuar- sipas shen Grigor Palamait.

    Ky eshte qendrimi orthodhoks rreth kesaj ceshtjeje, i njohur me 4 sinodet e shek. te 14-te: 1341, 1347, 1351 dhe 1368. Grigor Palamai mbeshteti me force kete te vertete qe me ne fund mbizoteroi si nje prej te vertetave themelore te besimit te krishtere. Nuk njihej prej romanokatolikeve edhe pse me vone filluan te perqafonin kete teori, ashtu sic filluan te lene menjane edhe filioque-n.

    Drita ne momentin e Metamorfozes se Shpetimtarit ishte e pakrijuar. (Drita taboriane- sipas Palamait). Tre dishepujt e pranishem, Petri, Jakovi dhe Joani u bene kungues te kesaj drite te pakrijuar. Nuk shfaqet te te gjithe njerezit, por te te denjet.

    Problemi filloi me Varlaam Kalabrezin i cili thoshte se vetem esenca e Perendise eshte e pakrijuar dhe jo energjite e Tij. Sepse- sipas logjikes se tij- nese dishepujt u bene kungues te nje energjie te pakrijuar, do te thote se kunguan esencen e Perendise, cka eshte e pamundur.

    Palamai u pergjigj se esenca e Perendise eshte e panjohur per njerezit, por energjite e pakrijuara jane te njohura te njerezit e denje. Energjite e pakrijuara te Perendise nuk rrjedhin prej esences se Perendise, sepse atehere do te ishim kungues se perendishmerise sipas esences, gje qe eshte e pamundur te arrihet.

    Edhe hyjnizimi (theosis) sipas hirit, arrihet nepermjet kungimit te besimtarit te devotshem me energjite e pakrijuara te Perendise, sepse me energji te krijuara nuk mund te realizohet hyjnizimi.

    Kaq material kemi sot per pasuniversitaren e Matrix, per te cilin me behet qejfi qe pranon te verteten edhe pse kjo e vertete gjendet jashte gjirit te Romanokatolicizmit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ndreu : 25-01-2005 mė 15:36

  11. #11
    Faleminderit Ndreu per shpjegimin shume te qarte ne kete teme.
    Manulaki
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  12. #12
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Kisha Ortdodokse beson ne shenjterimin e materies. Pra, materia e cila nga natyra eshte e krijuar, me ane te veprimit te Energjise se pakrijuar, behet mbartese e kesaj Energjie tek njeriu.

    Ndersa Kisha Ortodokse e sheh buken dhe veren si transmetuese te Energjise Hyjnore, te cilat duke mos u ndryshuar ne substance, sjellin tek besimtari te njejten Energji qe do te vinte po te hante Trupin dhe Gjakun e vertete te Krishtit. Pra nepermjet ngrenies se tyre, besimtari merr shenjterine qe do merrte duke ngrene Trupin real te Krishtit.


    Matrix,

    me cfare shoh ne menyren se si je shprehur ketu, duhet te te them se kisha ortodokse e sheh njeriun vete si bashkim te botes materiale edhe asaj shpirterore. Keshtu qe njeriu shpetohet, shenjterohet, ose, ne te kundert, rebelon, mekaton e humbet me te dyja keto veti.


    Jane te dyja keto veti te njeriut objekt edhe qellim, si edhe mjet, me ane te cilave ato shenjterojne, ose cojne ne mekat, njera tjetren, edhe jo njera vetem te jete mjet sherbimi ndaj tjetres.


    Keshtu qe materia nuk eshte thjesht vetem nje mjet qe perdoret, si ene, per te shenjteruar shpirteroren, por materia, ashtu si shpirterorja, eshte edhe mjet edhe objekt shenjterimi.


    Po te mos ish keshtu, Krishti nuk do flijohej truperisht, e as nuk do te ringjallej truperisht (si edhe shpirterisht), e keshtu nuk do te kish vdekje fizike, si edhe ringjallje fizike te njeriut.


    Keshtu qe Kungata nuk eshte vetem transmetuese e Hirit hyjnor, si nje mjet zevendesues ndaj trupit te vertete, POR eshte VETE TRUPI edhe Gjaku i Krishtit, po ai me te cilin Krishti u lind, jetoi, vdiq edhe u ringjall.
    Probelmi qe ortodoksia ka me transubstancionin eshte me teper metodologjia e ngurte racionaliste mesjetare katolike per te futur nen procese filozofike njerezore, dukuri qe ndohin pertej kuptimit njerezor.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 25-01-2005 mė 17:28

  13. #13
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    Probelmi qe ortodoksia ka me transubstancionin eshte me teper metodologjia e ngurte racionaliste mesjetare katolike per te futur nen procese filozofike njerezore, dukuri qe ndohin pertej kuptimit njerezor.
    Dmth, Ortodokset nuk besojne ne transubstacion apo si? Sepse Katoliket mendojne qe transubstacioni eshte pikerisht si thoni ju: "dukuri pertej kuptimit njerezor".

  14. #14
    Ajo qe ortodokset thone eshte qe nuk eshte e nevojshme te shpjegosh ate qe ndodh pertej njerezores.

    Transubstacion eshte dukuri qe shpjegohet natyrshem, ndersa c'ka ndodh me veren dhe buken nuk eshte natyrale, eshte hyjnore!
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  15. #15
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Pershendetje

    Ndreu dhe Seminarist,
    Ju falenderoj per shpjegimet e qarta qe keni sjelle.
    Ndersa per Ndreun do doja te thoja se une nuk po ndjek ndonje pasuniversitare, por thjesht po mesoj dicka me shume mbi besen e eterve te mi. Po keshtu une nuk kam besuar se e verteta eshte brenda RomanoKatolicizmit apo brenda RomanoKatolicizmit te Reformuar (Protestantizmit). Mbi te gjitha, e Verteta jone eshte Krishti, dhe une po kerkoj te di se si kjo e Vertete ka ardhur tek ne pergjate historise, megjithese eshte sulmuar nga Skolasticimi dhe Intelektualizmi, qe duan ta bejne skllav te tyren, por Dielli nuk mund te zihet me shoshe.

    Seminarist.
    Te falenderoj per pergjigjen qe ke dhene.
    Me shume me bene pershtypje fjalet:
    Jane te dyja keto veti te njeriut objekt edhe qellim, si edhe mjet, me ane te cilave ato shenjterojne, ose cojne ne mekat, njera tjetren, edhe jo njera vetem te jete mjet sherbimi ndaj tjetres.
    Keshtu qe materia nuk eshte thjesht vetem nje mjet qe perdoret, si ene, per te shenjteruar shpirteroren, por materia, ashtu si shpirterorja, eshte edhe mjet edhe objekt shenjterimi.
    Po te mos ish keshtu, Krishti nuk do flijohej truperisht, e as nuk do te ringjallej truperisht (si edhe shpirterisht), e keshtu nuk do te kish vdekje fizike, si edhe ringjallje fizike te njeriut.

    Pershendetje
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 26-01-2005 mė 14:37
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e ndreu
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    105
    Ndersa per Ndreun do doja te thoja se une nuk po ndjek ndonje pasuniversitare, por thjesht po mesoj dicka me shume mbi besen e eterve te mi.
    It's a joke.

Tema tė Ngjashme

  1. Ceshtja e lirise Ndertrinitare
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-07-2006, 11:51
  2. 24 Prill: E Diela e Meshires Hyjnore
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 16:57
  3. Adhurimi - Kapitulli V. Mesha Hyjnore
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 03-04-2005, 22:32
  4. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02
  5. Sherbesat Hyjnore, nga Kryepiskop Serafim Sllobodskoj
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-12-2002, 14:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •