Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919

    Atomet flasin

    Edhe atomet flasin.

    Edhe shartimi i pemėve na bėn tė pėrfitojmė lloje tė reja, tė njėjtėn gjendje e vėmė re edhe te kafshėt, ku pėrveē racave tė pastra shfaqen edhe tė tjera tė ngjashme me to. Nėse kėto quhen evolucion, tė gjitha kėto janė tė vėrteta e tė mundshme dhe dukuri qė vazhdojnė tė ndodhin edhe sot e kėsaj dite. Por nga ana tjetėr ėshtė e pamundur tė shfaqet dhe tė formohet njė bimė, kafshė apo lėndė e paparė, e paditur apo e pagjendur ndonjėherė mė parė nė rruzullin tokėsor, sepse ai qė krijoi atomin, ngjalėn apo balenėn, luanin dhe macen, gurin dhe njeriun i ka krijuar ashtu siē janė.
    A s’ėshtė kėshtu edhe fara? Njė i pasur qė shkon pėr punė tregtare nė Itali dėshiron qė makinėn ta bėjė si ēantė, ta marrė me vete e kudo qė tė shkojė ta hapė, t’i hipė dhe tė shėtisė me tė. Qė prej 20 shekujsh qytetėrimi asnjė makinė s’ėshtė presuar dhe sjellė nė formėn e valixhes apo ēantės, edhe nėse janė bėrė tė tilla, janė presuar pėr tė mos u hapur mė. Por bėrthamat dhe forcat a s’janė forma e presuar e bimėve? Madje njė presim i tillė tė cilin, ndėrkohė qė i pasuri makinėn s’mund ta presojė e ta mbajė me vete si ēantė, nėse dėshiron ai mund ta vendosė dhe ta mbajė nė xhep pemėn e kajsisė. Pastaj ta mbjellė atė nė Itali dhe pas 5 vitesh tė hajė frute nga ajo. Nė kėtė mėnyrė ky i pasur shijon kėnaqėsinė e tė mbajturit nė xhep pemėn e madhe tė kajsisė e tė thotė: “Unė kėtė pemė e mbajta nė xhep dhe e solla nė Itali”.
    Ky i pasur ka tė drejtė tė lavdėrohet me kėtė, por nėse njeriu s’e njeh mjeshtrin qė e zvogėlon gjithė atė punė tė madhe tė kajsisė nė njė bėrthamė tė vogėl, s’mund tė thuhet se mendon njerėzisht, sepse kėndvėshtrimi i njeriut ndaj bėrthamės sė kajsisė, ndryshon nga ai i sorrės ndaj saj.
    Ai qė ka futur nė njė bėrthamė tė vogėl gjithė atė pemė tė madhe tė fikut, ėshtė po ai i cili bėn tė mundur nxėnien e zogut tė strucit nė njė kokėrr vezė me gjithė kėmbėt, zorrėt, puplat dhe ngjyrat bashkė.
    Nė kėtė mėnyrė Krijuesi i farave dhe i bėrthamave ashtu si atomet apo planetet, edhe njerėzit e kafshėt i ka krijuar me tė gjithė llojet e tyre. Ai qė ka sjellė nė kėtė botė njeriun ka pėrgatitur qė mė parė tė gjitha nevojat e tij, kėshtu qė njeriu e ka gjetur tė gatshme botėn nė tė cilėn do tė jetojė.
    Nė kėtė pėrgatitje mund tė jetė ndjekur kjo rradhė: Fillimisht ėshtė krijuar boshlleku i galaktikės, mė pas atomet, nga bashkimi i tyre molekulat e pėr rrjedhojė janė formuar edhe trupat. Mė vonė me kalimin e kohės dhe formimin e dy hidrogjeneve, formohet uji, por kjo s’mund tė themi se ėshtė rastėsi, pasi njė pjesė e hidrogjenit dhe e oksigjenit bėhet ujė, ndėrsa njė pjesė tjetėr kthehet nė atmosferė. Qėniet e pandėrgjegjshme s’mund tė veprojnė sipas nevojave tė qenieve tė tjera, domethėnė se kėto dy elemente s’mund tė mendojnė se “njė pjesė e jona tė bėhet ujė, e tė vrapojmė nė ndihmė tė bimėve, kafshėve, njerėzve; ndėrsa ata qė mbeten prej nesh tė formojė atmosferėn nė mėnyrė qė gjallesat tė jetojnė...” Meqė elemente tė tilla s’mund tė kenė kėsilloj mendimesh, ai qė pėrcakton sasinė e ujit udhėheq dhe komandon oksigjenin dhe hidrogjenin, i vė dhe vazhdon t’i vėrė ato nė punė si nėpunės nėn urdhėrat e tij.
    Duke filluar studimin e shkencave si fizikė, biologji, kimi dhe gjeografi, nė temėn e krijimit tė boshllekut tė gjithėsisė tė fillosh duke thėnė vendosjen nė kėtė boshllek tė asaj qė ne e quajmė galaktikė, ka rėndėsi vetėm nė aspektin e tė shprehurit tė sė vėrtetės. Mė pas fillimi i mėsimit tė kimisė nga mėsuesi me thėnien se atomet dhe formulat janė krijesa, ėshtė njėlloj si dhe fillimi i mėsimit tė gjeometrisė me thėnien e aksiomave dhe vėrtetimeve tė cilat janė tė arsyetueshme, sepse natyra ėshtė njė vepėr artistike, s’mund tė jetė njė artist; ėshtė njė libėr, s’mund tė jetė njė shkrimtar; ėshtė njė qėndisje, s’mund tė jetė njė piktor!
    Mjeshtrit qė bėjnė tubacione hekuri, le t’i shohin me kujdes kėrcejtė e kallinjve, kanalet qė kalojnė ndėr flakė dhe kėto mjeshtra ta dinė artizanatin e vėrtetė tė natyrės dhe ta vlerėsojnė atė.
    Autorėt e librave duhet ta dinė se kush s’di pėrbėrjen e rrėnjėve s’bėn dot njė rrėnjė; njė qė s’merr vesh nga rrezet ultraviolet, s’mund tė komandojė tė tilla gjėra; kush s’mund tė urdhėrojė llavėn qė ndodhet nė pjesėt qendrore tė tokės, s’mund ta sjellė atė nė kėtė botė; ai qė se krijon dot njė mikrob, se bėn dot njė njeri; kush s’vė dot nė rregull njė oqean s’mund tė ujdisė dot as syrin e njė peshku.
    Ej ti piktor! Pa shiko lulet shumėngjyrėshe, faqen e dheut ngjyra-ngjyra, forma-forma, me plot aroma! A i pėrket tjetėr kujt pėrveē njeriut tė njohė dhe tė dijė rregulluesin e tyre e pastaj t’i besojė Atij?
    Ej ti nivelues! Pa shiko me kujdes kockat e nyjeve te kafshėt. A e kupton se pėr t’i bėrė ato lind nevoja e njė kallėpi dhe thua vallė a mendon ti ta kėrkosh atė kallėp nė tė cilin bėhen kockat e kėmbėve? Nėse nuk e gjen dot tė fshehtėn e tė qenurit Njė tė Krijuesit tė tyre, kėrkoje nė ngjashmėrinė e tė gjithėve me njėri-tjetrin!...
    Ej ti kėrkues qė studion flokėt e dėborės! Pasi t’i kesh vėzhguar tek formohen njė e nga njė, njė numėr i pafund flokėsh dėbore, atėherė do tė kuptosh se sikurse toka edhe qiejt janė plotėsisht tė sistemuar dhe do tė pėrulesh nė sexhde pėrpara udhėheqėsit tė gjithėsisė, i cili ka vėnė rregull nė kėto dukuri tė ndėrthurura.
    Arti i njeriut shėrben pėr tė kuptuar artin e Krijuesit. Njohuritė dhe dituritė tona janė pėr tė ditur dijedhėnėsin tonė, krijuesin e trurit tonė.
    Kush rregullon shtėpitė, duhet tė njohė dhe tė dijė rregulluesin e gjithėsisė dhe pėr kėtė le tė kthehemi miliarda vite pėrpara, e tė shohim se si ka qenė jeta nė natyrė dhe tė pėrpiqemi ta shqyrtojmė atė

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Thua qe ne fillim u krijua boshlleku pastaj atomet....galaktikat etj.
    Si u krijua boshlleku????
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Tema tė Ngjashme

  1. Net Isveizi
    Nga Fiori nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 17-10-2011, 18:00
  2. gjithesia dhe atomet
    Nga olimpiadisti nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2009, 12:48
  3. per ata qe nuk flasin dhe nuk degjojne
    Nga hope31 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-03-2007, 12:12
  4. Kur Specialistet e Gjuhes Flasin si Amatore
    Nga Thatcher nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 16:15
  5. Pellazget Flasin Shqip
    Nga Jonian nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-06-2004, 12:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •