me ka pelqyer shume ne pergjithesi
me ka pelqyer shume ne pergjithesi
AKOMA...?
Poezite e tua me ngjasojne
me te njejtin lajmerim-vdekje
te grisur...te zverdhur...te vyshkur...
ne te njejten shtylle
ngjitur...
Varrmihesi kalon para saj
dhe veten pyet:
"Po ky paska vdekur perseri?
Cudi! Po kur u ngjall? Kur u ringjall?"
...............................................
Varrmihesi kalon para saj
dhe veten pyet:
"Po kjo akoma qan? Akoma
vazhdon darka mortore e tij?
Cudi!"
.................................
Une kaloj para varrmihesit
dhe e pyes:
"Kur eshte varrimi i ....
saj?"
......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
drejt gjinjve te tu me ndjell...
KUR SHKRIN DĖBORA
Mė pėlqen shumė dėbora.
E bardhė.
E shndritshme.
E pastėr.
Dikur luaja me tė.
Luaja nė tė.
Rrokullisesha mbi tė.
Kėnaqesha me tė
Lumturohesha nėpėr tė.
Pastaj erdhi njė moment kur e humba dėborėn .pėr shumė vite me rradhė mė mungonte por atje ku isha unė nuk kishte dėborė kishte dicka tė bardhė qė ata e quanin dėborė.
Por unė qė e njihja aq mirė dėborėn e dija qė nuk ishte ajo
Njė ditė e gjeta pėrsėri dėborėn time ashtu sic kish mbetur nė pėrfytyrimin tim .e bardhė e pastėr joshėse dhe mė shumė tunduese se kurrė mė parė .
Vrapova kudo nėpėr tė i lumturuar qė e kisha gjetur duke harruar qė hapat e mi mbi tė ia prishnin dalėngadalė bardhėsinė virgjėrinė shkėlqimin .
Tashmė .ajo nuk ishte mė dėborė por njė masė e pangjyrė qė nė shkrirjen e saj tė papritur zbulonte nėn vete edhe kufomėn e njė qeni tė ngordhur cuditėrisht tė patretur tė paprishur e me qimet akoma tė shndritshme dhembėt e bardhe e akoma tė mprehtė e me sytė akoma mė cuditėrisht tė shkėlqyeshėm e tė fiksuar nė to imazhe pa dėborė nga pranvera tė shkuara
Nuk mund tė kuptohej nėse ai qen ishte viktimė e dėborės apo dėbora viktimė e vetė ngordhjes sė tij
Pėr ca caste mbeta i shtangur nga ai tjetėrsimi i asaj bardhėsie magjike.
Por vetėm pėr disa caste
Mė pas kujtimet mė hodhėn nė qytetin tim tė lindjes ku binte vazhdimisht dėborė gjatė dimrit ..
Kur vinte pranvera dhe dėbora shkrinte .nėn llokėn e saj shfaqeshin kufoma qensh e macesh tė ngordhura qė ndoshta muaj mė parė kishin humbur rrugėn dhe kishin ngrirė nėn masėn e bardhė , por tė ftohtė qė shpesh me magjinė e deborte bėnte qė edhe njerėzit tė humbisnin rrugėn sidomos kur ndiqnin gjurmėt e putrave tė vogla
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga whisper : 03-03-2005 mė 16:05
......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
drejt gjinjve te tu me ndjell...
Crez...
a ske objekte tjera me interesante..
leri varrezat e kufomat..
dil e puth kupa e pi cupa.. sic tha ai Poeti vjeter Ymer Kaja..
po vjen pranvera..
Varreza eshte me shume se meditim. Shume e fuqishme, shume reale, e thene shqip!
AKOMA...?
Poezite e tua me ngjasojne
me te njejtin lajmerim-vdekje
te vjedhur, te grisur,
te zverdhur...te vyshkur...
varur ne te njejten shtylle
Varrmihesi kalon pran saj
dhe veten pyet:
"Po ky paska vdekur perseri?
Cudi! Po kur u ngjall?
...............................................
Varrmihesi kalon pran saj
dhe veten pyet:
"Po kjo akoma qan? Akoma
vazhdon darka mortore e tij?
Cudi!"
...
OCB, kjo poezi me cmend. Eshte vertete fantastike. Shikoje edhe ne proze kete gjetje.
me ngacmon fantazine (edhe mua qe nuk e bej se nuk e bej dot prozen).
Nje varrmihes qe kalon perdite pran te njejtes shtylle, qe lexon te njejtin lajmerim e varros te njejtin te vdekur. Diten qe ai nuk ringjallet me varrmihesi.. ndoshta vret veten qe te mos e lere shtyllen pa lajmerim, ndoshta nga nevoja per te vdekur dikush perdite, ndoshta edhe nuk e vret veten....!
"Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)
Faleminderit per konsideratat , macia blu! Edhe ideja jote eshte intriguese dhe mund te realizohet, kuptohet kjo varet edhe nga fakti nese une akoma do te vazhdoj te trajtoj tema te morgut te shpirtit,pasi me thene te drejten sa here qe u afrohem varrezave humbas nje pjese te gjalle te vetvetes. Sa per varrmihesin....varrmihesit jane...te ngrire edhe pse nuk jane...krushq. Sidoqofte shtylla e lajmerimeve te tilla nuk mbetet kurre bosh, pavaresisht nga qenja apo jo ne jete e varrmihesve apo edhe e kurreshtareve...
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga whisper : 04-03-2005 mė 09:34
......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
drejt gjinjve te tu me ndjell...
TJETERSIM
Ti e mban mend si isha kur me njohe dikur.I qete nga kujtimet e mija dhe aq i zhurmshem dhe i vrullshem nga prania jote ne jeten time...Me rrembeve furrishem dhe me the "Eja te me njohesh! Eja dhe me shih!" Dhe aq magjishem me fute brenda labirintheve te qenjes tende qe TE TE NJIHJA...Per sa e sa nete e dite humba brenda shpirtit tend......here lendina luleshume te nje ngjyre aq te bukur e te pazakonte...here aromeshume te nje arome te pa kundermuar kurre me pare....nen kenge zogjsh te pakenduara kurre me pare...
Ti e mban mend se si vrapoja une mes tyre....si te rrembeja edhe ty...dhe rrokulliseshim ne ate paqe te gjelbert...se si fluturonim te dy ne qiejt qe sperkasnin me nektar te kalter lulezime te reja...
Ti e mban mend se si lumturia na merrte frymen me vete shpejtesine e ardhjes se saj...me ate vorbull marramendjeje nga e cila ti premtoje se s'do te dilnim kurre...
Nje dite ashtu sic me kishe marre perdore me cove diku thelle shpirtit tend....ne fund te nje lendine dhe aty ...mes qiparisave te bukur...te gjelber...te larte...me tregove nje varreze...te bardhe...te mermerte...Shkepute doren prej dores sime dhe u afrove aty...u ule ne gjunje dhe...re ne mendime...ne ate muzg dritheronjes qe kish nisur te vriste kengen e zogjve...melodine e saj...
"Eja te ikim, eja...kam akoma shume lendina te tjera pa pare....eja se varreza...varreze eshte! Eja se ne jemi nisur ne fluturime...dhe fluturojne vec te gjallet...ndaj dhe varrezat mbillen perdhe...eja...ver nje lule aty...dhe eja!" , te peshperita i ndrojtur nga heshtja e mermerte...
"Jo! Une do rri edhe pak ketu! Ti ik...une do vi perseri! Dhe ...do te fluturojme bashke...qiejve te mij...qiejve tane!". Zeri yt tashme dukej sikur vinte nga nentoka...nga nendheu...disi i pazakonte per mua...por akoma jo i frikshem...
"Jo! Nuk iki! Po te pres...! Pastaj....une nuk i kam mesuar akoma rruget e shpirtit tend....kam frike se humbas...ndaj...me mire te ikim bashke! Te pres!"
Dhe te prita sa e sa nete...sa e sa dite...Nje mengjez ti u shfaqe para meje...e lodhur...e keputur...por jo me shume se une...ti vije nga pritja e nje te vdekuri...e une nga pritja e nje te gjalle...
"Do ikim me ne fund?"
"Jo!" u pergjigje prere. "Tani eja te te tregoj...kufomen!"
"Oh jo, te lutem, jo!Nuk erdha ketu per te pare kufomat....erdha ...per t'i harruar ato...ndaj eja te ikim!"
"Do ikim pasi edhe ti ta shohesh ate. Duhet!" ,dhe vendosmerisht me terhoqe drejt mermerit te ftohte...
Ishte nate...pa zhurma...pa feshferima...qetesi vrastare...ku melodite kishin shitur shpirtin e tyre te mohuar...
Nate dhe nje hene e zbehte nen driten e se ciles une dalloja se si ti hapje ate varr te rende...shihja se si duart e tua terhiqnin pas shpatullave te perbaltura nje perzjerje te perbaltur trupi dhe shpirti...
E veshtrove gjate atje ku dikur ndrisnin dy sy ndoshta te bukur...i perkedhele buzet qe ia kishe puthur me mijera here...e preke kudo aty ku duhej te ishte trupi energjik i dikurshem...dhe nise...ta fusje perseri aty ne banesen e fundit...por ndersa po beheshe gati te vije drejt meje...nje dore - ktheter e dale nga nenmermeri u kap fort pas kembeve te tua...dhe nje ze i larget te urdheroi " Mos ik!"...
Kufoma nuk kish vdekur...nuk kish qene kufome...nuk kish qene varr...nuk kish qene varreze..ndaj edhe ti u ule ...qe t'ia lehtesoje ringjalljen...riardhjen...rikthimin...vuajtjen...d himbjen
.................................................. .................................................. ..............................
Ndersa une nisa rrugen e kthimit mes asaj nate ku lendinat perngjasonin tashme me humnera ku nuk lulezojne lule, por kufoma enderrash te pavarrosura...qe ti nuk arrite t'i enderroje kurre deri ne fund...
......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
drejt gjinjve te tu me ndjell...
...............................................
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga whisper : 04-11-2005 mė 01:50
......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
drejt gjinjve te tu me ndjell...
"Kur ai beri sikur vdiq ajo shkonte ne varreza cdo te diele...Me pas e rralloi te shkuaren ne herbariumin e njerezve...Nuk ishte e nevojshme... Kujtimi i tij e vizitonte kur t'i tekej...hynte pa trokitur ne gjumin dhe zgjimin e saj...Varrezat ishin zhvendosur dhe pas nje fare kohe nuk dukej qarte se cila ishte kufoma..."
( nga romani "FUNERALI" )
.................................................. .................................................. .........................
Strange...Te vdekurit na vizitojne me shpesh nga sa i vizitojme ne ata...dhe varrmihesit kane te drejte kur pyesin "Kush eshte kufoma ne te vertete?"...
Kohe te veshtira per varrmihesit e papune...
Me shume kufoma se sa varre...
Sa pak varre...
......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
drejt gjinjve te tu me ndjell...
Krijoni Kontakt