Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21

Tema: Kufoma

  1. #1
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028

    Kufoma

    U njohėm nė kohė tė gabuar .
    Unė me njė trėndafil nė dorė .
    Ti me njė kufomė mbi shpinė .
    Kėrkoja ta mbillja diku . Tė lulėzonte .
    Kėrkoje ta varrosje diku . Tė dekompozohej .
    Kėrkoja njė saksi…
    Kėrkoje njė varr…
    Tė dy kėrkonim dhe ,
    pak dhe ,
    njė copėz dhe…
    ku unė tė mbillja jetėn time qė mbaja nė duar
    e ti vdekjen tėnde qė mbartje mbi shpinė…
    U njohėm nė kohė tė gabuar.
    Unė plot ėndėrra qė doja t’i zgjoja…
    Ti plot makthe qė doje t’i harroje…
    Unė zgjime tė kaltra tė tė dhuroja…
    Ti muzgje tė ngrirė tė kaloje…
    U njohėm nė kohė tė gabuar.
    Njė trėndafil me vesė…
    dhe
    njė zemėr varrezė…
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  2. #2
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    shume e bukur .... te pergezoj Cob

  3. #3
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    PARADOKS

    I vumė zemrės gurė
    dhe e bėmė…
    V A RR E Z Ė.
    Pastaj pritėm tėrė jetėn…
    tė lulėzonte
    dicka.
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  4. #4

    Thumbs up

    Citim Postuar mė parė nga crazy old baby
    U njohėm nė kohė tė gabuar .
    Unė me njė trėndafil nė dorė .
    Ti me njė kufomė mbi shpinė .
    Kėrkoja ta mbillja diku . Tė lulėzonte .
    Kėrkoje ta varrosje diku . Tė dekompozohej .
    Kėrkoja njė saksi…
    Kėrkoje njė varr…
    Tė dy kėrkonim dhe ,
    pak dhe ,
    njė copėz dhe…
    ku unė tė mbillja jetėn time qė mbaja nė duar
    e ti vdekjen tėnde qė mbartje mbi shpinė…
    U njohėm nė kohė tė gabuar.
    Unė plot ėndėrra qė doja t’i zgjoja…
    Ti plot makthe qė doje t’i harroje…
    Unė zgjime tė kaltra tė tė dhuroja…
    Ti muzgje tė ngrirė tė kaloje…
    U njohėm nė kohė tė gabuar.
    Njė trėndafil me vesė…
    dhe
    njė zemėr varrezė…

    Me pelqeu shume antiteza qe ke perdorur, e ben krijimin mjaft te fuqishem.

    Shume e bukur Crazy...
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #5
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Faleminderit , shigjete ( e Kupidonit ...)
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  6. #6
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Vijne lulet ne varreza
    Vdesin lulet ne varresa
    S’ka permendore per lulet
    As ne varreza

  7. #7
    e kesthe Maska e xhulia
    Anėtarėsuar
    30-10-2002
    Vendndodhja
    mbi nje dallge...
    Postime
    194
    Sa shume dhemb, ajo qe ke shkruar Crazy!
    Gjysma e gjerave qe them nuk ka kuptim, por ti them, qe gjysma tjeter te te arrije...
    K.G

  8. #8
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Citim Postuar mė parė nga xhulia
    Sa shume dhemb, ajo qe ke shkruar Crazy!

    xhulia ,dhimbja...sheron nje here e mire!!!
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  9. #9
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Histori e shkurtėr varrezash…

    Varrmihėsi gėrmoi gjatė nėn urdhėrat e atij qė pretendonte pronėsinė mbi varrin, por pa gjetur asgjė. “Po gėrmoj kot mė duket, zotėri! “. “Bėj sic tė thashė! Jam shumė i sigurtė qė kėtu ka patur njė kufomė.Kohė mė parė dikush mė varrosi mua kėtu! Tė paktėn kockat duhet tė jenė patjetėr ! E kupton ti mor varrmihės i shkretė qė ato kocka janė shpėtimi im? Ato kocka janė tė mijat!Nėse ato kocka gjėnden kėtu , atėhere ky varr bėhet i imi ! Mė kupton ? “.
    Varrmihėsi gėrmoi akoma deri sa kazma e tij u ndesh nė njė gur tė madh e tė sheshtė qė mesa duket shėnonte fundin e varrit.E ngriti ngadalė gurin e madh dhe pasi hodhi njė vėshtrim nėn tė i thėrriti pretenduesit pėr pronė : “ Zotėri ! Gjeta dicka nėn gur! Por…nuk janė kocka …”. “ E cfarė janė? “, pyeti zotėria i paduruar .
    “Janė ca filiza lulesh …” .”Lule ? Nuk ėshtė e mundur, jo , nuk ėshtė e mundur ! E c’kėrkojnė kėto lule aty? Unė e di shumė mirė qė aty ishte varrosur vetėm kufoma ime ,pra kockat e mija ! A thua tė kem ngatėrruar varr? “.
    “Ndoshta , zotėri, ndoshta!”.
    Duke hypur nė makinė zotėria i bėri edhe njė pyetje tė fundit varrmihėsit qė po rimbulonte varrin e hapur tashmė tė mbetur pa zot .
    “Si ishin ato lulet ?”
    “Filiza tė rinj,por…tė vyshkur ,zotėri,tė vyshkur…”.
    Makina doli nga dera e varrezės , ndėrsa i zoti i saj ish ndjerė i lehtėsuar nga fjalėt e fundit tė varrmihėsit. Tė paktėn askush nuk do ta pretendonte pas tij pronėsinė e atij varri.
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  10. #10
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Pėr FUNDI-n

    FUNDI …kur i vjen fundi
    dėshiron
    fillim tė bėhet,
    tė ribėhet,
    tė cbėhet…
    nxiton tė kujtojė
    harresėn e tij
    fillimeve tė dikurshme
    pėshtyrė,
    qiejve tė kaltėr
    nxirrė…
    pėrlotet
    mbi rrėnojat
    qė vetė i
    FUNDosi
    nė pamundėsinė qaramane
    pėr tė hapur dyer qė u
    FUNDosėn
    nga egoizmi i
    celėsit tė tij…
    FUNDI…kur i vjen fundi
    harron
    qė fundi i tij
    ėshtė fillimi i
    dikujt tjetėr..
    i dikujt
    pa celės,
    pa dyer.
    pa rrėnoja,
    pa stinė,
    pa kujtesė,
    pa kufoma,
    pa varrezė.
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Zbulohet kufoma e masakruar e adoleshentes
    Nga Humdinger nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 28-10-2006, 15:40
  2. Kryeministri i Kosovės jep dorėheqjen
    Nga rudo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 08:52
  3. Aktakuza e tribunalit tė Hagės pėr Haradinaj
    Nga I-amėshuar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 14:58
  4. Haradinaj nuk do tė shkojė nė KS tė OKB-sė
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 11-03-2005, 09:11
  5. Kufoma e 17-vjeēares, nė autostradė
    Nga StormAngel nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-12-2004, 13:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •