Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Katër gra vdesin nën rrotat e fuoristradës!!

    TIRANE

    Ngjarjet e rënda në rrugë kanë përgjakur festën e Krishlindjeve në gjithë vendin. Gjashtë të vdekur dhe 11 të plagosur është bilanci tragjik i shkaktuar nga aksidentet vetëm gjatë fundjavës. Një listë që i shtohet statistikave të vitit 2004, që tregojnë për 73 të vrarë në aksidentet rrugore në Tiranë dhe Kavajë. Por, sigurisht ngjarja më e rëndë ishte ajo e ndodhur paraditen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës. Katër viktimat, Suzana Pecani, Bukurie Pecani, Pranvera Pecani dhe Mimoza Marku, ishin nisur nga Shkodra për një festë familjare në Durrës dhe kishin ndaluar në Vorë, ku pritnin mjet tjetër për të vazhduar udhëtimin, kur janë përplasur për vdekje nga mjeti tip "Daihatsu" fuoristradë, me targa DR 4061 D. Drejtuesi i mjetit Hajredin Allaraj, 25 vjeç, banues në Hamallaj, menjhërë pas ngjarjes e ka braktisur atë dhe është larguar në këmbë. Policia është vënë menjëherë në kërkim të autorit, i cili deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nuk ishte arrestuar ende. Aksidenti ka bllokuar për gati 30 minuta lëvizjen e mjeteve në këtë krah të autosdradës.

    Ngjarja
    Katër gratë ishin nisur me tren nga Shkodra për në Durrës, kur për shkak të dëmtimit të linjës hekurudhore në Urën e Limuthit, kanë ndaluar në Vorë, për të vazhduar me linjat automobilistike. Ka qenë ora 09.45, kur teksa pritnin furgonin në krah të autostradës ato janë aksidentuar. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje në mjet ishin dy persona, një djalë dhe një vajzë, që janë larguar menjehërë pas ngjarjes. Mjeti me targa DR 4061 D, vinte nga Tirana dhe ecte në drejtim të Durrësit. Dëshmitarët thanë se furistrada, ishte duke lëvizur shumë shpejt, kur rreth 150 metra në të dalë të Vorës, përgjatë një manovre për frenim nga ana e shoferit, ka dalë nga rruga dhe pasi ka përplasur grate, ka përfunduar në kanal. Ndërsa autori dhe femra që e shoqëronte atë janë larguar nga vendngjarja, kanë qenë vetë kalimtarët dhe banorët e zones, që i kanë dhënë ndihmën e parë të aksidentuarave. Kanë qenë pikërisht këta që i kanë nxjerrë viktimat nga kanali në krah të rrugës ku kishin përfunduar, por pa mundur t'i shpëtojnë ato. Sipas ekspertëve mjeko-ligjorë, përplasja ka qenë shumë e fuqishme dhe fatale për to.

    Shkaku
    Shpejtësia mbi normat e lejuara, shkujdesja e Allarajit në timon dhe terreni i rrëshkitshëm kanë qenë shkaqet e aksidentit tragjik. Ekspertët e policisë rrugore kanë vërejtur rrëshkitje të gomave të fuoristradës për disa metra më shkak të lagështirës, që ka ndikuar në humbjen e kontrollit të mjetit. Gjithsesi, veprimi i drejtuesit, për t'iu fshehur policisë ka bërë, që oficerët e policisë gjyqësore të dyshojnë se ai mund të ketë qenë në gjendje të dehur. Hetuesit kanë shoqëruar për të marrë në pyetje veç familjarëve të Allarajit dhe dëshmitarë okularë. Ndërkohë që autori i identifikuar vetëm pak çaste pas ngjarjes, deri në orët e vona të mbrëmjes nuk ishte ndaluar ende. Inspektorët mësohet se po mbajnë kontakte me familjarët për ta bindur atë të dorëzohet në rast se kontaktojnë.


    Mungesa e mbikalimit, shkak i aksidenteve

    Flet dëshmitari: Si i nxora viktimat nga kanali
    Këtu mungon një urë mbikalimi për këmbësorët, dhe i detyron ata që të kalojnë përmes autostradës duke rrezikuar jetën e tyre dhe duke u bërë shpesh objekt aksidentesh". Kështu është shprehur për Gazetën, vetëm pak kohë pas ngjarjes Tahir Murati, të cilin rastësia e bëri dëshmitar të aksidentit tragjik. Murati ka shtuar se ky është aksidenti i shtatë që ka parë brenda katër muajve, pikërisht në të njëjtin vend. Në, fakt dëmtimi i linjës hekurudhore te Ura e Limuthit, ka bërë që prej një jave pasagjerët e trenave të zbarkojnë në Vorë, ndërkohë që për të vazhduar me linjat automobilistike në mungesë të një mbikalimi detyrohen të kalojnë mespërmes autostradën. Ai është nga personat e pare, që shkuan për t'i nxjerrë nga kanali katër gratë e aksidentuara, për t'u dhënë atyre ndihmën e parë. Murati, tregon se kur ka mbërritur brenda në makinë nuk kishte njeri, ndërkohë që i kishin thënë se shoferi dhe vajza, që ishte në krahun e pasagjerit, pasi kanë parë se çfarë kishte ndodhur ishin larguar. "Ishin në gjendje të rëndë, kur i gjetëm dhe duke shpresuar se mund t'i shpëtonim i kemi dërguar me makina, dy për në Spitalin e Durrësit dhe dy për në Spitalin Ushtarak të Tiranës".


    Ishin binjakë

    Policia ndalon vëllain e shoferit
    Policia është detyruar të lëshojë vetëm pas pak minutash personin, që u mendua se ishte autori i aksidentit. Në fakt, personi i shoqëruar nga agjentët rezultonte të ishte vëllai binjak i Hajredin Allarajit. Hetuesit fillimisht kanë dyshuar për ndonjë lojë, të të shoqëruarit, Florianit, pasi edhe dokumentat e gjetura në makinën e barktisur ishin në emër të tij. Mirëpo, pas shoqërimit të prindërve dhe familjarëve të tjerë të autorit, është sqaruar se Floriani nuk kishte lidhje me ngjarjen. Familjarët, janë lënë të lirë të gjithë pasi kanë nënshkruar deklaratat përkatëse në rajonin e policisë. Ata kanë premtuar se do të bashkëpunonin me policinë dhe do ta bindnin Hajredinin të dorëzohej në rast se kontaktonte me ta.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e LeNNoN
    Anëtarësuar
    07-06-2003
    Vendndodhja
    Bucharest
    Postime
    359
    Shpreh keqardhjen time per familjet e viktimave....





    LeNNoN !
    You don't lead by hitting people over the head-that's assault, not leadership.

  3. #3
    gjithmone e me larg
    Anëtarësuar
    22-10-2004
    Vendndodhja
    tirana
    Postime
    572
    jete e poshter!!! dhe kismete kismete!
    cdo gje kalon, por sa e dhimbshme eshte ne momentin qe e perjeton

  4. #4
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    INTERVISTE/ Qemal Allaraj: Djali s'ka ku shkon, do dorëzohet. Çova njerëz në Shkodër për ngushëllim

    "Djali im do dorëzohet, s'ka ku shkon"
    Flet babai i shoferit që aksidentoi shkodranet në Vorë


    --------------------------------------------------------------------------------

    Artur Korriku


    DURRES

    Katër gratë që u aksidentuan dy ditë më parë në Vorë nga një fuoristradë me targa të Durrësit, janë përcjellë dje për në banesën e fundit në zonën e Naraçit në Shkodër. Ndërsa shoferi që i aksidentoi, 25-vjeçari Hajredin Allaraj, me origjinë nga Kukësi dhe banues në Hamallaj të rrethit të Durrësit, ende nuk është dorëzuar në polici. Madje as vendndodhja e tij nuk dihet. Ndërsa dje është mësuar se vajza me të cilën ai ndodhej në makinë në momentin e aksidentit të katër grave shkodrane, ishte e fejuara e tij dhe pas pyetjes në polici, ajo është kthyer në shtëpinë e saj në fshatin Limuth. Katër gratë e aksidentuara, Bukurie Pecani, Pranvera Pecani, Suzana Pecani dhe Mimoza Marku sapo kishin zbritur nga treni në Vorë dhe bashkë me burrat dhe njerëzit e tyre të afërt do të vinin në Tiranë. Por, sapo kanë bërë disa metra, katër gratë që ecnin anës autostradës janë përplasur nga makina "Daihatsu" me targa DR 4061 D, duke mbetur të vdekura. Ndërsa burrat që ecnin pak para tyre kanë shpëtuar për mrekulli. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila pranë makinës ka gjetur vetëm të fejuarën e shoferit, ndërsa ky i fundit ishte zhdukur. Babai i Hajredinit, Qemal Allaraj, ka thënë dje në një intervistë për Gazetën Shqiptare se ka më shumë hallin e familjeve që humbën katër femra, sesa të djalit të tij. Madje, ai tregon se ka çuar njerëz edhe për të pajtuar një gjakmarrje të mundshme.

    Kur e morët vesh ngjarjen?
    Ka qenë një koincidencë e çuditshme. Daja i djalit tim ishte në Tiranë ditën e hënë dhe kur po kthehej për në Hamallaj, vuri re makinën e Hajredinit, si dhe policinë e cila po merrej me punët e saj. Ai ndaloi dhe pasi mori vesh atë që kishte ndodhur para pak minutash, më mori në telefon dhe më njoftoi për aksidentin. Menjëherë u nisa dhe pas më shumë se një ore u gjenda në vendin e ngjarjes. Atje më thanë se djali im kishte aksidentuar katër persona, që të gjitha femra. Më vonë mësova se ato vdiqën që të gjitha si rezultat i këtij aksidenti.

    Ju keni edhe një djalë tjetër binjak me Hajredinin. Flitet që ai u ndalua nga policia duke kujtuar se është autori i aksidentit...
    Kjo nuk është e vërtetë. Ai kishte mbërritur në vendngjarje dhe kur pa se e fejuara e Hajredinit po transportohej me furgonin e policisë së Vorës, u paraqit vetë në komisariat dhe u prezantua se ishte vëllai binjak i Hajredinit. Ai quhet Florian. Por edhe në të tjerët, gjithsej 7 persona, për 9 orë kemi qëndruar në komisariatin e policisë së Vorës dhe në atë numër 4 të Tiranës, pasi jemi paraqitur vetë në polici.

    Çfarë kërkuan nga ju në polici?
    Kërkuan që të dorëzojmë Hajredinin. U thashë se nuk më del në telefon, pasi e ka të fikur. U thashë se nuk më intereson fati i tim biri para atyre familjeve që humbën njerëzit e tyre.

    Si kanë rrjedhur ngjarjet që nga momenti i aksidentit?
    Sapo mbërritëm në shtëpi, kemi pasur vizita thuajse nga të gjithë bashkëfshatarët. Katër burra të moshës 45 deri 60 vjeç morën përsipër që të shkojnë në Shkodër, në fshatin Mjedë, dhe të asistojnë në ceremoninë mortore. U thashë që deri në fillim të rrugës ku ata banojnë të ecin me kokë të ulur dhe kur të mbërrijnë pranë shtëpive, të ulen në gjunjë, pasi e kemi kokën poshtë për atë që ngjau. Deri tani nuk kemi pasur asnjë lidhje telefonike me ta.

    Me çfarë pune merret Hajredini?
    Ai punon ku të gjejë ndonjë punë, pasi është usta si murator.

    Po Floriani ku ndodhet?
    Nuk është në shtëpi për momentin.

    A e dinit ju se Hajredini në momentin e aksidentit ka qenë në makinë me një vajzë?
    Ajo është Lubica, e fejuara e tij. Ajo banon në fshatin Limuth të Tiranës. Atë mëngjes Hajredini më tha se do të shkonte ta merrte për ta sjellë në Hamallaj, se ajo është specialiste për të gatuar bakllava dhe do të na përgatiste ëmbëlsirën e Vitit të Ri. Dhe pikërisht kur po kthehej me të për në shtëpi ndodhi aksidenti.

  5. #5
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Ky babai i atij djalit flet kot tashi, se s'don me pase
    pune gjaku etj etj...
    Se e di shume mire me sa zemer e thote, dua te dorezohet djali...
    Nqs ke rrite femi te mire, se ke rrite me u hallakate deshem tape rrugesh
    , dhe me marre jete njerezish te pafajshem.
    Ngushellime per familjet e ketyre fatkeqeve ne Mjede...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e abnk
    Anëtarësuar
    27-07-2004
    Vendndodhja
    Vendi i fundit i lire n'bote, USA
    Postime
    242
    Citim Postuar më parë nga shkodrane82
    Ky babai i atij djalit flet kot tashi, se s'don me pase
    pune gjaku etj etj...
    Se e di shume mire me sa zemer e thote, dua te dorezohet djali...
    Nqs ke rrite femi te mire, se ke rrite me u hallakate deshem tape rrugesh
    , dhe me marre jete njerezish te pafajshem.

    Ngushellime per familjet e ketyre fatkeqeve ne Mjede...
    Na thuej pa rezerva si ndihesh.
    Defend the second amendment

  7. #7
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anëtarësuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Postime
    1,042
    po te pakten te merren masa se po vdesin perdite e asnjeri nuk denohet sic duhet....

  8. #8
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Citim Postuar më parë nga abnk
    Na thuej pa rezerva si ndihesh.

    Lirshem fare ndihem, po juve shoko si ndiheni?

Tema të Ngjashme

  1. Greqi, aksident vdesin tre emigrante shqiptarë
    Nga ClaY_MorE në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 09-10-2006, 07:02
  2. 3 aksidente brenda 24 orëve, vdesin 3 persona
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-12-2005, 18:12
  3. Si Krijohen & Vdesin Uraganet
    Nga niku-nyc në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 22-09-2005, 08:21
  4. Vdesin dy shqiptare ne Itali
    Nga Hyllien në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-11-2004, 00:25
  5. Largësitë vdesin shpejt...
    Nga xhulia në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-03-2004, 15:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •