Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 52
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-07-2006
    Postime
    61
    Eshte nej pamje trishtuese qe po thuaj qdo dite numri i tyre po rritet ,keqardhje te madhe ndjej per ta dhe mundem te them Inshalla ALLAHU ju ndihmon te gjitheve dhe ju lehteson gjendjen e tyre .

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061

    Lypsarja

    Me çantën bosh në shpinën e kërrusur,
    Me rrecka veshur trupin e bukur,
    Ecte rrugës se madhe një lypsare e shkretë,
    Thua të jemi diku në vitet tridhjetë.

    Ecte dhe ngado "Zoti të dhashtë!" dëgjonte,
    S' mërzitej aspak dhe veten kështu mashtronte.
    -S'ka gjë, tjetri me siguri diçka do të më falë,
    Në mos pak bukë, patjetër ndonjë qindarkë.

    E trokiste kështu me shpresë në çdo portë,
    Rrallë e më rrallë dëgjonte ndonjë fjalë të ngrohtë.
    Dhe kështu e shtynte jetën e shkreta.
    Tashmë për të, asnjë kuptim s'kishte jeta.

    Donte medoemos dikujt t'i zbrazej haptazi,
    T'i thoshte se zemra po i plaste nga marazi.
    Po kujt?! Mua me siguri, patjetër, që jo,
    Do të mbyllja sytë e do të bëja sikur s'e njoh.

    As ti, s'ia vlen barra të marrësh mundimin,
    Të shohësh me sytë e tu përfaqësuesen e mjerimit.
    Ashtu si ne, edhe shoqëria këtë pjesë të saj e mohon,
    Harron se uria dita-ditës jetë njërëzish gllabëron.


    SOKOL DOLLANI

  3. #13
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Kur isha e vogel, s'blija cokollata e akullore por veja ua jepja leket lypsareve. "Ja, po kalon ajo goca," thoshin me vete. Boooo budallacke qe kam qene, sa cokollata Kiss apo Molto apo Taso kam lene pa blere. Pastaj kur dilnin ata me te meta mendore, kalamajte cfare nuk u punonin. Une veja i pershendesja. Ata te lagjes ma benin, "Ewwww... flet me lypesit." Une ua ktheja, "Ewww... shan lypesit." E keshtu asnjera pale s'i fliste pales tjeter, secili nga krenaria... lol (ata se s'isha e "nivelit" te tyre e une se i gjykoja te gjithe derra). U beme ne per krenari... kalamaj ne klase te dyte... lol.

    Sot bej sikur s'i shoh... "derrat" e lypesit bashke.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  4. #14
    Hakuna Mattatta Maska e AngryAngel
    Anëtarësuar
    19-09-2006
    Vendndodhja
    Askund
    Postime
    263
    Lypsit jan aktoret me te talentuar qe kam pare ndonjeher (vecanerisht romet). Aktrojne semundje, paaftesi, mundim e dhimbje, po e verteta eshte se ato veten deshirojn t'i shohin si njerez pa shtepi, pa te holla e ardhmeri. Njerez te cilet e kan inat punen e njerez qe mendojn se dikush ua ka borxh te ju jep ndonje lemoshe, edhe se parsate te cilat do i fitojn me lypje do i nxjerin ne drite. Por disa nga keto (te cilet s'kan mundesi te hapin firmen e vete) jan te keqperdorur nga njerez me shpirt te lige. Njerez mafijoz (flas per ketu ne Shkup), nxjerin femi te lypin e pastaj "fitimin" e marin per vete duke u lene vetem 50 den (100 leke) atyre. eshte e veshtire ti ndryshosh keta njerez po qe se ata vet nuk shprehin vullnet per ta ndryshar veteveten. Puna eshte ajo qe njeriun e vecon nga kafsha, edhe Hava edhe Ademi filluna nga 0, po arriter shume. Thuajse cdo njeri ka filluar nga zero , mirpo nuk kan shtrire te gjith doren.
    pershendetje

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Basha: Do mbrojme femijet e rruges

    E Diele, 24 Janar 2010

    Tirane-Pakete e plote masash ligjore dhe sociale per marrjen ne mbrojtje te femijeve te rruges. Ministri i Brendshem Lulzim Basha, kerkoi paraqitjen e te gjitha propozimeve konkrete per kete problem, nje fenomen mjaft shqetesues sidomos ne kryeqytet. Ne nje takim me perfaqesuesit e Koalicionit Kombetar te Strehezave Antitrafik, Ministri kerkoi institucionalizimin e takimeve per problemet e trafikimit te qenieve njerezore. Ai propozoi zhvillimin e ketyre takimeve ne menyre periodike te permuajshme, si dhe perfaqesimit ne to, te anetareve te Mekanizmit Kombetar te Referimit per Viktimat e Trafikimit. Ministri Basha shprehu angazhimin per te konkretizuar sa me pare porosine e kryeministrit Berisha per te mbeshtetur financiarisht qendrat e pritjes se viktimave te trafikimit. "Jeni partnere jashtezakonisht te rendesishem te qeverise ne luften kunder trafikut dhe ne kete kuader, ju kerkoj te sillni sa me shpejt te detajuara propozimet dhe nevojat tuaja per bashkefinancim nga qeveria shqiptare. Pas kesaj, une ju siguroj qe se bashku me kolegun Ksera, do t'i perparesojme dhe do t'i kalojme ne Keshillin e Ministrave brenda nje kohe sa me te shkurter", tha Ministri Basha. Ai vleresoi se suksesi i partneritetit me organizatat qe veprojne kunder trafikimit te qenieve njerezore deshmohet edhe nga raporti i fundit i Departamentit te Shtetit te SHBA, qe e hoqi vendin tone nga lista e vendeve ne vezhgim. Nga ana tjeter, Basha shprehu besimin se kete vit Shqiperia do te vendoset ne listen Tier 1, ku eshte shumica e vendeve te BE, persa i perket luftes kunder trafikimit te qenieve njerezore dhe trajtimit te viktimave te trafikut. Ministri i Brendshem, tha se jane percaktuar detyrime te qarta per personelin e Policise se Shtetit ne pikat e kalimit kufitar, per te pasur nje komunikim te perhershem me perfaqesuesit e qendrave antitrafik. Sipas tij, ketyre strukturave u eshte kerkuar bashkepunim i ngushte gjate intervistimit per identifikimin e viktimave potenciale dhe referimit te tyre per asistence te pakushtezuar. Ne kete takim moren pjese edhe perfaqesuesit e organizatave "Terre des Hommes" dhe "Arsis", pjese e koalicionit "Bashke Kunder Trafikimit te Femijeve" te cilet u ndalen ne problematiken e hasur me femijet e rruges.

    Femijet e rruges, braktisin shkollen per te punuar

    Sipas te dhenave te Institutit te Statistikes rezulton se 16 mije femije, ose 3 per qind e numrit te atyre qe duhet te jene ne bankat e shkolles ne te gjithe vendin, kane braktisur shkollen brenda kufijve te arsimit te detyrueshem. Sipas studimit, nga pikepamja moshore, shumica e femijeve te rruges jane te moshes 11-16 vjec, (ose 64 per qind e tyre), dhe 35 per qind jane te moshes 6-10 vjec. Femijet punojne ne rruge nga 2 deri ne 10 ore, ndersa mbi 15 per qind e tyre punojne 6-8 ore ne dite.

    KJ

  6. #16
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Ndjehem shum keq dhe mundohem te ju ndihmoje me nje lek apo nje kafshat buke,cdo her i pershendes dhe ju them mos humbni shpresat, e padrejt eshte kjo bote dikush shume e dikush asgje.
    - - Shumë shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askë!
    Agim Metbala"

  7. #17
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Varferia eshte armiku me i madh. Vetem solidariteti dhe altruizmi i njerezve mund ta zgjidhin kete te keqe te madhe....duke menduar per tjetrin si per veten tone...
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 25-01-2010 më 08:48
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #18
    Me vjen keq nga nje ne ...do desha te kisha mundesi ti ndihmoja
    por nga nje ane njeriu kur qe ka turp vete dhe punon
    fukarallekun e kemi ndjere te gjithe po beme zemren gur dhe ju futem punes
    nuk e di si te shprehem sepse shumica behen si lypsa dhe mund te kene dhe ndonje vile....
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Me vjen keq vetem per nje kategori lypsash,per ata qe jane te gjymtuar dhe nuk kane mundesi te punojne ,pjesa tjeter per mua jane ashtu sic tha dhe Baptist ,klient dhe aktor.
    Ne tregimet per Sharlok Homsin ,ka nje rast kur nje person kishte mbaruar akademine e artit per aktrim.Personazhi i pare qe do te luante ishte i nje lypsi ne rruget e Londres.Qe te luante sa me besueshem ,aktori u vesh si lypes dhe ''punoi ''rreth nje muaj si lypes dhe per cudi ne fund te muajit leket qe kishte mbledhur si lypsar ja kishin kaluar trefish rroges se tij si aktor.
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  10. #20
    Larguar..
    Anëtarësuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    Keq ndihem kur i shoh rruges dhe lypin, te therin ne zemer,
    Kujtoj gjithnje edhe vjershen e Migjenit

    Kafshate qe nuk kaperdihet asht o vella mjerimi
    Kafshate qe te ngec ne fyt dhe te ze trishtimi.....
    Ndryshuar për herë të fundit nga DI_ANA : 25-01-2010 më 15:37

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si Do Te Ndiheni Nese Dikush Manipulon Me Ju
    Nga nurie në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-12-2008, 06:18
  2. Berisha Pro Nanos si ndiheni..???
    Nga njemik në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 22-11-2006, 11:13
  3. Duke ditur qe privacy juaj shkelet ......ju si ndiheni?
    Nga baby dream në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 26-04-2006, 18:24
  4. Si ndiheni ju qe besoni
    Nga Niku1 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 29-05-2003, 09:49
  5. Përgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 30-07-2002, 10:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •