Close
Faqja 0 prej 22 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 218
  1. #1
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Hasan Prishtina [1873-1933]

    Amaneti i Hasan Prishtines:

    Kosova ashte gjaku i deshmorevet te kombit Shqiptar qe s’i shitet as i falet kujt!

    Veprime e jo fjale, bashkim e jo percamje

    Vllazen! Kerkojne prej nesh qe atdheun ta trajtojme si mall tregu. Jo, kurre! Si dje, sot, neser e perhere, ATDHEU ka qene dhe asht gjaja ma e shejte per ne. Te gjithe te dine se na nuk jena tue luftue kunder SHQIPNISE e shqiptareve, por per nji SHQIPNI te LIRE e te BASHKUEME. Nuk kemi dale maleve me shpetue vetem nji shtepi, katund apo fis, po te tane KOSOVEN, e cila mbeshtjell ne gjinin e vet krejt vllaznit, qytetet e katundet tona.

    IDEJA e parulla e jone ka qene dhe asht: CLIRIMI e BASHKIMI i tane KOSOVES me Atdheun tone te PERBASHKET, SHQIPNINE! Dhe per ta realizue kete, duhet VEPRIM e jo fjale, BASHKIM e jo percamje, TRIMNI e jo frike.

    Na kurre s’kemi kujtue se lirine ka me na e sjelle dikush se jashtmi. Jo, njimij here: jo! Ate e kemi fitue dhe do ta fitojme me gjakun tone, sepse vetem keshtu ajo mund te jete nji LIRI e vertete. Vetem pushka e jone e jo dikush tjeter ka detyrue e do te detyroje anmiqte te leshojne nga duert gershanet, me te cilat duen te qethin copa te tjera nga trupi i atdheut tone. E dime se anmiku asht ma i shumte ne numer, ma i armatosun me arme dhe ma i pasur me pare. Keshtu ka qene dje, keshtu asht edhe sot. Por kjo as nuk na tremb, as nuk na perkul, perkundrazi kjo kerkon qe na te jemi ma te forte. Ti peshojme mundesite tona me guzim e mendje te kthjellte. Na nuk e zvogelojme rrezikun, ne te kundert, na u themi luftetarve: rreziku asht i madh, pranaj BASHKONI radhet, tregoni VENDOSMENI e GUXIM, flakni tutje burracaket, te dorezohemi sepse gjoja do te shuhemi.

    VLLAZEN! Asht e vertete se nji gabim taktik gjate luftes mund te sjelle qe kjo apo Cete te thyhet perkohesisht, por kjo s’ka aq randesi per FUNDIN e LUFTES. Politika e dorezimit, e pritjes apo e kundershtimit te aksionit kurre nuk te con ne fitore. Kush ka frike, ka me vete humbjen, kush qendron i patundun, ka me vete fitoren. LIRI PA GJAK NUK KA.

  2. #2
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Veshtrusja :
    - Ju lumtė


    • "Nuk mundet me me shtrue ari i tane botes e as menia e tan armiqeve.
      Ka me me shtrue vetem vdekja!"


      Hasan Prishtina





    • " Kanė ardhur ēastet kur do tė vendoset fati vdekje apo jetė Shqipėrisė"


      Hasan Prishtina
      Kuvendi i Junikut , mbajtur mė 21-25 maj 1912 .



    PS. Personalisht mendoj qė Hasan Prishtina ėshtė njė prej personaliteteve mė tė shquara
    nė mbarė Historinė Kombėtare Shqiptare .



    Sinqerisht
    PrInCiPiEl
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PrInCiPiEl : 20-10-2003 mė 11:12

  3. #3
    Shqipėria e Bashkuar Maska e Tahir_Veliu
    Anėtarėsuar
    10-11-2003
    Vendndodhja
    Gyrbet
    Postime
    134

    Thumbs up Hasan Prishtina



    "Luftėn dhe kundėrshtimin ndaj coptimit,
    do ta ndaloj vetėm kur tė ēlirohet dhe tė bashkohet KOMBI im" - Hasan Prishtina.

    Pėrgaditėn: Arben LLALLA
    dhe Tahir VELIU

    HASAN PRISHTINA
    (1873 - 1933)

    Hasan bej Prishtina ka qenė njė nga personalitetet dhe figurat mė tė shquara tė Lėvizjes sonė Kombėtare. Ky ideolog i shquar, dhe udhėheqės i palodhur i kryengritjes sė pėrgjithshme pėr pavarėsinė e tokave shqiptare, tėrė pasurin e dha pėr ēėshtjėn kombėtare shqiptare. Lirisht mund tė thuhet se veprimtaria e tij luftarake gjatė muajve maj-gusht 1912 e pėrgatiten ngritjen e Flamurit nė Vlorė.

    Hasan Prishtina lindi nė Vushtrri, por familja e tij, ishte nga treva e Drenicės, Palaci. Mbiemri i vėrtet i Hasan Prishtinės ka qėnė Berisha, por me largimin e gjyshit tė tij Haxhi Ali Berisha nga Polaci nė Vushtri, mbiemrin e ndryshoi nga Berisha nė Polaci. Por mbas zgjedhjes sė tij deputet nė Kuvendin Popullor Turk (1908-1912), ai e ndryshoj mbiemrin pėrseri, por kėsaj here nga Polaci nė Prishtina pra, edhe u njoh si Hasan bej Prishtina. Studimet politiko-juridike i kreu nė Stamboll.

    Shovinizmi i xhonturqėve kundėr shqiptarėve dhe Shqipėrisė, nxiti njė urrejtje tė deputetėve shqiptarė, antarė tė Kuvendit Popullor turk, tė cilėt ndėrrmorėn njė takim tė fshehtė pėr fillimin e Kryengritjes (1909-1912) nė Shqipėri. Esat Pashė Toptani morri pėrsipėr krahinėn e Shqipėrisė sė Mesme dhe krahinėn e Mirditės, Myfti Beu, Azis Pasha dhe Syrja Beu, morrėn pėrsipėr krahinėn e Toskėrisė. Ismail bej Qemali u nis pėr nė Europė, pėr tė mbledhur tė holla dhe armė pėr kryengritjen. Hasan bej Prishtina morri pėrsipėr organizimin e kryengritjes nė Kosovė, bashkė me Barjam Currin dhe Isa Boletinin. Kjo kryengritje do tė kurorėzonte mė 28 nėntor 1912 shpalljen e pavarsisė sė Shqipėrisė sė zvogėluar. Nė vitin 1913 u ngarkua me detyrėn e Ministrit tė Qeverisė Kombėtare tė Vlorės.

    Hasan Prishtina ka qenė drejtor i sė pėrditshmes ’’ZUKRE’’ (Afėrdita) qė ka dalė mė 1911. Pėr arėsye tė gjendjes sė jashtėzakonshme brenda dy vjetėve gazeta e ndėrroi emrin rreth 20 herė, ku dolėn 412 numra. Dhe emri i drejtorit shkruhej gabimisht si; ’’Pessembe Mebusu Hasan’’ (deputeti sė enjtes). Nė vitin 1914, kur vjen pėr tė drejtuar Shqipėrinė princ Vidi, Hasan Prishtina zgjidhet ministėr i punėve botėrore tė qeverisė sė Durrėsit. Mė 1918, Hasan Prishtina, Kadri Prishtina (Hoxhė Kadriu), Bajram Curri dhe shumė tė tjerė formojnė Komitetin "Mbrojtja Kombėtare e Kosovės" me pėrfaqėsuesit e tyre nė Romė dhe nė shtetin mėmė Shqipėri, ndėrsa nė dhjetor tė vitit 1919 Komiteti e ngarkoi si kryetar tė delegacionit tė tij nė Konferencėn e Paqės nė Paris, ku kėrkoi bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė.

    Mori pjesė nė pėrgaditjen dhe organizimin e Kongresit tė Lushnjės (1920) dhe nė prill 1921 u zgjodh deputet i Dibrės nė parlamentin shqiptar. Ai u shqua si luftėtar pėr mbrojtjen e "zonės neutrale" tė Junikut nga forcat serbe dhe ato zogiste, si udhėheqės i Lėvizjes Nacionalēlirimtare tė Kosovės kundėr sundimit serb. Hasan Prishtina mė 7 dhjetor 1921 u zgjodh nga Kuvendi Popullor Shqiptar kryeministėr dhe ministėr i jashtėm, por mė 10 dhjetor 1921 ai jep dorėheqjen mbas kundėrshtimeve tė disa deputetėve qė i kryesonte Ahmet Zogu. Kėshtu, pėr tė shmangur gjakderdhjen midis shqiptarėve, Prishtina mbetet vetėm deputet i atij Kuvendi.

    Me vendosjen e marrėdhėnieve midis Shqipėrisė dhe Mbretėrisė Serbo – Kroate - Sllovene mė 1922 Qeveria e Ahmet Zogut dhe e Xhaferr Ypit u hoqi tė drejtėn e deputetit nė Kuvendin Popullor shqiptar, Hasan Prishtinės, Bajram Currit, Hoxhė Kadriut dhe shumė udhėheqėve tė tjerė nga Kosova dhe filloi ndjekja pėr eleminimin e tyre. Kjo ishte marrėveshja qė bėri kryeministri Ahmet Zogu me ministrin e jashtėm tė mbretėrisė Jugosllave z.Ninēiē mė 1922. Nė janar tė vitit 1922 qeveria e Tiranės lidhi marrėveshjen qė ushtria serbe ta ndiqte Hasan Prishtinėn dhe udhėheqėsit e tjerė kosovarė edhe brenda territorit tė shtetit shqiptar.

    Nė fund tė muajt shkurt 1923, Hasan Prishtina dhe Barjam Curri u ngritėn kundėr rregjimit serb nė Kosovė. Kjo kryengritje u shtyp sepse qeveria e Ahmet Zogut nuk i mbėshteti. Mbas kėsaj 3500 shqiptarė tė Kosovės u pėrzunė nga trojet e tyre pėr nė Turqi.





    “TRADHĖTARI” HASAN PRISHTINA


    Mė 26 shtator 1924 krahas Fan Nolit, Luigj Gurakuqit ishin dhe Hasan Prishtina, Bajram Curri, Bedri Pejani nė Lidhjen e pestė tė Kombeve nė Gjenevė. Pėrfaqėsuesit e Kosovės Hasan Prishtina, Bajram Curri dhe Bedri Pejani kundėrshtuan pėr genocidin qė ndiqte Beogradi ndaj popullit shqiptar nė Kosovė. Mbas rrėzimit tė qeverisė sė Nolit mė dhjetor 1924 dhe ardhjen e Zogut me ndihmėn e serbėve Hasan Prishtina largohet pėrgjithmonė nga toka e mėmėdheut, pėr t’u vrarė mė 13 gusht 1933 nė Selanik nga dorėsi i Ahmet Zogut.

    Deri nė vitin 1962 Hasan bej Prishtina ishte cilėsuar tradhėtar i kombit shqiptar. Kėshtu mbreti Zog e vrau, atėherė qeveria e asaj kohe e Enver Hoxhės e rivrau, sepse pseudohistorianėt shqiptarė shfrytėzuan deri mė 1962 dokumenta jugosllave dhe ruse pėr tė bėrė historinė e Shqipėrisė dhe vlerėsimet e disa figurave tė ndritura politike shqiptare. Shumė dekada pas vrasjes sė Hasan Prishtinės, eshtrat u sollėn nga Selaniku pėr t’u rivarosur nė njė copė tokė nė Kukės,pranė kufirit me Kosovėn.



    PASURIA E HASAN PRISHTINĖS NĖ SELANIK



    Shkrimi i mė poshtėm ėshtė marrė nga gazeta greke “Maqedonia e Re’’ e datės 14 gusht 1933, njė ditė mbas vrasjes sė Hasan Prishtinės, nė Selanik, ku ėshtė shėnuar se ai ėshtė pronar i ndėrtesės sė sotme “Shkolla e tė Verbėrve’’.

    Hasan Prishtina ka qenė shumė i pasur, por pasurinė ai e shkriu pėr ēėshtjen kombėtare shqiptare. Ai pat mbledhur tė holla pėr tė ēuar nė shkollėn normale tė Elbasanit’ djemtė shqiptarė nga Kosova. Pasuri e patundėshme qė i ka ngelur ende dhe qė njihet botėrisht ėshtė njė ndėrtesė shumė e madhe qė ndodhet nė qendėr tė Selanikut, anės detit nė rrugėn Vasilis Ollga (dikur zonė e privilegjuar). Ndėrtesa ėshtė trekatėshe dhe rrethohet prej njė oborri gjigant me siperfaqe rreth 1500 m katrorė, vlera e saj nė tregun e shitjeve tė banesave me truall arrin nė shumė miljon dollarė amerikan. Thuhet se mjaft vite mė parė pronėn e kėrkoi e mbesa e Hasan Prishtinės, por shteti grek nuk ia dha. Sot shtėpia ėshtė pronė shtetėrore dhe funksionon si shkollė dhe Instuticion bamirės pėr personat shurdhmemecė dhe tė verbėr. Kjo ndėrtesė pėr shqiptarėt ka njė vlerė historike. Vendosja nė murin e saj tė jashtėm e njė pllake memoriale ėshtė gjėja mė elementare pėr indentitetin e ndėrtesės dhe kujtimin e kėtij personaliteti. Ėshtė e drejtė dhe detyrė qė pėrfaqėsuesit e Kosovės tė kėrkojnė qė kjo pronė e njeriut qė nuk e ndali luftėn pėr bashkimin e trojeve shqiptare tė njihet dhe tė zotėrohet. Hasan Prishtina pranoi ma mirė me vdekė nėpėr malet e Kosovės, se sa kolltukun e turpit nė njė ministri nė Stamboll. Dhe fitimi i sė drejtės do tė ishte njė shpėrblim i merituar, njė peng nderimi pėr kėtė burrė tė shquar shteti.



    PĖRSHKRIMI I ATENTATIT NGA GAZETA GREKE “MAQEDONIA E RE”



    Shkrimi i mė poshtėm ėshtė marrė nga gazeta greke “Maqedonia e Re’’ e datės 14 gusht 1933, njė ditė mbas vrasjes sė Hasan Prishtinės, nė Selanik, ku ėshtė shėnuar se ai ėshtė pronar i ndėrtesės sė sotme “Shkolla e tė Verbėrve’’. Gazeta e kohės pėrshkruan vdekjen tragjike tė atdhetarit, politikanit tė madh Hasan Prishtinės. Ja dhe pėrshkrimi: “Njė tjetėr vrasje qė u bė nė rrugėn Ēimisqi, tronditi Selanikun. Politikani shqiptar Hasan Prishtina u vra nė qoshen Ēimisqi nė Vogaxhiku, pėrpara bakallhanes ’’IVI’’. Shqiptari Ibrahim Ēelo, 28 vjeēar, i papunė, qėlloi pesė herė ish-kryeministrin shqiptar Hasan bej Prishtinėn.

    Vrasja u krye nė orėn 2 mbas dite mė datė 13 gusht 1933. Nė rrugėn Ēimisqi u pa njė zotėri i moshuar, i mbajtur mirė dhe me tipare simpatike, tė ecte pėrkrah e tė fjaloste me njė person tė veshur mirė, i gjallė, sa e tradhėtonte dhe toni i zėrit. Arritėn nė kryqėzimin e rrugės Ēimisqi-Vogaxhiku dhe po drejtoheshin pėr tek bakallhane ’’IVI’’ dhe nė largėsi dy hapa nga kinkaleria e invalidit J.Janopullo. Njeriu me pamje tė zymtė nxorri rrufeshėm revolverin e markes ’’SMITH’’ dhe shtiu kundrejt bashkėbiseduesit, i cili ishte Hasan bej Prishtina, qė ra nė trotuar. Kalimtarėt e mbledhur nga tė dy tė shtėnat, panė vrasėsin tė turret me mizori tė parrėfyer mbi viktimėn dhe t’i zbrazė edhe tre plumba tė tjerė, dy nė kraharor dhe tė tretėn nė kokė, si e shtenė vdekjeprurėse, pėr tė qenė i sigurtė pėr pėrfundimin e aktit tė vrasjes.

    Fill pas krimit tė tij vrasėsi, qė ti ikė rrezikut prej turmės sė mbledhur qė u vu pėr ta kapur, ia dha vrapit nga rruga Vogaxhiku. Nga tronditja ai ra nė vitrinėn e tregėtores ’’Beharnae’’ tė cilės ia dėmtoi tendėn, por rimori veten, pėr t’u turur drejt rrugės ’’Paleon Patron’’ ku u rrethua nga turma, qė e ndiqte me synime tė errėta. Vrasėsi hyri nė banesėn e mjekut z.Dukidhis, ku dhe ju dorėzua rojes sė policisė. Por nuk mundi t’i ik egėrsimit tė turmės. Kalimtarėt qė e ndoqėn dhe banuesit fqinjė tė ēdo moshe, shtrese, pa ditur indetitetin e tij dhe as motivet e vrasjes, tė indinjuar ndaj egėrsisė qė tregoi vrasėsi ndaj viktimės, sa panė tė vije skuadra e policisė, u turrėn dhe ata duke thirrur: - Shqyjeni, shqyjeni, vrasėsin. Ndėrsa polici mė kot pėrpiqej tė shpėtonte antentatorin, turmat u turrėn ndaj tij dhe nisėn ta grushtojnė, duke i shkaktuar mavijosje nė pjesė tė ndryshme tė trupit. Do ta kishin ēarė pėrgjysėm vėrtet, nėse nuk do ia mbėrrinte tė hynte nė njė tjetėr shtėpi, nė rrugėn ’’Paleon Patron’’, ku u strehua nga i zoti i shtėpisė, i cili nxitoi tu mbyllte derėn e jashtme turmave tė zemėruara.

    Pas pak mbėrriti sekretari i policisė, nėntogeri z.Zografo, dhe vrasėsin e transferuan me motoēikletė nė Seksionin e tretė tė policisė. Hasan Prishtina, i mposhtur nga plagėt, u dėrgua ndėrkohė nė Spitalin Popullor, ku trupit tė tij iu bė autopsia.

    Nė orėn 2.50 minuta pas dite oficeri Sotiriu nisi hetimet me pėrkthyes, pyeti vrasėsin nėse e njeh gjuhėn greke, ai u pėrgjigj se njeh gjuhėn shqipe, frėnge dhe gjuhėn turke.

    Vrasėsi nėnvizoi se akti i tij u dedikohet motiveve politike. Ndėrkaq pretendoi se ish-kryeministri i atdheut tė tij ishte komit dhe bashkėpunonte me komitetin bullgaromaqedonas me qėllim qė tė vrisnin mbretin e Shqipėrisė Ahmet Zogun. Planet, thotė antetatori, m’i tregoi Hasan Prishtina pėrpara pesėmbėdhjet ditėve, kur po vinim prej Vjene (Austri) dhe mė bėnte presion qė tė bėhesha unė kryetar i bandės komite dhe tė shkoja nė Tiranė ku tė vrisja mbretin Ahmet Zogun.

    Prishtina, vijon vrasėsi, mė premtoi shpėrblim mujor dhe njė shpėrblim dhuratė mbas aktit tė vrasjes, por unė i kundėrshtova kėto propozime tė tij, sepse jam pro regjimit te mbretit Ahmet Zogu dhe nuk dėshiroja tė bėhem vegėl e Hasan Prishtinės, tė cilin nė Shqipėri e quajne tradhėtar.

    Ibrahim Ēelo jetonte nė Nikea tė Francės dhe ishte tregėtar frutash, ishte i martuar me njė spanjolle, me tė cilėn kishte dhe fėmijė. Atje u njoh pėrpara disa vitesh me Hasan Prishtinėn, qė ish shpėrngulur nė Nikea pėr hir tė shlodhjes dhe kishin lidhur marrėdhėnie familjare. Gjatė njohjes midis tyre Hasan Prishtina i kish treguar pėr rininė, vėrshtirėsitė qė kishte kaluar pas largimit nga Shqipėria nė Turqi dhe Bullgari. Nė Turqi pat gjetur miq tė vjetėr dhe bashkėluftėtarė kundėr xhonturqve. Morri pjesė nė njė shoqatė tė fshehtė me bashkatdhetarėt e vet pėr ēėshtjen shqiptare”.
    "Akuza, shpifje, kėrcenime, rreziqe nuk mė kanė frikėsuar kurr deri mė sot, e kundėrshtarėt e mij le tė janė tė sigurtė se nuk do tė mė frikėsojnė as mbas sodit (...). Nderin tem si njeri e si shqiptar e ēmoj, e tham me krenari, nuk e le tė pėrlyhet me llumin e shpifjeve. Mua n'idenė t'eme patriotike nuk ka muejtė as nuk do tė muej me mė shtrue ari i tė tanė botės, por as mėnia e tė tanė anmiqve. Ka me shtrue vetėn vdekja" - Hasan PRISHTINA, Deri nė vdekje, "Ora e Shqipnisė", nr. 7, Vjenė, 22.V.1928.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-11-2003
    Vendndodhja
    Fush-Kruje
    Postime
    1
    Sipas artikullit te zotni Veliut citohen fjalet e Ibrahim Ēelos thene Policise se Selanikut.

    Aty mes tjerash thuhet:

    " Vrasėsi nėnvizoi se akti i tij u dedikohet motiveve politike. Ndėrkaq pretendoi se ish-kryeministri i atdheut tė tij ishte komit dhe bashkėpunonte me komitetin bullgaromaqedonas me qėllim qė tė vrisnin mbretin e Shqipėrisė Ahmet Zogun. Planet, thotė antetatori, m’i tregoi Hasan Prishtina pėrpara pesėmbėdhjet ditėve, kur po vinim prej Vjene (Austri) dhe mė bėnte presion qė tė bėhesha unė kryetar i bandės komite dhe tė shkoja nė Tiranė ku tė vrisja mbretin Ahmet Zogun. Hasan Prishtina, vijon vrasėsi, mė premtoi shpėrblim mujor dhe njė shpėrblim dhuratė mbas aktit tė vrasjes, por unė i kundėrshtova kėto propozime tė tij, sepse jam pro regjimit te mbretit Ahmet Zogu dhe nuk dėshiroja tė bėhem vegėl e Hasan Prishtinės, tė cilin nė Shqipėri e quajne tradhėtar."



    Te vjen keq qe ndodhin mes nesh kto ngjarje. Sipas Ibrahim Ēelos del se Hasani bashkpunonte me grupe Bullgaro Maqedone e kish ne plan atentat ndaj Zogut.
    Jemi ne 1933 dhe Zogu ne Shqiperi eshte bere Mbret me vendim te Asamblese. Vendi ecen mire. Ndertohen Rruge, Ura e institucione. Ka ne Shqiperi ne kte kohe dhe gazeta e Revista me profile politike te ndryshme. Me njifjale ka nje fare Pluralizmi.
    Po ti rikthehemi ngjarjeve shohim se Hasan Prishtina nuk e ka per here te pare zellin per atentate. Edhe ne Vjene ai eshte organizator i Atentatit kunder Zogut kur Zogu ishte ne vizit miqesore ne Austri.
    Me njifjale 2 here Hasani paguan e organizon vrasje te personaliteteve Shqiptare.
    Atentati ne Vjene i kushtoj jeten dikujt e kjo duhej ta kthjellonte Hasanin se Atentati nuk eshte mjet i Atdhetareve por veti e terrorizmit. Eshte makabre te cosh ne mendje ide te tilla per te vrare bashk atdhetarin.
    C'te mbjellesh do te korresh

  5. #5
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    Pa mohuar ketu kontributin e Zogut per formimindhe civilizinim e shtetit Shqiptar , ai e shtypi revolucionin dhe erdhi ne fuqi me ndihmen e ushtrise jugosllave dhe si shperblim i ndihmoj jugosllavet te shtypnin kryengritjen qe Buletini , Curri , Prishtina etj kishin me vite qe organizonin per clirimin e Kosoves .
    Natyrisht qe Hasan Prishtina deshte ta vriste Zogun se ne ate kohe debati politik behej vetem me arme , por Zogu ishte me dinak dhe i vrau te gjithe kundershtaret politike .

  6. #6
    Shqipėria e Bashkuar Maska e Tahir_Veliu
    Anėtarėsuar
    10-11-2003
    Vendndodhja
    Gyrbet
    Postime
    134
    Hasan Prishtina eshte njeri nder personalitetet me te shquara te Shqiperise se asaj kohe. Ai gjithemone eshte tradhetuar por kurr nuk ka tradhetuar. Per me shume informata shif librin e Dr. Bedri Tahirit.

    Ndersa, sa i perket Ahmet Zogit, i cili u veteshpall mbret me ndihmen e "jugosllaveve", me vjen keq qe ka deshtuar plani i Hasan Prishtines per ta vrare Zogun.

    Mero Taze,
    nuk e di ka ke keto informata qe Hasan Prishtinen e kane quajtur "tradhetar"?!

    Vepra e Hasan Prishtines eshte frymezim per te gjithe ne, se si duhet punuar dhe vdekur per atdhe!

    Sikurse, veglat e Nano's organizojn atentat kunder meje apo dikujt tjeter, a do te thote kjo qe une jam tradhetar?!
    "Akuza, shpifje, kėrcenime, rreziqe nuk mė kanė frikėsuar kurr deri mė sot, e kundėrshtarėt e mij le tė janė tė sigurtė se nuk do tė mė frikėsojnė as mbas sodit (...). Nderin tem si njeri e si shqiptar e ēmoj, e tham me krenari, nuk e le tė pėrlyhet me llumin e shpifjeve. Mua n'idenė t'eme patriotike nuk ka muejtė as nuk do tė muej me mė shtrue ari i tė tanė botės, por as mėnia e tė tanė anmiqve. Ka me shtrue vetėn vdekja" - Hasan PRISHTINA, Deri nė vdekje, "Ora e Shqipnisė", nr. 7, Vjenė, 22.V.1928.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet nė Bllog
    22
    Tahir Veliu, po librin "Historia e Shqipnis" te Tajar Zavalanit, nje bashkekohes i Prishtines, e ke lexuar se cfare shkruan per Prishtinen, Bajram Currin e disa te tjere?

    Nuk eshte aspak e vertete qe rregjimi i Enver Hoxhes i ka neperkembur figurat e "revolucionareve", Noli, Gurakuqi, Prishtina dhe Bajram Curri apo Avni Rustemin, perkundrazi, i ka perdorur si mjete propagandistike per te sulmuar epoken me te ndritur te historise moderne shqiptare, epoken e mbreterise ku shqiptaret u bene shtet.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #8
    Shqipėria e Bashkuar Maska e Tahir_Veliu
    Anėtarėsuar
    10-11-2003
    Vendndodhja
    Gyrbet
    Postime
    134
    Albo,

    po edhe ate e kam lexuar.

    Shtet u beme me ndihmen e "jugosllaveve". Hmmm... te hjekim dore nga Kosova qe te behemi shtet?!

    Shume interesant, te hjekim dore nga gjysma e territorit per pushtete!!! Kjo eshte politka shtetforumuese e mbretit tuaj te dashur!
    "Akuza, shpifje, kėrcenime, rreziqe nuk mė kanė frikėsuar kurr deri mė sot, e kundėrshtarėt e mij le tė janė tė sigurtė se nuk do tė mė frikėsojnė as mbas sodit (...). Nderin tem si njeri e si shqiptar e ēmoj, e tham me krenari, nuk e le tė pėrlyhet me llumin e shpifjeve. Mua n'idenė t'eme patriotike nuk ka muejtė as nuk do tė muej me mė shtrue ari i tė tanė botės, por as mėnia e tė tanė anmiqve. Ka me shtrue vetėn vdekja" - Hasan PRISHTINA, Deri nė vdekje, "Ora e Shqipnisė", nr. 7, Vjenė, 22.V.1928.

  9. #9
    Shqipėria e Bashkuar Maska e Tahir_Veliu
    Anėtarėsuar
    10-11-2003
    Vendndodhja
    Gyrbet
    Postime
    134
    Mos harroni se Hasan Prishtina, ishte figura me e ndritur e kombit shqiptar te asaj kohe.

    TERE PASURINE E DHA PER ATDHE!

    Kurse tipat sikurse Ahmet Zogu me ndjers te popullit ndertuan pallat, pra u pasuruar me ndjers te popullit.
    "Akuza, shpifje, kėrcenime, rreziqe nuk mė kanė frikėsuar kurr deri mė sot, e kundėrshtarėt e mij le tė janė tė sigurtė se nuk do tė mė frikėsojnė as mbas sodit (...). Nderin tem si njeri e si shqiptar e ēmoj, e tham me krenari, nuk e le tė pėrlyhet me llumin e shpifjeve. Mua n'idenė t'eme patriotike nuk ka muejtė as nuk do tė muej me mė shtrue ari i tė tanė botės, por as mėnia e tė tanė anmiqve. Ka me shtrue vetėn vdekja" - Hasan PRISHTINA, Deri nė vdekje, "Ora e Shqipnisė", nr. 7, Vjenė, 22.V.1928.

  10. #10
    Shqipėria e Bashkuar Maska e Tahir_Veliu
    Anėtarėsuar
    10-11-2003
    Vendndodhja
    Gyrbet
    Postime
    134
    "Nė vend tė njė kolltukut me turp nė Stamboll preferova kryengritjen me nder nė malet e Kosovės" - H. Prishtina, Deri nė vdekje, "Ora e Shqipnisė", nr. 7, Vjenė, 22.V.1928.

    "Akuza, shpifje, kėrcenime, rreziqe nuk mė kanė frikėsuar kurr deri mė sot, e kundėrshtarėt e mij le tė janė tė sigurtė se nuk do tė mė frikėsojnė as mbas sodit (...). Nderin tem si njeri e si shqiptar e ēmoj, e tham me krenari, nuk e le tė pėrlyhet me llumin e shpifjeve. Mua n'idenė t'eme patriotike nuk ka muejtė as nuk do tė muej me mė shtrue ari i tė tanė botės, por as mėnia e tė tanė anmiqve. Ka me shtrue vetėn vdekja" - H. Prishtina, Deri nė vdekje, "Ora e Shqipnisė", nr. 7, Vjenė, 22.V.1928.
    "Akuza, shpifje, kėrcenime, rreziqe nuk mė kanė frikėsuar kurr deri mė sot, e kundėrshtarėt e mij le tė janė tė sigurtė se nuk do tė mė frikėsojnė as mbas sodit (...). Nderin tem si njeri e si shqiptar e ēmoj, e tham me krenari, nuk e le tė pėrlyhet me llumin e shpifjeve. Mua n'idenė t'eme patriotike nuk ka muejtė as nuk do tė muej me mė shtrue ari i tė tanė botės, por as mėnia e tė tanė anmiqve. Ka me shtrue vetėn vdekja" - Hasan PRISHTINA, Deri nė vdekje, "Ora e Shqipnisė", nr. 7, Vjenė, 22.V.1928.

Faqja 0 prej 22 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Franz Baron von Nopca (1877-1933)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-04-2024, 02:46
  2. Mr. Hamdi Tahir Thaēi (1933-2010)
    Nga Mexhid Yvejsi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-03-2010, 18:20
  3. Mehmed Akif Ersoj (1873-1936)
    Nga Mexhid Yvejsi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-08-2009, 05:17
  4. Adem Jashari dhe Hasan Prishtina sė shpejti nė Vushtrri
    Nga Vicianum nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 28-09-2007, 08:53
  5. Istref Begolli (1933-2003)
    Nga Dita nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 12-02-2003, 09:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •