Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 45
  1. #31
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Ndihmoi policinë e Kostancës në gjetjen e viktimave të familjes Ion

    Masakra në Rumani, lirohet 19-vjeçari Todri


    --------------------------------------------------------------------------------

    ga.ja


    TIRANE

    Studenti shqiptar në Rumani, 19-vjeçari Albin Todri, i ndaluar tre javë më parë për vrasjen e familjes Ion në qytetin e Kostancës, është liruar nga burgu dhe do të hetohet në gjendje të lirë. Ky ka qenë vendimi i gjykatës së Kostancës pas bashkëpunimit të Todrit me autoritetet e drejtësisë vendore. Burime të Gazetës janë shprehur se Albin Todri, i akuzuar për moskallëzim krimi, vendosi të tregojë gjithçka dinte në lidhje me vrasjen e dy bashkëshortëve, Aleksandër e Lukrezia Ion, së bashku me vajzën e tyre tetëvjeçare Amalia, dhe për të cilën akuzohen rumuni Stefan Nikulesku (nipi i viktimës Aleksandër) dhe studenti shqiptar Blenis Shyti. Gjithnjë sipas të njëjtave burime, 19-vjeçari Todri, pas ndalimit të tij nga policia, nuk ka rrezikuar të bëjë të paditurin, çka i ka sjellë atij mjaft lehtësi përsa i përket përgjegjësisë penale. Policia e Kostancës ka deklaruar se gjetja e tre kufomave të familjes Ion (të varrosura në vende të ndryshme) është bërë e mundur në sajë të bashkëpunimit të studentit shqiptar Albin Todri. Ky i fundit ka shkuar së bashku me policinë në vendet ku ishin varrosur kufomat dhe ka ndihmuar në gjetjen e trupave. Në sajë të këtij bashkëpunimi dhe pendimit serioz të Todrit për fshehjen e këtij krimi, gjykata e Kostancës ka vendosur ta lirojë 19-vjeçarin shqiptar, i cili do të vazhdojë të hetohet në gjendje të lirë vetëm për akuzën e moskallëzimit të krimit.

    Ngjarja
    Zhdukja dhe vrasja e familjes Ion tronditi mbarë opinionin publik rumun, që e ka cilësuar këtë ngjarje si nga më të rëndat gjatë kohëve të fundit. Si autorë të mundshëm të këtij krimi policia e Kostancës ka arrestuar Stefan Nikuleskun dhe Blenis Shytin. Pas ndalimit të tyre, policia zbardhi skemën dhe motivin e vrasjes së familjes. Sipas saj, gjithçka ka nisur kur kryefamiljari i familjes Ion, Aleksandri, u lidh me nipin e tij Stefan Nikulesku dhe studentin shqiptar Blenis Shyti për t'i shitur një sasi droge një biznesmeni rumun. Gjithnjë sipas versionit të policisë, në momentin kur droga do t'i shitej biznesmenit, Stefani dhe Blenisi i propozojnë Aleksandrit që të grabisnin klientin që do të blinte drogën, dhe këtë të fundit ta mbanin sërish vetë. Kjo ide është kundërshtuar nga Aleksandri, i cili kërcënoi dy të rinjtë se do t'i denonconte në rast se do të bënin një gjë të tillë. Ky ka qenë momenti kur Stefani dhe Blenisi, të frikësuar se mos denoncoheshin, kanë vendosur të kryejnë krimin makabër. Aleksandër Ion dhe bashkëshortja e tij Lukrezia janë vrarë në banesën e tyre, ndërsa vajza tetëvjeçare e tyre Amalia është mbytur në periferi të qytetit të Kostancës, në një zonë pyjore. Më pas viktimat ishin varrosur në vende të ndryshme.

