-
Urim
Optimizėm-Pesimizėm
Nga Denar Biba
Kjo atmosfera e pragvitit tė ri se ēka diēka
magjepsėse.... Njerėzit i pushton ngazėllimi, bėhen mė
tė dashur, mė tė respektuar. Edhe nė kanė shkėmbyer
ndonjė fjalė tė ligė gjatė njėmbėdhjetė muajve tė
shkuar, nė kėtė tė fundit nxitojnė tė rivendosin
ambasadat. Rrugėt llamburisin nga dritat, nė media ka
mė shumė kėngė e humor. Tregjet mbushen plot e pėrplot
- ētė tė dojė zemra gjen. Gėzojnė fėmijėt e mezi
presin qė babgjyshi, e nė mungesė tė tij babi ose
gjyshi, tu sjellė lodrat qė aq shumė i ėndėrrojnė.
Shkėmbehen kartolina, mesazhe nė internet e celular,
uturijnė telefonat: urime, urime, vit i mbarė, mot mė
shumė, qoftė ky vit viti i plotėsimit tė tė gjitha
dėshirave tuaja! Kujtohen miqtė e vjetėr, tė rinjtė.
Zbuten shefat, lumturohen vartėsit. Lindin dashuri tė
reja, na fejohen shokėt...
Ashtu vėrtet, erdhi edhe fundi i vitit. Kaloi edhe ky
si gjithė tė tjerėt. Si na la na gjeti. Pa po duhet
blerė dhe ndonjė gjė, mė shumė pėr pleqtė e pėr
fėmijėt. Po ajo situatė si kėtu e ...smbahet mend
kur. Jo po gjeli i detit, jo po frutat. Ehe, kollaj
lista, ec ti blesh po munde! Ai qerata gjel kushton
edhe njė djall e gjysėm, thua i ka Versaēe ato puplat
e shėmtuara! Pale kėto garniturat e tjera, pastaj.
Nga dje-sot, dyqind deri nė treqind lek (tė vjetra)
shtrenjtim; tė gjitha ore: mollėt, portokallet,
domatet, specat. I gjen vėrtet, po ēe do: shih me sy
e vuaj me stomak.
Pa po duhet bėrė edhe ndonjė dhuratė. Kush po pyet mė
pėr robt e tjerė, tė gėnjejmė fėmijėt me ndonjė
kauēuēkė Made in China thuaj, se kush i duron
pastaj. Po edhe gjynah janė me thėnė tė drejtėn. Mirė
gjithė vitin qė mezi u blejmė nga njė palė kėpucė (kur
ato tė vėllait tė madh nuk mbajnė mė
), po as tashti?
Do blerė edhe ndonjė kartolinė po kujt tja dėrgosh?
Se mos na ka mbetur mė njeri kėtu, me miq e farefis na
janė shpėrndarė sa nė Greqi, Itali e Amerikė. Na
kėputi malli, u ndamė pėr sė gjalli.
Nuk na dhanė as ndonjė lek andej nga puna. Ėshtė bėrė
kjo rroga e trembėdhjetė si fantazma e babait tė
Hamletit, e ne si Hamleti qė me sytė nga shefi pyesim:
Tė na e japi, a tė mos na e japi?. Trembėdhjeta -
numėr ters! Po ja mirė e morėm ne, po pedagogėt,
mėsuesit, po ata qė nuk janė nė punė fare si tja
bėjnė?
A do kemi drita? Sikur kanė premtuar, po... E kemi
edhe vetė fajin me thėnė tė drejtėn, ta pret mendja,
paguaje qė ta KESH! Po kur je mėsuar si nė stan tė
babait gjithė jetėn, nuk ėshtė kollaj tė ndryshosh. Jo
po se do hyjmė edhe nė Evropė, ė?
Meqė ra llafi, kjo 2005-a ėshtė edhe vit provimi. Kemi
zgjedhjet nga vera. Zgjedhje tip detyrim
pėrcaktim: ja tė ndershme, ja ska Europė!
Politikanėt pastaj, veē ti dėgjosh: fitore majtas
fitore djathtas fitole nė qėndėr!
Vite tė sukseshme, rrugė tė reja, rritje e tė
ardhurave, rritje tė investimeve, ulje e
kriminalitetit, forcim i institucioneve, pėrparim i
demokracisė, pėrmirėsim i imazhit tė vendit!
Vitet mė tė errėta tė historisė sė pluralizmit,
rritje e papunsisė, rritje e evazionit fiskal,
korrupsion, kontrabandė, drama Gjerogjiane, tragjedi
Ukrahinase!
Jo, jo, kėtė rradhė nuk bėhet shaka. Le qė nė
pėrgjithėsi me zgjedhjet nuk duhet bėrė shaka. Ėshtė
shans qė vetėm njėherė nė katėr vjet tė vjen.
Pikėrisht sepse ėshtė kėshtu, duhen vlerėsuar dhe me
pėrgjegjshmėri e ndėrgjegje qytetare duhet shkuar e
votuar, jo pėr partinė, po pėr njerėzit mė tė mirė. Se
do tė jenė pikėrisht ata qė do na drejtojnė pėr katėr
vite tė jetės tonė. E nėse pėr njė mijė e njė arsye
nuk tė bėhet tė votosh, atėherė, tė lutem mos bėrtit
nesėr qeveri kėshtu, e qeveri ashtu. Nuk e ke mė tė
drejtėn morale, sepse kur kishe mundėsi tė bėje
zgjedhjen tėnde, as nuk lėvize fare
Dje na erdhėn nja dy vajza tė reja nė shtėpi. Na morėn
emrat, na regjistuan. Le tė shpresojmė qė edhe kjo
puna e rregjistrit tė zgjedhėsve tė mos jetė mė sebep
sherri e sebep manipulimesh. Jo se nuk do tė ketė
parregullsi edhe kėtė herė. Vetėm tė jesh naiv e fare
i paparė e i palexuar qė tė mendosh diēka tė tillė.
Vota tė humbura e firo zgjedhore njihen nė tė gjithė
botėn. Edhe nė Sh.B.A, kryekėshtjella e Demokracisė
perendimore, pati kontestime dhe probleme, po kur
erdhi momenti, politikanėt e pranuan me respekt tė
plotė verdiktin e popullit. Fundja, askush nuk thotė
qė Demokracia ėshtė sistemi politik mė i mirė, por
ėshtė mė i miri qė ne, njerėzit, dimė tė bėjmė, ama!
Apo do ta prishim muhabetin edhe kėtė rradhė? Or po
ētė duam tė bėjmė ne, ky vend nuk bėhet. Do zihen
ATA, prapė. Jo po ti, jo po unė; do tė dalė njėri qė
dy orė para pėrfundimit tė zgjedhjeve e do
vetėshpallet fitues, pa do ti pėrgjigjet tjetri flakė
pėr flakė, e vajtėn zgjedhjet. Tė shkuara integrimit
Europian!
Pėr ta mbyllur
E nisa kėtė shkrim si njė kartolinė dhe doja tė kishte
vetėm fjalė tė bardha, urime e mbarėsi, por
stė le e
keqja! Veēse kėtė rradhė shpresoj qė ta kemi kuptuar
qė e keqja e vetes tone, jemi pikėrisht ne, po, po,
ne. Ne me paudhėsitė tona, me papėrgjegjshmėrinė ndaj
tė ardhmes sonė e tė fėmijve, ne me injorancėn dhe
miopinė tone sociale e politike. Nuk ka mė kuptim
(veēse nė dalldisje) tė urojmė: Na qoftė ky vit i
mbarė! - me duar ndėr xhepa. Viti nuk bėhet i mbarė
me frymėn e shenjtė, ndaj unė tė gjithėve sot po ju
uroj: Shėndet e mend, pėr ta bėrė kėtė vit vėrtet njė
vit tė mbarė!
Botuar te "Shekulli", 28.12.2004
-
-
(nėse ėshtė i njejti Denar) Kartolina ne pamje te pare dukej shume e sinqerte, megjithate mesa pashe une ne Tirane kete vit, Denari nuk "vuante" aspak, keshtu qe kjo qarje hallesh e tij per pune gjeli e lojra kauēuku sepse m'u duk me shume e shtyre nga deshira e dikurshme e Denarit per t'u bere gazetar sesa vertet fjale nga zemra e dikujt qe ka 3 kalamanj e mediton (me sakte vuan e shtrengohet) ne prag festash. Dmth, megjithese shumica e atyre qe thuhen me lart jane te verteta per pjesen me te madhe te shqiptareve, per Denarin nuk besoj se jane. Andaj mua m'u duken pak hipokrite. Mbase Denari po pergatitet dhe ai per ndonje fushate zgjedhore
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt