Superioriteti, diferencimet, inferioritet


Shkruan : Xhemaledin Salihu

Me pluralizmin politik tė pas viteve tė 90-ta, nė Luginėn e Preshevės dhe mė gjėrė shfaqen disa dukuri politike aktuale tek disa parti politike apo mė mirė tė themi tek disa politikanė tė pushtetit lokal. Kėto dukuri politike aktuale:superioriteti, diferencimet dhe inferioriteti janė dukuri e tė gjitha regjimeve jo demokratike, kurse nė Luginėn e Preshevės ato shfaqen si dukuri tė disa politikanėve komunalė nė qeverisjen e pushtetit lokal. Ndėrkaq superioriteti dhe inferioriteti mund tė radhiten edhe nė dukuri psikologjike apo mė mirė tė pėrcaktohemi janė tė njohura si kompleksi I superioritetit dhe inferioritetit, ndėrsa diferencimet janė dukuri politike.

I.
Pra,kėta politikanė ndihen superior ndaj anėtarsisė sė vet partiake qė ėshtė karshi kėtyre inferiore edhe ate nė ēdo aspekt: tė moralit, politik, patriotik. Politikani ėshtė mė I moralshmi, plot vlera dhe virtyte morale, ndėrsa etiketon tė tjerėt se nuk kanė vlera dhe virtyte morale sikur ata. Sipas tyre, kėto vlera dhe virtyte morale duhet t’I blejnė anėtarėt e partisė dheqytetarėt-simpatizantė tė tyre. Politikisht, janė shumė tė ngritur dhe superior ndaj anėtarsisė dhe qytetarėve, sepse kėta janė jeshil dhe duhet ta mėsojnė alfabetin e tyre politik, qė e servojnė ata. Poqese nuk I mbėshtesin politikisht janė tė dėnuar dhe pason diferencimi partiak dhe politik.



II.

Nė aspektin patriotik shpallin veten patriot (lexo: patriotizmi I tyre ėshtė superior, ndėrsa I anėtarėve dhe qytetarėve ėshtė inferior) duke shpallur armiqė nė mesin e anėtarėve dhe qytetarėve qė nuk e pėrkrahin politikėn e tyre aktuale. Kėshtu, sipas tyre nė mesin e anėtarėve dhe qytetarėve tė pabindur nė politikėn e tyre aktuale ka spiuna tė KOS-it dhe tė UDB-sė(lexo: shkurtesa tė ish sigurimit ushtarak dhe policor), ndėrsa ata mund tė korespondojnė me ta sa herė tė dojnė, tė rrinė me ta, tė bisedojnė me ta, tė pijnė me ta, sepse e bėjnė nė emėr dhe pėr popullin shqiptar. Politikanėt I japin vetes kėtė tė drejtė, sepse janė tė “shenjtė” dhe tė pagabueshėm. Kėtu shihet edhe superioriteti I tyre, ndėrsa inferioriteti I tė tjerėve, qė nė psikologji ėshtė sėmundje e varėsisė kur inferiori duhet tė varet nga superiori.



III.

Pozitive do t’ I shte atėherė kur superioriteti I tyre tė dominonte nė pėrgjegjėsi politike, morale, patriotike. Por jo, aty janė tė barabartė me tė gjithė dhe kėrkojnė nga tė tjerėt pėrgjegjėsi dhe obligime, ndėrsa tė drejtat I konservojnė pėr vete.Ata pluralizmin politik, demokracinė, etapėn tranzitore tė shoqėrisė e shfrytėzuan pėr ndarje partiake, pėr ndarje “tanėt” dhe “ tė tjerėt”(lexo : armiqėt), vetėm pėr bindje dhe mospėrkrahje politike.

Kėshtu, menjėherė pasi filloi tė ngjallet demokracia dhe pluralizmi politik, disa politikanė filluan me diferencime politike brenda partisė sė vet, duke I larguar me zhurmė apo heshtazi shumė kuadro profesionale dhe intelektualė, tė pa bindur nga politika e tyre aktuale, tė pandėgjueshėm dhe jo lojalė ndaj bindjeve dhe botėkuptimeve tė tyre politike. Ky diferencim vazhdon edhe sot.



Prishtinė, mė 28 dhjetor 2004
Xhemaledin Salihu, profesor I pedagogjisė