  2. #32
    ...........
    Anëtarësuar
    24-12-2002
    Vendndodhja
    home
    Postime
    678
    Citim Postuar më parë nga White_Angel
    Ja e ardhmja e Kombit tone. Edhe te kete respekt bota per ne.
    White_Angel
    Kurren e kurres nuk mund te ken respekt neqofse vazhdojne keshtu.
    Kudo qe njifemi, nuk njifemi per nje gje te mire, gjithmon per sherr na njofin.
    Ne pun nje dite me pyeti nje polic se nga isha me origjine, dhe kur i tregova se isha Shqiptare, me tha " Sa shum sherr qe jeni ju Shqiptaret,(e tha sikur me te qeshme), Un mendoj se jeni keshtu nga kokfortesia dhe krenaria qe keni, por prap shum gjera i beni pa pasur te bejne kto dy gjera fare".
    Imagjino cfar mendimi kan per Shqiptaret bota, kur neve te rinjve qe jemi duke u rritur ketu edhe mundohemi te bejme jetesen si ketu se ashtu na duhet, na thojne edhe na dine keshtu.


    Gjynah, me beri te qaj kur po lexoja pjesen kur tregonte per vogelushen dhe menyren se si ka vdekur. Cfaj ka pasur ajo e shkreta, engjell e pafajshme te vdiste edhe ne kete menyre, kur mund te jetonte nje jete te ndricuar qe e priste, vec sepse i jati i saj u merte me droge. Por kot skan thene qe mekatet e prinderve i han femija gjithmon.
    What we do does not define who we are. What defines who we are, is how we rise when we fall!!

  3. #33
    Perjashtuar nga Mod. Maska e bUster
    Anëtarësuar
    18-12-2004
    Vendndodhja
    London
    Postime
    29
    Ngjarje tronditese.
    Shyqyr te pakten qe paskan liruar ate shqiptarin.


    Shkrimet e tua Shpirt Njeriu vetem vrasje dhe masakrime permbajne.
    Jane gjera qe ndodhin dhe dikush duhet ti tregoje, por cfare do thoja une eshte se meqe je korrespodent i kronikave te zeza, sikur te kishe vene nje nofke tjeter si per shembull

    Lajmi i Zi

    ose

    Per ke bien Kembanat

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-03-2005
    Postime
    1
    hmm....o njerez...o shqiptar te nderuar...kur nuk keni qene vete ne konstance...kur nuk i njihnit ata cunat shqiptar...pse beheni si ato grate e keqija qe meren vetem me thashetheme...un pershembull nuk i besoj mediave se ca thone...edhe per kete qe them jam shum i sigurt...prandaj...mos hapni gojen kot "duhen varur...eshte e paket burgim te perjetshem etj etj..." (ELNA_DURRESI - Po a janë bij nënash këto që bëjnë krime të tilla?! Nga dolën, nga dalin çdo ditë e shtohen si kërpudhat pas shiut?!)...Eshte i dyshuar...e dashur Elna....nqs se nuk e di ca do te thote i dyshuar..lexo me shume fjalore shqip-shqip ! ok? ciao

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e KOKASHTA
    Anëtarësuar
    29-09-2004
    Vendndodhja
    Bangkok
    Postime
    2,614
    Sipas thenjeve te mediave asnjehere nuk mund te bazohesh ... Kjo ngjarje na ka "Denuar" dhe ne disi . Sepse nqf i thua njerezise qe je shqiptare o fillojne ju keshtu ju ashtu . P.SH ne shkolle 2 jave na merziten jeten duke na bere moral etje etje etje . Por keto gjera ndodhin dhe kush ka bere krim te denohet kush nuk ka bere te lihet i lire . Besoj dhe me sa kam degjuar nga mediat ketu ne rumani qe do ta denojne me te perjetshem dhe nuk ka shance te transferohet ne SHQIPERI .
    If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e LeNNoN
    Anëtarësuar
    07-06-2003
    Vendndodhja
    Bucharest
    Postime
    359
    Citim Postuar më parë nga miko Lexo Postimin
    Ore "Xhon"


    Mire bere qe e pe ngjarjen ne tv dhe e ndoqe neper gazeta se ishte skandaloze,por nuk kuptoj pse te erdhi keq per ate djalin?

    Pse te te vije keq?

    Alamet djali ishte 2 metra djal(mesa di une luante dhe rakbi),ne universitet(duhet te ishte)por u vertetua qe nuk ishte atje per te bere ate dreq fakulteti.

    Mesa di une ai e ka pranuar implikimin e tij ne ngjarje,plus ne kurriz te tij ka dhe nje akuze tjeter nga drejtesia rumune per trafik njerezish(shume akuze e rende dhe kjo).....prandaj mjaft me bla bla bla bla.


    Nuk e kuptoj as sot e kesaj dite si disa prinder i dergojne femijet e vegjel fill mbas mbarimit te arsimit te ulet ne shqiperi drejt rumanise per te bere arsimin e mesem,(kur ateher njeriu fillon e "piqet".)kur dihet se sa e eger eshte kjo shoqeri rumune.

    E cfare pret nga ky njeri i cili e kupton "lirine" ne moshen 14-15 vjecare si dicka e cila i takon por dhe qe per te nuk ekzistojne limite.

    Uhuuuuuu sa te tjere ka te tille dhe qe e kane nxire Shqiptarizmin duke theksuar qe ata jane ketu duke e perfaqesuar Vendin e Shqiponjave.........ata jane thjesht Barbona,dhe te tille ka shume kendej fatkeqesisht............


    Mjaft ju lutem prinderve shqiptare te dergojne femijet sa andej kendej se po i shkaterroni te ardhmen e tyre,shikoni mbajini afer duke i edukuar,e duke i mesuar se civilizimi,toleranca,e edukata shoqerore i jipet nje femije vetem duke i patur prane.


    Shikoni pasojat vete.......

    Nuk besoj se do koment per pasojat.


    Ti more "Xhon" nuk ke pse te thuash se do na marrin tani inat.

    Pse mos i ke gje frike,apo jeta jote varet nga ta?

    Meso more djalosh ti lesh vend vetes,ti besh te tjeret te te respektojne per ate qe jo duke mos i lejuar te influencohen nga c'degjojne apo shikojne per Kriminelat shqiptare.......

    Kombi shqiptar nuk eshte komb kriminelash.

    Ndoshta injoranca kryeson por nuk jemi kriminela....



    Per ate shqiptarin them dhe une qe eshte cun i mire,po ce do qe e "dhjevi" muhabetin..qe thua qe ishte njohur me ca rumun e bla bla bla bla-------->Nje justifikim injorant alla shqiptarce,qe na karakterizon...nuk pranojme asgje

    Si te thuash ti keto gjera kur tjetri eshte djal i madh dhe eshte i vetedishem per cfare ben,me dy akuza nga me te ashprat ne drejtesine rumune,kete te vrasjes e ka pranuar por duke thene se mori pjese si ndihmes por nuk e kryeji ai vrasjen......bla bla bla bla


    Me i rrit menja i rritet nje adoleshenti 17 vjecar dhe jo nje djali qe bente dhe si fakultet te dyte dhe "dipllomacine".....................


    Une them ta lejme me kaq per sonte dhe me kujdes se si shprehesh se ka kaq shume studenta shqiptare ne rumani qe lexojne faqet e ketij forumi(jam mese i bindur per kete gje),por qe per fat te keq nuk jane pronuncuar,dhe na doli ti e cfare na the bla bla bla bla....

    Nuk ishte ma faj.............ok u vendos e tha "Xhoni",drejtesi nuk ka vend....



    Ik mer peshk...............





    Ps.Ju te rumanise qe lexoni por nuk shkruani,beni mire te denoni dhe me shkrim ne kete forum kete ngjarje krimi....dhe jo vetem lexoni dhe e mbyllni gojen sikur te keni frike nga ndonje gje.............





    "Xhoni" sorry nqs ta kam replikuar shkrimin pak si ashper por nuk mund te perdorja gjuhe tjeter ndaj "justifikimeve" qe lexova nga ana jote......


    Ja kalofsh sa me mire



    Ateher , te te kthej nje pergjigje me te sakte rreth kesaj teme... sepse shof qe qenkam pergjigjur disa here por jo plotesisht.

    E para punes : Nuk me vjen keq per asnjeri , thash "shum keq per shqiptarin" qe prinderit e derguan per nje te ardhme , dhe ai e mbylli me duart e veta.

    E dyta punes : Nuk ka ndonje problem kaq tragjik sa c'e ben ti qe ti cosh femijet qe 14 vjec jasht shtetit per studime. Ne sjemi as te paret dhe as te fundit qe kemi ardhur qe ne kete moshe. Ketu ne Rumani ka me mijera studente qe kan ardhur pas perfundimit te shkolles 8 vjecare dhe nuk i ka gjet gje fare , perkundrazi shum prej tyre kan kriju dhe te ardhme. Pra cdo gje varet nga personi , nga lloji i njeriut, sepse t'ishte ky shkaku , pra ky qe thua ti (gabimi i prinderve), ne studentat e Rumanise duhet te ishim te gjith burgjeve vetem se prinderit na kan derguar qe 14 vjec ketej.

    E treta punes : Ti shum lehte thua "mesohu ti lesh vend vetes" dhe "duke mos lejuar te influencohen nga c'degjojne apo shikojne per kriminelat shqiptare". Por problemi eshte se un kete vend mund ta le vetem tek njerezit qe njoh dhe qe me njohin pra tek shoqeria ose diku tjeter , por ka shum qe nuk kuptojne ose bejne sikur nuk kuptojne. Mund te te jap shum shembuj , madje dhe nga profesore qe benin dallime nacionaliste dhe rraciste, dhe e vetmja gje qe mund te beje ishte te ulje koken dhe te ikje, sepse nuk mund ti beje balle ti nje student i vetem i huaj , ne nje shtet te huaj , nje profesori , ose nje klase , ose nje shkolle , lagje , qyteti etj etj . Nqs ti mund ta beje kete ok jam dakort , por un dhe te tjere ketu nuk mund ta benim.

    Dhe perfundimisht e katerta e punes : "Keta te rumanise qe lexojne e nuk shkruajne" sic thua ti , ndoshta nuk lexojne fare , ose ndoshta nuk u intereson fare , ndoshta kan te tjera vende ku te vrasin mendjen , ndoshta te shkolla , te shoqeria , te familja , pra tek gjerat qe kan interes me te vertet. Jo ne debate te padobishme.
    Dhe asnje nuk ka pse denon fare me shkrim asgje ne kete forum , pasi denimin per ate cka beri e mori nga organe te tjera perkatse, nuk do rrim tani te kritikojm e te denojme ne se shyqyr , zoti dhe vet njerzit i kan ndar gjerat , nuk na ka ber te gjithve gjykatsa qe trrim e te denojm njerez.


    Replika e shkrimit pasqyron vet mikon, asnji tjeter.




    Shendet.
    You don't lead by hitting people over the head-that's assault, not leadership.

  7. #37
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    tani u kujtut ju per ket tem.ai shqiptari esht tu bo qef ketu ne tiran ju ja fusni kodra mas bregut

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Citim Postuar më parë nga LeNNoN Lexo Postimin
    Ateher , te te kthej nje pergjigje me te sakte rreth kesaj teme... sepse shof qe qenkam pergjigjur disa here por jo plotesisht.

    E para punes : Nuk me vjen keq per asnjeri , thash "shum keq per shqiptarin" qe prinderit e derguan per nje te ardhme , dhe ai e mbylli me duart e veta.

    E dyta punes : Nuk ka ndonje problem kaq tragjik sa c'e ben ti qe ti cosh femijet qe 14 vjec jasht shtetit per studime. Ne sjemi as te paret dhe as te fundit qe kemi ardhur qe ne kete moshe. Ketu ne Rumani ka me mijera studente qe kan ardhur pas perfundimit te shkolles 8 vjecare dhe nuk i ka gjet gje fare , perkundrazi shum prej tyre kan kriju dhe te ardhme. Pra cdo gje varet nga personi , nga lloji i njeriut, sepse t'ishte ky shkaku , pra ky qe thua ti (gabimi i prinderve), ne studentat e Rumanise duhet te ishim te gjith burgjeve vetem se prinderit na kan derguar qe 14 vjec ketej.

    E treta punes : Ti shum lehte thua "mesohu ti lesh vend vetes" dhe "duke mos lejuar te influencohen nga c'degjojne apo shikojne per kriminelat shqiptare". Por problemi eshte se un kete vend mund ta le vetem tek njerezit qe njoh dhe qe me njohin pra tek shoqeria ose diku tjeter , por ka shum qe nuk kuptojne ose bejne sikur nuk kuptojne. Mund te te jap shum shembuj , madje dhe nga profesore qe benin dallime nacionaliste dhe rraciste, dhe e vetmja gje qe mund te beje ishte te ulje koken dhe te ikje, sepse nuk mund ti beje balle ti nje student i vetem i huaj , ne nje shtet te huaj , nje profesori , ose nje klase , ose nje shkolle , lagje , qyteti etj etj . Nqs ti mund ta beje kete ok jam dakort , por un dhe te tjere ketu nuk mund ta benim.

    Dhe perfundimisht e katerta e punes : "Keta te rumanise qe lexojne e nuk shkruajne" sic thua ti , ndoshta nuk lexojne fare , ose ndoshta nuk u intereson fare , ndoshta kan te tjera vende ku te vrasin mendjen , ndoshta te shkolla , te shoqeria , te familja , pra tek gjerat qe kan interes me te vertet. Jo ne debate te padobishme.
    Dhe asnje nuk ka pse denon fare me shkrim asgje ne kete forum , pasi denimin per ate cka beri e mori nga organe te tjera perkatse, nuk do rrim tani te kritikojm e te denojme ne se shyqyr , zoti dhe vet njerzit i kan ndar gjerat , nuk na ka ber te gjithve gjykatsa qe trrim e te denojm njerez.


    Replika e shkrimit pasqyron vet mikon, asnji tjeter.




    Shendet.
    LOL... Replike mbas dy vjetesh here e pare qe shikoje te ndodhi!lol

    Lennon shikoj qe paske permiresuar dhe aftesite e tua drejteshkrimore tani hahaha

    p.s Nga 2010-ta besoj se do na replikoje Mikua tani Lmao...
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  9. #39
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anëtarësuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,946
    Ne Cdo Ngjarje Ne Cdo Vrasje Ka Nje Fund Makaber Qe Kur E Lexon Te Dhemb Ne Shpirt Dhe Te Vjen Keq ..
    Zoti Qofte Me Shpirtin E Familjes Se Masakruar Nga Personat, Eshte Vertet Per Te Ardhur Keq


    ........................

    Dhe Mendoni Se Me Kto Veprime Qe Bejme Ne Si Shqiptare Kudo Neper Bote Kemi Per Te Hyre Ne Europe...

    Per Nje Student Ose Nje Puntor Emigrant Qe Ben Nje Vrasje Nje Vjedhje A Ku Di Un

    E Hajne Te Gjith Bashkkombasit Tane Neper Bote. Per Nje Dru Te Shtremet Prishet E Gjith Barra Thot Populli...
    Takohemi Ditën e Gjykimit

  10. #40
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Me rëndësi është që çdo njeri të gjejë veten se për çfarë ka aftësi më të mëdha.

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  2. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  3. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53
  4. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16
  5. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •