Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 45
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2004
    Postime
    11
    shum gjera te tmershe.kjo ishte tregimi me i trishtushem qe kam lexuar ndonjeher pe arsye se zakonisht nuk i lexoj ksi lloje tregimesh e sidomos kur ndonje tregim i keti lloji tregon per shqiptaret ateher nuk pranoj kursesi se nuk dua te zhgenjehem me popullin tim dhe sdua ta pranoj qe ne popullin tim bejn pjes edhe si puna e ati te qmendurit.per keto arsye edhe te gjith popujt e kan humbur respektin nga shqiptaret un jetoj ne londer dhe kur ti tregon qe je shqiptare te gjith te shikojn sikur te jesh nje askushi e kush eshte fajtor per kete ne vet se me kto gjera e kemi bere veten te na urej e gjith bota

  2. #12
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anëtarësuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    princesa2005x nuk eshte tregim .. po histori e vertet.

  3. #13
    <-----
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Postime
    985
    Citim Postuar më parë nga princesa2005x
    shum gjera te tmershe.kjo ishte tregimi me i trishtushem qe kam lexuar ndonjeher pe arsye se zakonisht nuk i lexoj ksi lloje tregimesh e sidomos kur ndonje tregim i keti lloji tregon per shqiptaret ateher nuk pranoj kursesi se nuk dua te zhgenjehem me popullin tim dhe sdua ta pranoj qe ne popullin tim bejn pjes edhe si puna e ati te qmendurit.per keto arsye edhe te gjith popujt e kan humbur respektin nga shqiptaret un jetoj ne londer dhe kur ti tregon qe je shqiptare te gjith te shikojn sikur te jesh nje askushi e kush eshte fajtor per kete ne vet se me kto gjera e kemi bere veten te na urej e gjith bota
    Pse e kane humbur respektin ndaj shqiptarve ? Sepse na kane inat ?
    JO !
    Sepse cdo kund qe kane shkuar shqiptaret , kane lan nam me krimet e tyre !
    Ne fillim te vales se emigrimit , greket dhe italianet i priten shqiptaret me respekt dhe dhembsuri dhe u munduan te ndihmonin duke sensibilizuar gjithe publikun e tyre !
    Cfare ndodhi mbrapa ? Ne Itali shqipet kryesojne per krim te organizuar ( droge , prostitucion , vrasje...etj etj !
    Greqi gjithashtu....!
    Ne Zvicer shqiptaret e Shqiperise po jua marrin vendin atyre te Kosoves ne rrjetin e organizuar te droges !
    Pa folur ketu per Gjermanine , Angline , Francen , Belgjiken...etj etj !
    Para ca ditesh u kap nje grup i madh ne NYC ( shqiptare te kosoves dhe shqiperise ) ku shquheshin si nder grupet me te dhunshme ne NYC ... !
    Nje zezak qe deri atehere nuk e dinte se ku i bie Shqiperia , me tha..." You guys ( albanians) are bad"..! ( ironic isn't it ?)
    Para se te idealizosh popullin tend , hapi pak syte dhe thuji miremengjes realitetit i cili eshte kryforte ndaj krenarise tende !
    ...

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Ngjarja eshte vertete shume e dhimbshme.
    Por une nuk pajtohem dot me gjithe kete perçmim qe ne, shqipetaret, bekemi te gjitha.
    Para dy vjetesh gazetari italian Enzo Biagio botoi nje liber dhe beri dhe nje emision me titull "Kur shqipetaret ishim ne".
    Çuditerisht ngjarjet ishin njesoj.Historite e krimit ishin njesoj aq sa u be dhe filmi "Padrino" dhe ai bente nje analize dhe thoshte :
    - "....nuk eshte se shqipetaret jane kokat e mafies apo te krimit por se shteti i tyre nuk di te ngreje figurat qe ka per te mundur krimin. E njejta gje ka ndodhur dhe me ne (gjithmone jane fjalet e tij) kur shteti jone nuk ngrinte dot vlerat tona mbi krimin.
    Nuk eshte se krimi eshte prone e shqipetareve por, se shtetet ku ata kane emigruar jua pronesojne atyre dhe bejne shume fushate per krime qe kryhen nga ta sepse keshtu heqin vemendjen nga krimet qe behen nga vete vendasit dhe kjo sherben per emrin e nje vendi ne bote.
    Krimin , mafien, trafikun tek shqipetaret i futem ne sepse deri ne ate kohe emri mafie simbolizonte italian, emri trafik do te thoshte italian etj etj....."-
    Libri eshte shume por une shkruajta pak per te thene qe eshte e vertete qe shqipetaret bejne krime por ne asnje rast me shume se te tjeret.
    A mund te me thote ndonje nga ju : Per ke rast u be me shume buje ne bote
    - per shqipetarin e vrare se festoi fitoren e Shqiperise mbi Greqine apo
    - per pengjet e marra qe dhe u ushqyen me kroasan?
    Nuk jemi ne kriminel por kemi nje shtet te kriminalizuar qe i intereson kjo situate sepse vetem keshtu bota nuk hedh vemendjen tek Shqiperia dhe ata kane mundesi te vazhdojne te jene kokat e trafiqeve dhe te korrupsionit dhe te pasurohen.
    Keshtu qe gjerat nuk jane kaq te thjeshta mendoj une .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Era1 : 28-12-2004 më 23:27
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    neqoftse se ka ber ai duhet te jet aq i zgjuar sa ta vertetoi veten te pafajshem ne gjygj por nuk besoj se e ka ber njeri tjeter. Keto gjera ndodhin kudo, po te mos ishte mafia dhe krimi italianet ne usa do punonin akoma 14 or ne dit pizza. edhe shqiptaret si te gjith tjeret pak me vones ja kan gjetur hilen. vetem puna esht mos te vrasim njeri tjetrin dhe mos ti bejm keto gjera kaq skandaloze si ky tipi. ky i donte dhe parat dhe drogen nuk mendoi ato para mund ti bente disa her te tjera duke i shitur drogen .

  6. #16
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    Citim Postuar më parë nga White_Angel
    Ja e ardhmja e Kombit tone. Edhe te kete respekt bota per ne. Ne Greqi shkojne e marrin pengje, ne Rumani perlyejne duart me gjak. Ku te vesh dore me pare. Jo me burgim te perjetshem por ti varin ne mes te qytetit. Nga kjo qe kane bere keta , do ta paguajne studentet e tjere dhe nuk jane pak.

    Cfare te shtosh e cfare te shkruash me , ketu ngelesh pa fjale


    White_Angel




    Me shprehin dhe mua ato te cilat shkruajte me larte....


    Vetem se kam shume me shume inat dhe me vjen me shume ndot nga te tille kriminela.


    Per kete ngjarje jam pronuncuar dhe me pare tek tema e rrembimit e autobuzit grek nga dy bashkepatriotet tane.


    Injoranca njeh kufinj.....................

  7. #17
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    Citim Postuar më parë nga LeNNoN
    e pash kete ngjarjen ne lajme madje e lexova edhe ne gazeta... shum keq per shqiptarin ... erdhi per shkolle qe 14 vjec dhe tani do i iki jeta ne burg. Plus qe ne shqiptareve po na marrin inat pak nga pak kur degjojne dhe shohin keto veprime....
    prandaj na del ene emri i keq ne shqiptareve....
    per ate shqiptarin me than qe kishte qen cun i mir , po ishte njoft me ca romun dhe i ishte rrit menja ... sa qe arriti edhe ktu



    LeNNoN !




    Ore "Xhon"


    Mire bere qe e pe ngjarjen ne tv dhe e ndoqe neper gazeta se ishte skandaloze,por nuk kuptoj pse te erdhi keq per ate djalin?

    Pse te te vije keq?

    Alamet djali ishte 2 metra djal(mesa di une luante dhe rakbi),ne universitet(duhet te ishte)por u vertetua qe nuk ishte atje per te bere ate dreq fakulteti.

    Mesa di une ai e ka pranuar implikimin e tij ne ngjarje,plus ne kurriz te tij ka dhe nje akuze tjeter nga drejtesia rumune per trafik njerezish(shume akuze e rende dhe kjo).....prandaj mjaft me bla bla bla bla.


    Nuk e kuptoj as sot e kesaj dite si disa prinder i dergojne femijet e vegjel fill mbas mbarimit te arsimit te ulet ne shqiperi drejt rumanise per te bere arsimin e mesem,(kur ateher njeriu fillon e "piqet".)kur dihet se sa e eger eshte kjo shoqeri rumune.

    E cfare pret nga ky njeri i cili e kupton "lirine" ne moshen 14-15 vjecare si dicka e cila i takon por dhe qe per te nuk ekzistojne limite.

    Uhuuuuuu sa te tjere ka te tille dhe qe e kane nxire Shqiptarizmin duke theksuar qe ata jane ketu duke e perfaqesuar Vendin e Shqiponjave.........ata jane thjesht Barbona,dhe te tille ka shume kendej fatkeqesisht............


    Mjaft ju lutem prinderve shqiptare te dergojne femijet sa andej kendej se po i shkaterroni te ardhmen e tyre,shikoni mbajini afer duke i edukuar,e duke i mesuar se civilizimi,toleranca,e edukata shoqerore i jipet nje femije vetem duke i patur prane.


    Shikoni pasojat vete.......

    Nuk besoj se do koment per pasojat.


    Ti more "Xhon" nuk ke pse te thuash se do na marrin tani inat.

    Pse mos i ke gje frike,apo jeta jote varet nga ta?

    Meso more djalosh ti lesh vend vetes,ti besh te tjeret te te respektojne per ate qe jo duke mos i lejuar te influencohen nga c'degjojne apo shikojne per Kriminelat shqiptare.......

    Kombi shqiptar nuk eshte komb kriminelash.

    Ndoshta injoranca kryeson por nuk jemi kriminela....



    Per ate shqiptarin them dhe une qe eshte cun i mire,po ce do qe e "dhjevi" muhabetin..qe thua qe ishte njohur me ca rumun e bla bla bla bla-------->Nje justifikim injorant alla shqiptarce,qe na karakterizon...nuk pranojme asgje

    Si te thuash ti keto gjera kur tjetri eshte djal i madh dhe eshte i vetedishem per cfare ben,me dy akuza nga me te ashprat ne drejtesine rumune,kete te vrasjes e ka pranuar por duke thene se mori pjese si ndihmes por nuk e kryeji ai vrasjen......bla bla bla bla


    Me i rrit menja i rritet nje adoleshenti 17 vjecar dhe jo nje djali qe bente dhe si fakultet te dyte dhe "dipllomacine".....................


    Une them ta lejme me kaq per sonte dhe me kujdes se si shprehesh se ka kaq shume studenta shqiptare ne rumani qe lexojne faqet e ketij forumi(jam mese i bindur per kete gje),por qe per fat te keq nuk jane pronuncuar,dhe na doli ti e cfare na the bla bla bla bla....

    Nuk ishte ma faj.............ok u vendos e tha "Xhoni",drejtesi nuk ka vend....



    Ik mer peshk...............





    Ps.Ju te rumanise qe lexoni por nuk shkruani,beni mire te denoni dhe me shkrim ne kete forum kete ngjarje krimi....dhe jo vetem lexoni dhe e mbyllni gojen sikur te keni frike nga ndonje gje.............





    "Xhoni" sorry nqs ta kam replikuar shkrimin pak si ashper por nuk mund te perdorja gjuhe tjeter ndaj "justifikimeve" qe lexova nga ana jote......


    Ja kalofsh sa me mire
    Ndryshuar për herë të fundit nga miko : 29-12-2004 më 12:29

  8. #18
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anëtarësuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    Ok... Ja Po Themi Se Deri Diku Dy Studentet Shqiptare I Ka Shtyre Dicka Qe Kane Arritur Tek Krimi ,,,,,,,,,,,,po Qe Te Vrasesh Vajzen 8 Vjecare Do Te Thote Qe Kto Jan Njerez Pa Shpirt ,te Lindur Per Ti Mor Jeten Nje Te Pafajshmi !!!

    Me Vjen Keq Per Ato Pak Studenta Qe Ndodhen Ne Rumani Sepse Do Shikohen Me Nje Sy Tjeter Nga Opinioni Publik Rumun !!!

    Po Per Kta Dy

    Ekzekutimi Do Ishte Denimi Me I Mire Per Kto Dy Trimat E Sali Protopapes Se Burgu I Perjetcem Osht Shume Pak Per Ta !!!

  9. #19
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Rumani, vrasja makabre e familjes Ion dyshohet se ishte ideuar nga studenti Stefan Nikulesku

    Masakra, autorët rrezikojnë 101 vjet
    Studenti shqiptar Todri, akuzë për moskallëzim krimi


    --------------------------------------------------------------------------------

    ga.ja.


    TIRANE

    Dy të dyshuarit si autorë të vrasjes makabre të familjes Ion në Kostancë të Rumanisë rrezikojnë një dënim prej 101 vjetësh burgim secili. Kjo ka qenë kërkesa paraprake e hetuesve të çështjes për studentin shqiptar Blenis Shyti dhe rumunin Stefan Nikuleksu, që dyshohet se janë autorë të vrasjes së tre anëtarëve të familjes. Sipas Kodit Penal rumun, dënime të tilla aplikohen për autorët e ngjarjeve të cilësuara si tepër të rënda dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore nga drejtësia rumune. Ditët e fundit, grupi i hetimit të ngjarjes është shprehur se ka prova që ngrenë dyshimet se ideuesi i vrasjes së dy bashkëshortëve, Aleksandër dhe Lukrezia Ion, së bashku me vajzën e tyre tetëvjeçare Amalia, ka qenë nipi i kryefamiljarit të vrarë, Stefan Nikulesku. Ky i fundit mendohet se është autori i vetëm i vrasjes së dy bashkëshortëve në banesën e këtyre të fundit. Ndërsa përsa i përket studentit 21-vjeçar shqiptar Blensi Shyti, dyshohet se ai është implikuar në këtë ngjarje në momentin e vrasjes së vajzës së vogël, Amalias. Madje, një fakt të tillë, sipas mediave rumune, e ka pranuar edhe vetë i akuzuari Shyti, i cili nuk ka pranuar të ketë vepruar në mbytjen e vogëlushes. Në rast se për dy të dyshuarit e lartpërmendur do të vërtetohet autorësia e tyre në tre vrasjet, atëherë ato rrezikojnë një dënim prej 101 vjetësh burgim secili. Madje, mësohet se një dënim të tillë hetuesit e çështjes e kanë kërkuar paraprakisht për Nikuleskun dhe Shytin, duke pretenduar se ndaj këtyre të dy të pandehurve ekzistojnë të gjitha provat e nevojshme që vërtetojnë akuzat. Ndërsa i akuzuari i tretë për këtë ngjarje, studenti tjetër shqiptar Albin Todri, mësohet se nuk ka marrë pjesë në asnjë prej momenteve të vrasjes së tre anëtarëve të familjes Ion. Grupi i hetimit është shprehur për mediat rumune se Todri akuzohet vetëm për veprën penale të moskallëzimit të krimit. Gjithnjë sipas hetuesve, 19-vjeçari Todri dyshohet se ka pasur dijeni për vrasjen e trefishtë dhe autorët e saj dhe ka refuzuar ta denoncojë. Një qëndrim të tillë Todri mësohet se e ka mbajtur edhe pas arrestimit të tij në ambientet e aeroportit të Kostancës, në tentativë për t'u larguar nga Rumania.


    Shyti ishte në Shqipëri pak ditë pas ngjarjes

    Në ditët e para të muajit tetor, vetëm pak ditë pas vrasjes dhe zhdukjes së familjes Ion (vrasja ka ndodhur më 29 shtator), një prej të dyshuarve të kësaj ngjarjeje, Blenis Shyti, ka qenë në Shqipëri, pranë familjes së tij në Tiranë. Ky fakt konfirmohet nga burime të Gazetës dhe shokë të Blenisit që e kanë parë. Sipas tyre, ai nuk kishte shfaqur asnjë shenjë shqetësimi apo ndonjë reagim tjetër për atë që do të akuzohej më pas. Madje, miqtë e tij shprehen se në rast se Blenisi do të kishte bërë një gjë të tillë, nuk kishte pse të kthehej sërish në Rumani për t'u arrestuar. Ky fakt ka ngritur dhe përforcuar edhe më shumë dyshimet se implikimi i 21-vjeçarit Shyti në këtë ngjarje të rëndë mund të jetë sajuar nga miku i tij rumun Nikulesku. Gjithsesi, kjo ngjarje ka shumë pika të errëta mbi implikimin e dy studentëve shqiptarë (duke pasur parasysh personalitetin e tyre dhe shkallën e formimit), të cilat pritet të zbardhen nga hetimet e mëtejshme dhe ndoshta nga dëshmitarët e mundshë

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Nga keto te dhenat e fundit per lajmin une mendoj qe shqipetari s'ka gisht fare por duhet ta kete futur ne kete mesele rumuni (mbase e kam gabim) per te shmangur vemendjen nga vetja dhe sepse tashme dihet qe shqiptaret jane "kriminela" . Po e them dhe nje here ndoshta gaboj por , une besoj qe shqiptari s'ka gisht. Mgjate drejtesia do ta thote fjalen e fundit , varet sa e drejte do jete drejtesia.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  2. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  3. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53
  4. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16
  5. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •